Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 14-10-2007, 12:24
Grafika e sunna
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 09-08-2007
Lokacioni: ne tok
Postimet: 786
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,422
Falėnderuar 1,356 herė nė 610 Postime
Rep Fuqia: 431
sunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond reputesunna has a reputation beyond repute
Ajo i bindet bashkeshortit te saj dhe e respekton

Gruaja e vėrtetė muslimane gjithmonė i bindet bashkėshortit tė saj, pėrderisa ai (bashkėshorti) nuk bėn ndonjė mėkat. Ajo e rrespekton atė dhe gjithmonė ėshtė e etur pėr ta kėnaqur atė dhe pėr ta bėrė tė lumtur.
Nėse ai (bashkėshorti) ėshtė i varfur, ajo nuk i ankohet pėr kėtė. Ajo nuk ankohet se ka shumė punė shtėpie, sepse e di qė shumė gra qė historia islame na tregon fjalė tė mira pėr to, kanė qenė tė durueshme dhe tė qėndrueshme nė duke u shėrbyer burrave tė tyre dhe duke i mirėmbajtur shtėpitė e tyre pėrkundėr varfėrisė dhe vėshtirėsive qė kishin.
Njėra nga kėto gra tė moralshme ėshtė edhe Fatime el-Zahra, vajza e pejgamberit s.a.v.s dhe gruaja e Ali ibn Ebu Talibit r.a. Ajo ankohej pėr dhembjen nė duart e saj nga grimcimi i drithėrave. Burri i saj, Ali ibn Ebu Talibi r.a. njė ditė i tha: “Babai yt ka sjellur disa robėresha, kėshtuqė shko e kėrkoja njė pėr tė tė shėrbyer ty!” Ajo shkoi te babai i saj, mirėpo, turpėrohej pėr t’ia kėrkuar atė qė donte. Andaj Aliu r.a. shkoi pėr ta kėrkuar njė shėrbėtore pėr bijėn e tij tė dashur, por Pejgamberi a.s. nuk mundte t’i ndihmonte tė dashurve tė tij e nė anėn tjetėr t’i shkelė nevojat e muslimanėve tjerė tė varfur, kėshtuqė ai s.a.v.s. erdhi te vajza dhe dhėndrri i tij dhe u tha: “A t’ju mėsoj diēka mė tė mirė se ajo qė mė kėrkuat? Kur tė shkoni nė shtrat thuani 33 herė subhanallah, 33 herė elhmadulilah dhe 34 herė All-llahu ekber. Kjo ėshtė mė mirė pėr juve sesa t’ua jap njė shėrbėtore.”


Pastaj ai s.a.v.s. i pėrshėndeti dhe iku, pasiqė ia dha kėtė ndihmė tė shenjtė, e cila do t’i bėnte qė ta harrojnė lodhjen e tyre.


Aliu r.a. filloi t’i thotė fjalėt qė ia mėsoi Pejgamberi s.a.v.s. dhe njė herė patė thėnė: “Asnjehere nuk i kam ndėrprerė kėto fjalė qė m’i mėsoi ai s.a.v.s..” Njėri nga tė pranishmit i tha: “As nė natėn e Sifinit?” Ai tha: “As nė natėn e Sifinit.” [Fet-h el Bari, 7/71]


Esma binti Ebu Bekr r.a. i shėrbeu bashkėshortit tė saj el-Zubejrit dhe pėrkujdesej pėr shtėpinė. Bashkėshorti i saj kishte njė kali, pėr tė cilin ajo pėrkujdesej duke e ushqyer dhe ushtruar atė. Buhariu dhe Muslimi e tregojnė kėtė ngjarje mu me fjalėt e saj: “U martova me Zubejrin dhe ai nuk kishte pasuri as skllevėr. Unė e ushqeja kalin e tij, duke u pėrkujdesur dhe ushtruar atė. Unė sillja ujė e bėja bukė pėr tė por nuk mundesha ta piqja, kėshtuqė disa gra ensare, tė cilat ishin tė sjellshme, e piqnin atė. I merrja tė gjitha hurmat qė Pejgamberi s.a.v.s. ia jepte Zubejrit dhe vendi prej tė cilit i merrja ato ishte shumė larg shtėpisė sonė. Njė ditė isha duke u kthyer me hurmat pėr nė shtėpi. Gjatė rrugės e takova pejgamberin s.a.v.s. i cili ishte me disa shokė. Ai mė thirri, pastaj e uli deven e tij qė unė tė ulesha pas tij (nė deve). Mė pastaj i tregova Zubejrit pėr kėtė gjė dhe i thashė: “Mė erdhi turp se e di qė ti je pak xheloz.” Ai mė tha: “Pėr mua, mė keq ėshtė tė tė shoh duke i mbajtur hurmat nė kokė sesa tė ecėsh pas tij (Pejgamberit s.a.v.s.).” Mė vonė, Ebu Bekri mė dėrgoi njė shėrbėtor dhe unė u lirova nga tė pėrkujdesurit e kalit dhe kjo mė erdhi sikur tė isha liruar nga skllavėria.” [Fet-h el Bari, 9/319]


Gruaja e vėrtetė muslimane nuk e kursen veten prej pėrkujdesjes sė shtėpisė dhe bashkėshortit. Ajo i di tė drejtat e bashkėshortit tė saj kundrejt saj, sikurqė pejgamberi s.a.v.s. pėr kėtė ēėshtje ka thėnė: “Asnjė qenie njerėzore nuk lejohet t’i pėrkulet ndonjė qenieje tjetėr njerėzore, por nėse kjo do tė kishte qenė e lejuar, do t’i kisha obliguar gratė t’u pėrkulen burrave tė tyre.” [Ahmedi]


Ajsha r.a. njė herė e pyeti pejgamberin s.a.v.s.: “Kush ka tė drejta mė shumė ndaj gruas?” Ai s.a.v.s. tha: “Bashkėshorti i saj.” Ajo pėrsėri e pyeti: “Kush ka tė drejta mė shumė ndaj mashkullit?” Ai s.a.v.s. i pėrgjigj: “Nėna e tij.” [Bazari]


Njė herė njė grua erdhi te pejgamberi s.a.v.s. pėr ta pyetur pėr diēka, me ē’rast ai s.a.v.s. e pyeti: “A je e martuar?” Ajo tha: “Po.” Pastaj ai s.a.v.s. e pyeti: “Si qėndron raporti mes juve?” Ajo tha: “Unė asnjėherė nuk dėshtoj nė detyar e mia.” Ai s.a.v.s. i tha: “Ki kujdes se si sillesh ndaj tij, sepse pėr shkak tė tij ti do tė shkosh nė Parajsė apo nė Ferr.” [Ahmedi]

El Hanbal ibn el Xhevzi nė librin e tij “Ahkam el Nisa’” (fq. 331) thotė: “Njė njeri me emrin Shuajb ibn Harb agjėronte dhe falej shumė. Ai dėshironte tė martohej me njė grua dhe asaj i tha: “Unė jam njeri temperament.” Ndėrkaq ajo ia ktheu me menēuri: “Ajo qė ta largon temperamentin tėnd, ėshtė mė e keqe se ti.” Menjėherė pas kėtyre fjalėve, ai e kuptoi se pranė tij po qėndronte njė grua e cila ishte intelegjente, e menēur dhe e pjekur. Ai menjėherė i tha: “Ti do tė jesh gruaja ime.”


Kjo grua kishte njė ujdi tė mirė se si duhet tė jetė gruaja dhe kėtė (ujdi) ia konfirmoi bashkėshortit (tanimė tė saj) se do t’ia kishte kuptuar psikologjinė dhe natyrėn e tij se ēka i pėlqen dhe ēka nuk i pėlqen atij. Ajo do tė ishte nė gjendje ta pėrfitojė zemrėn e tij dhe se do tė ishte nė gjendje ta mbyllė ēdo derė konfliktoze nė jetėn e tyre. Gruaja e cila nuk i kupton kėto realitete, nuk meriton qė tė jetė grua e suksesshme. Pėrmes provokimeve tė saj, ajo mund ta bėjė bashkėshortin e saj qė ta humbė kontrollin e tij, e me kėtė rast, ajo do tė ishte mė e keqe se ai, sepse faktikisht ajo ėshtė shkaku direkt pėr humbjen e kėasj kontrolle.


Gruaja e mirė nuk ėshtė kėshtu asnjėherė. Ajo i ndihmon bashkėshortit tė saj qė (ai) tė jetė me karakter tė mirė. Kjo e bėn bashkėshortin e saj qė ta dojė mė shumė, sepse tė qenurit bashkėshorte e mirė nuk ėshtė vetėm lavdėrim qė mund ta bėjė para shokėve, por njėkohėsisht ėshtė edhe obligim qė All-llahu xh.sh e ka urdhėruar. Nėse e ka kryer me sukses, do tė shpėrblehet, por nėse ka dėshtuar, do tė ndėshkohet.


Njė nga mėnyrat mė tė rėndėsishme qė gruaja mund t’i bindet bashkėshortit tė saj ėshtė tė rrespektuarit e dėshirave tė tij... Sa mė shumė qė ia plotėson dėshirat, aq mė e fortė do tė bėhet lidhja e tė dyve.


Gruaja muslimane e di qė bindja ndaj bashkėshortit tė saj, do ta dėrgojė atė nė Xhennet, sikurqė pejgmaberi s.a.v.s. ka thėnė: “Nėse njė grua falet pesė herė nė ditė, e agjėron muajin e Ramazanit, i bindet bashkėshortit tė saj dhe e ruan nderin e saj, nė Ditėn e Gjykimit do t’i thuhet: Hyn nė Xhennet prej cilės derė qė dėshiron!” [Ahmedi, Taberani]


Ummu Seleme r.a. ka thėnė: “Secila grua qė vdes dhe e lė bashkėshortin tė kėnaqur prej saj, do tė hyjė nė Xhennet.” [Ibn Maxhe, 1/595]


Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “A t’ju tregoj pėr gratė e juaja nė Xhennet? Ato janė fertile dhe tė pėrzemėrta. Nėse ju nevrikoseni, ato thonė: “Dora ime ėshtė nė dorėn tėnde. Mos mė zėntė gjumi pėrderisa ti nuk je i kėnaqur nga unė”.” [Taberani]


Gruaja e vėrtetė muslimane e di qė Islami e ka shumėfishuar shpėrblimin ndaj saj nėse ajo i bindet bashkėshortit tė saj dhe gjithashtu ia ka tėrhequr vėrejtjen ēdo femre qė devijon nga rruga e tė qenurit e bindur ndaj bashkėshortit tė saj, sepse nė tė kundėrtėn (pra, nėse nuk i bindet), ajo do tė jetė mėkatare e do tė jetė e mallkuar edhe prej engjujve.

Buhariu dhe Muslimi e shėnojnė atė qė Ebu Hurejra e ka transmetuar prej pejgamberit s.a.v.s., i cili ka thėnė: “Nėse burri e thėrret gruan e vet pėr nė shtrat e ajo nuk vjen, engjujt do ta mallkojnė atė grua deri nė mėngjes.” [Fet-h el Bari, 9/294]


Mallkimi i engjujve do tė bie mbi ato gra qė janė tė pabindura ndaj bashkėshortėve tė tyre. Kjo nuk i pėrjashton as ato gra qė nuk janė tė gatshme nė rast kur bashkėshortėt e tyre i thėrrasin. All-llahu xh.sh i mallkon edhe ato gra qė vonohen kur bashkėshortėt e tyre i thėrrasin pėr nė shtrat e ato thonė: “Do tė vij...”, “Do tė vij...” [Taberani]


Martesa nė Islam nėnkupton tė ruajturit e nderit tė gruas e poashtu edhe tė burrit. Prandaj detyra e femrės ėshtė t’i pėrgjigjet kėrkesave tė bashkėshortit tė saj... Gruaja muslimane nuk do t’iu kishte shmangur kėtyre (detyrave). Rreth kėsaj ēėshtje pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Nėse burri e thėrret gruan e vet nė shtrat, le t’i pėrgjigjet ajo edhe nėse ėshtė nė deve (d.t.th. edhe nėse ėshtė e zėnė me punė)” [Bazari]




Mbrojta e nderit tė burrit ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė gruaja mund ta bėjė, sepse Islami do qė burrat dhe gratė tė jetojnė nė njė mjedis i cili ėshtė i pastėr prej fitneve dhe haramit.


Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “Nėse ndokush prej juve mahnitet prej ndonjė gruaje, le tė shkojė te gruaja e vet dhe le tė ketė kontakt me tė...!” [Muslimi, 9/178]


Vėrejtja qė i bėhet gruas, burri i sė cilės ėshtė i hidhėruar me tė e arrin atė nivel saqė do ta dridhte vetėdijėn e ēdo gruaje qė ka dro All-llahun xh.sh. dhe Ditėn e Gjykimit. Asaj i ėshtė thėnė se namazi dhe punėt e saj tė mira nuk pranohen pėrderisa burri i saj nuk ėshtė i kėnaqur prej saj.


Xhabir ibn Abdullahu transmeton se pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “Tre njerėzve nuk do t’u pranohet namazi. I pari ėshtė robi jo i bindur, pėrderisa ta dėgjojė zotėriun e tij. I dyti ėshtė pijaneci, pėrderisa t’i kthehet vetėdija dhe i treti ėshtė gruaja, burri i sė cilės ėshtė i hidhėruar me tė.” [Ibn Hibban]


Pejgamberi s.a.v.s. gjithashtu ka thėnė: “Nuk ėshtė e lejuar pėr njė grua qė e beson All-llahun, ta lejojė tė hyjė nė shtėpi ndonjė person, tė cilin burri i saj nuk e do, apo tė shkojė dikund ku ai nuk do, apo ta braktisė shtratin, apo ta godasė mė grusht atė... Nėse ai ėshtė nė tė padrejtė, ajo duhet t’i afrohet pėrderisa ai pranon, e nėse pranon, atėherė All-llahu do t’ia pranojė namazin dhe veprat e saj dhe do ta forcojė atė.” [Hakimi, 2/190]


Prej shenjave tė bindjes ėshtė qė ajo nuk agjėron nė ditė tjera, pėrveē se nė ato ditė qė ai i jep leje (nė pėrjashtim tė muajti Ramazan). Tjetėr ėshtė se ajo nuk e lejon askėnd tė hyjė nė shtėpinė e tij pa lejen e tij. Gjithashtu ajo nuk harxhon prej fitimeve tė tij pa lejen e tij. Nėse ajo harxhon diēka pa lejen e tij, atėherė gjysma e shpėrblimit (sevapit) do tė jetė pėr tė (burrin). Gruaja e vėrtetė muslimane i ka parasysh kėto mėsime, gjegjėsisht hadithin qė pejgamberi s.a.v.s. e ka thėnė: “Nuk lejohet qė gruaja muslimane tė agjėrojė, pėrveē se me lejen e burrit tė saj. Nuk lejohet qė ajo ta fusė dikė nė shtėpinė e tij pa lejen e tij. Ēkado qė ajo jep pa e ditur ai, gjysma e shpėrblimit (sevapit) do tė jetė pėr tė (burrin e saj).” [Muslimi, 7/115]


Nėse njė grua jep lėmoshė pa lejen e tij, ajo nuk do tė fitojė shpėrblim, por pėrkundrazi ajo do tė llogaritet si mėkat. Nėse ajo do tė japė nė vend tė burrit tė saj dhe nėse ėshtė e sigurtė se po ta dinte bashkėshorti i saj pėr kėtė punė, do ta lejonte, atėherė ajo lejohet tė japė lėmoshė, pėrndryshe jo.


Harmonia mes burrit dhe gruas nuk mund tė arrijė pėrderisa mes tyre nuk ekziston mirėkuptimi reciprok nė tė gjitha ēėshtjet, gjithashtu asnjėri prej tyre nuk gabon dhe nuk bėn telashe, nėpėrmjet tė cilave ėshtė mėse e ditur se dėmtohet dashuria bashkėshortore.


Nėse mashkulli ėshtė koprrac dhe harxhon shumė pak pėr bashkėshorten dhe fėmijėt e tij, atėherė asaj (gruas) i lejohet tė harxhojė aq sa ka nevojė pėr veten dhe fėmijėt e saj. Mė lartė pėrmendėm se ajo (gruaja) nuk guxon tė harxhojė pa leje paraprake, mirėpo ky rast ėshtė i veēantė.

Njė herė Hind bint Utbah, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i dėrguar i All-llahut, Ebu Sufjani ėshtė shumė koprrac. Ajo qė ai ma jep, nuk mjafton pėr mua dhe fėmijėn tim, kėshtuqė unė pa dijen e tij marr prej pasurisė sė tij.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Merer atė qė ke nevojė pėr ty dhe fėmijėn tėnd.” [Buhariu dhe Muslimi]


Gruaja muslimane e kupton pėrgjegjėsinė qė Islami ia ka dhėnė asaj, tė pėrkujdeset pėr shtėpinė e bashkėshortit tė saj dhe tė pėrkujdeset pėr fėmijėt e saj, gjithashtu.


Pejgamberi s.a.v.s. nė njė hadith ka thėnė: “Secili prej jush ėshtė bari dhe ju jeni pėrgjegjės pėr ata qė janė nėn pėrkujdesjen tuaj. Sundimtari ėshtė bari pėr popullin e tij, burri ėshtė bari pėr familjen e tij, gruaja ėshtė bari pėr shtėpinė e bashkėshortit dhe fėmijėve tė saj.” [Buhariu dhe Muslimi]


Gruaja e vėrtetė muslimane duhet qenė si ajo qė i do fėmijėt e saj dhe pėrkujdeset pėr bashkeshortin e saj. Kėto janė dy karakteristikat mė tė mira qė ndonjė grua mund t’i ketė.




Rreth kėsaj ēėshtje pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Gratė qė mė sė miri i kalorojnė deveve janė gratė kurejshite. Ato janė shumė tė dhembshme ndaj fėmijėve tė tyre kur ata (fėmijėt) janė tė vegjėl dhe mė tė kujdesshmet kundrejt bashkėshortėve tė tyre.” [Buhariu dhe Muslimi]


Ėshtė nder i madh pėr gruan qė tė pėrkujdeset pėr bashkėshortin e saj mėngjes e mbrėmje dhe ēdoherė tė ketė buzėqeshje nė fytyrė nė raport me tė, buzėqeshje kjo e cila atij mashkulli do t’ia mbushte jetėn me gėzim, harmoni dhe qetėsi shpirtėrore. Muslimanet, shembullin mė tė mirė kanė Aishen r.a. e cila e shoqėronte pejgamberin s.a.v.s. nė haxh, duke u pėrkujdesur pėr tė (pejgamberin s.a.v.s.) mjaft mirė. Ajo e parfumoste atė para se ta veshte ihramin dhe gjente parfumin mė tė mirė qė mundej.

Pėr kėtė ēėshtje Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Aishja r.a. ka thėnė: “E kėrkoja parfumin mė tė mirė pėr pejgamberin s.a.v.s. para se ai e veshte ihramin.” [Muslimi, 8/100]


Pastaj Buhariu dhe Muslimi gjithashtu transmetojnė se Aishja r.a. ka thėnė: “Kur pejgamberi s.a.v.s. ishte nė i’tikaf (izolim), ai e vėnte kokėn e tij tek unė dhe unė ia krihja flokėt.”


Aishja r.a. i stimulonte gratė muslimane qė tė pėrkujdeseshin pėr bashkeshortėt e tyre dhe qė t’i njohin tė drejtat qė bashkėshortėt e tyre i kanė mbi to. Ajo kėto tė drejta i vlerėsonte si shumė tė rėndėsishme saqė nė njė thėnie tė saj ajo ka thėnė: “Oj gra, nėse do t’i kishit ditur tė drejtat qė burrat e juaj i kanė mbi ju, do t’ia kishit fshirė pluhurin e tyre qė e kanė nė shputa edhe atė me fytyrė.” [Ibn Hibban]


Kjo ėshtė njė shprehje gjallėruese pėr ta treguar rėndėsinė e tė drejtave qė gruaja duhet t’i rrepektojė nė raport me bashkėshortin e saj. Aishja r.a. gjithashtu donte t’i tregojė grave muslimane qė arroganca dhe kokėfortėsia nuk duhet tė ekzistojė nė zemrat e tyre, sepse vėrtet kėto dyja janė shkatėrruese tė forta tė jetės bashkėshortore.


Para se tė martohej vajza e Abdul Malikut, e cila posedonte njė menēuri tė rrallė, i tha: “Oj vajza ime, po t’i jap disa kėshilla, tė cilat mund tė tė vlejnė gjatė tėrė jetės:


Ji e gatshme kur ai ėshtė afėr ty dhe bindju atij.
Kontrollohu se a tė vjen era e mirė dhe a dukesh mirė.
Pėrgatitja ushqimin nė kohė dhe mos bėn zhurmė kur ai ėshtė duke fjetur.
Pėrkujdesu pėr pasurinė dhe fėmijėt e tij.
Asnjėherė mos i demasko sekretet e tij dhe mos iu kundėrvepro dispozitave (dėshirave) tė tij.
Ki kujdes, oj bija ime! Duhet tė ta gėzosh kur ai ėshtė i mėrzitur dhe mos trego fytyrė tė keqe para tij kur i ėshtė i lumtur.
Shfaqi atij sa mė shumė rrespekt qė mundesh dhe pajtohu me tė sa mė shumė qė mundesh, kėshtuqė ai do tė ketė dėshirė tė bisedojė dhe tė qėndrojė bashkė me ty.
Dije, oj bija ime, se nuk mund tė arrish asgjė pėrderisa kėnaqėsinė e tij ta vėsh para tėndes! Dhe dhashtė Zoti tė zgjedhė ēka ėshtė mė mirė pėr ty dhe tė tė mbrojė.”
Ajo, pastaj, u martua me bashkėshortin e saj dhe martesa e tyre ishte shumė e suksesshme; ajo lindi fėmijė qė u bėnė mbretėr. Kjo kėshillė, nė mėryė tė qartė pėrfshinte thuajse ēdo gjė qė njė vajzė e re do tė duhej tė dinte pėr ta trajtuar bashkėshortin e saj siē duhet.
Nėse ajo ėshtė e pasur, gruaja muslimane nuk lejon qė pasuria e saj ta vėrbojė kundrejt tė drejtave tė bashkėshortit tė saj.
Zejnebja, gruaja e Abdullah ibn Mes’udit r.a. tregon: “Pejgamberi s.a.v.s na tha: Oj gra, jepni lėmoshė, qoftė edhe sa njė pjesė e vogėl prej stolive tuaja!” Ajo mė pastaj tha: “Shkova te Abdullah ibn Mes’udi dhe i thashė: Ti ke pasuri tė vogėl, ndėrsa pejgamberi s.a.v.s. na ka porositur neve qė tė japim lėmoshė, kėshtuqė shko e pyete atė se a ėshtė e lejueshme qė ty tė jap lėmoshė! Nėse lejohet, do tė tė jap nga pasuri ime, e nėse jo, atėherė do t’ia jap dikujt tjetėr.” Abdullahu tha: “Jo, shko ti e pyete pėr kėtė punė!” kėshtuqė unė shkova e e gjeta njė grua tė ensarėve aty, e cila poashtu kishte tė njėjtėn pyetje. U turpėruam shumė tė hyjmė pėr shkak se kishim rrespekt, nė ndėrkohė erdhi Bilalli dhe i thamė:
Shko dhe

pyete pejgamberin s.a.v.s. se a ėshtė e lejuar qė ne t’i japim lėmoshė bashkėshortėve tanė, por mos i trego se kush tė ka thėnė ta pyetėsh! Bilalli shkoi dhe e pyeti pėr kėtė ēėshtje dhe pyeti se kush i kishte thėnė ta pyeste. Bilalli i tha: Zejnebja dhe njė ensare. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Ato do t’i kenė dy shpėrblime. Njėri ėshtė pėr shkak se dojnė ta mirėmbajnė lidhjen e tyre me bashkėshortėt e tyre dhe shpėrblimi i dytė ėshtė pėr lėmoshėn.” [Fet-h el Bari, 3/328]
Gruaja e vėrtetė muslimane ėshtė gjithmonė e kujdesshme pėr tė shprehur falėnderim pėr atė qė All-llahu ia ka dhėnė, gjegjėsisht pėr jetėn e lehtė dhe tė mirė dhe ajo asnjėherė nuk e humb durimin nėse ndeshet me ndonjė vėshtirėsi. Ajo nuk e harron paralajmėrimin qė e ka thėnė pejgamberi s.a.v.s. se shumica e banorėve tė Xhehenemit do tė jenė gra, kėshtuqė ajo (gruaja muslimane) kėrkon strehė tek All-llahu pėr tė mos u bėrė njėra prej tyre.
Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga ibn Abasi se pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Oj gra, jepni lėmoshė, sepse shumicėn e banorėve tė Xhehenemit i kam parė gra. Tė pranishmit pyetėn: Pse kėshtu o i dėrguar i All-llahut? Ai tha: Sepse ata mallkojnė shumė dhe nuk janė falėnderuese ndaj trajtimit tė mirė qė bashkėshortėt e tyre ua bėjnė.”
Kur gruaja muslimane mendon rreth kėtij hadithi, i cili e pėrshkruan fatin e shumė grave nė Ahiret, ajo gjithmonė shikon tė mos bie nė kėtė mėkat, pėrkatėsisht tė mos jetė prej atyre qė nuk e falėnderojnė tė mirė, nė kėtė rast tė mirat qė i vijnė nga bashkėshorti i vet. Pėrveē kėsaj, ajo edhe shpejton qė tė japė lėmoshė, ngaqė pejgamberi s.a.v.s. i porositi tė gjitha gratė ta bėjnė kėtė punė, me shpresė qė kjo/ky (lėmoshė/falėnderim) sadopak t’i shpėtojė asaj qė u tha mė lartė (dmth tė mos jenė prej banorėve tė Xhehenemit). Gruaja muslimane, si pqrditshmėri e merr shembullin mė tė mirė nė rast kur duhet shprehur rrespekt bashkėshortit.

Historia e grave muslimane ėshtė pėrplot me tregime tė kėtilla kur ka tė bėjė me rrespektin qė duhet treguar ndaj bashkėshortit. Njė prej atyre grave ėshtė Esma bint Umejs, e cila ishte migruesja e parė pėr nė Medine. Ajo ishte e martuar me Xhafer ibn Ebu Talibin, pastaj me Ebu Bekrin, pastaj me Aliun, All-llahu qoftė i kėnaqur me gjithė kėta. Njė ditė , djemtė e saj Muhamed ibn Xhaferi dhe Muhamed ibn Ebu Bekri po garonin me njėri-tjetrin, secili prej tyre duke thėnė: “Unė jam mė i mirė se ti dhe babai im ėshtė mė i mirė se ti.” Aliu r.a. i tha Esmas: “Gjyko mes tyre oj Esma!” Ajo tha: “S’kam parė mes arabėve njeri mė tė mirė se Xhaferi dhe s’kam parė njeri mė tė matur sesa Ebu Bekri.” Aliu r.a. i tha: “Nuk the asgjė pėr mua dhe po tė kishe thėnė diēka mė shumė se ēka the, do tė tė kisha urryer!” Esma ia ktheu: “Kėto janė tre mė tė mirėt e edhe ti je njė prej tyre edhepse je nė vendin e tretė nga ato.” [El tabakat el kubra, 7/208-209]

Ėshtė pėr t’u habitur se ēfarė pėrgjigje elokuente i dha kjo gura e menēur atij! Ajo ia dha secilit bashkėshort tė saj (tė mėparshėm) atė qė e meritonin dhe e kėnaqi Aliun r.a., edhepse ai ishte mė i pakėti, ajo prapėseprapė e futi nė grupin e mė tė mirėve.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
jeto22 (06-11-2008), Siraatalmustekiim (19-02-2008), zelija (24-04-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Dy fjale rreth bindjes (et-Taa'ah) sunnih Akide 0 17-10-2006 00:35
Tė drejtat e bashkėshortes ndaj bashkėshortit valeriana89 Gruaja dhe Familja 0 25-08-2006 21:08
Tė drejtat e bashkėshortes ndaj bashkėshortit Muhammed AbdulMalik Gruaja dhe Familja 0 31-07-2005 01:57


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 21:47.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.