Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme

  1. #1
    muslimaneelhamdulilah nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    28-01-2008
    Postimet
    12
    All-llahu të shpërbleftë
    25
    Falënderuar 31 herë në 11 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme

    Roli i gruas në ngritjen e familjes së suksesshme

    Ai filloi duke thënë:
    “Allahu çdo gjë krijoi në çifte. E tërë ekzistenca e ka këtë parim në përbërje të vet. Bimët dhe shtazët që janë krijuar nga Allahu, janë krijuar në çifte. Allahu e vërtetoi këtë në Kur’an duke thënë:
    ‘Lavdi i qoftë Allahut i Cili krijoi çdo gjë në çifte.’
    Ne po ashtu kuptojmë se në krijimin e çdo gjëje në çifte, Allahu e ka vendosur këtë si mënyrë për plotësimin e njërës gjysmë me tjetrën. Prandaj, Allahu e përshkruan unitetin musliman, martesën muslimane, të burrit dhe gruas, si një plotësim dhe një burim të dashurisë e sigurisë duke thënë:
    ‘Është Ai, Allahu, Lavdi i qoftë Atij, i Cili ka krijuar prej një shpirti të vetëm ortak për të, ashtu që të gjejë dashuri dhe siguri në të.’
    Kjo është diçka e pamohueshme, diçka që është e njohur dhe e vendosur, dhe njëherit diçka që fundamenti i familjes së shëndoshë muslimane duhet ta përkrahë dhe ta kuptojë me qëllim që ta ndihmojë vendosjen e ligjeve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam). Dhe kjo është një prej realizimeve të para që duhet të bëhet me qëllim që të fillohet ndërtimi i një familje të sukseshme muslimane, dhe ngritja e saj në llogari të veprave që njëra gjysmë e ortakëve, në këtë rast, kjo do të jetë diskutim me motrën muslimane, inshAllah, duhet t’i ndërmerr që të sigurojë një familje të sukseshme dhe një situatë të shëndoshë.”
    Shejhu vazhdoi duke thënë:
    “I Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) në shumë hadithe të ndryshme dhe në shumë vende të ndryshme ka treguar rëndësinë e gruas muslimane. Posaçërisht rëndësinë e rolit të saj në ndërtimin e marëdhënies së sukseshme dhe të shëndoshë në shtëpinë e saj. Dhe për këtë, prej urdhërave të përgjithshëm që Ai i ka dhënë gruas muslimane, në Sure tul-Ahzab, ne shohim se Ai ka thënë:
    ‘Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.’
    Ky ajet nënkupton atë se vendi më i mirë dhe vendi ku gruaja muslimane mund ta arrijë kulminacionin e marëdhënies së saj me Allahun, është duke qenë muslimane e mirë në shtëpinë e saj; duke e mbrojtur atë, kujdesur për të, duke ua mësuar anëtarëve të shtëpisë ligjet e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sallallahu alejhi ue selam). Për këtë ne shohim se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) në shpjegimin e këtij ajeti dhe ajeteve tjera përmendi një hadith që është shumë i rëndësishëm: ‘Të gjithë juve u është dhënë përgjegjësi dhe secili prej jush do të mirret në llogari për atë se si e ka mbështetur përgjegjësinë e tij.’
    Duke përmendur hadithin, ai thotë: “...gruaja muslimane është përgjegjës për shtëpinë e saj dhe ajo do të pyetet për atë se si e ka përmbushur ajo përgjegjësinë e saj dhe detyrën në shtëpi.”
    Prandaj, ne kuptojmë se gruaja muslimane duhet të jetë përgjegjës për mbrojtjen e shtëpisë së saj, duke e pastruar dhe dëlirur atë nga djallëzitë e shejtanit. Duke u siguruar se në të ka një situatë të shëndoshë për fëmijët e saj, burrin e saj dhe për vetveten. Të gjitha këto janë përgjegjësi që ajo si grua muslimane duhet të përpiqet t’i mbajë dhe t’i mbështesë.
    Nëse gruaja muslimane degjenerohet nga idetë dhe ndikimet e pabesimtarëve, e tërë shtëpia do të degjenerohet. Dhe nëse shtëpia degjenerohet, do të degjenerohen fëmijët dhe familja. Dhe çka është shoqëria nëse s’është një përmbledhje e shtëpive të cilat përmbajnë individë të bashkuar. Prandaj, nëse gruaja muslimane prishet, ajo do të jetë një lidhje e dobët në shtëpinë. Pjesa tjetër e shoqërisë do të pësojë në llogari të dobësisë së saj, në mosvendosjen e ligjeve të Allahut në shtëpinë e saj dhe me familjen e saj.
    Më tutje, ne kuptojmë, pasi kemi kuptuar rëndësinë e rolit të gruas dhe atë se ajo është pjesë integrale e raporteve brenda shtëpisë. Ne e pyesim veten, çfarë kërkohet nga gruaja muslimane? Çfarë janë përgjegjësitë e saja? Ato zbërthehen në terma të gjerë e të përgjithshëm:
    1. Së pari, ajo ka përgjegjësi për kultivimin e situatës së shëndoshë në shtëpi për burrin dhe për fëmijët.
    2. Së dyti, përgjegjësia e saj është në ngritjen e fëmijëve dhe edukimin e tyre.
    Sa i përket të parës, bërja e situatës së shëndoshë dhe kultivimi i saj vjen nga ajeti, ku Allahu na thotë në Kur’an se ‘çifti gjen prehje në të.’
    Burri juaj musliman duhet të gjejë prehje në të qenit me ju. Prandaj, kjo bëhet përgjegjësia e saj sipas fjalëve të Allahut: që ta kultivojë këtë prehje dhe të kultivohet kjo ndjenjë e sigurisë, rehatisë dhe paqes në shtëpi. Ajo është e cila dikton disponimin se si do të udhëhiqet shtëpia.
    Po ashtu, ne shohim një tjetër ajet në Kur’an ku Allahu përmend këtë:
    ‘gruaja është sikurse tesha e burrit dhe burri është sikurse tesha e gruas.’
    Tesha apo veshja nënkupton mbrojtje, prandaj gruaja muslimane është mbrojtje për burrin e saj musliman, njeriun e saj. Dhe ai po ashtu është burim i mbrojtjes dhe sigurisë për të. Prandaj, ajo e ka përgjegjësinë dhe mbrojtjen e fshetësive të tij, mbrojtjen e pasurisë së tij, mbrojtjen e fëmijëve të tij si dhe mbrojtjen e shtëpisë së tij nga furacakët dhe prej njerëzve të cilët ai nuk i dëshiron brenda në të.
    Sa i përket pikës së dytë, e cila është detyra e saj e ngritjes së fëmijëve, kjo vjen nga ajeti, ku Allahu thotë në Kur’an:
    ‘O ju që besoni! Mbrojeni veten tuaj dhe familjet tuaja (do të thotë fëmijët, çiftin dhe kështu me radhë) nga zjarri.’
    Prandaj, është përgjegjësi e gruas muslimane, meqë ajo është një person prej atyre që besojnë në Allahun, që ajo të përpiqet ta mbrojë vetveten dhe familjen e saj. Po ashtu ne shohim në hadithin e përgjithshëm të cilin e përmendëm më herët se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha: ‘Gruaja muslimane është e përgjegjës për shtëpinë e saj.’
    Përgjegjesitë e saja shtrihen deri në ballafaqimin me fëmijët e saj, edukimin e tyre, të mësuarit atyre sjelljen, mbrojtjen e tyre, dhe t’u tregohet atyre se ç’është mirë dhe ç’është keq. Duke i kultivuar të gjitha këto aspekte të rëndësishme në jetën e tyre të përditshme dhe rutinën e përditshme. Ashtu që ata të ngriten në mënyrë të pastër dhe të sigurt.
    Tash, ne vijmë në pikën ku ne pyesim veten përsëri se si t’i bëjmë shtëpitë tona që të kenë një situatë të shëndoshë në to? Cilat janë disa prej gjërave të cilat ne mund t’i zbatojmë, që të ndërtojmë shtëpinë e sigurt në zbatimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit të Tij (sallallahu alejhi ue selam)?
    1. Prej gjërave më të rëndësishme është që të mësohen shprehitë e burrit tuaj. Dhe po ashtu është obligim për burrin që t’i mësojë shprehitë e gruas së tij.
    Kjo është diçka që është e rëndësishme, siç është treguar në shumë hadithe në sunetin e Pejgamberit Muhamed (sallallahu alejhi ue selam), se gruaja muslimane duhet të përpiqet që të mësojë për burrin e saj sa më shumë që të mundet. Dhe kjo mund të ndodhë duke mësuar se çfarë ka diktuar feja jonë në atë se si duhet të sillemi me burrin. Prandaj, pika me rëndësi është se ajo mëson shprehitë e tija, mëson sjelljen e tij dhe i tregon atij se si ajo mund t’i përshtatë ato me fjalët e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam).
    2. Së dyti, gruaja muslimane duhet të kuptojë se përgjegjesia e saj në shtëpi është mënyrë e adhurimit të Allahut. Kjo është pjesë e mbajtjes së detyrës ndaj Allahut. Njëherë, erdhi një grua dhe pyeti Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam) derisa ajo mbante fëmijun në dorën e saj, ajo pyeti: ‘A do të shpërblehem unë për këtë, O i Dërguar i Allahut?’ Që nënkupton përkujdesjen për fëmiun dhe ngritjen e tij sipas parimeve të Islamit. Dhe Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) iu përgjigj asaj pozitivisht duke thënë: ‘Po, ti do të shpërblehesh.’


    3. Së treti, prej gjërave që gruaja muslimane mund të bëjë që të ndërtojë një marëdhënie të shëndoshë në shtëpinë e saj dhe ta kultivojë atë, është që të dihet se ndërtimi i një shtëpie të shëndoshë është mënyrë e të kënaqurit Allahun. Kjo është diçka që Allahu dhe Pejgamberi i Tij Muhamed (sallallahu alejhi ue selam) i këshilloi burrat musliman që të kërkojnë, kur ata pyesin për ndonjë femër muslimane për martesë.
    Të kërkohet femra e cila është e dashur, e kujdesshme dhe e butë. Femër muslimane e cila po ashtu është ‘uelud’ - burim i një origjine të gjatë. Pra, kjo është diçka me të cilën burri musliman këshillohet; që ai të kërkojë femër e cila është e kujdesshme dhe e butë. Sepse shtëpia e qetë duhet të ndërtohet në butësi, mirësi e respekt. Këto janë prej gjërave me të cilat ne qemë këshilluar si burra muslimanë, kur të interesohemi për grua muslimane.
    Shejhu vazhdoi duke na këshilluar me disa informata tjera se si të ndërtojmë një marëdhënie dashurie në shtëpi, duke thënë:
    4. Së katërti, duhet që të zgjidhen çështjet familjare dhe problemet që mund të paraqiten brenda shtëpisë, pa i përfshirë njerëzit tjerë. Të mos vrapohet tek Imami menjëherë pasi që të ndodhë diçka e keqe, por të bëhet përpjekje që kjo të zgjidhet brenda shtëpisë dhe të mos lihet të dalë nga dora, dhe po ashtu të mos shpaloset asnjë prej problemeve familjare në prani të fëmijëve të ri apo fëmijëve të shtëpisë.
    5. Së pesti, prej pikave më të rëndësishme është ajo se gruaja muslimane duhet të jetë e durueshme. Ajo duhet të ketë durim. Dhe kjo qartazi tregohet në shembullin siç transmetohet në Sahih të el-Buharit, në rrëfimin e Isma’ilit dhe babait të tij Ibrahimit:
    ‘Isma’ili qe martuar me një grua, dhe Ibrahimi erdhi ta vizitojë birin e tij dhe pasi mbërriu te shtëpia e tij, ai pa se Isma’ili s’ishte në shtëpi. Kështu që ai e pyeti gruan e Isma’ilit, ‘Si është situata, çfarë është jeta jote me Isma’ilin?’, pa i treguar asaj se ai ishte babai i tij. Ajo tha, ‘ne s’kemi ushqim të mjaftueshëm’ dhe filloi të ankohet. Ai i tha asaj, ‘kur të kthehet burri yt, informoje atë se ai duhet ta ndërrojë pragun e shtëpisë së tij.’ Kur Isma’ili u kthy nga udhëtimi i tij, ajo e njoftoi për atë se çfarë i tha njeriu i vjetër, i cili në të vërtetë ishte babai i tij Ibrahimi dhe Isma’ili i tha asaj: ‘Kthehu te familja jote’ apo ‘ti je e shkurorëzuar, babai im më urdhëroi që të shkurorëzojë ty.’
    Arsyeja për këtë ishte se ajo s’ishte e durueshme. Ajo i tregoi Ibrahimit se ajo ishte një grua e cila s’kishte durim, dhe s’ishte e gatshme që të përballej me disa vështirësi në jetë.
    ‘Ibrahimi erdhi një vit më vonë dhe pa se Isma’ili ishte martuar me një grua tjetër. Dhe prapë Isma’ili ishte jashtë shtëpisë kur ai arriti. Ibrahimi (alejhi selam) e pyeti gruan e Isma’ilit, birit të tij, ‘çfarë është situata juaj, si është jeta juaj?’ Ajo tha, ‘Elhamdulilah, çdo gjë është në rregull.’ Dhe ajo nuk u ankua. Ai i tha asaj, ‘kur të kthehet burri yt, thuaj atij që ta mbajë pragun e tij dhe mos ta ndërrojë atë.’
    Do të thotë që ta informojë Isma’ilin se gruaja e tij ishte e devotshme dhe e durueshme, dhe se ai s’duhej ta shkurorëzonte atë. Prandaj, ne shohim se gruaja, siç na paraqitet në këtë shembull, është sikur pragu i derës së shtëpisë, çdo gjë duhet të kalojë përmes saj. Ajo është e cila e ka nën kontroll atë çka hyn dhe atë çka del. Ajo është e cila e kontrollon disponimin në shtëpi. Nëse ajo s’është e durueshme dhe nxiton në fjalët e saja, atëherë do të pasojë keqtrajtimi dhe vështirësia. Por nëse ajo është e durueshme dhe e dëgjueshme ndaj Allahut dhe e ruan shtëpinë e saj dhe i ruan fëmijët e saj, atëherë kjo do të ketë në vete një qëndrim të shëndoshë për burrin, gruan dhe fëmijët.’
    Shejhu tash fillon një segment tjetër me ne duke thënë:
    “Ne kemi kuptuar se cilat janë disa prej gjërave të cilat do ta bëjnë shtëpinë e rehatshme dhe të sigurt.” Ai tash diskuton atë çka do ta rrënojë një pjesë të paqes dhe sigurisë në shtëpi. Ai na i jep dy shembuj duke thënë:
    “Shtëpia muslimane dhe motra muslimane, nëse ajo bën njëren prej këtyre dy gjërave, ajo e vendos shtëpinë e saj në rrezik dhe për këtë do të mirret në përgjegjësi.
    1. E para është lënia e shtëpisë dhe mosmbajtja e shtëpisë së mirë. Siç ka thënë Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam): ‘Gruaja është avret. Kur ajo del prej shtëpisë, Shejtani e bën atë të lartë (diçka që është e poseduar, diçka që është e rëndësishme) në shikimin e burrave të tjerë.’
    Prandaj, ajo shfrytëzohet nga shejtani që të ndikojë në njerëzit jashtë shtëpisë së saj, dhe ne këtë e shohim si pikë të rëndësishme. Sepse njëherë kur gruaja muslimane del vazhdimisht nga shtëpia e saj, pa asnjë arsye valide apo pa arsye, kjo tregon se ajo është duke u shfrytëzuar nga shejtani. Dhe atë se ajo tash është bërë mjet të cilin ai e shfrytëzon për sulmimin e disa prej adhuruesve të Allahut dhe po ashtu në sulmimin e vetë asaj, ajo bëhet mjet. Dhe ajo është diçka për të cilën pabesimtarët, të kaluarit dhe të tashmit, vazhdimisht do të përpiqen. Ata duan që gruaja muslimane të del nga shtëpia e saj, që ta vendosë veten e saj në një situatë ku ajo do të jetë e pambuluar, në gjendje ku ajo mund të manipulohet nga njerëzit nga e majta, e djathta dhe qendra.
    Pra, kjo është një çështje me rëndësi, gruaja muslimane duhet të përpiqet që të mbetet në shtëpinë e saj, në shoqëri të fëmijëve të saj, në shoqëri të sigurisë së saj. Duke ndërtuar marëdhënie të qëndrueshme me burrin e saj.
    2. Së dyti, prej gjërave të cilat mund ta rrënojnë shtëpinë muslimane është mospërmbushja e detyrave nga ana e gruas/motrës muslimane. Vazhdimisht duke i neglizhuar detyrat që i janë caktuar asaj, të cilat i kemi diskutuar me ju paraprakisht. Të pëse detyrat të cilat ne i kemi përmendur janë të rëndësishme për motrën muslimane që të vendosën në ndërtimin e një shtëpie të sukseshme.
    Nëse ajo qëllimisht dhe me vullnet i lë këto gjëra apo bën që tjetërkush t’i merr përgjegjësitë për të, ajo e humb kontaktin me domosdoshmëritë të cilat i nevojiten shtëpisë së saj. Ajo s’është e sinkronizuar me nevojat e shtëpisë. Dhe për këtë ajo humb kontaktin me fëmijët e saj dhe me burrin e saj.
    Kjo do të çojë në shkatërrimin e shtëpisë, herët a vonë.”

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Surja En Nur dhe roli i saj në ndërtimin e familjes muslimane
    By Kalimtari in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2010, 11:56
  2. Roli i familjes në Islam
    By Kalimtari in forum Gruaja dhe Familja
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 23:58
  3. Roli i Nënës në ngritjen e Fëmijëve
    By Muhlis in forum Gruaja dhe Familja
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 21:23
  4. Roli i familjes ne perhapjen e Islamit.
    By Mesazheri in forum Gruaja dhe Familja
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 01:09

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •