Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!

  1. #1
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    673

    Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!

    Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!

    1. Vishu dhe parfumosu për gruan tënde që të kesh pamje sa më të bukur. Kur ka qenë hera e fundit që të kesh shkuar të blesh pizhame të dezajnuara? Ashtu siç dëshiron burri që gruaja e tij të duket e bukur, edhe ajo dëshiron që burri i saj të veshet për të. Kujto që Resulull-llahu, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, gjithmonë kur kthehej në shtëpinë e tij Misvak ashtu që gjithmonë kishte erë të këndshme.

    2. Përdor emra të shkurtër (që i pëlqejnë) në thirrjen e gruas. Resulull-llahu, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, përdorte emra të dashur për gratë e tij. Thirre gruan tënde me emrat dhe llagapet që më së tepërmi i pëlqejnë, dhe evito përdorimin e emrave që prekin ndjenjat e saj.

    3. Mos e trajto atë sikur një mizë. Ne asnjëherë nuk mendojmë rreth mizave deri sa të mos na ‘piskojnë’ neve. Thjesht, gruaja mund gjithë ditën të bëj gjëra të mira – e të mos e tërhek vërejtjen e bashkëshortit – deri sa nuk bën diçka që ta ‘pickoj’ atë. Mos e trajtoni gruan ashtu, jini mirënjohës i veprave e saj dhe fokusohuni në to.

    4. Nëse sheh diçka gabim te gruaja yte, mundohu që të mos e komentosh! Kjo është një prej rrugëve të cilat i Dërguari i All-llahut, salAll-llahu alejhi ve sel-lem, përdorte atëherë kur shihte diçka që nuk i pëlqente te gratë e tij – radijAll-llahu anhunne. Kjo është një mënyrë veprimi të cilin muslimanët e kanë zotëruar.

    5. Buzëqeshu me gruan gjithherë kur ta shohësh dhe përqafoje shpesh. Buzëqeshja është sadaka ndërsa gruaja yte nuk bën përjashtim nga Ummeti Musliman. Imagjinoje jetën që në mënyrë të vazhdueshme ajo të të shoh të buzëqeshur. Kujto këtë ngjarje kur Resulull-llahu, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem, e puthte gruan e tij para se të nisej për në namaz, bile edhe atëherë kur ishte duke agjëruar.

    6. Falënderoje për gjithë atë që bën për ty. Mandej përsëri falënderoju! Merre si shembull darkën në shtëpinë tënde. Ajo e përgatit ushqimin, pastron shtëpinë, dhe një sërë punë të tjera përgatitjeje. Dhe ndonjëherë ndodh që të pranoj vetëm pohimin se supa ka nevojë edhe për pakëz kripë. Mos lejo të jesh i tillë; falënderoje!

    7. Kërko nga ajo që të t’i shkruaj dhjetë veprimet tua të cilat e kanë gëzuar. Mandej përsëriti ato. Mund të jetë rëndë të dijsh cilat veprime e gëzojnë gruan tënde. Veprat të cilat e gëzojnë atë edhe përsëriti.

    8. Mos ua pakësoni atyre dëshirat. Mundohuni që ata të ndjehen konfort (të lira). Ndonjëherë burri mund ta nënçmoj kërkesën e gruas. Resulullahi, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem, kur Safijja, radijall-llahu anha, qau nga shkaku, siç tha ajo, ai ia ka dhënë asaj deven e ngadalshme. Ai ia fshiu lotët, e qetësoi, dhe ia solli deven tjetër.

    9. Luaj lojëra me gruan tënde. Shikoni se si Resulullahu, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem, garonte me gruan e tij Ajshen, radijallahu anha, në shkretëtirë. Kur herën e fundit, ti ke bërë një gjë të tillë?

    10. Gjithmonë kujto fjalët e të Dërguarit të All-llahut, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem: “Më të mirët ndër ju janë ata që trajtojnë familjet e tyre më mirë. Ndërsa unë jam më i miri ndaj familjes sime.” Mundohu të jesh më i miri!

    Konkluzë: Mos harro t’i bësh dua All-llahut – azze ve xhel – që ta bëjë bashkëshortësinë tuaj të suksesshme. All-llahu i Madhëruar e di më së miri!!


    Muhammed Esh-Sherif

    Shqipëroi: Ebu Jasin

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    sunnih nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-06-2006
    Postimet
    917
    All-llahu të shpërbleftë
    1,153
    Falënderuar 2,885 herë në 762 Postime
    Rep Fuqia
    958

    Re: Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!

    Selam aleikum. Allahu e shperblefte vellain per ngritjen e kesaj ceshtje ngase eshte vertete nje ceshtje qe neglizhohet nga vellezerit muslimane dhe eshte vertete detyre mbi thirresit dhe studentet e dijes qe te flasin per keto ceshtje dhe te pastrojne mbeturinat e xhahiljetit nga vellezerit tane si edhe mbeturinat e kanunit te leke dukagjinit e te tjereve si ai.

    Eshte e drejta e motrave tona qe te trajtohen sikurse islami ka percaktuar per kete ceshtje dhe eshte detyrimi i vellezerve qe te permbushin kete obligim te tyre.

    Do te doja qe kjo teme te mos mbetej vetem nje postim i tille por te kthehej vertete nje dialog hajri ku motrat te ngrene probleme qe i shohin tek vellezerit dhe te mund te sqarojme dhe te luftojme te gjithe se bashku prapambetjet e xhahilijahs tek vellezerit dhe motrat.

    Do te doja po te kishte mundesi qe te hapej nje kronike e vecante per kete ceshtje nga vellezerit drejtues te forumit po qe se ka mundesi e nese jo atehere te na udhezojne ne gjetjen e nje menyre me efikase per te permbushur kete qellim. Wallahi vellezer e motra kjo nuk eshte nje ceshtje e vogel por mireqenja e umetit fillon ne mireqenjen e familjeve tona.

    Ju lutem motrave te kontribojne ne kete ceshtje duke ngritur problemet qe ato verejne tek vellezerit apo edhe vete vellezerit tek vellezer te tjere apo tek vehtet e tyre dhe inshallah duke u meshtetur ne sheriat ti luftojme keto koncepte te xhahilijahs.

    Wa selam aleikum wa rahmetullah.
    Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, si bashkeshort
    By Katani in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2009, 20:21
  2. Parakushte qe neser të bëheni bashkëshort i mirë
    By leutrim shala in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 12:39
  3. Cilin dota kena bashkeshort\e ne Ahiret?
    By Amra in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 10-12-2007, 19:58
  4. Profeti Muhammed (s.a.w.s) si bashkëshort
    By firdeuse in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 00:37

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •