|
Xhelozia pėr femrėn muslimane
Xhelozia pėr femrėn muslimane
Autor: Abdurr-Rrezzak el-Bedėr
Prej formave tė shkėlqyera tė nderimit tė gruas nė Islam ėshtė mbjellja e xhelozisė nė shpirtrat e muslimanėve pėr tė afėrmet e tyre. E kjo ėshtė njė virtyt i lartė dhe njė cilėsi e ndershme qė gjendet nė zemrėn e muslimanit, e cila e shtyn atė tė pėrkujdeset pėr tė afėrmet e tij, t'i ruajė ato, ta mbrojė nderin e tyre, dhe e bėn qė t'i ndalojė ato prej zbukurimeve dhe pėrzierjes me burra tė huaj.
Islami e llogaritė xhihad (luftė e shenjtė nė rrugėn e All-llahut) mbrojtjen e nderit dhe xhelozinė pėr tė afėrmet, pėr tė cilėn gjė derdhet gjaku dhe flijohet jeta, ndėrsa personi i tillė shpėrblehet me gradėn e shehidit nė xhennet. Transmetohet nga Se'id bin Zejd tė ketė thėnė:"E kam dėgjuar tė dėrguarin e All-llahut tė thotė:"Kush vritet duke e mbrojtur pasurinė e tij ėshtė shehid. Kush vritet duke e mbrojtur vetveten e tij ėshtė shehid. Kush vritet duke e mbrojtur fenė e tij ėshtė shehid, dhe kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij ėshtė shehid". Nė njė transmetim tjetėr: "Kush vritet duke e mbrojtur nderin e tij ėshtė shehid". (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Bile, Islami e konsideron xhelozinė prej virtyteve mė tė larta tė imanit (besimit). Transmeton Mugireh bin Shu'beh se Sa'd bin Ubadeh ka thėnė: "Nėse e shoh njė burrė (tė huaj) me gruan time, do ta godas me shpatė tė mprehtė". I arrin tė dėrguarit tė All-llahut, salall-llahu alejhi ves-selam, kjo qė ka thėnė Sa'di dhe pejgamberi, alejhis-salatu ves-selam, thotė:"A po ēuditeni prej xhelozisė se Sa'dit! Unė jam mė xheloz se ai, ndėrsa All-llahu ėshtė mė xheloz se unė, dhe, pėr shkak tė xhelozisė sė All-llahut, janė bėrė haram tė kėqijat e dukshme dhe tė fshehta" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Ebu Hurejra transmeton se i dėrguari i All-llahut, alejhis-salatu ves-selam, ka thėnė:"Me tė vėrtetė, All-llahu xhelozon, por edhe muslimani xhelozon. Prej gjėrave qė e bėjnė All-llahun tė xhelozojė ėshtė qė muslimani tė veprojė atė qė All-llahu ia ka ndaluar atij". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
E kundėrta e xhelozit ėshtė dejjuthi. Dejjuthi ėshtė ai, i cili e miraton tė keqen nė familje tė vet dhe nuk ka xhelozi pėr ata, kurse nė Islam ka ardhur njė kėrcėnim i ashpėr pėr kėtė lloj tė njerėzve. Transmeton Abdull-llah bin Omeri se i dėrguari i All-llahut, sall-llahu alejhi ves-selem, ka thėnė: "Tre lloje tė njerėzve All-llahu az-ze ve xhel nuk do t'i shikojė Ditėn e Gjykimit: atė qė nuk i respekton prindėrit, njė grua qė i pėrngjanė burrave dhe dejjuthin." (Transmeton Ahmedi)
Historia ėshtė pėrplot shembuj, tė cilėt rrėfejnė pėr xhelozinė dhe pėrkujdesjen e madhe qė kanė pasur muslimanėt pėr tė afėrmet e tyre. Prej kėtyre shembujve tė ēuditshėm ėshtė edhe rasti, tė cilin e ka cekur Ibnul-Xhevzij, nė librin e tij El-Muntedham: "Thotė Muhammed bin Musa el-Kadij: 'Kam prezantuar nė njė seancė gjyqėsore tė gjykatėsit Musa bin Is'hak el-Kadij, nė qytetin Rejj, nė vitin 286h. Njė grua dhe i afėrmi i saj kishin ardhur te gjykatėsi. I afėrmi i gruas pretendonte se burri i kėsaj gruaje i kishte premtuar asaj pėr mehėr (dhuratė nusėrie) pesėqind dinarė, mirėpo burri refuzonte njė gjė tė tillė. Atėherė, gjykatėsi i drejtohet tė afėrmit tė gruas: 'A ke dėshmitarė pėr njė gjė tė tillė?' Ai thotė: 'Po, ata janė prezentė.' Gjykatėsi e thėrret njėrin prej dėshmitarėve qė ta shohė gruan pėr tė cilėn dėshmon. Ai afrohet dhe kėrkon prej gruas qė ta zbulojė fytyrėn, ashtu qė tė dijė se pėr kė po dėshmon. Burri thotė: 'Ēka po veproni?' Gjykatėsi i shpjegon atij se gruaja duhet ta zbulojė fytyrėn, ashtu qė dėshmitari ta dijė se pėr kė po dėshmon. Kur dėgjon kėto fjalė, burri thotė: 'Dėshmoj para gjykatėsit se unė ia jap asaj atė mehėr qė kėrkon prej meje, por mos ta zbulojė fytyrėn'. Informohet gruaja pėr atė qė ka thėnė burri dhe thotė: 'Dėshmoj para gjykatėsit se unė ia dhuroj atij kėtė mehėr dhe ia fali atė nė kėtė botė dhe nė ahiret.' Atėherė, gjykatėsi tha: 'Le tė shkruhet kjo prej virtyteve tė larta tė moralit.'" (El-Muntedham i Ibėn Xhevziut)
Po, le tė shkruhet ky rast si dėshmi pėr njė moral tė lartė, etikė tė ndershme dhe edukatė madhėshtore. E, ku ėshtė ky realitet prej atij qė pėr tė afėrmet e tij nuk ka fare interesim dhe qė nuk ndien asgjė pėr ato nga kėto virtyte tė larta dhe cilėsi tė ndershme
Pėrktheu: Gazmend Mehmeti
__________________
U pyet Shabiu pėr njė ēėshtje dhe tha: Nuk e zotėroj. Shokėt e tij i thanė: Tė turpėruam. Ai tha: Melekėt nuk u turpėruan kur thanė: ... Ne nuk dimė asgjė mė tepėr nga ēna ke mėsuar Ti
" Bekare, 32.
Ka thėnė Ibn Mes'udi kėnaqėsia e Allahut qoftė me tė!: "O njerėz! Kush pyetet pėr dije dhe e di atė le ta thotė. Kush pyetet dhe nuk ka dije le tė thotė Allahu ėshtė i dijshėm, sepse pėr atė qė nuk e di, ėshtė prej dijes tė thuash: Allahu ėshtė i dijshėm".
|