Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Ruajtja e jetës

  1. #1
    Grafika e umuAbduRrahman
    umuAbduRrahman nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    24-05-2008
    Postimet
    2,741
    All-llahu të shpërbleftë
    1,374
    Falënderuar 2,968 herë në 1,204 Postime
    Rep Fuqia
    1561

    Ruajtja e jetës

    Allahu i Lartësuar e nderoi njeriun; e krijoi atë me dorën e Tij, fryu në të prej shpirtit të Tij, bëri që melekët t`i bënin Atij sexhden, për të nënshtroi gjithçka që ka në qiej e tokë, e bëri atë zëvendës të Tijin në tokë, e pajisi me fuqi e dhunti që të zotërojë tokën,

    Dinjeteti i jetës
    Allahu i Lartësuar e nderoi njeriun; e krijoi atë me dorën e Tij, fryu në të prej shpirtit të Tij, bëri që melekët t`i bënin Atij sexhden, për të nënshtroi gjithçka që ka në qiej e tokë, e bëri atë zëvendës të Tijin në tokë, e pajisi me fuqi e dhunti që të zotërojë tokën, të arrijë aq larg sa të mundet dhe i është caktuar në perfeksionim material e shpirtëror. Njeriu nuk mund t`i realizojë dot qëllimet e të arrijë synimet e tij, me ndonjë mënyrë tjetër, por vetëm nëse tek ai mblidhen tërë përbërësit e përparimit dhe njëkohësisht duke marrë të tërë të drejtat e tij të plota. Në krye të këtyre të drejtave që përfshin Islami, është e drejta e jetës, e drejta e zotërimit, e drejta e mborjtjes së nderit, e ndrejta e lirisë, e drejta e barazisë dhe e drejta e të mësuarit.
    Këto të drejta janë e drejtë e njeriut si qenie njerëzore, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, gjininë, vendin apo pozitën e tij shoqërore. Allahu i Lartësuar thotë:
    “Ne, me të vërtetë, i kemi nderuar bijtë e Ademit: u kemi bërë të mundshme të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqim të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar.” (El-Isra, 70)
    I dërguari i Allahut në haxhin e lamtumirës ka thënë: “O ju njerëz, gjaku e pasuritë tuaja janë të shenjta si shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj të shenjtë, në këtë vend të shenjtë,… A ju kam kumtuar. O Allah dëshmo! Çdo musliman e ka të ndaluar që t`i marrë muslimanit tjetër gjakun, pasurinë dhe nderin e tij”.

    E drejta e jetës
    E para e këtyre të drejtave është e drejta e jetës. Ajo është një e drejtë e shenjtë, që nuk lejohet të preket e as nuk lejohet t`i afrohesh kufijve të saj.
    Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:
    “Mos ia merrni jetën njeriut, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni, përveçse kur e kërkon e drejta”. (El-Isra, 33)
    Drejtësia që lejon marrjen e jetës, është ajo që Profeti (a.s) shpjegon në hadithin e tij, të cilin e transmeton Ibn Mes`udi (r.a): “Nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit që dëshmon se s`ka zot tjetër veç Allahut, përveç në tri raste: për të martuarit immoral, për atë që vret dike dhe për dezertorin nga feja islame”.Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

    Allahu i Lartësuar përsëri thotë:
    “Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Ne u sigurojmë ushqim atyre dhe juve. Vërtet, vrasja e tyre është gjunah i madh.”( El-Isra, 31)
    Dhe më tej na njofton:
    “Kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, se për çfarë mëkati janë mbytur.” (Et-Tekuir, 8-9)
    Atij që shkakton vrasje, Allahu i Lartësuar e ka caktuar ndëshimin aq të madh sa askujt prej krijesave të tij. I dërguari (a.s) shprehet në një hadith:
    “Në çdo jetë që merret me pa të drejtë, ka pjesë në të i biri i Ademit, sepse ishte ai që e ligjëroi, për të parën here, vrasjen.” 1
    Pjesë e përkujdesjes së Islamit për mbojtjen e jetës është fakti se, feja islame kërcënon me ndëshkimin e më të ashpër atë që e lejon vrasjen. Allahu i Lartësuar thotë:
    “Kush vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar prej tij, e ka mallkuar dhe i ka pëgatitut denim të madh.” (En-Nisa, 93)
    Me këtë ajet theksohet se ndëshkimi i vrasësit në botën tjetër është ndëshkimi i dhembshëm, banimi i perjetshëm në Xhehenem, zemërimi, mallkimi dhe ndëshkimi i madh. Për këtë, Ibn Abasi ka thënë: “Nuk ka pendim për vrasjen me qëllim të muslimanit të pafajshëm”, sepse ky ajet është i fundit që ka zbritur për këtë çështje e s`ka ajet tjetër të pezullojë dispozitën e tij dhe shumica e juristëve shohin të kundërtën.
    Profeti (a.s) thotë: “Tek Allahu zhdukja e tërë dunjasë është me e lehtë se vrasja e një besimtari padrejtësisht”. Transmeton Ibn Maxhe me zinxhir të saktë nga El Bera.[Hadith Sahih;Sahih El Xhami’Es-Sagir 4954]
    Tirmidhiu transmeton me zinxhir të mire nga Ebu Seidi (r.a), se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse banorët e qiellit dhe të tokës do të bashkoheshin në vrajsen e një besimtari, Allahu do t`i zhyste ata në zjarr”.[Hadith Sahih; SAhih El Xhami 5133]
    Ky denim është tepër i ashpër, sepse vrasja është rrënimi i një ndërtese që Allahu i Lartësuar e desh, është marrje e jetës së njeriut dhe armiqësi ndaj të afërmve të tij, të cilët krenohen me ekzistencën e tij dhe kanë përfitime prej tij, kurse me humbjen e tij ata privohen nga kjo ndihmë. Në këtë ndalesë janë të barabarta, si vrasja e muslimanit dhe ajo e jomuslimanit e po ashtu dhe vrasësi i vetës. Për vrasjen e jomuslimanit që gëzon mbrohjten islame (dhemi), kanë ardhur hadithe të qarta për obligimin e ndëshkimit në Xhehenem për atë që e vret.
    Buhariu transmeton nga Abdullah Ibn Amër ibn El As( r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “ Kush vret një pëqartar 2, nuk ka për ta ndjerë erën e Xhenetit, megjithëse era e tij ndihet nga një largësi prej dyzet vitesh”.3
    Ndërsa atë që vret veten, Allahu i Lartësuar e paralajmëron për këtë duke thënë:
    “Mos u hidhni me duart tuaja në shkatërim”(El-Bekare, 195)
    Mos vritni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirshëm me ju”.(En-Nisa, 29)
    Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush hidhet nga mali për të vrarë veten, ai është në zjarrin e Xhehenemit duke u hedhur në të, përjetësisht. Kush pi helm dhe vret veten, ai helm do të jetë në dorën e tij duke e pirë në zjarrin e Xhehenemit përjetësisht. Kush vret veten me hekur, hekuri i tij do të jetë në dorën e tij duke rrahur veten në zjarrin e Xhehenemit, përjetësisht”.
    GJithashtu Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Ai që mbyt veten, e mbyt atë edhe në zjarr, ai që vret veten, e vret atë edhe në zjarr, ai që hidhet nga lart, hidhet në zjarr”.
    Xhundub ibn Abdullah tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Dikur, nga popujt e mëparshëm, ishte një person që u plagos e u frikësua. Mori thikën e preu dorën dhe gjaku nuk iu ndërpre derisa vdiq. Allahu i Lartësuar tha: “Robi im nxitoi para Meje tek vetja e tij e Unë e kam privuar atë nga Xheneti”. Në një tjetër hadith, kjo histori vërtetohet me fjalët: “ Kush vret veten me diçka, po me atë mjet torturohet Ditën e Kijametit”. [Hadith Sahih, por me tekst më të gjatë se teksti i këtij hadithi; Sahih El Xhami’ 6335]
    Gjëja më e rëndë që përmendet në shëmtinë e punës së vrasësve është se Islami e konsideron vrasjen e një personi të vetëm si vrasje e tërë njerëzimit. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të përfytyrohet në mohimin e kryerjes së këtij krimi të urryes. Allahu i Lartësuar thotë:
    “ Kush vret një njeri (pa të drejtë) pa vrarë ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë( krimi i tij) është si t`i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t`i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit”. (El-Maide, 32)
    Për rëndësinë dhe delikatesën që ka çështja e gjaqeve, ajo është edhe gjëja e pare që gjykohet mes njerëzve Ditën e Kiametit, siç transmeton Muslimi.
    Allahu i Lartësuar ka vënë dënimin me vrasje dhe ekzekutimin e vrasësit si ndëshkimin i barabartë ndaj tij si dhe për të frikësuar të tjerët, pastrim për shoqërinë prej krimeve nga të cilat çrregullohet sistemi i përgjitshëm e bashkë me të edhe siguria. Për këtë Allahu thotë: “Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!” (El-Bekare, 179)

    Këtë lloj dënimi e gjejmë në të dispozitat e mëparshme hyjnore. Në legjislacionin e Musati (a.s) shohim në kapitullin e njëzetenjëtë të librit të Eksodit që: “ Kush rreh një njeri, si pasojë e së cilës vdes, duhet të vritet. Nëse dikush përleshet me një tjetër dhe e vret, duhet të vritet. Nëse ndodh ndonjë lëndim, atëherë shkëmbehet jeta me jetë, syri me sy, dhëmbi me dhëmb, dora me dorë, këmba me këmbë, e plagosurja me të plagosur”.

    Në legjislacionin e krishterë, disa e shohin se vrasja e vrasësit nuk është prej parimeve të tij, duke e argumentuar këtë me transmetimin e përmendur tek kapitulli i pestë i Ungjillit të Mateut ku Isai (a.s) ka thënë: Mos i bëni rezistencë të keqes, por kush të godet në faqen e djathtë, ktheji edhe të majtën. Nëse armiqësohesh me dike dhe ai të tërheq prej rrobe, lërja rrobën. Kush të nënshtron një milje, vazhdo me të dy milje”.
    Disa të tjerë shohin se legjislacioni i krishterë e njeh vendimin me vrasje, duke e argumentuar me thënien e Isait (a.s): “Nuk kam ardhur të heq prej Teuaratit, port a plotësoj atë”.Këtv mendim e mbështet ajeti kuranor:
    “Vërtetues i asaj pjese të Teuratit që kam ndër duar”.(Es-Saf, 6)
    Sid he:
    “Ne u pëcaktuam atyre në të (në Teurat) nëshkimet: njeriu (vritet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë ndëshkim”. (El-Maide, 45)
    Legjislacioni s`ka bërë dallime mes njerëzve, kështu që dënimi me vrasje është një e drejtë, nëse është i vrari i madh apo i vogël, burrë apo grua. Të gjithë kanë të drejtën e jetës e nuk lejohet ta cenosh jetën e tyre me diçka që e dëmton atë, me çfarëdolloj mënyre qoftë. Edhe sikur vrasja të jetë gabimisht, Allahu i Lartësuar nuk ia heq vrasësit përgjegjësinë dhe e detyron atë me lirimin e një robi dhe me pagesën e gjakut, kur thotë:
    “Asnjë besimtar nuk mund të vrasë besimtarin tjetër, përveçse gabimisht. E kush e vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një rob besimtar si dhe shpagimin e gjakut (kefaret), vetëm nëse ia falin (familja gjakun)”. (En-Nisa, 92)

    Këtë ndëshkim financial Islami e detyron në vrasjen gabimisht, si respect për shpirtin e njeriut, që mos t`i shkojë ndokujt në mendje se gjaku i njeriut është i lire, si dhe t`i mbyllë deren vrasjeve që mos të bëhen të tilla e të mos pretendohet se kanë qenv thjesht gabimisht.
    Përkujdesia e madhe e Islamit në mbrojten e njeriut duket edhe në faktin se ai ndaloi abortimin e fetusit pas momentit kur tek ai ndjehet jeta; vetëm nëse ka arsye të forte për të bërë këtë si p.sh kur rrezikohet jeta e nënës. Në rastin kur ai kryhet pa të drejtë, ka detyruar si ndëshkim pagesën e një shumë që jepet në rast aborti, apo dështimi me qëllim.

    Marrë nga Libri: Fikhus-Sunneh
    Autori i Librit: Sejid Sabik
    Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. (33:36)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Ruajtja e shikimit
    By Muhlis in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2010, 16:15
  2. Ruajtja e Allahut
    By Sumeja in forum Ligjërata
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2008, 14:33
  3. Ruajtja e sherijatit
    By Alba in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 10:35

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •