|
Nga rregullat e kurbanit
Nga rregullat e kurbanit
Therrja e kurbanit ėshtė prej simboleve tė dukshme tė Islamit, simbol pwr tė cilin mbarė muslimanėt janė tė pajtuar se ėshtė i ligjshėm, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimisht e ka kryer kėtė ibadet, siē tregon Enesi, radijall-llahu anhu:
أن رسول الله -صلى الله عليه وسلم- انكفأ إلى كبشين أقرنين أملحين، فذبحهما بيده
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i mori dy desh me brina dhe tė majmė, e i therri me dorė tė vet. (Buhariu).
Nė vazhdim do ti pėrmendim disa rregulla dhe ēėshtje qė kanė tė bėjnė me therrjen e kurbanit, edhe ate nėn kėto nėntituj:
Njė: Vendimi i sherijatit mbi therrjen e kurbanit:
Dijetarėt i kanė dy mendime mbi kėtė ēeshtje, shumica e dijetarėve thonė se ėshtė sunnet i fortė, kurse tė tjerėt thonė se ėshtė vaxhib. I kėtij mendimi ėshtė edhe Shejhul-Islam Ibėn Tejmijje, rahimehull-llah.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
مَنْ كَانَ لَهُ سَعَةٌ وَلَمْ يُضَحِّ فَلَا يَقْرَبَنَّ مُصَلَّانَا
Kush ka mundėsi tė therrė kurban e nuk therrė, le tw mos i afrohet musal-lasė (vend i faljes sw namazit tw Bajramit) sonė. (hadithi ėshtė hasen, transmeton Ibn Maxhe).
Dhe thotė:
مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ أَنْ يُصَلِّيَ فَلْيُعِدْ مَكَانَهَا أُخْرَى وَمَنْ لَمْ يَذْبَحْ فَلْيَذْبَحْ
Kush ka therrė para se ta fal namazin, le ta therrė njė tjetėr, e kush nuk ka therrur le tė therrė. (Buhariu dhe Muslimi).
Mirėpo ai qė nuk ka qė tė therrė let mos brengoset sepse pėr tė ka therrur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siē tregon Xhabiri, radijall-llahu anhu, nw hadithin qw e transmeton Ahmed, dhe Hakim i cili thotė se ėshtė hadith i vėrtetė, e nė kėtė pajtohet edhe Dhehebi.
Dy: Koha e therrjes e Kurbanit.
Koha e therrjes fillon pas faljes sė namazit tė bajramit, duke u mbėshtetur nė hadithin tė cilin e transmeton Enesi, radijall-llahu anhu:
من ذبح قبل الصلاة فإنما ذبح لنفسه، ومن ذبح بعد الصلاة فقد تم نسكه وأصاب سنة المسلمين
Kush ka therrur para namazit, ka therrur pėr vehte (domethėnė pėr mish), kurse kush therrė pas namazit, ai ka therrur kurban dhe e ka qėlluar sunnetin e muslimanėve. (Buhari).
Koha e therrjes vazhdon deri nė ditėn e fundit tė teshrikut, pra deri nė ditėn e 13 tė muajit Dhulhixhxhe, (dita e katwrt, dita e fundit e Bajramit), kėshtu qė ditėt pėr tė therrur kurban janė katėr ditė, duke u mbėshtetur nė hadithin e Xhubejr ibn Metamit:
(... وفي كل أيام التشريق ذبح)
Nė tė gjitha ditėt e teshrikut mund tė therrish kurbanin. (Ahmed dhe Darekutni, Ibėn Haxher thotė: senedi ėshtė me burra tė pėrpiktė-thikat).
Por pa dyshim qw ėshtė mė mirė tė therret kurbani nė ditėn e parė pas namazit tė bajramit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
إن أوّل ما نبدأ به من يومنا هذا أن نصلي، ثم نرجع فننحر
Vepra e parė me tė cilėn fillojmė ditėn e sotit (ditėn e kurban bajramit), ėshtė namazi. Pastaj kthehemi dhe therrim kurbanin. (Buhari).
Tre: Forma e therrjes.
Sunnet ėshtė qė njeriu ta therrė kurbanin me dorėn e vet. Nėse ėshtė lopė ose dele e shtrinė ate nė anėn e majtė, tė drejtuar kah Kibleja, e vėndon kėmbėn nė qafėn e saj dhe gjatė therrjes thotė: bismil-lah, All-llahu Ekber, All-llahumme hadha minke ve leke, All-llahumme tekabbel minni ve an ehli bejti.
Nė kėtė aludojnė hadithet qė do ti pėrmendim nė vijim:
ضحى النبي بكبشين أملحين أقرنين، ذبحهما بيده، وسمّى وكبّر، ووضع رجله على صفاحهما
Pejgamberi therri dy deshė tė majmė dhe me brirė, i therri ata tw dytw me dorėn e vet, e pėrmendi emrin e All-llahut dhe bėri tekbir, kurse kėmbėn e vėndoi nė qafėn e tyre. (Buhariu).
أن رسول الله أمر بكبش أقرن، يطأ في سواد، ويبرك في سواد، وينظر في سواد، فأتي به ليضحي به، فقال لها: يا عائشة هلمي المدية، ثم قال: اشمذيها بحجر، ففعلتُ، ثم أخذها وأخذ الكبش فأضجعه، ثم ذبحه ثم قال: باسم الله، اللهم تقبل من محمد وآل محمد ومن أمّة محمد، ثم ضحى به
I Dėrguari urdhėroi ti sillet njė dash me brirė, me thundra tė zeza, gjunjė tė zi dhe pėrreth syrit ti ketė tė zeza. Ia sollėn qė ti therrė, e ky i tha asaj: Oj Aishe, ma sjell thikėn! Pastaj i tha: sprehe ate me gurė. Ajo e sprehu. Pastaj e morri (Pejgamberi) ate (thikėn) dhe mori njė dash dhe e shtriu, pastaj e therri dhe tha: bismil-lah, All-llahumme tekabbel min Muhammedin ve alu Muhammed ve min ummeti Muhammed, pastaj e pėrfundoi kurbanin. (Muslimi).
Kurse Ibwn Omer, radijall-llahu anhu, urrente tė ngrėnte nga kurbani i cili nuk ishte therrur nė drejtim tė kibles.
Nėse kurbani ėshtė deve, ia lidhė kėmbėn e majtė dhe e thėrrė nė fyt, sepse kur Ibwn Omer, radijall-llahu anhu, ka parė njė njeri duke therrė njė deve tė shtrirė, i ka thėnė: ngrite nė kėmbė dhe lidhja kėmbėn e majtė, ky ėshtė sunneti i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (Buhari dhe Muslim).
Katėr: Ndalohet tė shitet diē nga kurbani.
Nuk lejohet tė shitet asgjė nga kurbani, as qimet e as lėkura. Gjithashtu nuk lejohet ti jipet si pagesė kasapit (therrwsit tw kurbanit) gjė nga kurbani, kjo ngase Ali, radijall-llahu anhu, thotė:
أمرني رسول الله -صلى الله عليه وسلم- أن أقوم على بُدْنه، وأن أتصدق بلحمها وجلودها وأجلتها، وأن لا أعطي الجزار منها
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mė ka urdhėruar qė tė kujdesem pėr kurbanin e tij, ta jap sadaka mishin, lėkurėn dhe qimet e tija dhe mos ti jap kasapit nga mishi i saj asgjė. (Buhari dhe Muslim).
قال: نحن نعطيه من عندنا
Dhe tha: Ne i japim atij prej asaj qė e posedojmė. (Muslim).
Pesė: اka mund tė therret kurban.
1- Vetėm devetė, lopėt dhe dhentė vlejnė pėr tu therrė kurban, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
لِّيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَى مَا رَزَقَهُم مِّنْ بَهِيمَةِ الأَنْعَامِ
qė ata tw mund tw pėrmendin emrin e All-llahut mbi bagwtinw tw cilwn Ai ua ka dhuruar atyre
(El-Haxhxh: 34).
Behimetul-enam-nw arabisht janw devetė, lopėt dhe dhentė. (Shih: El-Mugni, 13/368 dhe tefsiri i Ibwn Kethir-it 5/412).
2- Njė dele mjafton pėr njė njeri dhe familjen e tij, duke u mbėshtetur nė fjalėn e Ebu Ejubit, radijall-llahu anhu, kur e kanė pyetur: si ka qenė therrja e kurbanėve nw kohėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Ka thėnė: Njė njeri therrte njė dele pėr vehte dhe pėr familjen e vet. (Tirmidhi).
3- Njė deve ose njė lopė mjafton pėr shtatė kryefamiljarw dhe familjet e tyre, duke u mbėshtetur nė hadithin e Xhabirit, radijall-llahu anhu, i cili thotė:
خرجنا مع رسول الله -صلى الله عليه وسلم- مهلين بالحج، فأمرنا رسول الله -صلى الله عليه وسلم- أن نشترك في الإبل والبقر، كل سبعة منا في بدنة
Dolėm me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr nė haxhxh dhe na urdhėroi qė tė marim pjesė nė deve dhe lopė, shtatė persona nė njė deve. (Muslim).
4- Deleja sė paku duhet ti ketė gjashtė muaj, e cila nė arabisht quhet xhidhun, sepse Ukbe Ibwn Amir, radijall-llahu anhu, ka thėnė:
ضحينا مع رسول الله بجذع من الضأن
Kemi therrur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, xhidhun prej dhenve. (Nesai).
Kurse prej lopėve, deveve dhe dhive ato qė nė arabisht quhen sinneh, ose musinneh, pra dhia qė i ka mbushur njė vjet, lopa qė i ka mbushur dy vjet dhe deveja qė i ka mbushur pesė vjet. Duke u mbėshtetur nė hadithin e Xhabirit, radijall-llahu anhu:
لا تذبحوا إلا سنة، إلا أن يعسر عليكم، فتذبحوا جذعة من الضأن
Therrni vetėm sinneh, e nėse e keni vėshtirė ju lejohet tė therrni edhe xhidhun nga dhentė. (Muslim).
5- Katėr gjėra nuk lejohen ti posedojė kurbani, siē tregohet nė hadithin e Bera Ibwn Azib-it, radijall-llahu anhu:
أربع لا تجوز في الأضاحي: العوراء البيّن عورها، والمريضة البيّن مرضها، والعرجاء البيّن ظلعها، والكسير، وفي لفظ: والعجفاء التي لا تنقي
Katėr kafshė nuk lejohen pėr kurban: e verbėra me verbėri tė qartė ( ajo tw cilws i mungon ndonjėri sy), e sėmura me sėmurje tė qartė, e ēala qė qartė i shihet kjo e metė, e thyera dhe ajo qė ska trup nga dobėsia. (shejh Albani thotė: hadithi ėshtė sahih).
Gjashtė: اka nuk duhet tė bėjė ai qė do tė therrė kurban.
Kur tė hyjnė dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes i ndalohet atij qė dėshiron tė therrė kurban ti pret flokėt, thonjtė, ose lėkurėn derisa ta therrė kurbanin, duke u mbėshtetur nė hadithin e Ummu Selemes, radijall-llahu anha:
إذا دخلت العشر وأراد أحدكم أن يضحي فـلا يمس من شعره وبشره شيئاً)، وفي رواية (ولا من أظافره شيئاً حتى يضحي
Kur tė hyjnė dhjetė ditėt e Dhul-Hixhxhes dhe ndonjėri prej jush dėshiron tė therrė kurban mos tė prek flokėt e as lėkurėn e tij. Nė trasmetimin tjetėr qėndron: e as nga thonjtė derisa ta therrė kurbanin. (Muslim).
Kjo ndalesė vlen vetėm pėr ate i cili do tė therrė kurban, kurse anėtarėt tjerė tė familjes, siē ėshtė gruaja dhe fėmijėt, nuk i kaplon kjo ndalesė, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka pėrmendur vetėm ate qė dėshiron tė therrė kurban, e jo edhe ata pėr tė cilėt therret kurbani.
Nėse ndokush i pret floket ose thonjtė me qėllim gjatė kėtyre ditėve, kjo nuk e ndalon nga therrja e kurbanit, as qė kėrkon shpagim, mirėpo duhet tė pendohet tek All-llahu, subhanehu ve teala, pėr kėtė gabim.
Shtatė: Kurbani pėr tė vdekurin.
- Therrja kurban pėr tė vdekurin nė shenjė sadakaje nuk ėshtė sunnet, kjo sepse Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i pat vdekur xhaxhai i tij, Hamza; gruaja e tij Hadixheja, tre vajzat e martuara, tre fėmijė tė vegjėl, e pėr asnjėrin prej tyre nuk ka therrur kurban. Po tė ishte gjė e pėlqyeshme ai do tė therrte pėr ta.
- Por nėse i vdekuri ka lėnė vasijet (testament, porosi) qė tė therret pėr te kurban, atėhere mundet, sepse vasijeti i tė vdekurit duhet zbatuar.
All-llahu e di mė sė miri.
Pėrpiloi: Bekir Halimi
__________________
Lindni pėr tė jetuar ndėrtoni pėr tė shkatėrruar nxitoni pas tė kaluarės e harroni tė pėrhershmėn. ( Ebu Dher El Gifari r.a )
|