Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FundFund
Rezultatet 11 deri 20 prej 40

Tema: 40 Hadithe mbi moralin

  1. #11
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Ndalimi i gënjeshtrës

    30. Abdullah ibën Amër ibën Asi [radijall-llahu anhu] trasnmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë e tradhëton, kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur kacafytet pëlcet.” (Buhariu dhe Muslimi)


    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “ mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dituri” (Isra – 36)

    Dije se gënjeshtra është prej sëmundjeve më të rrënda që i kaplon shoqëritë, është ves me dëme të mëdha sepse nuk mund të paramendohet një shoqëri e mirfilltë ku bazë e mardhënieve ndërnjerzore është gënjeshtra.

    Gënjeshtra është cilësi e hipokritëve siç u përmend në hadithin e lartëpërmendur, gënjeshtari gënjen për shkak moralit të tij të cekët për këtë ai është shumë larg nga morali islam. “është pyetur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : a mund që besimtari të jetë frikacak? Ka thënë: po. Pastaj është pyetur: e koprac? Përsëri ka thënë po. Më pas është pyetur: a mund të jetë besimtari gënjeshtar? Ka thënë: jo” (Muvetta i Imam Malikut)

    Cilësia më e urrejtur për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka qenë gënjeshtra. Aishja [radijall-llahu anha] ka thënë: “nuk ka patur ndonjë sjellje më të urrejtur për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se gënjeshtra. Nëse ndonjë njeri gënjente në praninë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht mendonte për të derisa të pendohej ai njeri.” (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen). Nëse njerëzit ikin prej gënjeshtrës për shkak të qenurit të saj ves i neveritur gjithashtu ikin edhe melekët prej këtij vesi “kur njeriu gënjen, largohet prej tij meleku një milje nga fëlliqësira që bën ky njeri” (Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen xhejjid garib)

    Gënjeshtra është gënjeshtër qoftë ajo në tallje apo nw seriozitet, kur flet me fëmiun apo me të rriturin, madje edhe nëse “ i thotë fëmiut merre këtë pastaj nuk ia jep llogaritet gënjeshtër” (Imam Ahmedi në Musnedin e tij)

    Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra mbi Allahun “e kush është më i padrejtë se ai që gënjen mbi Allahun apo thotë: mua më shpallet (fjala e Zotit) e atij në realitet nuk i shpallet asgjë (En’am – 93), “e kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për Allahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: këta ishin që gënjyen ndaj zotit të tyre, pra mallkimi i Zptit qoftë kundër mizorëve.” (Hudë – 18)

    Prej shpifjes llogaritet edhe gënjeshtra mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: “ai i cili gënjen mbi mua qëllimisht le të përgatit karrigen prej zjarri” (Muslimi)

    Fudajl ibën Ijadi ka thënë: nuk ka pjesë të trupit më të dashur për Allahun se gjuha nëse ajo e flet të drejtën dhe nuk ka pjesë të trupit më të urrejtur se gjuha nëse ajo gënjen.


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #12
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Besnikëria

    29. Abdullah ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “besnikëria shpien në mirësi, mirësia shpien në xhennet, njeriu vazhdmisht është besnik derisa të rregjistrohet tek Allahu i tillë. Gënjeshtra shpien në mëkate, mëkatet shpiejnë në xhehnem, njeriu vazhdimisht gënjen derisa të rrgjistrohet tek Allahu gënjeshtar. (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që keni besuar! Kinie frikë Allahun dhe bëhuni me besnikët.” (Teube – 10), poashtu thotë: “sikur ata të jenë besnik ndaj Allahut do të ishte më mirë për ta.” (Muhammed – 21)

    Besnikëri (es-sidk) don të thotë: përputhja e fjalëve që flet njeriu me atë që ka në zemër, pra përputhja e fjalëve me realitetin.

    Dijetarët për kuptimin e hadithit kanë thënë: besnikëria të orienton kah punët e mira që janë larg çdo gjëje të shëmtuar, kurse mirësia “el birr” është fjalë përmbledhëse për të gjitha punët e mira. Disa të tjerë kanë thënë se “el birr” është xhenneti edhe pse përfshirja e të dy kuptimeve lejohet. Sa i takon gënjeshtrës ajo shpien në degjenerim.

    Ky hadith na nxit që të kërkojmë besnikërinë në çdo aspekt e ai që e përvetëson këtë vyrtyt rregjistrohet tek Allahu në listën e besnikëve.

    Besnikëria është prej gjërave të patjetërsuara në shoqërinë njerzore si dhe themel i rrëndësishëm në ndërtimin e saj. Sikur të mos ketë bësnikëri do të humbeshin të gjitha lidhjet e shoqërisë dhe lidhjet shoqërore ndërmjet njerëzve sepse nuk mund të paramendohet shoqëri me individë që nuk veprojnë ndërmjet tyre me besnikëri.

    Besnikëria është natyrshmëri e njerëzve, për këtë mjafton argument se fëmiut nëse ia rrëfen një tregim ku bëhet fjalë për një njeri besnik dhe një tregim tjetër ku flitet për një gënjeshtar do ta don besnikun dhe do ta urrej gënjeshtarin.

    Merudhij thotë: e pyeta Ahmed ibën Hanbelin: si e kanë arritur famën njerzit kolosë të cilwt përmenden për punët e tyre të mira? Më tha: me besnikëri, pastaj tha: besnikëria është e lidhur me bujarinë.

    Fudajl ibën Ijadi ka thënë: njerëzit nuk mund të stolisen me diç më të bukur se besnikëria.

    Bilali deshi që të fejonte vëllain e tij me nje grua kurejshite dhe i tha familjes së saj: neve na njhini, ishim robër e Allahu na liroi, ishim të humbur e Allahu na udhëzoi, ishim të varfër e Allahu na pasuroi. Unë dëshiroj që vëllain tim ta fejoj me filanen prej familjes suaj, nëse pranoni falenderimi i takon Allahut e nëse rrefuzoni Allahu është më i Madh. Kur ndëgjuan këto fjalë filluan të flasin njëri me tjetrin dhe thanë: Bilali është i njohur me nxitimin e tij për të pranuar prej të parëve Islamin, me prezentimin e tij nëpër luftëra, me pozitën e tij te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] , pra martonie vëllain e tij, dhe ata pranuan. Pasi u kthyen i tha vëllai i tij: Allahu të faltë! i përmende të mirat e të tjerat i le! Bilali ia ktheu: ngadal o vëlla! Isha besnik në fjalët që thash dhe të martoi besnikëria.

    Ismail ibën Abdullah el Mahzumij ka thënë: Abulmelik ibën Mervani më urdhëroi që t’ua mësoj fëmijëve të tij besnikërinë ashtu siç ua mësoj Kur’anin dhe t’i largoj nga gënjeshtra edhe nëse bëhet fjalë për vrasje.

    Rib’i j ibën Harrashi nuk kishte gënjyer asnjëherë. Dy djemtë e tij ishin nisur prej në Horasan për t’u kthyer në shtëpi, mirëpo kishin bërë mëkat sepse ishin vonuar. Një nëpunës shkoi te Haxhaxhi dhe i tha atij: njerëzit mendojnë se Rib’i j ibën Harashi asnjëherë nuk ka gënjyer e dy djemtë e tij kanë ardhur prej Horasani mëkatarë! Haxhaxhi tha: ma sjellni këtu! Pasi që erdhi iu drejtua me fjalën: zotëri! Rib’i ju i tha: çka don? Ai përsëri iu drejtua: ç‘është puna me dy djemtë e tu? Ai tha: Allahut i kërkojmë ndihmë, i lash në shtëpi. Haxhaxhi i tha: mos ke dert nuk do t’u bëj atyr keq, puna është në dorën tënde.

    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #13
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Drejtësia

    28. Abdullah ibën Amër [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “të drejtit janë në piedestale te ndriçuara në të djathtën e Të Mëshirshmit - e të dy duart e Tij janë të djathta – ata që janë të drejtë kur gjykojnë, janë të drejtë në famijlet e tyre dhe në çwshtjet që i kanë në përgjegjësi.” (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “jam urdhëruar që të mbajë drejtësi mes jush” (Shura – 15), poashtu thotë: “bëhuni të drejtë se vërtet Allahu i do të drejtit” (Huxhurat – 9)

    Drejtësia në gjuën arabe ka disa shprehje, prej tyre “adale” dhe “muadale” që nënkuptojnë barazi. Kurse shprehjet “adël” dhe “idël” janë të përafërta. Dallimi është në atë se fjala “adël” përdoret për gjërat që arrihen me logjikë sikur dispozitat. Kurse fjala “idël” apo “adil” përdoren për gjërat që arrihen me shqisa sikur gjërat që numërohen apo maten, pra “adël” (drejtësi) është barazia në kthimin e gjërave, nëse bëhet fjalë për të mirë kthehet po aq e mirë dhe e kundërta. Ihsan (bamirësi) është që ta kthej të mirën me një më të mirë, kurse të këqen më një më të vogël.

    Kuptimi i hadithit është se këtë vlerë të madhe dhe këtë pozitë të lartë “a arrin ai që është i drejtë në pozitën e tij qoftë ajo pozita e halifes, vilajetit, gjykatës, urdhëruesit në të mira dhe ndaluesit nga të këqiat, apo në obligimet e tij që ka ndaj famijles së tij.

    Për këtë e gjejmë në Kur’an se Allahu [subhanehu ve teala] e urdhëron Pejgamberin e tij që të jetë i drejtë “jam urdhëruar që të mbajë drejtësi mes jush” (Shura – 15), dhe ajeti “ kur të gjykoni mes njerëzve të gjykoni me drejtësi” (Nisa – 58)

    Obligohemi që në gjykimet tona mos të ketë vend epshi, porse t’i përmbahemi drejtësisë në të gjitha çështjet edhe nëse e drejta është në dëmin tonë apo në dëm të njeriut më të afërt që kemi siç janë prindërit dhe farefisi “o ju që keni besuar vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra epshin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di çka punoni.” (Nisa – 135), këtë metodologji duhet ta ndjekim edhe me njerëzit që më tëpër i urrejmë “o ju që besuat , bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyj urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” (Maide – 8)

    Në një fjalë të urtë thuhet: drejtësia e pushtetmbajtësit është më e dobishme se frytet e kohës. Gjithashtu është thënë: nëse pushtetmbajtësi nuk është i drejtë njerëzit nuk e rrespektojnë.

    Disa nëpunës i shkruan Omer ibën Abdulazizit një ankesë se qyteti i tyre ishte i pandërtuar dhe kërkonin ndihmw materiale për ndërtim e ai ua ktheu: e kuptova letrën tënde, kur të lexosh letrën time fillo ndërtimin e qytetit me drejtësi dhe pastroj rrugët e tij prej padrejtësisë sepse kjo është rindërtimi i tij me paqe.

    Kur Omer ibën Abdulazizi u shpall halife ndërmori iniciativën për dhënien çdonjërit të drejtën e tij. Filloi me anëtarët e familjes së tij të tubuar në shtëpinë e hallës së tij të cilën e rrespektonte. Ai tha: Pejgamberi i Allahut ka ndjekur një rugë, pas vdekjes së tij, shokët e tij e ndjekën të njejtën rrugë e kur udhëheqjen e mori në dorë Muaviu, e tërhoqi djathtas dhe majtas, pasha Allahin nëse Allahu më jep jetë do ta kthej në atë rrugë të cilë e ndiqte Pejgamberi i Allahut dhe shokët e tij. Halla e tij i tha: o djal i vëllait tim, unë kam frikë që mos të të sjellin ata ditë të zezë! Ai u përgjigj: çdo ditë e frikshme është më e vogël se Dita e Kijametit.


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  6. #14
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Vlera e te përmendurit Allahun

    27. Ebu Musa el Esh’arij transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i atij që përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.” (Buhariu)


    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me rrespekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bën prej atyre që nuk kanë kujdes.” (A’raf – 205), poashtu thotë: “… përmendenie shpesh Allahun ashtu që të gjeni shpëtim.” (Xhum’a – 10), dhe ajeti “O ju që besuat, përmendni Allahun shumë, dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.” (Ahzab- 41,42)

    Përmendja e Allahut (dhikri) ndahet në tre lloje: përmendje me gjuhë që nënkupton “fjalët që përmbajnë madhërim (tesbih), falenderim dhe lartësim. Përmendje me zemër që nënkupton “meditimi në gjërat që argumentojnë ekzistimin e Zotit siç janë argumentet kosmologjike dhe ato legjislative të sheriatit – urdhërat dhe ndalesat e Zotit – që të depërtojë në kuptimin e tyre dhe të thellohet në fshehtësitë që mbajnë ato”, dhe përmendja me trup që nënkupton “angazhimi i trupit në rrespektimin e fjalës së Allahut.”

    Pra, vlera e dhikrit nuk përkufizohet në fjalët e gjuhës siç janë madhërimi, falenderimi, lavdërimi i Zotit porse çdo vëpër që e urdhëron Allahu [subhanehu ve teala] zbatimi i saj është dhikër siç ka thënë Seid ibën Xhubejri [rahimehull-llah] dhe dijetarë të tjerë.

    Atai [rahimehull-llah] ka thënë: “ ndejet e dhikrit janë ndejet ku shtjellohen temat e gjërave të lejuara dhe tw ndaluara, rregullat e shitblerjes, faljes, agjërimit, martesës, shkurorëzimit, haxhit dhe të ngjashme.

    Dhikri më i mirë është ai që bëhet më gjuhë dhe me zemër e nëse bëhet vetëm me njërën atëherë ai me zemër është më me vlerë. Pra nuk duhet që të lihet dhikri me gjuhë dhe me zemër njëkohësisht nga frika e veprës që behët për sy e faqe porse duhet me të dy pjesët të përmendish Allahun [subhanehu ve teala] dhe të kesh për qëllim arritjen e kënaqësisë së Tij.

    Nga hadithi i lartëpërmendur mësojmë për vlerën e madhe të dhikrit. Aty përngjasohet ai që përmend Allahun [subhanehu ve teala] dhe ai që nuk përmend me të gjallin dhe të vdekurin që ka kuptimin “ se tek i gjalli ka dobi për atë që e miqëson dhe dëm për atë që e armiqëson gjë që nuk e gjejmë tek i vdekuri.”


    Dhikri ka dobi të shumta, prej tyre:

    -ata që shumë përmendin Allahun [subhanehu ve teala] janë nxituesit në të mira që arrijnë grada të larta, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ua tejkaluan të veçuarit (mufridun)!ata pyetën: kush janë të veçuarit o i dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: ata dhe ato që shumë përmendin Allahun.” (Muslimi)

    - dhikri është fortifikatë e fortë për njeriun, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “çdo njëri që në mëngjes apo në mbrëmje thotë tre herë: -Në emërin e Atij që me emrin e Tij nuk mund të të dëmtoj asgjë që është në qiell apo në tokë, Ai është Gjithëndëgjues dhe i Gjithdijshëm- nuk mund ta dëmtoj atë asgjë.” (Tirmidhiu), për këtë vërejme se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na urdhëron që të përmendim Allahun, ai thotë: “ju urdhëroj të përmendni Allahun sepse ai që përmend Allahun i përngjan atij që e ndjekin pas armiqtë, e ai duke ikur strehohet në një fortifikatë dhe siguron veten prej tyre, njëashtu njeriu nuk mund ta siguroj vetveten prej djallit vetëm se duke përmendur Allahun.” (Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen sahih garib)

    -me dhikër zgjidhen nyjet e djallit siç ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “kur njeriu shtrihet të flejë, djalli ia lidh në kokën e tij tre nyje, kur ai zgjohet, nëse përmend Allahun i zgjidhet një nyje, nëse merr abdes i zgjidhet nyja e dytë dhe nëse falet i zgjidhet edhe nyja e tretë dhe ndihet i freskët dhe zemërbardhë, në të kundërtën bëhet zemërzi i poshtër.” (Buhariu)

    - ai që përmend Allahun, Allahu e përmend atë, e kjo mjafton për t’u kuptuar vlera e dhikrit: “Më përmendni që t’ju përmend” (Bekare – 152)

    - dhikri është ushqimi i zemrës dhe shpirtit, pa të njeriu e humb dritën dhe qwllimin e jetës dhe bëhet sikur gërmadhë.

    - dhikri e shton dashurinë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe është shkak që Allahu ta don atë njeri.

    - dhikri shkakton ndjenjën e madhërimit të Allahut.

    - dhikri është shkak për zbritjen e qetësisë në zemër “pra, me të përmendurit e Allahut qetësohen zemrat” (R’ad – 28)


    - dhikri është shkak për shpëtim “përmendenie Allahun shumë që të gjeni shpëtim” (Xhum’a 10)

    Ka shumë argumente që flasin rreth vlerës së fjalëve të ndryshme të dhikrit mirëpo nuk po i përmendim këtu pwr tw mos e zgjatur, e ai që don të dijë më gjërësisht le të konsultoj librat që flasin rreth dhikrit.

    Sa i takon etikës së dhikrit, po përmendim si vijon:

    - ai që përmend Allahun duhet të jetë në gjendje më të mirë, nëse është ulur, i drejtuar kah kibla, i përkulur dhe i qetë kjo është më mirë por nëse bën dhikër edhe duke mos qenë në këtë gjendje lejohet vetëm se e ka lënë atë që është më mirë.

    - duhet që vendi ku bën dhikër të jetë i pastër, sepse me këtë tregon rrespekt ndaj dhikrit dhe Atë që e përmend, për këtë preferohet dhikri në xhami apo vende tjera të pastra.

    - duhet që goja e tij të jetë e pastër, nëse nuk është e tillë, e pastron me misvak apo me ujw. Mos pastrami I gojës për të bërë dhikër është vepër jo e pëlqyer, mirëpo nuk është e ndaluar.

    - preferohet dhikri në çdo kohë dhe gjendje përveç nëse është duke kryer nevojën apo duke kryer aktin seksual etj.

    - qëllimi i dhikrit është prania e vetëdijes, pra duhet që të jetë i vetëdijshëm dhe të meditojë rreth fjalëve që i thotë si dhe t’i kuptojë ato.

    - duhet që ai i cili është i angazhuar me ndonjë punë gjatë ditës apo natës dhe i kalon dhikri, ta kompenzojë atë nëse i mundësohet.


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  7. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  8. #15
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Mëshira

    26. Xherir ibën Abdullahi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ kush nuk mëshiron nuk mëshirohet” (Buhariu dhe Muslimi)


    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet vete” (Feth – 29), poashtu thotë: “ndaj besimtarëve bëhu i përulur dhe i butë” (Hixhër – 88)

    Muslimi me një sened tjetër transmeton se Ekra’ ibwn Jabisi e pa Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke e puthur Hasenin [radijallahu anhu] dhe tha: unë kam dhjetë fëmij dhe asnjërin prej tyre nuk e ka puthur. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: “ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet” Neveviu thotë: dijetarët kanë thënë se kjo fjalë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është e përgjithshme, përfshinë mëshirën ndaj fëmijëve dhe gjëra tjera.

    Hadithi i lartëpërmendur na nxit që të jemi të mëshirshëm ndaj gjithë krijesave, ndaj besimtarit dhe jobesimtarit, ndaj kafshëve që i zotëron apo kafshëve që nuk i zotëron. Me mëshirë ndaj kafshëve nënkuptohet edhe dhënia e ushqimit, pijes, të mos ngarkohen tepër dhe mosrrahja e tyre.

    Muslimani obligohet që të jetë i mëshirshëm ndaj vëllezërve të tij që ta mëshiron Allahu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu i mëshiron prej robërve të Tij ata që janë të mëshirshëm” (Buhariu), gjithashtu thotë: “mëshirë nuk ka vetëm ai që është i keq” (Ebu Davudi), mëshira është vyrtyt i shoqërisë islame, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet vete” (Feth – 29), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “shembulli i besimtarëve në mëshirën, dashurinë dhe ndjenjat e tyre reciproke është sikur shembulli i trupit, nëse një pjesë e tij ankohet tërë trupi e ndien dhimbjen me pagjumësi dhe temperaturë.” (Muslimi)

    Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është shumbulltyra ynë më e mirë, ai ka qënë i mëshirshëm dhe i butë, Enesi [radijallahu anhu] thotë: “nuk kam parë ndonjë më të mëshirshëm ndaj fëmijëve se Pejgamberi a.s.” (Muslimi), kjo mëshirë nuk ka qenë e veçantë vetem ndaj fëmijëve porse i ka përfshirë edhe të rriturit ashtu siç e ka përshkruar Zoti i tij “ është i ndijshëm dhe i mërshirshëm për besimtarët” (Teube – 128)

    Në një fjalë është thënë: prej shenjave të fisnikërisë është mëshira kurse ashpërsia është shënjë e poshtërsisë.


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  9. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  10. #16
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Urdhërimi në punë të mira dhe ndalimi prej të këqiave

    25. Seid el Hudriu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “kush sheh një të keqe le ta ndëron atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, le ta ndëron me gjuhën e tij e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndëron me zemrën e tij e kjo është imani (besimi) më i dobët.”

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillë janë ata të shptuarit.” (Ali Imran – 104), poashtu thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë të ndaloni nga veprat e këqia.” (Ali Imran – 110)

    Fjala e përmendur në hadith: “la ta ndëroj” është urdhër nga i cili kuptojmë se kjo vepër është e obliguar me njëmendësinë e ummetit. Gjithashtu ajo e ka kuptimin e “këshillës” e cila është feja në tërësi, kurse urdhëri për punë të mira dhe ndalimi nga të këqiat është obligim i mjaftueshëm (fard kifaje) – që don të thotë: nëse një grup prej muslimanëve e kryen këtë obligim bie përgjegjësia nga tjerët e nëse e lënë pas dore këtë obligim atëherë të gjithë ata që kanë mundësi ta kryejnë këtë obligim mirëpo nuk kanë bërë një gjë të tillë pa arsye, kanë mëkat.

    Urdhëri për punë të mira dhe ndalimi nga të këqiat nuk është obligim i veçantë për njërzit e pushtetit porse lejohet edhe për individët e shoqërisë islame sepse ai urdhëron dhe ndalon gjërat rreth të cilave ka dije për to, dhe kjo ndryshon me ndryshimin e rasteve. Nëse gabimi ndodh në obligimet e dukshme apo në ndalesat e njohura siç është namazi, prostitucioni e të ngjashme, atëherë dihet se çdo musliman ka dije rreth tyre. Nëse gabimet ndodhin në gjëra të paqarta për të gjithë njerëzit dhe në gjëra ku mund të ketë mendimi (ixhtihadi) hapsirë në atë rrast masa e gjërë nuk ka të drejtë në ndërhyrje e as të ndalojë nga ajo vepër porse ky është obligim i dijetarëve, e dijetarët ndalojnë veprat rreth të cilave ka koncenzus (ixhma) për ndalimin e tyre kurse çështjet divergjente në mesin e dijetarëve nuk mohoen, vetëm në rrast se dëshiron që ta këshilloj për lënien e asaj çështjeje divrgjente për t’u larguar nga mospajtmi, pra kjo gjë preferohet nëse bëhet me butësi. Kërkohet nga urdhëruesi në punë të mira dha ndaluesi nga të këiat që të jëtë i butë për të arritur qëllimin ashtu siç preferohet që kjo përgjegjësi t’i jipet atij që njihet me cilësi të mira.

    Dije se kjo temë është e rrëndësishme sepse me këtë arrihet mirqenia e tw gjithw njerwzve. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në mënyrë stilistike na e pasqyron rrëndësinë e urdhërimit në të mira dhe ndalimit nga të këqiat duke e përngjasuar atë më pronarët e një anijes, ai [sal-llaahu alehi ve sel-lem] thotë: “Shembulli i atij që ndalon nga të këqiat dhe atij që i vepron ato është njësoj sikur shembulli i një grupi njerëzish të cilët kanë hequr short se ku do te vendosen në anije. Njërit grup prej tyre i bie shorti që të vendoset në katin e epërm të anijes kurse të tjerëve në atë të poshtëm. Ata që ishin në katin e poshtëm kur mbushnin ujë kalonin kah ata që ishin në katin e epërm dhe menduan: sikur ne të shpërthejmë anijen në katin tonë për të mos i pënguar këta në katin e epërm!! (Thotë Pejgmaberi a.s. ): nëse i lënë të veprojnë ashtu si mendojnë do të fundosen të gjithë e nëse i pengojnë shpëtojnë ata dhe të tjerët.” (Buhariu)


    Nga ana tjetër kur shtohen të këqiat dënimi e kaplon të mirin dhe të keqin. Nëse nuk ndalohet i padrejti mund që Allahu t’i dënojë të gjithë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dëguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godas dënimi i idhët.” (Nur – 63), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni në të mira dhe të ndaloni nga të këqiat ose Allahu do t’ju lëshoj dënimin prej Tij e pastaj do të luteni mirëpo nuk do t’ju pranhen lutjet.” (Tirmidhiu, hadithi është hasen)

    Sa i takon mënyrës së ndalimit të të këqiave dhe gradët e saj Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka sqaruar në hadithin që u pqërmend në fillim të temës, pra “ le ta ndryshoj me dorën e tij, nëse nuk mundet me gjuhën ë tij e nëse përsëri nuk mundet atëherë më zemrën e tij” fjala “ të ndryshoj të keqen me zemrën e tij” d.m.th. :le ta urrej me zemrën e tij pra nuk bëhet fjalë për largimin apo ndryshimin e të keqes konkretisht, për arsye se ai nuk ka mundur përveç urrejtjes. Fjala “ky është besimi më i dobët” e ka kuptimin “besimi më pak i frytshëm”

    Kërkohet nga urdhëruesi në punë të mira dhe ndaluesi nga të këqiat që të shoh nëse ndryshimi i të keqes me dorë mund shpien deri te ndonjë e keqe më të madhe atëherë nuk e përdorë këtë metodë por pwrdorë metodën e këshillimit dhe frikësimit e nëse mendon se edhe fjala mund të shkaktoj ndonjë të keqe më të madhe atëherë e ndryshon atë me zemër dhe rehatohet.

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat, ruane veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë.” (Maide – 105)

    Ebu Umejje Esha’banij ka thënë: e pyeta Ebu Tha’lebe elHushenijin për këtë ajet e ai më tha: sa i takon këtij ajeti, vallahi kam pyetur atë që më së miri e ka ditur, e kam pyetur Pejgmaberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai më tha: “urdhëroni në të mira dhe ndaloni nga të këqiat derisa të shihni se kopracia ndëgjohet, epshi pasohet, dunjasë i jepet përparësi dhe çdonjërit i pëlqen mendimi i vet, atëherë mirru me veten dhe leri njerëzit sepse ju presin ditë, të durosh në to është njësoj sikur të kapish një gacë të flakëruar, ai që punon në atë kohë do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë njerëzve kurse ata punojnë sa punoni ju.” (Tirmidhiu i cili thotë: hasenun garib)


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  11. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  12. #17
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Këshilla

    24. Transmeton Ebu Rukaje Temim ibën Eus Eddarij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Feja është këshillë. Thamë për cilin? U përgjigj: për Allahun, për Librin e Tij, Pejgamberin e tij, prijësit e muslimanëve dhe masën e gjërë.” (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] duka na lajmëruar për Lutin [alejhi selam] thotë: “dhe unë jam këshillues besnik për ju” (A’raf – 68)

    Ky është një hadith madhështor, mbi të ndërtohet Feja Islame siç do të përmendim më vonë. Kuptimi i fjalës “feja është këshillë” është: këshilla është shtylla e fesë.

    Hattabij [rahimehullah] ka thënë: fjala ‘nesiha” (këshillë) është shprehje me të cilën kihen për qëllim disa gjëra, prej tyre: t’ia duash të mirën atij që e këshillon. Kuptimi esencial i kësaj fjale është: “hulus” (pastrim). Thuhet: nesahtul asel” - e kam pastruar mjaltin. Pra kuptimi i fjalës: feja është këshillë (nasiha) për Allahun është: besimi i drejtë në njëshmërinë e Tij dhe sinqeriteti në adhurimin ndaj Tij. Kurse fjala “këshillë për librin e Tij” d.m.th. të besosh në këtë libër dhe të veprosh sipas mësimëve që përmban ai. Fjala “këshillë për Pejgamberin e Tij” d.m.th. të besosh në pejgamberinë e tij dhe ta ndëgjosh atë kur urdhëron apo ndalon. “këshillë për masën e gjërë” d.m.th. udhëzimi i tyre kah gjërat që ju bëjnë dobi.

    Ebu Amër ibën Salahi ka thënë: “nasiha’ (këshilla) është fjalë përmbledhëse që nënkupton: këshilluesi t’ia ofron të këshilluarit të gjitha aspektet e të mirës me zemër dhe vepër. Këshilla për Allahun e ka kuptimin: besimi në njëshmërinë e Tij dhe cilësimi i Tij me cilësi të përsosura dhe të larta si dhe mohimi i gjërave të kundërta që nuk i përkojnë madhërisë së Tij. Poashtu nënkuptohet largimi nga mëkatet dhe ndëgjimi i urdhërave të Tij. Të duash dhe të uresh për hir të Allahut, të luftosh atë që mohon besimin në Te si dhe të thërrasish dhe të nxisish në tërë këtë.

    “Këshilla për librin e Tij” nënkupton: të besosh në të, ta madhërosh, të mohosh mangësitë nga ai, ta lexosh drejtë, t’i rrespektosh urdhërat dhe ndalesat e tij, të kushptosh shkencat dhe shembujt që përmenden në të, të meditosh rreth ajeteve, të thërrasësh në të si dhe ta mbrosh nga shtrembërimi dhe shpifjet e të devijuarve.

    “Këshilla për Pejgamberin” është e afërme me atë të librit, d.m.th. ta besosh atë dhe shpalljen që e ka sjellur ai, ta madhërosh, ta rrespektosh, të kapesh për rrugën e tij, të ngjallësh sunnetin, të përhapësh dijen e tij, të armiqësosh armiqt e tij, të miqësosh miqt e tij. Të stolisesh më vyrtytet e tij, të edukohesh me edukatën e tij si dhe të duash familjen dhe shokët e tij.

    “Këshilla për prijësit e muslimanëve” don të thotë: t’i ndihmosh ata kur janë në të drejtë, t’i rrespektosh, t’ua përkujtosh të vërtetën, t’ua tërheqësh vërejtjen me butësi, të largohesh nga konflikti me ta si dhe të lutesh për ta që Allahu [subhanehu ve teala] t’i drejtojë.

    “Këshilla për masën e gjërë” nënkupton: udhëzimi i tyre kah ajo që ju bën dobi, mësimi i tyrë çështjet e fesë dhe dunjasë, fshehja e të metave të tyre, ndihma kundër armiqve të tyre, mbrojtja e tyre, të mos tradhtohen as të mos ua kenë zili, të duash për ta atë që don për vetevete si dhe të uresh për t atë që uren për vetevete.

    Fudajl ibën Ijadi ka thënë: te ne, njerëzit nuk janë ngritur me falje dhe agjërim të shumtë porse me bujari shpirtërore, zemër të shëndoshë dhe këshillë ndaj ummetit.

    Është pyetur Abdullah ibën Mubareku: cila është puna më e mirë? Ka thënë: këshilla për hirë të Allahut.

    Ma’meri ka thënë: këshillues më i madh për ty është ai që më së tepërmi i frikohet Allahut për ty.

    Selefi kur dëshironte të këshilloj ndokend e këshillontë fshehurazi ashtuqë disa prej tyre thonin: kush këshillon vëllain e tij fshehurazi ai vërtetë e ka këshilluar, kurse ai që e këshillon në praninë e njerëzve ai në realitet e ka qortuar.

    Fudajl ibën Ijadi gjithashtu ka thënë: besimtari ua fsheh të tjerëve të metat dhe këshillon kurse i degjeneruari i zbulon të metat dhe shëmton.

    Imam shafiu [rahimehullah] ka thënë: kush e këshillon vëllain e tij fshehurazi ai vërtetë e ka këshilluar dhe zbukuruar e ai që bën këtë haptazi ai në realitet ia ka zbuluar të metat dhe e ka shëmtuar.

    Imam Muslimi transmeton se Xheriri [radijallahu anhu] urdhëroi shërbëtorin e tij që t’ia blej një at. Ai i a bleu për 300 dirhem. Erdhi shërbëtori së bashku me blerësin e atit te Xheriri për t’i marrë të hollat prej tij. Xheriri i tha pronarit të atit: ati yt është më i mirë se 300 dirhem a mund që të ma shesish për 400? Pronari i thë: këtë ti e vendos. Pastaj i tha përsëri: ati yt është më i mirë se 400 dirhëm a mund që të ma shesish për 500, dhe vazhdoi kështu deri sa ia ofroi 800 dirhem dhe e bleu me këtë shumë. Më pas u pyet për këtë e ai tha: unë i kam dhënë besën Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se do të këshilloj çdo musliman.

    Gjithashtu Xheriri i thoshte shokut të tij: dije se atë që e marr prej teje është më e mire se ajo që ta jap unë, prandaj zgjedh!


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  13. #18
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Përmbushja e premtimit

    23. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur i besohet një gjë e tradhëton atë.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Përmbusheni premitmin, pse për premtimin ka përgjegjësi.” (Isra – 34), poashtu thotë: “meqë keni premtuar, pra zbatoeni premtimin e dhënë ndaj Allahut.” (Nahël – 91)

    Kuptimi i hadithit është: cilësitë e përmendura në hadith janë cilësi të hipokrizisë, kurse ai i cili i ka këto cilësi është përngjasuar me hipokritin në moralin e tij.

    Me fjalën “premtim” nënkuptohet premtimi për punë të mira kurse nëse premtohet për të bërë të keqe në atë rrast preferohet mospërmbushja e atij premtimi madje mund të bëhet obligativ nëse mospërmbushja e tij nuk shpien në dëm më të madh.

    All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhëruar që të përmbushet premtimi “Përmbusheni premitmin, pse për premtimin ka përgjegjësi.” (Isra – 34) kurse mashtrimi është i ndaluar në çdo beslidhje qoftë ajo ndërmjet muslimanit dhe ndonjë tjetrit, madje edhe nëse eshte në pyetje jomuslimani, pra çka mendon nëse mashtrimi bëhet ndaj muslimanit. Përmbushja e premitmit kur është në pyetje muslimani edhe më parë kërkohet kurse thyerja e tij është mëkat më i madh.

    Thyerja e premtimit ndahet në dy lloje:

    Një: të premtojë duke fshehur në zemrën e tij qëllimin e thyerjes së premtimit, ky është vesi më i keq.

    Dy: të premtoj duke patur për qëllim përmbushjen e premtimit, pastaj ndëron mendimin dhe then premtimin pa arsye.

    Përmbushja e premtimit është prej vyrtiyteve të shpirtrave të lartë, është moral i rrallë, i lavdëruar, pronari i saj është i madhëruar në sytë e njerëzve dhe i besueshëm tek ata.

    Një beduin ka thënë: premtimi i fisnikut është i menjëhershëm apo i shpejtë kurse premtimi i të kundërtit është vonim dhe arsyetim.

    Një tjetër ka thënë: arsyetimi i pranuar është më i mirë se vonimi i tepruar.

    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  14. #19
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Të kënaqurit me atë që posedon dhe vetpërmbajtja

    22. Transmeton Ebu Hurejrja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhiselam] ka thënë: "Nuk është pasuri e vërtetë pasuria materiale por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


    Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj" (Hud – 6)

    Kuptimi i hadithit është se pasuri e dobishmë, madhështore apo e lavdëruar është pasuria shpirtërore sepse kur shpirti është i pasur i ndërpret ëndjet e tepërta, për këtë, ngritet dhe bëhet i madh dhe fiton privilegj, kënaqësi, autoritet dhe lëvdatë më shumë se i pasuri i cili është shpirtvarfër për të arritur pasuri, sepse të dytin pasuria e shpien në gjëra jo të ndershme dhe në vepra amorale për shkak ëndjeve të tij të ulta dhe kopracisë. Pra ai që karaktrizohet me pasuri shpirtërore është i kënaqur me furnizimin që ia ka caktuar Allahu, nuk tenton për ta shtuar atë pa nevojë, nuk insiston në kërkesë dhe lypje porse pajtohet me atë që Allahu [subhanehu ve teala] e ka ndarë për të dhe nuk ndien asnjëherë mungesë. Në anën tjetër ai i cili karakterizohet me shpirtëvarfëri është në të kundërtën e atij që është i pasur shpirtrisht sepse nuk kënaqet me atë që posedon por vazhdimisht vepron për të shtuar pasurinë në [fardo mënyre, e në rrast se nuk mund të plotësoj dëshirat pikëllohet dhe ndien keqardhje sikur të mos kishte pasuri. E tërë kjo sepse nuk i mjafton ajo që posedon, sikur të jetë i varfur materialisht përkundër të pasurit shpirtrisht i cili pajtohet me paracaktimin e Allahut [subhanehu ve teala] , i nënshtrohet ligjit të Tij duke e ditur se ajo që e pret tek Allahu është më e mirë dhe më afatgjate, pra ai nuk insiston të shtojë pasurinë e as që lyp një gjë të tillë. Sa vargje të bukura ka thurrur Imam Shafiu [rahimehull-llah] në lidhje me këtë:

    Rizkun (furnizimin) nuk e pakson vetpërmbajtja

    As që shtohet me përkujdesje e mundim

    Nuk ka gëzim të përjetshëm as brenga

    Nuk ka as skamje e bollëk pa përfundim.

    Në këto vargje Imam Shafiu [rahimehull-llah] ve në pah gjendjen e atij që mundohet natë e ditë për të shtuar pasurinë dhe atij që është i kënaqur me atë që posedon. Ai më tej ndri[on faktin se nëse njeriu ka zemër të kënqur nuk ka dallim prej mbretërve të kësaj bote. (sh.p.)

    Kujdesu vëlla musliman që të jesh i knaqur me atë që posedon dhe të jesh i vetpërmbajtur sepse furnizimi është ndarë nga i Urti dhe i Informuari për çdo gjë. Mbështetu në Atë që e ndanë furnizimin sepse kush mbështetet në Të, Ai i mjafton. Ebu Derda [radijall-llahu anhu] thotë: në kur'an është një ajet dhe sikur tërë njerëzit do ta kuptonin do të ishin të kënaqur me atë që posedojnë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare." (Tala- 2,3)

    Dije se përkujdesja e tepërt nuk ta shton rizkun. Një beduin i tha një tjetrit të cilën e pa shumë të kujdesur për të fituar pasuri: o vëlla, ti je kërkues dhe i kërkuar, ty të kërkon një kërkues të cilit nuk mund t’i ikish. Ti kërkon atë që s’ke nevojë sikur të mos kishe parë njeri i cili shumë përkujdeset mirëpo nuk arinë asgje si dhe njeri që është indiferent ndaj kësaj bote mirëpo është i furnizuar.

    Një tjetër ka thënë: ti nuk mund ta arrishë shpresën tënde, as t’ia tejkalosh vdekjes, as ta mbisundosh furnizimin as ta kontrollosh fatin e tjetërkujt, e pse atëherë e shkatërron veten?

    “Ai i cili është i vetëpërmbjëtur Allahu ia bën të mjaftueshme atë që posedon, ai cili është i pasur shpirtërisht Allahu [subhanehu ve teala] e pasuron” ( Buhariu dhe Muslimi) për këtë “ai të cilin e godet varfëria dhe ankohet te njerëzit, atij nuk i largohet varfëria, e kush i drejtohet Allahut, Ai i jep furnizim menjëherë apo më vonë” (Ebu Davud, Tirmidhi) kjo sa i takon dunjasë kurse në Ahiret atij i takon xhenneti, transmeton Theubani [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “kush më garanton mus se askujt nuk do t’i lyp asgjë unë i garantoj xhennetin” Theubani tha: unë o i dërguar i Allahut, dhe asnjëherë nuk i lypi askujt asgjë. (Ebu Davudi)

    Sa i takon atij që “lyp për ta shtuar pasurinë që ka ai Në realitet ka kërkuar për vete nje gacë, kërkon pak apo shumë” (Muslimi)

    Në këtë kontekst transmetohet se nje njeri duke qarë ankohet te Hasan Basriu për gjendjen e tij të rrëndë, hasani i thotë: e tërë kjo vjen nga përkujdesi i madh qe ke për dunjanë, pasha Allahun sikur ndonjëri të posedonte tërë botën e pastaj e humë atë nuk mendoj se meriton ta anë atë.

    Një njeri tjetër ankohet te Shiblij për gjendjen e rrëndë të familjes së vetë e ai i thotë: kthehu te shtëpia yte e atë që furnizimin i tij nuk është në dorë të Allahut dëboje nga shtëpia.


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  15. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  16. #20
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: 40 HADITHE MBI MORALIN

    Zbatimi i emanetit

    21. Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotë: na ka treguar Pejgamberi [alejhi selam] dy hadithe, njërin prej e tyre e kam parë në praktikë kurse tjetrin pres që ta shoh. Hadithi i parë është: "Amaneti është vënduar thellë në zemrat e burrave, pastaj ka zbritur Kur'ani dhe e kanë mësuar këtë cilësi prej Kur'anit si dhe prej sunnetit." Më pas na rrëfeu për humbjen e amanetit, pra Pejgamberi [alejhi selam] tha: "Kur njeriu do të shtrihet të flejë do t’i mirret amaneti nga zemra dhe do të lë tragje të lehta, pastaj kur të flej përsëri do t’i mirret amaneti dhe në zemër do t’i mbeten tragje sikur që mbeten në dorë nga puna e rrëndë ashtu sikur t’i mëshosh një gaceje me këmbë derisa të bëhet copë thëngjilli e shuar të cilën e sheh se nuk ka gjë në të pastaj i mëshoi një guraleci me këmbë dhe tha: njerëzit do të kenë mardhënie tregtare ndërmjet tyre dhe gati se asnjëri nuk do të zbatoj amanetin, derisa do të thuhet: në filan fisi gjindet një njeri besnik (që zbaton emanetin) dhe do të thuhet për atë njeri: sa i përmbajtur që është! Sa i mirë dhe i men[ur që është! E ai nuk ka në zemrën e tij iman (besim) as sa një kokër." (Thotë Hudhejfeja): unë kam arritur një kohë kur nuk ishte me rrëndësi se me cilin kishe mardhënie tregtare, nëse ishte musliman feja e bënte besnik e nëse ishtë i krishterë ose jehudij, udhëheqësi i tyre i obligonte zbatimin e amanetit, kurse sot nuk mund të kem mardhënie tregtare vetëm se me filanin dhe filanin. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thtoë: "All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre." (Nisa – 58) dhe "Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejtë vetes, dhe ishte i padijshëm." (Ahzab – 72)

    Amaneti në kuptimin e tij të gjërë don të thotë: të gjitha veprat me të cilat Allahu [subhanehu ve teala] e ka obliguar njeriun.

    Kuptimi i hadithit është se amaneti do të largohet nga zemrat e njerëzve pak nga pak. Kur një pjesë e tij të largohet do të humbas drita e tij dhe do ta pason një errësirë me gjurmë të lehta, kur të largohet edhe pjesa tjetër atëherë gjurmët do të jenë edhe më të rrënda. Më pas përngjasohet largimi i dritës e cila ka qenë në zemër dhe e cila ka dalë pasiqë ishtë e ngulitur me një gacë të cilën njeriu e rrotullon me këmbën e tij derisa të mos shuhet. Mëshuarja e guralecit me këmbën e tij nga Pejgamberi [alejhi selam] ka kuptimin e sqarimit të asaj që e përmendi më parë, Allahu e din më së miri. (Elminhaxh i Neveviut, 2/169)

    Është transmetuar deri te ne se gjërat e para që do të largohen nga ky ummet janë turpi dhe amaneti siç transmeton Ibën ebi Dunja: "gjërat e para që do të largohen nga ky ummet janë turpi dhe amaneti, pra luteni Allahun për to!". Dije se kur të humbet amaneti është afruar shaktërimi i kësaj bote siç është përmendur në hadith: "kur të humbet amaneti pritni shkatërrimin e kësaj bote! As-habët pyetën: si humbet amaneti? Tha: kur një post t’i jepet atij që s'është kompetent." (Trasnmeton Buhariu)

    Për rëndësinë e amanetit flet hadithi i Pejgamberit [alejhi selam] "nuk ka iman ai i cili nuk e mban amanetin dhe nuk ka fe ai icili s’i përmbahet marveshjes." (Transmeton Imam Ahmedi), për këtë e gjejmë se tradhëtia e amanetit është prej cilësive të hipokritëve si[ thotë Pejgamberi [alejhi selam] : "shenjat e munafikut janë tre: kur flet gënjen, kur premton s'e përmbush premtimin dhe kur i lihet një gjë amanet e tradhton" (transmeton: Buhariu dhe Muslimi)

    Pejgamberi [alejhi selam] thotë:"një njeri prej popujve para jush bënte shitblerje dhe mbante amanetin. Një ditë i erdhi një njeri dhe i mori një mijë dinar deri në një kohë të caktuar. Pasiqë erdhi koha e caktuar deshi që të kthente borxhin, mirëpo deti nëpër të cilin duhej të udhëtonte ishte tërbuar. E mori një copë druri, i vëndoi dinarët në të dhe u lut: o Zoti im! Filani më dha këtë pasuri në amanet kurse deti është tërbuar, pra dërgoja këtë pasuri atij, dhe e gjuajti drurin në det. Druri filloi të lëviz dukë e ngritur lartë një valë e duke e lëshuar poshtë tjetra. Borxhdhënësi doli të merr abdest për të falur namazin e drekës. Drurin të cilin e kishtë gjuajtur borxhamrrësi ra para këmbëve të tij. Ai porositi familjen e tij që të mos flasin rr eth kësaj derisa të falet. Më pas e mori drurin dhe kur pa në të një sërë dinarësh. i mblodhi dhe i mati ato. Kohë më vonë e takoi borxhmarrësin dhe i tha atij: a je ti filani? Ai u përgjigj: si jo! Pastaj i tha: a je ai që të dhash amanet ca dinarë? Ai u përgjigj: po, si jo. Ai përsëri i tha: ku janë paratë e mia? Ai u përgjigj: Allahu e di se unë me paratë tua bëra këtë e këtë! Ai ia ktheu: Allahu e ka [uar në vend amanetin tënd. Pejgamberi [alejhi selam] tha: vallë, cili prej këtyrë dyve më tepër ka mbajtur amanetin: ai i cili e dha apo ai i cili e ktheu pasurinë?! (Transmeton Haraitij)


    Ahmed Muadh Hakkij
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Hadithe mbi moralin nga Sahihut-Tergijb ue Terhijb
    By ebuahmedi in forum Hadithi dhe Shkencat e Hadithit
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2009, 08:53
  2. Trupat amerikane në Afganistan po humbasin moralin, thonë priftërinjët
    By Ndihmëtar i Sunnetit in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2009, 09:08
  3. Përgjigjet: 19
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 10:14
  4. Përgjigjet: 9
    Postimi i Fundit: 14-05-2007, 12:30

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •