Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 24-02-2007, 13:55
Grafika e firdeuse
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 30-08-2006
Postimet: 429
All-llahu tė shpėrbleftė: 806
Falėnderuar 762 herė nė 316 Postime
Rep Fuqia: 372
firdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond reputefirdeuse has a reputation beyond repute
Sharja e tė vdekurve

Sharja e tė vdekurve

Pyetja:
Ēfarė gjykon feja pėr njeriun qė shan tė vdekurit apo ua zbulon tė metat atyre?
Pėrgjigja:
Allahu caktoi qė shenjtėria apo dinjiteti i muslimanit te jete prej shenjtėrimeve (gjerave qe nuk lejohen te nėpėrkėmbėn) mė tė mėdha, duke ua obliguar muslimanėve dhe muslimaneve ruajtjen e saj. Kėtė e kuptoi selefi para halefit dhe siē transmeton Ibni Hibbani dhe Tirmidhiu me sened te mire nga Abdulah b. Omeri se ai njė dite kishte shikuar Qaben e Madhėrishme dhe i kishte thėnė:
" ما أعظمَكِ و أعظمَ حُرمتِكِ ! و المؤمنُ أعظم حُرْمةً مِنْكِ
Sa madhėshtore qe je dhe sa shenjtėri te madhe qe ke por muslimani ėshtė me i shenjte se ti".
Shenjtėria e muslimanit nuk ėshtė e lidhur vetėm me jetėn e tij, ajo vazhdon edhe pas vdekjes se tij dhe duhet te ruhet e mbrohet ēdoherė dhe ne ēdo mėnyrė.
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi, i cili kishte pėrcjellur kufomėn e Mejmunes, nėnės se besimtareve, me ē'rast kishte thėnė:
" هَذِهِ زَوْجَةُ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ فَإِذَا رَفَعْتُمْ نَعْشَهَا فَلا تُزَعْزِعُوهَا وَ لا تُزَلْزِلُوهَا و ارْفُقُوا
Kjo ėshtė gruaja e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam. Kur ta ngritni arkivolin e saj mos e lėkundni dhe mos e luhatni por silluni bute!".
Ibni Haxheri ne koment te kėtij hadithi ka thėnė:
"Nga ky hadith pėrfitojmė parimin se shenjtėria e muslimanit pas vdekjes se tij ėshtė sikurse ne te gjalle te tij. Pėr kėtė ka hadith, si ai qe transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh, dhe te cilin e ka cilėsuar te sakte Ibni Hibbani: " كسْرُ عَظْمِ المؤمن ميْتاً كَكَسرِهِ حياً Thyerja e ashtit te muslimanit te vdekur ėshtė sikurse thyerja te ishte gjalle". ([1])
Ėshtė e ditur se tekstet fetare ndalojnė rreptėsishtė dhe ne pėrgjithėsi sharjen e muslimanit, duke mos bere dallim ne mes te gjallit apo te vdekurit. Buhariu dhe Muslimi, e edhe te tjerėt, transmetojnė nga Ibni Mes'udi se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
" سِبَابُ الْمُسْلِمِ فُسُوقٌ وَ قِتَالُهُ كُفْرٌ
Sharja e muslimanit ėshtė vandalizėm (hipokrizi) ndėrsa luftimi i tij ėshtė pabesim".
Ibni Haxheri sinjalizon se hadithi ne fjale flet pėr rėndėsinė e se drejtės sė besimtarit dhe se sharja e tij pa tė drejte ėshtė hipokrizi, shkelje e normave fetare dhe vandalizėm.
Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnė nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
" الْمُسْتَبَّانِ مَا قَالَا فَعَلَى الْبَادِئِ مَا لَمْ يَعْتَدِ الْمَظْلُومُ
Fyesit janė ne atė qe thonė; barra i bie atij qe ia ka filluar pėrveē nėse tjetri ia ka tepruar (dhe kthyer edhe me mė shume ofendime)".
Ka thėnė Imam Neveviu ne koment te kėtij hadithi:
"Domethėnia e kėtij hadithi ėshtė se mėkati i sharjes-ofendimit reciprok i bie atij qe ia fillon, pėrveē nėse tjetri ia tejkalon ne ofendime dhe i thotė te parit me shume se sa qe ai i ka thėnė atij. Nė kėtė hadith ka argument te lejimit te intisarit (kthimit te se keqes, sharjes-ofendimit, me aq sa te ka ofenduar dikush), por me kusht qe te mos jete me shume, te mos jete gėnjeshtėr apo shpifje apo sharje te paraardhėsve te tij. Forma e lejimit te kthimit te ofendimit janė: O tiran! O torollak!, gjėra, prej te cilave zakonisht njerėzit nuk mund te shpėtojnė.
Disa thanė se meqė njeriu po i hakmerret me llafosje dhe fjalosje, atėherė te parit nuk i mbetet me mėkat por vetėm njė qortim dhe pėrbuzje e asaj nisme te keqe. Disa kane thėnė se ai ka qene shkaktar dhe atij i mbetet barra e fillimit te mėkatit…".
Kėto dhe tekste tjera ruajnė dinjitetin e besimtarit duke mos bere dallim ne mes jetės apo vdekjes se tij, dhe ne mėnyrė pėrmbledhėse mund te konkludojmė se sharja e besimtarit ėshtė, ne pėrgjithėsi, i gjalle apo i vdekur, mėkat i madh. Nėse kėsaj ia shtojmė edhe tekstet e veēanta, te cilat ne mėnyrė specifike ndalojnė sharjen e te vdekurit, atėherė ndalesa behet edhe me e fuqishme.
Buhariu, Nesaiu dhe Imam Ahmedi transmetojne nga Aisheja, nena e besimtareve, se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
" لَا تَسُبُّوا الْأَمْوَاتَ فَإِنَّهُمْ قَدْ أَفْضَوْا إِلَى مَا قَدَّمُوا
Mos i shani te vdekurit ngase ata tanimė kane shkuar atje ku e kane pėrgatitur vendin e tyre".
Disa dijetare janė munduar ta arsyetojnė ndalesėn e sharjes se te vdekurve pėr shkak te shqetėsimit tė tė gjallėve, ndryshe te vdekurin nuk e gjen asgjė nga sharja apo ofendimi i tij. Ibni Hibbani transmeton ne Sahihun e tij nga Mugire b. Shu'beja se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
" لا تسبوا الأموات فتؤذوا الأحياء
Mos i shani te vdekurit qe t'i shqetėsoni te gjallėt". (Sahihul xhamii, 7312)
Nėse sharja e besimtarit pėrdoret pėr sharjen apo akuzimin me fjale te palės tjetėr, ndalimin e sharjes se besimtarit pas vdekjes pak te paqarte e kane bere disa tekste, te cilat –pėr disa njerėz- ne fillimin janė te komplikuara. Pėrballė argumenteve qe pėrmendėm me pare, do te pėrmendim njė hadith, qe e transmetojnė Buhariu, Muslimi dhe te tjerėt nga Enes b. Maliku se kur njė xhenaze kishte kaluar pranė tyre, u lėvduar nga njerėzit, ndėrsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: وجبت وجبت وجبت U aprovua! U aprovua! U aprovua! Me pas kaloi njė tjetėr por u pėrmend pėr te keq, dhe edhe me kėtė rast Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: وجبت وجبت وجبت U aprovua! U aprovua! U aprovua!
Omeri nga kureshtja qe ta mėsonte sekretin dhe urtėsinė e kėsaj pėrgjigjeje profetike pyeti: Te qofshin fale babai dhe nena ime! Kaloi njė xhenaze dhe u pėrmend pėr te mire ndėrsa ti the: وجبت وجبت وجبت U aprovua! U aprovua! U aprovua! Pastaj kaloi njė tjetėr dhe u pėrmend pėr te keq ndėrsa ti the: وجبت وجبت وجبت U aprovua! U aprovua! U aprovua!?
Tha Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" من أثنيتم عليه خيراً وجبت له الجنة و من أثنيتم عليه شراً وجبت له النار ، أنتم شهداء الله في الأرض ، أنتم شهداء الله في الأرض ، أنتم شهداء الله في الأرض
Kė ta lėvdoni pėr te mire, pėr te ėshtė Xhenneti ndėrsa ke ta pėrmendni pėr te keq, pėr te ėshtė Xhehennemi. Ju jeni dėshmitarėt e Allahut nė tokė! Ju jeni dėshmitarėt e Allahut nė tokė! Ju jeni dėshmitarėt e Allahut nė tokė!".
Sipėrfaqėsisht ky hadith tregon se lejohet pėrmendja pėr te keq e te vdekurit, gjė, e cila mund te quhet ofendim, ngase Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e aprovoi atė qe dėgjoi ne prani te tij.
Kjo ėshtė shkak qe disave ndalesa e pėrgjithshme iu pėshtjell pėr shkak te vėshtirėsisė se pėrputhjes se kėtyre teksteve. Ndėrsa ata qe pėrputhen dhe bashkuan kuptimisht kėto tekste, ata caktuan raste te veēanta te ofendimit te te vdekurit apo pėrgojimit te tij. Ndoshta Buhariu ne Sahihun e tij kur vuri njė kre: "Kreu mbi atė, qe ndalohet nga sharja e te vdekurve" (باب ما يُنْهى من سبِّ الأموات), ka aluduar ne kėtė, duke e shfrytėzuar pjesėzėn " من -nga", e cila shėrben pėr diē te pjesėrishme.
Disa dijetare duke u munduar ta bėjnė bashkimin e kėtyre teksteve, sipėrfaqėsisht te kundėrta, menduan se sharja (السب) ėshtė diēka tjetėr dhe pėrmendja pėr te keq ėshtė diēka tjetėr, kėshtu qe ndalohet sharja por jo edhe disa forma tė pėrmendjes se te keqes. Ka thėnė Imam El Menavi: "Sebbi –sharja- nuk ėshtė sikurse pėrmendja e se keqes, dhe po te thoshim se nuk kane dallim, atėherė do te lejohej ofendimi i te vdekurve te kėqij dhe do te ndalohej ofendimi i te vdekurve te mire".
Pėrfundimisht do te mund te konkludonim se dispozita e ndalimit te sharjes apo ofendimit te te vdekurve ėshtė e ngjashme me dispozitėn e sharjes dhe ofendimit te te gjallėve; kush lejohet te pėrgojohet ne te gjalle lejohet te pėrgojohet edhe pas vdekjes, si: pabesimtari, hipokriti, mėkatari qe bėn mėkatet haptazi, thirrėsi pėr ndonjė rruge apo lėvizje te devijuar, etj. Te kėqijat e tyre siē pėrmendėn ne te gjalle te tyre pėrmenden edhe pas vdekjes se tyre, qe njerėzve t'iu behet e qarte puna e tyre, te jete njė vėrejtje dhe mjet pėr t'i larguar prej tyre, por gjithsesi me argumente dhe dėshmi te qarta, ndryshe ajo do te ishte njė shpifje dhe pėrgojim i ndaluar.
Ndėrsa sa iu pėrket besimtareve te tjerė, pra atyre qe nuk janė hipokrite, ndalohet rreptėsishtė sharja, ofendimi, pėrgojimi, pėrgjimi, etj, te gjalle apo te vdekur qene. Imam Neveviu ka thėnė:
"Nėse thuhet: Si e pėrmenden pėr te keqe kur hadithi i vėrtet ne koleksionin e Buhariut e ndalon sharjen e te vdekurve?, pėrgjigja ėshtė kjo: Ndalimi vlen pėr besimtarėt e sinqerte ndėrsa pėr hipokritet, te gjithė pabesimtarėt, ata qe sheshazi bėjnė mėkate apo risi, nuk ndalohet pėrmendja e tyre pėr te keq, ne mėnyrė qe njerėzve t'iu tėrhiqet vėrejtja nga pasimi i rrugės se tyre, te mos pasojnė gjurmėt e tyre dhe te mos stolisen me moral te tyre. Ky hadith, ku u pėrmend se kufoma ishte pėrmendur pėr te keq, komentohet si sharje apo ofendim i njė njeriu, qe ka qene i njohur me hipokrizi apo ngjashėm me kėtė. Kjo ėshtė pėrgjigja e qėlluar rreth kėsaj koklavitje argumentesh pėr pėrputhjen e tyre pro dhe kundėr ofendimit-sharjes sė tė vdekurit". (Sherhu sahihi muslim, 7/20)
Nuk ka te mbrojtur pėrveē atij qe Allahu e mbron, dhe suksesi nuk vjen vetėm se prej Allahut!
Dr. Ahmed b.Abdul Kerim Nexhib
www.saaid.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat Gani Islami
23-2-2007, e xhuma
Vushtrri, Kosovė
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
IMAM GAZALIU (03-06-2007), Siraatalmustekiim (22-05-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Ku rrin shpirtat e te vdekurve? Granit Pyetje-Pėrgjigje 6 03-10-2008 14:30
Allahu e denoi Kalifornin Sumeja Lajme nga Bota Islame 4 27-10-2007 01:42
A takohen shpirtrat e tė vdekurve pas vdekjes? Kur“an dhe Sunnet Fetua tė Dijetarėve 0 19-06-2007 00:56


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 21:32.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.