Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 18-11-2008, 20:24
Grafika e Abdurrezak
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 08-08-2008
Postimet: 423
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,581
Falėnderuar 811 herė nė 375 Postime
Rep Fuqia: 233
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Edukata nė kryerjen e nevojės

Sė pari, do tė filloj me atė qė ka tė bėjė me abdesin. Por, para kėsaj, do tė flas rreth edukatės nė kryerjen e nevojės, si urinimi dhe jashtėqitja. Muslimani ėshtė urdhėruar qė, kur tė kryejė nevojėn, tė largohet [nga njerėzit]. Kjo bazohet nė atė qė ėshtė transmetuar nga el-Mughireh bin Shu'beh, i cili ka thėnė:

"I dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] mė tha:'Mbajė kėtė enė', pastaj u largua, derisa humbi nga pamja ime, dhe kreu nevojėn". [el-Buhari & Muslim]

Ky hadith ėshtė dėshmi se personi duhet tė fshihet nga njerėzit, kur tė kryejė nevojėn. Nė Sunen tė Ebu Daud, me zinxhirė tė mirė tė transmetimit, el-Mughireh bin Shu'beh ka transmetuar:

"Kur i dėrguari i Allahut kishte nevojė tė urinonte, largohej".

Dhe, nė Sunen Ebu Daud, me transmetim hasen li-gajrihi [i pranueshėm pėr shkak tė mbėshtetjes], Xhabir ibn Abdullah ka transmetuar:

"Kur i dėrguari i Allahut donte tė kryente nevojėn, largohej, derisa nuk mund tė shihej nga tė tjerėt".

Po ashtu, muslimani ėshtė urdhėruar qė, para se tė hyjė nė nevojtore, qoftė brenda nė shtėpi apo jashtė saj, tė thotė para se tė hyjė nė nevojtore apo kur tė ulet jashtė:"Allahume inni eudhu bike min el-khubuthi uel-khaba'ith/O Allah, vėrtet, kėrkoj shpėtim tek Ti nga shejtanėt meshkuj e femra".

Domethėnia e eudhu bike ėshtė: kėrkoj shpėtim tek Ti. El-Khubuth do tė thotė shejtanė meshkuj, kurse el-khabaith do tė thotė shejtanė femra. Pra, personi kėrkon shpėtim apo mbrojtje nga e keqja e tyre. Kjo, sepse hapėsirat e nevojtoreve janė vendbanime tė shejtanėve, siē ėshtė transmetuar nga Zejd bin Erkam nė Sunen Ebi Daud, i cili ka kallėzuar se i dėrguari i Allahut ka thėnė:

"Vėrtet, kėto nevojtore janė tė banuara, kėshtu qė, kur ndonjėri prej jush tė hyjė nė hapėsirėn e nevojtores, duhet tė thotė:'Allahume inni eudhu bike min el-khubuthi uel-khaba'ith'". Zinxhiri i kėtij transmetimi ėshtė autentik.

Personi duhet tė thotė bismilah, para se tė thotė Allahume inni eudhu bike min el-khubuthi uel-khaba'ith, pėr shkak tė asaj qė ėshtė transmetuar nga Ali [radijallahu anhu], i cili ka thėnė:

"I dėrguari i Allahut ka thėnė:'Mbulesa mes xhinit dhe organeve gjenitale tė njeriut, kur ai hyn nė hapėsirėn e nevojtores, ėshtė qė ai tė thotė bismilah/me emrin e Allahut'". [Transmetuar nga et-Tirmidhi dhe Ibn Maxheh, dhe zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė i pranueshėm [hasen], pėr shkak tė dėshmive mbėshtetėse].

Personi s'bėn tė ngrejė veshjen e vet, derisa tė ulet, bazuar nė atė qė el-Bejheki ka transmetuar me njė zinxhirė tė mirė tė transmetimit nga Ibn Umer se:

"I dėrguari i Allahut nuk e ngrinte teshėn e vet, derisa ulej afėr tokės".

Po ashtu, ai fshihej/mbulohej nga njerėzit, bazuar nė atė qė ka transmetuar Ebu Daud nga Aisha [radijallahu anha], me njė zinxhirė tė mirė tė transmetimit, sipas el-Hafidh ibn Haxher, se ajo ka thėnė:"I dėrguari i Allahu ka thėnė:

'Kushdo qė do tė kryejė nevojėn, le tė fshihet'".

Kjo bazohet nė atė qė ka transmetuar Muslim nga Abdullah ibn Xhafer:

"Gjėja mė e preferuar e tė dėrguarit tė Allahu, kur ai fshihej/mbulohej ndėrsa kryente nevojėn, ka qenė njė hapėsirė e gjerė, me pengesa tė mėdha, apo njė gardh me drurė palme".

Muslimanit i ėshtė ndaluar tė kryejė nevojėn nė rrugė qė shfrytėzohet nga njerėzit dhe nė hapėsirėn e hijezuar, ku ulen njerėzit. Kjo bazohet nė atė qė ka transmetuar Ebu Hurejre nga i dėrguari i Allahut:

"Ruhuni nga dy gjėra qė tėrheqin mallkimin [e njerėzve ndaj jush]: kryerja e nevojės nė rrugėn qė shfrytėzohet nga njerėzit dhe nė hapėsirėn e hijezuar tė tyre". [Transmeton Muslim]

Kjo vlen pėr gjithēka qė shfrytėzojnė njerėzit, qoftė rrugė, ndonjė hapėsirė e hijezuar, hapėsirė ku ka pemė apo hapėsirat ujore [dmth pėr larje]. Nuk ėshtė e lejueshme tė kryhet nevoja nė kėto vende, sepse do tė bėheshin tė papastra pėr muslimanėt e tjerė.

Po ashtu, muslimanit i ėshtė ndaluar tė vendoset pėrballė kiblės apo t'ia kthejė shpinėn asaj, kur kryen nevojėn, posaēėrisht gjatė jashtėqitjes. Kjo ėshtė pėr shkak tė asaj qė Ebu Ejub el-Ensari ka transmetuar nga i dėrguari i Allahut:

"Kur tė kryeni nevojėn, mos u ktheni nga kibla e as mos ia ktheni shpinėn, por kthehuni nga lindja apo nga perėndimi". Ky hadith ėshtė i vėrtetė [el-Buhari & Muslim]. Pėr mė shumė, ky hadith u ėshtė drejtuar banorėve tė Medinės, sepse pėr ta kibla ėshtė drejtimi nga jugu.

Po ashtu, kjo bazohet nė atė qė ka transmetuar Ebu Hurejra nga i dėrguari i Allahut:

"Kur ndonjėri prej jush ulet pėr tė kryer nevojėn, tė mos kthehet nė drejtim tė kiblės e as tė mos ia kthejė shpinėn asaj".

Pėr sa i pėrket Istinxhas, qė ėshtė heqja e papastėrtisė nga organet pėrkatėse, pas kryerjes sė nevojės, muslimani ka mundėsi tė zgjedhė mes pėrdorimit tė ujit dhe gurėve.

Kėshtu, nėse ai arrin tė pastrohet me ujė, kjo ėshtė e vlefshme, bazuar nė atė qė kanė transmetuar el-Buhari dhe Muslim nga Enes:

"I dėrguari i Allahut hynte nė hapėsirėn e nevojtores ndėrsa unė, sė bashku me njė djalė, i mbanim njė shtambė uji dhe njė shtizė nė ndonjėrėn nga anėt, dhe ai pastrohej me ujė".

Shtiza futej nė tokė dhe njė teshė vendosej nė tė, nė mėnyrė qė ai tė fshihej nga pamja e njerėzve.

Nėse personi arrin tė pastrohet me anė tė gurėve apo me ēfarėdo qė e zė vendin e kėsaj, si letėr tualeti apo llojet e saj, veprimi i tij ėshtė i vlefshėm dhe i pranueshėm. Kjo bazohet nė atė qė ėshtė transmetuar nga el-Buhari nga hadithi i Ebu Hurejres:

"Pėrcolla tė dėrguarin e Allahut, kur ai doli tė kryente nevojėn, dhe ai e kishte zakon tė mos kthehej [pėr tė shikuar pas shpine]. Iu afrova dhe ai mė tha:'Mė sill ca gurė qė tė pastrohem, dhe mos mė sill asht apo bajgė'. Unė i prura gurė me qoshen e teshės sime dhe i vendosa pranė tij. Pastaj u ktheva dhe, kur ai kreu nevojėn, i pėrdori gurėt".

Po ashtu, kjo bazohet nė atė qė el-Buhari ka transmetuar nga Ibn Mes'ud:

"Pejgamberi shkoi pėr tė kryer nevojėn dhe mė urdhėroi t'i sillja tre gurė".

Kombinimi i ujit dhe gurėve ėshtė mė i pėlqyeshmi. Por, nėse pėr kėtė s'ka mundėsi, uji ėshtė mė i mirė, sepse heq ēdo gjurmė tė papastėrtisė. Personi s'bėn ta pėrdorė dorėn e djathtė, kur tė pastrohet nga ndyrėsitė, bazuar nė hadithin e lartpėrmendur tė Selmanit [radijallahu anhu].

Po ashtu, personi s'bėn ta kapė penisin me dorėn e djathtė ndėrsa urinon, pėr shkak tė asaj qė kanė transmetuar el-Buhari dhe Muslim nga Ebu Katade se i dėrguari i Allahut ka thėnė:

"Asnjėri prej jush tė mos e prek penisin me dorėn e djathtė ndėrsa urinon dhe asnjėri prej jush tė mos pastrohet me dorėn e djathtė pas kryerjes sė nevojės".

Njėlloj, muslimanit i ėshtė ndaluar pastrimi me plehra dhe me eshtra, apo me diēka qė ėshtė e paprekshme, bazuar nė hadithin e lartpėrmendur tė Selmanit dhe, po ashtu, nga hadithi i Xhabirit, i cili gjendet nė Sahi Muslim:

"I dėrguari i Allahut na e ka ndaluar pastrimin me bajgė dhe me eshtra".

Arsyeja pėr kėtė ndalim ėshtė pėrmendur nė Sahi Muslim, nė hadithin e Ibn Mes'ud, nė atė se eshtrat janė ushqim pėr xhinėt. [Derisa eshtrat t'u jenė nė dispozicion xhinėve] Allahu i mbulon ato me mė shumė mish sesa qė kishin mė parė. Sa i pėrket bajgės, kjo ėshtė ushqim pėr kafshėt e tyre [tė xhinėve] tė hipjes.

Kjo vlen edhe pėr ushqimin e njerėzve dhe ushqimin e kafshėve tė tyre tė hipjes. Pra, s'ėshtė i lejueshėm pastrimi me kėto.

Nė fund, kur personi dėshiron tė dalė nga hapėsira e nevojtores, duhet tė thotė ēfarė ėshtė transmetuar nė Sunen tė Ebu Daud nga hadithi i Aishes:

"Kur i dėrguari i Allahut dilte nga hapėsira e nevojtores, thoshte ghufraneke/kėrkoj falje nga Ti".

Arsyeja pėr kėtė ėshtė se, meqė Allahu e ka ēliruar nga gjėrat e dėmshme [jashtėqitja], ėshtė me vend qė t'i bėhet lutje Atij ta ēlirojė edhe nga dėmi i mėkateve.

Marrė nga libri es-Salat i shejh Abdullah bin Salih el-Ubejlan
__________________
“Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja.“ (El Bekare 191)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
dallendyshi (18-11-2008), jeto22 (18-11-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Edukata e kėrkimit tė dijes Asija122 Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 23-10-2008 15:35
Edukata e haxhiut Asija122 Haxhxhi 0 14-10-2008 16:21
Edukata e kerkimit te dijes ebusumeja Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 08-03-2008 15:48
Cila ėshtė edukata e Agjėrimit ? Etheristi Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mėshiroftė) 0 23-04-2006 17:21
Edukata e hyrjės nė shtėpia Mesudi Gruaja dhe Familja 1 10-03-2006 21:21


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 19:01.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.