Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 27-10-2008, 08:33
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam

Kushtet e mbulesės nė Islam (1)

Nėse vėshtron ajetet e Kuranit, haditheth e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe veprat e sahabėve nė kėtė ēėshtje, do tė arish tė kuptosh se gruaja nėse del prej shtėpisė sė saj, duhet tė mos shfaqė asgjė nga bukuritė e saj dhe tė mbulojė tėrė trupin e saj.
Qė tė jetė njė petk sipas Islamit, dijetarėt i kanė pėrmendur kushtet e mbulesės nė Islam, tė cilat do t’i sqarojmė mė poshtė me lejėn e Allahut tė Lartėsuar.

1.Mbulimi i tėrė trupit

Nė lidhje me kėtė kusht kanė folur shumė dijetarėt dhe janė ndarė nė dy grupe, disa e obligojnė mbulimin e tėrė trupit, kurse disa tė tjerė e obligojnė mbulimin e tėrė trupit pėrveē fytyrės dhe shuplakave tė duarve.
Kėtu do tė flasim vetėm pak sa i pėrket kėtij kushti e inshallah nė tė ardhmen do tė flasim mė gjėrėsisht pėr kėtė ēėshtje.

Transmetohet nga Ibn Huzejme, Ibn Hibani, Tirmidhiu dhe Taberaniu se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Gruaja ėshtė avret.” (Kėtė hadith e kanė bėrė sahih Ibn Huzejme, Ibn Hibani, Tirmidhiu dhe Albani)

I Dėrguari i Alllahut salallahu alejhi ue selem na lajmėron se e tėrė gruaja ėshtė avret, dhe avret nė kuptimin e sheriatit (ligjit islam) nėnkupton pjesėt e trupit tė cilat duhet tė mbulohen.

Kurse Ebu Davudi transmeton prej Ummu Selemes dhe Mejmunes se Abdullah ibn Ummi Mektumi (muezini i verbėr i Muhamedit salallahu alejhi ue selem) ka ardhur tek Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe ato kanė qenė prezente. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u ka thėnė qė tė dalin prej aty, tė largohen, kurse ato i kanė thėnė: “O i Dėrguar i Allahut a nuk ėshtė ai njeri i verbėr? Pėr ēfarė tė largohemi kur ai ėshtė i verbėr?” Ai u pėrgjigj: “A jeni ju tė dyja tė verbra?”

Nėse Muhamedi salallahu alejhi ue selem kėshtu i mėson muslimanet qė tė sillen para tė verbėrve, si do tė jetė ēėshtja me njerėzit tė cilėt shohin dhe tė cilėve shejtani ua zbukuron gratė?

Kur do tė dilte njeriu nė rrugė e gratė tė jenė tė veshura sipas veshjes islame, kėshtu qė mos tė shohin asgjė prej tyre, a nuk do tė mendonte secili se gruaja e tij ėshtė mė e bukura? Sigurisht se do tė thoshte se gruaja e tij ėshtė mė e mira.
Mirėpo kur njeriu sheh nė rrugė, nė televizor apo nė gazetė njė grua tė zukuruar dhe tėrheqse, ai e krahason me gruan e vet dhe gruaja e tij i duket shumė mė e shėmtuar sesa ajo nė televizion, gazetė, rrugė etj., e ai nuk e llogarit se ajo para se tė dalė nė televizion, gazetė apo nė rrugė ka bėrė makijazh gjysmė ore dhe gjithashtu edhe shejtani ua zbukuron edhe mė shumė atė njerėzve dhe sado qė tė jetė e bukur gruaja e tij, gjithnjė ekziston edhe mė e bukura, tė cilėn shejtani, pėrveē kėsaj, e bėn t’i pėlqejė njeriut.

Pėrsosmėri nė dynja nuk ka, pėrsosmėria ėshtė nė xhennet. Qėndrimi islam ėshtė qė gruaja duhet ta mbulojė tėrė trupin. Mirėpo, disa prej dijetarėve mendojnė se ėshtė e lejuar qė gruaja ta zbulojė fytyrėn dhe duart (shuplakat), mirėpo edhe ata theksojnė se rregulla ndryshon nė kohėn e sprovave (fitneve), kur jetohet nė mjedisin e imoralshėm (si nė kohėn e sotme).

Mirėpo tė gjithė dijetarėt janė tė pajtimit se argumentet qė flasin pėr suazat
e obligueshmėrisė pėr mbulimin e fytyrės janė mė tė shumta dhe mė tė forta, kėshtu qė mė mirė dhe mė parėsore ėshtė tė mbulohet edhe fytyra, qė ka qenė edhe praktika e gjeneratave tė para.

Kėtu nevojitet tė theksohet se shumė muslimane, tė cilat nuk e mbulojnė fytyrėn, gabimisht e kuptojnė termin “mbulim i fytyrės” dhe e zbulojnė mė shumė sesa lejohet, e kjo nuk ėshtė e drejtė.
Fytyra ėshtė prej fillimit tė ballit deri te maja e mjekrės dhe prej fillimit tė veshit deri tek fillimi tjetėr. Gruaja e cila zbulon mė tepėr se kaq ėshtė gabimtare. Mbulesa duhet tė bjerė nė mjekėr, sepse mjekra ėshtė fytyrė nė gjuhė dhe nė sheriat (ligjin islam). Sa i pėrket shputave (tė kėmbės), ato nė asnjė rast nuk lejohet tė zbulohen.

Transmeton Tirmidhiu se Ummu Seleme ka shkuar tek Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe i ka thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, neve shpeshherė na zbulohen shputat gjatė ecjes. Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Lėshojeni petkun pėr njė pėllėmbė.” Ajo tha: “Mirėpo kur hyjmė nė shtėpitė tona dhe kapėrcejmė mbi pragje, mundet diēka tė na zbulohet.” Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Lėshojini edhe pėr njė pėllėmbė dhe mos shtoni asgjė nė tė.”

Kėtu shohim se ajo nuk ka thėnė “njė pėllėmbė, elhamdu lilah”, por ka kėrkuar diēka mė tė mirė, mė tė kujdesshme dhe mė tė sigurt e jo si shumica e muslimaneve, tė cilat vetėm kėrkojnė lehtėsime, sa mė shumė lehtėsime, nuk ėshtė me rėndėsi a ka bazė a jo.

Gratė sot kėtė e praktikojnė me motiv tė gabueshėm dhe i ngrenė rrobat e tyre. Rrobat duhet tė bien pėr tokė dhe duhet t’i mbulojnė shputat e gruas.

Dikush mund tė pyesė: Nė qoftė se ėshtė farz (obligim) pėr gratė qė t’i lėshojnė rrobat (fustanin) e tyre, si do t’i ruajnė prej ndytėsirave? Njė grua tė njėjtėn pyetje i ka bėrė Umu Selemes, kur i tha: “Unė jam grua e cila e kam fustanin e lėshuar dhe eci nėpėr vendet e ndyta (ē’duhet tė bėj unė)?“ U pėrgjigj Ummu Seleme: “Muhammedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Ajo ēka e prek (petkun) pas ndytėsirės (pas ecjes nėpėr vendet e tilla) ėshtė pastrim." Maliku, Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daėud dhe Ed – Darimi.

Sa i pėrket daljes sė gruas kur ėshtė e lyer dhe e zbukuruar, tė gjithė dijetarėt islamė pa pėrjashtime thojnė se ai veprim ėshtė haram dhe paraqet mosndėgjim ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe mosrespektim i rregullave dhe urdhrave tė Tij dhe nė kundėrshtim me pėlqimet me tė cilat Ai ka dashur qė tė sillen robėrit e Tij.
Prej urdhrave tė tillė janė edhe fjalėt e Alllahut tė Madhėruar: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme, faleni namazin,jepeni zeqatin dhe respektojeni Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij." (Ahzab 33)

Gruaja nė asnjė rrethanė nuk guxon tė dalė ashtu dhe nė asnjė mėnyrė nuk guxon tė zbukurohet ashtu siē zbukurohet pėr burrin e saj.
Nuk guxon tė vendosė asgjė nė fytyrėn e saj, madje as zbutėsin e buzėve, sepse edhe ajo shkėlqen dhe e tėrheq vėmendjen.

Pėrktheu: Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Abdurrezak (02-11-2008), Asija122 (03-11-2008), sunna (27-10-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 02-11-2008, 00:54
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (2)

Kushtet e mbulesės nė Islam (2)

Kushti i dytė

Rroba tė mos jetė e zbukuruar nė vetvete

Nuk lejohet qė mbulesa (petku) tė jetė e zbukuruar.
Allahu i Lartėsuar nė suren En-Nur ka thėnė;“Dhe mos tė shfaqin bukuritė e tyre.” (En-Nur, 31)
Ky ajet pėrfshin edhe pamjen e dukshme tė rrobave,nėse janė tė zbukuruara dhe qė e tėrheqin shikimin e meshkujve.

Gjithashtu pėr kėtė kusht ėshtė argument tjetėr,siē thotė Allahu i Lartėsuar;
“Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme.” (El Ahzab, 33)

Po ashtu edhe hadithi qė transmeton Fedale ibn Abidi,Allahu qoftė i kėnaqur me tė,se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė;
“Pėr gjendjen e tre personave (nė Ditėn e Gjykimit,sepse ata janė prej tė shkatėrruarve) mos pyet;Personi i cili largohet nga xhemati (grupi i muslimanėve) duke mos e dėgjuar prijėsin e muslimanėve dhe vdes nė kėtė gjendje mėkatar.
Njė robėreshė apo rob i cili ikėn nga zotėria i tij dhe vdes.
Dhe njė grua sė cilės i ėshtė larguar burri i saj dhe i ka lėnė asaj pasuri pėr t’u furnizuar pėr nevojat e dynjasė dhe ajo zhvishet (largon mbulesėn) pasi ai largohet nga ajo.
Mos pyet pėr kėta tre persona.” Buhariu nė Edebil Mufred 590,Ibn Hiban 50, Hakimi 1/119, Ahmedi 6/19.
Hakimi ka thėnė se ky hadith ėshtė sahih sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit.

Fjalėt “ajo zhvishet (largon mbulesėn)” ka pėr qėllim shfaqjen e bukurisė,tė stolisė dhe tė vendeve tė cilat ėshtė e obliguar t’i mbulojė,me tė cilat tėrheq vėmendjen dhe nxit epshin e njė mashkulli (Shih Fet’h el Bejan 7/274).

Qėllimi i urdhėrimit tė mbulesės ėshtė mbulimi i bukurisė dhe i zbukurimeve tė gruas dhe nuk ėshtė e logjikshme nė kėtė rast qė vetė petku tė jetė i zbukuruar.
Kjo ėshtė e qartė dhe nuk mund tė fshihet,prandaj edhe Imam Dhehebiu ka thėnė;
“Dhe prej veprave pėr tė cilat mallkohet gruaja ėshtė edhe shfaqja e zbukurimeve,e arit apo e margaritarit nėn nikab (ferexhe),dhe gjithashtu parfumimi me misk (parfum) kur del.
Tė gjitha kėto janė prej zhveshjes qė urren Allahu i Lartėsuar,i Cili e urren atė person i cili i bėn kėto gjėra,e urren nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Dhe pėr kėto vepra, tė cilat shumica e femrave janė duke i bėrė
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė; “Kam shikuar zjarrin e xhehenemit dhe kam parė se shumica e banorėve tė tij ishin femra.” (Shih. Kitab El Kebair f. 131)
Shejh Albani thotė; “Ky hadith ėshtė sahih,e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Imran ibn Husajni.

Them (vazhdon shejh Albani): Islami ka ndaluar zhveshjen dhe e ka pėrsėritur kėtė ndalesė disa herė, saqė e ka krahasuar atė me shirkun, zinanė (imoralitetin), vjedhjen dhe haramet e tjera nė hadithin ku Umejme bintu Rukije ka ardhur te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pėr t’ia dhėnė besėn pėr Islam. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha; “Ma jep besėn qė nuk do t’i bėsh shirk (shok) Allahut, nuk do tė vjedhėsh, nuk do tė bėsh zina (imoralitet), nuk do ta mbytėsh fėmijėn,nuk do tė lėkundesh (nė fe) dhe nuk do tė zhvishesh ashtu si nė kohėn e injorancės.”
Imam Ahmedi nė Musnedin e tij 2/196,dhe Ahmed Shakir ka thėnė se hadithi ėshtė sahih.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
2.11.2008
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Abdurrezak (02-11-2008), Asija122 (03-11-2008), sunna (09-11-2008)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 09-11-2008, 09:37
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (3)

Kushtet e mbulesės nė Islam (3)

Kushti i tretė

Rroba duhet tė jetė e trashė,tė mos jetė e tejdukshme

Mbulimi i trupit nuk mund tė realizohet nėse rroba nuk ėshtė e trashė, nuk ėshtė e tejdukshme, pasi nėse ėshtė e tejdukshme,do tė jetė edhe mė fitne (sprovė) pėr meshkujt.

Pėr kėtė,edhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė,sipas transmetimit tė Abdullah ibn Omerit;
“Nė fund tė umetit tim do tė ketė femra tė veshura mirėpo tė zhveshura,nė kokat e tyre do tė kenė (model flokėsh) sikurse gungat e deveve,mallkojini ato sepse ato janė tė mallkuara.” Taberaniu nė Muxhem Es-Sagir f. 232, dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė shih. Shih El hixhab f.56 dhe Es-Sahiha,2683.
Kurse nė transmetimin e Ebu Hurejrės shton;
“Nuk do ta ndiejnė erėn e xhenetit,edhe pse era e xhenetit ndihet prej njė largėsie tė madhe.” Muslimi, 2128.

Ibn Abdul Beri ka thėnė;
“Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka pasur pėr qėllim gratė tė cilat veshin rroba tė tejdukshme,tė cilat tregojnė trupin e femrės dhe nuk e mbulojnė atė,ato janė tė veshura gjuhėsisht (pra kanė rroba mbi trupin e tyre),mirėpo nė realitet ato janė tė zhveshura.” Tenvirul Havalik 3/103 dhe Et-Temhid 13/204.
Dhe ka thėnė;
“Dhe ky hadith ėshtė argument se rroba e hollė,e tejdukshme,nuk lejohet pėr femra dhe gjithashtu nėse ėshtė e tejdukshme pėr avretin e mashkullit,nuk lejohet as pėr meshkuj.” Et-Temhid 23/450.

Sefarini ka thėnė;
“Nėse rroba ėshtė e hollė,e cila e tregon trupin e femrės pėr shkak tė hollėsisė sė saj,kjo veshje ėshtė e ndaluar dhe nuk ka dyshim nė kėtė.” Gidhaul Elbab fi Sherh Mendhumetul Adab 3/63.

Dehijetul Kelbij,Allahu e mėshiroftė,thotė;
“I ėshtė dhuruar Pejgamberit salallahu alejhi ue selem njė rrobė prej Egjipti (qė ka qenė e hollė).
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ma dha mua atė rrobė dhe mė tha;
“Ndaje pėrgjysmė,me njėrėn pjesė bėj kėmishė dhe tjetrėn dhuroja gruas tėnde,ta bėj vello pėr t’u mbuluar me tė.”
Pasi u kthye,tha;
“Dhe urdhėroje gruan tėnde tė vendosė pėrfund saj ndonjė rrobė qė mos tė shihet trupi i saj.” Ebu Davudi 6/64 nr.4116, Nesaiu dhe Bejhakiu nė Sunen 2/234.

Transmeton Hisham ibn Urve se Mundhir ibn Ez-Zubejri ka ardhur prej Irakut dhe i ka dėrguar Esmas bintu (bijės sė) Ebu Bekrit njė vello “Mervije” (petk i njohur nė Irak) dhe “Kuhije” (petk i njohur nė njė fshat afėr Kufės nė Irak). Vellot ishin tė holla dhe antike (lashta).
Pasi i shikoi ato,i preku me duart e saj dhe tha;
“Uff i qoftė (turp),kthejani kėto vello atij!” tha (transmetuesi i hadithit).
Dhe Mundhir ibn Zubejrit i erdhi shumė rėnd (qė ia ka refuzuar dhuratėn) dhe tha;
“Oj nėnė kėto vello nuk jan tė tejdukshme”,ajo tha;
“Nėse nuk janė tė tejdukshme,ato ta vizatojnė trupin.” Ibn Sadi 8/184, dhe Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih.

Transmeton Abdullah ibn ebi Seleme se Omer ibnul Hatabi,Allahu qoftė i kėnaqur me tė,ka marrė rroba egjiptiane (qė kanė qen tė bardha dhe tė holla), dhe ka thėnė;
“Mos t’i veshin kėto rroba gratė tuaja.” Njė person tha;
"O udhėheqės i muslimanėve,gruaja ime e ka veshur kėtė petk dhe ka ecur nė shtėpi dhe nuk kam parė se ėshtė e tejdukshme.” Omeri,Allahu qoftė i kėnaqur me tė,tha;
“Nėse nuk ėshtė e tejdukshme,ajo ta vizaton trupin (puthitet pėr trup).” Bejhakiu nė Sunen 2/234-235, Ibn Ebi Shejbe nė Musanef 8/195.

Shejh Albani ka thėnė;
“Ky transmetim dhe transmetimi i mėhershėm tregojnė se tek sahabėt ka qenė e njohur se petku (rroba) i tejdukshėm apo i ngushtė nuk ėshtė i lejuar dhe rroba e tejdukshme ėshtė mė e keqe sesa ajo qė e vizaton trupin.
Dhe pėr kėtė Aishja,Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė;
“Me tė vėrtetė vello ėshtė ajo e cila fsheh (mbulon) lėkurėn (trupin) dhe flokėt.” Bejhekiu “Mualak” 2/235.
Bin Bazi ka thėnė;
“Rroba e tejdukshme ėshtė sikurse tė mos ishte.” Fetava Bin Baz 1/49.

Dhe pėr kėto shkaqe dijetarėt kanė thėnė;
“Obligohet tė mbulohet trupi me rroba tė cilat nuk janė tė tejdukshme dhe e shfaqin ngjyrėn e lėkurės sė gruas..., kurse nėse mbulohet me rroba te cilat janė tė tejdukshme,nuk lejohet, sepse mbulimi i trupit nuk ėshtė arritur me kėtė mbulesė”. Shih. El Muhdhib bi Sherh el Mexhmu 3/176.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati;Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Abdurrezak (09-11-2008), sunna (09-11-2008)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 09-11-2008, 10:08
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (4)

Kushtet e mbulesės nė Islam (4)

Kushti i katėrt

Rroba tė jetė e gjerė,qė tė mos vizatojė ndonjė pjesė tė trupit tė femrės

Nuk lejohet qė rroba tė jetė e ngushtė dhe ta vizatojė trupin e femrės,pėr shkak se qėllimi i mbulesės ėshtė largimi i sprovave (fitneve) dhe kjo nuk arrihet ndryshe pėrveē nėse rroba ėshtė e gjerė.
Rroba e ngushtė,edhe pse e mbulon trupin,e vizaton dhe e pėrshkruan atė ose njė pjesė tė tij dhe kėshtu njerėzit e shohin formėn e trupit tė femrės. Kjo formė e mbulesės shkakton fitne te meshkujt.

Usame ibn Zejdi ka thėnė: “Mė dhuroi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem njė rrobė egjiptiane tė trashė, tė cilėn ia kishte dhuruar atij Dehijjetul Kelbij.
Unė atė rrobė ia dhashė gruas sime.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem mė tha: “Pse nuk po e vesh rrobėn egjiptiane (tė cilėn ta kam dhuruar)?” I thashė: “Ia kam dhuruar gruas sime.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Urdhėroje atė qė tė veshė pėrfund saj ndonjė mbulesė.
Unė po frikėsohem se ajo rrobė mos e vizaton trupin e saj.” Ahmedi nė Musned 5/205, 21834, Taberaniu nė El Kebir 1/160. Bejhakiu 2/234. Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen. Shih Eth-themer el Mustetab f.318.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem urdhėroi qė femrat tė veshin pėrfund mbulesės sė trashė ndonjė rrobė, qė trupi i tyre tė mos vizatohet, pėr shkak se ka disa rroba tė cilat, edhe pse janė tė trasha dhe tė gjera, mund tė ngjiten pėr trupi dhe ta vizatojnė atė, si pėr shembull rrobat prej mėndafshi apo ndonjė materiali qė ngjitet pėr trupi, siē ka nė kohėn tonė.
Urdhri tregon se kjo vepėr ėshtė vaxhib (farz) tė kryhet, siē theksojnė dijetarėt e Usulit.
Them (vazhdon shejh Albani): “Ajo qė e sqaron mė sė miri kėtė kusht ėshtė transmetimi i Umu Xhafer bintu (e bija e) Muhamed ibn Hafer, se Fatimja e bija e Muhamedit salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “O Esma, unė po e urrej atė qė janė duke vepruar gratė, qė janė duke vendosur rroba pėrmbi femrėn (e vdekur), e cila po e vizaton trupin e saj.”
Esmaja tha: “O bija e tė Dėrguarit tė Allahut salallahu alejhi ue selem, a dėshiron tė tė tregoj pėr diēka se ēfarė kam parė se si vepronin nė Habeshe?” Kėrkoi degė tė njoma, i lakoi ato (tė cilat i vendosi pranė tė vdekurės) dhe mbi to vendosi njė rrobė.
Fatimja tha: “Sa e mirė dhe e bukur qenka kjo, qė tė dallohen femrat nga meshkujt. Nėse vdes unė, mė lani mua ti dhe Aliu, dhe tė hyj tek unė askush.” Dhe kur ka vdekur, e kanė larė Esmaja dhe Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. (Ebu Neim nė El Hulije 3/43, Bejhakiu 4/34-35)

Shiko se si Fatimja, e bija e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem e ka urryer vizatimin e trupit tė femrės, edhe pse ka qenė e vdekur dhe nuk ka dyshim se vizatimi (pėrshkrimi) i trupit duke qen gjallė ėshtė edhe mė i keq.

Pėr kėtė, le tė mendojnė mirė muslimanet e sotme, tė cilat veshin rroba tė ngushta qė ua pėrshkruajnė gjoksin, belin, pjesėn e prapme dhe pjesė tė tjera tė trupit tė tyre dhe tė kėrkojnė falje nga Allahu i Lartėsuar dhe le ta kujtojnė fjalėn e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, tė cilėn e transmeton Ibn Omeri.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė: “Turpi dhe Imani janė lidhur njėra me tjetrėn; nėse njėra hiqet (largohet), hiqet (largohet) edhe tjetra.” Hakimi 1/22, Ebu Neim 4/297, dhe Hakimi ka thėnė se hadithi ėshtė sahih sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit.Kėtė e ka thėnė edhe shejh Albani.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
sunna (09-11-2008)
  #5 (permalink)  
Vjetėr 21-11-2008, 22:20
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 5)

Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 5)

Kushti i pestė

Rroba nuk duhet tė jetė e parfumuar

Nuk lejohet qė rroba tė jetė e parfumuar dhe pėr kėtė kanė ardhur shumė hadith,tė cilat ndalojnė qė gruaja tė parfumohet kur del jashtė shtėpisė sė saj.Ne do tė sjellim disa hadithe tė sakta nė lidhje me kėtė kusht.

1.Transmeton Ebu Musa El Eshari se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Ajo grua e cila parfumohet,pastaj del pėr ta ndier meshkujt erėn e saj,ajo ėshtė lavire.” Ahmedi 4/418, 4/400, 4/413, Nesaiu 8/153, Termidhiu 5/106, Ibn Huzejme ka thėnė se hadithi ėshtė sahih 3/91,gjithashtu edhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen.Shih Sahih En-Nesai 5141.

2.Transmeton Zejneb Eth-Thekafije se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Nėse njėra prej jush (femra) del pėr nė xhami,mos t’u afrohet (le t’u largohet) parfumeve.” Muslimi 443,Sherh En-Nevevi 4/163.

3.Transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Ajo grua e cila ėshtė parfumuar,mos tė jetė e pranishme me ne nė faljen e namazit tė jacisė.” Muslimi 444.

Them (pėrkthyesi) se fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem,“mos tė jetė e pranishme me ne nė faljen e namazit tė jacisė”,nuk ka pėr qėllim qė vetėm nė namazin e jacisė nuk bėn tė parfumohet,mirėpo nė tė gjitha namazet nė xhami nuk lejohet parfumimi siē ka thėnė shejh Albani,se fitneja nė kėtė kohė ėshtė mė e madhe dhe nga kjo ndalesė e kemi tė qartė se gruaja e ka haram tė parfumohet kur del prej shtėpisė,saqė edhe nėse e ka pėr qėllim tė shkojė ta adhurojė Allahun nė xhami,ajo e ka haram tė parfumohet.Kėtė qė thashė e vėrteton hadithi tjetėr.

4.Transmeton Musa ibn Jesari,ky nga Ebu Hurejra,se njė grua kishte kaluar pranė tij dhe ishte ndier aroma e saj.
Ebu Hurejra i tha:“O motėr,a pėr nė xhami je nisur?” Tha:“Po.”
Ebu Hurejra ia ktheu:“Dhe pėr kėtė shkak je parfumua?” Tha:“Po.”
Ebu Hurejra i tha:“Kthehu dhe lahu,se unė e kam dėgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thėnė:
“Ajo grua e cila del nė xhami dhe i vjen era (e parfumit),Allahu nuk ia pranon namazin e saj derisa tė kthehet nė shtėpi dhe tė pastrohet.” Bejhakiu 3/133-246,Ebu Davudi 4174.

Them (pėrkthyesi) se nė ditėt e sotme motrat jo vetėm dalin tė parfumuara pėr nė xhami,por edhe kur dalin pėr tė blerė diēka apo nė shėtitje,dalin tė parfumuara!

Them (vazhdon shejh Albani): Dhe kėto hadithe janė tė qarta nė ndalimin e parfumimit tė gruas kur ajo del prej shtėpisė dhe parfumimi i ndaluar ėshtė sikurse nė trup ashtu edhe nė rroba.
Dhe shkaku i ndalesės ėshtė mė se i qartė,tėrheqja e vėmendjes dhe e epshit tė meshkujve.
Ibn Dekik el Idi ka thėnė:
“Shkaku i ndalesės sė parfumimit tė gruas kur ka pėr qėllim daljen nė xhami ėshtė se kjo ngacmon epshin e meshkujve.” Fet’hul Bari 2/407.

Them (vazhdon shejh Albani):
E nėse parfumimi pėr tė shkuar nė xhami ėshtė haram,si do tė jetė hukmi i atyre femrave qė dalin nė rrugė apo treg?
S’ka dyshim se kjo ėshtė edhe mė haram dhe mė mėkat.
Kurse El Hejthemiu nė Ez-Zevaxhir e ka cekur se dalja e gruas prej shtėpisė e parfumuar dhe e zbukuruar ėshtė prej mėkateve tė mėdha,edhe nėse njė gjė tė tillė ia lejon burri i saj. (Ez-Zevaxhir 2/37)

Pastaj duhet ditur se kėto hadithe janė tė pėrgjithshme,pra pėrfshijnė tė gjitha kohėrat,pa marrė parasysh a ėshtė natė apo ditė.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
sunna (22-11-2008)
  #6 (permalink)  
Vjetėr 23-11-2008, 12:40
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 6)

Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 6)

Kushti i gjashtė

Mos t’u ngjajė rrobave tė burrave

Ky kusht argumentohet nga shumė hadithe,tė cilat e mallkojnė femrėn e cila u ngjan meshkujve nė veshje apo ēėshtje tė tjera.
Kėtu do tė sjellim disa hadithe qė flasin pėr kėtė:

1.Ebu Hurejra,Allahu qoftė i kėnaqur me tė,thotė
“E ka mallkuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem mashkullin i cili vesh rroba tė femrave dhe femrėn e cila vesh rroba tė meshkujve.” Ebu Davudi 2/182,Ibn Maxhe 1/588, Hakimi 4/184, Ahmedi 2/325, Hakimi ka thėnė:
“Ky hadith ėshtė sahih sipas kushtit tė Muslimit,kėtė e ka vėrtetuar edhe Dhehebiu”.

2.Abdullah ibn Omeri,Allahu qoftė i kėnaqur me tė,thotė:
“E kam dėgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thėnė:
“Nuk ėshtė prej nesh ai mashkull qė u pėrngjan femrave dhe as ajo femėr e cila u pėrngjan meshkujve.” Ahmedi 2/199-200, Ebu Neim nė El Hulije 3/321 dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė shih. Shih El Hixhab f. 66-67.

3.Ibn Abasi,Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė:
“I Dėrguari salallahu alejhi ue selem i ka mallkuar meshkujt tė cilėt u pėrngjajnė femrave dhe femrat qė u pėrngjajnė meshkujve.”
Dhe ka thėnė: "Nxirrini ata nga shtėpitė tuaja." Ibn Abasi ka shtuar:
“E ka nxjerrė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem njė person dhe Omeri ka nxjerrė njė tjetėr.” Buhariu 10/346, Ebu Davudi 4930,Tirmidhiu 2785,Ahmedi 1982, 2006, 2123, ibn Maxhe 1/589.

4.Abdullah ibn Omeri,Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Tre persona nuk do tė hyjnė nė xhenet dhe Allahu as qė do t’i shikojė ata nė Ditėn e Gjykimit: personin qė nuk i respekton prindėrit, gruan e cila u pėrngjan meshkujve dhe dejuthin (dejuth ėshtė ai person familja e tė cilit, gruaja apo vajza, bėjnė imoralitet dhe ai nuk ndėrmerr asgjė).” Nesaiu 1/357, Hakimi 1/72, 4/146-147, Bejhakiu 10/226, Ahmedi nr.6180, Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė shih. Es-Sahiha 1387

5.Ibn Ebi Melike (emri i tė cilit ėshtė Abdullah ibn Abidullah) ka thėnė:
“I ėshtė treguar Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr njė grua e cila mbathte nallane dhe ajo ka thėnė:
“I ka mallkuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem burrneshat (gratė tė cilat mundohen t’u ngjajnė meshkujve).” Ebu Davudi nr. 4099. Neveviu ka thėnė se hadithi ėshtė shih. Shih El Mexhmu 4/307.

Them (vazhdon shejh Albani), se kėto hadithe janė mė se tė qarta nė ndalimin e pėrngjasimit tė femrave me meshkujt dhe tė pėrngjasimit tė meshkujve me femrat Kėto hadithe janė tė pėrgjithshme, qė pėrfshijnė rrobat dhe gjėrat e tjera, pėrveē hadithit tė parė, i cili ėshtė i veēantė pėr rrobat.
Kurse Dhehebiu pėrngjasimin e femrave me meshkujt dhe pėrngjasimin e meshkujve me femrat e ka renditur nė mėkatet e mėdha nė librin e tij, El Kebair (Mėkatet e mėdha), faqe 129. Ai sjell disa hadithe, tė cilat i pėrmendėm mė sipėr, dhe pastaj thotė:

“Nėse gruaja vesh rroba meshkujsh ose mbath diēka, ajo u ka pėrngjarė atyre dhe mallkimi i Allahut dhe i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ėshtė mbi tė. Por edhe mbi burrin e saj, nėse ai ėshtė i pajtimit me tė dhe nuk e ndalon atė prej kėtyre gjėrave, sepse ai ėshtė i urdhėruar ta urdhėrojė gruan qė ta adhurojė Allahun dhe ta ndalojė atė nga mėkatet.
Allahu i Madhėruar thotė: “O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri,lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.” (Et-Tahrim 6) Gjithashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Secili prej jush ėshtė bari dhe pėrgjegjės pėr tufėn e tij; burri ėshtė bari pėr familjen e tij dhe pėrgjegjės pėr ta nė Ditėn e Gjykimit.” (Mutefekun alejhi)

Hafidh ibn Haxheri ka thėnė: “Ka thėnė Et-Taberiu: “Nuk u lejohet meshkujve t’u pėrngjajnė femrave nė veshje dhe stoli, tė cilat janė enkas vetėm pėr femra dhe gjithashtu femrave nuk u lejohet t’u pėrngjajnė meshkujve.” (El Fet’h 10/345)

Nga kėto qė thamė mė lart, vijmė nė pėrfundimin se nuk i lejohet gruas tė veshė rroba meshkujsh dhe nuk i lejohet asaj tė veshė xhaketa ose pantallona meshkujsh, siē veprojnė shumė femra muslimane nė kohėn tonė, tė cilat veshin pantallona.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati;Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
  #7 (permalink)  
Vjetėr 30-11-2008, 12:17
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 7)

Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 7)

Kushti i shtatė

Mos t’u ngjajė rrobave tė jobesimtarėve

Islami ka ndaluar qė ēdo musliman,qoftė mashkull ose femėr,t’i pėrngjajė jobesimtarėve nė adhurime,festa ose nė veshje qė janė tė veēanta pėr ta.
Ky ėshtė njė rregull i madh nė Islam,por shumica e muslimanėve fatkeqėsisht janė duke i pasuar jobesimtarėt pėr shkak tė injorancės sė tyre ndaj fesė islame,kurse disa e veprojnė kėtė gjė pėr shkak tė pasimit tė epsheve tė tyre ose sepse ndjekin modėn e evropianėve jobesimtarė.
Kjo ėshtė njėra prej shkaqeve pėr dobėsimin e muslimanėve,pėr nėnēmimin e tyre dhe pėr pushtimin e vendeve tė tyre.
Allahu i Madhėruar ka thėnė;“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli,pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre.” (Er-Rad,11)

Ēdo person duhet ta dijė se argumentet pėr kėtė kusht tė rėndėsishėm janė tė shumtė,si nga Kurani edhe nga Suneti i tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem.
Argumentet nga Kurani janė tė pėrgjithshme,por Suneti (hadithet) i sqaron ato.

Ajete:
1.Allahu i Lartėsuar thotė;“Ne u patėm dhėnė beni israilėve librin dhe pejgamberllėkun dhe aftėsi pėr tė gjykuar midis njerėzve,i patėm furnizuar ata me tė mira dhe i patėm dalluar nga njerėzit e tjerė.
U patėm dhėnė edhe fakte tė qarta pėr ēėshtjen e fesė.
Mirėpo,pėr shkak tė zilisė qė kishin ndėrmjet vete, ata u pėrēanė vetėm atėherė kur u erdhi dija qė ta kuptojnė,e s’ka dyshim se Zoti yt nė Ditėn e Kiametit do tė gjykojė nė mes tyre pėr shkaqet e pėrēarjes sė tyre.
Pastaj Ne tė vendosėm ty (o Muhamed) nė udhė tė qartė tė Urdhėrimit Tonė tė rrugės sė Fesė (nė atė rrugė tė cilėn Ne ua urdhėruam tė gjithė tė Dėrguarve para teje duke u pėrcaktuar ligjet dhe rrugėn e vėnies nė jetė tė Besimit tė Pastėr Islam nė Njė Zot tė Vetėm).
Ndiq pra edhe ti atė dhe mos u shko pas dėshirave tė atyre qė nuk dinė.” (El Xhathije,16-18)

Ibn Tejmija thotė: “Allahu i Lartėsuar tregon se e ka vendosur tė Dėrguarin salallahu alejhi ue selem nė rrugė tė qartė, tė cilėn Allahu i Lartėsuar ia ka obliguar; e ka urdhėruar qė ta pasojė kėtė rrugė dhe e ka ndaluar qė t’i pasojė epshet e atyre qė nuk dinė.
Dhe fjala e Allahut thotė: “...dhe mos u shko pas dėshirave tė atyre qė nuk dinė.” Kjo fjalė ka pėrfshirė ēdo person i cili kundėrshton ligjin e Allahut dhe rrugėn e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem.” [Iktidau Siratal Mustekim f. 8]
(Shėnim i pėrkthyesi;Ky ajet tregon se ėshtė e ndaluar t’i pasojmė ata tė cilėt nuk besojnė.)

2.Allahu i Lartėsuar thotė: “A nuk ka ardhur koha pėr zemrat e atyre qė besojnė (Allahun dhe tė Dėrguarin a.s.) tė ndikohen nga Mesazhi Pėrkujtues i Allahut (Kurani) dhe nga ajo qė u ėshtė shpallur nga e Vėrteta (dhe tė pėrkujtojnė Allahun), dhe mos u bėni sikur ata tė cilėve u janė dhėnė Librat e Parė (si ēifutėt e tė krishterėt) mė pėrpara, pėr tė cilėt kaloi shumė kohė dhe zemrat e tyre u forcuan (u bėnė gur)?
Dhe shumica e tyre ishin fasikunė (tė pabindur, tė panėnshtruar ndaj Allahut duke kaluar ēdo kufi).” (El Hadid, 16)

Shejhul Islam Ibn Tejmija ka thėnė: “Fjala e Allahu: “...dhe mos u bėni sikur ata tė cilėve u janė dhėnė Librat e Parė (si ēifutėt e tė krishterėt) mė pėrpara” ėshtė ndalesė qė na ndalon t’u pėrngjajmė atyre nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti tė mos u pėrngjajmė atyre qė zemrat tona tė mos forcohen (e tė bėhen si gurėt), pasi ky ėshtė edhe shkaku i mėkateve.” [Iktidau Siratal mustekim f. 43]

Kurse Ibn Kethiri nė komentimin e kėtij ajeti ka thėnė: “Dhe pėr kėtė shkak Allahu i Lartėsuar ua ka ndaluar besimtarėve qė t’u pėrngjajnė atyre (jobesimtarėve),qoftė ajo ēėshtje primare apo sekundare.” [Tefsir Ibn kethir 4/310]
Dhe pėr kėtė ka ajete tė shumta tė tjera.
Kėto qė cituam janė tė mjaftueshme, por ai qė dėshiron mė shumė shembuj, le tė lexojė librin e Ibn Tejmijes, “Iktidaus-Siratal Mustekim f. 8-14, 22,42.

Argumentet nga Suneti i tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem

Prej udhėzimit tė tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem ka qenė kundėrshtimi i jobesimtarėve nė ēdo ēėshtje.
Kėtė e kanė kuptuar edhe ēifutėt, tė cilėt jetonin nė Medinė, siē transmeton Enes Ibn Maliku,Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se kur gratė e ēifutėve ishin me menstruacione, ata nuk hanin atė qė kishin gatuar ato dhe nuk bėnin marrėdhėnie seksuale me to.
Shokėt e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem e pyetėn tė Dėrguarin salallahu alejhi ue selem pėr kėtė dhe Allahu i Lartėsuar zbriti ajetin qė thotė: “Tė pyesin pėr tė pėrmuajshmet (zakonet e grave).
Thuaj: “Kjo gjendje ėshtė adha (gjė e dėmshme pėr burrin tė bėjė marrėdhėnie me to nė kėtė gjendje), kėshtu qė u qėndroni larg bashkėshorteve (pėr marrėdhėnie, por mund tė shijoni trupin e saj) gjatė periudhave tė tyre dhe mos u afroni (tė bėni marrėdhėnie) me to derisa tė pastrohen (tė pastrohen prej tė pėrmuajshmeve dhe tė bėjnė gusėl - larje tė tė gjithė trupit).” (El Bekare, 222) I Dėrguari salallahu alejhi ue selem tha: “Bėni ēdo gjė pėrveē marrėdhėnieve.”
Ky lajm u shkoi edhe ēifutėve, tė cilėt thanė: “Ky njeri nuk lė asnjė send pa u dalluar prej nesh.” (Muslimi 1/169)

I Dėrguari salallahu alejhi ue selem na ka ndaluar t’u pėrngjajmė jobesimtarėve nė veshmbathje dhe pėr kėtė ka hadithe tė shumta, si pėr shembull:

1.Transmeton Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė;“Jam dėrguar para kataklizmės (kiametit) me shpatė derisa tė adhurohet vetėm Allahu, i Cili nuk ka shok dhe ma ka caktuar furnizimin (riskun) tim nėn hijen e shigjetės time dhe ka caktuar nėnēmim dhe poshtėrim pėr ata tė cilėt mė kundėrshtojnė mua. Ai qė i pėrngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.” Ahmedi, nr. 5114, 5115, 5667. Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thėnė: “Zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė i mirė.” Shih El Iktidaus-siratal mustekim f. 39.

2 Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Mė ka parė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem veshur me dy tesha tė verdha dhe mė tha: “Kėto tesha janė tė jobesimtarėve, prandaj mos i vish ato!” Muslimi 6/144,Nesaiu 2/298, Hakimi 4/190, Ahmedi 2/162, 164, 193, 207, 211.

3. Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė;“Kini kujdes, mos i vishni rrobat e murgjve,sepse ai i cili zbukurohet me to ose u pėrngjan atyre, ai nuk ėshtė prej meje.”
Hafidhi nė El Fet’h ka thėnė: “Kėtė hadith e transmeton Taberaniu nė Evsat me zinxhir tė mirė, 10/284.

4. Ebu Umame transmeton e thotė;“Ka dalė Dėrguari salallahu alejhi ue selem para nesh dhe nė praninė tonė ishin disa burra tė vjetėr prej ensarėve me mjekra tė bardha.
Ai tha;“O ju ensarė,ngjyrosini (mjekrat tuaja) me tė kuqe ose tė verdhė dhe kundėrshtoni ehlul kitabėt (pasuesit e librave, tė krishterėt dhe ēifutėt).” Ahmedi me zinxhir tė mirė 5/264.

Kėto ishin disa argumente qė i ndalojnė muslimanėt qė t’u pėrngjajnė jobesimtarėve nė veshjet e tyre.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
  #8 (permalink)  
Vjetėr 30-11-2008, 12:19
Grafika e jeto22
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 18-07-2008
Lokacioni: Shkup
Postimet: 3,979
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,405
Falėnderuar 4,820 herė nė 2,739 Postime
Rep Fuqia: 1815
jeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond reputejeto22 has a reputation beyond repute
Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 8)

Kushtet e mbulesės nė Islam (Pjesa 8)

Kushti i tetė

Mos tė jetė e famshme (qė e dallon njeriun nga tė tjerėt)

Nuk i lejohet gruas (as mashkullit) qė tė veshė rroba tė famshme.
I Dėrguari salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar njė gjė tė tillė.
Ibn Omeri,Allahu qoftė i kėnaqur me tė,transmeton se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė;“Ai qė vesh rroba tė famshme nė dynja,Allahu i lartėsuar do t’i veshė atij rroba poshtėrimi nė Ditėn e Gjykimit,e pastaj do t’ia ndezė me zjarr.”
Ebu Davudi 2/172,ibn Maxhe 2/278-279 dhe shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen.Shih El Hixhab f. 110.

Rroba e famshme nėnkupton ēdo lloj rrobe qė vishet me qėllim tė famės ose qė dikush tė dallohet nga tė tjerėt.
I Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė;“Allahu i Lartėsuar do t’i veshė atij rroba poshtėrimi.”
Ibn Reslani ka thėnė;“Kjo pėr shkak se ai ka veshur rroba tė famshme nė dynja,qė tė mburret me to para tė tjerėve dhe Allahu i lartėsuar nė Ditėn e Gjykimit do t’i veshė atij rroba poshtėrimi,qė tė njihet me kėto rroba si dėnim pėr tė.” (Nilul Evtar 2/126)

Shejh Albani vazhdon dhe thotė;“Dhe kėtu kemi pėrfunduar me kushtet e mbulesės,qė jan vaxhibė dhe duhen plotėsuar nga tė gjitha motrat muslimane.

Dhe gjithashtu ėshtė vaxhib pėr ēdo besimtar t’ia plotėsojė kėto kushte gruas sė tij dhe ēdo femre e cila ėshtė nėn mbikėqyrjen e tij.
I Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė;
“Secili prej jush ėshtė bari dhe pėrgjegjės pėr tufėn e tij”,kurse Allahu i Lartėsuar thotė;“O ju qė besuat,ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri,lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.” (Et-Tahrim 6)

E lus Allahun e Lartėsuar qė tė na mundėsojė t’i kryejmė urdhrat e Tij dhe t’u largohemi ndalesave tė Tij!
Dhe falėnderimi i takon Allahut.

Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
__________________
''Nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin tuaj,e qe te mos jete ne shenime (liber-Levhi Mahfudh) para se te ngjaje ajo,e kjo per Allahun eshte lehte.
Ashtu qe te mos deshperoheni teper per ate qe u ka kaluar,e as te mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene,pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet te tjereve.''(El Hadidė 22-23)
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Understanding ISLAM and the MUSLIMS ebu_unejs English 0 29-11-2008 23:09
Sanksionet penale nė sheriatin Islam Esselamu_Alejkum Fikh 3 19-02-2008 11:21
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 20:18.