|
Cfarė i ndalohet personit qė ėshtė xhunubė
1. Namazi
Falja e namazit, qoftė namaz farz apo nafile, bazuar nė thėnien e Allahut tė Madhėruar: O ju qė besuat, mos iu afroni namazit duke qenė tė dehur derisa tė dini se cflisni, e as duke qenė xhunubė derisa tė laheni, me pėrjashtim tė rastit kur jeni udhėtarė
(Nisa: 43)
2. Leximi I Kuranit
Pėr xhunubin nuk ėshtė e lejuar leximi i Kuranit. Me pėrjashtim tė rastit kur lexohet pėr tė kėrkuar mbrojtje, e nė raste tė ngjashme domosdoshmėrie. Tregon Aliu radijall-llahu anhu se: I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me tė, na lexonte Kuran nė cdo gjendje, me pėrjashtim tė rastit kur ishte xhunub. (Pėrzgjedhur nga Nesaiu)
3. Rrotullimi rreth Qabes
Ibn Abasi tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Tavafi ėshtė nė vetvete njė lloj namazi, por Allahu e ka lejuar tė folurit gjatė tij. Por kushdo qė flet, duhet tė thotė vetėm fjalė tė mira
4. Hyrja nė xhami
Me pėrjashtim tė rastit tė udhėtarit qė ėshtė i shtrėnguar ta bėjė kėtė, bazuar nė thėnien e Allahut tė Madhėruar:
e as duke qenė xhunubė derisa tė laheni, pėrvecse kur jeni udhėtarė
(Nisa: 43)
5. Prekja e Kuranit apo mbajtaja
Shokėt e Profetit alejhi selam ishin tė mendimit se ėshtė e ndaluar prekja apo mbajta e Kuranit nga ana e personit qė ėshtė i papastėr. Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran: Se ky ėshtė Kuran i nderuar, nė njė Libėr tė ruajtur mirė, tė cilin nuk e prek kush, pėrvec tė pastėrve (Uakia: 78-79)
Dhe thėnia e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė: Mos e prek Kuranin, vecse kur tė jesh i pastėr! (Pėrzgjedhur nga Darekutniu. Hadithi ėshtė sahih)
Disa jurist janė tė mendimit se ėshtė e lejuar qė personi qė ėshtė i papastėr qoftė pėr shkak tė marrėdhėnieve seksuale, apo pėr shkak tė menstruacioneve) ta prek dhe ta mbajė atė. Daud ibn Hazmi niset nga hadithi i cili pėrmendet nė dy sahihet ku thuhet se Profeti alejhi selam i dėrgoi njė letėr Herakliut nė tė cilin letėr kishte ajet kuranor. Sigurisht se ky e preki letrėn me ajetin kuranor. Shumica e dijetarėve thonė se personi ėshtė i lejuar tė prekė pjesėt e Kuranit nė lėtra, libra, tefsir etj sepse kėto gjėra nuk janė kopje tė Kuranit dhe nuk ėshtė konfirmuar se njė veprim I tillė ėshtė I ndaluar.
|