Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Es selamu alejkum ue rahmetullah!

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të Vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.

E në vijim:

E mora e-mail-in tuaj në të cilin shkruhej:

“A është natë e madhe, nata e miraxhit se disa po thonë natë e madhe, disa po thonë jo eshtë bidat dhe po thonë natë e madhe është vetëm nata e kadrit. Allahu ju ruajt.”

Përgjigja ime do të ishte:

Padyshim që është natë e madhe se Zoti e ka përmend në Kuran, po s’dihet se kur ka ndodhë ekzaktësisht, flas për dijetarët me famë në lëminë e teologjisë islame jo për këta shqiptarët se këta e kanë gjetur.

Edhe pse ajo është natë e madhe, nuk bën të festohet apo të veçohet me adhurim apo të konsiderohet si natë e mirë që duhet festuar, sepse pronari i mrekullisë Muhamed Mustafa salalalhu alejhi ue selem se ka festuar, as shokët e tij, as Ebu Hanifja e medhhebet e tjera. Nga mbiu ky bidat?! Po ai ka një burim: injoranca në njohjen e ligjeve të Islamit.

Natë e veçantë konsiderohet vetëm ajo për të cilën ka ardhur argument ose përndryshe i bie të festojmë çdo ngjarje historike: dita e Bedrit, dita e Vitit të Ri të hixhretit, dita e Uhudit dhe do të dilnim me 399 festa nga 355 ditë që ka viti lunar.
Se kush do të punonte pastaj s’e di dhe se kush të përparonte s’e di. Falënderimi i takon Zotit që e ka ruajtur vetë fenë e Tij e s’e ka lënë në dorë të njerëzve.

Ahmed Kalaja