|
Tė drejtat e fėmijėve nė Islam(keshilla prinderve)
Feja Islame kėshillon se njė besimtar i vėrtetė duhet tė lutet pėr tė patur familje e pasardhės tė mirė. Kėtė gjė e gjejmė edhe nė Kur'an ku thuhet:
"Edhe ata qė thonė: "Zoti ynė na bėn qė tė jemi tė gėzuar me punėn e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėn shembull pėr tė devotshmit." (25:74)
Por, megjithatė, ashtu si kanė tė drejta prindėrit karshi fėmijėve edhe fėmijėt kanė tė drejtat e tyre karshi prindėrve. Le tė pėrmendim disa prej tyre dhe mė kryesoret:
E drejta pėr tė jetuar
Nė Arabinė paraislame, tek njerėzit ekzistonte njė zakon ēnjerėzor, siē ishte ai i sakrifikimit tė fėmijėve nė emėr tė zotave tė tyre, ose i vrisnin duke u justifikuar pėr gjendjen e keqe ekonomike, varfėrinė etj
Ky fenomen i hidhur ndodh edhe sot nė kohėt moderne nė tė gjithė botėn, ku nga pamundėsia pėr tė rritur fėmijė apo nė momentin e njohjes sė seksit tė fėmijės, e vrasin duke e abortuar. Fenomeni i mbytjes apo vrasjes sė fetusit qė nė fazat e para ėshtė i ngjashėm me kohėn para ardhjes sė Islamit, kur vajzat e sapolindura i groposnin tė gjalla nė dhé. Mbi kėtė fenomen kaq ēnjerėzor na tregon edhe Kur'ani i shenjtė: "E kur tė pyeten ato vajza tė groposura gjallė nė dhé, pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur?" (Kur'ani, 81:8-9), "Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij prishet dhe pėrbrenda mbushet plot hidhėrim qė zien. Fshihet nga njerėzit prej sė keqes qė u lajmėrua. E do ta mbajė atė ashtu i pėrulur apo do ta mbulojė tė gjallė nė dhé. Sa i keq ėshtė gjykimi i tyre!" (Kur'ani, 16:58-59)
Dhe ėshtė pikėrisht Islami qė e ka ndaluar vrasjen e fėmijėve, duke e deklaruar kėtė akt si njė mizori e tmerrshme e njė krim rrėnqethės e tė urryer. Allahu i Madhėruar thotė: "Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se ne ua sigurojmė furnizimin atyre edhe juve, e mbytja e tyre ėshtė njė mėkat i madh." (Kur'ani, 17:31)
Pėrgjegjėsia kryesore pėr tė mbrojtur dhe ruajtur jetėn e fėmijėve bie mbi prindėrit, e nėse ata i mbysin pėr shkaqe ekonomike, kjo ėshtė njė prej mėkateve mė tė mėdha e qė feja islame i ndėshkon. Nė Kur'an thuhet: "S'ka dyshim se kanė dėshtuar keq ata qė mbytin fėmijėt e tyre nga mėndjelehtėsia e pa kurrfarė dije dhe ata qė duke i shpifur Zotit, shpallėn tė ndaluar atė qė Zoti u kishte dhuruar."(6:140)
Njė nga sahabet e pyeti profetin Muhamed (a.s.): Cili ėshtė mėkati mė i madh? Profeti iu pėrgjigj: "T'i bėsh shirk Zotit". Pastaj ai e pyeti pėrsėri: Po pas kėsaj? Profeti (a.s.) i tha: "Kur ti vret fėmijėn tėnd nga frika se mos ai tė merr pjesė (hise) nga ushqimi yt".
E drejta pėr tė ndjerė dashuri e pėrkujdesje
Prindėrit duhet qė tė jenė tė dashur me fėmijėt e tyre e duhet t'i trajtojnė ata me dashuri, dhembshuri e pėrkujdesje. Njė herė profeti Muhamed (a.s.) puthi nipin e tij Hasanin, nė prani tė shokut tė tij Akra bin Habis. Ai pas asaj qė pa, tha: Unė kam 10 fėmijė, por kurrė nuk kam puthur ndonjėrin prej tyre. Profeti (a.s.) e vėshtroi dhe i tha: "Cilido qė nuk ėshtė i mėshirshėm e i butė me tė tjerėt nuk do tė trajtohet me mėshirė e butėsi."
E drejta pėr tė ndihmuar ata qė kanė nevojė
Fėmijėt janė tė varur tėrėsisht nga prindėrit e tyre pėr nevojat e tyre materiale apo ato shpirtėrore. Ėshtė detyrė e ēdo prindi qė t'i plotėsojė nevojat e fėmijėve nė mėnyrėn mė tė mirė, duke i marrė nė mbrojtje e duke dhėnė mė tė mirėn me anė tė shembullit tė tij personal. Njė herė Muavija pyeti Ahnaf bin Kajs: Cila ėshtė mėnyra e duhur pėr tė trajtuar fėmijėt? Ahnafi iu pėrgjigj: Fėmijėt janė fryti i zemrave tona, mbėshtetje e ndihmė pėr ne, ne jemi si qielli, furnizues e strehė mbrojtėse pėr ta, ne jemi si ajo toka e butė dhe e parrezikshme mbi tė cilėn ata mbėshteten, e janė ata tė cilėt na nxisin e stimulojnė qė t'i kryejmė punėt e mėdha nė mėnyrėn mė tė mirė. Prandaj, nėse ata kėrkojnė ēfarėdo lloj gjėje nga ju, ndihmojini e mbėshtetini me zemėrgjerėsi. E nėse ata janė tė prekur nga hidhėrimi, brenga e mėrzia, lehtėsojani kėtė brengė dhe hidhėrim. E pėr pasojė, ata do t'ju duan e do t'ju ēmojnė (vlerėsojnė) pėr shqetėsimin tuaj si prindėr.
Ndėrsa Profeti (a.s.) i paralajmėron ndjekėsit e tij kur thotė: "Paratė qė ju shpenzoni pėr hir tė Zotit, pėr lirimin e njė skllavi, pėr t'u bėrė bamirėsi tė varfėrve apo pėr gruan dhe fėmijėt tuaj, shpėrblehen nga Allahu, por shpėrblimin mė tė madh e keni kur shpenzoni pėr gruan dhe fėmijėt tuaj."
E drejta pėr t'u arsimuar
Njė tjetėr obligim i prindėrve ėshtė edhe edukimi e arsimimi i fėmijėve. E nėse ata do t'i duan vėrtet fėmijėt e tyre nuk duhet qė t'i lėnė ata nė stadin e injorancės. Edukimi dhe shkollimi ėshtė baza pėr zhvillimin e personalitetit tė tyre, e kjo ėshtė dhurata mė e ēmuar pėr ta (fėmijėt). Profeti (a.s.) ka thėnė: "Dhurata mė e mirė qė njė baba mund t'i dhurojė pasardhėsit tė tij, ėshtė dhėnia e njė edukate tė mirė dhe formimi e parapėrgatitja pėr tė."
Nė kohėt e sotme, prindėrit nuk kanė kohė tė mjaftueshme pėr t'i qėndruar pranė atyre, e duke qenė se axhentat i kanė tė zėna nuk merren ashtu siē duhet me edukimin e tyre, e pėr rrjedhojė, fėmijėt i humbin edhe ato vlera qė kanė. E tė gjithė e dimė, se mėsuesit mė tė mirė pėr fėmijėt tyre janė vetė prindėrit dhe absolutisht asnjė tjetėr nuk mund t'i zėvendėsojė ata. Janė po ata qė ndikojnė nė formimin e personalitetit tė tyre, e po ashtu janė ata qė ndikojnė nė rrugėn qė ata do tė ndjekin. Profeti (a.s.) thotė: "Ēdo fėmijė lind nė natyrshmėrinė e tij, e janė prindėrit e tij ata qė e bėjnė atė jehudi, kristian apo edhe zjarr-adhurues". Nėn dritėn e kėtij hadithi ėshtė e qartė se prindėrit nuk janė pėrgjegjės vetėm pėr edukimin fizik (shėndetėsor) tė fėmijėve, por gjithashtu janė pėrgjegjės edhe pėr ngritjen morale e shpirtėrore tė tyre. E pėr rrjedhojė, njė edukim i cekėt nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr rritjen dhe zhvillimin e fėmijės.
Kėshtu, prindi duhet medoesmos qė tė pėrpiqet vazhdimisht tė rrėnjosė tek ata, zakone tė mira dhe vlera tė larta morale, si dhe duhet t'i udhėzojė e t'i ndihmojė, qė ata tė pėrvetėsojnė sjelljet e pėrshtatshme. Megjithėkėtė prindėrit duhet qė t'u japin fėmijėve edhe lirinė e tė menduarit e tė tė shprehurit, por, kuptohet brenda caqeve dhe normave tė lejuara.
Nė pėrgjithėsi, prindėrit pėrkujdesen pėr anėn materiale qė fėmijėt kanė nevojė, e ata shumė shpesh nuk janė tė pėrqendruar tek ato gjėra qė ata kanė mė tepėr nevojė e qė kanė tė bėjnė me anėn shpirtėrore. Pėrkujdesi ndaj fėmijės ėshtė njė detyrė shumė delikate. Shumė fėmijė ndjekin rrugėn e prindėrve nė jetė, e pėrpiqen qė t'i rivalizojnė ata nė zakonet e tyre personale, duke e konsideruar rolin e tyre si model pėr ta. Kėshtu prindėrit duhet ta prezantojnė veten duke dhėnė shembullin mė tė mirė, nė mėnyrė qė edhe fėmijėt tė marrin mė tė mirėn e tyre. Nėse vetė ata dėshtojnė, atėherė si mundet tė presin qė fėmijėt e tyre tė jenė nė shkallėt e larta tė shoqėrisė?
Ndėrsa pėr besimtarin themi se, suksesi i vėrtetė i tij ėshtė fėmija i cili ka marrė njė edukatė tė mirė, ka njė moral e karakter tė pastėr e personalitet shpirtėror tė sinqertė. Nė Kur'anin e shenjtė thuhet: "A mendoni se meshkujt janė tuajt e tė Atij femrat? Atėherė ajo ėshtė njė ndarje e padrejtė." (52: 21-22)
Njė pasardhės i mirė e i drejtė ėshtė sadaka nė formė periodike qė i jepet prindėrve. Profeti (a.s.) ka thėnė: "Shpėrblimi pėr punėt e njeriut ndėrpritet me vdekjen e tij. Megjithatė tri vepra vazhdojnė tė japin shpėrblim edhe pas vdekjes sė tij: lėmosha prej sė cilės njerėzit pėrfitojnė ende, dituria prej sė cilės pėrfitojnė njerėzit, fėmija i mbarė (besimtar) qė lutet pėr tė."
Nuk lejohet mallkimi i fėmijėve
Nė pėrgjithėsi prindėrit mendojnė se ėshtė e drejta e tyre pėr t'i qortuar fėmijėt si dhe tė jenė brenda kornizave qė ata kanė vėnė pėr ta, e jo rrallė ata jo vetėm qė i shajnė por edhe i mallkojnė.
Feja Islame nuk e aprovon kėto lloj metode karshi fėmijės. Profeti (a.s.) ka thėnė: "Mos e mallko veten tėnde, e as fėmijėn tėnd dhe as gjėrat e tua personale, sepse ndodh qė ky mallkim i yti mund tė ndodhė nė tė njėjtėn kohė kur Allahu ėshtė duke tė tė plotėsuar dėshirat e tė aprovon atė qė ti kėrkon."
Por disa prindėr shkojnė edhe mė tej, duke i goditur fėmijėt e tyre pėr gabime fare tė vogla e tė parėndėsishme e ky sipas Islamit ėshtė njė qėndrim i papėlqyeshėm. Prindėrit duhet t'i dėnojnė fėmijėt vetėm kur ata kryejnė veprime tė rėnda, por, rruga ideale dhe mė e mirė pėr t'i mėsuar e trajtuar fėmijėt, ėshtė qė t'i bindė ata pėr gabimin e bėrė e t'i paralajmėrojė pėr qėndrimin qė do tė mbahet karshi tyre nėse gabojnė pėrsėri.
Pėr shembull, marrim Profetin (a.s.) i cili kurrė nuk ka goditur njeri gjatė gjithė jetės sė tij, apo t'i ketė shėrbyer atij, ndonjė fėmijė. E ky qėndrim shembullor ėshtė si fener udhėzues pėr prindėrit, e ata janė tė urdhėruar nga Zoti qė tė ndjekin shembullin e tij. Nė Kur'an thuhet: "Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e Allahut, kuptohet ai qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh Allahun" (33:21).
E drejta e barazisė
Prindėrit duhet tė mbajnė qėndrim tė drejtė e jo tė njėanshėm ndaj fėmijėve, e tė mos shfaqin dallim nė mėnyrėn e tė sjellurit duke favorizuar njėrin fėmijė nga tjetri. Numan bin Bashir tregon se babai i tij kur kishte takuar profetin (a.s.) i kishte thėnė: Unė do t'i jap pėr t'i shėrbyer njė skllav, djalit tim. Profeti (a.s) e kishte pyetur: "Do t'i vėsh secilit fėmijė nga njė skllav?" Ai iu pėrgjigj: Jo. Atėherė profeti i tha: "Frikėsoju Allahut e trajtoi nė mėnyrė tė barabartė tė gjithė fėmijėt."
Nė njė tjetėr hadith Profeti (a.s.) thotė: "Punoni me drejtėsi ndaj fėmijėve tuaj."
Sė fundmi po e mbyll me njė tjetėr thėnie tė profetit Muhamed (a.s.) ku tregohet mbi pėrkujdesjen e veēantė qė duhet t'i kushtohet fėmijės - femėr: "Cilido qė ka njė vajzė, e qė nuk e varros atė tė gjallė nė dhé, nuk e shan dhe e nuk ofendon atė, si dhe nuk favorizon djalin nga vajza, Allahu do ta fusė atė nė Parajsė."
Pa dyshim zbatimi i ligjeve Islame nė organizimin e jetės familjare, vėrteton se Islami ėshtė fe qė kujdeset pėr institucionin e familjes, qė me tė tė arrihet pėrparimi i shoqėrisė nė pėrgjithėsi.
|