|
Falja e namazit midis shtyllave
Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet tė ketė thėnė: U falėm pas njė emiri (princi), por njerėzit na shtynin e ne u falėm midis dy shtyllave (tė xhamisė), kur mbaruam namazin, Enes ibn Malik na tha: Nė kohėn e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim kėtė gjė. Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu.
Disa dijetarė pėr Abdulhamid ibn Mahmud kanė thėnė se ai ėshtė i dobėt (nė transmetimin e haditheve).
Muauijeh ibn Kurrah transmeton nga babai i tij: Ne na ndalonin nga falja e namazit midis shtyllave e ne i largonim ata (njerėzit qė i ndalonin). Nė zinxhirin e transmetimit tė kėtij hadithi njė person rezulton i panjohur nga dijetarėt.
Nė librat e Buhariut dhe Muslimit ekziston njė hadith i transmetuar nga Ibn Umer se profeti (alejhi selam) kur ėshtė futur nė Qabe ėshtė falur midis dy shtyllave.
Thėniet e dijetarėve pėr kėtė ēėshtje:
-Disa dijetarė e kanė urryer faljen e namazit midis shtyllave. Imam Tirmidhiu thotė: Hadithi i Enesit ėshtė hasen-sahih. Disa dijetarė e kanė urryer radhitjen e safit midis shtyllave. Prej tyre kanė qenė imam Ahmedi dhe Ishaku, por disa dijetarė e kanė lejuar kėtė.
-Ebu Hanife, Maliku, Shafiu janė tė mendimit se ky veprim ėshtė i lejuar.
-Said ibn Xhubejri, Ibrahim et Tejmi, Suejd ibn Gafle faleshin imam ndėrmjet shtyllave tė xhamisė.
Mendimi mė i saktė ėshtė ai i imam Ibnu el Arabij nė tė cilin thuhet se nuk ka kundėrshtim nė lejimin e kėtij veprimi, nėse vendi nė xhami ėshtė i ngushtė, nuk mjafton pėr tė gjithė; ndėrsa nė njė xhami nė tė cilėn ka vend tė bollshėm ky veprim ėshtė mekruh (i urryer) nė faljen me xhemat. Pėrsa i pėrket namazit qė falet vetėm, falja midis shtyllave ėshtė e lejuar, nė bazė tė hadithit qė gjendet nė dy librat e saktė tė haditheve.
Shėnim:
Asnjė prej dijetarėve nuk ėshtė i mendimit se namazi i cili falet midis dy shtyllave ėshtė i pavlefshėm. Ata kanė shkuar deri nė mendimin se kjo gjė ėshtė e saktė, por e urryer dhe jo e ndaluar
|