Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 20-11-2008, 00:11
Grafika e Abdurrezak
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 08-08-2008
Postimet: 423
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,581
Falėnderuar 811 herė nė 375 Postime
Rep Fuqia: 233
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Pėr ēdo Motėr


Pėr ēdo Motėr
qė beson nė All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit


Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim


Falėnderimi i takon All-llahut qė i krijoi krijesat pėr ta adhuruar Atė, siē thotė edhe nė Kur’an: ”Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr, vetėm se qė ata tė mė adhurojnė Mua.” Edh-Dharijatė: 56. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pos All-llahut, i Cili e ka bėrė kėtė ummet nga ummetet mė tė mira, dhe dėshmoj se Muhamedi, alejhi selam, ėshtė i vetmi qė meriton tė ndjeket, i cili ngriti flamurin e Njėshmėrisė dhe vuri pengesė nė ēdo rrugė qė shpien nė shirk (politeizėm) apo qė i devijon pasuesit e tij, deri nė Ditėn e Gjykimit.

"O ju qė keni besuar, kini frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (en-Nisa:1)

"O ju besimtarė, kini frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja. E kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (el-Ahzab: 70-71)


Thėnia me e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė, ėshtė udhėzimi i Muhammedit salallahu 'alejhi ue sel-lem. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

Me kėtė broshurė tė cilėn e kam shkruar nė pika tė shkurtra kam synuar disa kėshilla pėr motrat, tė cilat kanė humbur rrugėn dhe pasojnė shejtanėt. Kam shtjelluar nė tė ēėshtje tė rėndėsishme, nga tė cilat motra duhet tė ruhet dhe tė kujdeset, dhe e kam titulluar “Pėr ēdo motėr qė beson nė All-llahut dhe Ditėn e Gjykimit.”

Lus All-llahun subhanehu ue teala qė kjo broshurė t’iu sjell dobi motrave muslimane dhe tė udhėzohen nė atė qė All-llahu e do dhe ėshtė nė pėlqim me tė.

Mexhdi bin Abdul Wehab el-Ahmed - Ebu Muslim, All-llahu e faltė


Pėr ēdo motėr qė beson nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit


Pėr ēdo motėr qė beson nė All-lahun dhe nė Ditėn e Gjykimit…. Por qė ka humbur rrugėn nga mendjelehtėsia e saj, duke e bėrė shejtani qė ta harrojė kėtė e tė zhytet nė kėtė botė tė shkurtėr dhe tė shurdhėr, duke e ditur se rinia e saj kalon shumė shpejt, bukuria e saj deformohet, shkėlqimi i saj humbet, ose me vdekje tė shpejtė, ose me ndonjė sėmundje prej sė cilės nuk ka shpėtim nėse ajo vjen.

“Dhe ruajuni ditės kur do tė ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.” (el-Bekare: 281)

Motėr! Me tė vėrtetė frika nė All-llahu subhanehu ue teala ėshtė ēelės i ēdo tė mire, lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn e amshueshme. Fatkeqėsitė dhe problemet ndodhin si shkak i gabimeve nė frikė, humbjes sė sinqeritetit apo humbjes sė njė pjese tė saj, pėrgjigje nė urdhėrat e All-llahut subhanehu ue teala, largim nga mėkatet - kjo ėshtė lumturia nė kėtė botė, shpėtimi nė botėn e amshueshme, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”E s’ka dyshim se ata qė thanė:”All-llahu ėshtė Zoti ynė,” dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė “Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni, keni myzhde xhennetin qė ju premtohej. (u thonė) Ne kujdesemi pėr ju si nė jetėn e kėsaj bote, ashtu edhe nė botėn tjetėr, ku do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni.” (Fussilet: 30-31)


Motėr! All-llahu e di atė qė ke nė veten tėnde, e di edhe atė ēka ti e fshehė nė gjoksin tėnd: “A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė.” (el-Mulk: 14) Andaj ki frikė All-llahun, i Cili tė pėrcjellė nė vende tė vetmuara dhe tė hapura; edhepse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty. Punoji tė gjitha veprat tua pėr hir tė Tij, se nėse vepra nuk ėshtė bėrė me sinqeritet ndaj Tij dhe sipas metodės sė Pejgamberit, alejhi selam, ajo vepėr refuzohet nga kryesi i saj; mbėshtetur nė hadithin e Muhamedit, alejhi selam ku thotė: ”Kush shpif diēka qė nuk ėshtė nga ne, ajo ėshtė e refuzuar,” (Buhariu: 2697, Muslimi: 1718) duke u ngarkuar me atė vepėr/mėkat pėr atė se e ka bėrė njė vepėr jo pėr hir tė All-llahut, e qė ėshtė dashur tė bėhet pėr hir tė All-llahut.

Motėr! Dije se orėt e ardhshme janė duke u afruar dhe askush nuk mund tė tė shpėtojė prej tyre. Nuk tė sjellė dobi asgjė pėrveē asaj qė ke kaluar nė respekt ndaj All-llahut; nuk tė sjellė dobi burri, prindi, fėmiu, pasuria, tė gjitha kėto janė tė kota nė atė ditė (Ditėn e Gjykimit). Dhe ato (motra) qė thonė: “se Babai ose burri nuk dėshirojnė qė unė tė mbulohem” apo arsye tė ngjashme, duhet ditur se tek All-llahu nuk do tė kenė arsyetim nė Ditėn e Gjykimit, se njerėzit do tė distancohen dhe nuk do ta ndihmojnė njėri-tjetrin, madje as mė tė afėrmin e tyre qė e kanė pasur nė kėtė botė, siē thotė All-llahu nė Kur’an: “Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” (Abese: 34-37)

Motėr! Ēfarė pėrmbledh pasuria e kėsaj bote dhe zbukurimi i saj, me ēdo gjė qė ka nė tė: veturat e saja, paraqitjet e mrekullueshme dhe… Ēfarė pėrmbledh? Ēfarė rezultati sjell e gjithė kjo edhe sikur tė jetosh 1000 vite e pastaj tė jesh nga banoret e zjarrit – All-llahu na ruajt - edhe vetėm njė ditė tė vetme?!

“Ata kėrkojnė prej teje t’ua ngutėsh dėnimin, por All-llahu nuk e then premtimin e Vet, pse njė ditė tė Zotit yt ėshtė sa njėmijė vjet, si llogaritni ju.” (el-Haxh: 47)

E ēka sikur tė jesh prej banoreve tė zjarrit me mijėra vite?!! Zjarr i cili shkatėrron, i cili djeg trupa, lėkura, i cili ėshtė shumė frikėsues dhe i dhembshėm, ku nuk do tė ketė vdekje, siē na e ka pėrshkruar All-llahu nė Kur’an: “Dhe ata thėrrasin: ”O Malik, le tė na e marrė shpirtin Zoti yt!” Ai u thotė: “Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė!” (Zuhruf: 77)

Motėr! Ēka do tė bėhet me ty kur e di se do tė kalosh mbi urėn e cila ėshtė mė e mpreht se shpata, mė e hollė se qimja e flokut, mbi zjarrin e xhehennemit qė kalojnė njerėzit mbi tė, e qė nuk i shpėtojnė rėnies nė tė pėrveē atyre qė kanė bėrė vepra tė mira, siē thotė All-llahu nė Kur’an:”Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t’i afrohet atij. Kjo (pamje e xhehennemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. Pastaj (pasi qė tė kalohet ai) do t’i shpėtojmė ata qė janė ruajtur (prej mėkateve), e zullumqarėt do t’i lėmė aty tė gjunjėzuar.” (Merjem: 71-72)

Pra, motėr e dashur, ki frikė All-llahun dhe kėtė ditė dhe mos tė tė lėnė gjurmė lavdėrimet e njerzėve pėr bukurinė tėnde, veshjen tėnde apo kėnaqėsitė e pėrkohshme, e qė si ēmim pėr tė ke paguar jetėn e pafund qė ka kėnaqėsi tė papėrshkruara, me jetėn e kotė dhe tė rrejshme, pastaj a nuk frikėsohesh nga dėnimi i All-llahut i cili tė shikon, e di atė qė ti vepron?!!

Motėr! Ēka thua sikur ta kishe ushqyer, furnizuar me veshmbathje njė grua gjatė tėrė jetės tėnde, e pastaj nė fund ajo t’i kundėrshtojė dhe refuzojė tė gjitha mirėsitė qė ke bėrė ndaj saj, a nuk e meriton ky refuzim njė dėnim tė ashpėr?

Me tė vėrtetė All-llau tė dhuroi mirėsi tė shumta, duke filluar nga ajo kur ti ishe nė barkun e nėnės e gjer nė vdekje, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”Dhe ēdo tė mirė qė keni, ajo ėshtė prej All-llahut, mandej edhe kur ju godet e keqja, ju vetėm te Ai e ngritni zėrin (me lutje).” (Nahl: 53)

E ēka do tė bėhet me ty kur e di se tė kanė pėrfshirė tė mirat e All-llahut, tė cilat nuk numėrohen e qė janė shndėrruar nė mėkate dhe kundėrshtim ndaj urdhėrave tė Tij. Por edhe mė e keqe ėshtė thirrja nė mekate dhe shkatėrrimi i robėrve pėrmes zbukurimeve.

Motėr! Nėse shfaq bukurinė tėnde para njerėzve, kjo ėshtė sikur tė reklamosh material shitės para njerėzve, kėshtu qė vjen njėri tė tė shikojė pastaj tjetri, e qė kjo ndikon nė prishjen e zemrave dhe mendjes sė rinisė, duke i habitur ata nė humbjen e kohės nė mėkat ndaj All-llahut, dhe e gjithė kjo qė tė jesh e bukur, duke anashkaluar All-llahun dhe kėnaqėsinė e Tij!!

Motėr! A dėshiron qė tė jesh shkaktare e futjes sė vėllait tėnd musliman nė zjarr nė Ditėn e Gjykimit!? Pra ki frikė All-llahun!

Motėr! Dije se All-llahu ėshtė i Butė, Bujar, por mos harro se ėshtė edhe ndėshkues i ashpėr, pra kėrko bujarinė, butėsinė, mėshirėn e gjerė, faljen e madhe tė Tij, dhe kthehu te All-llahu para se tė vijė koha e caktuar e qė nuk ka kthim mbrapa, thotė All-llahu nė Kur’an:”E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: o Zoti im, mė kthe qė tė bėjė vepra tė mira e tė kompenzoj atė qė leshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė, e ata kanė para tyre njė perde deri nė ditėn kur ringjallen.” (el-Mu’minun: 99-100) Thotė All-llahu nė Kur’an:”Kush bėnė ndonjė tė keqe ose e ngarkon veten e pastaj kėrkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun Falės e Mėshirues.” (en-Nisa: 110)

Motėr! Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė Bujar, Falės dhe Mėshirues, qė fal mėkatet edhe nėse janė sa kodra, nėse robi pendohet sinqerisht dhe pastrohet nga mėkatet duke mos e pėrsėritur veprimin e tillė, duke insistuar me njė insistim tė mirėfilltė, dhe duke u larguar nga ndalesat.

Thotė All-llahu nė Kur’an:”Thuaj: O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn nė mėshirėn e All-llahut, pse vėrtet, All-llahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė fal shumė dhe ėshtė mėshirues.” (Zumer: 53)

Me tė vėrtetė All-llahu ėshtė Bujar; nėse pendohet robi, All-llahu ia zėvendėson tė kėqijat me tė mira, Subhanallah! Tė kėqijat dhe mėkatet sa kodra ia zėvendėson me tė mira sa kodra, dhe mirėsinė me mirėsinė e All-llahut!

Thotė All-llahu nė Kur’an: ”Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, andaj Ai fal shumė.” (Furkan: 70)

Motėr! Unė mendoj se kjo porosi ka lėnė gjurmė nė ty, dhe tė janė pėrlotur sytė e pikėlluar pėr atė qė ka kaluar nga jeta jote, duke qenė ti shkaktare pėr fundosjen e shumė vėllezėrve muslimanė nė mėkate. Kur ke qenė e zbukuruar dhe e parfumosur, duke dalur me rroba tė tejdukshme, duke shfaqur ēelėsat e zbukurimit tė trupit tėnd, duke u bėrė nė atė gjendje qė tė tjerėt tė ngopen me shikime ndaj teje pa kurrfarė ndalese, duke ua shfaqur atyre bukurinė tėnde dhe rininė tėnde tė veprojnė ashtu siē dėshirojnė ata.

Oj Motėr e dashur! Nėse zemra jote ėshtė qetėsuar dhe shiprti yt kėrkon tė vėrtetėn, dhe je nėnshtruar ndaj ligjit tė Krijuesit i Cili i di veprimet tua dhe ēka iu sjell dobi atyre, obligohesh qė tė dish rrugėn e shpėtimit, duke mėsuar rregullat e fesė tėnde, duke kryer obligimet me tė cilat na ngarkoi All-llahu, dhe tė ndaloi nga tė kėqijat qė tė jesh nga tė lumturit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Dhe kjo lumturi nuk arrihet vetėm se pasi tė mėsosh – tė e dallosh - tė vertetėn nga e kota, tė drejtėn nga gabimi nė ēdo punė dhe vepėr.

Motėr! Mos dėgjo pasuesit e sė kotės qė thonė se (besimi ėshtė tė besosh me zemėr!) Kjo qė thonė ata ėshtė rruga e shejtanit, dhe me kėtė mundohet shejtani qė t’i largojė njerėzit nga e vėrteta tė cilėn e zbriti All-llahu, nė mėnyrė qė njeriu tė largohet nga veprat e mira trupore, duke u zhytur gradualisht nė mėkate. Ndėrsa besimi i kėrkuar nga Islami ėshtė: besim i cili rezulton nė punė tė mira, qė janė nė pėlqim me atė qė ka urdhėruar All-llahu dhe i dėrguari i Tij, alejhi selam; Besimi Islam ėshtė: Ajo qė mbizotėron nė zemėr dhe vėrtetohet nė vepėr.

Motėr! Mos dėgjo pasuesit e sė kotės duke thėnė: “Mbulesa ėshtė burg, ndalesė, shkelje e tė drejtave… deri nė fund tė kėtyre shprehjeve tė kota, ngase All-llahu nuk ka urdhėruar qė mbulesa tė jetė burg, apo ndalesė ose shkelje e tė drejtave, por e ka bėrė mbulesėn mburojė, pengesė, dritė dhe mbikqyrje pėr femrėn muslimane, kudo qė ajo tė shkojė, thotė All-llahu nė Kur’an: ”O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.” (el-Ahzab: 59)

Motėr! Dije se All-llahu tė ka respektuar dhe tė ka ngritur nė vendin e merituar, pėr kėtė edhe ka urdhėruar qė tė vishesh me veshje Islame, gjė qė ėshtė respekt, nder pėr ty (motėr), mburojė qė mos tė jesh objekt reklamimi qė tė tė shikojė secili qė dėshiron, nė ēdo kohė, e qė kjo mbulesė tė jetė pengesė pėr tė tjerėt qė mos tė zhyten nė mėkat.

Nė mėnyrė qė mbulesa tė jetė sa mė Islame ashtu siē ka urdhėruar All-llahu dhe i dėrguari i Tij, patjetėr duhesh qė t’i plotėsosh disa kushte Islame e qė janė:

1. Mbulimin e gjithė trupit pėrveē fytyrės dhe duarve, edhepse mbulimi i tyre ėshtė mė i sinqertė dhe mė i preferuar. Kjo ėshtė mbulesa e grave tė selefėve, All-llahu qoftė i kėnaqur me ta, duke ju prirė nė kėtė gratė e pastra tė pejgamberit, alejhi selam, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjitha.

2. Qė mos tė jetė mbulesa e saj pėr mendjemadhėsi, qė tė ngritet me tė para tė tjerėve, apo qė tė tjerėt t’i kthejnė shiqimet nga ajo e qė pastaj tė bėhet mendjemadhe edhe nėse ėshtė mbulesė Islame, por qėllimi tė jetė i kundėrt. Thotė Muhamedi, alejhi selam:”Kush vesh rroba tė mendjemadhėsisė nė kėtė botė, All-llahu do ta vesh atė me rroba tė nėnēmimit nė ditėn e gjykimit, dhe do tė hudhet nė zjarr.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 213

3. Tė mos jenė tė tejdukshme, nė mėnyrė qė tė dallohet lėkura e saj, pėr ēka Muhamedi, alejhi selam, thotė: ”Do tė vinė nė fund tė ummetit tim gra qė do tė jenė tė veshura por tė zhveshura, dhe nė kokat e tyre kanė paruka (si gunga tė devės). Mallkoni ato se me tė vėrtetė ato janė tė mallkuara.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 125

Kanė thėnė dijetarėt se Muhamedi, alejhi selam, ka pasur pėr qėllim ato gra tė cilat vishen me rroba tė holla, tė cilat e pėrshkruajnė trupin e njeriut. Ato vetėm duken tė mbuluara, por nė realitet janė tė zbuluara. Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 127

4. Tė mos jetė e ngushtė, nė mėnyrė qė tė dallohen pjesėt e trupit. Kallėzon Usametu bin Zejd, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė: Mė ka dhuruar Muhamedi, alejhi selam, njė material4 tė tejdukshėm, tė cilin ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi, kurse unė ia dhurova gruas sime, e Muhamedi, alejhi selam, mė pyeti: “Pse nuk po e veshė materialin qė tė kam dhuruar?” I thashė: Ia kam dhuruar gruas time. Ai mė tha: “Urdhėroje qė tė veshė diēka5 poshtė saj, se kam frikė se mos ia pėrshkruan madhėsinė e eshtrave tė saj.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 131

5. Tė mos jetė e parfumosur. Nga fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Ēdo grua e cila parfumoset dhe del nga shtėpia e saj dhe kalon pranė njerzėve qė t’ia ndiejnė erėn asaj, ajo ėshtė prostitutė.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 137.

6. Tė mos jetė mbulesa e saj nė gjasim me rrobat e meshkujve. Transmetohet nga Ebu Hurejra, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, se:”I ka mallkuar pejgamberi, alejhi selam, meshkujt qė veshin rroba tė femrave dhe femrat qė veshin rroba tė meshkujve.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 141.

7. Mbulesa tė mos u gjasojė mbulesave tė mosbesimtarėve. Transmetohet nga Abdullah bin Amėr: Mė ka parė pejgamberi, alejhi selam, veshur me rroba (ngjyrė tė kuqe) dhe mė tha: ”Me tė vėrtetė kėto janė rroba tė mosbesimtarėve, andaj mos i veshni.” Muslimi: 2077,27

8. Qė nė veten e tyre mos tė jenė zbukurim. Thotė All-llahu nė Kur’an:”Tė mos zbulojnė stolitė e tyre.” (Nur: 31) Thotė All-llahu nė Kur’an:”...dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej6 nė injorancėn e hershme.” (el-Ahzab: 33) Ka thėnė Muhamedi, alejhi selam: ”Mos pyet pėr tre gjėra7!” Ndėr to ka pėrmendur… dhe njė grua qė i ka munguar burri i saj pasi qė e ka mashtruar dunjaja, e qė pastaj ėshtė zbuluar…” Sahih: 542

Gjithashtu edhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”…Gratė mė tė kėqija nga ju janė gratė e zbuluara, tė shfrenuara, dhe ato janė hipokritet, tė cilat s’do tė hynė nė xhennet, ashtu siē nuk hyn korbi i kuq.” Sahih: 1849

Kėto janė kushtet e mbulesės sė vėrtetė qė e bėjnė mbulesė tė mirėfilltė, mbulesė Islame qė tė krijosh respekt ndaj All-llahut subhanehu ue teala, tė krijosh mbrojtje nga ujqit, tė cilėt dėshirojnė qė ti tė zbulohesh e qė ata tė ngopen me shiqime ndaj teje.

Motėr! Sikur ti tė plotėsosh kėtė urdhėr tė All-llahut nė veten tėnde, me njė plotėsim tė mirėfilltė, me qetėsi tė plotė nė lėvizjet e tua, do tė ishe dritė mbi dritė. Nuk mjafton vetėm mbulesa pa moral tė brendshėm. Gjithashtu gruaja ėshtė e urdhėruar tė jetė e qetė nė sjelljet e saja dhe tė ndėrprejė shikimet, ta ruaj gjuhėn e saj, ta kontrollojė veten e saj, ta kaplojė turpi, t’i pakėsojė fjalėt, siē thotė All-llahu nė Kur’an: ”Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme.” (en-Nur: 31)

Motėr! Nė mėnyrė qė tė jesh grua e sinqertė, dėshirova qė tė tė kėshilloj me pak fjalė pėr disa gjėra qė mos tė gjindesh nė to pėr shkak tė mosnjohjes sė ligjit tė All-llahut:

Ruaju motėr muslimane!: qė ta vėsh mbulesėn tėnde pėr ēėshtje personale, apo qė tė dukesh mė e bukur, apo pėr shkak tė modės sė caktuar, por bėje kėtė si respekt ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, si mbrojtje, pastrim, siē thotė All-llahu nė Kur’an:”E kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet le tė bėjė vepėr tė mirė dhe nė adhurim ndaj Zotit tė tij tė mos e perziej askėnd.” (Kehf: 110)

Ruaju motėr muslimane!: nga ndryshimi i krijesės sė All-llahut9. Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: ”I ka mallkuar All-llahu ata qė vendosin paruka edhe atyre qė u vendoset paruka.” Muslimi: 2122,115. Nė njė transmetim tjetėr:”I ka mallkuar All-llahu ata qė bėjnė tatuazhe dhe atyre qe iu bėhet tatuazh, ato qė ndukin vetullat dhe atyre qė iu nduken vetullat,… dhe ato qė e ndryshojnė krijesėn e All-llahut.”10 Buhariu: 4886, Muslimi: 2125.

Ruaju motėr muslimane!: nga shoqėrimi me ato qė janė tė zbuluara, ato qė janė tė prishura nė moral, qė gjithnjė dėgjojnė vetėm gjėra tė kėqija, duke marrė pėr bazė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam:”Shembulli i shoqėrimit tė mirė dhe shoqėrimit tė keq ėshtė si shembulli i atij qė mban (shet) parfum dhe i farkėtarit; ai qė mban parfum, ose tė dhuron, ose ta shet atė apo sė paku thithė nga ai erė tė kėndshme, ndėrsa farkėtari tė djegė rrobet apo sė paku thithė nga ai erė tė papėlqyer.” Buhariu: 5534

Ruaju motėr muslimane!: nga shikimet qė ka ndaluar All-llahu subhanehu ue teala nė meshkujt, televizion apo revista degjeneruese qė thirrin nė prishjen e moralit, duke pėrkujtuar fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala: ”Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.” (en-Nur: 31)

Ruaju motėr muslimane!: nė zhveshjen e rrobave nėpėr butiqe, nė rrobaqepėsi, nė sallone tė frizereve apo nė ēdo vend pėrveē nė shtėpinė tėnde, duke u frikėsuar se mos po hyn nė rangun e thėnies sė Muhamedit, alejhi selam: ”Ēdo grua e cila zhvesh rrobat e saja nė tjetėr pos nė shtėpinė e saj, vetėm se ėshtė larguar turpi mes saj dhe All-llahut.” Adabu Zefaf: 141.

Ruaju motėr muslimane!: nga tė pėrshėndeturit me dorė burrat e huaj edhe nėse ėshtė shok i burrit tėnd, biri i axhės, biri i hallės, biri i dajės, biri i tezės dhe tė gjithė ata qė hyjnė nė kėtė dispozitė.

Bazuar nė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam:"Unė nuk e preku dorėn e gruas (sė huaj)." Sahihul-Xhami: 7177 apo “Unė nuk pėrshėndes me dorė gratė.” Sahih: 529 apo fjalėn e Muhamedit, alejhi selam:”Sikur tė shpohet ndonjėri nga ju me shufėr tė hekurt nė kokė, ėshtė mė e mirė sesa tė prek dorėn e njė femre qė nuk i lejohet atij.” Sahih: 226.

Ruaju motėr muslimane!: nga tė llastuarit nė fjalė, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala:”O gratė e pejgamberit, ju nuk jeni si ndonjė grua tjetėr, nėse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura.” (el-Ahzab: 32)
Ruaju motėr muslimane!: nga dalja e shpeshtė nga shtėpia pėrveē nėse ėshtė nevoja, dhe mos dil pėveē kur ke nevojė, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut:”Dhe rrini nė shtėpitė tuaja.” (el-Ahzab: 33)

Ruaju motėr muslimane!: qė nėse del nga shtėpia pėr nevoja tė domosdoshme mos tė ecėsh nė mes tė rrugės, duke marrė pėr bazė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam: ”… Me tė vėrtetė pėr to nuk ėshtė mesi i rrugės.” Sahih: 2/512 nėn hadithin 856.

Ruaju motėr muslimane!: mos tė udhėtosh vetėm, apo edhe me njė grup tė grave pa ndonjė njeri ta afėrt, duke u bazuar nė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam: ”Nuk i lejohet gruas e cila beson nė All-llahun dhe nė Ditėn e Gjykimit, qė tė udhėtojė mė shumė se njė ditė dhe njė natė pa tė afėrmin e saj.” Buhariu: 1088, Muslimi: 1339, 419.

Ruaju motėr muslimane!: nė mbathjen e kėpucėve tė cilat duke ecur lėshojnė zė qė ngacmojnė shikimet, sikur ato kėpucė qė kanė pjesėn e mbrapme mė tė lartė (me take), para meshkujve tė huaj.

Ruaju motėr muslimane!: nga rritja e thonjėve, duke u mbėshtet nė fjalėn e Muhamedit, alejhi selam: ”Pesė gjėra janė nga natyrshmėria… ndėr to edhe shkurtimi i thonjėve.” Buhariu: 5889, Muslimi: 257.

Ruaju motėr muslimane!: nga veshja e pantollonave, veshje tė ngushta e tė tejdukshme tė cilat paraqesin pjesėt e turpshme, e tė shfaqėsh pjesėt e trupit para prindėrve tu, vėllezėrve tu, grave tjera, ngase nuk lejohet pėr njė grua qė tė zbulojė trupin para tjetėrkujt pos burrit tė vet.

Ruaju motėr muslimane!: nga muzevir11, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala: ”Mos e respekto askėnd qė betohet shumė dhe ėshtė i poshtėr! Qė ėshtė pėrgojues e bart fjalė ndėr njerėz, shumė koprrac ndaj rrugės sė mbarė, i pafrenushėm, mėkatar, qė ėshtė shumė i vrazhdė, e mė nė fund edhe kopil (nuk i dihet baba).” (el-Kalem:10-13) Muhamedi, alejhi selam, thotė:”Nuk hyn nė xhennet bartėsi i fjalėve.” Sahih: 1034. Gjithashtu thotė: ”Do t’i gjesh hipokritėt njerėzit mė tė kėqij nė Ditėn e Gjykimit te All-llahu, tė cilėt dikujt i paraqiten me njė fytyrė e dikujt tjetėr me fytyrė tjetėr.” Sahih Edabul-Mufred: 316

Ruaju Motėr muslimane!: nga pėrgojimi12 duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut subhanehu ue teala:”O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkate dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri-tjetrit, dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush deshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? E atė pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i All-llahut, e All-llahu ėshtė mėshirues, Ai e pranon shumė pendimin.” (Huxhurat: 12)

Dhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Kur mė ngritėn nė Miraxh hasa nė njė popull qė kishin thonjėt nga bakri, me tė cilat i lėndonin fytyrat e tyre dhe kraharorėt e tyre. Unė pyeta: "Kush jane kėta, o Xhibril?" Ai tha: ”Ata janė qė kanė ngrėnė mishin e njerzėve dhe kanė dėmtuar nderin e tyre.” Sahih: 533.

Ruaju Motėr muslimane!: nga shpifja13 pėr motrat tua muslimane, duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut az-ze ue xhel-le: ”Vėrtet ata qė i akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ata i pret njė denim shumė i madh.” (Nur: 23)

Apo fjala e Pejgamberit, alejhi selam, ku thotė:”Largohuni shtatė gjėrave (shkatėrruese). I thanė: O i dėrguari i All-llahut, cilat janė ato? Ai tha: ”… dhe pėrmendi shpifjet ndaj grave besimtare tė mira e tė pafajshme.” Buhariu: 2766, Muslimi: 89.
Ruaju Motėr muslimane!: nga gėnjeshtra, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam: ”Vėrtet gėnjeshtra ēon nė padrejtėsi e padrejtėsia ēon nė zjarr, dhe njė njeri gėnjen derisa te shkruhet tek All-llahu gėnjeshtar.” Buhariu: 6094, Muslimi: 2607.

Motėr! Nėse je e martuar apo rrugės pėr martesė, e ke obligim qė ta respektosh burrin tėnd, tė njohėsh obligimet ndaj tij nė mėnyrė qė tė fitosh xhenetin e Zotit tėnd, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Shiko vetveten ku qėndron (me respekt) ndaj tij (burrit tėnd). Me tė vertetė ai ėshtė xhenneti dhe zjarri yt.” Adabuz-Zefaf: 285.

Motėr! Duhet ditur se tė drejtat e burrit janė ēėshtje shumė me rėndėsi pėr ty, pėr arsye se nė to kanė ardhur pėrgėzime.

Thotė Pejgamberi, alejhi selam:”Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit, nuk do tė ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa tė largohet nga ai.” Sahihul Xhamia: 5259 Thotė Pejgamberi, alejhi selam:”Nuk i lejohet njeriut t'i bėjė sexhde njeriut. E sikur tė lejohej t’i bėhet sexhde njėri-tjetrit, do ta kisha urdhėruar gruan t’i bėjė sexhde burrit tė vet, prej tė drejtave tė mėdha qė ai ka ndaj saj …” Sahihul Xhamia: 7725.

Motėr! Mos kėrko nga burri yt shkurorėzim, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Ēdo gruas e cila kėrkon shkurorėzim nga burri i saj pa ndonjė arsye, i ėshtė ndaluar era e xhenetit.” Irvaul Galil: 7/100

Motėr! Kujdesu pėr edukimin e fėmijėve. Ua mėso atyre dashurinė ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, alejhi selam, dhe veshi ata me veshjen e sinqeritetit qė nga femijėria, e ndoshta do t’ia rikthejnė kėtij umeti autoritetin qė e ka humbur.

Motėr! Dije se shtėpia jote ėshtė pushteti yt dhe ti je mbikqyrėse e saj, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Ēdo person nga bijt e Ademit ėshtė pėrgjegjės; burri ėshtė pėrgjegjės pėr familjen e tij, gruaja ėshtė pėrgjegjėse pėr shtėpinė e saj.” Sahihul Xhamia: 4441.

Dėgjoji motėr -All-llahu ta mundėsoftė respektimin e Tij – thėniet e mosbesimtarėve pasi qė kuptuan rolin e gruas e cila e bėn tė jashtėzakonshme dhe tė palodhshme. Ka thėnė njėri nga ata: "Me tė vėrtetė gruaja mund ta udhėheqė shtetin nėse qėndron nė shtepinė nė tė cilėn ėshtė udheheqėse e familjes."

Ka thėnė njė tjetėr: Kur All-llahu e veēoi gruan me lindjen e femijėve, nuk kėrkoi nga ajo qė t’i lė ata dhe tė punojė jashtė, por e bėri punė tė saj qėndrimin nė shtėpi nė rritjen dhe edukimin e fėmijėve.

Motėr ruaju! - All-llahu ta mundėsoftė nė respektimin e Tij - pasimit tė hapave tė shejtanit dhe largohu nga ēdo send i cila synon prishjen e moralit tėnd dhe dėgjimit tėnd, dhe largohu nga kjo sikur qe ikė nga luani. Bėhu grua e menēur nė kujdesje ndaj All-llahut, tė dish kur dhe ku tė qeshėsh, tė dish si dhe me kėnd tė flasėsh, si tė ecėsh dhe me kėnd.

Duro padrejtėsinė qė tė ėshtė bėrė e mos tė interesojnė fjalėt e pasuesve tė epsheve, te cilėt dėshirojnė qė gruaja tė jetė mjet reklamues dhe epshet e tyre tė ngopen me shikim ndaj teje.

Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:”Do tė vijė koha kur durimi nė tė kapurit pėr fenė do tė ketė vlerėn sa pesėdhjetė dėshmorė prej jush.” Sahihul Xhamia: 2234.

Pėrfundimisht, e dashura Motėr! Nėse nuk ka ndikuar nė zemrėn tėnde kjo e vėrtetė qė e ke dėgjuar dhe nuk i pėrgjigjesh urdhėrit tė All-lahut, atėherė le tė jenė kundėrargument ndaj teje fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam:”Unė kam parė se shumica prej jush janė banore tė zjarrit.” Muslimi: 79.

A dėshiron tė jesh nga banoret e zjarrit?

Thėnia e Pejgamberit, alejhi selam: ”Me tė vėrtetė banorėt mė tė pakėt tė xhennetit janė gratė.” Sahihul Xhamia: 1570.

Tė kėshilloj qė tė kesh nė mendje ēdo herė fjalėn e All-llahut az-ze ue xhel-le:”E pėr sa i pėrket atij qė e ka tepruar, dhe i ka dhėnė pėrparėsi jetės sė kėsaj bote, xhehennemi do tė jetė vendi i tij.” (en-Naziat: 37-39)

E nėse nuk frikohet zemra jote qė tė levizė nė respektim ndaj All-llahut para se tė pėrfundojė caktimi, ti me tė vėrtetė je prej tė vdekurave. Thotė All-llahu:”Pse nė tė vėrtetė sytė nuk verbohen, por verbohen zemrat nė krahrorė.” (Haxh: 46)

Motėr! Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:”I gjithė ummeti im do tė hyjė nė xhennet pėrveē atij qė refuzon. I thanė: O i dėrguar i All-llahut, kush refuzon? Ai tha: "Kush mė respekton mua hyn nė xhennet, e kush bėn mėkat ndaj meje vetėm se ka refuzuar.” Buhariu: 7280.

Dhe lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Krijuesit tė Botėve.

Paqa dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė dėrguarin e Tij.


Pėrmbledhi dhe pėrgatiti:
Ebu Muslim Mexhdi bin AbdulUehab el-Ahmed
__________________
“Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja.“ (El Bekare 191)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ervala (27-11-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv



Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 22:29.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.