Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 02-08-2005, 09:10
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 19-02-2005
Postimet: 181
All-llahu tė shpėrbleftė: 1
Falėnderuar 20 herė nė 14 Postime
Rep Fuqia: 0
Besim2005 ėshtė nė rrugė tė mirė
Mi'raxhi

MI’RAXHI
Me emrin e Allahut , Meshiruesit , Meshireberesit !

Nje ngjarje e nje rendesie te vecante ,ndodhi ne njerin prej viteve te fundit te qendrimit te Profetit te Bekuar ne Meke , e cila ka lene gjurmen e saj mbi tere jeten fetare te Islamit dhe qe eshte veshtire te kuptohet per njerezit ,bota e te cileve eshte e kufizuar ne permasen fizike te realitetit .Kjo ngjarje eshte ngjitja e nates ne Qiell dhe me ne fund deri ne pranin e Vete te Allahut . Ne njeren prej neteve tek te dhjete diteve te fundit te ramazanit , Pejgamberi i Bekuar u mor mrekullisht nga Meka ne Jerusalem dhe se andejmi kreu –Mi’raxhin- ose ngjitjen neper te gjitha shkallet (sferat) e ekzistences deri ne pjesen me te skajshme te kosmosit , “Pemen e kufirit te skajshem” ( el-sidret ul-munteha) dhe madje pertej kesaj ne afrine e menjehershme te Allahut , e pershkruar si ndalesa e “distances se dy harqeve” (kab ul-kausejn). Ai ngau kalin mitik el-burak dhe u udhehoq nga kryeengjelli Xhebra’il . Kur’ani i Shenjte i referohet ketij udhetimui te nates kur thote :
“ Pa te meta eshte Lartmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (ne Jerusalem) , rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar , per ti treguar atij disa nga argumentet Tona . Vertet , Ai eshte Degjuesi , Shikuesi “ . Kur’an ; XVII-1 . Sh .A .
Kjo pervoje e fuqishme dhe qendrore shpirterore e Pejgamberit te bekuar s.a., eshte shembulli i ngritjes spirituale dhe modeli i jetes shpirterore . “ Nata e ngjitjes “ (lijlit ul-mi’raxh) eshte plotesuesja e “ nates se fuqise “ lejlet ul-kadr) , gjithashtu Kur’ani i Shenjte u shpall gjate pjeses se fundit te muajit te Ramazanit . Po ashtu , jane pervojat e brendshme ,te kaluara nga Profeti i Bekuar gjate –Mi’raxhit ,qe thuhet se pasqyrohet ne levizjet dhe shqiptimet e lutjeve te perditshme , -salat-it ose namaz-it, qe perbene ritin qendror e me themelor te Islamit .Kur’ani i Shenjte i udhezon muslimanet te falen mirepo forma konkrete e te falurit mbeshtetet ne praktiken apo Sunne-tin e Pejgamberit s.a., dhe lidhet me –Mi’raxhin e tij .Ja perse ai gjithashtu ka thene ; Lutjet e perditshme jane Mi’raxhi besimtarit .
Pejgamberi i Allahut hz. Muhammedi s.a.v.s., kaloi nga njeri nivel i qenies ne tjetrin , duke kapercyer nga shtresat e ferrit deri ne parajsat e ndryshme , cdonjera prej te cilave mbizoterohej nga nje profet dhe nga nje mori engjejsh deri ne qiellin e shtate dhe pertej tij ne bejtul ma’mur ( Tempullin e Vizituar te Zotit ) ku fali dy rekate . Ai pa pemen e parajses dhe pastaj kaloi ne “pemen e Kufirit te Skajshem “ (sidret ul- munteha LIII-14) dhe me ne fund ne pranin e vete Zotit “ …i pajisur me fuqi. Ai u ngrit kur ai ishte ne piken me te larte te horizontit . Pastaj ai u leshua dhe u afrua, e ishte afer sa dy harqe , apo edhe me afer ..” Kur’an : LIII-6..9 .
Kjo do te thote se Ai mu drejtua dhe me afroi prane Tij sa largesia midis dy skajeve te harkut , jo madje , me afer se largesia midis bigezimit te harkut dhe dy skaje te tij te perkulura . “ Dhe atehere i shpalli robit te Tij ate qe i shpalli : “ Dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli .“ Kur’an : LIII-10 . d.m.th., ato ceshtje qe Ai kishte vendosur te urdheronte mbi mua . “ Zemra nuk e mohoi ate qe e pa (me sy) “ . Kur’an-11. d.m.th., te pamurit tim te Tij me zemren time . Ai (Muhammedi) vertet , pa disa nga shenjat me te medha te Zotit te vet . Kur’an : LIII-18 .
Aq e madhe ishte embelsia e zerit te Tij melodioz , saqe me dha zemer , dhe keshtu i fola per nevojen time . i thash : O Allah , Ti e more Ibrahimin per mik , i fole Musait drejtperdrejt , e ngrite Idrizin ne nje vend te larte , i dhe Sylejmanit nje mbreteri qe asnjeri pas tij nuk mund ta arrije , e i dhe Daudit Psalmet . Cfare ka atehere per mua , o Zot ? Ai (Allahu) u pergjigj ; O Muhammed , Une te marr ty per mik sic mora Ibrahimin . Po flas me ty balle per balle sic i fola Musait . Po te jap Fatihane dhe vargjet permbyllese te el-Bekares ( II-284-286) , cdonjera nga te cilat jane prej thesareve te Arshit Tim , dhe te cilat sia kam dhene asnje pejgamberi para teje . do te te zbres Kreun e tere Librave dhe mbikqyresin e tyre , nje Kur’an qe Ne vet e kemi ndare ne pjese :“ Dhe (ta shpallem) Kur’anin qe ne e ndam pjese-pjese per t’ua lexuar njerezve dalengadale dhe ashtu e shpallem ate nje pas nje “. Kur’an : XVII-106 . “ Dhe ne , ta ngritem lart famen tende ? “ XCIV-4 “ deri ne ate shkalle sa te ta bashkoje me emrin Tim , Keshtu qe asnje prej rregullave te fese Sime , nuk do te permendet kurre , pa u permendur edhe ti me Mua .
Mi’raxhi i Profetit te Bekuar qe ka nje rendesi qendrore ne Islam , eshte bere njekohesishte nje prej elementeve me te veshtire ne mesimet e Islamit per tu kuptuar ,per shume te rinje muslimane te ndikuar nga botkuptimi shkencor modern . Ceshte e verteta disa musliman te modernizuar , te cilet duan ta reduktojne Islamin ne racionalizem dhe ta zbrazin ate nga tere bukuria e madheshtia , kane kerkuar ta shpjegojne kete ngjarje qendrore pergjat linjash racionaliste . Ne te vertet nuk ka asgje jologjike apo “joshkencore “ ne lidhje me ngjitjen e nates ,sikur njerezit vetem te kujtonin kufizimet me te cilat fillon shkenca fizike .Veshteresia qendron ne ate ,se keto kufizime zakonisht harrohen dhe kushtet te cilat shkenca moderne vendos mbi veten ne studim te realitetit fizik ngaterrohen me kushtet dhe kufizimet e vete realitetit . Eshte pikrisht ky redukcionizem ai qe e ben Mi’raxhin si dhe ngritjen e hz.Isas ne qiell, ashtu si edhe shume ngjarje tjera fetare te permendura ne Kur’anin Fisnik dhe Shkrimet e tjera te Shenjte ,te duken si “joreale “dhe “iluzion” .
Shkenca moderne pretendon te studioje realitetin fizik dhe jo nivelet e tjera te realitetit si ai shpirteror . Megjithate , prestigji i shkences sot eshte i atille qe njerezit thjesht e marrin si joreale cdogje qe nuk studiohet nga shkenca moderne . Ky element eshte ne te vertete tragjedia e madhe e shkences moderne e cila e bene ate nje force kaq shkatrrimtare , megjith aspektet e caktuara positive qe zoteron.
Persa i perket Mi’raxhit , ai i referohet udhetimit drejt gjendjeve te larta te qenies dhe jo thjesht neper hapsiren astronomike . Per me teper , meqe shpirterorja eshte baza e psiqikes dhe psiqikja eshte baza e fizikes ,eshte gjithmon e mundur qe niveli i ulet i realitetit te integrohet dhe te perthithet ne nivelin me te larte . Ngjitja e pejgamberit s.a., fizikisht si dhe psikologjikisht e shpirterisht ,do te thoshte se te gjitha elementet e qenies se tij ishin integruar ne ate pervoje te perfundimte ,e cila eshte permbushja e plote e unitetit (el-tewhid) . Ngjitja e tij shpirterore simbolizon gjithashtu fisnikerine dhe dinjitetin e trupit njerezor , te krijuar nga Allahu xh.sh. Nuk ka asgje joshkencore ose jologjike te Mi’raxhi ,po te kuptohet dicka mbi nivelet e shumefishta te universit tradicional dhe te kufizuarit e tere shkences moderne ne nje nivel te vetem te realitetit –pikrisht ate fizik – pavaresisht sesa gjere e gjate shtrihet dhe zgjatet ai . Nuk ka asgje me te keqe se te reduktohen ngjarjet e mrekullueshme qe lidhen me themeluesit e medhenj te feve , ne ndodhi te pademshme te “jetes se zakonshme ‘ per ti bere ato te pranueshme . Kjo eshte shume me teper e rrezikshme ne nje kohe kur e ashtuquejtura “jete e zakonshme “ eshte bere ne pjesen me te madhe triviale dhe e zbrazur nga dinjiteti e bukuria qe jane karakteristike per ekzistencen normale njerezore .
Besim2005.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
zelija (10-08-2007)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Miraxhi i Muhammedit, alejhi’s selam nė librat e fshehura tė Ehli Kitabėve Keshille Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 05-08-2008 22:37
Israja e Miraxhi dhe porosit e tyre Ervala Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 26-07-2008 12:45
A mund te me gjeni dikush ndonje web ose liber qe mund te lexoj per Naten e Miraxhit. Granit Kėrkesa 1 11-08-2007 17:30
Lulishta e dritave Mesudi Literaturė Islame 40 02-03-2006 21:44


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:31.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.