Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 01-10-2007, 06:22
Grafika e valeriana89
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 14-06-2006
Lokacioni: Kaēanik
Postimet: 713
All-llahu tė shpėrbleftė: 615
Falėnderuar 600 herė nė 290 Postime
Rep Fuqia: 376
valeriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond reputevaleriana89 has a reputation beyond repute
Filozofia e martesės nė Islam

Dr. Jusuf El-Kardavi

Filozofia e martesės nė Islam
18.08.2007 13:15


Kam vėrjetur kohėve tė fundit se ėshtė njė trend qė tė rinjve, nė mėnyra tė ndryshme u bėhet thirrje pėr t'u shmangur nga tė qenurit i martuar, duke i frikėsuar ata se ēfarė pėrgjegjėsi do tė mbajnė nė supet e tyre, e pėrveē kėsaj hedhin dyshim mbi vet institucionin e martesės. A thua vallė a ka ndonjė mėnyrė t'i hedhim poshtė kėto tė thėna?
Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm All-llahut tė Madhėruar. Paqja, bekimet dhe begatitė qofshin mbi tė dėrguarin e fundit – Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi gjithė ata muslimanė tė sinqertė qė shkojnė pas rrugės sė tij deri nė Ditėn e Gjykimit!
Martesa nė Islam nėnkupton tė plotėsuarit e nevojave tė shumta si: qetėsinė shpirtėrore, trupore si dhe bashkėpunimin mes bashkėshortėve pėr ta pėrmbushur urdhėrin hyjnor. Islami – si mėnyrė e tė jetuarit – i pėrfshin gjitha instiktet njerėzore si atė fizik, shpirtėror, intelektual, emocional e kėshtu me radhė.
Tė pėrmbushurit e nevojave fizike si duhet (nė mėnyrė tė lighshme) ėshtė njė nga synimet kryesore tė martesės, megjithatė, nuk ėshtė i vetmi (synim). Duke u bazuar nė argumentin e qartė kur'anor, konkludojmė se qetėsia (shpirtėrore) dhe paqja pėrmes njė bashkimi (martese) tė suksesshėm janė prej objektivave primare tė martesės: "Nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi nga vet lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (Kur'an 30: 21).
Nė njė vend tjetėr, All-llahu i Madhėruar i referohet lidhjes mes meshkujve dhe femrave, pėr tė qenė ortakė nė jetėn e tyre nė tė arriturit e mirėsisė dhe nė tė pėrmbushurit e urdhėrit hyjnor: "Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, e respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė Ngadhėnjyes, i Urtė." (Kur'an 9: 71).
Islami, ashtu sikurse ka pėr qėllim edukimin e njerėzve pėr tė qenė tė drejtė, pėr tė qenė gurthemel nė strukturėn shoqėrore tė kombit qė i pėrkasin, ai gjithashtu pėrpiqet tė formojė familje tė shėndosha, si faktorė primarė dhe esencialė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tė mirėfilltė. Nuk ka diskutim se martesa, e cila e bashkon njė mashkull me njė femėr pėrmes njė ceremonie solemne, ėshtė burimi (baza) qė e rrit (e zgjeron) familjen, nė radhė tė parė dhe nė radhė tė dytė edhe shoqėrinė. Nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr qė njė familje si duhet do tė ekzistonte pa martesė (kurorė) – mėnyrė kjo qė ėshtė vėnė nga Ligjvėnėsi.
Disa ide perverze kundrejt institucionit tė martesės:



Pėrgjatė kohėrave, njerėzimi ka arritur tė mėsojė ide qė i kundėrvihen idesė pėr t'u martuar. Nė Persi (nė Iranin e sotshėm), para ardhjes sė Islamit, u shfaq filozofia e Manit – "profetit" nga Persia – e cila deklaronte se bota gėlon nė fatkeqėsi. Kjo gjė, thonin, duhet asgjėsuar, e mėnyra mė e shpejtė pėr ta asgjėsuar ėshtė tė ndaluarit e martesės.
Njė ideologji tjetėr u pėrhap nėn flamurin e krishterizmit, e ajo ishte njė murgėri ekstreme qė e denoncon (shpartallon) jetėn, e thirr nė burgosje nėpėr manastire dhe e shpall martesėn si tė ndaluar, sepse gruaja, besojnė ata, ėshtė shkaku i ngasjes (joshjes) dhe i personifikimit tė djallit. Tė afruarit tek ajo, sipas tyre, vetvetiu ėshtė mėkat qė e degjeneron shpirtin dhe njeriun e largon nga parajsa.
Nė kohėn moderne, kjo ide ekziston tek pesimistėt perėndimorė, tė cilėt e shpronėsojnė femrėn, duke e pėrshkruar atė si gjarpėr me prekje tė butė, por me helm vdekjeprurės. Mė tej, ata pohojnė se martesa ia ofron asaj mundėsinė e artė pėr tė qenė sunduese ndaj mashkullit dhe pėr t'ia lėshuar atij nė dorė tėrė pėrgjegjėsitė. Kėshtuqė, deklarojnė ata, pse mashkulli, me vetėdije tė plotė, ta zgjedhė rrugėn pėr t'i pasur ato zinxhirė rreth qafės sė tij, ndonėse ai ėshtė lindur i lirė?
Fatkeqėsisht, disa muslimanė tė rinj tė sotėm kanė rėnė pre e kėtyre ideve tė prishura dhe pėr kėtė arsye po vendosin tė shmangen nga martesa, e cila "po i detyron tė kryejnė pėrgjegjėsi tė pafundme". Pėrveē kėsaj, ata dėshirojnė ta jetojnė jetėn e tyre si fėmijė duke mos pasur mbi supe asnjė pėrgjegjėsi. Nėse mposhten nga epshi i tyre, etjen e tyre do ta shuajė prostitucioni, nė vend qė kėto instikte tė pėrmbushen nė mėnyrė ligjore, do tė thotė me martesė.
Objektivat e martesės nė Islam janė:

1) Duke u bazuar nė ligjet dhe normat hyjnore, asgjė nuk mund ta ekzekutojė detyrėn e saj pa ndihmėn e dikujt. All-llahu paracaktoi qė gjithēka tė jetė nė nevojė tė tjetrit nga lloji i njėjtė, kėshtuqė kompletimi ėshtė reciprok. Nė fushėn e elektricitetit, poli pozitiv duhet tė bashkohet me atė negativ pėr tė shkaktuar dritė, nxehtėsi, lėvizje, varėsisht prej funksionit tė aparatit. Njėlloj, protonet dhe elektronet duhet tė jenė nė kontakt brenda atomit. Tek bimėt, korrat e polenit mbajnė gamete mashkullore pėr ta fekonduar trupin e lules me qėllim tė prodhimit tė mė shumė farave, bimėve apo frutave. Kafshėt me gjini mashkullore duhet tė jenė nė kontakt me ato femėrore pėr t'u shtuar... Kur'ani Famėlartė e thekson kėtė ligj tė pėrgjithshėm nė dy ajetet vijuese: "Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit)." (Kur'an 51: 49); "I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė i krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė." (Kur'an 36:36). Ky ligj, i vėnė nga All-llahu i Lartėsuar, vlen gjithashtu edhe pėr llojin njerėzor dhe ai ėshtė bashkimi i mashkullit dhe femrės nė njė mėnyrė ashtu siē u ka hije.
All-llahu i Lartėsuar nė zemrėn e mashkullit e ka rrėnjosur dashurinė ndaj femrės dhe nė zemrėn e femrės e ka rrėnjosur dashurinė ndaj mashkullit. Secili prej tyre (edhe mashkulli edhe femra) ėshtė i nxitur nga njė nevojė shumė mė urgjente sesa uria apo etja. Secili prej tyre ndjen njė zbrazėtirė tė qartė nė jetėn e tij ose tė saj, e cila (zbrazėtirė) mund tė plotėsohet vetėm me bashkimin e tyre, nė pajtim me ligjet hyjnore, do tė thotė nėpėrmjet martesės. Vetėm nė atė rast stabiliteti e zė vendin e pasigurisė dhe vetėm nė atė rast qetėsimi e zė vendin e shqetėsimit. Secili prej tyre gjen kthjelltėsi, dashuri e mėshirė tek tjetri, tė cilat i ndriēojnė jetėrat e tyre dhe i zgjerojnė shpirtrat e tyre. Ajeti vijues argumenton njė nga shenjat e Tij, faktikisht ligjin qė Ai e bėri nė univerzin tonė: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (Kur'an 30: 21).

2) Reprodukimi ėshtė rezultati natyral i martesės. Ai shėrben pėr ta zgjatur ekzistencėn e njeriut. Kėshtu, kjo ėshtė njė nga dhuratat qė All-llahu i ka bėrė pėr neve. Argument pėr kėtė e kemi ajetin kur'amor ku i Madhėrishmi thotė: "All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vet lloji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja - fėmijė e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) tė mira. A besojnė ata tė pavėrtetėn, e tė mirat e All-llahut i mohojnė?" (Kur'an 16: 72).
Pikėrisht ėshtė kjo arsye, pėr shkak tė sė cilės Zekerijai a.s e pat lutur All-llahun: "(Pėrkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos mė lė tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt)"." (Kur'an 21: 89); "Unė ua kam frikėn pasardhėsve tė mi pas meje (kushėrinjve, se do ta humbnin fenė), ndėrsa gruaja ime ėshtė sterile, pra mė fal nga ajo mirėsia Jote njė pasardhės (njė fėmijė). Tė mė trashėgojė mua dhe t'i trashėgojė ata nga familja e Jakubit dhe bėre atė, o Zoti im, tė kėndshėm (tė vyeshėm)!" (Kur'an 19: 5-6).
Ngjajshėm, edhe Ibrahimi a.s. – babai i profetėve – e luti All-llahun: "Zoti im, mė dhuro mua (njė fėmijė) prej tė mirėve! Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjellshėm)." (Kur'an 37: 100-101). Kur'ani Famėlartė i pėrshkruan roėbrit e Mėshiruesit duke thėnė: "Edhe ata qė thonė: "Zoti ynė, na bėn qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėn shembull pėr tė devotshmit!"" (Kur'an 25: 74).
Pėr shkak tė reproduksionit, kombet shumohen dhe rriten, pėrveē kėsaj, ata (kombet) i shfrytėzojnė potencialet e tyre pėr t'u bėrė ballė armiqve qė sulmojnė. Pak persona do tė dyshonin nė faktin se sa e madhe do tė ishte fuqia botėrore nėse masės njerėzore i llogaritet potenciali i saj i tėrėsishėm. All-llahu i Lartėsuar nė Librin e Tij Famėlartė pėr rastin e Shuajbit, paqja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė, thotė: "Pėrkujtoni kur ishit pakicė e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i ērregulluesve!" (Kur'an 7: 86). Pėr mė tepėr, Profeti s.a.v.s. na ka porositur: "Martohuni (shtohuni), sepse unė do tė mburrem me ju (me numrin e juaj tė madh) nė Ditėn e Gjykimit para popujve tjerė dhe mos pėrfundoni nė murgėrinė e krishterėve!" [Transmeton Bejhekiu].
Reproduksioni shėrben pėr ta ruajtur tėrė llojin njerėzor nė globin tonė derisa jetės t'i vijė fundi i vet. All-llahu i Lartėsuar nė Librin e Tij thotė: "O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju." (Kur'an 4: 1); "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė." (Kur'an 49: 13).

3) Martesa njeriut ia plotėson besimin. E ruan atė nga tė shikuarit e grave tė huaja, i ndihmon gjithashtu edhe nė ruajtjen e nderit dhe normalisht, i ofron atij mundėi ligjore pėr t'i kėnaqur dėshirat e veta seksuale. Si rrjedhojė, prostitucioni mė nuk konsiderohet si opcion! Pėr kėtė arsye, Profeti sa.v.s. ka thėnė: "Martesa e ruan njeriun nga tė shikuarit e asaj qė nuk duhet shikuar."; "Nėse All-llahu ia dhuron ndonjėrit njė grua tė mirė, kjo i ndihmon atij ta ketė gjysmėn e fesė sė tij tė mbrojtur, pėr pjesėn tjetėr duhet t'i frikohet All-llahut." [Transmetojnė Taberani dhe Hakimi].

4) Martesa, jo vetėm qė ėshtė mjet qė besimtari ta mbrojė fenė e tij, por ajo, gjithashtu ėshtė edhe kusht i domosdoshėm pėr lumturi jetėsore, pėr tė cilėn Islami i inkurajon ithtarėt e tij qė ta shijojnė atė, kėshtuqė mė asgjė mos t'i hutojė nė arritjen e qėllimit final, gjegjėsisht pėr t'i ngritur shpirtrat e tyre nė njė shkallė tė lartė spirituale. Transmetohet se Profeti s.a.v.s. ka thėnė: "E tėrė bota ėshtė kėnaqėsi, e kėnaqėsia mė e mirė ėshtė gruaja e mirė."; "Janė 4 gjėra tė cilat birit tė Ademit i sjellin lumturi: gruaja e mirė, shtėpia e gjerė, fqiu i mirė dhe mjeti transportues i mirė." [Transmetojnė Hakimi dhe Bejhekiu].

5) Martesa ėshtė mėnyra e vetme e themelimit tė familjes – bėrthamės sė shoqėrisė. Asnjė shoqėri e ndershme nuk do tė ekzistonte pa u bazuar nė familje. Ky ėshtė, pra, njė institucion tek i cili zė vend amėsia, atėsia si dhe lidhja motėr – vėlla, e krahas kėtyre edhe ndjenjat strehuese, altruizmi, mėshira, kujdesi, bashkėpunimi reciprok...
6) Ėshtė njė e vėrtetė se martesa i ngrit edhe raportet shoqėrore. Me anė tė saj, pra, zgjerohet miqėsia mes prindėrve tė tyre (prindėrit e burrit me gruan dhe anasjelltas). I Madhėrishmi paracaktoi qė raportet martesore tė jenė aq tė forta sa raportet familjare. Argument pėr kėtė e kemi ajetin kur'anor ku thuhet: "Dhe Ai nga uji (fara) e krijoi njeriun, dhe e bėri atė tė ketė fis dhe tė ketė miqėsi. Zoti yt ka mundėsi tė jashtėzakonshme." (Kur'an 25: 54).

7) Martesa e bėn njeriun mė tė pjekur pėrmes pėrgjegjėsive qė ai duhet t'i mbajė, si bashkėshort dhe si prind, e ngjajshėm e bėn edhe gruan mė tė pjekur pėrmes pėrgjegjėsive qė ajo duhet t'i mbajė si bashkėshorte dhe si nėnė. Siē thamė edhe mė lartė, shumė meshkuj shmangen nga martesa, sepse dėshirojnė tė jetojnė jetė si fėmijė tė rritur dhe tė mos jenė tė detyruar tė bėjnė gjė prej gjėje. Njerėzit e kėtillė nuk janė tė aftė pėr tė jetuar, sepse nuk janė tė aftė pėr tė bėrė asgjė. Pra, martesa kėrkon angazhim tė fortė dhe ndarje tė pėrgjegjėsive mes burrit dhe gruas, prej ditės sė parė kur ata bashkohen.
All-llahu i Lartėsuar nė Librin e Tij thotė: "...Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi, e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre. All-llahu ėshtė i Gjithfuqishėm, i Urtė." (Kur'an 2: 228); "Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tjerė dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atė qė All-llahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese e janė besnike ndaj tė fshehtės." (Kur'an 4: 34).
Profeti s.a.v.s. thoshte: "Secili prej jush ėshtė kujdestar dhe pėrgjegjės pėr ata qė i keni nėn mbikėqyrje. Burri, ėshtė pėrgjegjės pėr pjesėtarėt e shtėpisė sė tij; gruaja ėshtė pėrgjegjėse dhe kujdestare e pasurisė sė burrit tė saj."; "Ka mundėsi qė njeriu tė bėjė mėkat tė madh nėse nuk pėrkujdeset pėr atė qė e ka nėn mbikėqyrje." [Transmetojnė Ahmedi, ebu Davudi, Hakimi dhe Bejhekiu nga ibn Umeri]. Profeti, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, gjithashtu thoshte: "All-llahu do ta pyesė ēdo kujdestar pėr ata qė i ka pasur nėn mbikėqyrje, se a i ka mbrojtur (shpėtuar) ata nga zjarri po jo." [Transmetojnė Nesaiu dhe ibn Hibani nga Enesi].

8) Duke qenė i martuar, njeriu fokusohet nė perfeksionimin e punės sė tij, pasi ėshtė i sigurtė se e ka dikė nė shtėpi qė ia kryen punėt e shtėpisė (ushqimin, pastrimin...) Pas kėtij fakti njeriu mund tė qetėsohet dhe mund ta kryejė punėn apo angazhimet e tij ashtu si duhet. Ndėrkaq, paramendoni, si do tė ishte puna e ndonjėrit qė ėshtė i preokupuar e i shqyer nga gajlet se a do tė ketė ushqim kur tė kthehet nga puna ose a do tė ketė rrobe tjera pėr tė veshur, ose...ose...?

All-llahu i Lartėsuar e di mė sė miri.

Pėrktheu: Arsim Jonuzi
__________________
بِِسْمِ اللهِ الرَّحمن الرَّحِيم
Rasulullah (Sallallahu Aleyhi ve Sellem) şöyle buyurdu:
“Allah’a ve ahiret gününe imān eden kimse, komşusuna eziyet etmesin. Allah’a ve ahiret gününe imān eden misafirine ikramda bulunsun. Allah’a ve ahiret gününe imān eden kimse, ya hayır söylesin veya sussun.”
Buhārī, Müslim
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
esmaa (01-10-2007), sunna (01-10-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Poligamia nė Islam - Libėr ebu abdullah Literaturė Islame 0 23-05-2008 14:38
Sanksionet penale nė sheriatin Islam Esselamu_Alejkum Fikh 3 19-02-2008 11:21
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Hyrja masive nė Islam Muslimin Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 21-11-2005 21:45


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 20:19.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.