|
Hixhabi - Akt i bindjes
Hixhabi - Akt i bindjes
Hixhabi eshte nje akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur per nje qeshtje, ose i derguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnje besimtari dhe asnje besimtareje qe ne ate qeshtje te tyre personale te bejne ndonje zgjidhje tjeterfare. E kush e kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, ai eshte larguar shume larg se vertetes." (Kuran, 33:36) Po ashtu ne Kuran Allahu thote:
"Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre, te ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre.Te mos zbulojne stolite e tyre perveq atyre qe jane te dukshme,le te vene shamite mbi krahrorin e tyre dhe te mos ua tregojne bukurite e tyre askujt perveq burrave te vet, babajve te vet ose babajve te burrave te vet, djemve te vet ose djemve te burrave te vet, vellezerve te vet ose djemve te vellezerve te vet, apo djemve te motrave te veta, ose grave te tyre (qe u permenden) dhe robreshave, te cilat i kane ne pronesine e tyre, ose sherbetoreve meshkujt te cilet nuk ndiejne nevoje pe femrat ose femijet qe nuk jane te pjekur (per gra).Le te mos kercasin me kembet e tyre per te mos zbuluar fshehtesine nga stolite e tyre.Pendohuni te gjithe te Allahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim."(Kuran, 24:31) Hixhabi eshte Modesti Allahu (swt) thote ne Kuran: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le te vejne shamite (mbuloje) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo eshte me afer qe ato te njihen (se nuk jane rrugaqe) e te mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai eshte meshirues." (Kuran, 33:59) Thote Allahu (swt) ne Kuran: "O bijte e Ademit, Ne krijuam per ju petk qe ju mbulon vendturpesine dhe petk zbukues. Po petku i devotshmerise, ai eshte me i miri. Keto jane argumentet e All-llahut, ashtu qe ata te perkujtojne. (Kuran, 7:26) Hixhabi eshte Simbol i Islamit Nje nga parimet themelore te Islamit eshte qe besimi eshte nje mesazh, deklarate apo komunikim me ane te gjuhes, nje besim ne zemer, i cili manifestohet ne cdo pjese te trupit. Prandaj kur nje besimtare muslimane deshmon per besimin e saj ne Allahun dhe te Derguarin e Tij, me siguri do te vendose te manifestoje besimin e saj edhe ne veshje per tu dalluar nga jo-besimtaret. Rruga per tek Hixhabi Hixhabi nuk eshte diqka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por eshte nje komand nga Allahu (swt), e sqarimet per te jane dhene ne Kuran si dhe ne Sunetin e Profetit Muhammed (as) per ti dhene gruas mbrojtje dhe siguri. Rruga per tek Hixhabi pershkon keto 3 hapa: Nijeti (apo qellimi) eshte hapi i pare. Veshja e Hixhabit eshte permbushje e nje prej urdhrave te Allahut, prandaj mund te klasifikohet si nje akt adhurimi. Hixhabi duhet te vishet vetem dhe vetem qe te jesh ne perputhje me urdherin e Allahut (swt) duke kerkuar kenaqesine e Tij. Dituria eshte hapi i dyte. Imam Bukhari, dijetar i madh per Hadithin, ka thene: "Dituria duhet ti paraprije cdo veprimi apo thenieje". Prandaj motra muslimane duhet te kerkoje dituri per ceshtjen e Hixhabit ne Kuran, Sunetin e Profetit dhe ne literaturen islame qe te jete sa me e qarte dhe sigurte vete. Dashuria eshte hapi i trete. Nje nga shenjat e besimit te vertete eshte ta besh adhurimin me dashuri. Dashuria per Hixhabin qe ka qene tek brezat e pare te grave muslimane duket sikur eshte dobesuar pak ne zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila eshte gjeja me e dashur per nje grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Te mos shikoje e te mos e shoh asnje burre te huaj". Qfare ndodhi me kete dashuri per modestine? Qe te kthejme dashurine per Hixhabin ne zemrat tona, ne, gruaja muslimane, duhet te largoje nga zemrat semundjen sipas te ciles Hixhabi na ben inferiore dhe na kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane eshte e drejta e saj dhe nderi i saj qe ia ka dhene Allahu, Zot i te gjithe boterave. Eshte drita e saj qe e dallon motren muslimane nga erresira e jobesimtareve.
|