|
Bamirėsia ndaj prindėrve
Bamirėsia ndaj prindėrve
[...Nėna dhe babai
, a e di rėndėsinė e tyre? Ata janė shkaktarė tė ekzistimit tė njeriut! Atyre u takon mirėbėrėsia ideale. Babait pėr shkak pėrkujdesjes materiale e nėnės pėr shkak lindjes dhe pėrdėllimit qė ka ndaj teje...]
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!"
[Ali Imran, 102]
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju."
[En-Nisa, 1]
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh."
[El-Ahzab, 70:71]
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...
Falendėrimi i plotė i takon All-llahut, Zotit tė botėve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij.
All-llahu i Madhėruar thotė:
" Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve.Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as 'of'(oh),as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). E nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl."
[Isra, 23-24]
Nėna dhe babai
, a e di rėndėsinė e tyre? Ata janė shkaktarė tė ekzistimit tė njeriut! Atyre u takon mirėbėrėsia ideale. Babait pėr shkak pėrkujdesjes materiale e nėnės pėr shkak lindjes dhe pėrdėllimit qė ka ndaj teje.
Merita e krijimit i takon All-llahut e pastaj pėr lindje dhe edukim prindėrve.
Dijetari i kėtij ummeti Abdull-llah ibėn Abbasi thotė:
"Tre gjėra janė tė lidhura ngushtė me tre tė tjera, nuk pranohet njėra pa tjetrėn:
1) "Respektoni All-llahun dhe respektoni tė Dėrguarin" [Tegabun, 12]
Ai qė respekton All-lahun dhe nuk respekton tė Dėrguarin puna e tij eshtė e papranuar.
2) "Falnie namzin dhe jepni zekatin" [Bekare, 43]
Ai qė falet e nuk jep zekat puna e tij ėshtė e papranuar.
3) " (E porositėm njeriun) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj prindėrve tu". [Llukman, 14]
Mu pėr kėtė arsye nė Librin e All-llahut gjejmė porosi tė shumta qė na obligojnė tė pėrkujdesemi dhe tė jemi mirėbėrės ndaj prindėrve ashtu siē na tėrhiqet vėrejtja pėr mosdėgjimin dhe keqbėrjen ndaj tyre nė ēfardo mėnyre qoftė.All-llahu thotė:
"Adhurone All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, dhe silluni mirė ndaj prindėrve
"
[Nisa, 36]
"Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet
"
[Ankebut, 8]
"Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Tė jesh jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj."
[Lukman, 14]
Kėto ajete kuranore na bėjnė tė qartė vlerėn e lartė tė prindėrve dhe tė mirat e tyre tė mėdha ndaj fėmijėve, e nė mėnyrė tė veēantė theksohet vlera e nėnės e cila pėrjeton vėshtirėsi dhe gjėra tė neveritura pėr shkak mundimeve dhe lodhjes nga dhimbjet e mėdha, bezdisjet,barrės, ngarkimit dhe vėshtirėsive tė shumta qė i ndiejnė gratė shtatėzėne.Mbi tė gjitha kėto lindja e fėmiut qė ėshtė shumė afėr me vdekjen, nuk i dijnė dhembjet e saj pėrveē nėnave qė pėrjetojnė kėtė.
Nė sunetin e Pejgamberit gjejmė pėrputhshmėri me ajetet e lartėpėrmendura pėr domosdoshmėrinė e bamirėsisė ndaj prindėrve dhe nxitje kah ajo,si dhe qortim dhe frikėsim pėr mosdėgjimin e tyre.
Ėshtė vėrtetuar se Pejgamberi ka thėnė:
"Pajtimi i All-llahut ėshtė nė pajtimin e prindėrve si dhe hidhėrimi i All-llahut ėshtė nė hidhėrimin e tyre"
[Transmeton Taberiu nė Kebir kurse hadithin e vėrteton Albani]
Transmetojnė Ebu Davudi,Nesaiu dhe Ibnu Maxhe me zinxhirė tė saktė nga Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi i cili thotė: Erdhi tek i Dėrguari i All-llahut njė njeri dhe i tha atij: i lash prindėrit duke qarė dhe erdha tė tė jap besėn pėr hixhret.Pejgamberi tha:
"Kthehu dhe bėri ata tė qeshin ashtu siē i bėre tė qajnė"
Transmeton imam Ahmedi nė Musned dhe Ibni Maxhe nga Muavije ibėn Xhahime es-Selmij i cili kėrkoi leje nga Pejgamberi qė tė marrė pjesė nė xhihad me tė.Pejgamberi e urdhėroi qė tė kthehet dhe tė sillet mirė me nėnėn e tij. Pasi qė ai nguli kėmbė, Pejgamberi i tha:
"Mjer pėr ty
rri afėr saj, se aty ėshtė Xhenneti."
Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja i cili thotė:
" Erdhi njė njeri tek i dėrguari i All-llahut dhe i tha: " O i Dėrguari i All-llahut cili ėshtė njeriu mė i denjė pėr sjellje tė mirė ndaj tij? Ai iu pėrgjigj: Nėna yte.Tha: pastaj cili? U pėrgjiigj:Nėna yte. Tha: pastaj? U pėrgjigj: Nėna yte. Ai tha pėrsėri: pastaj? Pejgamberi u pėrgjigj: Babai yt."
Ky hadith na mėson se nėna meriton bamirėsi tre herė mė tepėr se babai pėr shkak vėshtirėsive qė ka nė bartjen e fėmiut nė barkun e saj,pastaj lindjes, pastaj dhėnies gji e tė tjerė.Nė kėtė qė u tha sinjalizon ajeti kur'anor:
"Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e tij atė e barti mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin"
[Lukman, 14]
Ėshtė vėrtetuar se Pejgamberi ka thėnė:
"Al-llahu nuk do tė shikojė Ditėn e Kijametit nė tre njerėz: Nė atė qė nuk respekton prindėrit e tij, femrėn qė iu pėrgjanė meshkujve dhe Dejjuthin (ai qė nuk xhelozon pėr nderin e familjes sė vet, sh.p.).Kurse tre njerėz nuk do tė hynė nė xhennet: Ai qė nuk respekton prindėrit e tij,konsumuesi i alkoolit dhe ai qė u jep lėmoshė tė varfėrve dhe mburet para tyre."
Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirė tė mirė nga Muadh ibėn Xhebeli i cili thotė:
" Mė porosti Pejgamberi me dhjetė gjėra.Mė tha: "Mos i bėn shirk All-llahut po edhe nėse vritesh apo digjesh.Mos u bėn i padėgjueshėm ndaj prindėrve edhe nėse tė urdhėrojnė tė braktisish familjen dhe pasurinė
"
Bamirėsia ėshtė edukatė e Pejgamberit tonė dhe pejgamberėve tjerė para tij. Ajo qė u pėrmend mė lartė ishte pasqyrim i udhėzimit tė Muhamedit nga fjalėt e tij. Sa i pėrket praktikės sė tij mund tė theksojmė rastin kur ai kaloi sė bashku me shokėt dhe ushtrinė e tij pranė varrit tė nėnės sė vet Emine bint Vehb nė njė vend mes Mekes dhe Medines tė quajtur Ebva. Pejgamberi u ndal afėr varrit tė saj pėr ta vizituar. Ndėrkohė filloi tė qajė, qanė edhe ata qė ishin pėrreth tij. Pastaj tha:
"Kėrkova leje prej Zotit tim qė tė lypi falje pėr nėnėn time mirėpo nuk mė lejoi,pastaj kėrkova leje qė ta vizitoj atė dhe kėtė ma pranoi.Pra vizitoni varrezat se kjo ua pėrkujton Ahiretin"
[Transmeton Begaviu nė Sherh“us“Sunnah kurse baza e hadithit ėshtė nė Sahihul Muslim]
Ne kemi shembull edhe nė Ibrahimin, mikun e All-llahut, babain e pejgamberėve, prijėsin e besimdrejtėve kur i drejtohet babait tė vet me fjalė tė buta dhe tė ėmbėla edhepse ai ishte i pafe. "O babai im" i thoshte atij duke e thirrė qė vetėm All-llahun ta adhurojė dhe ta lė shirkun. Pasiqė ai nuk pranoi dhe iu kėrcėnua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi mė tepėr se fjalėn: "Qofsh i lirė prej meje! Unė do ta lus zotin tim pėr tė falur ty" [Merjem, 47]
All-llahu e lavdėroi Jahja ibėn Zekerijjanė kur tha pėr tė:
" Edhe i sjellshėm ndaj prindėrve tė vet, nuk ishte kryelartė e i pandėgjueshėm."
[Merjem, 14]
All-llahu nė kėtė kuptim regjistroi shembuj tė shumtė nė Librin e tij.
Kėshtu ishin edhe selefi i kėtij ummeti, njerėzit mė tė kujdesshėm nė bamirėsinė ndaj prindėrve. Ebu Hurejreja kur dėshironte tė dalė prej shtėpie ndalej nė prag tė derės dhe thoshte: "Paqa, mėshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ty oj nėna ime." Ajo i thoshte: " Edhe mbi ty qoftė paqa, mėshira dhe bekimi i All-llahut o biri im." Ai pėrsėri thoshte: " All-llahu tė mėshiroftė ashtu si je kujdesur pėr mua kur isha i vogėl." Ajo ia kthente: " All-llahu tė mėshiroftė pėr bėmirėsinė tėnde ndaj meje pasiqė u rrite."
Njė ditė nėna e Abdull-llah ibėn Mes'udit kėrkoi ujė prej tij. Ai shkoi pėr tė sjellė ujė dhe pasi kthehet e gje nėnėn duke fjetur. U ul pranė saj dhe priti deri nė mėngjes me ujė nė dorė. Nuk e zgjoi prej gjumi pėr mos ta penguar e as qė u kthye sepse ajo mund tė zgjohej, tė kėrkoj ujė dhe tė mos gjente.
Vini re rastit tė Hasen Temimit i cili deshi tė mbys njė akrep, e pasiqė nuk arriti tė mbys, akrepi u fut nė njė vrimė nė shtėpinė e tij. Vuri dorėn nė vrimė dhe e mbylli atė, mirėpo e kafshoi atė akrepi. i tha dikush atij: "Pse veprove ashtu?" Ai u pėrgjigj: "U frikova qė mos tė dalė nga vrima dhe ta kafshojė nėnėn time."
Ibėn Aun el Muzenin e thiri njė ditė nėna e tij e ky iu pėrgjigj me zė tė lartė pėr ta dėgjuar ajo. Ai u pendua pėr kėtė gjest dhe nė shenjė pendimi liroi dy robėr.
Pėr bamirėsinė e selefit ndaj nėnės ka pasqyrime tė shkėlqyera e raste tė shumta qė nuk mund tė pėrmenden tė gjitha nė kėtė vend, por mund vetėm tė jepet shenjė pėr mirėbėrėsinė e tyre tė madhe duke pėrmendė disa raste.
Po qe se shikojmė me sy vėshtrues nė gjendjen tonė do tė shohim mangėsi tė madhe nė sjelljen me baballarėt dhe nėnat tona e ndoshta ndonjėri edhe nuk i respekton ata, All-llahu na mbroftė.
Mosrespektimi i prindėrve mund tė shfaqet nė shumė mėnyra. Prej tyre:
· Kryelartėsia dhe hierėndėsia ndaj prindėrve
· Dhėnia pėrparėsi ndonjėrit para tyre si shokut, bashkėshortes, madje edhe vetvetes.
· Thirrja e tyre nė emėr me qėllim fyerje, mosrespektimi apo nėnēmimi.
· Bėrja e tyre tė qajnė dhe futja e pikėllimit nė zemrat e tyre, me fjalė ose vepra.
· Ngritja e zėrit nė prezencėn e tyre.
· Tė bezdisurit nga fjalėt e tyre.
· Mėrrolja para tyre dhe shikimi i tyre shtrembėt.
· Urdhėrimi i tyre.
· Mospėlqimi i ushqimit qė e pėrgatit nėna.
· Mosdėgjimi i tyre kur flasin.
· Shkaktimi i problemeve para tyre me anėtarėt tjerė tė familjes.
· Qėndrimi jashtė shtėpisė kohė tė gjatė, kur prindėrit kanė nevojė tė jetė dikush pranė tyre, pa lejen e tyre.
· Lėnia e tyre nė strehimore pėr pleq.
· Dėshira pėr vdekjen e tyre.
· Ankimi i shumtė para tyre.
· Kopracia ndaj tyre.
· Qortimi dhe sharja e tyre para njerėzve.
· Vrasja e tyre, All-llahu na mbroftė etj.
Disa njerėz shpeshherė shtirren se nuk e dinė vlerėn e rėndėsinė e prindėrve dhe pėr kėtė nuk ikryejnė obligimet ndaj tyre. A nuk e di ky mosrespektues apo mosrespektuese se mirėbėrėsia ndaj prindėrve ėshtė obligim i All-llahut dhe se vlera e prindėrve ėshtė e lartė qė nuk mund ta mohojė pėrveē pėrgėnjeshtruesve dhe tė padrejtėve, ata nė fytyrat e tė cilėve nuk ka shenja tė udhėzimit.
Nėna e cila ka bartė fėmiun nė barkun e saj nėntė muaj me vėshtirėsi tė njėpasnjėshme dhe sa mė tepėr qė ėshtė zhvilluar fetusi i ka shtuar asaj barrėn dhe mundimin. Ajo e ka lindur atė me plotė dhimbje duke iu ekspozuar vdekjes. Ajo tė gjitha shpresat e saja i ka tė varura pėr kėtė fėmijė nė tė cilin sheh lumturinė e jetės dhe bukuritė e saj. Pastaj kjo nėnė i shėrben fėmiut ditė e natė, e ushqen me shėndetin e saj, e ēlodhė me tė lodhurit e saj, qumshti i saj ėshtė ushqim pėr tė , kujdesja e saj ėshtė shtėpi pėr tė, krahrori dhe duart e saj janė shtrat pėr tė, e mbron dhe pėrkujdeset pėr fėminė e saj, uritet pėr tė ngopur atė, rrin pa gjum qė ai tė flejė. Ėshtė e mėshirshme me fėmiun e saj, pėrdėllimtare ndaj tij. Kur mungon ajo, fėmiu atė e thėrret, nėse e godet ndonjė gjė e padėshiruar te nėna e tij kėrkon ndihmė. Mendon se tėrė e mira burimin e ka tek ajo dhe se e keqja nuk mund ta godet kur ėshtė nė pėrqafimin e saj ose kur ajo e vėshtron me syrin e saj.
E si mund pas tėrė kėsaj nėna tė shpėrblehet me mosrespektim dhe kthyerje tė shpinės. O Zot kėkojmė falje dhe mėshirė!
Babai me tėrė forcėn e tij punon, vrapon dhe largon pengesat e ndryshme duke kėrkuar kafshatėn e gojės qė ta shpenzojte fėmijėt e tij. Me fytyrė tė buzėqeshur hyn nė shtėpi, i gėzuar del prej shtėpie. Kur ėshtė prezent lidhet pėr fėmiun, e pėrqafon dhe e mban nė prehėr. E si mund tėrė kjo tė injorohet. Zoti na mbroftė nga pėrbuzja.
Fatkeqėsi e vėrtetė ėshtė tė pėrbuzet e mira e prindėrve tė cilėt ēdoherė mundohen pėr mirėqenien e fėmiut tė tyre e mė pas ky fėmjė mashkull qoftė apo femėr sikur e ka haruar dobėsinė dhe fėmijėrinė e tij i mahnitur me vetveten, i mashtėruar me dijėn, kulturėn dhe pozitėn e tij tė lartė, u bėn keq prindėrve duke shprehė mėrzi dhe padisponim ndaj tyre, duke iu drejtuar me zė tė lartė madje edhe me fjalė fyese dhe shqetėsuese. Ata i dėshirojnė jetė sa mė tė mirė kurse ky ua dėshirėn vdekjen atyre.
Le tė ketė kujdes ēdo i menēur qė tė mos bėj lėshime nė obligimet e tij ndaj prindėrve se pėrfundimin do ta ketė tė keq. Le tė bėhet i zellshėm nė mirėbėrėsinė ndaj tyre se ata shpejtė marrin udhėn pėr botėn tjetėr e pastaj e kaplon pendimi.
Bamirėsia ndaj prindėrve ėshtė virtyt i shpirtėrave tė ndershėm. Ajo do tė ishte vepėr e lavdėruar edhe sikur tė mos ishte urdhėr i All-llahut. E ē'mund tė themi nėse ajo ėshtė mė tepėr se njė vepėr e lavdėruar? Me bamirėsinė ndaj prindėrve fshihen mėkatet, pranohen lutjet te Zoti i botėve, zgjėrohet gjoksi, jeta bėhet e lumtur dhe mbetet pėrkujtimi i mirė pas vdekjes.
O Zot na fal neve dhe prindėrit tanė. Mėshiroi ata ashtu si u pėrkujdesėn pėr ne kur ishim foshnje. Shpėrblej ata ashtu siē i shpėrblen robėrit e mirė.
SALAVATET DHE SELAMET QOFSHIN MBI MUHAMEDIN SalAll-llahu Alejhi we Selem, FAMILJEN DHE SHOKĖT E TIJ.
Halid ibėn Abdur-rahman esh-Shaji,
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|