Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 05-09-2005, 17:45
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 30-08-2005
Postimet: 31
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 6 herė nė 4 Postime
Rep Fuqia: 0
Mesazheri ėshtė nė rrugė tė mirė
Roli i familjes ne perhapjen e Islamit.

Roli i familjes nė pėrhapjen e Islamit

Ismail Faruki

Me tė vėrtetė familja ėshtė forma mė e bukur pėr pėrhapjen e Islamit nė perėndim. Me aq sa di unė, asnjė institucion dhe asnjė mekanizėm nė botė, nuk mund ta pėrēojnė Islamin mė kėndshėm, se sa shembulli i gjallė i njė familje muslimane nė gjirin e shoqėrisė perėndimore. Familja muslimane, nėse vėrtet ėshtė e tillė, ėshtė ideali mė i lartė tė cilin synojnė ta arrijnė qytetarėt perėndimorė. Me fjalė tė tjera, realiteti i sotėm perėndimor ėshtė krejtėsisht i pėrmbysur; kur ata pohojnė se mund tė jenė tė fundit pėrsa i pėrket zhvillimit njerėzor, social dhe moral, nga ajo qė shohim rreth nesh dhe mes nesh, familja islame me idealet, normat dhe standartet morale, pėrkundrazi, qėndron nė majat mė tė larta dhe si rrjedhim nuk mund tė ketė mėnyrė mė tė mirė pėr tė bindur perėndimorin, jomuslimanin dhe jomuslimanen, pėr vlerat e Islamit, pėr madhėshtinė e tij, se sa ftesa pėr njė vizitė nė njė familje muslimane. Por me njė kusht, qė kjo familje tė jetė familje e mirėfilltė muslimane. Thėnė ndryshe, ajo duhet tė jetė njė familje vėrtet islame dhe qė jeton sipas standarteve qė kėrkohen prej njė familjeje tė tillė. Nė lidhje me dialektikat e kėsaj marėdhėnieje:

Parimet e njė jete familjare muslimane

ا’thuhet pėr seksin paramartesor

Pikė sė pari, para se njė familje tė jetė formuar apo tė ketė lindur, a mund tė pėrfshihemi pėrpara martesės nė ato llojė marrėdhėniesh familjare, identike me ato qė gėzon njė familje e bekuar dhe e ligjėruar? Thėnė mė troē, ē’mund tė themi pėr seksin paramartesor? Nuk ka dyshim se bijat tona nuk e praktikojnė njė gjė tė tillė. Ata e ruajnė nderin dhe pastėrtinė e tyre dhe pėr ne marrėdhėniet intime janė tė ligjshme vetėm nė njė lidhje martesore, pra vetėm nė njė jetė familjare, dhe ky kufizim nė lidhje me etikėn tonė seksuale na mbron nga gjithė tė kėqiat qė sjell seksi i shthurur, liria seksuale, siē po na zėnė sot sytė nė shoqėritė perėndimore. Pasojat e kėsaj shthurjeje janė tė qarta dhe ēdokush mund t’i shohė. Pėrhapja e sėmundjeve gjenetale, zhgėnjimi i tė sapomartuarve nė javėn e parė tė martesės pasi tashmė ēdo gjė ėshtė provuar. Tė mėsuarit me mė shumė se njė partner imtim, shndėrrohet nė njė ves qė vazhdon edhe pas martesės, duke zhdukur kėshtu dhe grimcėn e fundit tė besimit nė familjen perėndimore. Nė sytė e tė atit, fėmijėt janė tė paligjshėm sepse ai nuk ėshtė babai i tyre dhe e gjithė kjo sjell shkatėrrimi tė ndjenjave.
Drejtuesit e lėvizjes perėndimore pėr ēlirimin e gruas, praktikisht po e tėrheqin mbrapsht atė qė mbėshtetėn nė emėr tė lirisė seksuale nė vitet 50, 60 dhe nė fillim tė viteve 70, sepse tashmė ata i drejtojnė njė tjetėr mesazh vetes dhe mbarė shoqėrisė: ‘Nuk ėshtė kjo, ajo qė kemi ėndėrruar tė arrijmė nėpėrmjet ēlirimit tė gruas. Me kėtė duket sikur i kemi hapur rrugė njė pėrbindėshi qė po gllabėron pozitėn tonė nė shoqėri dhe po e ēon atė nė derregje.’ Po ashtu, ju keni dėgjuar edhe pėr shtatzanitė e adoleshenteve apo tė nėnave tė pamartuara. Keni dėgjuar edhe pėr vrasjen e foshnjeve, se si njerėzit i hedhin pamėshirshėm bebet nė kazanėt e mbeturinave apo pėr foshnjet e lėna mjerueshėm pas dyerve. Nė ditėt e sotme ekziston njė biznes gjigand i tregtimit tė foshnjeve qė ėshtė i pashembullt nė historinė e perėndimit dhe, i ashtuquajturi ideal i ēlirimit tė grave, nė emėr tė njė kariere qė do t’u japė atyre dinjitet dhe respekt, ka dėshtuar totalisht. Megjithė punėn e madhe qė ėshtė bėrė nė kėtė fushė, gratė akoma shihen si kukulla dhe objekte seksi. Ata ende paguhen pak dhe ligjėrisht janė ende tė mangėta. Me fjalė tė tjera, ka shumė tė drejta ligjore qė gratė nuk i gėzojnė nė krahasim me burrat dhe kėshtu e gjithė kjo lėvizje qė ju dha liri grave me qėllim pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre, solli shkatėrrim si mbi to ashtu edhe mbi familjen. Ndėrsa, familja muslimane, duke ruajtur idealin islam tė pastėrtisė dhe ligjshmėrisė seksuale vetėm nė martesė dhe nė jetė familiare, ėshtė e mbrojtur nga gjithe kėto ligėsi. Nė Nju Jork, ku nė hyrje tė bibliotekės publike qėndrojnė dy luanė prej guri, ka njė shprehje ku thuhet se sa herė qė ndonjė virgjėreshė kalon andej, ata fillojnė tė lėshojnė njė britmė. Mirėpo kohėt e fundit kėtė shprehje e kanė ndryshuar: luanėt klithin sa herė qė andej kalon njė grua qė ka ruajtur shėndetin e saj mendor. Falenderojmė vetėm Zotin, qė nė sajė tė virtytit dhe mbajtjes sė idealit islam pėr ruajtjen e nderit dhe pastėrtisė, ne jemi tė mbrojtur nga gjithė kėto tė kėqija.

Familja patriarkale

Sė dyti, familja nė Islam ėshtė familje patriarkale dhe patriarku, me tė cilin kuptojmė kokėn e familjes, mban mbi shpatulla barrėn e njė sėrė pėrgjegjėsish. Pėrkrah kėtyre pėrgjegjėsive, ai ka nė dorė dhe timonin e drejtimit tė familjes. Ai ėshtė boshti rreth tė cilit rrotullohet jeta familiare, por duket tė sqarojmė se tė gjitha fjalėt qė qarkullojnė se burri ėshtė superior mbi gruan, janė fjalė boshe nėse me to nuk kanė nė mendje rolin drejtues dhe pėrgjegjėsitė e tij. Kjo ēėshtje ėshtė shumė thelbėsore. Dhe pėr rastin e universit, tė kozmosit, Allahu i Lartėsuar na ka thėnė nė librin e Tij tė shenjtė: “E nėse do tė kishte shumė zota nė univers, secili do tė kėrkonte tė ushtronte fuqinė e tij dhe tė fitonte mbi tjetrin.” Me fjalė tė tjera, ėshtė e pamundur tė kesh njė drejtim, njė organizim dhe njė preokupim tė vazhdueshėm siē ėshtė rasti i familjes, pa caktuar dikė si drejtues dhe pėrgjegjės. Dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė. Kjo ėshtė e gjitha qė Allahu i Lartėsuar kėrkon prej nesh tė arrijmė dhe kuptojmė, kur vendosi pėr ne tė drejtuarit, familjen si sistem patriarchal, sepse sheriati, pa keqardhjen mė tė vogėl, e konsideron familjen si sistem patriarkal. Anija pa kapiten nuk mund tė udhėtojė gjatė nė det, e as pa timon njėkohėsisht. Allahu na ka begatuar ne, duke e veshur patriarkun e familjes me kėtė aftėsi drejtuese dhe duke kėrkuar prej tij pėrmbushjen e kėsaj detyre, pėrmbushjeje qė vihet dhe para ligjit. Njė baba qė nuk i kryen kėto pėrgjegjėsi, sipas Sheriatit, pėrballet me ligjin. Ai mund tė akuzohet nga ēdo anėtar i umetit sepse umeti dhe sheriati e konsiderojnė kėtė rol si kushtetues, ngase ėshtė njė rol publik.

Tiparet shoqėrore

Njė pėrparėsi e tretė qė gėzon familja muslimane dhe qė i mungon shumė familjes perėndimore ėshtė ajo e njė fortese shoqėrore qė fillon shumė kohė para martesės, por lidhja e veēantė qė ne shpeshherė i referohemi si rėnie nė dashuri, supozohet tė fillojė dhe tė ushqehet vetėm pas martesės dhe jo para saj. Para martesės ka njė afrimitet shoqėror mes dy familjeve. Pas martese, njeriu bėhet pjesė e kėsaj lidhjeje, me vendosmėrinė pėr ta forcuar atė akoma mė tej, dhe sėkėndejmi mundėsitė qė afrimiteti i bazuar nė dashurinė e ndėrsjelltė mes burrit dhe gruas tė rritet, tė bėhet mė i sigurtė dhe tė forcohet akoma mė tej, janė tė garantuara nė sistemin islam mė mirė nga ēdo system tjetėr perėndimor. Nė sistemin perėndimor siē e dimė tė gjithė, kjo lidhje supozohet tė rritet vetėm nėpėrmjet romancave paramartesore, dhe pėr shkak tė marėdhėnieve tė paligjshme tė ēiftit, pra para se tė jenė burrė e grua, martesa shihet thjesht si njė konfirmim i asaj ēka ka ndodhur pėr njė, dy, tri e ku ta di unė sa vite. Nė shoqėrinė tonė martesa ėshtė fillim dhe jo konsumim; ajo nuk ėshtė diēka e mbaruar para dasmės. ثshtė diēka qė fillon nė ditėn e dasmės, dhe ka pėrpara gjithė tė ardhmen ku mund tė lulėzojė dhe tė rritet pambarimthi. Vendosmėria e ēiftit musliman krijon mundėsi tė shumta pėrshtatjeje sepse zotimi tashmė ka pėrfunduar dhe kėsisoi muslimani qė fut kėmbėt nė martesė ėshtė i vendosur ta bėjė atė tė ecė rrjedhshėm, e vendosur pėr tė ushqyer dhe rritur ndjenjėn e dashurisė duke qenė kėshtu mėse i gatshėm pėr t’u pėrshtatur me jetėn familiare. Ndėrsa nė shoqėrinė perėndimore ndodh komplet e kundėrta. Nėse kjo lidhje ka arritur kulmin para martesės dhe martesa nuk shihet ndryshe vetėm se njė konsumim i atij hapi, pasoja e kėsaj ėshtė se dėshira pėr t’u pėrshtatur, pėrgatitja pėr sakrificat dhe pėrpjekjet e nevojshme, do tė ishin po ato sepse interesi nė tė do tė shkonte drejt rėnies e jo drejt ngritjes.

Martesat me mblesėri

Pėrparėsi e katėrt ėshtė se ne flasim pėr martesat me mbesėri. Ato janė bashkimi i vėrtetė i dy familjeve. Nuk ka dyshim se personat nė fjalė janė tė pėrfshirė nė kėtė mes, dhe ashtu siē e pėrmendėm mė sipėr suksesi i kėtyre martesave ėshtė i padiskutueshėm, pasi lidhjet intime fillojnė pas dasmės dhe jo para saj. Por kur vjen koha, lidhja mes dy familjeve ėshtė diēka qė ėshtė kultivuar me kohėn, sepse kur flasim pėr martesėn muslimane, nuk flasim thjesht pėr martesėn e dy individėve por pėr martesėn e dy familjeve. Dhe kėto familje me gjithė forcat e tyre, mundėsitė ekonomike, si dhe me urtėsinė qė gėzojnė, do tė jenė nė shėrbim tė ēiftit tė ri dhe nuk do mend se askush nė botė nuk ka nevojė pėr mė shumė udhėzime, ndihmė ekonomike dhe mbėshtetje morale sesa njė ēift i sapo martuar. Por, tė gjitha kėto ēifti arrin t’i sigurojė nga tė dya palėt, nėse martesa e tyre ėshtė vėrtetė e mirėfilltė islame, pra martesė e dy familjeve. Krahasoni dhe bėni dallime me gjendjen e tė rinjve dhe tė rejave perėndimore, qė takohen vetėm nė ēfarėdolloj rrethanash, ku pasi janė takuar dhe kanė rėnė nė dashuri, vendosin t’i hyjnė biznesit martesor. Ata ndihen krejtėsisht tė vetmur dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse shumica dėrrmuese e kėtyre martesave kundėrshtohen nė pėrgjithėsi, madje edhe nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre.

Martesa: Njė marrėveshje shoqėrore

Njė pikė e pestė e martesave tona ėshtė nėnshkrimi i njė marrėveshjeje: ajo ėshtė njė kontratė shoqėrore mes dy palėve tė barabarta, mes dy familjeve tė barabarta dhe jo thjesht vetėm mes dy individėve. Ajo ėshtė njė kontratė shoqėrore qė kėrkon miratimin e tė dya palėve. Kėto dy palė mund tė pėrfshijnė jasht kėrkesave tė sheriatit, ēdo gjė qė ēon nė lumturinė dhe pėlqimin e ndėrsjelltė. Sapo ndodh martesa dhe kontrata ėshtė firmosur dhe miratuar, ku ka dėshmitarė jo vetėm nga dhėndri e nusja, por dhe kujdestarėt dhe mė tė rriturit, atėherė ai bėhet njė dokument ligjor dhe i domosdoshėm. Tashmė me tė ėshtė ndėrtuar kushtetuta e familjes. Mundohuni vetėm pak, tė mendoni fatin e saj dhe shtėpinė qė funksionon si shtet mė vete. Ajo drejton punėt e jashtme tė brendshme, ēėshtjet e sigurisė publike, tė policisė dhe tė burgut. Merret me punė edukative e propagandė, por merret dhe me ēėshtjet informuese. Aty brenda ndodhen tė gjitha ministritė e njė qeverie dhe tė gjitha funksionet e kėtyre ministrive- tė formuara brenda familjes nė njėsinė shtėpi. A mund ta imagjinoni kryerjen e gjithė kėtyre aktiviteteve nė njė shtet pa kushtetutė? Pėr tė tė ardhur keq, por, nė kėtė gjendje ėshtė martesa perėndimore. Kėsaj martese i mungon kushtetuta. ثshtė njė shtet pa kushtetutė.
Ata thonė se ėshtė njė sekrament, dhe njė sekrament ėshtė njė veprim i barabartė; ėshtė njė fortesė misterioze qė ka krijuar njė njėsi apo kornizė qė i ėshtė veshur ēiftit jashtė familjės dhe asgjė nuk ėshtė bėrė e qartė, nga ku askush nuk mund tė dijė vijat e saj dhe prandaj kur ndodhin ngatėrresa, kur ka shqetėsime dhe kur martesa ėshtė nė buzė tė greminės, ata duhet t’i kthehen zakonit, ligjit dhe ēdo lloj urtėsie arbitrare tė gjykatėsit qė mund tė ndodhė ose jo tė qėllojė nė shenjestėr. Sėkėndejmi mund tė themi se martesa perėndimore ėshtė njė martesė kaotike, ėshtė themelimi i njė institucioni pa kushtetutė, ndėrsa martesa jonė ngrihet mbi njė kushtetutė ku linjat e kontratės martesore bėhen tepėr tė qarta, njė institucion i rregullt dhe shoqėror, pra ėshtė njė institucion i shumė pranishėm nė shoqėri. Allahu i Lartėsuar na ka urdhėruar nė Librin e Shenjtė se nėse biem dakord pėr diēka, ta shkruajmė atė nga ku nėnshkrimi i kontratės sė martesės ėshtė njė vepėr e bekuar qė mbron martesėn dhe ne njėkohėsisht nga njė sėrė vuajtjesh e pakėnaqėsish qė mund tė lindin mė pas.

Martesa: rregullon jetėn dhe marėdhėniet

Po ashtu, kjo kontratė martesore, duke mbėrritur kėshtu nė pikėn e gjashtė, rregullon jetėn dhe marrėdhėniet nėse martesa pėr disa arsye shkon drejt prishjes, qoftė vdekja apo divorci shkak i kėsaj prishjeje. Pasojat janė tė gjitha apo duhet tė qartėsohen tė gjitha nė kontratėn e martesės duke bėrė kėshtu tė mundur rregullimin e jetės pas martesės. Mė kujtohet njė rast qė kam lexuar jo para shumė kohėsh nė shtypin amerikan, njė ngjarje nė Kaliforni. Kalifornia ėshtė njė shtet qė ėshtė shumė liberal pėrsa i pėrket marrėdhėnieve burrė-grua, dhe qė njohin edhe tani se jeta e pėrbashkėt e njė burri dhe njė gruaje para martesės, pa sekrament, i siguron ende gruas njė lloj kompensimi. Mė kujtohet rasti i njė gruaje tė famshme amerikane qė hodhi nė gjyq burrin, ish tė dashurin e dikurshėm, me tė cilin kishte jetuar pėr vite me radhė e pamartuar, pa ndonjė lloj besėlidhjeje, qoftė kjo fetare apo shoqėrore. Ajo ia parashtroi rastin e saj gjykatėsit: “Mbi tė gjitha, i kam dhėnė kėtij njeriu lulen e rinisė, i dhurova shėrbimin dhe shoqėrinė time e plot gjėra tė tjera, dhe tani po urdhėron tė largohem prej tij, pa asnjė lloj marrėveshje, pa asgjė prej gjė. S’besoj se mund tė ketė njeri mė tė ligė! A nuk kam unė tė drejtė mbi diēka, pavarėsisht nga fakti se nuk kam qenė e martuar dhe kam jetuar nė mėkat? Gjykatėsi lexoi vendimin e tij se pėr shkak tė mospasjes sė ndonjė kontrate, apo marrėveshjeje martesore, gruaja nuk kishte tė drejtė mbi asgjė. Nė kėtė mėnyrė, kjo grua e famshme shkroi nė shtypin e pėrditshėm, duke mallkuar sistemin gjyqsor tė Amerikės pėr drejtėsinė e saj tė paskrupullt ku dhe shprehej: “O ju gra tė Amerikės, mos u martoni, mos u jepni as edhe njė puthje burrave nėse nuk bini dakord pėr pasojat e pėrfundimit tė njė lidhjeje tė tillė, dhe shkruajeni atė sepse vetėm atėherė do tė veprojė sistemi gjyqsor. Kur e lexova, thashė se kėtu gratė e Amerikės, pasi i’u larguan vlerės islame tė tė shkruarit dhe sqaruarit tė lidhjes dhe pasojave tė saj, nė njė kontratė qė ka qenė e vlefshme pėr kėdo pėr 14 shekuj me radhė, po arrijnė mė sė fundmi tė njohin kėtė vlerė. Sa edukim dhe sa siguri do t’u jepnim nė tė ardhmen fqinjėve tanė perėndimorė, fqinjėve tanė jomuslimanė nėse do t’i ftonim ata nė shtėpitė tona dhe t’u tregonim atyre kontratat e martesės si dhe t’u thonim se jeta brenda martesės, apo dhe jashtė saj nėse pėrfundon pėr njė arsye a njė tjetėr, janė tė gjitha kėtu, tė shkruara dhe tė sqaruara, me pėlqimin e dy individėve tė pėrfshirė, por edhe tė dy familjeve nė tė njėjtėn kohė. Pėr ta do tė ishte njė burim i pakrahasueshėm qetėsie, nėse do tė arrinin ta praktikonin njė gjė tė tillė, dhe pa dyshim pėr ta kjo do tė ishte njė hyrje pėr t’u prfshirė nė gjirin e Islamit sepse vetėm Islami u jep atyre siguri dhe garanci.

Personaliteti i grave

Pika e shtatė pėr tė cilėn dua tė flas ėshtė pesonaliteti i grave. اlirimin e gruas e kam pėrmendur tashmė dhe jam i sigurt qė ju jeni tė ndėrgjegjshėm se ēka ndodhur qė nga ditėt e sufraxhetės (Levizje e grave per te fituar te drejten e votes) universale; e drejta pėr tė votuar, pėr tė zgjedhur zyrtarėt e qeverisė, e pronėsisė apo e ēfarėdogjėje qė zotėron. Megjithėkėtė, perėndimi ka shumė pėr tė mėsuar nga Islami pėrsa i pėrket statusit ligjor, pavarėsisht nga marrėdhėnia e krijuar nėpėrmjet lidhjes martesore. Nė perėndin, vetėm kohėt e fundit dhe vetėm njė numėr tepėr i kufizuar grash kanė filluar tė mbajnė emrin e familjes sė tyre dhe jo shumė, vetėm disa qė kanė arritur tė ndėrtojnė njė emėr apo tė bėjnė karrierė para martesės. Ky fenomen ėshtė kthyer ēėshtje biznesi, tamam si nė botėn e biznesit ku juve ju duhet ta mbani emrin. Gjithėsesi shumė pak prej tyre bėsojnė se ato gėzojnė njė personalitet tė plotėsuar e pa dyshim qė as ligji nuk i lejon tė jenė. Nė Amerikė nuk ekziston besimi nė bashkim, qė do tė lejonte njė grua tė martuar, apo dhe njė burrė tė martuar, tė shesė pasurinė pa futur nė hesap bashkėshortin. Kėsisoji duket sikur, kur flitet pėr blerje dhe shitje pasurie, gratė janė gjysmė njerėz, jo persona plotėsisht ligjor, dhe nė kontinentin e Evropės ka ende shumė shtete qė nuk i marrin fare parasysh tė drejtat e grave tė martuara apo dhe tė atyre tė pamartuara.

Familja e zgjeruar

Mė tutje familja jonė, dhe kėshtu kam mbėrritur nė pikėn e tetė, ėshtė njė familje e zgjeruar, nuk ėshtė familje bėrthamė mėgjithėse kjo e fundit ėshtė tepėr nė modė. Thamė qė familja bėrthamė, do t’ju kėrkoja falje pėr pėrdorimin e kėtij termi dhe luajtjen me termat bėrthamė dhe fision, e pėrbėrė vetėm nga burri, gruaja dhe fėmijėt, nuk ka burimet njerėzore, urtėsinė dhe burimet shoqėrore tė cilat na i paraqet nė skenė familja e zgjeruar. Kjo tendencė pėr fat tė keq po pushton gjithė botėn islame, dhe nuk ėshtė ndonjė ēudi ta shohėsh atė duke pėrfshirė nė gjirin e saj edhe popullsinė muslimane nė Angli, Evropė si dhe nė Amerikė, ku gjithkush qė martohet ka dėshirė tė largohet dhe tė jetojė vetėm nė njė apartament, larg tė afėrmve, qofshin kėta dhe prej gjirit tė tij. Ky ėshtė njė zhvillim i tmerrshėm, ky ėshtė perėndimorizimi dhe prishja sė cilės i kemi hapur dyert, nėnshtrimi ndaj mėnyrės perėndimore tė jetesės, por qė kėrkon me doemos t’i bėhet ballė. Duhet t’i bėjmė ballė pėr shumė arsye. Sheriati na ka mėsuar se kush dhe kush nuk varet tek ne, kush dhe kush nuk ėshtė i pari ynė dhe kėshtu, pėr aq sa Sheriati ka pėrcaktuar, ata njerėz qė gėzojnė tė drejtėn e trashėgimisė dhe qė varen tek ne, duhet tė jetojnė bashkė me ne. Duhet tė hamė bashkarisht nė tė njėjtėn kuzhinė dhe me aq sa kemi mundėsi tė jetojmė nė tė njėjtėn shtėpi. Ne, vėllezėrit tanė, motrat tona, prindėrit tanė, gjyshėrit tanė, kushėrinjė, xhaxhallarėt, nipėrit e mbesat e kėshtu me radhė, sepse kėta pėrbėjnė familjen e zgjeruar nė Islam. Tani e kuptuat se familja islame ėshtė mė fisnikja, mė e larta, institucioni mė i vlefshėm shoqėror qė ka parė bota ndonjėherė. Duke u ngushtuar drejt bėrthamės, tė themi duke u bėrė gjithnjė e mė tepėr individuale, shoqėria perėndimore i ka humbur tė gjitha kėto vlera dhe po e vuan tmerrėsisht humbjen.
Mė lejoni tė pėrmend vetėm njė pjesė tė kėtyre pasojave. Ne jetojmė me prindėrit dhe tė moshuarit tanė, sepse ata na kanė rritur dhe edukuar, kanė lozur me ne kur ishim tė vegjėl, na kanė treguar histori nga mė tė bukurat, kanė qenė tė durueshėm me ne, na kanė mėsuar, na kanė kėshilluar dhe mbi tė gjitha na kanė dashur sepse ne jemi vazhdimisht nė shoqėrinė e tyre. Megjithatė, kur flitet pėr perėndimin, ka ftohje, largim e panjoftėsi sepse sapo rinia ka kaluar, fėmijėt ia mbathin nga shtėpitė e tyre drejt njė bote mė vetė e pėr vete, dhe rezultat i kėsaj ėshtė mplakja e prindėrve nė vetmi dhe pa asnjė lloj respekti; ata i pėrfundojnė ditėt nė azil pleqsh duke u djegur nga malli pėr fėmijėt e tyre apo nė shtėpi qė pėrkujdesen pėr tė moshuarit. Dhe nuk ka vdekje mė tė tmerrshme pėr njeriun, se sa vdekja e dalėngadaltė nė atė azil pleqsh, larg gjirit, larg fėmijėve dhe nuk ka fat mė tė tmerrshėm pėr njeriun qoftė ky burrė apo grua, se sa tė privohet nga lidhja me fėmijėt dhe dashuria e tyre. Por siē e shihni, respekti ndaj tė moshuarve duhet tė kultivohet e ai kurrėsesi nuk mund tė kultivohet me ndarje. Ky pra ėshtė pėrfitimi dhe dobia mė e madhe i familjes sė zgjeruar muslimane. Sė dyti, familja e zgjeruar nuk i krijon terren zhvillimit tė ndryshimit mes brezave. Nė tė njėjtėn familje ka foshnje, adoleshentė, tė rritur dhe tė moshuar, madje tė rritur tė shkallės sė parė dhe tė rritur tė shkallės sė dytė. Pėrderisa jetojnė sė bashku, jetojnė vazhdimisht nė shoqėrinė e njėri-tjetrin; dhe pikėrisht ky ėshtė shoqėrizimi, akulturimi pėr tė cilin po flasin dhe drejt tė cilit po thėrrasin sociologėt, gjė qė ėshtė e pamundur tė realizohet me anė tė familjes bėrthamė. Prandaj duhet qė akulturimi dhe shoqėrizimi tė mbahen nė farmaci, nė ekranin e televizorit apo tė mbetet tek kolegėt dhe shokėt nė shkollė, megjithėse kėtu nuk mund tė flasim pėr akulturim, aq mė tepėr pėr shoqėrizim. Ky ėshtė demagogjizėm, nėse mė lejohet ta pėrdor kėtė term. Akulturimi dhe shoqėrizimi nėnkupton tė kaluarit nga njė brez nė njė brez tjetėr normash dhe vlerash shoqėrore. E gjithė kjo nuk nėnkupton thjesht njė grup njerėzish qė jetojnė bashkė vetėm pėr tė bėrė qejf e gallata. Ky nuk ėshtė shoqėrizim, as akulturim, pra mė thoni pak ku dhe si mund tė ndodhė ky proēes nė shoqėrinė perėndimore?
Kjo ėshtė dhe arsyeja pse shoqėria e sotme perėndimore ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga ajo e djeshmja, dhe kjo ėshtė arsye e humbjes sė vlerave tė sė djeshmes dhe po kjo ėshtė arsyeja pėrse nuk ka mė vazhdimėsi. Ndėrsa nė krahun tjetėr, nė Islam, nė sajė tė familjes sė zgjeruar, nuk ka largėsi e ndryshim mes brezash. Sė treti, njė pasojė tjetėr e madhe e familjes sė zgjeruar ėshtė fakti se duke konsideruar qė njerėzit janė kafshė shoqėrore, ashtu siē thonin dikur filozofėt, ata kanė nevojė pėr shoqėri, pėr mbėshtetje. Kam nevojė pėr dikė qė ta dua, madje dhe tė loz me tė nganjėherė. Poashtu, kam nėvojė pėr dikė tė cilit t’i ankohem nganjėherė apo dhe tė qaj para tij. Po, ku pėrveēse nė familjen e zgjeruar mund ta gjej kėtė dikė? Pra, nėse mė mungon familja e zgjeruar, nėse nuk largohem prej kėtyre ndjenjave tė mbyllura, do tė jenė po kėto ndjenja qė do tė mė mbyllin e do tė mė sėmurin, do tė mė shkallojnė, do tė mė shpiejnė kah droga e alkooli, do tė mė shtyjnė tė vrapoj drejt grave tė tjera.
Familja bėrthamė e cėnon kėtė shėndet dhe u hap derė gjitha tė kėqiave. Njė tjetėr pasojė e familjes sė zgjeruar ėshtė se ajo na mėson tė jemi besnik ndaj grupit, na mėson tė jemi altruistė, na mėson tė ndjajmė ndjenjat, dashurinė, bujarinė e besnikėrinė me pjesėtarėt e grupit, dhe pa dyshim mikrokozmosin e umetit, me fjalė tė tjera, tė mposhtim individualizmin. Tė gjithė jemi individualė, kjo ėshtė diēka brenda nesh, ėshtė njė instikt. Tė gjithė jemi avokatė ku secili kėrkon tė mbrojė veten, tė mbushė barkun e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė e natyrshme pasi ėshtė mbjellė brenda nesh nga Allahu i Lartėsuar , por nė tė njėjtėn kohė ėshtė po Allahu qė na ka mbjellė ne nė njė familje tė zgjeruar me qėllim qė t’i mbajmė nėn fre kėto instikte, qė ti disiplinojmė sa mė mirė. Nė fakt, tė bėsh mirė vjen prej tyre, ndryshe nga egoja qė ēon drejt shkatėrrimit. Pa familjen e zgjeruar nuk mund tė ketė Umet sepse nuk ka ndjenja umeti tė mbjella tek anėtarėt dhe si rezultat kėtyre gjėrave do t’u vinte fundi, dhe ėshtė tamam kjo ajo qė shohim nė familjen dhe shoqėrinė perėndimore. Shoqėria e sotme perėndimore ėshtė ndėrtuar mbi individualizėm e egotism, githkush dėshiron gjėnė e tij, kėnaqėsinė e tij, ndjek vetėm interesat e tij, dhe askush nuk kėrkon tė pėrshtatet, tė sakrifikojė dhe tė bashkėpunojė me tė tjerėt dhe prandaj dhe shoqėria po rrėnohet dita ditės. Po tė sjellėsh njė perėndomor nė njė familje tė zgjeruar dhe ta lėsh tė pėrjetojė ē‘pėrjetohet nė njė familje tė tillė, nėse ikziston qoftė dhe njė fije ndjenjė tek ai apo ajo, pa dyshim do tė pėrqafonte Islamin, tė bėhej njė me kėtė ēlodhje, me atė lloj etje qė shijon muslimani qė jeton nė njė familje tė zgjeruar.

Dobitė e familjes sė zgjeruar

Njė pikė tjetėr, pika e nėntė, mund tė merret si dobi e familjes sė zgjeruar. Ne kemi dėgjuar pėr gra qė punojnė, qė kanė njė karierė, pėr por njė grua nė perėndim, qė jeton nė njė familje bėrthamė, kjo duhet tė bėhet dhe mund tė bėhet vetėm nė kurriz tė familjes dhe tė fėmijėve. Ose nuk ka fėmijė, dhe kjo me qėllim, pėr tė ndjekur karierėn, por nėse ka, ata braktisen nė duar tė televizorit apo tė njė dadoje ose fare nė ndonjė qosh rruge nėse nuk kanė mundėsi tė paguajnė njė tė tillė. Apo, gruaja kthehet nė shtėpi nga puna, e lodhur dhe e dėrrmuar, sa i humb fare interesi ndaj bashkėshortit apo dikujt tjetėr, dhe kėshtu nervat acarohen sepse ēdokush ėshtė i lodhur dhe jeta e familjes shkatėrrohet. Unė dua t’u them juve se vetėm nė familjen muslimane gruaja mund tė ndjekė karierė jashtė shtėpisė. Pse? Sepse ajo mund tė mungojė nėse ka talent; nėse ka talent pėr tė shpikur apo prodhuar gjėra qė do t’i sillnin dobi gjithė umetit, ajo mund ta bėjė njė gjė tė tillė pa humbur as shtėpinė e as familjen. Nuk ka dyshim qė kariera e parė e gruas muslimane ėshtė familja dhe nuk ekziston as pika mė e vogėl e dyshimit pėr tė. Ajo vjen para se tė ngasėsh raketa pėr nė hėnė apo tė shpikėsh robotė. ثshtė detyra e saj, ėshtė funksioni i saj, funsioni pėr tė cilin Allahu e ka krijuar vėrtet, tė jetė shtyllė, shtylla kryesore e familjes, tė jetė nėnė. Por kjo detyrė nuk mund t’ia shterojė tė gjitha vitet dhe tė gjitha energjitė. Kėsisoji, pėrveē tė qenit nėnė, ajo ka mundėsi dhe t’i shėrbejė umetit, por kjo mund tė arrihet vetėm nė familjen e zgjeruar dhe nė familjen muslimane. Gjithashtu kusht ėshtė ruajtja e feminitetit sepse puna jasht shtėpisė ėshtė e lodhshme dhe acaruese, por e gjithe kjo zbehet e shkrihet kur ajo kthehet nė shtėpi nė tė njėjtin feminitet, ku i njėjti ledhatim femėror asnjėher nuk e braktis shtėpinė. Kjo mbetet pėrherė e vlefshme. Dhe si pėrfundim, dua t’ju kujtoj se tė gjitha kėto dhe vlera tė tjera qė gėzon familja muslimane janė nė saj tė udhėzimeve tė sheriatit. Fakti qė nuk pimė alkool dhe nuk marrim drogė, ėshtė njė burim i paimagjinueshėm fuqie nė familje. Fakti qė bixhozi ėshtė haram dhe qė burimet familjare duhet tė kenė njė arkė ku tė vendosen tė ardhurat nga ku tė nxiren shpenzimet e gjithsecilit sipas njė sistemi prioritetesh tė vendosura nga i pari, pėrgjegjėsi i familjes, flasin shumė. Tė gjithė janė njė dorė e fuqishme e cila po i mungon dhe qė nuk po e shijon mileti perėndimor.

Fjala e fundit

Dhe tani fjala e fundit. Na takon tė themi se jemi kėtu pėr tė mbjellė Islamin nė kėtė pjesė tė botės, dhe se duhet t’i shfrytėzojmė dhe pėrdorim tė gjitha mundėsitė qė fjalėn e Allahut ta bėjmė tė ngadhėnjejė. Nėse shkojmė dhe thjesht flasim me fqinjėt tanė, fjala jonė ėshtė thjesht fjalė, dhe fjala tė dashur vėllezėr dhe motra, nuk mund tė gėzojė kurrė fuqinė bindėse tė fakteve. Faktet dhe veprat janė shumė mė elokuente dhe ato tregojnė histori shumė mė tė fuqishme se fjalėt, madje edhe nėse fjalėt janė poezi e kulluar. ثshtė pikėrisht familja, mbretėria ku mund tė shėmbėllehen kėto vlera. Duhet ta bėni ligj qė njė herė nė jave tė ftoni njė jomusliman nė shtėpinė tuaj. Pėrkushtoja mbrėmjen e ēdo tė premtje thirrjes nė rrugėn e Zotit. Ftoni fqinjin, shokun apo kolegun e fabrikės, tė zyrės, a dyqanit ku ju punoni apo dhe fqinjin qė e keni nė prag tė shtėpisė. Lejojeni atė bashkė me gruan, tė dashurėn apo kushdo qoftė, lerini tė hyjnė dhe tė shohin vlerat islame tė mishėruara nė jetėn e vėrtetė familiare. Pėr kėtė nuk ju duhet tė jeni tė pasur: ju duhet tė jeni tė pastėr, tė disiplinuar, duhet tė mendoni pėr dauan, t’i shfaqni kėto vlera tė pėrsosura islame dhe tė flisni me ta, dhe jo thjesht tė flisni pėr to por t’i praktikoni, dhe ky do tė ishte argumenti juaj. Dhe kujtoni gjithmonė se ėshtė Allahu Ai qė i kthen njerėzit nė Islam, jo ju, por qofshi ju dhe vėllai juaj i vorfėn, Ismail Faruki, instrumenta nė duart e Allahut, Subhanehu ue Teala, pėr tė pėrhapur fenė e Tij.

“Familja ėshtė njė institucion i frymėzuar shenjtėrisht qė erdhi nė jetė me krijimin e njeriut. Raca njerėzore ėshtė prodhim i kėtij institucioni, dhe assesi me ndonjė rrugė tjetėr.” (Khrushid Ahmed)

Marre nga www.vizionislam.com
Pėrgjigje me Citat
  #2 (permalink)  
Vjetėr 06-09-2005, 01:09
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,487
Falėnderuar 2,296 herė nė 801 Postime
Rep Fuqia: 917
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Selam Alejkum,

Mash'All-llah, All-llahu te shpėrbleft pėr temen, vėrtet shum interesante dhe aktuale nė kohen tonė.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Gruaja dhe Familja


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Islami dhe provokimi global Keshille Lajme nga Bota Islame 0 05-08-2008 22:34
Roli i Islamit nė trojet shqiptare Esselamu_Alejkum Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 15-12-2006 17:43
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:45.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.