Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fikh

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 28-06-2008, 20:24
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 11-06-2008
Postimet: 22
All-llahu tė shpėrbleftė: 8
Falėnderuar 46 herė nė 19 Postime
Rep Fuqia: 27
Uthman do t“i dėgjohet emri sė shpejti
Vlera e nijetit

Vlera e nijetit

Muslimani beson nė peshėn dhe rendėsinė qė ka nijeti nė proporcion me veprat tjera tė tija, qofshin ato fetare apo tė kėsaj bote, ngase tė gjitha veprat formohen prej tij, sipas tij forcohen ose dobėsohen, vlejnė apo nuk vlejnė, gjithnjė sipas tij. Ky besim i muslimanit nė nevojėn e nijetit nė tė gjitha punėt si dhe obligimi i pėrmisimit tė tij mbėshtetėt:

Sė pari: nė Fjalėn e Allahut tė Lartėsuar : “E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij” [El-Bejjine, 5]
Gjithashtu: “Thuaj: "Unė jam i urdhėruar ta adhuroj Allahun, tė jem i sinqertė nė adhurimin ndaj Tij” [Ez-Zumer, 11]
Sė dyti: Nė fjalėn e Muhamedit alejhis salatu ve selam: "Veprat shpėrblehėn sipas qėllimit, e secilit i takon ajo ēfarė ka pasė pėr qėllim" (Trans. Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.)
Gjithashtu: "Allahu nuk shiqon fizionomitė dhe pasuritė tuaja, mirėpo shiqon zemrat dhe punėt tuaja" (Trans. Muslimi dhe imam Ahmedi).
Shiqimi i zemrave ėshtė shiqim i nijeteve, ngase nijeti ėshtė nxitėsi dhe shtytėsi kryesor drejt veprės.
Thotė Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kush synon njė vepėr tė mirė dhe nuk e bėn atė, atij i shkruhet njė e mire…" (Trans. Imam Ahmedi)
Pra, vetėm synimi i mirė bėn qė vepra tė jetė e mirė dhe me tė tė realizohet shpėrblimi. Kjo pėr shkak tė vlerės sė nijetit tė mirė.
Ndėrsa nė hadithin tjetėr thuhet: "Njerėzit janė katėr grupe: Njė njėri tė cilit Allahu i Lartėsuar i dha dituri dhe pasuri e ky me diturinė e tij vepron mbi atė pasuri. Atėherė thotė njė tjetėr: Sikur tė mė kishte dhėnė Allahu mua ashtu siē i dha atij do tė veproja njejtė siē vepron ai, kėta tė dy nė shpėrblim janė tė njejtė. Njė njėri, tė cilit Allahu i dha pasuri e nuk i dha dituri, e ky e nepėrkėmbė atė pasuri. Atėherė thotė njė tjetėr: Sikur tė kishte mė dhėnė Allahu mua ashtu siē i dha atij, do tė veproja njejtė siē vepron ai, kėta tė dy nė mėkat janė tė njejtė.” (Trans. Tirmidhiu)
Qė na jep tė kuptojmė se i pari u shpėrblye me nijet tė mirė me shpėrblimin e punės sė mirė, ndėrsa pronari i nijetit tė keq mori mėkatin e vepruesit tė punės sė keqe. Pra, rezultat i gjithė kėsaj ishte vetėm nijeti.
Gjithashtu, nga hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ishte nė Tebuk: "Me tė vėrtetė nė Medine gjinden disa njerėz, nuk kemi kaluar asnjė luginė, as s’kemi shkelur ndonjė vend, i cili i mllefos pabesimtarėt, as s’kemi dhėnė ndonjė lėmoshė, e as nuk na ka goditur uria vetėmse na kanė shoqėruar nė tė gjitha kėto, e ata duke qenė nė Medine". I ėshtė thėnė atij: Si mundet kjo o i Dėrguari i Allahut? Tha: "I ka penguar arsyeja, mirėpo kanė marrė pjesė me nijet tė mire” (Trans. Buhariu dhe Ebu Davudi)
Atėherė pra, nijeti i mirė e barazoj joluftėtarin me luftėtarin nė shpėrblim dhe e bėri jomuxhahidin tė arrijė shpėrblimin sikur shpėrblimin e muxhahidit.
Poashtu hadithi tjetėr: “Kur tė pėrleshen dy muslimanė me shpata, mbytėsi dhe i mbyturi janė nė zjarr”. U tha: O i dėrguari i Allahut, kuptohet se njėri ėshtė mbytėsi, mirėpo ēėshtė puna me tė mbyturin? Tha: "Ngase ai ka dėshiruar vrasjen e shokut tė tij" (Trans. Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu)
Kurse nė njė transmetim tjetėr tė Buhariut qėndron: "Ngase ai ka qenė i pėrgaditur pėr vrasjen e vėllait tė tij". Nijeti dhe dėshira e keqe barazoi mes mbytėsit meritor pėr zjarr dhe mes tė mbyturit po mos tė ishte nijeti i tij i keq do tė ishte prej banorėve tė xhenetit.
Poashtu hadithi tjetėr: "Ēdo njeri, i cili i cakton njė gruaje mehrin, Allahu e di se ai nuk do t`ia jep asaj atė, kėshtuqė e mashtron atė nė emėr tė Allahut dhe ia bėn vetės nderin e saj hallall nė mėnyrė tė palejuar; e takon Allahun atė ditė kur e takon e ai llogaritet amoral (zinaqarė). Ēdo njeri, i cili huazon nga njė tjetėr njė borxh, Allahu e di se ai nuk do t`ia kthej atij, kėshtuqė e mashtron atė nė emėr tė Allahut dhe ia bėn vetės hallall pasurinė e tij nė mėnyrė tė palejuar; e takon Allahun atė ditė kur e takon e ai llogritet vjedhės." (Trans. Imam Ahmedi dhe Ebu Maxhe)
Me nijet tė keq vepra e lejuar u shėndrrua nė haram dhe e ndaluar, kurse ajo ēka ishte jo e vėshtirė u bė mė vėshtirėsi.
Krejt kjo pėrforcon atė ēka beson muslimani nė rėndėsinė dhe peshėn e nijetit. Pėr kėtė arsye muslimani i ndėrton tė gjitha veprat e tij mbi baza tė nijetit tė mirė, siē jep mundin qė tė mos veprojė asgjė pa nijet, apo nijet tė mirė ngase nijeti ėshtė shpirti i veprės dhe baza e tij. Ekzistenca e veprės mvaret nga rregullsia e tij ndėrsa pavlefshmėria e saj ėshtė rezultat i nijetit jo tė mirė. Vepra e shoqėruar pa nijet pronari i saj bėn syfaqėsi, ėshtė njeri artificial dhe i urrejtur.
Ashtu siē beson muslimani se nijeti ėshtė shtylla e veprave, poashtu ai sheh se nijeti nuk ėshtė vetėm fjalė goje (O Allah kam vendosur kėshtu ), por ai realizohet me shtytjen e zemrės drejt veprės sė pranuar pėr njė qėllim tė mirė, qoftė ai pėrfitim i njė dobie apo largim i dėmit, siē ėshtė dėshira e drejtuar drejt veprės pėr tė arritur me tė kėnaqėsinė e Allahut apo zbatimin e urdhėrit tė Tij.
Muslimani kur beson se vepra e lejuar (mubah) shėndrrohet pėrmes nijetit tė mirė nė vepėr qė meriton tė shpėrblehet, dhe se vepra e cila meriton shpėrblimin kur i mungon asaj nijeti i mirė shėndrrohet nė mėkat qė meriton dėnimin. Muslimani nuk beson se nijeti i mirė ndikon nė gjynahe pėr t`i shėndrruar ato nė punė tė mira. Ai i cili pėrgojon njė person pėr ti jep pėrshtypje tė mirė nė mendjėn e njė tjetri ai ėshtė mėkatar ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe nuk i bėn dobi atij nijeti i mirė nė shiqimin e tij. Ai i cili ndėrton njė xhami me pasuri haram nuk shpėrblehėt pėr kėtė. Ai i cili prezenton tubimet e vallzimit dhe paturpėsisė, apo blen bileta llotarie me nijet tė nxitjes sė rrugėve tė bamirėsisė, apo pėr ndonjė dobi tė xhihadit dhe tė ngjashme, ai ėshtė kundėrshtarė i urdhėrit tė Allahut, mėkatar dhe pėr kėtė nuk shpėrblehet.
Poashtu ai i cili ndėrton kupolla mbi varret e njerėzve tė mirė, apo therrė pėr ta kurbanė apo ua pėrkushton atyre zotimet me nijetin e dashurisė ndaj tė mirėve, ky ėshtė kundėrshtarė i urdhėrit tė Allahut tė Lartėsuar, mėkatar pėr veprėn e tij edhe nėse nijetin e ka pas tė sinqertė, siē i duket atij. Ngase, fare mirė dihet se nuk shėndrrohet njė vepėr me nijet tė mirė nė vepėr e cila shpėrblehėt pėrpos asaj vepre qė ėshtė e lejuar (mubah) nė veprimin e saj, ndėrsa vepra e ndaluar (haram) nuk shėndrrohet nė vepėr tė lejuar nė asnjė mėnyrė.


Marrur nga libri " Minhaxhul Muslim"
tė autorit:
Ebu Bekėr Xhabir el Xhezairi
Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ervala (28-06-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fikh


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Vlera dhe rėndėsia e Hadithit femi Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 17-02-2008 23:16
Vlera e dhjetė ditėve tė Dhul-Hixhes Dituria Kėshilla tė Pėrgjithshme 2 11-12-2007 13:14
Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i ashureve Sumeja Agjėrimi 0 29-01-2007 00:41
Vlera e dhjetė ditėve tė dhulhixhes valeriana89 Agjėrimi 0 01-09-2006 08:36
Vlera e nijetit - synimit Mesudi Akide 0 29-04-2006 13:59


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:41.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.