|
Kushtet e pranimit tė njė vepre
Kushtet e pranimit tė veprės tek Allahu i Lartėsuar Kushtet tė cilat e bėjnė veprėn tė cilėn e vepron muslimani tė pranuar, dhe tė shpėrblehet nga Allahu. Pėrgjigjja ėshtė e lehtė duhet qė muslimani tė ketė nijetin qė tė pasojė Kuranin dhe sunetin e saktė.
Kushtet e pranimit tė veprės janė:
- Sinqeriteti, Allahu i Lartėsuar thotė: E ata nuk ishin urdhėruar pėr tjetėr, vetėm sa pėr tė adhuruar qiltėrisht Allahun. (El Bejjine: 5)
Sinqeritet do tė thotė qė robi ti thotė tė tėra fjalėt e tij dhe ti bėjė tė tėra veprat e tij, tė dukshme dhe tė fshehta vetėm pėr hir tė Allahut tė Madhėruar. Allahu i Lartėsuar thotė: Jo pėr t'u shpėrblyer nga dikush, tė cilit i ka bėrė mirė mė parė, por vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė Lartit. (El Lejl: 19-20) Dhe thotė: Vėrtet ne ju ushqejmė vetėm pėr hir tė Allahut, nuk duam prej jush as shpėrblim dhe as falenderim. (El Insan: 9) Dhe thotė: Ai, qė dėshiron tė mirat e botės tjetėr, Ne do tia shtojmė tė mirat e kush dėshiron tė mirat e kėsaj bote, Ne ia japim, por nė Botėn tjetėr atij nuk i takon pjesė (nga tė mirat). (Esh Shura: 20)
Transmetohet nga Umeri Allahu qoftė i kėnaqur me tė se i Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ka thėnė: Veprat vlerėsohen sipas qėllimit dhe cdo kujt i takon ajo qė ka pėr qėllim, kush bėn hixhret pėr hir tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij atėherė shpėrblimin do ta marrė nga Allahu dhe i dėrguari i Tij. Ndėrsa kush bėn hixhret pėr tė fituar dicka nga pasuritė e kėsaj bote, apo pėr tu martuar me ndonjė femėr, atėherė shpėrblimi i emigrimit tė tij ėshtė ajo punė pėr tė cilėn ėshtė nisur. (Buhariu dhe Muslimi)
- Vepra tė pėrputhet me sheriatin pėr tė cilin na ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar dhe nuk mund tė adhurohet vetėm se me tė, i cili ėshtė pasimi i tė Dėrguarit tė Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, me atė tė cilėn ka ardhur ai. I Dėrguari i Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė ka thėnė: Nėse dikush punon njė punė qė nuk ėshtė nė pajtim me rrugėn tonė, atėherė ajo punė nuk do tė pranohet. (Muslimi) Ibni Kajjim El Xheuzi ka thėnė: Allahu i Lartėsuar ka bėrė sinqeritetin dhe pasimin e tė Dėrguarit tė Allahut paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė kusht pėr pranimin e veprave nėse kėto humbin atėherė veprat nuk pranohen te Allahu i Lartėsuar.
|