Kapitulli i fikhut
Kapitulli i pastërtisë
20-Pyetje: Vëllezër e kam një pytje lidhur me abdesin te grat të cilat kan femi të vegjël, nëse ke abdes dhe duhet fëmijen ta pastrosh nga jashtqitja e tij ...A e prish abdesin?
Përgjigje: Vëlla i dashur, pastrimi i fëmiut nuk është prej gjërave të cilat e prishin abdesin. Andaj, mjafton për nënën, apo për atë të cilën e pastron fëmiun, t'i pastron duart, apo vendet në të cilat është pikur nga nevoja e fëmiut, ndërsa abdesi nuk ka nevojë të përsëritet. Allahu e di më së miri.
Ebu Hamza El-Albanij
21-Pyetje: Pyetja është se tash edhe disa ditë nisem për në vendlindje..desha ta di se nëse skam uj me qka e krye Abdesin a bënë me një guri ???
Përgjigje: Tejemumi me gurë është i lejuar sipas mendimit të imam Malikut dhe imam Ebu Hanifes si dhe shumë dijetarëve te tjerë duke u argumentuar me ajetin:”fetejememu saiden tajiben”, duke e komentuar fjalën “said”- siperfaqja e tokës, qoftë pluhur, gurë apo ndonjë element tjetër.
-Gjithashtu janë argumentuar me hadithin “Më është bërë mua toka xhami(për tu falur kudo) dhe e pastër”.
Nga kjo kuptojmë se e lejuar është të mirret tejemum me të gjitha gjërat apo elementet që i përmban toka dhe poashtu guri është pjesë e tokës.
Allahu e di më së miri.
Ebu Muhamed Albanij
22-Pyetje: A bon qe femra gjat kohes se mujoreve (menstrancioneve) te lutet me 99 emrat e Allahut ,edhe kam degju qe bon me than edhe salavatet dhe rabbena dhe dhiker ,sepse nje femer e cila fal 5 kohet namaz ne ket periudhe e ndien veten shum larg adhurimit te Allahut ne krahasim me ditet e tjera ku falet.
Allahu ju sheprbleft
Përgjigje: I lejohet gruas të bën dua me emrat e Allahut nuk ka ndonjë ndales shjeh Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroft) thot është e palqyshme sa më shum të bën dua,jo veq kaq thotë shejj Ibn Xhibrini (Allahu e mëshiroft) i lejohet femrës në mujoret e saj:
1- Leximi i librave në të cilët ka ajete kur’anore apo ajete të komentuara.
2- Shkruarja e ajeteve kur’anore brenda një teksti të caktuar.
3- Argumentimi me ajetet e Kur’anit për një çështje të caktuar.
4- Leximi i ajeteve kur’anore në formë lutjeje apo përmendjeje të All-llahut [subhanehu ve teala].
5- Mbajtja e librave të tefsirit apo e diçkaje tjetër të ngjashme me të, nëse është e nevojshme.
Gjithashtu e kanë lejuar disa prej dijetarëve edhe leximin e Kur'anit por me kusht mos të prekët me dor p,sh me dorza apo dicka tjetër.
Allahu e di më së miri
Ebu Kudameh
23-Pyetje: Me falni nese pytja ime mund te tingelloje pa sens por desha te di nese lejohet qe mashkulli te heqe qimet ne vendet e turpit,ne sqetulla nese eshte e nevojshme per higjenen e tij?Dhe ne lidhje me femrat,a u lejohet atyre te heqin qimet e kembeve dhe vetullat???Faleminderit
Përgjigje: Allahu i lartësuar thotë: Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme.” (Nur,31)
Largimi i qimeve të sqetullave dhe vendeve të turpshme është (sunet). Përsa i përket qimeve të sqetullave, gjëja më e mirë është shkulja e tyre, ndërsa për qimet e vendeve të turpshme, më mirë është që të rruhen. Sidoqoftë, gjëja kryesore është largimi i tyre, pa marrë parasysh se në ç’mënyrë mund të bëhet kjo gjë.
Kur është pyetur Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë për pastrimin e tyre me çdo lloj forme, është përgjegjur: “Lejohet, por rruajtja e qimeve në vendet e turpshme dhe shkulja e tyre në sqetulla është më e mirë.”
Thot shejh Ibn Bazi Allahu e mëshiroft largimi i qimeve të këmbëve dhe krahëve për gratë është e lejuar, sepse nuk ka ndonjë argument që ta ndalojën.
Largimi apo rrallimi i vetullave nuk është i lejueshëm, sepse Pejgamberi alejhi selam i ka mallkuar ato gra që heqin vetullat e veta apo të të tjerave.
Allahu e di më së miri
Ebu Kudameh
24-Pyetje: Vllezer kur te marrim abdest a duhet qe edhe qafen ta lagim sepse do me thojn se edhe qafen duhet me lag e dua te dij mendimin e juaj vllezer ma boni hallall.
Përgjigje: Medh'hebi Hanefi janë të cilët kanë thënë se me marr "mes'h" edhe mbi qafë gjatë abdestit, duke u mbeshtetur në disa hadithe (të dobëta).
Kurse Medh'hebi Shafi, Maliki dhe disa nga Hanbelit kanë thënë se kjo vepër nuk është e vertetuar dhe nuk është sunnet. Pasi që Allahu teala i ka caktuar në ajetin kuranorë se cilat janë pjesët ku duhën të pastrohen gjatë abdestit, nuk e kemi të drejtën me shtu diç që nuk është e vertetuar me Hadithe apo transmetime të verteta, sidomos athërherë kur nuk ka argument në Kuranin famëlartë. Ka thënë Allahu teala: " O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë." (El-Ma'ide:6)
Gjithashtu Komisioni i përhershëm për fetva ka ardhur në pajtim,se pastrimi i qafës gjatë abdestit nuk është gjë e vertetuar, kështuqë nuk mjaftonë argumentet për ta praktikuar këtë vepër. (Fetava El-Lexhnetu Ed-Da'ime 5/235)
Allahu e di më së miri
Ebu Mejsera
25-Pyetje: Un jam në pun, punoj ndërtimtari dhe d.m.th rrobat i kam të pa pastërta, a bën të falet ashtu me ato rroba, se mua për ç'do dit namazi i drekës dhe i ikindis më zë në pun,,,a bën të falet me ato rroba apo jo, un kam ndëgjuar prej njerëzve se bën të falet, por kam ndëgjuar vetëm fjalën "BËN" , kurse un tani kërkoj argument...
Përgjigje: Së pari për ta kuptuar këtë çështje, duhet ditur se çka konsiderohet në fenë islame e pa pastërt. Esenca në sendet e përgjithshme është e pastërt dhe lejimi (kurse tek adhurimet është e kunderta). Nëse ndonjë person pretendon që një gjë është e papastërt, atëherë duhet me pasur argument për të. Nëse nuk ka argument atëherë duhemi të ndalemi duke mbeshtetur në esencën dhe ajo është lejimi. (Es-Sejlul Xherar (1/31)
Për arsye se gjykimi i një sendit se është e papastërt është gjykim që i obligohet pastaj njeriut kështu që sjellë vështirësi, andaj nuk lejohet vetëm nëse njeriu ka argument për atë. (Er-Raudatu En-Nedije 1/15)
Për mos me zjgatë do ti ceki atë sendet që konsiderohen në islam të papastërt:
1. dhe 2. Urina e njeriut dhe jashtëqitja (nevoja e madhe):
Pejgamberi alejhi selam i ka thënë Sahabëve: "Nëse dikush ka shkelur me nallët e tij me një pengesë (papasterti), atëherë dheu (ku shkelë njeriu) është për të pastrim." (Ebu Davud 381/47/2)
Hadithi ku një fshatarë kishte urinuar në xhaminë e pejgamberit alejhi selam, kështu që Pejgamberi alejhi selam i urdhërojë me hedhur një kofë ujë mbi vendin ku ka urniuar e cila aludon për papastertinë e saj. (Buhariu 6025/449/10, Muslimi 284/236/1)
3 dhe 4. El-Medhij edhe El-Vedij:
El-Medhij: Është ujë (i bardhë) që del nga organi për shkak të epshit, apo lodhjës apo diç të tillë.
Argument për pastertinë e tij është urdhërimi i Pejgamberit alejhi selam që e ka urdhëruar Mikdad ibn El-Esved me pastruar organin prej tij dhe me marr abdes. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
El-Vedij: Është ujë (i bardhë dhe më i trashë se medhiju) që del zakonisht pas urinës.
Argument për papastertinë e tij është fjala e Ibn Abbasit radiallahu anhu që na ka treguar se Pejgamberi alejhi selam e ka urdhëruar nëse del sperma me bërë guslin dhe nëse del El-Medhiju dhe El-Vedije me pastru organin dhe me marr abdes për namaz. (Bejhakiu 115/15)
5. Plehër, Baltë nga kafshëve që nuk hahet mishi:
Pejgamberi alejhi selam i ka treguar Abdullahit radiallahu anhu që balta (në këtë rast ka qenë balta e gomarit) është e papastërt. (Nesaiu 39/1)
6. Menstruacionet:
Transmetohet nga Esma bintu Ebi Bekr që një grua ka ardhur tek Pejgamberi alejhi selam dhe ai e kishte urdhëruar pastrimin e rrobave që janë bërë të papasterta nga menstruacionet (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
7. Jargët e qenit:
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhi selam kishte urdhëruar që nëse një qen e prej ndonjë enë me jargën e tij të pastrohet shtatë herë një me dheun (bën në kohën e sodit edhe me sapun për enë).
8. Coftina:
Transmetimi që ka ardhur në Muslim 366/277/1 për papastërtinë e saj, përveq:
- Coftinë e peshkut dhe karkalecut
- Coftinë që nuk ka gjakë (insektat etj.)
-kockët e e coftinës, thonjtë dhe leshi i saj.
Pra nëse nuk ke një nga këto pika që i kemi përmendur në rrobat e tua, atëherë janë të pastërta apo konsiderohen të pastërta edhe pse në syrin e njerzëve ndoshta duket e papastërt sidomos rrobat e punës ku zhytët me bojë, gips apo tjera sende.
Allahu e di më së miri
Ebu Mejsera
26-Pyetje: cka osht puna e masturbationit? A osht prej mekateve te medha apo tvogla?
Cfar osht alternativa nese nuk ka mundsi me u martu momentalisht? Nese ka mundsi me argumente! Allahu ju shperbleft!
Përgjigje: Rreth kësaj pyetje kemi ajet dhe hadith ku argumentojnë për ndalesën e këtij vesi të keq. Allahu xh.sh. thotë: "Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet me përjashtim ndaj bashkëshorteve të veta dhe ndaj robëreshave që kujdesen, për të cilat nuk kanë gjynahe, e kush kërkon prej tyre dëfrim përmes harameve, mu ata janë që kan shkelur normat e caktuara." (El-Mu'minun, 5-7)
I Dërguari i Allahut Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"O ju të rinjë kush mundet nga ju që të martohet le të martohet, se ajo është më ruajtse për syrin dhe më mbrojtse për epshin, e kush nuk mundet le të agjerojwse ajo është mbrojtse " (Transmeton: Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa nga shkenca kanë rënë në pajtim të gjithë mjekët se masturbimi të le dëme në trup, psiqikë dhe dëme fizike, dhe se ajo e lodhë njeriun dhe e fut në mendime dhe e shqetëson, shumë prej meshkujve kanë dobsi seksuale shkaku i kësaj tradite, vërehet kjo kur të martohet ai. etj dhe plot prej tyre nuk gjejnë kënaqësi pas martesës dhe vjen deri tek shkurorzimi.
Ka thënë Muftiu i mëparshëm i Egjiptit: "Nga këtu shifet se shumica e Ulemave e shofin si të ndaluar masturbimin, i përmban ajo që gjindën dëmet e shumëta në te, si psh në muskuj në forcë dhe mendje, dhe kjo e bjen ndalesen (haramin)".
Kështuqë pasi e kuptuam që është e ndaluar dhe se zavendësimi bëhet ashtu siç ka ardhur në hadithin e lartpërmendur.
Ndërsa për sa i përket klasifikimit se a është prej gjunaheve të mëdhaja apo të vogla, unë kisha me thënë përderisa është haram është gjunah që duhet larguar!. p.sh. (Edhe pse ka dallim mes atij personi që bën zina me një grua të huaj dhe mes atij që ka masturbuar, sepse denimi dhe gjunahu i atij që ka bë zina është më i madh se ai që ka masturbu). Allahu e di më së miri.
Ebu Shehid El-Albanij
27-Pyetja: A prishet abdesti nese hyjm ne vende te ndryshme?
Selam Alejkum vllezer dashta me dit se nese jemi me abdest dhe hyjm ne vende te ndryshme p.sh nese hy ne aher a prishet ishalla spo gaboj ne pytje
e dashta me dit per ket sepse spo jam i sigurt me hy kur jam me abdest
ishalla me keni kuptu
Përgjigje:. Abdesti prishet nga:
1. Nevoja e madhe dhe çka të dalin nga organi pa marrur parasysh a duhet pastaj të marrin gusl nës është spermë apo vetëm abdest, pika kryesorë është se abdesti prishet.
2. Gjumi i thellë
3. Humbja e vetëdijës qoftë nga sëmundëja apo ndonjë shkak tjetër
4. Prekja e organit me epshë
Ndersa hyrja i një vendit nuk është nga shkakët që prishet abdesi apo nuk ndikon në këtë çështje. Kush don më shumë me dit rreth kësaj teme le ti kthehet librave te fikhut islam në kapitullin e abdestit. Allahu e di më së miri
Ebu Mejsera
28-Pyetje: A lehojet uji i nxet per abdest?
Vllezer te ndeershem a mundem te dij se a ka gajle qe te marresh abdest me uje te nxeht a po ma mir te themi te vokt se une nganjher me uje te nxeht
marr abdest ishalla se kam tepreuar me pyetje
" Alejkum Selam Ue Rahmetullah " .
Përgjigje: Abdesi me ujë të ftohtë:
Transmetohet nga Imam Muslimi se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "A të ju tregoj për diçka, më të cilën ua shlynë Allahun gjynahet dhe ju ngrit me të në derexhe (të shpërblimit): Të marrësh abdes në mënyrën më të mirë duke mos e pëlqy atë (epshi apo vetëvetiu i njeriut), të bësh hapa të shumta duke ecur për në xhami dhe duke e pritur namazin pasi që e ke falur namazin e mëparë."
Kurse Imam Neveviu ka thënë për fjalën "duke mos e pelqy": Bëhet atëherë kur merr abdes me ujë të ftohtë dhe duke hjekur prej kësaj veprës (abdesi me ujë të ftohtë në kohën e ftohtë)
Abdesi me ujë të ngrohtë:
E kanë pyetur Shej Bin Bazin për këtë çështje, Allahu e mëshiroftë, dhe ai është përgjigjur duke thënë: Abdesi me ujë të ngrohtë është më mirë, sepse të mundëson që të marrësh abdes mirë pa vështirësi, mirëpo kur ai don që të marrin me ujë të ftohtë (sidomos në kohën e ftohtë) dhe ban sabër, atëherë ky padyshim me këtë nijet ka vlerë të madhe duke u argumentuar me hadithin e pejgamberit alejhi selam që e transmeton Muslimi (hadithi i sipërshenuar). Dhe ai njeri i cili e vepron që në kohën e ftohtë të marrin abdes me ujë të ftohtë kjo tregon për imanin (besimin) e tij të fortë dhe do të ketë për të shpërblim më shumë. Kurse nëse ju lehtësohet që të marrin me ujë të ngrohtë, kjo do të jetë më mirë. Sepse kjo të ndihmonë ty që të marrësh abdes sa më mirë (pjes për pjes, sunnet pas sunneti) ashtu siç e ka bërë Allahu teala abdesin në formën e saj më të mirë. Gjithashtu edhe me ujë të ngrohtë pastrohën ndytësirat më mirë në aspektin e pastrimit.
Përfundimisht:
Lejohet që te marrësh abdes si me ujë të ngrohtë ashtu edhe me ujë të ftohtë, varet sipas qëllimit dhe nijetit ashtu siç e kanë shpjeguar dijetarët më lartë. Duke pasur parasysh se kemi shembull nga sahabet që transmetohet se në kohën e Pejgamberit alejhi selam Abdullah Ibn Mesudi ka marrur ujë dhe e ka nxeh para diellit dhe Pejgamberi alejhi selam nuk e ka urrejtur. Kështu që te dy mënyrat e kanë atë efektin dhe dobinë e saj. Allahu e di më së miri
Ebu Mejsera
29-Pyetje: Un fali 5 koht po kom nje problem me cikel menstrual me lajmerohen qdo 2jav d.m.th veq 10 dit jom e paster dhe me vin prap e mua disa motra nislam mkan than veq nese tu lajmerohen pas 21 diteve i ki menstracion e nese t vin me shpesh falu se nuk i ki prej menstacioneve,perderisa disa motra me thojn mos u fal se i ki prej menstracioneve tash un jom ra n dilem edhe pse kam qen te mjeku edhe mka thon se menstracione jon edhe tu rregullohen vet,,,tash jom ra ne dilem a mu fal gjat kesaj kohe a jo…ma boni hallall e bera kete pytje duke u bazuar ne ate qe kam degjuar se ne kohen e Pejgamberit a.s grate e Sahabeve per diqka te pa qart e kan pytur Pejgamberin a,s ne sy.
Përgjigje: Fillimisht e lus Allahun xh.sh. që të shpërblen ty për interesimin tëndë rreth fesë islame duke e ditur dhe kuptuar se në fe nuk ka marre, nëse është për ta mësuar fenë. Kjo përputhet me fjalën e Pejgamberit tonë a.s. ku ka thënë: "Me të vërtetë Allahu nuk turpërohet nga Haku (e vërteta)".
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhammedit a.s.
Padyshim se problemi yt vetëm se ka ndodhur në kohën e Pejgamberit a.s. kur disa prej grave në atë kohë kishin problem apo kompleks në çështjen e Hajdit (menstruacioneve), ku disa prej tyre nuk e dinin sa gjatë e kanë Hajdin dhe si mundet të dihet koha e saj.
Përpos Hajdit dhe Nifasit (lehonisë) ekziston edhe një tjetër lloj gjaku i cili e bien që të dyshohet se a është Hajdi apo jo. Këtij lloj gjakut i thonë Istihade në gjuhën arabe e cila mundet me u shpjeguar që është si një lloj i veçantë i gjakut dhe është i ngjashëm me Hajdin, mirëpo nuk përputhet me veprimet e Hajdit, që duhet me i bërë gruaja gjatë saj.
Istihada: Ai është një lloj gjaku i cili del në kohën jashtë kohës së Hajdit dhe Nifasit ose është i ngjitur (me kohë) ata. Nëse është pyetja për të parën (jashtë kohës së Hajdit dhe Nifasit), atëherë dihet dhe nuk ka nevojë për sqarim. Kurse nëse është e dyta (i ngjitur me Hajdin dhe Nifasin), atëherë:
Nëse është gruaja e mësuar me zakonin e saj të veçantë (adetin e zgjatjes së kohës), atëherë ç’ka të teprojnë më shumë se zakoni i saj është Istihada. Argument për këtë është fjala e pejgamberit a.s. që i ka thënë Ummu Habibe: “Qëndro aq sa të ka penguar Hajdi i yt pastaj pastrohu (tërë trupin) dhe falu” (Transmeton Muslimi, Voll. 1/264)
Nëse dallon gjaku i Hajdit dhe atij i Istihades, atëherë dije se gjaku i Hajdit është i zi (ngjyrë e mbylltë të njohur) dhe tjetri është Istihadi. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit a.s. që i ka thënë Fatimes Bintu Ebi Hubejsh: “Kur të jenë gjaku i Hajdit, ai është i zi (ngjyrë të mbylltë të njohur), pra ndërpreje Namazin. Në qoftë se është tjetër lloj, atëherë merr abdes, sepse ai është vetëm Irk (gjak që del nga damari)." (Transmeton Ebu Davudi, Voll. 470)
Mirëpo nëse i ndodhë një gruas që ta ketë Istihadin dhe nuk mundët ta dallojnë atë, atëherë i kthehet adetit (kohës së zakonshme) të grave. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit a.s. që i ka thënë Hamnetës Bintu Xhahsh: “ Kjo nuk është vetëm se një prej gjërave, që shejtani mundohet me të angazhuar me të. Qëndro në kohën e menstruacioneve gjashtë ditë ose shtatë në diturin e Allahut (d.m.th. duke pasur parasysh se Allahun i din gjithçka në imtësinë dhe saktësinë e saj, kurse krijesat kanë mangësi ndonjëherë që Allahu nuk i llogarit për atë) deri sa ta shohësh që ti vetëm se je pastruar, atëherë falu 24 net ose 23 dhe ditët e saj, sepse kjo vetëm se të vlen. Kështu pra vepro në ç’do muaj, aq sa i kanë gratë menstruacionet e tyre dhe ashtu siç dalin (nga Hajdi) dhe pastrohen prej saj.”
(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe me kuptimin e tij të ngjashëm).
Dispozitat e Istihadit:
Nuk e ka të ndaluar ajo gruaja që e ka Istihadin atë, që e ka të ndaluar kur ti ketë menstracionet, vetëm se ajo duhet të marrin abdes për ç’do namaz. Argument për këtë është fjala e Pejgamberit a.s. që i ka thënë Fatimes Bintu Ebi Hubejsh: “Pastaj merr abdes për ç’do namaz” (Transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe).
Marrur nga Libri: El-Vexhiz fi fikh’hi Es-Sunnet ve El-Kitabi El-Aziz nga Abdul Adhim Ibn Bedevij El-Khalefi
Allahu e di më së miri.
Ebu Mejsera
30-Pyetje: Nqs nje femer ka me teper se shtat dit menstruacionet a mundet me ba Namaz...?
Përgjigje: Nëse gjaku është i zakonshëm 7 apo 8 ditë, mirëpo më pas vazhdon gjaku më shumë se kaq ditë atëherë, në raste të tilla gruaja nuk duhet të falet apo të agjërojë, sepse i dërguari i Allahut Muhammedi alejhi selam, nuk e ka kufizuar kohën e zgjatjes së menstruacioneve.
Ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: "Të pyesin për menstruacionet. Thuaj, ato janë diçka e dëmshme (papastërti)..." (El-Bekare: 222)
Ndaj, nëse gjaku vazhdon të rrjedhë, ajo duhet të presë derisa të ndërpritet rrjedhja e tij plotësisht e, pas kësaj, ajo duhet të lahet, të falet e të agjërojë.
Në të njëjtën mënyrë, nëse në muajin e ardhshëm, menstruacionet zgjasin më pak se koha e zakonshme, ajo duhet të lahet dhe të falet menjëherë sapo të shohë që dalja e gjakut është ndërprerë, pa i dhënë rëndësi faktit që menstruacionet e saj kanë vazhduar më pak se herët e tjera.
Allahu e di më së miri.
Ebu Shehid El-Albanij
31-Pyetje: vellezer kisha dashur ta di se nese gjat urinimit (nevojes se vogel) p.sh tu eshte pikur manga me urin a mundemi qe vetem ta fusim ne uj dhe ta shtrydhim.
Përgjigje: Për tu pastruar një rrobë nga urina është ujëti pastrimi i saj. Argument për këtë është Hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes ibn Maliku radiAllahu anhu ku një fshatarë kishte urinuar në xhamin e Pejgamberit alejhi selam, ku i urdherojë Pejgamberi alejhi selam me hedhë një enë me ujë mbi atij vendi që kishte urinuar. Thotë Allahu teala në Kuranin Famëlartë: "...dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër." (El-Furkan:48)
Allahu e din më së miri
Ebu Mejsera


LinkBack URL
Rreth LinkBacks
Përgjigje me Citat
sh ne rekatin e pare te secilit namaz ,
r:Muhamed Taki-ud-Din El-Halil, Dr:Muhamed Muhisn Khan.
Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.(Esh-Shuara’/195)
Bookmarks