Nëna burim i dashurisë
Emri i nënës është emri më i bukur dhe më i rëndësishëm në edukimin dhe shëndetin psiqik dhe fizik të fëmijëve dhe gjithë familjes në përgjithësi. Obligimi i nënës më tepër është parë në aspektin e përkujdesjes ndaj fëmijëve dhe plotësimin e nevojave emocionale të fëmijëve në familje. Feja islame ka një respekt të veçantë për nënat në familje. Kur‘ani famëlartë, përveç se udhëzon për mirësi ndaj babait dhe nënës, në fakt i jep një rëndësi të veçantë pozitës së nënës. Zoti në suren Lukman ajetin 14 thotë:

Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj.“

Familja është qendra e parë e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe nëna është mësuesja e parë. Pra lindja dhe rritja e fëmijëve është cilësuar si puna më fisnike dhe prehri i nënës duhet cilësuar si shkollën më të madhe të njeriut dhe lidhur me këtë çështje duhet theksuar me këto fjalë: "Në esencë, edukimi i fëmijës fillon nga prehri i pastër i nënës. Nënat duhet ti kushtojnë kujdes të veçante kuptimit të këtij termi dhe fëmijët duhet ti edukojnë mirë dhe profesioni më fisnik në botë është edukimi dhe rritja e fëmijëve që më pas ata të hynë në shoqëri."

Në kohërat e sotme, nënat për shkak të punësimit të tyre në vende jashtë shtëpisë, janë të larguara nga fëmijët e tyre dhe është bërë plotësisht e qartë se përqafimi i nënës është i pazëvendësueshëm. Asnjë çerdhe e fëmijëve nuk mundet që ti plotësojë emocionet, ndjenjat dhe qetësinë që e dhuron nëna. Lidhur më këtë çështje, Dr. Benjamin Spack psikiatër dhe specialist i pediatrisë në Amerikë, në saje të viteve të tëra të kërkimeve shkencore thekson:
" Fëmija për të patur një rritje normale duhet që disa orë pas lindjes të jetë tek nëna që ajo ta preke dhe ta ndjejë ,të udhëzohet që të jap qumështin e vet dhe i porsalinduri aq sa është e mundur, të jetë pranë nënës së vet." Dr. Spack kritikon shumë nënat që për shkak të ruajtjes së bukurisë dhe lodhjes mundohen që të neglizhojnë edukimin dhe rritjen e fëmijëve të tyre dhe në vazhdim thekson: "Në kohën kur dëshirojmë të kemi një shoqëri të shëndoshë , burrat dhe gratë duhet ti kushtojnë një kujdes të veçantë, sikurse çdo aktiviteti tjetër edhe çështjes së përkujdesjes ndaj fëmijëve dhe asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë neglizhent“.

Një nga etapat më të bukura të jetës së gruas është pikërisht periudha e shtatzanisë ku nëna merr përsipër edukimin e një njeriu të ri. Nëna në këtë periudhë ka një lidhje të fortë emocionale me fëmijën që e bart në mitrën e vet. Në bazë të hulumtimeve shkencore dhe praktikës në jetën e përditshme, përkujdesjet e nënës gjatë kësaj periudhe kanë një ndikim shumë të madh në të ardhmen e fëmijës. Sipas dr. Spack, njeriu para lindjes jo vetëm që zhvillon etapat e rritjes brenda mitrës së nënës, por ai në fakt është edhe partner në gjitha lëvizjet e saj.

Duhet theksuar se jeta para lindjes së foshnjës është e ndjeshme si për nënën, ashtu edhe për foshnjën që do të lindë. Ata në këtë periudhë përballen me rreziqe të ndryshme si fizike, ashtu edhe psiqike dhe kjo kërkon një përkujdesje më të madhe. Në mësimet fetare potencohet shumë për vlerën dhe rëndësinë që ka kjo periudhe e shtatzënisë dhe Zoti parasheh shumë shpërblime për gruan në këtë periudhë. Sipas tyre, gruaja në këtë periudhë është si luftëtarët në rrugën e Zotit dhe nëse vdes në këtë periudhe, konsiderohet dëshmore.

Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. fliste për Xhihadin dhe një grua u çua në këmbë dhe pyeti:"Gratë , a janë të privuara nga Xhihadi?" Pejgamberi i Islamit u përgjigj:"Jo, edhe gratë mund të marrin sevapet e Xhihadit. Ato prej periudhës së shtatzënisë e më pas kur lindin dhe u japin gji fëmijëve të vet, e derisa nuk e kanë ndarë fëmijën nga gjiri , në gjithë këtë periudhë ato sikurse burrat janë në fushë të Xhihadit. Poqe se vdesin në këtë periudhë, ato konsiderohen si shehide apo dëshmore përpara Zotit".

Dhënia gji është faktori më i mirë për lidhjen emocionale dhe trashëgimin e moralit nga nëna tek fëmija. Kërkimet shkencore tregojnë për rëndësinë që ka qumështi i nënës dhe atë e përmendin si ushqimin më të shëndosh për fëmijën. Në një revistë të Organizatës botërore të shëndetësisë shkruhet se vdekshmëria e foshnjave të porsalindura që ushqehen me qumështin e nënës ,është 6 herë më e vogël, sesa e fëmijëve që ushqehen me ushqim artificial, pasi qumështi i nënës është ushqim i pazëvendësueshëm.

Ndërkohë edhe mësimet fetare theksojnë se qumështi i nënës është ushqimi më i mirë për fëmijën dhe njëkohësisht është e drejtë e natyrshme e fëmijës që të ushqehet me qumështin e nënës. Pejgamberi Muhamed s.a.v.s. në lidhje me rëndësinë e qumështit të nënës thekson:"Asnjë qumësht tjetër nuk është më i mirë sesa qumështi i nënës."

Arsyeja e të gjitha shpërblimeve nga Zoti për nënën nuk janë vetëm për shkak të ushqimit që i jepet fëmijës , por aty janë edhe ndikimet emocionale dhe psiqike që i jep nëna fëmijës gjatë gjidhënies. Qetësinë që e gjen fëmija në përqafimin e nënës duke dëgjuar të rrahurat e zemrës është e një rëndësie të madhe. Fëmija duke pirë qumështin e nënës, përveç se merr ushqim, gjithashtu plotëson edhe disa nevoja tjera emocionale që më vonë të krijojë një personalitet më të balancuar dhe më të përshtatshëm për shoqërinë. Ndërsa edhe nga aspekti fizik ai është më i rezistueshëm.

Nëna me edukimin mund të njohë fëmijën e vet me sjelljet dhe moralin e pranuar në shoqëri. Me fjalë të tjera sikurse edhe dhënia e gjirit, ajo me edukatën që i jep fëmijës dikton edhe ardhmërinë e fëmijës së saj. Samuel Ismail një shkrimtar perëndimor shkruan:"Ata persona që kanë në duar djepat janë më të ndjeshëm dhe më depërtues se ata që udhëheqin me pushtetin."
Nënat me një edukatë të shëndoshë i japin shoqërisë politikanë dhe njerëz të rëndësishëm për këtë shoqëri që do të bëjnë përparimin dhe zhvillimin e kësaj shoqërie.

„Në qoftë se, se shpata në dorën e një të çmenduri mund ta kthejë në shkretëtirë rruzullin tokësor: atëherë gruaja, e armatosur me pendë, e popullon atë sa çel e mbyll sytë“.

Zhan Randolf, një politikan amerikan ka thënë: "Vetëm një gjë mua më ka larguar nga mosbesimi dhe ateizmi dhe ajo nuk është diç tjetër veçse kujtesa kur nëna ime ishte në prag të vdekjes dhe mi mori duart e mia të vogla në gjunjët e saj dhe më pas, nga buzët e saj pëshpëriti fjalët e Zotit."

Prandaj mund të thuhet se nëna ka ndikim më të madh, sesa babai në dhënien e ndjenjave fetare tek fëmija. Pikërisht kur edhe të Dërguarin e Islamit Muhamedin s.a.v.s. e pyeti një njeri se cilit duhet ti bëje mirë, Pejgamberi u përgjigj tre herë pyetjes së tij dhe tha :"nënës" dhe në herën e katërt e përmendin emrin e babait.


Po pra nga çdo anë ditëve të sotme po pranojnë se nënat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në bartjen e vlerave fetare dhe psiqike tek fëmijët . Përgjegjësia e nënës është shumë e rëndë dhe pikërisht për këtë arsye, në Islam thuhet se parajsa e njeriut është nën këmbët e nënës.

Nëna është simbol i dashurisë dhe flijimit dhe duron të gjitha ato mundime nga periudha e shtatzanisë ,dhënies gji derisa fëmijët të bëhen të aftë dhe të gatshëm dhe të kenë sjellje dhe edukatë të mirëfilltë për tu futur në shoqëri. Një fjalë e urtë thotë:
„Gruaja që nuk ka fëmijë nuk mund të jetë e lumtur: është pak të dashurosh, duhet që dashuria edhe të lulëzojë“.

Përparimi i teknologjisë dhe zgjerimi i aktiviteteve sociale dhe ekonomike ndikoi që edhe gratë të përfshihen në aktivitete të ndryshme shoqërore dhe kjo ka ndikuar edhe në ndryshimin e rolit të tyre në familje. Në ditët e sotme, punësimi i grave dhe në veçanti i nënave dhe pasojat që vijnë nga kjo dukuri është shndërruar në një çështje që po analizohet nga hulumtues të ndryshëm. Shumë nga këto hulumtime bëjnë të ditur se në qoftë se nënat vihen në pozicione që janë në kundërshtim me rolin e saj si nënë, në fakt ato do të pësojnë shumë dëme, por njëkohësisht edhe familja ka për tu dëmtuar.

White dhe Xhonson dy sociologë perëndimorë, në një hulumtim të tyre kanë arritur në këtë përfundim se poqese profesioni i gruas bie në kundërshtim me rolin e saj në familje , do të shkaktohen çrregullime në marrëdhëniet familjare dhe me të do të dëmtohen seriozisht si gruaja, ashtu edhe burri dhe fëmijët.

Një grup i mendimtarëve potencojnë në rolin e nënave nga aspekti biologjik. Sipas tyre sjellja e nënës është instinctive dhe ka rrënjë në natyrën e saj biologjike. Parsons shkruan:"Gratë kanë merita më të mëdha në edukimin e fëmijëve , ndërkohë burrat kanë më tepër merita në çështjet ekonomike dhe gjithashtu në lidhjet me botën e jashtme. Pas revolucionit industrial në perëndim, është bërë një rishikim i pozitës së gruas dhe me të është rritur edhe roli i saj në shoqëri..Pas kësaj periudhe, kemi lëvizje për fitimin e drejtave të grave, por kjo çështje më tepër u përqendrua në çështjen e punësimit të tyre dhe në fakt roli i saj si nënë filloi të minimizohet dhe po në këto kushte në perëndim u formua lëvizja feministe.

Feministët në fakt kaluan në radikalizëm dhe rolin e grave si nënë e vlerësonin si ofendim për gratë dhe në bazë të kësaj pikëpamje radikale apo ekstreme , gratë duhej që të lënë anësh rolin e tyre biologjik si nënë, shtatzani, lindje dhe dhënie gji. Madje disa kërkonin që gratë dhe burrat ti ndajnë disa role të veçanta me burrat. Xhesika Anderson një gjinekologe amerikane, lidhur me këtë çështje thekson:"gratë kanë patur një përparim të konsiderueshëm në aspektin shkencor pas mbarimit të luftës së dytë botërore, por në kryerjen e rolit të nënës dhe të një bashkëshorte ato kanë ngecur dhe kjo është si pasojë e koncepteve të gabuara për gratë në shoqërinë perëndimore“.

Në bazë të kësaj pikëpamje, mund të themi se feministët të cilët janë ithtarë të barazisë mes burrit dhe gruas, jo vetëm që nuk kanë zgjedhur problemet e grave, por në fakt edhe më shumë i kanë shtuar këto probleme. Ata kanë dobësuar pozitën e shenjtë të familjes dhe pozitën e nënës e kanë paraqitur si të papërshtatshme, madje disa feministë radikalë janë të mendimit se ligjvënësi me ligjet për gratë dhe lindjet në fakt kanë përforcuar më shumë imazhin tradicional të gruas, sesa rolin e saj si nënë.

Xhesika Anderson duke hedhur poshtë këto pikëpamje ekstremiste lidhur me punësimin e gruas thekson:"puna dhe punësimi është një pjesë e jetës dhe jo e gjithë jeta, por obligimi parësor i gruas është edukimi i fëmijëve dhe pranë saj ajo mund të ketë një punë tjetër jashtë shtëpisë. Megjithatë kultura perëndimore parimin e ka vënë në punësimin e gruas jashtë shtëpisë dhe rolin e gruas si nënë e ka vënë në rend të dytë dhe atë e konsideron si një çështje seksuale. Prandaj vazhdimi i këtij procesi ka shtuar edhe më shumë presionin psiqik mbi gratë dhe nënat në perëndim.

Në të vërtet feministët duke potencuar për barazinë pa marrë parasysh gjininë , në fakt kanë anashkaluar rëndësinë e grave në shtëpi. Dr. Xhenis Shoukruz anëtar i lartë i një instituti kërkimor për gratë në Amerikë thekson:"sa më shumë që po kalon koha , edhe gratë janë duke e kuptuar se poqe se ato gjithë jetën e tyre ia kushtojnë punës jashtë shtëpisë , ato në fakt nuk do të kenë kënaqësi dhe njëkohësisht kanë për të kuptuar se kur vinë në shprehje fëmija, askush nuk mund të zë vendin e nënës.

Rika Hagajn një gazetare konservatore lidhur me këtë çështje thekson:"për një kohë të gjatë dukej se gratë ishin të detyruara të zgjedhin mes punës dhe obligimit të tyre si nënë, por me përparimin e teknologjisë ato fituan kushte më të lehta për punësim“. Hagajn në vazhdim shton:"unë i inkurajoj gratë e reja që të mendojnë më mirë për punësimin e tyre dhe njëkohësisht ju sugjeroj që të zgjedhin një punë që të kenë mundësi të kryejnë edhe obligimet e tyre si nënë dhe edukimin e fëmijëve të tyre.“

Mirëpo Islami i kushton një kujdes të veçantë çështjes së gruas dhe nënës. Një shkrimtar modern egjiptian shkruan: "përparësia e Islamit është se Islami është një doktrinë morale dhe e drejtësisë së vërtetë që i kushton një rëndësi të veçantë natyrës së njeriut. Islami i fton njerëzit të pastrojnë shpirtat, por asnjëherë nuk kërkon nga njerëzit të ndryshojnë natyrën e tyre. Natyra e femrës është eleganca dhe ndjeshmëria dhe të fton në paqe dhe prehje, ndërsa natyra e burrit është më e vrazhdë dhe mund të durojë çdo vështirësi të mjedisit dhe punës. Kjo tregon se të gjithë anëtarët e shoqërisë nuk munden të jenë të barabartë dhe të ngjashëm ose me fjalë tjera në bazë të aftësive të tyre të marrin përgjegjësi të caktuara .Kjo në fakt nuk është ndonjë padrejtësi, por është një lloj përpjesëtimi i detyrave dhe obligimeve."

Ky shkrimtar lidhur me dallimet mes gruas dhe burrit shkruan:"Nëse gratë duan të bëhen nëna, ato duhet të kenë ndjenja dhe poqe se nisemi nga logjika që ajo të jetë e zhveshur nga këto ndjenja, atëherë nuk ka nevojë që të çohet nga shtrati në mes të natës për të ushqyer fëmijën e vet. Po të mblidhen disa burra, ata asnjëherë nuk munden të plotësojnë nevojat emocionale që ofron nëna për fëmijën.

Në fenë islame burri dhe gruaja janë të dy njerëz me disa dallime të natyrshme dhe këto dallime nuk tregojnë superioritet të njërës gjini. Ata në fakt janë vetëm plotësues të njëri - tjetrit dhe çdonjëri prej tyre ka efikasitetin e vet dhe nga kjo mund të vijmë në përfundim se gruaja duke poseduar vetitë që përmendëm më parë, është më e përshtatur për rolin e nënës dhe përparimin dhe edukimin i fëmijëve në familje, janë rezultat i përpjekjeve të nënës.

Në mësimet fetare thuhet se gruaja dhe burri në kushte të veçanta kanë ndikim të caktuar në edukimin e fëmijëve. Megjithëse profesioni kryesor i gruas është roli i saj si nënë dhe edukimi i fëmijëve, Islami e ka lënë të hapur rrugën për përparimin e gruas. Ato përveç punëve në shtëpi , munden të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore dhe shkencore dhe nuk egziston asnjë pengesë për përparimin e tyre në sfera të ndryshme.


- Gratë janë edukatoret e para të sojit njerëzor.
- Në zemrën e gruas janë të gjitha, edhe shpirti, edhe mendja.
- Instikti i gruas barazohet me intuitën e njerëzve të mëdhenj.