Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja

Pėrgjigju
 
LinkBack (2) Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  2 links from elsewhere to this Post. Click to view. #1 (permalink)  
Vjetėr 06-02-2008, 20:17
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Kanali televiziv IKRATV

Titulli i emisionit: GĖNJESHTAR PESĖ YJESH

I ftuar: Doktor. Musa Muhamed El-Xhuvejsir

Studiues nė fushėn e psikologjisė, eskpert nė artin e suksesit dhe i liēensuar nga instituti amerikan pėr gjurmėt (shenjat) natyrale dhe personale.

Prof. Xhasim El-mutava: "Paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi ju! Ja tek jemi sėrish nė emisionin tonė tė pėrjavshėm, pėr tė cilin kemi zgjedhur moton "Derisa lumturia tė jetė tradita jonė".
Temėn e sotme e kemi titulluar "Rrenacak pesė yjesh", temė e cila nė pamje tė parė duket si qesharake. Kjo, edhe pse gėnjeshtra ėshtė gėnjeshtėr dhe nuk ka gėnjeshtar pesė yjesh apo qoftė dhe me njė yll.
Unė me vete kam njė studim i cili tregon mbi rėndėsinė e kėsaj teme. Sipas kėtij studimi, 40 % e gėnjeshtarėve dhe rrenacakėve preferojnė pagjumėsinė deri nė orėt e vona tė natės, 82 % prej tyre shoqėrohen me miq dhe shokė tė kėqinj, 84 % prej tyre kopjojnė nė provime, 85 % prej tyre shajnė dhe ofendojnė, 87 % prej tyre ngacmojnė femrat nė telefon, 88 % ngacmojnė dhe u bien nė qafė femrave nė ambjente publike. Kėto tė dhėna, tregojnė lidhjet mes gėnjeshtrės dhe devijimeve nė sjellje.
I ftuari ynė nė kėtė emision, ėshtė doktori Musa Muhamed El-Xhuvejsir. Ne i urojmė mirėseardhjen dhe fillimisht e pyesim mbi mendimin e tij mbi temėn e sotme."

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Titulli i temės ėshtė tregues i rėndėsisė sė saj, edhe pse gėnjeshtra ėshtė gėnjeshtėr, siē e thatė dhe ju."

Cilėsitė e natyrshme tė njė fėmijė tė mbarė

Prof. Xhasim El-mutava: "Duke qenė se jeni ekspert nė artin dhe psikologjinė e suksesit dhe njėkohėsisht studiues i psikologjisė humane, ne shohim qė burri gėnjen gruan dhe gruaja burrin. Nėse ne do tė ktheheshin nė fėmijėrinė e burrit dhe tė gruas dhe tė pyesim: Pėrse vallė gėnjen njė fėmijė dhe cilat janė cilėsitė e njė fėmije tė mirė dhe tė mbarė?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Sė pari, sjelljet e mbara dhe tė natyrshme tė njė njeriu e kanė zanafillėn qė nė fėmijėrinė e tij. Njė fėmijė normal, pėrsa i pėrket marrjes sė informacionit, ndahet nė dy lloje:
a) Fėmijė qė e merr informacionin me ndjesi. Njė fėmijė i tillė preferon gjėrat
materiale. Nėse luan me njė lodėr, ai luan sipas mėnyrės me tė cilėn ėshtė dizenjuar. Ai i parapėlqen gjėrat ashtu siē janė dhe nuk e pranon fantazinė dhe imagjinatėn. Nėse i jep njė libėr, ai e lexon avash.
b) Fėmijė qė e merr informacionin me anė tė intuitės tė zhvilluar. Njė fėmijė i tillė e
ka tejet tė zhvilluar imagjinatėn dhe fantazinė. Nėse luan me njė lodėr, ai bisedon dhe dialogon me tė. Pendėn mund t'a konsiderojė – gjatė lojės – si avion apo raketė. Ai mund tė krijojė njė ndodhi nga a-ja deri tek z-ja, edhe pse kjo ndodhi nuk ka asgjė tė vėrtetė realisht. Ai lexon shumė shpejt por nuk i mėson pėrmendėsh.
Edhe pse tė dy llojet e fėmijėve konsiderohen normalė, tek lloji i dytė hasim disa probleme, tė cilat nuk i hasim tek fėmija i parė. Problemi konsiston nė aftėsitė e tij nė krijimin e njė historie dhe ndodhie nga a-ja tek z-ja.

Fėmija qė fantazon dhe fėmija qė gėnjen.

Prof. Xhasim El-mutava: "Si mund t'a dallojmė fantazinė dhe gėnjeshtrėn tek njė fėmijė? Nėse vjen djali im i vogėl dhe mė rrėfen njė ndodhi, si mund t'i dalloj shtesat qė janė pjellė e fantazisė sė tij nga gėnjeshtrat?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Nuk gjendet ndonjė instrument me tė cilin mund t'a dallojmė kėtė, pasi bėhet fjalė pėr njė fėmijė dhe fėmija ndryshon nga njė fazė dhe etapė nė tjetrėn. Nė origjinė fėmija ėshtė i sinqertė dhe flet tė drejtėn, por ai ndikohet dhe ndryshon nė varėsi tė ambjentit. Nėse ai rritet nė njė ambjent dhe klimė tė mbarė dhe tė moralshme, sinqeriteti dhe e mira do tė vazhdojė dhe nė etapat e tjera, nė tė kundėrtėn ai fillon tė ambientohet me kushtet dhe rrethanat qė e rrethojnė. Gjatė gjithė kohės fėmija akumulon dhe mbledh informacion dhe pėrvoja tė reja. Kur im bir flet dhe bisedon me mua, unė nga ana ime duhet t'a njoh natyrėn e tij, ndjesor apo me intuitė tė zhvilluar. Nėse ai ėshtė nga lloji i parė (ndjesor) dhe fillon tė krijojė histori dhe ndodhi tė paqena, kėtu unė e zbuloj se ai po gėnjen. Nėse bėn pjesė tek grupi i dytė, atėherė e kuptojmė qė ėshtė nga fantazia e tij.
Megjithatė, dua tė theksoj se diēka e tillė nuk duhet tė merret si e mirėqenė. Unė si prind duhet tė debatoj dhe diskutoj me fėminė tim mbi ndodhinė qė ai rrėfen, me qėllim qė t'a zbuloj nėse ai pasqyron njė tė vėrtetė apo flet mbi fantazinė e tij."

Sė fundi pėrpunuar nga AbdulVehab : mė 06-02-2008 20:25.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 9 Pėrdorues nė vijim:
aisha17 (22-07-2008), Dituria (04-10-2008), Ervala (06-02-2008), firdeuse (14-02-2008), Keshille (05-01-2009), MuslimaneElh (03-03-2008), raymonda (20-06-2008), Siraatalmustekiim (29-09-2008), sunna (19-02-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 06-02-2008, 20:21
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Pėrse bashkėshortėt gėnjejnė njėri-tjetrin?!

Prof. Xhasim El-mutava: "Tashmė fėmijėt pėr tė cilėt folėm janė rritur dhe martuar. Atėherė cili ėshtė shkaku qė e shtyn burrin tė gėnjejė gruan dhe anasjelltas?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Dua t'a theksoj dhe njėherė qė natyra e pastėr me tė cilėn e krijoi dhe pajisi Zoti fėmijėn, ėshtė sinqeriteti. Gjithashtu, thamė se njė fėmijė normal mund tė jetė ose ndjesor ose me intuitė dhe fantazi tė theksuar. Kėto cilėsi zhvillohen me rritjen e fėmijės. Mė vonė vjen roli i ambjentit, prindėrve, familjes, shokėve dhe shoqėrisė. Tė gjithė kėto faktorė lėnė gjurmėt e tyre nė psikologjinė e fėmijės. Ai rritet, zhvillohet dhe formohet nėn trysninė e kėtyre faktorėve duke formuar personalitetin e tij.

Pėr kėtė, kur drejtojmė pyetjen "Pėrse e gėnjen burri gruan dhe ansjelltas" ne nuk flasim rreth natyrės sė pastėr tė fėmijės dhe as pėr faktorėt rrethues, por pėr themelin e sjelljes (shkakun pėrse sillet nė atė mėnyrė).
Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje konsiston nė faktin qė sjelljet e njerėzve varen nga dy burime kryesore: Ose pėrfitimin e njė interesi ose shmangien e njė dėmi. Kur ushqehem, kėtė e bėj me qėllim qė tė ngopem (ky ėshtė interes) dhe njėkohėsisht qė tė largoj urinė (kjo ėshtė shmangie e njė dėmi).
E njėjta gjė ndodh kur burri gėnjen gruan ose anasjelltas. Ai e bėn ose pėr tė pėrfituar ose pėr tė mos u dėmtuar.

Nėse njė njeri ndjek njė rrugė tė tillė, ai padyshim qė ndodhet nė telash dhe pėr tė shpėtuar, ai nuk ka alternativė tjetėr pėrveē gėnjeshtrės. Madje ai e ka tė vėshtirė qė edhe tė mendojė mbi njė zgjedhje tjetėr, pasi nė kėtė formė ėshtė edukuar nga shoqėria ku jeton."

Vazhdon...
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 7 Pėrdorues nė vijim:
aisha17 (22-07-2008), Dituria (04-10-2008), Ervala (06-02-2008), firdeuse (14-02-2008), Keshille (05-01-2009), MuslimaneElh (03-03-2008), Siraatalmustekiim (29-09-2008)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 19-02-2008, 08:52
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

A ėshtė e mundur qė njė i moshuar tė fantazojė?

Prof. Xhasim El-mutava: "Sipas mendimit tuaj, a e ka tė mundur njė pesėdhjetė e pesė vjeēar qė tė fantazojė? Nėse njė i moshuar po i rrėfen gruas sė tij njė ndodhi tė ndodhur, a ėshtė e mundur qė ai tė shtojė pjesė nga fantazia e tij?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Kjo ėshtė diēka qė mund tė ndodhė, pasi siē e cekėm dhe mė lart, disa njerėz posedojnė dhunti dhe aftėsi tė shumta. Nėse dikush ėshtė shquar pėr fantazi dhe e ka ushqyer diēka tė tillė, ajo do vazhdojė t'a ndjekė gjatė gjithė jetės.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 5 Pėrdorues nė vijim:
aisha17 (22-07-2008), Dituria (04-10-2008), Keshille (05-01-2009), Siraatalmustekiim (29-09-2008), sunna (19-02-2008)
  #4 (permalink)  
Vjetėr 19-02-2008, 08:54
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Pėrse burri nuk tregohet i sinqertė me gruan?

Njė teleshikues nga Arabia Saudite: Pėrse shumė njerėz e kanė tė vėshtirė ballafaqimin me problemet dhe situatat?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Mendoj se shkaqet janė tė shumta, ku shkaku mė i rėndėsishėm ėshtė frika. Por a ėshtė e mundur qė t'a konsiderojmė gėnjeshtrėn njė nga format mė tė pėrhapura pėr t'iu shmangur realitetit me tė gjithė elementėt e tij socialė, kulturorė dhe familjarė, sidomos nė familjen arabe?

Shpesh herė njeriu gėnjen me qėllim qė t'u ngjasojė shokėve tė tij. Disa tė tjerė gėnjejnė me qėllim qė tė paraqiten dhe prezantohen sa mė mirė. Shumė familje i gėnjejnė familjet e tjera pėr tė njėjtin shkak. Dhe kjo bėn qė gėnjeshtra tė pėrhapet dhe mes dy bashkėshortėve. Pėr shembull, burri e gėnjen gruan mbi marrėdhėniet intime qė ka me njė grua tjetėr. Nė kėtė rast, ai mendon se po tė tregohej i sinqertė dhe t'i hapej gruas, kjo do ia thyente asaj zemrėn dhe mund tė shkatėrronte dhe jetėn e tyre bashkėshortore. Natyrisht, njė gėnjeshtėr e tillė nuk mund tė krahasohet me gėnjeshtrėn e cila ka pasoja tė rėnda tek njerėzit e tjerė."

Prof. Xhasim El-mutava: "Kjo qė pėrmendėt ju ėshtė me tė vėrtetė me vlerė. Ndonjėherė, bashkėshorti nuk tregohet i ēiltėr me gruan e tij, ngaqė u frikėsohet pasojave. Ai e shikon gėnjeshtrėn si mėnyrėn mė tė mirė pėr tė shpėtuar. Pėrse vallė frikėsohet bashkėshorti dhe nga se druhet?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Dy janė shkaqet qė bėjnė qė bashkėshorti tė mos tregohet i ēiltėr:
Sė pari: Formimi i personit. Nė ēėshtjen e vendim marrjes ose fajėsimit tė tjerė, njerėzit ndahen nė dy kategori:

Nė kategorinė e parė hyjnė ata njerėz qė janė emocionalė dhe tė ndjeshėm. Nėse njė njeri i tillė dėshiron tė marrė njė vendim tė caktuar, ai i vlerėson ndjenjat e personave qė mund tė preken. Ai i bėn llogaritė mirė, para se tė japė informacionin, me qėllim qė ky informacion tė mos fyejė dhe prekė ndjenjat e tė tjerėve. Njė person i tillė ėshtė norma dhe kur e jep informacionin, e jep nė atė formė qė tė mos fyejė dhe vėrė nė siklet kėnd. Diēka e tillė, edhe pse nė pamje tė parė duket si gėnjeshtėr, ajo nuk bazohet nė gėnjeshtėr. Kėtu hyn dhe shembulli qė solli doktori Abdullah Bahshun pėrsa i pėrket martesės sė fshehtė me njė grua tė dytė.

Nė kategorinė e dytė hyjnė ata njerėz tė cilėt i mendojnė dhe i thonė gjėrat ashtu siē janė dhe me ēiltėrsi, pa pyetur pėr personin qė ndodhet para tij.
Tė dy kėto kategori njerėzish, konsiderohen si normalė, por secili ka strategjinė dhe mėnyrėn e vet."
Sė dyti: Pėrvoja e tij. Njė njeri i tillė ėshtė pa pėrvojėn, arsimin dhe praktikėn e duhur. Si mund tė reagojė ndryshe njė njeri i tillė nė raste tė tilla?"

Vazhdon...
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 6 Pėrdorues nė vijim:
aisha17 (22-07-2008), Dituria (16-06-2008), Keshille (05-01-2009), MuslimaneElh (03-03-2008), Neffsul-Mutmeine (06-05-2008), sunna (19-02-2008)
  #5 (permalink)  
Vjetėr 13-09-2008, 05:05
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Kėshilla pėr tė mos gėnjyer.

Prof. Xhasim El-mutava: "Njė njeri qė ėshtė mėsuar me gėnjeshtra thotė se qė gruaja t'a besojė gėnjeshtrėn e parė, duhet t'a gėnjesh pėr sė dyti dhe kėshtu me radhė. Pyetja qė lind ėshtė:"Si mund t'a dallojmė gėnjeshtrėn qė ndodh rallė nga ajo qė ndodh pėrherė? Disa njerėz thonė se vetėm njė ose dy herė e kanė gėnjyer gruan gjatė gjithė jetės. Ndėrkohė qė tė tjerė pohojnė se e gėnjejnė ēdo ditė."

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Pikėsėpari, duhet tė pranojmė se gėnjeshtra nuk ėshtė njė fjalė qė thuhet, por ajo ėshtė ves dhe mėnyrė e tė sjellurit. Gėnjeshtra nuk shtrihet vetėm nė kufinjtė e gjuhės dhe tė gojės, por ajo shtrihet dhe nė sjellje dhe vepra.
Sė dyti, ne nuk duhet t'a harrojmė intuitėn dhe ndjenjat me tė cilat na ka pajisur Zoti i madhėruar. Unė e ndjej atė qė thotė tė vėrtetėn, pasi natyra e pastėr me tė cilėn e pajisi Zoti njeriun, ėshtė ēiltėrisia dhe thėnia e tė vėrtetės siē ėshtė.

Sė treti, duhet tė dimė qė gėnjeshtra i ka kėmbėt e shkurtra. Nėse gėnjeshtra zbulohet, padyshim qė marrėdhėniet bashkėshortore do tė lėkunden. Kjo, pasi kėto marrėdhėnie janė ndėrtuar nė bazė tė besimit reciprok.
Sė katėrti, i them atij qė thotė:"Gėnjej nga pak!" Cilėn gėnjeshtėr ke si qėllim me kėtė fjalė? Atė me tė cilėn kėrkon tė mos prekėsh ndjenjat e tė tjerėve dhe tė mos is vėsh nė siklet, apo gėnjeshtrėn e cila fsheh tė vėrtetėn?
Sė pesti: Ndonjėherė e themi tė vėrtetėn, por jo tė plotė siē ėshtė. Pėr shembull, nėse unė dhe gruaja ime hyjmė nė njė restorant dhe nuk na pėlqen asgjė, them:"Ikim se nuk mė pėlqen!" Nė kėtė rast, unė nuk thashė se ēfarė nuk mė pėlqeu, dekori, ushqimi, shėrbimi etj... Megjithatė, kjo nuk konsiderohet si gėnjeshtėr."

Feja dhe gėnjeshtra mes bashkėshortėve.

Prof. Xhasim El-mutava:
"Disa njerėz, e justifikojnė gėnjeshtrėn me njė hadith tė Profetit a.s i cili e ka lejuar gėnjeshtrėn nė tre raste: Nė pajtimin mes njerėzve, nė ēėshtje lufte dhe mes bashkėshortėve. Kėta njerėz, e marrin kėtė hadith si pretekst pėr tė gėnjyer dhe gėnjejnė sa herė t'ju jepet rasti. Veē kėsaj, cili ėshtė mendimi juaj rreth dikujt qė i thotė gruas:"Ti je gruaja mė e bukur nė botė!"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Ky ėshtė njė keqkuptim dhe shtrembėrim i hadithi tė Profetit a.s. marrėdhėniet bashkėshortore janė tė ndėrtuara nė bazė tė ēiltėrsisė dhe sinqeritetit. Thėniet e Profetit a.s nuk duhet t'i komentojmė sipas qejfit dhe interesave tona. Thėniet profetike duhet tė komentohen ashtu siē ka urdhėruar Zoti dhe i dėrguari i Tij dhe nga dijetarė kompetentė. Janė kėta tė fundit ata qė caktojnė kriteret e njė gėnjeshtre, kur mund tė ndodhė dhe cilėt janė limitet e saj.

Pėrsa i pėrket pjesės sė fundit tė pyetjes, duhet tė theksoj se bukuria ėshtė diēka relative. Diēka qė ty tė duket e bukur, nuk i duket dikujt tjetėr e tillė. Unė mund t'i them gruas:"Ti je e bukur." Por nuk mund t'i them qė je mė e bukur se filanja, ose qė je gruaja mė e bukur nė botė.
Veē kėsaj, gėnjeshtėr zakonisht konsiderohet ajo qė ka efekte negative, nė tė kundėrt ndryshon puna. Nė Sheriatin islam, shumė gjėra konsiderohen tė dėmshme dhe duhet t'i mėnjanojmė, p.sh prerja e gishtave tė dorės. Por nėse gishtat preken nga gangrena, mua mė duhet t'i pres dhe askush nuk mund tė mė thotė se ėshtė e dėmshme.

Prandaj, edhe gėnjeshtra ndonjėherė mund tė japė rezultate pozitive. E ngjashme me kėtė, ėshtė dhe ndodhia kur njė burrė vajti tek Umer ibnul Hattabi dhe kėrkoi qė t'a divorcojė nga e shoqja.
Kur Umeri e pyeti mbi shkakun, ai i tha:"Sepse ajo nuk mė don."
Umeri e thirri veēas tė shoqen e kėti burri dhe e pyeti:"A e don burrin tėnd?"
Ajo i tha:"Jo. Nuk e dua."
Umeri i tha:"Pėrse nuk i the qė e don?"
Ajo e pyeti:"A tė gėnjej?!"
Umeri i tha:"Po. Jo tė gjithė familjet ndėrtohen nė bazė tė dashurisė reciproke."

Trajtimi i gėnjeshtrės tek njėri nga bashkėshortėr.

Njė teleshikuese nga Siria: "Ndodh qė kur gruaja e konsideron tė shoqin model dhe shembull pėr sinqeritet dhe ēiltėrsi, befasohet dhe mbetet e zhgėnjyer nga gėnjeshtrat qė zbulon mė vonė. Si mund tė vazhdojė t'i besojė ajo njė burri tė tillė? A nuk shkakton diēka e tillė rrėnimin e marrėdhėnieve bashkėshortore? A nuk pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr gruan diēka e tillė? Kurse pyetjen e fundit e kam pėr fėmijėn: Si e fiton gėnjeshtrėn njė fėmijė?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:
"Dua t'a pėrsėris dhe theksoj sėrish se gėnjeshtra ėshtė njė ves qė fitohet dhe se marrėdhėniet bashkėshortore duhet tė jenė tė ndėrtuara nė bazė tė besimit reciprok dhe ēiltėrsisė. Sidomos nė marrėdhėniet bashkėshortore, nuk kemi pėrse tė hamendėsojmė dhe supozojmė mbi palėn tjetėr. Kur tė bindemi qė pala tjetėr gėnjen, atėherė duhet tė kemi parasysh tre pika tė rėndėsishme:
  1. 1 – Qetėsinė dhe gjakftohtėsinė. Dhe kėtė dua ta pėrsėris, qetėsinė, qetėsinė.
  2. 2 – Urtėsinė, urtėsinė, urtėsinė.
  3. 3 – Para se tė nxitojmė dhe tė marrim ēfarėdo lloj vendimi, duhet tė pėrpiqemi t'a kuptojmė shkakun pėrse ndodhi diēka e tillė. Marrėdhėniet bashkėshortore, janė shumė herė mė tė rėndėsishme, se ēfarėdo lloj vendimi tė nxituar do tė marrim nė kėsi rastesh.
Unė mund t'i them gruas qė po shkoj tek shoku im filani. Ajo merr nė numrin e shtėpisė dhe nuk mė gjen tek ai. A ėshtė e llogjikshme qė me t'u takuar me gruan tė mė thotė:"Ti mė gėnjeve! Ti nuk ishe tek filani dhe kjo nuk ėshtė hera e parė qė mė gėnjen!!!"

Gjėja mė e mirė qė mund tė bėjė gruaja nė tė tilla raste, ėshtė tė informohet mbi shkakun e vėrtetė qė burri i saj nuk ka vajtur tek miku i tij. Shumė mirė atij mund t'i jetė prishur makina ose tė jetė bllokuar nė trafik si pasojė e njė aksidenti. Ne jemi dėshmitarė qė shumė probleme dhe konflikte ndodhin pėr shkak tė rrėmbimit dhe nxitimit."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Dituria (04-10-2008)
  #6 (permalink)  
Vjetėr 13-09-2008, 05:07
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Si e fiton fėmija gėnjeshtrėn?

Prof. Xhasim El-mutava: "Pyetja e dytė e teleshikueses kishte tė bėjė me gėnjeshtrėn tek fėmijėt. A ėshtė gėnjeshtra nė karakter apo ėshtė diēka e fituar? Nėse ėshtė e fituar, si merret dhe fitohet?'

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:
"Ne edhe mė lart e cekėm qė fėmija lind me natyrė tė pastėr dhe tė sinqertė. Atėherė nga e fiton ai gėnjeshtrėn?
  1. a) Mund tė jetė nga pėrvoja, ku sa herė gėnjen e arrin atė qė dėshironte.
  2. b) Babai dhe nėna. Duke i parė tė gėnjejnė gjithmonė, edhe i imiton.
  3. c) Ambjenti qė e rrethon, familja, shokėt, lagja...
  4. d) Gėnjeu pėr herė tė parė dhe askush nga prindėrit nuk e qortoi.

Gėnjeshtra tek perėndimorėt.

Njė teleshikues nga Algjeria: "Ne shohim qė nė perėndim kanė njė ditė tė caktuar ku gėnjejnė, njė prillin. A ndodh kjo pėr shkak se ata nuk gėnjejnė gjatė gjithė vitit?!"

Prof. Xhasim El-mutava:
"Nuk ekziston gėnjeshtėr arabe, europiane, e bardhė apo e zezė. Gėnjeshtra ėshtė gėnjeshtėr, kudo qoftė dhe nga kushdo qoftė. Tė mendosh dhe tė besosh se nė perėndim nuk gėnjejnė ėshtė nė pretendim i kotė. Pėr t'a vėrtetuar kėtė, mjafton tė vizitosh spitalet dhe klinikat e psikoterapisė. Gėnjeshtra ėshtė njė ves dhe nuk ka tė bėjė me arabė apo jo arabė."

Martesa me njė grua tjetėr!


Njė teleshikuese nga Kuvajti: "Unė dyshoj nė sinqeritetin e ndjenjave tė bashkėshortit tim. Ai mė akuzon se jam shumė e ndjeshme, delikate dhe skeptike. Dyshimet e mia u shtuan mė shumė kur ai shprehu dėshirėn pėr t'u martuar me njė tjetėr. Kjo, edhe pse gjithmonė mė merr me tė mirė dhe mė thotė fjalė tė bukura. Unė jam nė njė situatė qė nuk di si t'a shpjegoj! Mos ndoshta mė gėnjen? Mos diēka e tillė ėshtė njėfarė shmangieje? Apo ėshtė thjesht pėr tė mė prekur emocionalisht?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Duhet t'a dimė qė kur njė burrė kėrkon tė martohet me njė tė dytė, ai jep disa sinjale dhe mesazhe. Kjo tregon qė lidhjet mes teje dhe burrit tėnd kanė pėsuar njė defekt. Njė njeri normal, ndjen qė personi mė i rėndėsishėm nė jetėn e tij ėshtė gruaja. Nė njė rast tė tillė, ai nuk i hap sytė dhe as nuk mendon pėr dikė tjetėr veē saj. Nėse i shėrbem me diēka, ai gėzohet nėse gruaja e tij e vlerėson, i tregon qė ndihet e lumtur dhe e gėzuar dhe e falenderon. Nė tė kundėrt, marrėdhėniet fillojnė tė ftohen, derisa burri fillon tė mendojė pėr njė grua tė dytė. Me kėtė, ai sikur i thotė:"Nuk e gjeta tek ti atė qė shpresoja tė gjej."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
sunna (13-09-2008)
  #7 (permalink)  
Vjetėr 13-09-2008, 05:10
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Ku ėshtė ēiltėrsia e burrit?

Prof. Xhasim El-mutava:
"Nė njė rast tė tillė, pėrse burri nuk tregohet i ēiltėr me tė shoqen? Pėrse e ngacmon emocionalisht kur i thotė se dua tė martohem me njė tjetėr? Pėrse nuk i thotė sinqersisht dhe ēiltėrsisht se i ka humbur lidhjet e dikurshme?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Ajo qė thua ti ėshtė ėshtė e saktė dhe e drejtė. Por sa prej nesh e njohin njė mėnyrė tė tillė tė ēiltėr? Sa prej nesh e zbatojnė atė? Unė kam frikė se tė rinjtė tanė janė ndikuar nga disa mendėsi tė vjetra, tė cilat kanė shkaktuar komplekse nė natyrėn dhe karakterin e tyre."

Dy kėshilla tė arta drejtuar gruas:

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Dua t'i kthehem ēėshtjes sė ftohjes mes burrit dhe gruas, ku kjo e fundit duhet tė veprojė dy gjėra:
a) Nėse burri tė jep diēka ose tė bėn njė shėrbim, i thuaj:"Tė falenderoj pėr kėtė dhe ndihem e lumtur qė je bashkėshorti im."
b) Nėse ai gabon ndonjėherė, i thuaj:"Nuk prish punė. Ky nuk ėshtė gabimi dhe faji yt. Zoti t'i shtoftė tė mirat!"
Nėse ti o bashkėshorte do i praktikosh kėto dy kėshilla tė thjeshta, jam i bindur se 50 % e problemeve, do tė zgjidhen."

Dy kėshilla tė arta drejtuar burrave:


Prof. Xhasim El-mutava: "Po pėr burrat, a ke ndonjė kėshillė tė artė?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:
"Burrave dua t'ju them fjalėkalimin e lidhjeve tė suksesshme me gratė e tyre: Bashkėshortja jote tė dėshiron gjithmonė me vete. Nėse tė thotė diēka, nuk ėshtė e rėndėsishme t'a kuptosh, por ėshtė e rėndėsishme qė tė ndash me tė ndjenjat dhe emocionet, t'a pėrkėdhelėsh, t'a pėrqafosh, t'i pranosh ndjenjat e saj dhe t'ia shkarkosh atė ngarkesė emocionesh.
Veē kėsaj, ti duhet t'a bėsh t'a ndjejė qė ajo ėshtė gruaja mė e mirė pėr ty nė kėtė botė. Kjo, pasi ti dhe jo fėmijėt dhe shtėpia, je vetė jeta e saj. Sepse ti je shėmbėlltyra e saj."

Pse gėnjen bashkėshorti?


Njė teleshikuese nga Algjeria:"Pėr disa kohė kam qenė gruaja mė e lumtur nė botė. Kjo vazhdoi derisa zbulova se burri im kishte lidhje me njė vajzė. Nga kjo ngjarje e humba plotėsisht besimin tek burri dhe nuk e besoj pėr asgjė, sidomos pasi mu betua rrejshėm njė herė. ēfarė duhet tė bėj"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir:
"Ju keni tė drejtė nė kėtė rast dhe fajtori ėshtė burri juaj. Ai shkaktoi njė tė ēarė tė thellė nė marrėdhėniet tuaja bashkėshortore. Gjithmonė gėnjeshtra i ka kėmbėt e shkurtra, sido qė tė pėrpiqesh t'a fshehėsh.
Nė raste tė tilla, unė zakonisht u kėrkoj bashkėshorteve tė jenė tė qeta, tė mos nervozohen dhe tė pėrpiqen pėr njė diskutim dhe dialog konstruktiv. Kjo ėshtė mėnyra efektive nė tė tilla raste. Kurrė mos prano qė kėtė ēėshtje t'a ruash nė zemėr, por ulu me burrin dhe diskutoni me qetėsi dhe me qėllim tė mirė. Me kėtė, ti duhet tė kesh si synim pastrimin e zemrave dhe jo tė bėhesh kritike dhe acarrimin e situatės. Unė dua tė tė pyes ty si bashkėshorte:"Pėrse tė gėnjeu bashkėshorti qė nė fillim?"
Nėse do tė mund t'i pėrgjigjesh kėsaj pyetje, ne do tė mund tė arrinim nė njė zgjidhje tė shpejtė tė problemit. Nė tė kundėrt, ky problem do tė pėrsėritet edhe herė tė tjera."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Bukurie (21-12-2008), Suela (13-09-2008), sunna (13-09-2008)
  #8 (permalink)  
Vjetėr 15-09-2008, 00:39
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Sinqeriteti dhe ēiltėrsia konsiderohen si vetėshkatėrrim.

Njė teleshikuese nga Kuvajti: "Shumė nga problemet familjare e kanė zanafillėn tek gėnjeshtra. Gruaja mund tė gėnjejė pėr t'u vetėmbrojtur, po kėshtu burri mund tė gėnjejė pėr t'u vetėmbrojtur. Problemi qėndron se gėnjeshtra ka filluar tė konsiderohet si anija e shpėtimit tė marrėdhėnieve bashkėshortore nga rrėnimi dhe shpėrbėrja. Kurse ēiltėrsia dhe sinqeriteti si rruga mė e shkurtėr qė tė ēon drejt prishjes sė familjes dhe marrėdhėnieve bashkėshortore."

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "E pėrsėrisim pėrsėri qė marrėdhėniet bashkėshortore duhet tė ndėrtohen mbi bazė besimi dhe sinqeriteti. Nėse humbet besimi reciprok mes dy bashkėshortėve, atėherė jetesa e tyre do tė kthehet nė njė ferr tė vėrtetė.
Pika e dytė, ėshtė se shpesh herė burri pėrdor gėnjeshtrėn pasi atė ka si alternativė tė vetme. Vetė pėrvoja e fituar nga shoqėria dhe miqtė e tij, e shtyn drejt diēkaje tė tillė. Tė gjithė ne duhet t'a kuptojmė se njė sjellje e tillė ėshtė gabim dhe e dėmshme. Edhe nėse do tė pėrfitonim ndonjė privilegj nga gėnjeshtra, do tė jetė diēka e pėrkohshme dhe e rrallė. Nėse dikush pretendon se ndihet i lumtur edhe pse gėnjen, unė i them qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Studimet e shumta i kanė vėrtetuar dėmet qė gėnjeshtra shkakton nė marrėdhėniet bashkėshortore. Pėr t'a vėrtetuar kėtė, mjafton tė shohim rastet e divorcit."
Pėrgjigje me Citat
  #9 (permalink)  
Vjetėr 15-09-2008, 00:41
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Si tė sillem me gruan gėnjeshtare?

Prof. Xhasim El-mutava: "Kameramani ynė doli nė rrugė dhe pyeti shumė burra, nėse gratė e tyre i gėnjenin dhe si i trajtonin nė raste tė tilla. Pėrgjigjet ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Disa prej tyre pohonin qė do tė ndiqnin njė politikė tė studiuar mirė. Disa tė tjerė shpreheshin pėr njė divorc tė shpejtė. Tė tjerė mendonin se duke u hapur dhe biseduar me tė ēiltėrsisht, do e pranonte gabimin dhe do tė pendohej. Disa tė tjerė shihnin ndėshkimin dhe keqtrajtimin si zgjidhje etj... Cili ėshtė mendimi juaj doktor i nderuar, rreth kėtyre pėrgjigjeve?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Pėrgjigjet pozitive i shoh tė pakta nė kėtė anketim, gjė e cila mė bėn tė mendoj se gėnjeshtra nuk ėshtė veēse njė sjellje dhe ves.
Veē kėsaj, pėrse duhet tė themi "Gruaja gėnjeshtare!" ndėrkohė qė edhe burri mund tė gėnjejė, po aq sa gruaja?!

A ka tė bėjė grupi i gjakut me gėnjeshtrėn?


Njė teleshikues nga Libia: "Roli qė luajnė prindėrit si model i mirė nė shmangien e gėnjeshtrės ėshtė shumė i madh. Nga pėrvoja ime, kam gjetur se personat qė kanė grupet e gjakut A + dhe O + gėnjejnė mė shumė se personat me grupet e tjerė.

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Nuk di nėse ekzistojnė studime rreth lidhjeve tė gėnjeshtrės me grupin e gjakut dhe devijimet morale.
Pėrsa i pėrket rolit qė luajnė prindėrit, jam shumė dakort me teleshikuesin. Kjo, pasi fėmijėt ndikohen shumė nga personat me tė cilėt jetojnė. Ekspertėt e edukimit, kanė njė teori qė thotė se janė fėmijėt ata qė edukojnė prindėrit. Kėtė e kanė nxjerrė nga vetė pėrvoja, pasi nėse prindi dėshiron t'i mėsojė diēka fėmijės, pėrpiqet me tė gjithė format dhe mėnyrat qė t'ia pėrēojė siē duhet. Pėrveē kėsaj, ai do t'a bėjė pjesė tė jetės sė tij mesazhin qė kėrkon tė pėrcjellė tek fėmija, derisa ai t'a pėrthithė dhe fitojė. Nė kėtė rast, ishte fėmija ai qė ndikoi nė mėnyrėn e tė sjellurit tė prindėrit."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
sunna (15-09-2008)
  #10 (permalink)  
Vjetėr 15-09-2008, 00:46
Grafika e AbdulVehab
Anėtarė me Pėrvojė
 
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 419 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 203
AbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant futureAbdulVehab has a brilliant future
Re: Gėnjeshtar Pesė Yjesh - REKOMANDOHET FUQISHĖM TĖ LEXOHET!

Njeriu nuk ėshtė i pėrsosur.

Prof. Xhasim El-mutava: "Njė teleshikues nga Palestina ka dėrguar njė faks ku thotė se kurrė nuk e dallon gėnjeshtrėn nga e vėrteta. Cili ėshtė mendimi juaj?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Besoj se ky ėshtė njė defekt nė mėnyrėn e tė menduarit tė teleshikuesit. Teoria ose zero ose njėqind pėrqind ėshtė njė teori e gabuar. Ose i sinqertė njėqind pėr qind ose gėnjeshtar njėqind pėr qind ėshtė nė kundėrshtim me thėnien e Profetit a.s, ku thotė:"ēdo njeri ėshtė gabimtar dhe gabimtarėt mė tė mirė janė ata qė pendohen."
Hadithi i mėsipėrm tregon se njeriu nuk ėshtė i pėrsosur, por gjithmonė mund tė bjerė pre e shkarjeve dhe gjynaheve. Vetė Zoti nė Kuran na urdhėron dhe mėson qė boshllėqet dhe mangėsitė tona, t'i plotėsojmė me adhurim dhe besim tė fortė, me qėllim qė tė arrijmė grada dhe nivele sa mė tė larta.
Unė dua t'a pyes teleshikuesin:"Mirė qė nuk e dallon dot gėnjeshtrėn, po ty a tė ka ndodhur ndonjėherė tė gėnjesh?
Unė dua qė njerėzit tė nxiten dhe tė stimulohen drejt pozitives dhe tė mirės, larg tė keqes, fryrjes dhe ekzagjerimit tė saj."

Ēiltėrsia, morali mė i mirė.

Prof. Xhasim El-mutava: "Shkoi njė njeri tek i dėrguari i Zotit dhe i tha:"Kam katėr veti, vjedhjen, gėnjeshtrėn, imoralitetin dhe pirjen e alkolit. Tashmė dua tė pranoj islamin, por nuk mund tė braktis veēse njėrėn nga kėto veti!"
Profeti a.s i tha:"Largohu nga gėnjeshtra dhe me tė tjerat bėj ē'tė duash!"
Kėshtu ai pranoi islamin. Kur vajti tė pijė alkol, tha me vete:"Nėse do tė pij alkol, do tė mė pyesė i dėrguari i Zotit. Po t'a gėnjej dhe t'i them qė nuk kam pirė, unė i dhashė besėn Zotit qė do tė tregohem i sinqertė. Nėse do i tregoj tė vėrtetėn, Profeti a.s do tė zbatojė ligjin." Kėshtu e la pėrgjithmonė pirjen e alkolit.
Njė ditė tjerėt, vajti tė vjedhė por me vete mendoi:"Nėse do tė mė pyesė i dėrguari i Zotit dhe do e mohoj, kam shkelur besėn. Nėse do i tregoj tė vėrtetėn, ai do tė zbatojė ligjin." Kėshtu hoqi dorė dhe nga vjedhja dhe nga tė gjithė vetitė e tjera negative."

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Kjo tregon se ēiltėrsia dhe sinqeriteti ėshtė morali mė i mirė dhe se gėnjeshtra ėshtė diēka e importuar nė natyrėn ne pastėr njerėzore."

Dyshimet nuk mund t'a mposhtin sigurinė.
Prof. Xhasim El-mutava: "ēfarė roli luajnė dyshimet nė jetėn bashkėshortore? A mund tė ēojnė ato deri nė divorc? A nuk janė shkaqe tė forta pėr tė kėrkuar divorcin, si njė numėr telefoni i njė gruaje nė celular, disa flokė tė gjatė nė xhaketė apo faqe dhe buzė tė skuqura me tė kuq buzėsh?"

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: "Dyshimet nuk mund tė largohen veēse me bindje, siguri dhe besim. Ky ėshtė njė rregull i konsiderueshėm si nė praktikė ashtu dhe nė sheriatin islam. Nėse hasim diēka tė dyshimtė, ne duhet tė pyesim dhe tė interesohemi mbi tė vėrtetėn. Problemi ynė mė i madh ėshtė nė hamendjet e nxituara dhe tė rrėmbyera. Nėse gruaja gjen njė qime floku tė gjatė nė xhaketėn e burrit, menjėherė e akuzon atė pėr tradhėti bashkėshortore. A nuk ėshtė e mundur qė ai tė ketė shpėtuar njė grua nė rrugė?
Me kėto ne nuk duam tė justifikojmė gjithēka, por dua tė themi qė tė mos nxitojmė dhe tė hamendėsojmė pėr keq menjėherė. Dyshimet dhe hetimet e shpeshta nga ana e gruas, e shtyjnė shpesh herė burrin qė tė gėnjejė dhe tė mos jetė i sinqertė. Nė raste tė tilla, problemi qėndron tek vetė gruaja, e cila mendon se ka tė meta. Pėrndryshe, pėrse duhet tė shkonte i shoqi me njė grua tjetėr?!
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 4 Pėrdorues nė vijim:
Bukurie (21-12-2008), Ervala (15-09-2008), ramazani (13-11-2008), sunna (15-09-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv

LinkBacks (?)
LinkBack to this Thread: http://forumi.kurandhesunet.net/gruaja-dhe-familja(22)/genjeshtar-pese-yjesh-rekomandohet-fuqishem-te-lexohet(7854).html
Postuar nga For Type Data
Kur“an dhe Sunnet - Weblidhje This thread Refback 07-02-2008 10:11
Kur“an dhe Sunnet - Home This thread Refback 06-02-2008 23:56


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 22:28.