Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 31-07-2005, 01:49
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,487
Falėnderuar 2,296 herė nė 801 Postime
Rep Fuqia: 917
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Fillimet e tė mbuluarit tė trupit dhe mbulesa e kokės tek femrat

Fillimet e tė mbuluarit tė trupit dhe mbulesa e kokės tek femrat



Rreth fillimit tė mbulimit tė trupit tė tri fetė e mėdha dhe dominuese nė botė - Islami, Krishterimi dhe Hebraizmi, megjithė dallimet shumė tė mėdha nė shpjegime, pajtohen se dy njerėzit e parė, prindėrit tanė, Ademi a.s. dhe Hava, ishin po ashtu tė parėt njerėz qė mbuluan trupin. Rrėnjėt e dispozitės fetare mbi urdhėrimin pėr t'u mbuluar dhe urrejtjen e lakuriqėsisė vijnė pra qė pas ndodhisė sė tyre me Iblisin (i mallkuar qoftė), i cili mė parė i nxiti tė hanin pemėn e ndaluar kur doli nė shesh lakuriqėsia e tyre1.

Kur lexojmė nė Kur'an kėtė ndodhi, mėsojmė shumėēka pėr dhe rreth jetės sė njeriut. Sikur atje pasqyrohen tė fshehtat dhe tė dukshmet, gjėra qė do ta shoqėrojnė njeriun gjatė jetės. Deri atėherė avreti (vendet e turpit) i tyre ishte i mbuluar nga njė dritė (materie e ndritshme e panjohurė pėr ne), e cila nė fakt ka qenė njė lloj mbrojtjeje nga rėnia e tyre nė mėkate, me humbjen e sė cilės u zbuluan sekretet trupore e shpirtėrore e njeriu u bė lakmitar dhe i dolėn nė shesh dobėsitė e tij. Ajetet kuranore mbi kėtė temė na mėsojnė se tė zbuluarit njeriun e bėri zullumqar, mėsojmė se shejtani pėrveēqė ėshtė mashtruesi mė i madh, i cili mashtron me gėnjeshtra nė emėr tė kėshillės, pikėsėpari ėshtė nxitėsi mė i madh i lakuriqėsisė prej sė cilės do tė rrjedhin tė kėqija tė tjera dhe, gjithashtu mėsojmė se njeriu lakmon pozitat e larta dhe pėrjetėsinė. Pas kėtyre shejtani do ta ketė tė lehtė t'ia prish jetėn njeriut dhe tė realizojė qėllimin e tij kryesor, hedhjen e njeriut nė zjarrin e Xhehenemit.

Mėnyra e shpjegimit tė ngjarjes me prindėrit tanė, njėherėsh sqaron urdhrin dhe dallimin rreth dispozitės fetare mbi mbulesėn tek secila fe. Nė Hebraizėm dhe Krishterim mbulesa kėrkohet nė mbėshtetje tė sigurisė sė mashkullit ndaj femrės dhe "sherreve" tė saj, siē dihet, sepse ata e lėnė femrėn fajtore pėr tė kėqijat e kėsaj bote, duke pretenduar se ajo ishte e para qė kishte ngrėnė pemėn e ndaluar, prandaj duhet tė nėnshtrohet shkaku i kėtij "faji"e tė mos gabojė mė. Ndėrsa ne nė Islam femrėn e konsiderojmė si njėrėn pjesė tė barabartė pėrbėrėse dhe pėrgjegjėse tė njerėzimit, kurse mbulesėn mbrojtje tė saj nga tė ligat e kėsaj bote.


Mbulesa nė Hebraizėm


Nė traditat e hershme jehude, mbulesa e femrės ka qenė urdhėr fetar i pazėvendėsueshėm. Tė dhėnat mbi parimet dhe praktikėn e tyre fetare nėpėr librat e rabinėve dėshmojnė se femra jehude e mbulonte kokėn deri vonė. Mbulesa e kokės nė Hebraizėm paraqiste mėnyrėn mė efikase tė luftės kundėr lakuriqėsisė dhe tradhtisė sė gruas ndaj burrit, dukuri kjo e ndaluar dhe e denoncuar sipas ligjeve pėrkatėse tė hebrenjve. Nė Hebraizėm kėto veprime, kur bėheshin nga femra, pėrveēqė konsideroheshin mėkat shumė i madh dhe tradhti ndaj burrit, ato njėherėsh kishin kuptimin e tradhtisė edhe ndaj popullit tė tyre, meqenėse ata veten e tyre e konsiderojnė "populli i zgjedhur". Mbi kėto parime mbulesa e kokės konsiderohej ndėrprerje e tė gjitha rrugėve deri tek tė lartpėrmendura kurse mbulesa me kohė ėshtė bėrė pasqyrim i grave fisnike e tė devotshme. Shėmbėlltyrėn e gruas sė kėtillė e kanė marrė nga Dhjata e vjetėr, ku flitet pėr Rebekėn, gruan e tė dėrguarit Isak, e cila ishte e mbuluar,2 por gjithashtu mbi personifikimin e gruas me mbulesė flitet edhe tek ngjarja me Tamarėn3.

Rabini Dr. Menachem M. Brayer (Profesor nė Universitetin Yeshiva) nė librin e tij "Gruaja jehude nė librat e rabinėve" - thotė se ka qenė rregull pėr gratė jehude, kur dilnin publikisht, tė vinin mbulesė koke, e cila ndonjėherė mbulonte madje tėrė fytyrėn, duke lėnė vetėm njėrin sy tė lirė pėr tė parė.4 Mė pas ai citon disa thėnie tė dikurshme tė njohura tė rabinėve: "Nuk ėshtė e pėlqyeshme qė bijat e Izraelit tė lėvizin jashtė me koka tė pambuluara", "I mallkuar qoftė mashkulli qė lejon t'i duken flokėt gruas sė tij... gruaja qė shfaq flokėt e saj, sjell varfėri" etj. Mosmbulimi i kokės gjithashtu konsiderohej lakuriqėsi saqė ligji i rabinėve dikur kishte ndaluar recitimin me zė tė lutjeve nga gratė kokėzbuluara. Dr. Brayer gjithashtu pėrmend se nė njė periudhė tė caktuar historike, nėse koka e saj ishte e pambuluar, ajo do tė gjobitej deri nė katėrqind "zuzimė" (valutė e atėhershme) si shkelje e rendit." Mirėpo mėsojmė se mbulesa e femrės jehude nuk konsiderohej vetėm shenjė modestie, ndonjėherė ajo simbolizonte pėr mė tepėr pozitėn e epėrsisė. Mbulesa personifikonte dinjitetin e gruas fisnike e nga familjet e ngritura e tė pasura, gjithashtu ishte shenjė e nderit dhe moralit posedues tė burrit tė saj, pronė e tė cilit ishte pothuajse tėrėsisht. Gruaja nga shtresa e ulėt shpesh do tė vinte mbulesėn qė tė linte pėrshtypjen se i takonte pozitės sė lartė. Vetė fakti se lavireve nė shoqėrinė e vjetėr jehude nuk u lejohej tė mbulonin flokėt, tregon pėr vlerėn e mbulesės, qė ato tė dalloheshin se janė tė tilla, nuk lejoheshin tė mbulonin flokėt.

Gratė jehude nė Evropė vazhduan tė vinin mbulesa deri nė shekullin XIX, kur jeta e tyre u pėrzie me kulturat laike. Lindja e shumė ideologjive gjatė shekujve tė mėparshėm, tė cilat patėn ndikim nė formimin e mentalitetit me pikėpamje materialiste, trendet e reja kulturore, zhvillimi i artit etj., e sollėn njeriun evropian nė njė situatė qė tė braktiste fenė. Gjithė kėto ndryshime bėnė qė gratė tė hiqnin mbulesėn e tė dilnin kokėzbuluara, ndėr to edhe gratė jehude tė Evropės, dukuri kjo qė qe pėrhapur mė pastaj pėrgjithėsisht tek ata. Kjo u bart mė pas edhe tek popujt e tjerė, e po kėshtu edhe tek muslimanėt. Sot shumica e grave jehude nuk i mbulojnė flokėt e tyre, me pėrjashtim nė rastet kur shkojnė nė sinagogė.Disa prej tyre i qethin kokat qerose dhe pastaj vendosin paruke.

Mbulesa nė krishterim

Mbulesa nė Krishterimin e hershėm kishte njė rol dhe rėndėsi tė veēantė. Nė pėrgjithėsi ekziston mendimi se nė Krishterim vetėm murgeshat janė tė obliguara tė mbulohen dhe janė tė vetmet qė e bėjnė kėtė gjė, mirėpo ēėshtja nuk qėndron kėshtu. Nė Krishterim murgeshat mbulonin kokėn edhe para qindra vjetve, mirėpo krahas tyre edhe femrat e tjera e bėnin po kėtė, dukuri kjo qė tani ndeshet nė pak vende tė botės, sikur nė Azi, nė Evropėn Lindore e nė Ballkan, por qė tani ka mbetur e pranishme vetėm te gratė e vjetra nėpėr fshatra.

Urdhri pėr mbulesėn e kokės nė Krishterim rrėnjėt i ka te Bibla, mė konkretisht te Dhjata e re. Shėn Pali, tė cilin tė krishterėt e kuptojnė dhe e besojnė si themelues tė Krishterimit, mban njė qėndrim tejet tė veēantė ndaj femrės dhe konsideron se ajo medoemos duhet tė mbulojė kokėn. Ai ka paraqitur disa qėndrime shumė interesante pėr mbulesėn, lexo: Edhe ēdo grua qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saj, sepse ėshtė njėlloj sikur tė ishte e rruar. Sepse, nė qoftė se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokėt; por nė qoftė se pėr gruan ėshtė turp tė qethet a tė rruhet, le tė mbulojė kryet.5 Nė kėtė rast mendojmė se pėr fjalėn e lartpėrmendur profetizim, kuptimi mė i pėrafėrt ėshtė si vijon: tė qenėt besimtare dhe praktikuese e fesė sė krishtere, qė nė tė kundėrtėn nėnkupton tė qenėt mosbesimtare, pėrndryshe e lirė (mohuese) nga dispozitat fetare. Pra, siē shihet, nė kėtė rast rreth mbulesės Bibla flet drejtpėrsėdrejti ndėrsa kjo nuk ėshtė e tėra.

Shėn Pali konsideronte se mbulesa e femrės paraqet shenjėn e autoritetit tė mashkullit, i cili ėshtė imazhi dhe lavdia e Zotit mbi femrėn, e cila qe krijuar prej dhe pėr mashkullin, - e tėra kjo sipas Biblės. Por, megjithėkėtė, kur e lexojmė kėtė libėr vėrejmė se marrėdhėniet bashkėshortore dhe veprimet e tanishme tė femrave tė krishtera nuk kanė tė ngjarė aspak me librin e tyre. Ato sipas librit, janė tė obliguara tė kenė qėndrim krejt tjetėrfare nga ē'shohim e dėgjojmė sot tek ata. Nė raportet bashkėshortore nė mėnyrė kategorike feja e krishterė kėrkon qė gruaja t'i nėnshtrohet burrit; kėto i gjejmė nė shumė vende nė Bibėl. Lexo: Ju bashkėshorte, u jini tė nėnshtruara bashkėshortėve tuaj, ashtu si ka hije nė Zotin...6 dhe: Gjithashtu dhe ju, gra, nėnshtrojuni burrave tuaj...7

Shėn Tertuliani, nė librin e tij tė famshėm " Pėr tė mbuluarit e virgjėreshave", shkruante, "O ju zonjusha, ju vini mbulesat kur dilni jashtė nė rrugė, ato duhet t'i vini edhe kur jeni nė kishė, ju i vini ato kur jeni nė mes tė tė huajve, pra atėherė vini edhe kur jeni mes vėllezėrve...8 Nė disa vende tė dominuara dhe tė udhėhequra nga besimtarėt krishterė, siē janė amishėt dhe menonitėt, gratė e tyre ende mbajnė mbulesat e kokės. Arsyeja e tė mbuluarit, siē ėshtė thėnė nga paria e tyre kishtare, ėshtė se: "Tė mbuluarit e kokės ėshtė simbol i nėnshtrimit tė gruas ndaj burrit dhe Zotit", bazuar siē thamė nė thėniet e Shėn Palit nė Dhjatėn e re. Ndėrsa nė kuptim tė pėrgjithshėm tani mund tė konstatohet se mbulesa e kokės pėr femrat e reja nė Krishterim ėshtė njė gjė tėrėsisht e papranuar. S'do harruar se nė Krishterim sinonim i femrės sė devotshme ėshtė nėna e Isait a.s. Meriemja (Maria), e cila natyrisht ishte e mbuluar, gjė tė cilėn tė krishterėt nuk e mohojnė; pėr mė tepėr ata mburren me kėtė dhe kudo nė pikturimet e tyre atė e paraqesin tė mbuluar.

Sipas dispozitave fetare krishtere, duket qartazi se femra nuk bėn tė dalė e lakuriquar, nuk i lejohet tė bėjė prostitucion dhe pėrveē kėsaj ajo pra ėshtė e obliguar tė mbulojė kokėn. Nė Bibėl, nė njė citat nga Dhjata e re, tė krishterėve u thuhet: „Mjerė ata qė e quajnė tė mirė tė keqen dhe tė keqe tė mirėn, qė ndėrrojnė terrin nė dritė dhe dritėn nė terr, qė ndėrrojnė hidhėsirėn nė ėmbėlsi dhe ėmbėlsinė nė hidhėsi!"

Dekadenca e hierarkisė fetare krishtere, e shkaktuar nga paaftėsia e saj pėr t'iu pėrgjigjur pyetjeve kyēe tė kohės9, pastaj pamundėsia e zgjidhjes sė problemeve tė ndryshme jetėsore etj. u bėnė shkak pėr lindjen e shumė rrymave dhe ideologjive gjatė shekujve XV - XIX, siē ishin empirzimi, racionalizmi, iluminizmi e deri tek darvinizmi, qė ishte bazė e filozofisė materialiste, tė cilat dalngadalė shkaktuan ndarjen e tėrėsishme tė kishės nga shteti e tė njeriut nga feja. Njeriu atėherė filloi tė mendonte se feja ėshtė vetėm ngarkesė e panevojshme dhe njė obligim i kryer pa nevojė, ndaj dhe zbatimi i urdhrave tė tyre fetarė filloi tė zbehej deri tek rėnia nė mosbesim. Tani gjendja ka shkuar deri atje saqė, sipas statistikave tė tanishme, del se niveli i besimit pėrgjithėsisht nė botė ka rėnė shumė, por ai ėshtė i ulėt veēanėrisht tek tė krishterėt. P.sh. vetėm 34 % e italianėve, 25 % e austriakėve, 24 % e sllovenėve apo 10 % e suedezėve mendojnė se feja ėshtė me rėndėsi pėr jetėn e tyre10. Pėr tė mos e zgjatur mė shumė nė lidhje me kėtė, si mund tė pritet qė femra e krishterė tė zbatojė urdhrat fetarė kur besimi ka rėnė deri nė kėtė shkallė e lėre mė tė mbulojė kokėn.

Kritikat dhe sulmet e tyre ndaj Islamit, ndaj pozitės sė femrės nė fenė tonė e nė veēanti ndaj mbulesės, janė tė padrejta e tė paarsyeshme; pėr mė tepėr duke mosrespektuar dispozitat e veta fetare, ata thėrrasin qė as ne tė mos i respektojmė tonat.

Mbulesa e kokės - Hixhabi nė Islam

Feja islame i ka dhėnė rėndėsi tė veēantė pozitės sė femrės, duke e mbrojtur fillimisht si gjini njerėzore dhe duke e vėnė nė pozitėn e barabartė pėrballė Krijuesit dhe ligjit islam. Tė shumta janė ajetet kuranore, ku All-llahu i Plotfuqishėm urdhėron barazinė, drejtėsinė dhe mbrojtjen ligjore tė femrės. Modestia nė veshje dhe sjellje sipas pėrmasave tė caktuara, ėshtė rregull islam, tė cilit duhet t'i pėrmbahen tė dy gjinitė. Nė kėtė prizėm kufizimet nė veshje dhe urdhėrimi pėr mbulim pėrbėjnė njė nga mėnyrat e ruajtjes dhe mbrojtjes sė nderit dhe pozitės sė femrės. Pėrveēqė janė mbrojtje nga shejtani, kėta gjithashtu janė faktorė qė zhdukin dukuritė negative nga vetja e saj, dhe mbrojtje nga bashkėjetuesi mashkull, pra mbulesa nuk ėshtė kufizim i tė drejtave tė saj, por mbrojtje nga poshtėrimi dhe nėnēmimi qė mund t'i bėhet. Hixhabi apo mbulesa e kokės, ėshtė mėnyra mė e sigurt pėr ndėrprerjen e tė gjitha formave tė lakuriqėsisė, ėshtė kėshtu sepse mbulesa nuk nėnkupton vetėm mbulimin e flokėve, ajo ėshtė pėrmbyllje e ēdo zbulimi tjetėr. Do tė ishte shumė e palogjikshme tė mbuloheshin flokėt e tė zbuloheshin gjoksi, barku apo kėmbėt, zbulimi i tė cilave nxit nė amoralitet pėrplot pasoja tė tjera. Pra, mbulesa e kohės si paraprijėse pėr tė mbuluar pjesėt e tjera tė trupit ėshtė mbrojtje e femrės nė kėtė botė mashtruese, njėherėsh ėshtė mbrojtje edhe e vetė mashkullit pėr tė mos rėnė nė tė ndaluarat. Libri ynė i shenjtė, Kur'ani, na e sqaron kėtė ēėshtje mė mirė se ēfarėdo tjetėr: "Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta... Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre, pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vėnė shamitė mbi kraharorin e tyre...". (En Nurė, 30-31)

Kur'ani na mėson gjithashtu se mbulesa islame e femrės eviton tė ligat e rrugaēėve, sharjet e ngacmimet nė rrugė, ėshtė shpėtim i nderit tė saj, vajza me mbulesė ėshtė mollė e ndaluar pėr tė degjeneruarit11. Nė kėtė mėnyrė femra eviton rreziqet e jashtme, por si qėndron puna me shtytjet e brendshme negative tė saj?

Rėndom jemi mėsuar tė themi e tė dėgjojmė se duhet mbrojtur nga tė tjerėt, nga agresiviteti i tė tjerėve, nga sjellja e rrezikshme dhe e dėmshme e tė tjerėve e ndonjėherė vėrtet shumė rrallė edhe nga vetvetja. Nė tė vėrtetė njė pjesė e madhe e rreziqeve vijnė nga vetja jonė, nga mėnyra se si e pėrjetojmė veten, dėshirat tona, synimet tona, ndėrsa si u qasemi atyre dhe sa kemi arsye nė sendėrtimin e tyre, rrallė jemi tė vetėdijshėm. Nė kėtė qasje rėndėsia e kujdesit ndaj shtytjeve tė brendshme negative, lakmisė, e mė pastaj luftimi i komplekseve tė ndryshme negative dhe kujdesi ndaj tė tjerėve, njeriun e sjell nė pozitėn e njohėsit tė vetvetes dhe rrethit nė pėrgjithėsi. Duke kuptuar situatat e rrezikshme, femra e mbuluar organizon mbrojtjen e saj. Kompleksiviteti i botės nė tė cilėn jeton, ėshtė i atillė, saqė vetėm njė numėr i vogėl i atyre pa mbulesė mund tė jenė tė sigurta ndaj rreziqeve. Nė njė botė potencialisht me intriga e mashtrime, mbulesa pėr femrėn ėshtė e vetmja formulė qė e zgjidh problemin. Mbulesa e femrės muslimane ėshtė mbi ēdo gjė shprehje e sinqeritetit tė besimit tė saj, Islam, nė tė cilin pėrmblidhen morali i pastėr, karakteri i fuqishėm dhe krenaria e lartė, - virtyte kėto tė muslimanes sė vėrtetė.

Pėrmes Hixhabit femra tregon kuptimin e qenies sė saj, siguron lumturinė e pėrbotshme. Derisa tė tjerat i kuptojnė paratė pėr identititet tė botės, luksin si bazė tė lumturisė, bukurinė dhe llastisjen - arsye pėr tė jetuar, pėr femrat e mbuluara kėto gjėra paraqesin njė gjumė tė rėndė me ėndrra plot duke e ditur se kjo botė s'ėshtė gjė tjetėr veēse mundėsi mashtrimi e sprovė pėr njeriun. Do tė jetė femra mė e paditur ajo qė mendon se ka ardhur nė kėtė botė pėr dėfrim e kėnaqėsi. Ndėrsa vajza e udhėzuar mbetet gjithmonė e njėjtė, pa marrė parasysh situatat. Ajo ėshtė e pathyeshme si nė varfėri ashtu edhe kur jeton nė pasuri nga tė mirat qė All-llahu i ka dhuruar. Femra e mbuluar, e nėnshtruar vetėm ndaj Krijuesit, duke pasur parasysh se pėr veprimin e harameve ndėshkohet, kurse me zbatimin e urdhrave dhe kryerjen e obligimeve, shpėrblehet, vazhdon tė qėndrojė e patundur ndaj sfidave dhe tė ligave qė i paraqiten gjatė jetės sė saj. Ajo hyn nė grupin e atyre ndaj tė cilėve shejtani kishte thėnė se nuk ka forcė pėr t'i mashtruar: "Pėrveē robėve tė Tu, tė cilėt i ke bėrė tė sinqertė." (El-Hixhr 40). Pra, ėshtė ky besimi i sinqert e mė pas hixhabi.

Pėrfundim


Ka shumė njerėz, sikur tham, qė nuk e kuptojnė rėndėsinė e mbulesės. Argumenti ynė se mbulesa ėshtė mbrojtje e femrės pėr ta ėshtė pa bazė, sepse, sipas tyre, mjafton emancipimi pėr tė evituar tė ligat qė mund tė godasin femrėn. Ne kėtu do tė krahasojmė dy argumente, pėr tė kėrkuar atė tė vėrtetin.

Argumenti i tyre ėshtė se edukimi, sjellja civilizuese dhe vetėpėrmbajtja a vetėkontrolli, - tė gjitha kėto tė pėrmbledhura nė fjalėn emancipim, janė mbrojtja mė e mirė. Ne do t'u themi atyre: kėto fjalė tingėllojnė ėmbėl por nuk mjaftojnė! Nėse civilizimi mjafton si mbrojtje, atėherė pse femra nė botėn e sotme tė civilizuar nuk guxon tė lėvizė natėn e vetmuar nėpėr rrugė, ndonjėherė madje as ditėn? Nėse edukimi qė ata e mendojnė ėshtė zgjidhje, atėherė pse gjithandej nė Evropė dhe botė ekzistojnė kolegje vetėm pėr meshkuj dhe tė tjera vetėm pėr femra? Nėse vetėpėrmbajtja e menduar, ėshtė zgjidhje, atėherė pse gjithandej dhe tek ne nėpėr vendet e punės ka amoralitet? Po pastaj, sa e sa dhunime ndodhin ēdo ditė nė botė? Kėtė, pakkush ėshtė qė e di! Pse ky emancipim nuk po arrin t'i emancipojė tė degjeneruarit, tė cilėt i ngacmojnė vajzat dhe gratė nėpėr rrugė e vende tė tjera. Dikush do tė na thoshte se ato vetė janė fajtore, sepse po e bėjnė hapin e parė provokues me lakuriqėsinė e tyre. Kjo s'do koment! Emancipimi i lartpėrmendur nuk arriti t'i emancipojė as ato, aspak. Me fjalėn emancipim kuptojmė qytetėrimin, ngritjen kulturore, zhvillimin e intelektit tė njeriut, ngritjen morale e edukative tė tij, por me kėtė fjalė kurrnjėherė nuk bėn tė kuptojmė dėgjenerimin, qoftė nė dukje, nė tė folur apo nė sjellje, nga cilado gjini. Njė gjė e kemi shumė tė qartė: nėse tė rinjtė vazhdojnė me kėto trende "emancipuese", atėherė femra do tė jetė ajo qė do ta paguajė ēmimin mė tė shtrenjtė.

Sot si kurrė mė parė, theksohet emancipimi. Tė shumtė janė ata qė po veprojnė e me plot gojėn emancipim pėr femrėn tonė po ia mėsojnė artin, muzikėn, modėn e ēfarė jo tjetėr! Nėn hijen e kėtij emancipimi ata drejtpėrsėdrejti po e sulmojnė fenė islame, me qėllim qė ta pėrdhosin moralin islam, ndėrsa si reagim ndaj kėsaj ata do tė thonė se janė veēse duke i dhėnė tė drejtat femrės sonė. Ky lloj emancipimi e civilizimi nuk ėshtė tjetėr veēse fjalė boshe e mashtrim, ndaj nuk na duhet fare. Nė njė hadith, i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: "Do ta ndiqni rrugėn e atyre qė kanė qenė para jush pėllėmbė pas pėllėmbe, hap pas hapi, madje sikur ata tė hyjnė nė vrimė tė hardhucės, ju (edhe atje) do t'i ndiqni". Ne duhet tė kemi kujdes qė tė mos hyjmė nė kėtė grup, por si duhet tė veprohet?

Duhet tė veprohet drejt njė kulture mė modeste, mė edukative dhe mė arsimore, pra drejt njė emancipimi tė mirėfilltė. Nuk bėn tė harxhojmė pėr veshjen mė tepėr sesa pėr libra; para se tė ulemi nė kafiteri, duhet tė mendojmė pėr varfėrinė qė ka kapluar mė tepėr se gjysmėn e popullatės kosovare, e mbi tė gjitha para se tė argėtohemi duhet tė adhurojmė All-llahun xh.sh., i Cili nuk na ka krijuar pėr lojė e dėfrim por qė ta njohim dhe t'i shprehim adhurim Atij. Shumė herė ėshtė thėnė se civilizimi i shoqėrisė qėndron mbi edukimin e femrės; kjo duhet tė pėrsėritet papra, deri atėherė kur do ta kuptojmė se vėrtet ėshtė ashtu. Mbulesa islame e kokės nė kėtė rast ka kuptim mė domethėnės. Ajo ėshtė mbrojtje e femrės prej faktorėve decivilizues. Atė e mbron nga cytjet e djallit tė mallkuar, e mbronė nga epshi i vet, e mbron nga rrugaēėt, e mbron nga ai koleg qė se meriton as tė flitet me tė, e mbronė sepse i duhet mbrojtja edhe nga ndonjė profesor. Me vėnien e mbulesės vihet mburoja dhe kodi i mirėsjelljes qė nuk bėn tė thyhet assesi. Atėherė nė kokėn e femrės mbillet bindja e urrejtjes ndaj tė ligave, ndėrsa nė kokėn e mashkullit mbillet bindja se ajo nuk bėn tė ngacmohet. Emancipimin e vėrtetė na e mėson vetėm Kur'ani: "Nuk ka dyshim se pėr myslimanėt e myslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqert e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, shumė-pėrmendėsit e All-llahut e shumė-pėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh." (El Ahzabė, 35).

Mbulesa islame, nė dallim nga mbulesa sipas traditės krishtere, nuk ėshtė shenjė e autoritetit tė mashkullit mbi femrėn dhe as ėshtė shenjė e nėnshtrimit tė femrės ndaj mashkullit. Mbulesa islame, nė dallim nga mbulesa nė traditėn jehude, nuk ėshtė shenjė salltanati dhe epėrsie e disa femrave e as mbrojtje e gjenezės sė kombeve, sepse Islami tė gjithė popujt i sheh si njė bashkėsi njerėzore e jo ndryshe. Mbulesa islame ėshtė vetėm shenjė modestie, me qėllim tė mbrojtjes sė femrės. Nė Islam mėsohet se mė mirė ėshtė tė jesh i sigurt sesa i mashtruar e i mjerė. Ē'ėshtė e vėrteta, shqetėsimi nė Kur'an pėr mbrojtjen e femrės dhe pozitėn e saj, ėshtė i tillė qė mashkulli i cili bėn akuza tė rrejshme ndaj femrės sė pafajshme, do tė ndėshkohet rreptė. Femra nė Islam ka tė drejtėn e shkollimit, ka tė drejtat e saj si vajzė, si grua dhe si nėnė etj. Nė Kur'anin e pastėr e famėlartė ka njė kaptinė tė veēantė kushtuar pozitės sė gruas, ėshtė ajo surja En-Nisa. Nė kėtė kaptinė dijetarėt konstatojnė se Allahu i Madhėrishėm e ka zbritur qartazi doktrinėn mbi barazinė gjinore. Femra muslimane e mbuluar, ėshtė plotėsisht e vetėdijshme pėr pozitėn nė tė cilėn e ka vėnė Krijuesi, prandaj me urtėsi dhe dinjitet fetar e moral i kryen obligimet personale, familjare dhe ato shoqėrore.

Ata qė proklamojnė lakuriqėsi apo kundėrshtarėt e mbulesės pasi ia arritėn qėllimit me femrat e krishtera dhe hebreje, veprimin e kanė drejtuar nga femra muslimane, sepse ata lakuriqėsinė ua dėshirojnė tė gjithave, pa dallim. Nė Kur'anin e pastėr All-llahu xh.sh. thotė; "Ata dėshirojnė qė edhe ju tė mos besoni sikurse nuk besuan vetė, dhe tė bėheni tė njėjtė..." (En-Nisaė, 89) Me bindje tė plotė themi se mbulesa nuk ka mundėsi zėvendėsimi.

Do ta pėrmbyllim kėtė shkrim me njė pjesė nga libri "Pse islami", tė dijetarit tė madh Dr. Jusuf El Kardavi, i cili thotė sa vijon: "Nė qoftė se All-llahu i ka quajtur ehli-kitabėt pabesimtarė, tė padrejtė dhe mėkatarė, pėr shkak se ata nuk patėn gjykuar sipas Tevratit (Dhjatės sė vjetėr) dhe Ungjillit (Dhjatės sė re), atėherė ai qė lė anash e nuk e pėrfillė Kur'anin dhe nuk gjykon sipas asaj qė ka zbritur All-llahu xh.sh., a thua ėshtė mėkatar mė i vogėl se ata?! A thua Kur'ani ėshtė me vlerė mė tė vogėl se shpalljet e mėparshme, kėshtu qė mospėrfillja dhe mohimi i tij tė jenė mėkat mė i vogėl? Pėrgjigjja ėshtė: Gjithsesi JO. Madje, a thua Zoti i Madhėrishėm mat me dy njėsi matėse?! Dhe, po qe se hebrenjtė dhe tė krishterėt e braktisin librin e tyre e janė pabesimtarė e mėkatarė, a thua muslimanėve, nėse braktisin librin e tyre dhe e hedhin atė pas shpine, do t'u falet gabimi i tillė?! JO, Gjithsesi JO".
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Dituria (19-12-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 03-08-2005, 15:37
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 03-08-2005
Postimet: 20
All-llahu tė shpėrbleftė: 3
Falėnderuar 13 herė nė 10 Postime
Rep Fuqia: 0
Aisha ėshtė nė rrugė tė mirė
Allahu te shperbleft vella per ket tem shum te bukur amin ja Rabbi

es selamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu
Pėrgjigje me Citat
  #3 (permalink)  
Vjetėr 03-08-2005, 16:01
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,487
Falėnderuar 2,296 herė nė 801 Postime
Rep Fuqia: 917
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Ve Alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu

Amiin edhe ty insha All-llah motėr dhe gjithė muslimanėt.

Es selamu alejkum
Pėrgjigje me Citat
  #4 (permalink)  
Vjetėr 26-08-2005, 02:27
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 26-08-2005
Postimet: 4
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 1 herė nė 1 Postim
Rep Fuqia: 0
ARBNORI nuk ka vlerėsime momentalisht
Talking tutjeta

veq vazhdoni kshtu o musliman
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Dituria (20-12-2008)
  #5 (permalink)  
Vjetėr 19-12-2008, 17:23
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 15-12-2008
Postimet: 5
All-llahu tė shpėrbleftė: 42
Falėnderuar 9 herė nė 4 Postime
Rep Fuqia: 0
Bukurie ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: Fillimet e tė mbuluarit tė trupit dhe mbulesa e kokės tek femrat

Selam Alejkum
Me te vertete po te kishim dijetare keshtu para 30 apo 40 vjeteve femrat tona shqiptare nuk do te ishin ketu ku jane sot ,respekt per te gjitha ato qe mbajne mbulesen .
Para 4 viteve punoja ne shitore ne Prishtine . Perballe shitores sime gjendej nje punishte hekurinash , ku punonin meshkuj te moshave te ndryshme .Mirepo me habiti ajo qe pashe m esyte e mije . Derisa rruges kalonin femra te veshura thuajse lakuriq , ata i vershellonin , i flisnin fjale qe veq Allahu e dine se qka . por kure kalonin motrat tona me mbulese atehere ata ulnin koken dhe nuk flisnin .
Kjo na verteton se Allahu jone i dashur na beri obligim mbulesen qe ne te jemi te mbrojtura .Allahu i bekofte te gjithe ata dhe ato qe mbrojne nderin e motrave muslimane .
e Selamu Alejkum
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Dituria (19-12-2008), sunna (19-12-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Pse Mbulesa ? Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:32
Femra nėn mbrojtjen e Islamit Dr Prof Haf Elvira Hoxha Gruaja dhe Familja 6 08-02-2006 14:16
Mbulesa nė gjermani ndėrmjet tolerimit shoqėror dhe kundėrshtimit politik Uthman Ibn Affan Gruaja dhe Familja 0 15-01-2006 13:52


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:56.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.