Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Ka rrjedhje jo normale të gjakut...

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6481

    Ka rrjedhje jo normale të gjakut...

    Ka rrjedhje jo normale të gjakut...

    Pyetje:
    Eselamu alejkum!Kam rrjedhje të gjakut jo ne formë normale si të
    menstruacioneve mirëpo deri diku e ngjajshme.
    Mirëpo mua nuk më duket që eshtë prej menstruacioneve edhe pse s'jam e sigurte për arsye se nuk e kam kohën e ciklit dhe është ashtu që ndoshta vetëm një herë në ditë kam atë ndonjeherë vetëm pika të kafta dhe ndonjeherë më shumë.Namazin nuk e kam ndalur mirëpo kam dyshime se mos jam me cikël,dhe po bëj gjynah.

    Përgjigje:
    We alejkumus selam!
    Motër e nderuar,në bazë të pyetjes suaj lidhur me të përmuajshmet do të përmendi këtë që vijon:Faktin që e keni përmendur se nuk e keni kohën e tyre,nuk e di sa është bindës.
    Koha e tyre mund të konsiderohet e rregullt atëherë kur kalojnë 15 ditë nga menstruacionet e kaluara.
    Edhe nëse zakonisht koha ndërmjet dy cikleve është 25 ditë p.sh.,nëse në ndonjë muaj kanë diferencë vetëm 20 ditë apo 15,gjithçka konsiderohet mënyrë e rregullt dhe normale.
    Kur shihet gjaku ngjyrë kafe kemi disa dispozita:

    -nëse menstruacionet me ngjyrë kafe janë fill pas gjakut normal të menstruacioneve,ajo periudhë konsiderohet ende në kuadër të atij cikli,deri sat ë shihen menstruacionet e bardha,ose të ndodh që fasha është e terur fare,pas qëndrimit të saj kohë të konsiderueshme tek organi menstrual.

    -Nëse gjaku me ngjyrë kafe shihet para menstruacioneve,por koha nuk është e tyre, pra nuk kanë kaluar 15 ditë nga menstruacionet e kaluara,ai gjak nuk konsiderohet asgjë.Pra duhet të vazhdohet me namaz e agjërim.

    -Nëse gjaku me ngjyrë kafe është para menstruacioneve dhe kanë kaluar 15 ditë e më shumë duhet të shikohet një fakt;a ka edhe shenja të tjera përcjellëse të menstruacioneve si kokë-dhimbje,plogështi etj.,apo jo?
    Nëse ka shenja të tjera përcjellëse,atëherë ato pika gjaku me ngjyrë kafe konsiderohen prej ciklit menstrual,gjë që obligoheni ta ndërpritni namazin e agjërimin (nëse jeni në ramazan apo agjëroni nafile).

    -E nëse lajmërohen pikat e gjakut me ngjyrë kafe,por nuk ka shenja përcjellëse të rëndomta të menstruacioneve,atëherë duhet të vazhdoni me namaz dhe nuk konsideroheni me cikël.
    Në këtë rast,obligoheni vetëm të merrni abdes,pasi t’i shihni pikat e gjakut.

    Kjo është gjithë ajo që kërkohet lidhur me pikat e gjakut me ngjyrë kafe.
    Në rastin tuaj,ju duhet të gjykoni se i keni kaluar 15 ditë nga menstruacionet e kaluara apo jo.
    Nëse i keni kaluar,duhet të shikoni a ndiheni me problemet e rëndomta përcjellëse të menstruacioneve apo jo.
    Nëse keni shenja përcjellëse krahas rrjedhjes së gjakut,qoftë edhe nga pak dhe rrallë,konsideroheni Brenda ciklit menstrual me ndonjë çrregullim të rastit që është prishur rendi i juaj i zakonshëm,dhe në këtë rast duhet të mos e falni namazin.
    Allahu e di më së miri!

    Muhamed Dërmaku
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 13:55
  2. Meditimi ul shtypjen e gjakut
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 00:00
  3. Heqja e gjakut
    By Ukbe in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2009, 02:16
  4. Dalja e gjakut pas larjes
    By Ebu Malik in forum Fetua nga Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 08:57
  5. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 11:49

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •