Nga boshnjakishtja:
Mehas Alija
http://www.breziiri .com/modules/ news/article. php?storyid= 96
Ka njė kohė tė gjatė qė parashtrohet pyetja nė lidhje me pėrdorimin e tespiheve, prandaj nė kėtė fetva kam tubuar hadithe dhe tradita (ethere) ta cilat kanė tė bėjnė mė kėtė temė, kurse Allahu, xh.sh., ėshtė ndihmės i mjaftueshėm.
Ibn Omeri, r.a., ka thėnė: E kam parė tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., se si bėnte tespih mė gishtėrinjtė e tij. (Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davud, Et-Tirmidhi, En-Nesai dhe El-Hakimi, i cili mban qėndrimin se ky transmetim ėshtė autentik).
Busejra, njėra nga muhaxhiret, transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Bėni (o ju gra) tespih, tehlil dhe takdis dhe mos jini shpėrfillėse qė ta harroni tevhidin! Dhe numėroni me gishtėrinjtė tuaj, sepse do tė pyeten (edhe gishtėrinjtė) dhe ato do tė pėrgjigjen! (Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davudi, Et-Tirmidhi dhe El-Hakimi).
Safija, r.anha, ka treguar: Njėherė tek unė hyri i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ndėrsa pra meje gjendeshin 4.000 (kocinj) (koshpica) nga hurmat me tė cilat kam bėrė tespih, e mė pyeti: Ēėshtė kjo, oj bija e Hujejės? Unė u pėrgjigja: Me to bėj tespih! Pejgamberi, a.s.,: Qė kur u largova prej teje, unė mė shumė tespih kam bėrė nga kjo! I thash: Mėsomė me tė, o i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., e ai tha: Thuaj: Subhanallahi adede ma haleka min shejin Qoftė i madhėruar Allahu aq herė sa edhe janė krijesat e Tij! (Et-Tirmidhi, El-Hakimi dhe Et-Taberani) .
Sad ibn Vekkasi, r.a., ka hyrė me tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., tek njė grua para sė cilės janė gjetur koci ose gurės tė imė me tė cilėt ka bėrė tespih, e i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., asaj i ka thėnė: A dėshiron tė tė lajmėroj pėr diēka qė tė ėshtė mė e lehtė dhe mė e vlershme nga kjo? Thuaj: Subhanallahi adede ma haleka fis-semai; Subnahallahi adede ma haleka fil-erdi; Subhanallahi adede ma bejne dhalike ve Subhanallahi adede ma Huve halikun Qoftė i madhėruar Allahu me numrin e krijesave nė qiej! Qoftė i madhėruar Allahu me numrin e krijesave nė tokė! Qoftė i madhėruar Allahu me numrin e krijesave ndėrmjet tyre! Qoftė i madhėruar Allahu me numrin e krijesave qė do ti krijoj! Pastaj: Allahu ėshtė mė i madhi (Allahu ekber) nė tė njėjtėn mėnyrė; pastaj: Falėnderimi i takon Allahut (El-hamdu lil-lah) nė tė njėjtėn mėnyrė; dhe pastaj: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut (La ilahe il-lallah) nė tė njėjtėn mėnyrė; dhe: Nuk ka forcė dhe as fuqi pėrveēse me Allahun, (La havle ve la kuv-vete il-la bil-lah) nė tė njėjtėn mėnyrė. (Ebu Davud, Et-Tirmidhi, i cili thotė qė hadithi ėshtė hasen (i mirė), En-Nesai, Ibn Maxhe, Ibn Hibban dhe Hakimi, i cili mban qėndrimin se hadithi ėshtė autentik.)
Ebu Safijjes, r.a., shėrbėtorit tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., iu soll tepih nga lėkura dhe enė me gurrėz tė imė me tė cilėt bėri tespih gjerė nė drekė, dhe pastaj tespihet dhe enėn ia hoqėn. Ndėrsa, kur Ebu Safijja, r.a., e fali namazin e iqindisė, pėrsėri ia kthyen ato dhe ai bėri tespihe me to gjerė nė aksham. (El-Begavi, Muxhemus-Sahabe; Ibn Asakir, Tarih.)
Nėna e Junus ibn Ubejdit ka thėnė: E kam parė Ebu Safijjen, njėrin nga ashabėt e Pejgamberit, a.s.,- ndėrsa ishte komshiu ynė- se si bėnte tespih me guralecė. (Ahmed, Ez-Zuhd).
Ibn Sad shėnon nga Hakim ibn Ed-Dejlemiu se Sad ibn Vekasi, r.a., ka bėrė tespih me guralecė, gjersa Ibn Ebi Shejbe, nė Musannafin e tij, nga shėrbėtori i Sadit, transmeton se Sad ibn ebi Vekkas ka bėrė tespih me guralecė ose me koci prej hurmave.
Ibn Sadi nė veprėn e tij Et-Tabekat, thotė: Na ka lajmėruar ne Ubujdullah ibn Musa se i ka thėnė Israili prej Xhabirit se si njė grua i ka transmetuar qė Fatimja, e bija e hazreti Husejnit, ka bėrė tespih nė pe, nė tė cilin ka pasur kokrra.
Abdullahi, djali i imam Ahmedit, nė veprėn Zevaiduz-zuhd transmeton prej Nuajm ibn Muharriz ibn Ebi Hurejres, se gjyshi i tij Ebu Hurejre, r.a., ka pasur perin nė tė cilin kanė qenė 2.000 kokrra dhe nuk ka rėnė tė flejė gjersa me to nuk e ka shqiptuar tespihun.
Imam Ahmedi nė veprėn Zuhd, thotė: Na ka pėrcjellur ne Miskin ibn Nekir se i ka thėnė Sabit ibn Axhlan se si El-Kasim ibn Abdurrahmani ka thėnė: Ebu Derda, r.a., mbante koci prej axhve (hurmave tė thara) nė qese, dhe kur e falte namazin e sabahut, i nxirrte njė nga njė duke bėrė me to tespih, gjersa nuk kishte nevojė pėr to.
Ibn Sadi transmeton nga Ebu Hurejre, r.a., se ai ka bėrė tespih me koci bardh e zi, gjysmė tė qorruara (nuva muxhezza).
Ed-Dejlemiu me zinxhirin e tij tė transmetuesve transmeton nė mėnyrėn merfu se Aliu, r.a., ka thėnė: Tespihu ėshtė mjetė i mrekullueshėm pėr manifestimin e dhikrit.
Ibn Ebi Shejbe shėnon qė Ebu Seid el-Hudriu, r.a., ka bėrė tespih me koci. Gjithashtu, edhe prej Ebu Nedreasė, shėnon se i ka treguar njė njeri nga Taifi se si nė njė rast kanė qenė mysafir tek Ebu Hurejreja, r.a., ndėrsa ai kishte qesen (torbėn M. A.) nė tė cilėn gjendeshin guralecė ose koci qė me to bėnte tespih. Po ashtu, transmeton edhe nga Zazana se ka thėnė: I mora nga nėnė e Jafurit tespihet e saj, e kur erdha te Aliu, r.a., mė tha: Ktheja tespihet nėnės sė Jafurit!
Kam hasur nė librin Tuhfetu-l-ibadi njė kapitull tė mrekullueshėm nė tė cilin, ndėr tė tjerash, qėndron: Disa dijetarė janė tė mendimit se bėrja e tespiheve me gishtėrinj, pėr shkak tė hadithit tė Ibn Omerit, ėshtė mė i vlefshėm. Por, mund tė themi qė kjo vlen pėr atė i cili ėshtė shumė i sigurt se nuk do tė gaboj gjatė numėrimit, ndėrsa pėr atė qė nuk ėshtė i sigurt, mė mirė ėshtė qė atė ta bėj me tespihe.
Tespihet i kanė shfrytėzuar kolosėt, mbi tė cilėt mbėshtetet dhe prej tė cilėve pranohet praktika, sikur Ebu Hurejreja, r.a. Ai ka pasur perin nė tė cilin janė gjendur 2.000 kokrra, dhe nuk ka fjet gjersa nuk i ka shqiptuar 12.000 tespihe, siē pohon Ikreme.
Ebu Davudi nė Sunenin e tij shėnon traditėn (etherin) nė tė cilin Ebu Nadre el-Giffari tregon si nė vijim: Mė ka treguar njė njeri i moshuar nga Taifi: Erdha nė Medine dhe kėrkova strehim tek Ebu Hurejreja, r.a. ndėrsa nė jetė nuk kam takuar ndonjė qė mė mirė ti pranojė dhe gostis misafirėt sesa ai. Njė ditė, gjersa kam ndenjur tek ai, ai ishte nė shtratin e tij pran tė cilit gjendej qesja me guralecė ose koci. Poshtė tij ishte ulur shėrbėtorja e tij, e cila ishte zezake. Bėnte tespih, dhe kur e mbaroi gjithė atė ēka ishte nė qese, ia hodhi qesen shėrbėtores, ndėrsa ajo gjithė kocit i ktheu nė qese dhe pėrsėri ia dha qė tė vazhdonte tė bėnte tespih.
El-Hafiz Abdulgani nė veprėn e tij El-Kemal, duke shėnuar biografinė e Ebu Derdasė, r.a., thotė qė ky ashab nė ditė ka lexuar nga 100.000 tespihe, kurse prej Seleme ibn Shebibit transmetohet se ka thėnė: Halid ibn Madani, pėrveē asaj qė ka lexuar nga Kurani, nė ditė ka lexuar nga 40.000 tespihe. Kur e kanė shtruar pėr ti dhėnė gusėl (gjatė pėrgatitjes sė xhenazes, M.A.) gishtėrinjtė i ka pasur nė atė formė sikur qė i ka mbajtur tespihet. Ndėrsa dihet qė 100.000 dhe 40.000, po edhe mė pak nga kjo, nuk tė numėrohen nė gishtėrinj, kėshtu qė, pėr shkak tė kėsaj, Ebu Derdaja, r.a., dhe Halidi tespihet i kane shfrytėzuar si mjet, kurse Allahu e di mė sė miri.
Ahmed ibn Halikan nė veprėn e tij Vefajetul-eajan shėnon ngjarjen se si disa njerėz njė ditė prej ditėsh, kur nė dorėn e Xhunejdit vėrejtėn tespihet, dhe e pyetėn: A edhe ti, pėr karshi autoritetit tėnd, mban nė dorė tespihe?! Ndėrsa ai u pėrgjigj: Rrugėn me tė cilėn i jam afruar Zotit asnjėherė nuk do ta lėshoj.
Hasan el-Basri ėshtė pyetur: O, mėsues, a edhe pėr karshi madhėrisė tėnde dhe manifestimit tė bukur tė ibadetit, me tespihe ne duar? Ėshtė pėrgjigjur: Atė qė e kemi vepruar nė fillet tona nuk do ta lėmė as nė pėrfundimet tona!
Sikur qė tė mos kishte leje dhe arsye tjetėr pėr pėrdorimin e tespiheve pėrveē pajtueshmėrisė dhe praktikės sė tė parėve, edhe ajo do tė ishte e mjaftueshme. Megjithatė, pėrsėrisim qė tespihet janė mjet tė cilat na nxitin qė ta kujtojmė Allahun e Lartėsuar (mudhekkiratun bil-lahi teala), ashtu qė me tė drejtė i kanė njohur disa prej tė parėve nė rrugė tė drejtė (selef-i salih), sepse, gati se tė gjithė ata qė i shohin tespihet, kujtojnė nė Allahun, xh.sh., ēka ėshtė edhe dobia mė e madhe e tyre.
Gjithashtu, tespihet, ne na ndihmojnė qė te jemi gjithnjė nė dhikėr. Kur njeriu i sheh tespihet, e dinė se ato janė mjet pėr pėrmendjen e Allahut, xh.sh., prandaj edhe e nxisin pėr dhikėr. Disa tespihet i kanė emėrtuar si hablul-vasli (litari i cili tė lidh me Allahun), ndėrsa disa tė tjerė si rabitatul-kulub (lidhja zemėrore me Allahun).
Mė ka treguar njė person, nė rrėfimin e tė cilit nuk dyshoj aspak, se ka qenė nė karvanin pėr nė Bejtul-Makdis, kur i kanė takuar njė grup plaēkitės tė cilėt kanė urdhėruar qė gjithēka tė gropohet. Kur e kanė gropuar atė dhe kur ia marrin turbanin nga ai bien tespihet. Me tė parė tespihet, thirrėn: Ky ėshtė poseduesi i tespiheve, ktheni gjėrat e tij! Dhe kėshtu u shpėtua pasuria e tij.
Vėlla i nderuar, shih kėtė mjet tė bekuar dhe tė ndritur i cili sjell mirėsi nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Nuk transmetohet nga dijetarėt e hershėm dhe tė mbramė se e kanė ndaluar pėrdorimin e tespiheve, madje shumica e dijetarėve i kanė pėrdorė tespihet dhe nuk kanė parė gjė tė keqe nė to.
Ėshtė pyetur njėri nga dijetarėt: A Allahut i numėron?, dhe ėshtė pėrgjigjur: Jo, por numėroj pėr Tė.
Esenca e kėsaj qėndron nė atė se dhikri i shumtė i pėrmendur nė sunnet nuk mund tė numėrohet mė gishtėrinj, por edhe nė qoftė se do tė mund tė numėroj, kjo lexuesin do ta largonte nga pėrkulshmėria, kurse arritja e pėrkulshmėrisė ėshtė njėra nga qėllimet e dhikrit, ndėrsa Allahu e di mė sė miri!
(E botuar nė: «Preporod», nr. 24/841 mė 15. 12. 2006. Nga gjuha arabe e pėrkthyen: Hfz. Nexhad Ęeman dhe Mr. Almir Fatię)
(P.S. Teksti eshte pergatitur per faqen tone, mirepo cdo gazete apo reviste qe shfaq interes, i lehojet ta botoj. Redakisa e "breziiri.com" )