USHQIMET

Përkufizimi: Ushqimet sigurojnë jetesën e njeriut. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

"Thuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë qfarë të dojë." (El-En'am,145)

Nuk lejohen veqse ushqimet e mira, të cilat i dëshiron organizmi i njeriut.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Të pyesin ty (Muhammed), qka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira" (El-Maide,4)

"Ushqimet e mira" nënkuptojnë ato, të cilat i dëshiron shija dhe oreksi i njeriut, sikurse shihet edhe në ajetin e mëposhtëm:

"U lejohen ushqimet e këndshme dhe u ndalohen ato të pakëndshmet" (El-A'raf,157)

Ushqimet ndahen në dy kateogori: shtazore dhe bimore: Ushqimet bimore janë të gjitha të lejuara, me përjashtim të atyre që janë të papastra (plotësisht apo pjesërisht), të dëmshme, dehese dhe të fituara në mënyrë të padrejtë. Ushqim plotësisht i papastër konsiderohet p.sh. gjaku, kurse pjesërisht i papastër është p.sh. gjalpi, në të cilin ka ngordhur një mi. Buhariu transmeton se Mejmuna e ka pyetur të Dërguarin (a.s) për ngrënien e gjalpit, në të cilin kishte rënë një mi. I Dërguari (a.s.) i është përgjigjur: "Hidheni miun dhe pjesën e gjalpit rreth tij, kurse gjalpin e mbetur hajeni".

Duke u bazuar në këtë hadith, kuptohet se n.q.s. në një ushqim të ngurtë bie një gjallesë e ngordhur, atëherë hidhet gjallesa e ngordhur dhe pjesa e ushqimit rreth saj. Pjesa e mbetur mund të përdoret, nëse vërtetohet se nuk ka rënë në kontakt me gjallesën e ngordhur. Nëse ushqimi është i lëngshëm dhe bie në kontakt me diqka të papastër, ai nuj lejohet të përdoret.

Zuhriu, Euzaiu, Ibn Abasi, Ibn Mes'udi dhe Buhariu kanë thënë: " N.q.s në ushqimin e lëngshëm bie diqka e papastër, ai bëhet i tillë vetëm nëse tjetërsohet. Nëse jo, ai konsiderohet i papastër."

Ushqim i dëmshëm është ai që përmban lëndë helmuese, si p.sh. helmi i nxjerrë nga akrepat, bletët, gjarpërinjtë, bimët helmuese apo substancat inorganike si arseniku. Allahu i Lartësuar thotë:

"Dhe mos e vritni vetën (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju." (En-Nisa,29)

"Dhe mos e shkatërroni vetën tuaj". (El-Bekare,195)

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Ai që pi helm dhe vret vetën, do të jetë duke pirë helm përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit. Ai që e vret vetën me një hekur, do të jetë përgjithmonë me atë hekur në dorë duke goditur veten në zjarrin e Xhehenemit". Helmet janë të ndaluara, nëse sasia e përdorur dëmton shëndetin dhe, veq helmeve ndalohet qdo lëndë tjetër që shkakton dëm. Ahmedi dhe Ibn Maxhe transmetojnë se i Dërguari a.s. ka thënë: "Mos dëmtoni veten dhe as të tjerët". (Hadith Sahih ligajrihi; Sahih Ibn Maxhe 2341)

Në këtë kategori klasifikohet edhe duhani, i cili shkakton dëmtimin e shëndetit dhe shpenzimin e kotë të pasuris. Të tilla janë pijet alkoolike dhe droga. Ndalohet ushqimi i fituar në mënyrë të padrejtë, si p.sh. ai i grabitur.

Ushqimet shtazore ndahen në dy lloje: ujore dhe tokësore. Ushqimet shtazore ujore janë të gjitha të lejuara, kurse ato tokësore ndahen në ushqime të lejuara dhe të ndaluara. Feja islame e ka përcaktuar secilën prej këtyre dy kategorive në mënyrë të qartë dhe të detajuar, siq shpjegohet dhe nga ajeti i mëposhtëm kuranor:

"Ai ju sqaroi juve se qka është e ndaluar për ju, përveqse kur jeni të detyruar" (El-En'am,119)

Ky përcaktim i detajuar përfshinë tri qështje:

1- Gjërat për të cilat ka argumente (nga Kurani dhe Tradita Profetike) për lejimin e tyre.

2- Gjërat për të cilat ka argumente (nga Kurani dhe Tradita Profetike) për ndalimin e tyre.

3- Gjërat për të cilat është heshtur (nuk ka argumente rreth lejimit ose ndalimit të tyre).

1- Gjërat për të cilat ka argumente nga Kurani dhe Suneti për lejimin e tyre

Nga ky grup mund të përmendim kafshët e detit (ujit).

kafshët e detit janë të gjitha të lejuara, përveq rasteve kur ato përmbajnë helme të dëmshme për shëndetin. Nëse jo, ato janë të gjitha të lejuara, qofshin peshq apo lloje të tjera, të peshkuara apo të gjetura të ngordhura, të kapura nga muslimani apo jomuslimani, pavarësisht nëse kafsha detare i ngjason ndonjë kafshe tokësore apo jo. Kafshët e detit nuk është e nevojshme të pastrohen. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

"Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët" (El-Maide,96)

Darakutni transmeton se Ibn Abasi ka thënë: "Peshkohet në detë dhe hahet qdo ushqim që nxjerr deti".

Përsa i përket të ngordhurës, Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se një person e ka pyetur të Dërguarin e Allahut: "O i Dërguar i Allahut, ne udhtojmë në det dhe mbartim me vete një sasi të vogël uji. Nëse e përdorim atë për të marrë abdes do të vuajmë nga etja. A mund të marrim abdes me ujin e detit?" I Dërguari (a.s.) iu përgjigj: "Uji i detit është i pastër dhe lejohet të hahet e ngordhura që ndodhet në të". (Hadith Sahih; është përmendur më parë).

2- Gjërat për të cilat ka argumente nga Kurani dhe Suneti për ndalimin e tyre

Kurani Famëlartë përmend dhjetë lloje ushqimesh të ndaluara (haram), të renditura në këtë ajet kuranor:

Ky ajet kuranor sqaron në mënyrë të detajuar rastet e përmendura në ajetin e mëposhtëm:

"Eshtë e ndaluar për ju ngrënia e coftinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat - përveq atyre që i therrni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therrur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah".

"Thuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë qfarë të dojë, përveq kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit - se këto janë të ndyta - dhe mishit që është therur në emër të tjetërkujt e jo në emër të Allahut." (El-En'am,145)

Ky ajet përmend vetëm katër raste të përgjithësuara, kurse ajeti i parë i trajton ato në mënyrë të hollësishme dhe nuk ka asnjë papajtueshmëri në mes të dy ajeteve.

3- Gjërat për të cilat është heshtur dhe nuk ka argumente rreth lejimit ose ndalimit të tyre

Gjërat për të cilat është heshtur dhe nuk ka argumente për ndalimin e tyre janë të lejuara, duke u mbështetur në rregullin e pranuar nga të gjithë se "gjërat në thelbin e tyre janë të lejuara". Ky rregull është një ndër bazat e fesë islame.

Ka argumente të shumta që e vërtetojnë lejimin e gjërave për të cilat është heshtur. Prej tyre mund të përmendim:

1-Allahu i Lartësuar thotë:

"Eshtë Ai që për ju ka krijuar qdo gjë që ka në Tokë." (El-Bekare,29)

2- Darakutniu transmeton nga Ebu Tha'lebe se i Dërguari (a.s) ka thënë:

"Allahu i ka përcaktuar disa obligime, prandaj përmbahuni atyre; Ai i ka vendosur disa kufij, prandaj mos i kaloni; Ai ka heshtur për disa gjëra jo nga harresa por nga mëshira e Tij për ju, prandaj mos debatoni rreth tyre".

(Hadith Daif; Daif El-Xhami')

3- Selman, Farisiu tregon se kur i Dërguari (a.s.) është pyetur rreth gjalpit, djathit dhe lëkurës ka thënë: "Hallall është qdo gjë që Allahu e ka lejuar në librin e Tij; haram është qdo gjë që Ai e ka ndaluar në librin e Tij, kurse gjërat për të cilat ka heshtur janë shprehje e faljes dhe e mëshirës se Tij".

(Hadith Hasen; Sahih Et Tirmidhi 1726)

Nxjerrë nga Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu i cili thotë se ky hadith është "garib" (i cili ka një transmetues të vetëm dhe i njohur vetëm në këtë formë). Ky hadith është transmetuar edhe nga Hakimi në librin e tij "El-Mustedrek".

4- Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Saad ibn Ebi Vekasi se i Dërguari (a.s.) ka thënë: "Mëkatari më i madh që i dëmton muslimanët është ai i cili pyet për diqka që nuk u është ndaluar njerzëve dhe atëherë ajo ndalohet vetëm për shkak të pyetjes së tij".

5- Ebu Derda tregon se i Dërguari (a.s.) ka thënë: "Hallall është ajo të cilën Allahu e ka lejuar në Kuran. Haram është ajo të cilën Allahu e ka ndaluar, kurse gjërat për të cilat ka heshtur janë mëshirë, prandaj pranojeni nga Allahu mëshirën e Tij. Me të vërtetë Allahu nuk harron asgjë". Më pas, i Dërguari (a.s.) lexoi ajetin kuranor:

"Dhe Zoti yt nuk harron kurrë". (Merjem,64)

Këtë hadith e ka nxjerrë Bezari, i cili thotë se ai mbështetët në një varg të saktë transmetimi dhe Hakimi, i cili thotë se hadithi është i saktë.

Përgaditi: Perkujtimi.net



Perkujtimi - Radio Islame