GRATE NE NJE SHOQERI KURANORE
LUIZ LAMIA EL-FARUKU
Tema e kėtij punimi u zgjodh, prej bindjes, se njerėzimi ėshtė duke vuajtur sot, prej njė numri serioz problemesh sociale, lidhur me gratė dhe marrėdhėniet e ndėrsjella tė dy gjinive nė shoqėri. Megjithėse, kėto probleme, mund tė jenė mė tepėr tė theksuara, mė tepėr shqetėsuese, mė tepėr ligėshtuese, pėr disa prej nesh, se sa pėr tė tjerėt, ekziston, ndoshta njė numėr i vogėl rajonesh tė botės bashkėkohore, qytetarėt e tė cilėve, nuk i ndiejnė, nė tė njėjtėn mėnyrė, pasojat e kėtyre problemeve. Si rrjedhim, ekziston njė nevojė e ngutshme, pėr shqyrtimin e zgjidhjeve tė mundshme. Nė studimin e paraqitur, problemi i grave, ėshtė lidhur me Kuranin dhe atė, ēfarė unė e kam quajtur shoqėri kuranore, prej bindjes sė fortė, se Kurani ofron drejtimin mė tė qėndrueshėm, pėr reformat sociale bashkėkohore, qė mund tė gjenden nė ndonjė model apo nė ndonjė literaturė tjetėr.
Shumė prej jush, ndofta, janė hutuar prej titullit tė kėtij shkrimi Gratė nė njė shoqėri kuranore. Ju ndofta keni pyetur veten: Pse ajo nuk tha Gratė nė njė shoqėri muslimane apo Gratė nė njė shoqėri islame? Mė lejoni tė shpjegoj, se pėrse, shprehjetmuslimane dhe islame, nuk u pėrdorėn nė kėtė shkrim dhe se pėrdorimi i emėrimit, thuajse i pazakonshėm, shoqėri kuranore, ėshtė i justifikuar.
Ekzistojnė, tė paktėn, tre arsye pėr zgjedhjen time tė kėtij titulli. E para e kėtyre, buron prej shqetėsimit se, shumė mendime dhe praktika janė etiketuar muslimane apo islame, pa i justifikuar kėto emra. Gjenden afėrsisht 40 shtete tė botės, tė cilat pohojnė tė kenė shumicėn e popullsisė muslimane dhe, si pasojė, tė jenė shembuj tė shoqėrive muslimane. Kjo, natyrisht, ka shkaktuar, si pėrfundim, njė konfuzion tė madh, pasi shtrohet pyetja: Cili, prej kėtyre vendeve, pėrfaqson mė sė shumti, besnikėrisht, shoqėrinė e vėrtetė islame? Midis muslimanėve qė pyeten, pėrgjigja mė e shpeshtė ėshtė pretendimi, se shoqėria e vetė atyre, kombėtare apo rajonale, ėshtė mė e vėrteta ndaj porosive tė All-llahut xh.sh.
Jomuslimanėt, nė anėn tjetėr, dhe veēanėrisht antropologėt perėmdimorė, tė cilėt udhėtojnė rreth e qark botės, pėr tė gjurmuar traditat e popujve, priren pėr tė trajtuar secilin ndryshim, brenda botės muslimane, si njėjtėsisht tė vlefshėm. Kjo, rrjedh prej devotshmėrisė sė tyre, qė unė e quaj teoria e kopshtit zoologjik tė njohjes. Pasuesit e kėsaj teorie, i konsiderojnė tė gjithė muslimanėt dhe natyrisht trajtimi i ngjashėm, i popujve tė tjerė joperėndimorė, ėshtė i dallueshėm- si specie tė ndryshme, brenda kopshtit zoologjik njerėzor. Protagonistėt e teorisė sė kopshtit zoologjik, shkojnė nė terren, regjistrojnė dhe fotografojnė pamje tė ēdo zakoni tė ēuditshėm apo ekzotik, qė ata shohin dhe dėgjojnė dhe, pėr ta, ky ėshtė Islami dhe praktika islame. Njė udhėtim drejt pjesėve tė tjera tė botės muslimane, me aparate pėr regjistrim dhe fotografim, realizon pjesė tė ndryshme materialesh, duke dokumentuar ndryshime tė pėrcipta nė tradita. Pėr mė tepėr, vetėm ky, ėshtė Islami apo praktika islame, pėr kėrkuesit apo etnografėt e teorisė sė kopshtit zoologjik. Pa dyshim, pėrpjekje tė pakta bėhen pėr tė kuptuarit e Islamit nė tėrėsi. Si pasojė, premisa themelore e skepticizmit dhe relativizmit, pėrforcohen nė mendjen e studiuesve dhe, ai apo ajo, kthehen nė shtėpi, tė bindur se nuk ekziston njė Islam, por shenja tė Islam-eve ekzistuese nė botė. Nė mėnyrė tė ngjashme, gjurmuesi raporton se ekzistojnė shumė pėrkufizime apo pėrshkrime tė statusit dhe tė rolit tė grave, nė shoqėrinė muslimane. Secila rezultante e pėrkufizimeve apo pėrshkrimeve, dublohet si muslimane apo islame, edhe pse ne, si muslimanė, mund tė kemi disa prej kėtyre praktikave, tė qena shtrembėrime apo zvetėnime tė parimeve dhe bindjeve tona, prej tė paautorizuarve apo tė painformuarve midis nesh.
Kjo ishte pjesėrisht, pėr tė shmangur konfuzionin e kėtyre pėrshkrimeve dhe moskuptimeve tė ndryshme, arsyeja qė unė zgjodha emėrimin kuranor, pėr shqyrtimin e tanishėm. Nė kėtė mėnyrė, unė shpresoj tė lėviz pėrtej relevancės dhe partikularizmit tė kufizuar tė teorisė sė kopshtit zoologjik sė shqyrtimit, drejt njė paraqitje, e cila shmang fragmentarizmin e tillė dhe ėshtė, ideologjikisht, nė pėrshtatje mė porositė e vėrteta tė Kuranit.Nė lidhje me ēėshtjet pėrcaktuese tė fatit dhe vetė ekzistencės sonė, ne kurrė nuk mund tė kėnaqemi me reportazhe tė thjeshta, rreth dofarė kafshėsh njerėzore nė kopshtin zoologjik, tė cilėt janė statikisht muslimanė apo zakonet e tė cilėve janė etiketuar si islame. Kėto emėrime, herė-herė, janė keqpėrdorur. Kuranor, nė anėn tjetėr , ėshtė njė term i cili ėshtė i pėrcaktuar. Kjo, tregohet qartė, nė temėn e kėtij shkrimi.
Sė dyti, shoqėria kuranore, ėshtė vlerėsur tė jetė titulli mė i pėrshtatshėm, pėr atė, se na orienton ne, drejt zbulimit tė esencės sė kėtyre parimeve nė vetė Kuranin, qė pėrbėn konstruksionin qė ėshtė nė themel tė shoqėrive tona, anembanė nė Botėn Muslimane. Kjo, ėshtė shoqėria e bazuar mbi parimet kuranore, e cila ėshtė synim i tė gjithėve ne, ndonėse ne, pa vetėdije, mund tė devijojmė, kohė pas kohe, prej kėtyre parimeve. Kjo ėshtė konform njė shoqėrie tė bazuar nė Kuran, pėr tė cilėn ne duhet tė punojmė tė gjithė, qė popujt muslimanė tė kenė njė tė ardhme tė lumtur. Nuk ka version indonezian, pakistanez, saudian, egjiptian apo nigerian tė kėsaj shoqėrie, qė ne duhet ta konsiderojmė si normė tė padiskutueshme, por atė, qė bazohet, fuqimisht, mbi mėsimet e Kuranit tė Shenjtė. Vetėm nga kjo pikėpamje, ne mund tė gjejmė njė pėrkufizim tė saktė, tė rolit tė gruas nė shoqėri. Pėrderisa, kėto mėsime, janė temė e shkrimit tim, Gratė nė njė shoqėri kuranore, duket titulli mė i pėrshtatshėm. Sė treti, me kėtė zgjedhje tė titullit, unė dėshiroj tė theksoj se, ne duhet ta konsiderojmė Kuranin e Shenjtė, si udhėzuesin tonė, nė tė gjitha aspektet e jetės sonė. Ai, nuk ėshtė vetėm burimi parėsor i dijes rreth besimeve, obligimeve dhe zakoneve fetare, por ai, ėshtė gjithashtu udhėzues pėr ēdo aspekt tė civilizimit islam. Nė shekujt e lavdisė sė dikurshme, ai pėrcaktonte kreativitetin politik, ekonomik dhe artistik tė popujve muslimanė. Nėse ne dėshirojmė tė kemi sukses, si anėtarė tė njė shoqėrie islame, nė dekadat dhe shekujt e ardhshėm, ai duhet pėrsėri tė pėrcaktojė tė menduarin tonė dhe tė vepruarit tonė nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse. Islami nuk kufizohet nė Pesė Shtyllat, shehadetin, namazin, agjėrimin, zekatin dhe haxhin. Isalmi, nė fakt, e sfidon ekuacionin e shkallės sė parė me termin anglisht religion, mbasi rėndėsia e formuesit depėrton nė ēdo qoshe dhe plasė tė qenies dhe sjelljes njerėzore. Natyrisht, ai duhet tė jetė synimi ynė, pėr tė lidhur ēdo veprim me Islamin tonė. Ne, kėtė, mund ta bėjmė vetėm duke lejuar qė Kurani tė frymėzojė dhe reformojė ēdo fushė tė jetės sonė.
Si njė shkallė nė kėtė drejtim, le tė marrim parasysh atė, qė Kurani duhet tė na mėsojė ne, rreth shoqėrisė, nė drejtim tė sė cilės ne duhet tė pėrpiqemi dhe tė mendojmė efektet e tij mbi pozitėn e grave. Cilat janė karakteristikat themelore tė njė shoqėrie kuranore, tė cilat kanė tė bėjnė, veēanėrisht, me gratė?
Do tė kosideroj pesė karakteristika tė cilat duken themelore, vendimtare dhe tė padiskutueshme tė shoqėrisė kuranore. Megjithėse, ato paraqiten nė njė lidhje serike, secila varet nga tė tjerat dhe ndikon mbi to.Vartėsia e ndėrsjellė e kėtyre pesė karakteristikave, e bėn tė vėshtirė tė flasėsh pėr ndonjėrėn prej tyre, pa pėrmendur tė tjerat dhe, sigurisht, ato nuk bėjnė dhe nuk mund tė ekzistojnė tė izoluara prej njėra-tjetrės.
1. Status dhe vlerė e barabartė e sekseve
E para, e kėtyre pesė karakteristikave, tė njė shoqėrie kuranore, e cila prek gratė, ėshtė se tė dy gjinitė janė tė njėjtė nė status dhe vlerė. Me fjalė tė tjera, Kurani na mėson se gratė dhe burrat janė tė gjithė krijesa tė All-llahut, duke ekzistuar nė njė nivel vlere dhe dobie sė barabartė, megjthėse, rėndėsia e njėllojtė e tyre, nuk vėrteton pretendimin pėr barazvlefshmėri apo identitet tė pėrkryer tė tyre. Kjo barazi e mashkullit dhe femrės, ėshtė e dokumentuar nė Kuran, nė fragmentet qė kanė tė bėjnė me tė paktėn katėr aspekte tė qenies dhe bashkėveprimit njerėzor.
Cėshtjet Fetare
E para, e kėtyre pohimeve kuranore tė barazisė mashkull-femėr, pėrmbahet nė deklaratat, qė kanė tė bėjnėme ēėshtje tė tilla fetare, si origjina e njerėzimit, apo me obligimet dhe shpėrblimet fetare.
Zanafillat e Njerėzimit: Kurani nuk pėrmban historitė, qė gjenden nė Testamentin e Vjetėr, tė cilat e denigrojnė gruan. Nuk ekziston, asnjė e thėnė tėrthorazi, se gruaja e parė, e krijuar prej Zotit, ishte njė krijesė mė pak e vlefshme se burri i parė, apo se ajo ishte njė lloj shtojce e formuar prej njė prej brinjėve tė tij. Nė vend tė kėsaj, ne lexojmė se, mashkulli dhe femra, janė krijuar min nefsin wahidetin (prej njė shpirti apo uni tė vetėm), pėr ta plotėsuar njėri-tjetrin (4:1; 7:189). Ndėrsa, Tora apo Testamenti i Vjetėr, e trajton Avėn si tunduese tė kopshtit tė Edenit, e cila e ndihmoi Satanin nė joshjen e Ademit, pėr tė mos iu bindur Zotit, Kurani e trajton ēiftin me barazi tė plotė. Qė tė dy, janė njėlloj fajtorė pėr mėkatim; tė dy, njėlloj, u ndėshkuan prej Zotit, duke u dėbuar prej Kopshtit; dhe qė tė dy, njėlloj, u falėn, kur ata u penduan.
Obligimet dhe shpėrblimet fetare: Kurani, nuk ėshtė mė pak i qartė nė barazinė komanduese pėr burrat dhe gratė, nė direktivat e tij, qė kanė tė bėjnė me obligimet dhe shpėrblimet fetare. Ne lexojmė:
Nuk ka dyshim, se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, adhuruesit dhe adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt dhe durimtaret, tė pėrvuajturit dhe tė pėrvujturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh. (33:35) (Hipokritėve dhe hipokriteve dhe jobesimtarėve, All-llahu u ka pėrcaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do tė jenė pėrgjithmonė. Ai mjafon pėr ta. All-llahu i ka mallkuar ata dhe ata kanė dėnim tė pandėrprerė. 9:68)
Obligimet dhe shpėrblimet etike: Kurani, i shpalli njerėzimit barazinė e dėshiruar, pėr tė dy gjinitė, duke vendosur tė njėjtat obligime dhe shpėrblime etike pėr gratė dhe burrat.
Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė, mashkull ose femėr duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe nuk u bėhet kurfarė padrejtėsie.(4:124)
Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull apo femėr, e duke qenė besimtar, Ne do ti japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr), do tu japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre. (16:97) (Shiko gjithashtu 9:67-72.)
Nėse, All-llahu i Lartėsuar, nuk i ka gjykuar tė dy sekset, tė njė statusi dhe vlere tė barabartė, deklarata tė tilla, tė shprehura qartė, tė barazisė sė tyre nė obligimet dhe shpėrblimet fetare, nuk do tė ishin bėrė nė Kuran.
Arsimimi: Megjithėse urdhėrat mė specifike, pėr tė drejta tė njėjta tė grave dhe burrave, pėr tė vazhduar arsimimin, mund tė gjenden nė literaturėn e hadithit, Kurani lė tė nėnkuptohet tw ndjekurit e njohurisė pėr tė gjithė muslimanėt, pa marrė parasysh gjininė e tyre. Pėr shembull, nė mėnyrė tė pėrsėritur, urdhėrohen tė gjithė lexuesit te lexojnė, tė recitojnė, tė mendojnė, tė sodisin, gjithashtu tė mėsojnė prej shenjave (ajeteve) tė All-llahut nė natyrė. Nė fakt, vetė shpallja e parė e Profetit Muhammed (s.a.v.s.), kishte tė bėnte me dijen. Nė njė shoqėri kuranore, nuk mund te ketė, kurrė, njė kufizim tė kėsaj dije, pėr ndonjėrėn gjini. ?shtė obligim, i ēdo muslimani dhe muslimaneje, pėr tė ndjekur dijen gjatė gjithė jetės, madje, siē na rrėfehet, edhe sikur ajo ta ēojė kėrkuesin deri nė Kinė. (Ky ėshtė hadith i Profetit s.a.v.s.. Shiko gjithashtu Muhammed Izzet Deruezeh, El-Marah fi el Kuran uel Sunneh (Beirut: el-Mektebeh el-Asriyyah, 1980), f. 44, 47, 51.) Profeti, madje, ka kėrkuar qė vajzat skllave tė arsimoheshin (Muhammed Fuad Abd el-Baki, el-Lulu uel Merxhan fi ma ittafaka fihi el-Sheikhani ( Beirut: Dar el-Kitab el-Xhedid, 1970, I, f. 30-31.); dhe ai i kėrkoi Shifa bint Abdullah-ut ta mėsonte gruan e tij, Hafsah bint Umar (Haxhxhi Fejsal inb Haxhxhi Uthman, Gratė dhe ndėrtimi shtetėror: Analizė sistematike dhe bashkėkohore e problemit tė gruas nė shoqėrinė bashkėkohore muslimane maleze. (Disertacion i doktoraturės, i paraqitur nė Universistetin Tempėl), f. 85). Ligjėrartat e Profetit, ndiqeshin prej dėgjuesve, si meshkuj ashtu edhe femra; dhe nė kohėn kur Profeti vdiq , kishte shumė gra tė arsimuara (Muhammed Khayrat, Markaz el- marah fi l-Islam (Cairo: dar al-Marif, 1975) f. 108.).
Tė Drejtat ligjore : Dėshmia e katėrt, nė Kuran, pėr barazinė e burrave dhe grave, ėshtė specifikimi i tij i tė drejtave tė ligjshme, tė cilat garantohen pėr ēdo individ, prej djepit deri ne varr. Ndryshe nga situata nė Perėndim, ku, deri nė shekullin e fundit, ishte e pamundur pėr jė grua tė martuar, pėr ta mbajtur pasurinė pėr veten e vet, pėr tė kontraktuar me persona tė tjerė, apo pėr tė shfrytėzuar pasurinė e saj pa miratimin e burrit tė saj (Monard G. Paulsen, Gratė, tė drejtat ligjore, Enciklopedia Amerikane, (Danbury, Conn.: Americana Corp., 1980), Vol. 29, f.108-109.), Kurani shpalli tė drejtėn, e ēdo gruaje, pėr tė blerė dhe shitur, pėr tė kontraktuar dhe pėr tė fituar8, dhe pėr tė mbajtur dhe menaxhuar paratė dhe pronėn e vet asaj. Pėrveē kėtyre tė drejtave, Kurani i pohon gruas njė pjesė nė trashėgiminė e familjes (4:7,11), paralajmėron kunddrejt privimit tė saj prej kėsaj trashėgimie (4:19), pėrcakton se paja (mehri) i martesės sė saj, duhet ti pėrkasė vetėm asaj dhe kurrė nuk duhet tė merret prej burrit tė saj (2:229; 4:19-21, 25), po tė mos i ofrohet prej gruas si dhuratė falas (Shiko Mustafa el-Sibai, El-Mereh beinel-fikhi wel-kanun (Aleppo: El-Mektebeh el-Arabijjeh, 1976), f. 38; Muhammed Izzet Derazeh, Ed-Dustur el-Kurani fi Shuun El-Hajat (Cairo: Isa El-Bebi El-Helebi,) f. 78.)
Krahas me ēfarėdo privilegji, kėto tė drejta tė grave, bartin pėrgjegjėsitė pėrkatėse. Nėse ajo kryen njė kundravajtje civile, Kurani na tregon ne, se, ndėshkimi i gruas, nuk ėshtė as mė pak e as mė shumė, se sa i njė burri, nė njė rast tė ngjashėm (5:41; 24:2). Nėse asaj i bėhet padrejtėsi apo dėmtohet, asaj i jepet e drejta pėr kompesim tamam si njė burri (Oju qė besuat! Nuk ėshtė e lejuar, pėr ju, tė trashėgoni gratė nė mėnyrė tė dhunshme, e as ti shtrėngoni pėr tu marrė diēka, nga ajo qė u keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė imoralitet tė hapur. ?oni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, pse ndodh qė All-llahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni. (4:19)).
Eshtė e qartė se, Kurani jo vetėm rekomandon, por ėshtė madje insistent nė barazinė e burrave dhe grave, si njė karakteristikė themelore e njė shoqėrie kuranore. Pretendimi i kritikėve jomuslimanė se, Islami i denigron gratė, mohohet nė mėnyrė emfatike nga Kurani. Mohime tė ngjashme janė edhe argumentet e tė ashtuquajturve muslimanė, se gratė janė fetarisht, intelektualisht dhe etikisht inferiore kundrejt burrave, sikurse pėrmendej mė herėt nė literaturat ēifute dhe kristiane.
II. Mė Mirė njė Shoqėri Seks-Duale, se Njė Shoqėri Uniseksuale
Tani, le tė marrim nė konsideratė, karakteristikėn e dytė themelore, tė shoqėrisė kuranore, e cila prek pozitėn e grave. Kjo ėshtė mbėshtetur nė direktivat pėr njė shoqėri seks-duale, mė mirė se sa njė shoqėri uniseksuale. Ndėrkohė, qė mbron vlefshmėrinė e vleftės sė barabartė tė burrit dhe gruas, Kurani nuk e gjykon, kėtė barazi, pėr tė nėnkuptuar ekuivalencėn apo identitetin e sekseve.
Ka tė ngjarė qė, tė gjithė ju, jeni familjarizuar me lėvizjen bashkėkohore drejt uniseksualizimit tė rrobave dhe kėpucėve, tė uniseksulizimit tė stileve tė argjendarisė dhe tė flokėve, tė uniseksualizimit tė veprimeve dhe argėtimeve. Nė fakt, shpesh ėshtė vėshtirė, nė Amerikė, tė vendosėsh nėse dikush duket si djalė apo si vajzė. Kjo rezulton prej mendimit tė tashėm nė shoqėrinė perėndimore se, ekziston diferencė e vogėl midis dy gjinive nė dhuntitė fizike, intelektuale dhe emocionale dhe, si rrjedhim, nuk duhet tė ekzistojė ndonjė diferencė nė funksionet dhe rolet e tyre nė shoqėri11. Veshjet dhe veprimet, janė veēse dėshmi sipėrfaqsore e kėsaj bindjeje mė tė thellė. E shoqėruar me njė nėnvlerėsim tė cilėsive dhe roleve, qė tradicionalisht e kanė shoqėruar gjininė femėrore, ky mendim i pėrhapur, ka gjeneruar njė shoqėri uniseksuale, nė tė cilėn vetėm roli i mashkullit respektohet dhe synohet. Megjithėse, ka si qėllim tė sjellė pėrmasa mė tė mėdha tė barazisė pėr gratė, idea se burrat dhe gratė janė jo vetėm tė barabartė, por ekuivalentė dhe identikė, aktualisht i ka shtyrė gratė drejt imitimit tė burrave dhe, madje, tė pėrbuzin feminitetin e tyre. Kėshtu, ėshtė duke u prodhuar njė tip i ri i shovinizmit mashkullor. Presionet sociale tė jashtėzakonshme, rezultuan nė zhveshjen e grave prej rolit tė tyre, prej pėrgjegjėsive qė mė parė ishin kryer prej tyre, dhe ato detyrohen tė jetojnė njė jetė pa personalitet dhe individualitet.
Shoqėria e bazuar nė Kuran ėshtė, pėrkundrazi, njė shoqėri seks-duale, nė tė cilėn, tė dy gjinitė, ngarkohen me pėrgjegjėsitė e tyre tė veēanta. Kjo siguron fuksionimin e shėdetshėm tė shoqėrisė, pėr tė mirėn e tė gjithė anėtarėve tė saj. Kjo ndarje e punės, i ngarkon burrat me mė tepėr pėrgjegjėsi ekonomike (2:233, 240; 4:34), ndėrsa gratė, pritet ta lujnė rolin e tyre nė mbajtjen dhe rritjen e fėmijėve (2:223; 7:189). Kurani, duke e njohur rėndėsinė e kėtij caktimi seksual plotėsues tė roleve dhe pėrgjegjėsive, e lehtėson kėrkesėn mė tė madhe ekonomike tė bėrė mbi anėtarėt meshkuj tė popullsisė, duke u paracaktuar atyre jė pjesė mė tė madhe, se sa grave, nė trashėgimi. Nė tė njėjtėn kohė, ai u pohon grave tė drejtėn pėr tu mirėmbajtur, nė shkėmbim tė kontributit tė tyre pėr mirėqenien fizike dhe emocionale tė familjes dhe pėr kujdesin qė ato tregojnė pėr rritjen e fėmijėve. Ideologjia e unifikimit tė seksit, ngjall njė marrėdhėnie konkuruese midis sekseve, tė cilėn e gjejmė nė Amerikė dhe e cila ėshtė shkatėrrimtare pėr tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė: pėr tė rinjtė, tė vjetrit, fėmijėt, prindėrit, tė pamartuarit, tė martuarit, meshkujt dhe femrat. Shoqėria seks-duale, pėrkundrazi, ėshtė njė zgjidhje mė e natyrshme, kundrejt ēėshtjeve tė marrėdhėnieve midis sekseve, duke inkurajuar mė mirė bashkėpunimin, se sa konkurencėn midis sekseve. Kjo ėshtė njė skemė, e cila ėshtė gjetur mė e pėrshtatshme nė shoqėritė e panumėrta pėrgjatė historisė. Idea e jodiferencimit apo identitetit seksual, arriti tė spikasė vetėm kohėve tė fundit dhe, nė kėtė rast, nė radhė tė parė, nė shoqėrinė perėndimore. Madje, dėshmitė mjeksore pėr ndryshimin mendor apo emocional midis sekseve, ndalohen tė botohen nė hulumtimet perėndimore, sepse kėrcėnojnė prirjet mbizotėruese tė mendimit.Se sa gjatė do tė vazhdojė kjo lėvizje sociale shkatėrrimtare, pėrpara se ajo tė hidhet poshtė si e falimentuar, ende nuk dihet. Por pa dyshim, ne, si muslimanė, duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr pasojat e mangėta dhe tė rreziksjme tė saj dhe ta bėjmė shoqėrinė dhe rininė tonė tė vetėdijshme pėr fatkeqėsinė e shkaktuar prej saj.
Protagonistėt e shoqėrisė uniseksuale e kanė shpallur tė pavlefshėm organizimin njerėzor seks-dual si tė rrezikshėm pėr mirėqenien e grave.Njė situatė e tillė, mund tė kish lindur, nėse seksi-dual, do tė nėnkuptohej se njėri seks ėshtė mė superior ndaj tjetrit. Por, nė shoqėrinė e vėrtetė kuranore, drejt sė cilės ne aspirojmė tė shkojmė, kjo nuk ėshtė e mundur. Ashtu, sikurse e pamė mė parė, Kurani mbėshtet nė mėnyrė mjaft elokuente, statusin e barabartė tė grave dhe burrave dhe, nė tė njėjtėn kohė, ai pranon, pėrgjithėsisht, ndryshimet e tyre pėrkatėse tė natyrės dhe funksionit. Kėshtu, ndėrsa, duke pohuar barazinė fetare, etike, intelektuale dhe ligjore tė meshkujve dhe tė femrave, Kurani kurrė nuk i konsideron dy sekset, si identikė apo ekuivalentė.
III.V arėsia e Ndėrsjellė e Anėtarėve tė Shoqėrisė
Karakteristika e tretė e shoqėrisė kuranore, e cila fuqimisht mbron tė drejtat e grave, ėshtė kėmbėngulėse, nė varėsinė e ndėrsjellė tė anėtarėve tė shoqėrisė. Pėrkundėr prirjes bashkėkohore, pėr tė theksuar tė drejtat e individit nė dėm tė shoqėrisė, nė Kuran ne gjejmė nė mėnyrė tė pėrsėritur theksimin e varėsisė sė ndėrsjellė tė burrit dhe gruas dhe gjithashtu tė tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė. Burri dhe gruaja pėr shembull, pėrshkruhen si mbulojė (libes) tė njėri- tjetrit (2:187), dhe si bashkėshortė, qė jetojnė dhe banojnė nė qetėsi (33:21; shiko gjithashtu 7:189). Burri dhe gruaja, janė dėrguar pėr tė plotėsuar njėri-tjetrin (9:71). Secilit, i kėrkohet tė pėrmbushė pėrgjegjėsitė e caktuara, qė i janė ngarkuar pėr tė mirėn e tė dyve dhe tė mbarė shoqėrisė.
Me qėllim tė sigurimit tė kėsaj varėsie tė ndėrsjellė, e cila ėshtė kėshtu e nevojshme pėr mirėqenien fizike dhe psikilogjike, si tė burrit ashtu edhe tė gruas, All-llahu, nė Kuranin e Shenjtė, pėrcakton detyra dhe obligime reciproke, apo tė ndėrsjella, tė anėtarėve tė ndryshėm tė familjes burrave dhe grave, baballarėve dhe nėnave, fėmijėve dhe tė mėdhenjve dhe lidhjeve fisnore tė tė gjitha shkallėve (17:23-26; 4:1, 7-12; 2:177; 8:41; 16:90; etj.). Kujdesi dhe shqetėsimi, pėr anėtarėt e tjerė tė shoqėrisė, ėshtė detyrė e barabartė pėr muslimanėt:
Nuk ėshtė e tėrė e mira, tė ktheni fytyrat tuaja, nga lindja ose perėndimi, por, e mirė e vėrtetė ėshtė ajo, e atij, qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė, qė e do, ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve... (2:177)
Kurani, me anėn e kėsaj, fut tek muslimanėt ndjenjėn e nje detyre dhe pėrgjegjėsie ndaj shoqėrisė. Kjo, nuk duhet konsideruar apo pėrjetuar si ndrydhje e individit. Pėrkundrazi, muslimanėt inkurajohen vazhdimisht nė kėtė varėsi tė ndėrsjellė, pėr tė pėrjetuar tė mirat qė ajo sjell. Dobitė ekonomike, sociale dhe fiziologjike, tė marrėdhėnieve dhe pėrkujdesjeve tė tilla tė afėrta, brenda grupeve sociale, sigurojnė mė tepėr se sa shpėrblime tė bollshme pėr individin, pasi fisnikėrojnė aspiratat individuale tė tij apo tė saj. Anonimiteti dhe pamjaftueshmėria e ndėrvartėsisė sociale ,ndėrmjet anėtarėve tė shoqėrisė bashkėkohore perėndimore, ka shkaktuar probleme shumė serioze. Vetmia, kujdesi i pamjaftueshėm pėr tė moshuarit, pėrftimi i zbrasėtirės, pėrqindja e lartė e vetėvrasjeve dhe krimi adoleshent, tė gjitha kėto, mund ta kenė burimin tek dobėsimi, gjithnjė e mė tepėr, i pėrkeqėsuar i varėsisė sė ndėrsjellė sociale dhe mohimi i nevojės njerėzore pėr kujdes tė ndėrsjellė.
IV. Familja e Shtrirė
E gėrshetuar, nė afėrsi, me varėsinė e ndėrsjellė, familja e shtrirė, ėshtė karakteristika e katėrt themelore e shoqėrisė kuranore, e cila shėrben pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet mashkull-femėr. Ky ėshtė institucioni i familjes sė shtrirė. Pėrveē anėtarėve tė ngushtė, qė pėrbėjnė familjen: nėna, babai dhe fėmijėt e tyre, - familja islame apo aileh, gjithashtu pėrfshin gjyshėrit, xhaxhallarėt, tezet, hallat dhe pasardhėsit e tyre. Normalisht, familjet muslimane janė rezidencialisht tė shtrira qė do tė thotė se, anėtarėt e tyre, jetojnė bashkarisht, me tre apo mė tepėr gjenerata tė farefisit, nė njė ndėrtesė tė vetme apo tė pėrbėrė. Madje edhe kur ky version , i banimit tė familjes sė zgjeruar, nuk ėshtė i mundur apo nuk zbatohet, lidhjet familjare, duke u shtrirė pėrtej njėsisė bėrthamė, janė dukshėm lidhje tė forta psikologjike, sociale, ekonomike dhe madje edhe politike.
Solidariteti i familjes sė shtrirė, rekomandohet dhe fuqizohet prej Kuranit tė Shenjtė , nė tė cilin, ne gjejmė referenca tė pėrsėritura, pėr tė drejtat e farefisnisė (17:23-26; 4:7-9; 8:41; 24:22; etj.) dhe rėndėsinė e trajtimit tė tyre me dashamirėsi (2:83; 16:90; etj.). Trashėgimia u ndahet jo vetėm anėtarėve tė familjes mė tė ngushtė, por gjithashtu edhe atyre tė familjes sė zgjeruar, siē paracaktohet veēanėrisht (2:180-182; 4:33,176). Familja e zgjeruar e kulturės islame, nuk ėshtė kėshtu, thjesht, njė produkt i kushteve sociale, por ėshtė njė institucion i ankoruar nė fjalėn e Vetė Zotit dhe i vendosur prej kėshillave dhe rregullave tė Tij.
Familja e zgjeruar ėshtė njė institucion, i cili, mund tė sigurojė dobi tė mrekullueshme, si pėr burrin ashtu edhe pėr gruan, kur ekziston sė bashku me karakteristikat e tjera themelore tė shoqėrisė kuranore.
1. Ajo tė mbron kundrejt egoizmit apo ekscentrizmit tė ndonjė grupi, pasi individi pėrballet jo vetėm me njė bashkėshort tė vetėm, por me njė familje tė tėrė tė barabartėsh, tė moshuarish dhe fėmijėsh, nėse ai apo ajo shkojnė natyrisht.
2. Ajo u mundėson grave tė ndjekin karierėn, pa dėmtuar vetveten, bashkėshortin, fėmijėt apo tė moshuarit, pasi ekzistojnė gjithmonė tė rritur tė tjerė nė shtėpi, pėr tė ndihmuar punėn e gruas apo nėnės. Gratė, qė ndjekin karierėn, nė njė familje tė zgjeruar islame, nuk pėsojnė asnjė ngarkesė tė stėrmundimit fizik dhe emocional, e as tu ndjerit fajtore pėr neglizhim tė pėrgjegjėsive amėnore, bashkėshortore apo familjare. Nė fakt, pa kėtė lloj institucioni familjar, ėshtė e pamundur tė imagjinosh ndonjė zgjidhje tė arsyeshme pėr problemet, me tė cilat pėrballet tani shoqėria perėndimore. Derisa njė numėr, gjithnjė e mė i madh, grash po hyjnė nė fuqinė punėtore, familja e ngushtė, ėshtė e paaftė pėr tė mbėshtetur nevojat e anėtarėve tė saj. Vėshtirėsitė nė njė familje tė vetme prindėrore, janė sigurisht tė zmadhuara njėqindfish. Sforcimi qė, njė sistem i tillė familja, vendos mbi gruan e punėsuar ėshtė shkatėrrim pėr individin, gjithashtu pėr martesėn dhe lidhjet familjare. Shpėrbėrja e familjeve dhe degėzimet psikologjike dhe sociale, tė njė pėrqindje tė lartė divorcesh, nė Amerikė dhe shtete tė tjera perėndimore (Nė 1979, nė Shtetet e Bashkuara, kundrejt 2.331.000 martesave qė ishin bėrė, 1.181.000 ishin divorcuar, sipas njė almanaku tė vitit 1983. ?do vit, pėrqindja e divorceve, rritet kuptimisht.), kanė bėrė tė rritet puna e doktorėve, juristėve, psikiatėrve dhe sociologėve, natyrisht, prej viktimave fatkeqe tė kėtyre fenomeneve.
3. Familja e zgjeruar siguron njė shoqėrizim tė mjaftueshėm tė fėmijėve. Kėshilla e nėnės apo babait, nė njė familje tė ngushtė apo tė vetme, mund tė jetė e vėshtirė pėr tu ndjekur prej njė tė pabinduri apo fėmije kokėfortė, por ndikimi i kombinuar i anėtarėve tė njė familje tė fortė tė zgjeruar, ėshtė i efektshėm kundėr pabindshmėrisė apo padėgjueshmėrisė.
4. Familja e zgjeruar siguron shumėllojshmėrinė psikologjike dhe sociale nė bashkėshoqėrim, si pėr tė rriturit, ashtu edhe pėr fėmijėt. Duke qenė se ekziston njė varėsi mė vogėl nė marrėdhėniet me njėri-tjetrin, ekzistojnė kėrkesa mė tė vogla emocionale, nė secilin anėtar tė familjes. Njė grindje apo pėrplasje midis tė rritutve, fėmijėve apo personave tė gjeneratave tė ndryshme, nuk arrin pėrpjestimet e dėmtimit, qė mund tė arrihen nė njė familje tė ngushtė. Ekzistojnė, gjithmonė, anėtarė tė tjerė familjarė, nė dispozicion, pėr tė lehtėsuar dhembjen dhe qė sigurojnė kėshillim teraupik dhe shoqėrimin. Madje, lidhja martesore nuk vendos sforcime shumė tė mėdha, prej tė cilave vuajnė familjet e ngushta.
5. Familja e zgjeruar, apo aileh mbron kundrejt zhvillimit tė tė ēarave qė pėrftohen. Ky problem social, rezulton kur secila grup-moshė bėhet e izoluar prej breznive tė tjera, kėshtu qė gjen vėshtirėsi nė arritjen e suksesshme dhe ndėrveprimin kuptimplotė, me njerėzit e moshave tė niveleve tė ndryshme. Nė aileh, tre apo mė tepėr gjenerata, jetojnė sė bashku dhe bashkėveprojnė, vazhdimisht, me njėri-tjetrin. Kjo situatė, siguron njohuri dobiprurėse dhe pėrvoja shoqėrizimi pėr fėmijėt dhe ndjenjėn e nevojshme tė sigurisė pėr brezat mė tė vjetėr.
6. Familja apo aileh mėnjanon problemin e vetmisė, i cili moleps banuesit e izoluar dhe anonimė, nė qendrat urbane, tė shumė shoqėrive bashkėkohore. Njė grua e pamartuar, apo e divorcuar, apo e ve , nė njė familje tė zgjeruar islame, nuk do tė vuajė kurrė problemet, me tė cilat pėrballen gra tė tilla, nė shoqėrinė amerikane bashkėkohore, pėr shembull. Nė njė shoqėri kuranore, nuk ka nevojė pėr institucione komerciale llogaritėse tė afatizuara, klube dhe bare tė vetmuarish, apo pėr veēimin e qytetarėve tė moshuar, nėpėr fshatra apo azile tė pleqve. Nevojat sociale dhe psikologjike tė individit, qoftė tė mashkullit, ashtu edhe tė femrės, janė tė pėrfillura nė njė familje tė zgjeruar.
Derisa lidhjet martesore bėhen gjithnjė e mė tepėr tė brishta, nė shoqėrinė perėndimore, gratė priren tė jenė viktimat kryesore tė kėtij ndryshimi. Ato janė mė pak tė afta, se sa burrat, pėr tė rikrijuar martesė apo lidhje tė tjera, dhe ato janė mė tė dėmtuara psikologjiksht prej kėtyre humbjeve.
7. Familja e zgjeruar, siguron njė ndarje, mė tė arsyeshme dhe mė njerėzore, tė kujdesit pėr mė tė moshuarit. Nė njė familje tė vetme tė ngushtė, kujdesi pėr prindėrit mė tė moshuar, apo prindėrit e ndonjė prej bashkėshortėve, mund tė bierė plotėsisht mbi njė individ, zakonisht mbi nėnėn e familjes. Ajo duhet tė marrė masat pėr njė pėrkujdesje fizike shtesė, si edhe pėr mirėqenien emocionale tė tė moshuarve.Kjo ėshtė njė barrė tepėr e madhe mbi njė grua, e cila ndoshta ka nevoja tė fėmijėve dhe tė burrit pėr tu shėrbyer, gjithashtu. Nėse ajo ėshtė njė nėnė e punėsuar, ngarkesa mund tė jetė e papėrballueshme dhe mė tė moshuarit vendosen nė azilet e pleqve derisa tu vijė vdekja. Me pėrgjegjėsitė ė shpėrndara, qė siguron familja e zgjeruar, ngarkesa kuptimisht lehtėsohet.
V. Organizimi familjar patriakal
Karakteristika e pestė themelore, e njė shoqėrie kuranore ėshtė se ajo ėshtė patriarkale. Nė kundėrshtim, me synimet e Lėvizjes sė ?lirimit tė Grave, Kurani fton pėr njė shoqėri, e cila paracakton udhėheqjen themelore dhe rolin vendim-marrės, nė familje, tė burrit.
?do shoqėri, ėshtė e pėrbėrė prej organizimeve mė tė vogla tė njerėzve qeverive, partive politike,organizatave fetare, ndėrrmarrjeve tregtare, familjeve tė zgjeruara e kėshtu nė vazhdim. Secila, nga kėto organe, ka nevojė tė jetė e qėndrueshme, kohezive dhe e manovruehme, qė tė jetė e dobishme pėr zgjedhėsit e saj. Me qėllim, qė tė pėrftojė kėto karakteristika, organizimi duhet tė caktojė pėrgjegjėsitė pėr disa individė apo disa grupe, brenda radhėve tė tij.
Si rrjedhim qytetarėt mund tė votojnė, parlamenti mund tė nxjerrė ligje dhe policia mund ta imponojė ligjin, por ėshtė, nė fund tė fundit, kreu e shtetit, qė mban pėrgjegjėsinė e pėrpilimit tė vendimeve kritike pėr shtetin, si edhe barrėn apo miratimin pėrgjegjės pėr kėto vendime. Nė mėnyrė tė njėjtė, puna e nje fabrike, drejtohet prej shumė individėve, por jo tė gjithė ata, janė njėlloj tė aftė pėr marrjen e vendimeve pėrfundimtare tė kompanisė. Jo ēdo nėpunės ėshtė i ngarkuar, njėlloj me pėrgjegjėsi, pėr suksesin apo dėshtimin e organizimit.
Familja, gjithashtu, ka nevojė pėr dikė, pėr tė bartur barrėn e pėrgjegjėsisė themelore pėr tė tėrė. Kurani, e ka paracaktuar kėtė rol pėr anėtarin mashkull mė tė madh tė familjes. Ky ėshtė ngarkimi patriarkal i fuqisė dhe pėrgjegjėsisė, e cila nėnkuptohet prej shprehjeve tė tilla, si: we lirr-rrixhali alejhinne derexhatun (2:228), dhe el-rixhalu kawwamune alen-nisai... (4:34). Nė kundėrshtim, me paraqitjen prej kundėrshtarėve tė Kuranit, kėto fragmente nuk nėnkuptojnė nėnshtrimin e grave ndaj burrave, nė njė diktaturė, tė bazuar nė gjini. Njė interpretim i tillė, tregon njė mospėrfillje flagrante tė kėrkesave tė pėrsėritura tė Kuranit pėr barazinė e sekseve dhe tė urdhėrit tė tij, pėr tė treguar respekt dhe mirėsjellje ngaj grave. Fragmentet nė fjalė, tregojnė njė mėnyrė pėr shmangien e mosmarrėveshjeve tė brendshme dhe pavendosmėrisė, pėr tė mirėn e tė gjithė anėtarėve tė familjes. Ato mbėshtesin njė shoqėri patriarkale.
Tėrheqim vėmendjen nė pėrdorimin e fjalės kawwamun nė shpallje, el-rixhalu kawwamune alen-nisai... (4:34). Pa dyshim, folja kuwema, prej sė cilės rrjedh emri foljor kawwamun, nuk nėnkupton mbizotėrim despotik. Pėrkundrazi, termi i referohet atij, i cili, i qėndron nė krah tjetrit (prej kama, me qėndru), nė njė mėnyrė mbrojtėse dhe mirėdashėse. Nėse, do tė bėhej fjalė, pėr njė rol autokratik apo dominues, pėr gjysmėn e meshkujve tė shoqėrisė, atėherė, ekzistojnė shumė prejardhje foljore tė tjera, tė cilat, do tė kishin qenė mė tė zbatueshme, si pėr shembull, musejtirun dhe muhejminun. Shembuj tė tjerė, tė pėrdorimit kuranor, tė termit kauuemun, e pėrforcojnė mė mirė kėtė mbėshtetje, se sa domethėnien autoritare apo tiranike tė termit ( shiko 4:127-135: 5:9). Atribuimi i njė kuptimi tjetėr, pėr fragmentin nė fjalė ėshtė, si rrjedhim, ideologjikisht, jokosekuent, si edhe, gjuhėsisht, i pambėshtetur.
Pėrse Kurani specifikoi, mė mirė, udhėheqe mashkullore pėr aileh, siē ėshtė njė familje patriarkale, se sa njė organizim matriarkal ? Kurani, i pėrgjigjet kėsaj pyetje, nė mėnyrėn e poshtėpėrmendur:
Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tė tjerė dhe, ngase, ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre (pėr mbajtjen e grave)... (4:34)
Kontributet dhe pėrgjegjėsitė fizike dhe ekonomike janė, si rrjedhim, arsyet kuranore pėr propozimin, tė njė shoqėrie patriarkale, mė mirė, se sa tė njė shoqėrie matriarkale.
Disa perėndimorė tė ballafaquar me problemet e shoqėrisė bashkėkohore, kanė filluar tė bėjnė pyetje tė tilla, si: Ku mund tė drejtohemi pėr ndihmė? ?farė mund tė bėjmė ne pėrballė dekompozimit tė tashėm social? Kjo, ėshtė njė kohė dėshpėrimi dhe kėrkimi, pasi shoqėria perėndimore po tronditet nėn goditjet e vazhdueshme, gjithnjė nė rritje, tė ēorientimit personal dhe shpėrbėrjes shoqėrore.
Cfarė mund tė bėjmė ne si muslimanė pėr ti ndihmuar? Para sė gjithash, ne duhet tė ngremė shoqėri tė vėrteta kuranore, anembanė Botės Muslimane. Pa kėtė, ne nuk mund tė vendosim pėrshtatje tė drejta dhe tė qėndrueshme pėr bashkėveprim tė burrave dhe grave nė shoqėri. Pėrveē kėsaj, ne nuk do tė mund tė krijojmė tek gjeneratat, qė do tė vijnė, respekt dhe besnikėri ndaj shoqėrive tona dhe institucioneve tė tyre shoqėruese, nėse shoqėritė pseudo-islamė janė tė vetmet, qė ne mund tė ngremė dhe tė mbėshtesim. Mėnyrat apo institucionet pseudo-islame, janė nė tė vėrtetė anti-islame; janė njė model, i cili nuk mund tė respektohet dhe qė i ėshtė bashkangjitur etiketimi i Islamit. Nė mendjen e shumė muslimanėve, si edhe tė jomuslimanėve, kjo bėn qė pėrgjegjėsia e tė metave tė institucioneve, ti transferohen gabimisht religjionit tė vetė Islamit.
Ne duhet ti edukojmė muslimanėt tanė - dhe veēanėrisht tė rinjtė, pasi ata janė udhėheqėsit e sė nesėrmes me nderim ndaj rėndėsisė dhe jetėgjatėsisė tė traditave kuranore, nė lidhje, me gruan, familjen dhe shoqėrinė. Edhe pėrkundėr dėshtimit tė modeli tė alternativės sociale bashkėkohore perėndimore, disa muslimanė duket sikur lakmojnė damkėn perėndimore tė barazisė seksuale, idetė e tij tė uniseksualizimit, mėnyrat e tij tė sjelljes, mbivlerėsimin e individualizmit apo lirisė personale ndaj pėrgjegjėsisė, dhe sistemin e ngushtė familjar. Ne duhet ti kuptojmė rreziqet tė cilat shoqėrojnė ide dhe praktika tė tilla sociale. Nėse, kuptimet e kėtyre ideve dhe praktikave, nuk vihen nė dukje dhe luftohen, ne rrėnohemi drejt njė tė ardhme fatkeqe, pasi eksperimente te tilla sociale, janė tė destinuara tė dėshtojnė, nė fund tė fundit.
Por, sidoqoftė, ky nuk ėshtė njė reagim i mjaftueshėm pėr ne, si muslimanė. Si mėkėmbės tė All-llahut nė tokė (2:30), ėshtė detyra jonė, qė tė shqetėsohemi rreth tė tėrė botės dhe tė gjithė krijesave tė Zotit. Nė dritėn e urdhėrit, pėt tė pėrhapur vullnetin e All-llahut, nė ēdo skaj tė botės, ne nuk duhet tė mos mundohemi pėr tu ofruar tė tjerėve, tė drejtėn qė ne e njohim. Eshtė koha qė, Islami dhe muslimanėt, tė paraqesin zgjidhjet e tyre tė problemeve tė shoqėrisė bashkėkohore, jo vetėm pėr audiencėn muslimane, por, gjithashtu, edhe audiencėn jomuslimane. Kjo, mund dhe duhet bėrė, pėrmes shembullit tė gjallė tė shoqėrive tė vėrteta kuranore, nė tė cilat problemet e burrave dhe grave janė tė zgjidhura. Kjo gjithashtu bėhet nėpėrmjet shkrimeve informative dhe diskutimeve prej studiuesve tanė, tė cilat, mund tė realizohen si me muslimanėt, po ashtu edhe me jomuslimanėt.
Nuk gjendet rrugė mė e mirė, pėr ti shėrbyer vullnetit tė All-llahut dhe tėrė njerėzimit. Nuk ka davet mė tė mirė, se sa, ofrimi i njė dore ndihmėse, ndaj viktimave tė goditura, tė shoqėrisė bashkėkohore.
Pėrktheu nga anglishtja MIMOZA SINANI
* Luiz Lamie el-Faruku, e mori titullin e saj tė doktoraturės, pėr studimet islame, nė Universitetin e Sirakuzės. Ajo ishte profesoreshė nė Universitetin Batler, nė Universitetin e Pensilvanisė, nė Universitetin Uilianova dhe nė Universitetin Tempėl. Publikimet e saj pėrfshijnė: Islami dhe Arti, dhe Atlasi Kulturor i Islamit, nė tė cilat, ajo ėshtė bashkėautore me burrin e saj, Ismail Raxhi Farukun. Ajo, u vra nė shtėpinė e saj, sė bashku me burrin e saj, mė 30 maj, 1986.
Pėrgjithėsisht, kur ne flasim pėr gratė nė Islam, kjo rrallė shkon pėrtej njė numri tė vogėl klishesh, qė nuk vlerėsojnė si duhet as gratė, as Islamin. Akoma mė keq, qėndrimi ėshtė ose shovinist ose qasje e shtrembėruar. Profesoreshė Luiz Lamie el-Faruku, jo vetėm qė solli njohuri tė thellė pėr kėtė temė, por ajo gjithashtu i shtoi njė nuancė femėrore kėsaj teme. Ky kombinimi i shėrbeu plotėsisht temės sė saj. Me njė mendje zhbiruese, ajo ndoqi problemin e grave brenda kornizės islame as shfajėsuese, as polemizuese, as e ngurtė as e lėkundshme: tamam e pėrveēme vulė e vėrtetė e diturisė islame.
** Kjo ese, ėshtė njė prej pesė eseve, qė pėrbėjnė librin e saj tė titulluar : Women, Muslim Society and Islam, (Gratė, Shoqėria Muslimane dhe Islami), botuar pas vdekjes sė saj, mė1991, nė Indianopolis tė ShBA-ve, me inisiativėn e Shoqatės sė Studentėve Muslimanė, tė Shteteve tė Bashkuara dhe Kanadasė, tė cilėt kanė parė, tek ajo, jo vetėm figurėn e njė mėsueseje, por edhe figurėn e njė nėne. (Shėnim i pėrkthyeses).
Marre nga
www.vizionislam.com