Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 04-06-2008, 15:44
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 03-04-2006
Postimet: 32
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 37 herė nė 18 Postime
Rep Fuqia: 0
Muharem Shaban Fazliu do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Mes'h mbi meste dhe argumenti e saj

Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du"
(Hadithet pėr dhėnien mes'h mbi meste)
Marrė nga libri me titull
"Buhuthun ue Fetaua fil Mes'hi alel Khufejn",
autori: Muhamed bin Salih el Uthejmin

بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Na ka treguar Amr b.Aliu,kėtij Abdu-l-Vehhabi,ky ka dėgjuar nga Jahja b.Se’idi,
kėtė e ka lajmėruar Sa’d b.Ibrahimi,ky nga Nafi’ b.Xhubejr b.Mut’imi,ky nga Urve b.Mugire b.Shu’be,i cili transmeton nga Mugire b.Shu’be,i cili ka udhėtuar sė bashku me Pejgamberin s.a.v.s.Gjatė udhėtimit,Pejgamberi s.a.v.s.ėshtė kthyer nė njė anė ta kryej nevojėn.Mugirja,mė pastaj i shtiu ujė pėr abdest.
Ai mori abdest duke larė fytyrėn dhe duart.Kokės i dha mes-h (e fshiu me dorė tė lagėt),e ashtu u dha mes-h edhe mesteve.
Sahih“ul“Buhari 1 Hadithi nm.182

Na ka treguar Esbeg b.Ferexh el-Misriu,duke transmetuar nga Ibėn Vehbi,kėtij Amri,kėtij Ebu Nadri,ky nga Ebu Seleme b.Abdurrahmani,ky nga Abdullah b. Omeri,ky nga Sa’d b.Ebu Vekkasi,i cili tregon Pejgamberi s.a. v.s.,i ka fshirė mestet me dorė tė lagur (u ka bėrė mes-h).Abdullah b.Omeri e ka pyetur Omerin lidhur me kėtė.Ai ėshtė pėrgjigjur:
"Po,sepse,kur Sa’di tė transmeton diēka nga Pejgamberi s.a.v.s.,atėherė, pėr atė ēėshtje mos pyet tjetėr."
Edhe Musa b.Ukbe ka thėnė:"Mė ka njoftuar Ebu Nadri,kėtė Ebu Seleme,se rastin e sipėrshėnuar ia ka treguar Sa’di,duke thėnė se Omeri,gjithashtu,ia ka treguar Abdullahut." Sahih“ul“Buhari 1 Hadithi nm.202

Nė librin el Muhala (tė Ibn Hazmit),vėll.2,fq.100,thuhet:
"Lejohet mes'hu mbi mesten e grisur edhe nėse shfaqet shumica e kėmbės,pėr sa kohė qė njė pjesė e mestes qėndron nė kėmbė,si dhe ėshtė transmetuar nga Sufjan eth-Theuri se ka thėnė:"I jepet mes'h pėrderisa quhet meste".

Na ka treguar Amr b.Halid el-Haraniu,kėtij ia ka transmetuar Lejthi,kėtij Jahja b. Se’idi,kėtij Sa’d Ibra himi,ky nga Nafi’ b.Xhubejri,ky nga Urve b.Mugire,e ky nga babai i vet,Mugire b.Shu’be r.a.,i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.,ka dalur pėr tė kryer nevojėn,kurse Mugirja e ka pėrcjellur duke mbajtur njė enė tė vogėl prej lėkure me ujė.Kur Pejgamberi s.a.v.s.e kreu nevojėn,Mugirja i qiti ujė dhe ai mori abdest.Mestet ndėrkaq,i fshiu me dorė tė lagur (iu dha mesh).
Sahih“ul“Buhari 1 Hadithi nm.203

Nė librin el Mexhmu,vėll.2,fq.486,ka transmetuar Ibnul Mundhiri lejimin e dhėnies mes'h mbi meste nga nėntė sahabe dhe tha:"Kanė pėrmendur dijetarėt e medhhebit tonė se Umeri dhe Aliu radijallahu anhuma e lejonin dhėnien mes'h edhe nėse mestja ėshtė e hollė.Po ashtu kjo fjalė transmetohet nga Ebu Jusufi,Muhamed (Ibn Hasen),Is'hak (Ibn Rahujeh) dhe Daud (edh-Dhahirij)".

Na ka treguar Ebu Nu’ajmi,kėtij Shejbani,ky nga Ebu Seleme,ky nga Xha’fer b. Amr b.Umejje ed-Damriu,e kėtė e ka njoftuar babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s.
i ka fshirė mestet (mbathjen) me dorė tė lagur.
Hadithin e sipėrshėnuar e transmeton edhe Harb b.Sheddadi dhe Ebani,e ky nga Jahjai.Sahih“ul“Buhari 1 Hadithi nm.204

Nė librin Xheuahirul Iklil Sher-h Mukhtesar el Khalil,vėll.1 fq.24,thuhet:
"el Xheurab ėshtė veshja tė cilėn e pėrdor personi nė formė tė mestes,e prodhuar nga pambuku apo leshi,e cila njihet tek banorėt e Egjiptit me emrin ēorape (shurab)".

Na ka treguar Abdani,kėtij Abdullahu,kėtij Evzaiu,ky nga Jahjai,ky nga Ebu Seleme,ky nga Xha’fer b. Amri,e ky nga babai i vet,i cili ka thėnė:"E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. kur i jepte mes-h sarrėkut dhe mesteve tė veta."Ma’meri pajtohet me Evzaiun,duke e transmetuar kėtė rast nga Jahjai,ky nga Ebu Seleme,e ky nga Amri,i cili thotė: "E kam parė Pejgamberin s.a.v.s......"
Sahih“ ul “Buhari 1 Hadithi nm.205

➪ Mes'hi mbi meste ka katėr kushte.

Marrė nga broshura me titull "Buhuthun ue Fetaua fil Mes'hi alel Khufejn",autori: Muhamed bin Salih el Uthejmin

〇〉Kushti i parė: T’i ketė veshur duke qenė me abdes.
➥ Argumenti i kėtij kushti ėshtė fjala e Pejgamberit,salallahu alejhi ue selem;
Na ka treguar Ebu Nu’ajmi,kėtij Zekerijai,ky nga Amri,ky nga Urve b.Mugire,ky nga babai i vet,i cili ka treguar:"Kam qenė me Pejgamberin s.a.v.s. nė njė ekspeditė.Desha qė t’ia heq mestet,por ai mė tha:
‘Lėri,sepse i kam veshur me kėmbė tė pastra (me abdest)!’Dhe vetėm i pėrshkoi me duar tė lagura (u dha mes-h)."
Sahih“ ul “Buhari 1 Hadithi nm.206 dhe Muslimi (274/79,80),

〇〉Kushti i dytė:
Tė jenė mestet apo ēorapet tė pastra,sepse nėse janė tė pista nuk lejohet t'u jepet mes'h.
➥ Argumenti i kėtij kushti ėshtė se Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem,po falej njė ditė me shokėt e tij dhe kishte tė veshura nallet e tij,tė cilat i hoqi gjatė namazit.Pasi mbaroi namazin i lajmėroi sahabet se i erdhi Xhibrili a.s.dhe e lajmėroi qė nė nallet e tij kishte papastėrti. (Transmeton Ebu Daudi nr.650)
Ky hadith tregon qė nuk lejohet tė falet namazi me diēka nė tė cilėn ka papastėrti.Nėse do i japė mes'h me dorė tė lagur papastėrtisė (qė gjendet nė meste),do i ngjitet ajo personit,kėshtu qė mes'hi nė kėtė rast nuk mund tė jetė pastrues.

〇〉Kushti i tretė:
Tė jetė mes'hi nė papastėrtinė e vogėl dhe jo nė xhunubllėk,apo ēfarė e bėn tė detyrueshme guslin.
➥ Argumenti i kėtij kushti ėshtė hadithi i Safuan bin Asal,i cili tha:
"Pejgamberi,s.a.v.s.,na ka urdhėruar qė kur tė jemi nė udhėtim mos t'i heqim mestet tona pėr shkak tė urinės,jashtėqitjes,apo gjumit tri ditė e netė,pėrveē nėse ndodh xhunubllėk".
(Transmeton Tirmidhiu nr.96,Nesai nr.127,Ibn Maxheh nr.478).
Pra,mes'hi jepet nė papastėrtinė e vogėl dhe nuk lejohet t'i jepet mes'h nė papastėrtinė e madhe,siē dėshmon hadithi i lartpėrmendur.

〇〉Kushti i katėrt:
Tė jetė mes'hi gjatė kohės sė caktuar me sheriat,kohė e cila ėshtė njė ditė-natė pėr mukimin dhe tre ditė e netė pėr musafirin.
➥ Argument pėr kėtė kusht ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Ali bin Ebi Talib,i cili tha:"Pejgamberi, s.a.v.s.,i ka caktuar mukimit njė ditė-natė kurse musafirit tre ditė e netė,dmth nė mes'hin mbi meste".
(Transmeton Muslimi nr.276)

Ibn el-Kajjim Allahu e mėshiroftė,nė Zaad el-Me“ad (1/199), ka thėnė:
"Ai nuk ka nevojė tė bėjė mė tepėr sesa ėshtė e nevojshme nė bazė tė gjendjes sė kėmbėve tė tija.Nėse ka tė mbathura khufufet ai duhet t“u japė mes“h atyre dhe tė mos i heqė,ndėrsa nėse kėmbėt i ka tė zbathura ai duhet t“i lajė ato dhe nuk duhet t“i mbathė ēorapėt me qėllim qė t“u japė mes'h atyre.Ky ėshtė mendimi mė i saktė sa i pėrket ēėshtjes se,a ėshtė mė i mirė mes“hi apo larja.Ky ėshtė mendimi i Sheikhut tonė (Sheikh el-Islam Ibn Tejjmijeh)."

Nuk lejohet t'i japė mes'h nėse pastėrtia ėshtė pastėrti tejemumi,sepse Pejgamberi, s.a.v.s.,tha:
"Unė i kam veshur duke i pasur kėmbėt e pastra (duke qenė me abdes)",dhe pastėrtia e tejemumit nuk ka tė bėjė me kėmbėt por vetėm me fytyrėn dhe duart.Nėse njė person nuk ka ujė ose ėshtė i sėmurė qė nuk pėrdor dot ujin pėr abdes,i lejohet t'i veshė mestet edhe po nuk qe i pastėr, dhe i mban tė veshura pa kohė tė pėrcaktuar derisa tė gjejė ujė apo derisa tė shėrohet nga sėmundja e tij,sepse kėmba nuk ka lidhje me pastėrtinė e tejemumit.

Pyetja: Shohim disa persona qė i japin mes'h pjesės sė poshtme sė mes'hit dhe pjesės sė sipėrme,ēfarė gjykimi ka ky mes'h qė ata bėjnė dhe ēfarė gjykimi ka namazi i tyre?
Pėrgjigje: Namazi i tyre ėshtė i saktė dhe abdesi i tyre ėshtė i saktė, por duhet t'u tėrhiqet vėrejtja se mes'hi i pjesės sė poshtme nuk ėshtė nga sunneti.Transmetohet nė librat e Sunetit se Ali bin Ebi Talib ka thėnė: "Sikur tė ishte feja me llogjikė,do ishte pjesa e poshtme e mestes mė parėsore pėr t'i dhėnė mes'h sesa pjesa e sipėrme.E kam parė Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem,duke i dhėnė mes'h pjesės sė sipėrme tė mesteve tė tij". Ky hadith tregon se ėshtė e ligjėruar t'i jepet mes'h vetėm pjesės sė sipėrme.(Ebu Daud nr.162 dhe 164)

Pyetja: A ėshtė detyrė nijeti,dmth:nėse do tė veshė meste apo ēorape,
a duhet tė bėjė nijet qė do u japė mes'h?
A duhet ta bėjė nijet qė do u japė mes'h si mukim apo si udhėtar,apo nijeti nuk ėshtė detyrė?
Pėrgjigje: Nijeti nuk ėshtė detyrė nė kėtė ēėshtje,sepse gjykimi ėshtė i lidhur me ekzistencėn e mes'hit pa pasur nevojė pėr nijet.Kjo ėshtė njėsoj si veshja e rrobės pėr tė cilėn nuk ėshtė kusht ta bėsh nijet pėr tė mbuluar auretin nė namaz,pra nuk ėshtė kusht qė kur t'i veshė mestet ta bėjė nijet pėr t'iu dhėnė mes'h.Po ashtu nuk ėshtė kusht nijeti i pėrcaktimit tė kohės gjatė sė cilės do i japė mes'h.Nėse ėshtė musafir ka tė drejtėn e mes'h tre ditė e netė,e bėri apo nuk e bėri nijet,ndėrsa nėse ėshtė mukim ka tė drejtėn e mes'hit njė ditė-natė,e bėri apo nuk e bėri nijet.

Pyetja: Sa ėshtė largėsia e udhėtimit apo cili ėshtė udhėtimi nė tė cilin lejohet mes'hi tre ditė e netė?
Pėrgjigje: Ai udhėtim nė tė cilin lejohet ta shkurtosh namazin ėshtė i njėjti udhėtim nė tė cilin lejohet mes'hi tre ditė e netė,sepse nė hadithin e Safuan bin Asal,qė e pėrmendėm mė parė,thuhet:"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,na ka urdhėruar qė kur tė jemi nė udhėtim...",pra pėrsa kohė qė njeriu konsiderohet udhėtar dhe shkurton namazin,i lejohet t'i japė mes'h tre ditė e netė.

Pyetja: Nėse njė person nuk e mban mend mirė kur ka filluar koha e mes'hit,ēfarė tė bėjė?
Pėrgjigje: Nė kėtė rast do ecė me atė ēfarė ėshtė i sigurt nė tė.
Psh: nuk ėshtė i sigurt a i ka dhėnė mes'h pėr herė tė parė nė namaz tė drekės apo tė ikindisė.Nė kėtė rast e konsideron fillimin e mes'hit nga namazi i ikindisė,sepse origjina ėshtė qė nuk i ka dhėnė mes'h.
➥ Argumenti i kėsaj origjine qė pėrmendėm ėshtė rregulli:ēdo gjė ngelet nė atė gjykim qė kishte mė parė derisa tė vėrtetohet diēka tjetėr.Origjina ėshtė mosekzistenca,sepse kur njė person u ankua tek Pejgamberi,s.a.v.s.,se atij i dukej sikur nxirrte gazra nė namaz,ai,salallahu alejhi ue selem,tha:"Mos ta ndėrpresė namazin derisa tė dėgjojė zhurmė apo tė ndjejė erė".
(Transmeton Buhari nr.137 dhe Muslimi nr.361)

Pyetje: Nėse personi i heq ēorapet duke qenė me abdes e pastaj i vesh pėrsėri pa u prishur abdesi,a i lejohet t'i japė mes'h?
Pėrgjigje: Nėse i heq ēorapet e pastaj i vesh pėrsėri duke qenė me abdesin e tij tė parė (abdes nė tė cilin i ka larė kėmbėt) nuk ka problem qė t'i veshė mestet dhe t'i japė mes'h.Ndėrsa nėse u ka dhėnė mes'h ēorapeve dhe i heq,nuk lejohet qė t'i veshė dhe t'u japė mes'h,sepse veshja e mesteve duhet tė bėhet duke qenė i pastėr me pastėrti ujore (pra me abdes nė tė cilin i ka larė kėmbėt).

Pyetje: Pra nuk mund tė themi qė heqja e mesteve e prish mes'hin?
Pėrgjigje: Nėse e heq mesten nuk i prishet abdesi por i prishet mes'hi, kėshtu qė nėse i vesh mestet pėrsėri dhe i prishet abdesi,duhet patjetėr t'i heqė mestet dhe tė marrė abdes duke larė kėmbėt.Praėshtė e rėndėsishme tė dihet se duhet tė vishen mestet me abdes,nė tė cilin i ka larė kėmbėt.Kjo ėshtė qė dimė nga dijetarėt.

Pyetja 13: Shpeshherė njerėzit pyesin:
Cila ėshtė mėnyra e saktė e dhėnies mes'h dhe vendi tė cilit i jepet mes'h?
Pėrgjigje: Mėnyra e dhėnies mes'h ėshtė tė kalojė dorėn e tij tė lagur qė nga majat e gishtėrinjve tė kėmbės e deri aty ku fillon kėrciri.Vetėm kaq. Pra vendi tė cilit i jepet mes'h ėshtė pjesa e sipėrme e mestes,duke e kaluar dorėn nga majat e gishtėrinjve tė kėmbės deri aty ku fillon kėrciri.Mes'hi bėhet me tė dyja duart mbi tė dyja kėmbėt,pra me dorėn e djathtė i jep mes'h kėmbės sė djathtė dhe me dorėn e majtė i jep mes'h kėmbės sė majtė.I jep mes'h me tė dyja duart njėkohėsisht,ashtu siē bėn me veshėt.Kjo ėshtė qė kuptohet nga Suneti nė pamje tė jashtme,siē tha Mugirah bin Shubeh:"Dhe u dha mes'h tė dyjave.Pra nuk tha:
Filloi me tė djathtėn,por tha:U dha mes'h tė dyjave.Kjo ėshtė qė kuptohet nga hadithi.Po,nėse dikujt nuk i funksionon njėra dorė,i jep mes'h me dorėn tjetėr tė dy
kėmbėve,duke filluar me tė djathtėn dhe pastaj tė majtėn.
Shumė njerėz i japin mes'h tė djathtės duke pėrdorur tė dyja duart dhe po ashtu tė majtės me tė dyja duart.Me aq sa di unė,kjo ėshtė diēka pabazė sepse dijetarėt thonė:I jep mes'h me dorėn e djathtė kėm- bės sė djathtė dhe me dorėn e majtė kėmbės sė majtė.

Pyetja:A janė tė vlefshme dispozitat e mes'hit pėr gratė ashtu siē janė pėr burrat? A ka dallim mes ne kėtė gjė?
Pėrgjigje: Nuk ka asnjėlloj dallimi mes burrave dhe grave nė kėtė gjė.
Duhet ta keni gjithmonė parasysh njė rregull (parim bazė) i cili thotė:
Origjina ėshtė qė ēdo gjykim qė vėrtetohet pėr burrat ėshtė i njėjtė edhe pėr gratė.
Po ashtu dhe e kundėrta,pėrveēse nė ato gjėra ku ka argument qė e dallon njėrėn palė nga tjetra me gjykim tė veēantė.

Pyetja: Ēfarė gjykimi ka nėse heq ēorapen apo njė pjesė tė tij pėr tė kruar kėmbėn apo pėr tė hequr diēka si psh gur,etj?
Pėrgjigje: Nėse e fut dorėn nėn ēorape nuk ka problem,ndėrsa nėse e heq duhet tė shohim: nėse e heq njė pjesė tė vogėl nuk prish punė,ama nėse heq njė pjesė tė madhe tė mes'hit,nė mėnyrė tė atillė qė e shfaq shumicėn e kėmbės,kjo e prish mes'hin.

➪ Mes'hi mbi imameh (sarėkun - ēallmėn)

Pyetja: A lejohet mes'hi mbi amaim (shumėsi i fjalės imameh/ēallmė)?
Ēfarė kushtesh ka pėr kėtė?
Cila ėshtė forma e imames?
Pėrgjigje: Dhėnia mes'h mbi imameh ėshtė ndėr gjėrat tė cilat janė transmetuar nė sunetin e Pejgamberit,salallahu alejhi ue selem.Pra lejohet t'i jepet mes'h.I jepet mes'h tė gjithės ose pjesės mė tė madhe tė saj.Gjithashtu nga suneti ėshtė qė sė bashku me imamen t'i japė mes'h asaj pjese tė kokės qė ka ngelur pa mbuluar,si psh balluket ose pjesa anėsore e kokės dhe veshėt. (Siē transmetohet nė Buhari nr.205 dhe Muslim nr.274).

Pyetja: A ka tė njėjtin gjykim shimagu (shamia e kokės qė pėrdorin Arabėt)dhe khimari (mbulesa e kokės sė gruas)?
Pėrgjigje: Pėrsa i pėrket shimagut dhe takijes,kėto nuk marrin gjykimin e imames nė mėnyrė absolute.
Ndėrsa kapuēi qė vishet dimrit,i cili e mbulon tė gjithė kokėn sė bashku me veshėt dhe qė mund ta ketė pjesėn e poshtme qė mbėshtillet rreth qafės,ky ėshtė njėsoj si imameh sepse ka vėshtirėsi nė heqjen e tij,prandaj i lejohet t'i japė mes'h.
Pėrsa i pėrket grave,sipas medhhebit tė imam Ahmedit (nė fjalėn mė tė njohur nga ai),lejohet t'i japin mes'h mbi khimar nėse ėshtė i mbėshtjellur nėn fyt, sepse kjo ėshtė transmetuar nga disa gra tė sahabėve,Allahu qoftė i kėnaqur me to.

➪ Ligjshmėria e mes'hit nė Sunnet
Ėshtė transmetuar sunneti nė kėtė ēėshtje muteuatiran (sh.p:nė rrugė tė shumta transmetimi,tė pakundėrshtueshme) nga Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem.
Imam Ahmedi thotė:
"Nuk ka nė zemrėn time asnjėlloj dyshimi apo sikleti nė lidhje me mes'hin.Janė transmetuar 40 transmetime nga i Dėrguari i Allahut dhe sahabet e tij".
"Ue mes'hul khufejni ue hadhi ba'du": Si dhe hadithet pėr dhėnien mes'h mbi meste.
Kėto qė pėrmendėm janė vetėm disa shembuj nga ēėshtjet nė tė cilat hadithet
janė muteuatirah.)
Ky pra ishte argumenti i ligjshmėrisė sė mes'hit nga Kurani dhe Suneti.
Shejh Ibn Uthejmin.

Muharem ibn Shaban ibn Fazliu
Melbourne - Australi.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Ervala (04-06-2008), hadixhe (20-06-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Vasite argumenti nastrana! Bozjata zapoved kazuva Ne! Muharem Shaban Fazliu Maqedonisht 0 04-06-2008 14:49
Mbulesa Islame Ebu_Shuajb Gruaja dhe Familja 5 03-02-2008 18:33
Argumenti nga suneti se mund tu japesh mes'h corapeve ato duhet te mbulojne zogun..? sunnih Kuiz Islam 6 09-01-2007 23:37
Kush eshte qafir e kush eshte bidatgji ? Mumin Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 23-09-2006 19:19
Argumentet e Egzistencės sė Zotit Uthman Ibn Affan Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala 6 22-03-2006 23:14


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 22:24.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.