|
Ēka i ofrohet botės?
Ēka i ofrohet botės?
Pra, si mund ta theksojmė ēėshtjen e emancipimit tė femrės nė botėn muslimane?, pyet Richard Perle nė An End to Evil. Dhe pėrgjigjet, Duhet ta rikujtojmė femrėn muslimane pa ndėrprerė: Armiqėt tanė janė edhe armiqėt e tyre; fitorja jonė do tė jetė edhe e tyre.
Mirėpo, kauza neo-konservative e emancipimit tė femrės nė botėn muslimane ndoshta ishte kthyer mbrapsht nga fotografia e ushtares Lynndie England dhe Girls gone wild-vajzat e azdisura tė burgut Abu Ghraib.
Vėrtetė, orgjitė e fotografuara nė mes tė policisė ushtarake amerikane jashtė qelive tė burgjeve irakiane, nėnēmimi S&M i burrave muslimanė, dhe keqtrajtimi seksual ndaj grave muslimane ēojnė nė parashtrimin e njė pyetjeje. Saktėsisht, cilat janė vlerat tė cilat Perėndimi duhet tia mėsojė botės muslimane?
Kjo luftė
ėshtė thellėsisht pėr seks, pohon neo-konservativi Charles Krauthammer. Islami militant kėrcėnohet nga Perėndimi pėr shkak tė doktrinės tonė tė ēift tė barazisė dhe lirisė seksuale.
Por, pėr cilat doktrina ēift ėshtė duke folur Krauthammer? Liria seksuale qė ai e quan tonė(n) i takon revolucionit tė viteve tė 60-ta qė krishterėt, hebrenjėt dhe muslimanėt e kishin rezistuar me vite tė tėra.
Ēfarė do tė thotė Krauthammer me lirinė seksuale? Tė drejtėn e tinejxhereve pėr tu veshur dhe sjellur si Britney Spears? Tė drejtėn e tyre pėr kondomė, nė shkolla? Tė drejtėn e tyre pėr abort, pa pėlqimin e prindėrve?
Nėse konservativėt e refuzojnė barazinė e ligjėruar nga Gloria Steinem, Betty Friedan, NARAL dhe National Organization for Women (Organizatėn Kombėtare tė Gruas), pse atėherė ata kėrkojnė ta imponojnė atė nė botėn muslimane?
Pse mos tė qėndrojnė pranė Islamit dhe kundėr Hollywoodit dhe Hillaryt?
Nė qershor tė vitit 2002 nė West Point, kryetari amerikan Bush tha, E vėrteta morale ėshtė e njėjtė nė ēdo kulturė, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend.
Madje edhe John Kerry nuk pajtohet me Bushin rreth moralit tė bashkėsive homoseksuale dhe hulumtimit tė qelizave tė shumueshme. Nė ēėshtje tė tilla, amerikanėt konservativė kanė mė shumė gjėra tė pėrbashkėta me muslimanėt se sa me demokratėt liberalė.
Kryetari i ndarė nga amerikanėt qė nuk pajtohen rreth asaj se ēka ėshtė e vėrteta morale. Pėr dikė qė para disa viteve ka thėnė se nė kėtė shtet ėshtė duke u zhvilluar njė luftė kulturore, luftė fetare. Ėshtė njė ēėshtje se kush jemi, nė ēka besojmė dhe ēka pėrkrahim si popull. Atė qė dikush nga ne e sheh si degradim moral tė njė republike tė denjė nė dekadencė imperiale, neo-konservativėt e shohin atė si njė rast tė mirė pėr tė sunduar me botėn. Paradokohe nė Georgia, kryetari deklaroi: Nuk mund tju them se sa krenar jam pėr pėrcaktimin tonė pėr vlerat.
Ai pėrcaktim pėr vlerat do tė jetė njė pjesė integrale e politikės tonė tė jashtme gjatė lėvizjes tonė pėrpara. Kėto nuk janė vlera amerikane, kėto janė vlera universale. Vlera qė flasin tė vėrteta universale.
Por, pėr cilat vlera universale ėshtė duke folur ai? Nėse ai ka pėr qėllim tė imponojė vlerat e MTV Amerika nė botėn muslimanė nė emėr tė revolucionit demokratik botėror ai do tė provokojė dhe nxitė luftė tė qytetėrimeve ku Amerika nuk mund tė fitojė pėr shkak se amerikanėt nuk dėshirojnė tė luftojnė. Kjo mund tė jetė luftė e neo-konservativėve. Jo e jona.
Kur Bushi flet pėr lirinė si njė dhuratė e Zotit pėr njerėzimin, a i referohet ai lirisė sė First Amendment (Amandamentit tė parė) tė Larry Flyntit pėr tė prodhuar pornografi dhe tė Salman Rushdie ... libėr qė konsiderohet blasfemi pėr fenė Islame?
Nėse bota Islame e refuzon kėtė nocion tė lirisė, pse ta kemi ne pėr detyrė ta ndryshojmė mendimin e tyre? Pse janė ata gabim? Kur presidenti flet pėr lirinė, a i referohet ai ndalesės sė Amandamentit tė parė kundėr fėmijėve tanė tė lexojnė Biblėn dhe kundėr mėsimit tė Dhjetė Urdhėrave nė shkollė?
Nėse kryetari dėshiron tė luftojė njė kryqėzatė morale, ai duhet tė dijė se armiku ėshtė brenda dyerve. Kėrcėnimet e mėdha morale dhe kulturore pėr civilizimin tonė nuk vijnė nga jashtė Amerikės, por nga brenda. I njohim armiqėt, ne jemi ata.
Lufta pėr shpirtin e Amerikės nuk do tė humbet ose fitohet nė Falluxha. Pėr fat tė keq, Amerika pagane e vitit 2004 ka shumė mė pak ti ofrojė botės nė pasurinė kulturore se sa Amerika krishtere e vitit 1954. Pjesa mė e madhe e filmave, librave, revistave, emisioneve televizive, dhe muzikėn qė ia eksportojmė botės janė po aq helmuese sa narkotikėt qė Flota mbretėrore i imponoi ndaj popullit kinez nė Luftėrat e Opiumit.
Njė shoqėri qė pranon vrasjen e njė tė tretėn e foshnjeve tė saja, si njė emancipim i femrės, qė konsideron martesėn ndėrmjet gjinisė sė njėjtė si pėrparim shoqėror, qė u shpėrndan kontraceptivė vajzave 13-vjecare nėpėr shkolla, si duket ėshtė duke dalė si njė ekzorcist nė vend se tė del nė skenė si Elmer Gantry dhe tė ligjėrojė rreth superioritetit tė vlerave amerikane.
Patrick J. Buchanan, Creators Syndicate
Patrick J. Buchanan,
11.6.2004
__________________
Lindni pėr tė jetuar ndėrtoni pėr tė shkatėrruar nxitoni pas tė kaluarės e harroni tė pėrhershmėn. ( Ebu Dher El Gifari r.a )
|