Pyetje: Ju lutem juve qe keni dijeni te shumta rreth namazit te me tregoni si falet namazi i nates ?
A eshte namazi i vitrit apo tjeter ?
Po mendoj per namazin ne pjesen e trete te nates ku thuhet se Allahu lehte i fal mekatet ! Me tregoni si falet ju qe e keni falur ate apo keni lexuar si falet dhe qka duhet te thuhet dhe si te veprohet? ALLAHU JU SHPERBLEFTE ...

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu! Allahu ju shpërbleftë edhe juve!

Namaz nate është çdo gjë që falet pas jacie përveç syneteve te jacisë (el isha).
Namazi i natës nuk ka kufi në mendimin me të drejtë të dijetareve të Islamit, pavarësisht se mendimi dominant është që të falen 11 rekatë bashkë me vitrin, po të gjata e të qeta ashtu siç i falte -salalllahu alejhi ue selem-, por nëse e sheh të arsyeshme ai mund të shtojë numrin e rekateve duke mos besuar se ky numër fiks është synet.

Namazi i natës falet në disa forma 2 +2+2+2+2+1=11 ose 2 +2+2+2+3=11 dhe me shumë në këtë formë 4+4+3=11 ose dhe më shumë, ose kombinime të tilla, duke pasur parasysh se 4 rekatshi e lart duhet të jetë pa tehijat në mes në mendimin më të drejtë të dijetareve, ose 4 ulje 1 =5 ose kështu me radhë 8 ulje +1 = 9 ose pandërprerë 5, 7 , 9, 11 e kështu me radhë.

"Namazi i natës falet dyshe-dyshe e nëse ndonjëri frikësohet se hyn koha e sabahut e fal vitrin tek"
Pra, kështu namazi i natës ose vitri falet 3 rekate më e pakta 1 dhe më e shumta 11. Ka qene Pejgamberi -salallahu alejhi ue selem- që i falte gjithmonë si në shtëpi ashtu edhe kur ishte në udhëtim.

Pastaj, në lidhje me kohën, mendimi më i drejtë është se kjo varet nga mundësia e njeriut, preokupimet e tij për dikë, mund të jetë më e përshtatshme t’i falë në fillim të natës për dikë tjetër nga mesi e për dikë tjetër nga fundi, e, padyshim, që kjo është dhe më e mira, ashtu siç është shprehur dhe pyetësi në pyetjen e tij.

Muslimani duhet t’i ketë disa momente natën ku veçohet me Zotin e Tij, i lutet i përgjërohet, i kërkon falje, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Men hafe edlexh ue men edlexhe belega el menazile” – “Kush frikësohet me të vërtete bën punë nate e kush ka punë natën arrin qëllimin".

Ahmed Kalaja