Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 23-06-2007, 19:39
Grafika e firdeuse
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 30-08-2006
Postimet: 429
All-llahu tė shpėrbleftė: 806
Falėnderuar 762 herė nė 316 Postime
Rep Fuqia: 372
firdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond repute
Sa herė duhet ngritur duart gjatė namazit?

d) sa herė duhet ngritur duart gjatė namazit?




Dr. Shefik Kurdiq

Nuk ka dallime nė mes shkollave juridike nė lidhje me ngritjen e duarve me rastin e hyrjes nė namaz. Tė gjitha shkollat juridike kategorikisht pohojnė qė duhet tė ngrihen duart me rastin e shqiptimit tė tekbirit fillestar. Dallimi ėshtė nė atė se disa shkolla juridike rekomandojnė ngritjen e duarve edhe me rastin e shkuarjes nė ruku’ dhe pas ngritjes nga ruku’a edhe me rastin e ngritjes nga rekati i tretė.1 Madje, disa dijetarė, sikur Ibn Hazmi, konsiderojnė qė transmetimet mbi ngritjen e duarve tek tė gjitha lėvizjet dhe ngritjet nė namaz, arrijnė gradėn e mutevatirit nė tė cilat nuk ka aspak dyshim.2

Qėllimi ynė, nė asnjė mėnyrė, nuk ėshtė qė t’i pėrgėnjeshtroj argumentet e pakontestueshme tė cilat i shėnojnė shkollat e tjera juridike, por vetėm nxjerrjen nė shesh argumentet nė tė cilat medh’hebi hanefi e mbeshtet qėndrimin e tij.3


Sipas shkollės juridike hanefite duart do tė ngrihen vetėm gjatė shqiptimit tė tekbirit fillestar dhe asnjėherė mė!!!

Duke analizuar nė kėtė ēėshtje tė namazit, Ebu Xhafer Et-Tehavi, pėrcjell nėntė transmetime tė cilat trajtojnė ngritjen e duarve mė shumė herė nė namaz.4

Imam Buhariu, nė Sahih pėrcjell rivajetin e Abdullah b. Omerit, r.a., nė tė cilin thuhet: E kam parė tė Dėrguarin e Allahun, s.a.v.s., qė gjatė hyrjes nė namaz i ngriti duart aq sa i kishte kundrruall shpatullave tė tij. Ai e bėri atė kur e shqiptoi tekbirin pėr tė shkuar nė ruku’, dhe ashtu veproi edhe kur e ngriti kryen nga ruku’a, dhe shqiptoi: Semi’allahu li men hamideh!, ndėrsa atė (ngritjen e duarve – M.A) nuk e bėri gjatė kryerjes sė sexhdes.5

Nė transmetimin e Ebu Kilabit thuhet se e ka parė Malik b. Muvejrisiun, se e ka shqiptuar tekbirin fillestar dhe i ka ngritur duart, kur ka dashur qė tė falet. Ai i ngrinte duart edhe kur dėshironte tė shkonte nė ruku dhe kur ngritej prej saj. Ai ka pėrcjellur qė vėrtetė ashtu ka vepruar edhe i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s.!6

Kėto dhe transmetime tė ngjashme i kanė marrė pėr argument tre imamėt e njohur, pėrpos Imam Ebu Hanifes, si edhe njė numėr prej muhadithėve dhe juristėve. Madje edhe disa pasues dhe dijetarė tė medh’hebit hanefi i kanė preferuar kėto argumente dhe kanė pranuar ngritjen e duarve mė shumė herė nė namaz. I kėtillė ka qenė, siē shėnon shejh Muhamed Nasurudin el-Albani, nxėnėsi i imamit tė njohur Ebu Jusufit, Isam b. Jusuf Ebu Ismet el-Belhi (vd. nė vitin 210 sipas hixhretit).7

Ebu Hanife dhe dijetarėt tjerė tė shkollės juridike hanefite kanė marrė qėndrim tė kundėrt me atė qė u theksua mė lartė, duke konsideruar, nė bazė tė argumenteve, qė ngritja e duarve ėshtė e nevojshme vetėm tek tekbiri fillestar. Nė favor tė kėsaj shėnojnė njė numėr hadithesh si dhe praktikėn e as’habėve dhe tabiinėve. Ebu Xhafer et-Tehaviu, njėri nga dijetarėt e mėdhenj tė shkollės juridike hanefite, nė veprėn e tij tė njohur tė hadithit Sherhu Me’ani-l-asar shėnon njė numėr transmetimesh dhe praktikėn e as’habėve dhe tabiinėve me zinxhir tė plotė tė transmetuesve. Sė pari ai shėnon transmetimin e El-Bera’ b. Azibiut, r.a., nė tė cilin thuhet: Pejgamberi, s.a.v.s., kur e falte namazin e shqiptonte tekbirin fillestar, ngritke duart, ashtu qė majat e gishtėrinjve i ishin pranė pjesės sė butė tė veshėve, dhe pastaj ngritjen e tillė nuk e pėrsėriste.8

Pas kėtij hadithi, Tahaviu shėnon edhe disa rivajete tė ngjashme nga i njėjti as’hab.

Mė pas shėnon transmetimin e Abdullah b. Mesudit r.a, nė tė cilin thuhet: Pejgamberi, a.s., i ka ngritur duart vetėm gjatė tekbirit fillestar dhe mė nuk e ka pėrsėritur.9

Hadithin e shėnon Tirmidhiu nė Sunen dhe e vlerėson si transmetim hasen. Nė komentin e Sunenit tė Tirmidhiut, Ahmed Muhamed Shakiri, kėtė hadith e vlerėson si autentik.10 Gjithashtu, edhe shejh Albani kėtė transmetim e vlerėson si autentik. 11

Pas citimit tė hadithit tė lartpėrmendur Ebu Isa Et-Tirmidhiu thotė: Sipas kėtij hadithi veprojnė shumė dijetarė nga gjenerata e as’habėve dhe tabiinėve. Ky ėshtė, gjithashtu, qėndrim edhe i Sufja eth-Theurit dhe tė dijetarėve nga qyteti Kufe. 12

Ibn Ruzhd el-Kurtubi, nė veprėn e tij tė njohur, Bidajetu-l-muxhtehi d, pohon qė, sipas tė transmetimit tė Ibnu-l-Kasimit, ky ėshtė edhe qėndrim i imam Malikut.13

Kur e ka pyetur el-Mugire Ibrahim en-Neha’ijun, dijetarin e madh nga gjenerata e tabiinėve: Cfarė thuash pėr transmetimin e Vail b. Huxhriut, i cili e ka parė tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.a., se si i ka ngritur duart edhe gjatė shqiptimit tė tekbirit fillestar, po edhe gjatė shkuarjes nė ruku dhe pas ngritjes nga ajo (ruku’a)?!, kurse ai ėshtė pėrgjigjur: Nėse Vail b. Huxhriu e ka parė tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s., vetėm njė herė qė atė e vepron, Abdullah b. Mesu’di, r.a., e ka parė pesėdhjetė herė qė atė nuk e vepron!14

Nė transmetimin e Ali b. Ebi Talibin thuhet: I Dėrguari i Allahut, s.a.v.a., duart i ka ngritur vetėm gjatė tekbirit fillestar, ndėrsa atė nuk e ka pėrsėritur mė.15

Muxhahidi, dijetari i madh i gjeneratės sė tabiinėve, pohon: Jam falur pas Abdullah b. Omerit, r.a. Duart i ngriti vetėm tek tekbiri fillestar!16

El-Esvedi pohon qė ėshtė falur pas Omerit b. El-Hatabit, r.a., dhe thekson, se ai i ka ngritur duart gjatė namazit vetėm tek tekbiri fillestar, duke mos e pėrsėritur atė gjatė namazit! Gjithashtu, thekson el-Evedi, i kam parė edhe Ibrahimin edhe Esh-Sha’biun. Kėtė transmetim Tahaviu e vlerėson si autentik dhe shtron pyetjen: A mendon se Omeri, r.a., do ta fshehte atė qė i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., e ka vepruar gjatė ruku’as dhe sexhdes, kur ėshtė nė pyetje ngritja e duarve?! A thua vallė, ata qė ishin pranė Omerit, r.a., kanė mundur tė lejojnė qė ai tė falet ndryshe nga i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., e qė tė mos e paralajmėrojmė nė tė?! Dhe pėrgjigjet: Jo, kjo ėshtė e pamundur!!!17

Krahas vėrejtjeve dhe analizave tė cilat i ka shėnuar Tahaviu, kur janė nė pyetje transmetimet tė cilat favorizojnė ngritjen e duarve mė shumė herė nė namaz, ai nėnvizon se nuk dėshiron qė t’i nėnēmojė asnjė nga ekspertet islam, pasi qė nuk ėshtė traditė e tij, por thjeshtė, siē thotė ai, vetėm dėshiron tė zbuloj padrejtėsitė dhe armiqėsitė tė cilat bėhen ndaj shkollės juridike hanefite!

Andaj, tė gjitha transmetimet e theksuara tė cilat, siē duken, dallojnė diametralisht, mund tė zgjidhen nė mėnyrė shumė tė thjeshtė dhe racionale. Pra, megjithėse ka transmetime mbi ngritjen e duarve mė shumė herė dhe vetėm njė herė nė namaz nga tė njėjtit as’habė, dhe atė, transmetime autentike, atėherė, sipas tij, arsye e vetme ėshtė derogimi i haditheve tė para tė cilat tregojnė pėr ngritjen e duarve mė shumė herė nė namaz. Ai kėtė e argumenton me atė qė, tė themi, Abdullah b. Omeri, r.a., nė fillim i ka ngritur duart mė shumė herė, por mė vonė, pas vdekjes sė tė Dėrguarit, s.a.v.s, ėshtė parė duke mos i ngritur duart.!!! Njė rast i tillė ėshtė edhe me hazreti Aliun, r.a., dhe shumė as’habė tė tjerė tė cilėt mė vonė i kanė ngritur duart vetėm gjatė shqiptimit tė tekbirit fillestar. Kjo, padyshim, orienton nė atė se transmetimet qė kanė tė bėjnė me ngritjen e duarve vetėm njė herė nė namaz, pėrfundon Tahaviu, i kanė droguar transmetimet e para mbi ngritjen e duarve mė shumė herė gjatė namazit. [18]

Pėrveē Tahaviut, qėndrim tė kėtillė kanė marrė edhe shumė dijetarė tė tjerė. Kėshtu qė, juristi bashkėkohorė hanefi Vehbi Sulejman Gavoxhi el-Albani, duke theksuar transmetimin e Abdullah b. Mes’udit, mbi ngritjen e duarve, pėrkitazi, vetėm se gjatė shqiptimit tė tekbirit fillestar, nė veprėn e tij mbi namazin dhe rregullat e tij, e vlerėson kėtė hadith si transmetim autentik dhe thekson: Kėtė hadith tė Abdullah b. Mesu’dit, r.a., si transmetim autentik e kanė vlerėsuar kėto heronj tė islamit:

- nė Musnedin e Ahmedit ekziston njė transmetim,
- dy transmetime nė Sunenin e Nesaiut,
- tek Suneni i Ebu Davudit katėr transmetime autentike,
- tek Suneni i Tirmidhiut, tė cilin e vlerėson si transmetim hasen,
- njė transmetim tek Ibn Ebi Shejbe nė Musannefin e tij,
- katėr transmetime autentike tek Tahaviu nė Sherhu Me’ani-l-asru, dhe
- dy transmetime autentike nė Musnedin e Ebu Hanifes.

Ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet se janė edhe rreth 60 hadithe tė transmetuara nga dhjetė as’habė tė ndryshėm, me zinxhirė tė ndryshėm tė transmetuesve, mbi ndalimin e ngritjes sė duarve mė shumė herė nė namaz, tė cilat orientojnė kah derogimi i haditheve tė cilat flasin pėr kėtė (ngritjen e duarve mė shumė herė M.A).[19]

Pas kėtyre argumenteve autori thekson transmetimin e Omer b. el-Hatabit, r.a., tė cilin e shėnon Ibn Ebi Shejbe nė Musannef, i cili ėshtė i vlerėsuar edhe si autentik, kurse nė tė thuhet qė: I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., vetėm njė herė i ka ngritur duart nė namaz![20]

Nė tė njėjtėn vepėr autori, gjithashtu, shėnon transmetimin autentik tė Abdullah b. Omerit, r.a., nė tė cilin thuhet se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s, vetėm njė herė i ka ngritur duart nė namaz! [21]

Gjithashtu, dijetari bashkėkohor islam, dr. Vehbe ez-Zuhajli, autori i veprės kapitale nga fusha e sė drejtės sė sheriatit nė 8 vėllime tė mėdha, tė cilėn e ka titulluar “El-Fikhul Islami ve edil-letuhu”, pohon qė hanefitėt dhe malikitėt nuk e konsiderojnė sunnet ngritjen e duarve mė shumė herė nė namaz – pėrveē gjatė shqiptimit tė tekbirit fillestar – pėr arsye se transmetimet tė cilat kanė tė bėjnė mė ngritjen e duarve mė shumė herė nuk i konsiderojnė autentike, kurse pėr ngritjen e duarve vetėm njė herė pėrmendin transmetime autentike dhe argumente.[22] Kėtu, me siguri, mendohet mbi qėndrimin e tyre se transmetimet qė kanė tė bėjnė mė ngritjen e duarve mė shumė herė nė namaz janė tė droguara dhe se ato transmetime, megjithėse janė autentike, i lėnė anėsh.

VIJON...

Perktheu:
Mehas Alija



Fusnotat:

[1] Pėr kėtė shih: Es-Sejjid Sabik, Fikh-s-sunne, 1/121-123; Vehbe Ez-Zuhajli, El-Fikhu-l-islami ve edil-letuhu, 1/685-686., dhe Ali el-Hindi, Skracena zbirka fikhski propisa, fq. 39.
[2] Ahmed Muhamed Shakir, Koment i Sunnetit tė Tirmidhiut, 2/42.
[3] Mbi argumentet e njėrės dhe tjetrės palė ,shih: Tahavi, Sherhu Me’ani-l-asar, 1/222-228 dhe ez-Zejle’i, Nasbu-r-raje, 1/523-545.
[4] Shih: Sherhu Me’ani-l-asar, 1/222-224.
[5] Buharijina zbirka hadisa, 1/572.
[6] Burimi, vėllimi dhe faqja e njėjtė.
[7] Krahaso: Sifetu salati-n-Nebijji, fq. 96.
[8] Sherhu Me’ani-l-asar, 1/224.
[9] Burimi, vėllimi dhe faqja e njėjtė. Tė njėjtin hadith e shėnon edhe Ebu Davudi dhe Ahmedi.
[10] Krahaso: Sunen, 2/41.
[11] Shih: Ejmen Salih Sha’ban, nė librin: Nasbu-r-raje, 1/524.
[12] Tirmizijina zbirka hadisa, 2/9.
[13] Shih: Bidajetu-l-muxhtehi d, 1/133. (Botim i: Daru-l-kutubi- l-ilmije, Bejrut, pa vit botimi)
[14] Kėtė transmetim me zinxhirė tė plotė e shėnon Tahaviu. (Krahaso: Sherhu Me’ani-l-asar, 1/224.)
[15] Sherhu Me’ani-l-asar, 1/225.
[16] I njėjti burim, vėllim dhe faqe.
[17] I njėjti burim, 1/227.
[18] Analizo kėtė vėshtrim interesant: Sherhu Me’ani-l-asar, 1/222-228.
[19] Es-Salatu ve ahkamuha, fq. 136. (Botim i: Muessesetu-r- risale, Bejrut, 1985.)
[20] I njėjti burim dhe faqe.
[21] Burimi dhe faqja e cituar.
[22] El-fikhu-l-islami ve edil-letuhu, 1/685. Gjithashtu, krahaso: El-Xheziri, Kitabu-l-fikhi ale-l-mezahibi- l-erbe’a, 1/250.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
IbniTejmije (29-08-2007), jusuf dullai (16-04-2008), Kuds (26-02-2008), MuslimaneElh (30-01-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Vertet un jam terorist ! Besim2005 Lajme nga Bota Islame 6 11-11-2007 21:37
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Kushtetuta e parė e zbatuar nė botė:Karta e Medines Esselamu_Alejkum Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 14-12-2006 16:42
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:27.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.