A ėshtė bėrė televizori ai qė na rrėfen tė gjithėve? A ėshtė mbledhja e anėtarėve tė familjes rreth televizorit, zėvendėsuese e mbledhjes sė familjes rreth nėnės apo gjyshes qė rrėfen pėrralla?
Ejani me ne ta kėrkojmė pėrgjigjen nė kėto rreshta!
A ka ikur koha e Na ishte se ēna ishte?! kur rrėfenjat zinin vend tė rėndėsishėm nė jetėn tonė shoqėrore, si pėr tė vegjėlit, ashtu edhe pėr tė rriturit?!
- Televizori pushton jetėn tonė shoqėrore
Kohėt e kaluara kanė dėshmuar njė zhvillim tė madh tė jetės sonė shoqėrore. Qytetėrimi i ri ka futur modele sjelljesh qė nuk kanė qenė mė pėrpara, si pasojė e zhvillimit teknologjik dhe e shpikjeve tė reja, si televizori, kompjuteri, interneti etj.. Kėto pajisje janė futur nė shtėpitė tona dhe dalėngadalė po i drejtojnė kėto shtėpi mė shumė seē i drejtojmė ne, tė zotėt e tyre. Televizori ėshtė njė nga mjetet mė me ndikim nė jetėn tonė shoqėrore, sepse gjendet lehtėsisht tek tė gjithė njerėzit dhe nuk ka nevojė pėr shumė njohuri pėr tu pėrdorur. Butoni i ndezjes e nxjerr xhindin nga shishja. Ti kujton se ai ėshtė shėrbėtori yt qė tė zbavit, tė argėton dhe tė mėson, por harron qė kėto lloje xhindėsh ekzistojnė vetėm nė pėrralla. Disa nėna kujtojnė se televizori ėshtė jelek shpėtimi pėr to, qė i shpėton nga shumė probleme dhe detyra. Pėr shembull, tani nuk ėshtė mė e nevojshme qė tė ulen e tu rrėfejnė pėrralla fėmijėve, sepse kanė gjetur dikė qė kėtė punė e kryen me figura, ngjyra dhe muzikė, kėshtu qė vetė pushojnė dhe ia lėnė atij nė dorė tė kujdeset pėr fėmijėt.
Por problemet qė po hasim nė edukimin dhe sjelljet e fėmijėve tanė, si dhe studimet e bėra, ēdo ditė e mė shumė na paraqesin rreziqet e televizorit. Ai e bėn telespektatorin gjah tė lehtė pėr ēka promovojnė shoqėritė e reklamave dhe kanalet e fuqishme televizive, pra tė gjitha kėto na bėjnė tė pyesim:
A mundet televizori tė luajė rolin e nėnės nė rrėfimin e historive dhe pėrrallave pėr fėmijėt e saj?
- Kur nėna u rrėfen njė histori fėmijėve tė saj, ajo ndėrton njė familje tė lidhur dhe tė rrethuar nga dashuria
Nė tė vėrtetė, nėna duhet tė kuptojė sė pari se, kur ajo u tregon fėmijėve njė histori, nuk bėn thjeshtė rrėfim, por krijon ura komunikimi me ta, krijon njė lidhje tė fuqishme qė do ta pėrdorė mė pas nė edukimin dhe orientimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė ajo ndėrton njė familje tė bashkuar dhe ushqen farat e dashurisė, si njė nga domosdoshmėritė e jetės. Argument pėr kėtė janė dy situata: nė njėrėn prej tyre, nėna ndodhet nė dhomėn e fėmijėve, u tregon histori, reciton me ta disa vargje kuranore dhe disa lutje, pastaj i vė tė flėnė tė gėzuar. Nė situatėn tjetėr, nėna ia lė kėtė detyrė televizorit, merret me punėt e veta personale dhe i lė fėmijėt tė shohin pėrralla nė televizor tė pėrgatitura nga njė burim I panjohur, e pse jo, ndoshta nga njerėz imoralė e jobesimtarė.
Kur nėna i rrėfen fėmijės njė pėrrallė, nxit fantazinė, e tij pėr pėrfytyrimin e personazheve, skenave, ngjarjeve, pra njerėzve dhe jetės. Nėpėrmjet leximit apo rrėfimit ai praktikon mėnyrėn pėr tė ushtruar kontrollin e tij mbi tregimin, sipas dijes dhe nivelit tė kuptimit qė ka. Njėkohėsisht ai mund tė praktikojė edhe njohuritė mbi shenjat e pikėsimit, ka mundėsi tė bėjė pyetje, mund tė kėrkojė rileximin e njė paragrafi nėse pėrralla lexohet nga ndonjė libėr etj.
Po ashtu, kur nėna u lexon fėmijėve tė saj, ajo i dallon aftėsitė individuale tė secilit prej tyre, pėr tė kuptuar. Pėr kėtė qėllim ajo ndonjėherė mund tė ndalojė sė rrėfyeri, mund tė shtojė disa hollėsi apo mund tė heqė disa tė tjera. Ndėrsa televizori ėshtė makineri shurdhe qė e shfaq pėrrallėn apo rrėfenjėn pa ndalim. Ai jep material tė bollshėm nė mėnyrė tė vazhdueshme por qė ėshtė I pa asimilueshėm nga fėmija. Televizori nuk i jep shans imagjinatės sė fėmijės qė tė punojė vetė. Faktorėt e mėsipėrm e pengojnė fėmijėn tė stėrvisė mendjen dhe tė ketė njė zhvillim tė shėndetshėm.
Kur themi nė njė pėrrallė se Bardhi ėshtė njė fėmijė i hijshėm, fėmija mundohet ta pėrfytyrojė atė sipas kritereve tė bukurisė qė ka vendosur nė mendjen e tij. Po ashtu, kur themi se Bardhi ėshtė i varfėr dhe me rroba tė grisura, ai pėrfytyron njė njeri, sipas njohurive qė ka. Kėshtu, pėr ēdo gjė, qė pėrmendet, fėmija vė mendjen nė lėvizje pėr tė ndėrtuar imazhin e asaj qė ka dėgjuar. Kurse televizori i jep fėmijės njė pamje tė gatshme e tė plotė, duke i hequr fėmijės kėnaqėsinė e tė pėrfytyruarit dhe duke eliminuar dobinė e zhvillimit tė imagjinatės sė tij. Ndoshta televizori e argėton fėmijėn, por pa dyshim qė ai nuk e ndihmon nė zhvillimin e tij intelektual, psikologjik dhe mendor.
- Programet mėsimore ... mund ta shkatėrrojnė fėmijėn!
Shumė njerėz mendojnė se televizori mund tė luajė rol edukativ, ndaj dhe disa nėna janė tė kujdesshme qė tu blejnė fėmijėve tė tyre kaseta me programe mėsimore pėr fėmijėt e vegjėl.Ato janė tė pregatitura me cilėsi tė lartė dhe japin njohuri pėr mėsimin e shkronjave, numrave apo disa koncepteve abstrakte. Nė tė vėrtetė, nė kėtė mėnyrė, disa nėna duan tė ruajnė fėmijėt e tyre nga programe tė pakontrolluara, tė cilat mund tė pėrmbajnė shumė ide tė shtrembėra dhe tė rrezikshme pėr mendėsinė dhe psikologjinė e fėmijės. Por a janė me tė vėrtetė tė dobishme kėto programe pėr edukimin e fėmijės?
Nuk do ti pėrgjigjemi kėsaj pyetje, por do tė citojmė librin Lodrat dhe zhvillimi i fėmijėve me autorė Maria Pirsin, specialiste e njohur nė botė pėr zhvillimin e fėmijėve, dhe Xheneviv Lando, drejtoreshė e Qendrės Hasbru pėr Zhvillimin e Fėmijės. Nė kėtė libėr, autoret i janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje dukė thėnė: Ne nuk mendojmė kėshtu. Kjo rrahje ritmike e pėrsėritur dhe intensiviteti i pamjeve dhe i figurave nuk u jep kėtyre fėmijėve tė vegjėl tė moshės parashkollore asnjė shans pėr tė reaguar nėpėrmjet ndjenjave dhe mendimeve tė tyre vetjake. Prandaj mund tė thuhet se ndikimi i saj mund tė jetė shkatėrrues, sepse fėmija i vogėl ėshtė ende nė fazėn fillestare, ku nuk mund tė pėrdorė proceset e tė menduarit dhe tė tė shprehurit me fjalė nė formimin e koncepteve, veēanėrisht tė atyre abstrakte Po ashtu, ai ėshtė nė fazėn fillestare tė tė kuptuarit dhe tė kontrollimit tė ndjenjave tė tij dhe aq mė tepėr tė sjelljeve. Fėmija ka nevojė pėr kohė dhe liri tė mjaftueshme, pėr tė praktikuar tė menduarit dhe mėnyrat e sjelljes qė rrjedhin vetvetiu prej tij, dhe jo prej tė tjerėve.
- Disa rregulla pėr shikimin e televizorit nga fėmijėt
Pasi paraqitėm disa aspekte qė lidhen me kėtė temė, patjetėr qė shumė gra filluan tė shqetėsohen dhe gati sa nuk i dėgjoje pėshpėritjet e tyre qė thonė: ēfarė tė bėjmė tani qė televizori ėshtė pjesė e sistemit tonė shoqėror?!. Them se nėna duhet medoemos tė vėrė disa rregulla pėr pėrdorimin e kėsaj pajisjeje, sė cilės filluam tia ndiejmė rrezikun ēdo ditė e mė shumė, me qėllim qė fėmijėt tanė tė mos dėmtohen nga pėrdorimi i tij dhe ai tė mos kthehet nė burim sėmundjesh pėr familjen. Disa nga rregullat mė tė rėndėsishme janė:
1- Koha e qėndrimit tė fėmijės para televizorit nuk duhet tė zgjasė mė shumė se njė orė, sepse kjo kohė ėshtė njė shkėputje prej lojėrave dhe pushimit tė tij, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr shėndetin dhe zhvillimin e fėmijės.
2- Kur fėmija ėshtė nė njė moshė shumė tė vogėl , mė pak se tre vjeē , rregulli bazė ėshtė qė tė mos shohė fare televizor. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur, atėherė le tė shohė vetėm programe qė janė tė pėrshtatshme pėr kėtė moshė, nė tė cilat aktrojnė fėmijė tė vegjėl.
3- Programet mėsimore duhet tė jenė tė pėrgatitura enkas pėr fėmijėt sipas moshės qė kanė. Ato janė tė dobishme pėr fėmijė tė moshės shkollore dhe jo pėr ata tė moshės parashkollore.
4- Nuk ka problem nėse fėmijėt shohin nė televizor histori, pėrralla dhe serialė, por kjo duhet bėrė nė prani tė prindėrve, pasi kėto programe mund tė pėrmbajnė ndonjėherė ide dhe mesazhe tė qė kanė ndikim negativ.
5- Njė nga rreziqet mė tė mėdha tė televizorit ėshtė se ai u mėson fėmijėve pasivitetin. Prandaj nėna ka pėr detyrė qė tė tėrheqė vėmendjen, tė korrigjojė dhe tė orientojė fėmijėt gjatė procesit tė shikimit tė televizorit dhe mė pas tė diskutojė rreth asaj qė panė.
6- Nganjėherė mbledhja e familjes rreth televizorit ėshtė e dobishme nė krijimin e lidhjes familjare, ndaj ky lloj shikimi ėshtė shumė herė mė i dobishėm sesa shikimi individual. Kėshtu qė ėshtė mirė qė familja tė ketė vetėm njė televizor. Nėna duhet ti shoqėrojė fėmijėt nė shikimin e programeve televizive qė ata duan!
Tė gjithė e dimė qė kjo nuk ėshtė gjė e lehtė, por duhet tju kujtoj fjalėn e urtė qė thotė: ēka nuk mund tė arrihet plotėsisht, le tė arrihet pjesa mė e madhe e saj!.
www.revfamilja.org/NR7/gjyshe.html