Forumi Islam
Kur’an dhe Sunnet | MultiMedia | Galeria Islame | Email K&S | Libri i Vizitorëve
Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Fikh Forum për diskutim rreth Fikhut


Përgjigju
LinkBack Vegla të Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Palexuar 31-10-2008, 17:09
Grafika e Asija122
Anëtarë Aktiv
 
Data e Anëtarësimit: 12-10-2008
Postimet: 146
All-llahu të shpërbleftë: 335
Falënderuar 159 herë në 86 Postime
Rep Fuqia: 99
Asija122 is a glorious beacon of lightAsija122 is a glorious beacon of light
*A është sunet dhënia mes`h qafës gjatë abdesit

Fërkimi i qafës, apo dhënia mes`h gjatë abdesit është e njohur tek dijetarët e medhhebit hanefi. Imam Kasani (nga dijetarët hanefi) në librin e tij “Bedaiu sanai”, përmend se te dijetarët hanefi kanë mendime rreth dhënies mes`h qafës. Ai thotë: “Disa nga këta dijetarë të nderuar kanë mendimin se ajo është sunet, kurse disa të tjerë thonë se kjo konsiderohet nga edukata (adabet) e abdesit.”

Duket se ata që kanë thënë se është sunet, kanë marrë për bazë një hadith që transmetohet nga Abdullah Ibën Umeri se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Kush merr abdes dhe i jep mes`h qafës, Ditën e Gjykimit do të jetë i shpëtuar nga lidhja (me zinxhirë) për qafe.”

Por, hadithi është cilësuar nga shumë dijetarë si hadith i dobtë. Autori i librit “Kenzu umal”, dijetari Mufti Hindi, thekson se hadithi për dhënien mes`h qafës është batil (i kotë), (d.m.th. shumë i dobtë). Ibën Kajimi në një libër të tij me titull “Menaru Munif” ku sqaron kriteret dhe format se si duhet të dallohen hadithet e dobta nga të saktat e përmend këtë hadith si shembull për hadithet e dobta.

Kurse, ata dijetarë hanefi të cilët nuk thonë se është sunet, por e konsiderojnë nga normat (adabet) e abdesit, marrin për bazë se Ebu Hurejre kur merrte abdes i lante krahët mbi bërryla dhe këmbët mbi nyje (pra më shumë se që kërkohej). Njëherë kur u pyet se përse vepron kështu, ai u përgjigj: “Ky është forcim i shkëlqimit (të dritës).” duke aluduar në hadithin e Resulullahut: “Umetit tim do t`i shkëlqejnë me rrezet e dritës gjurmët e abdesit.” Ebu Hurejre shton dhe thotë: “Nëse ndonjëri prej jush mundet t`i forcojë rrezet e dritës, atëherë ai duhet të bëjë këtë gjë.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).

Pra ata kanë thënë se nga normat gjatë marrjes së abdesit është që muslimani të zgjerojë nga pjesët të cilat i lan, ashtu siç vepronte Ebu Hurejre; që do të thotë se nëse e lagim qafën gjatë adesit, atëherë ajo do të na shndërisë në Ditën e Gjykimit.

Këto ishin qëndrimet e këtyre dijetarëve që thonë se preferohet dhënia mes`h qafës. Vlen të përmendet këtu edhe ajo se ky mendim thuhet se është edhe thënie e dijetarëve shafi, por Imam Neveviu mohon këtë pretendim dhe thotë se kjo nuk qëndron te shafitë, por ajo që qëndron tek ata është se kjo nuk është e preferuar.

Në fund themi se dhënia mes`h qafës nuk ka argument as nga Kurani e as nga hadithi, përveç disa haditheve të dobëta, ashtu siç i përmendëm më lartë. Mendimi më i saktë në këtë është se ajo nuk është sunet, pasi nuk ka bazë dhe ky është mendimi i shumicës së medh`hebeve (maliki, shafi, hanbeli). Gjithashtu edhe fukahatë e mëvonshëm që kanë ardhur e vërtetojnë se ajo nuk qëndron se është sunet. Është e njohur te juristët islam se hadithi i dobtë nuk mund të jetë argument bazë për të ligjësuar ndonjë dispozitë e në këtë rast thënia se kjo (dhënia mes`h qafës) është sunet.

Argumentimi me hadithin e Ebu Hurejrës, gjithashtu, nuk qëndron, për shkak se kjo është vetëgjykim (ixhtihad) i Ebu Hurejrës dhe nuk aludon që kjo të bëhet dispozitë dhe me të të punojnë tërë muslimanët, pasi atë nuk e kanë bërë më të mirët e umetit Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe sahabët të cilët kanë qenë shoqëruesit e tij dhe asnjëri nga ata nuk tregon se Profeti (salallahu alejhi ue selem) e bënte një gjë të tillë.

Në librin e Dusukit (nga dijetarët maliki) thuhet: “Nuk preferohet zgjerimi i pjesëve të abdesit nga ajo që është e caktuar, por shtimi konsiderohet i urryer, për shkak se kjo është nga teprimi (ekstremiteti) në fe. Ajo që preferohet është pastrimi i këtyre pjesëve vazhdimisht dhe përtëritja e abdesit dhe nuk preferohet pastrimi i qafës”.

Në këtë që u tha aludon edhe hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue selem) që e transmeton Buhariu dhe Muslimi se një njeri erdhi te Profeti dhe ai i tregoi formën e abdesit, pastaj tha: “Kështu merret abdesi dhe kush shton në këtë ai vetëm ka bërë keq, i tejkaloi kufinjtë dhe ka bërë zullum.”

Në fund pasi kuptuam se mendimi më saktë është se ajo nuk është sunet e as prej normave (adabeve) të abdesit tani mbetet të kuptojmë se a është bidat?
Dhënia mes`h qafës nuk është bidat dhe nuk është fare e drejtë që ajo të quhet bidat, pasi që praktikimi i tij është qëndrim i disa dijetarëve ashtu siç sqaruam më lartë dhe në këtë çështje ka mospajtim te dijetarët. Rregulli i përgjithshëm në sheriatin islam është nëse në një çështje ka mospajtim te fukahatë dhe ka mendime të ndryshme në atë, nuk lejohet të injorohet ai mospajtim dhe të themi se mendimi i parë apo i dytë është bidat. Kuptohet, këtu është fjala për ato mospajtime që janë të lejuara në Islam. Prandaj në këtë rast shfrytëzojmë rastin që t`i këshillojmë vëllezërit tanë që të kenë kujdes dhe mos të nxitojnë në nxjerrjen e gjykimeve qoftë ndaj disa çështjeve, apo edhe njerëzve. Pothuajse kjo tani është bërë fenomen te disa prej djemve, që padyshim, nuk cenojmë qëllimin e tyre, por mosnjohja si duhet e disa çështjeve, i bënë ata që të nxitojnë në gjykime të tilla.
Allahu e di më së miri.
__________________
"O Allah na ke dhuruar islamin,pa e kerkuar prej Teje,andaj mos na ndalo te hym ne te,pasi qe ate e kerkojm prej Teje"

Së fundi përpunuar nga Asija122: më 31-10-2008 17:14
Përgjigje me Citat
Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:
BinaketShoes (04-04-2009), sunna (31-10-2008)
Përgjigju


Vegla të Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja

BB-Kodi është Aktiv
Smilies janë Aktiv
[IMG] Kodi është Aktiv
HTML Kodi është jo Aktiv
Trackbacks janë Aktiv
Pingbacks janë Aktiv
Refbacks janë Aktiv


Tema të Ngjashme
Tema Fillues i Temës Forumi Përgjigjet Postimi i Fundit
A është e lejuar dhënia gji foshnjës, dhe se a prishet agjërimi gjatë dhënies gji ? xije Pyetje-Përgjigje 1 17-08-2009 20:31
A është bidat të fërkosh qafën gjatë marrjes së abdesit? Ebu Hatib Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar 0 22-02-2009 22:10
Veprimet sunet të abdesit Kuds Fikh 0 02-05-2008 18:22
Gjykimi në lidhje me fshirjen (larjen) e qafës gjatë abdesit, dhe larja më shumë se.. Ebu Katade Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) 0 07-03-2007 01:51


Të gjitha kohët janë GMT +1. Koha tani është 02:56.


Mirëmbajtur nga: Kur´an dhe Sunnet ©2002 - 2010
Të drejtat e rezervuara për të gjithë Muslimanët
Powered by vBulletin®, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.