Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 14-11-2005, 23:37
Grafika e Abdullah_Mehmeti
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 23-11-2004
Postimet: 34
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 10 herė nė 9 Postime
Rep Fuqia: 0
Abdullah_Mehmeti ėshtė nė rrugė tė mirė
40 Hadithe tė Imam Neveviut me Komentim

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit. Falenderimi i takon All-llahut, Atė e falenderojm dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkorjmė. Kėrkojm strehim tek All-llahu prej tė keqės sė vetvetės dhe tė veprave tona tė shėmtuara. Kė e udhėzon All-llahu ska kush e lajthit dhe kė e humb Ai, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se pėrveē All-llahut, Njė dhe qė nuk ka ortak, s'ka hyjni tjetėr, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob i Tij dhe i Dėrguar i Tij.

"O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me devotshmėri tė vėrtetė dhe mos vdisni pos vetėm duke qenė muslimanė" (3:102)

"O ju njerės! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe krijoj nga ajo tė shoqėn e saj, e prej atyre dyve shtoi burra shumė e gra.
Dhe kini frikė All-llahun nė tė cilin betoheni, dhe kini kujdes akraballėkun, vėrtet All-llahu ėshtė mbikqyrės mbi ju"
(4:1)


"O besimtarė, jini tė devotshėm ndaj All-llahut dhe fjalė qė thuani. Ai do ua bėn veprat e juaja tė mira, do ju shlyej juve mėkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ai ka bėrė njė fitore tė madhe" (33:70,71)

Desha dhe tė ju tregoj se kjo sipėr ėshtė hutbeja e emėrtuar si "Hutbetul-Haxhe", tė cilėn i Dėrguari (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) ua mėsonte sahabėve, All-llahu qoftė me ta i kėnaqur, dhe ata me kėtė fillonin fjalimet e rastit, hutbet, kėshillat etj. "..dhe kėtė e pėrforcon veprimi i tė parėve tė mirė, ku ata fillonin librat e tyre me kėtė hutbe...", Albani, N, Hutbetul-Haxhe, f. 31.

Sunneti konsiderohet burimi i dytė i sheriatit Islam, pas Kur'anit Famėlart. Pėr shkak tė rėndėsisė sė tij qė ka nė fenė Islame, dijetarėt nė tė kaluarėn dhe tė tashmėn kanė qenė dhe janė shumė tė interesuar pėr studimin e tij. Rreth haditheve tė Muhammedit (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) literatura nė gjuhen arabe ėshtė shum e bujshme, ndėrkaq nė gjuhen shqipe deri para disa viteve kemi pasur fare pak literatur tė tillė. Nė dekadėn e fundit, hulumtues tė ndryshėm nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria kan shkruar disa vepra rreth kėtij burimi tė rėndėsishėm tė fesė Islame. Ėshtė pėrkthyer Sahihu i Buhariut, disa pjesė tė Sunenit tė Ebu Davididt, Tirmidhiut dhe aty-kėtu komente tė ndryshme tė haditheve.Prej librave tė hadithit qė janė pėrkthyer nė gjuhen shqipe ėshtė edhe "El-Erein En-Nevevijetu" (Dyzet hadithe tė Neveviut).

Vazhdon...

Sė fundi pėrpunuar nga Abdullah_Mehmeti : mė 15-11-2005 02:45.
Pėrgjigje me Citat
  #2 (permalink)  
Vjetėr 15-11-2005, 00:12
Grafika e Abdullah_Mehmeti
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 23-11-2004
Postimet: 34
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 10 herė nė 9 Postime
Rep Fuqia: 0
Abdullah_Mehmeti ėshtė nė rrugė tė mirė
Hadithi i parė

VEPRAT VLERĖSOHEN SIPAS NIJETIT

Nga emiri i besimtarėve Ebu Hafsi, Omer ibnul-Hattabi, (radijAll-llahu anhu), transmetohet tė ketė thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), duke thėnė:
Veprat vlersohen sipas qėllimit dhe se ēdokujt i takon ajo qė e ka pasur pėr qėllim. Prandaj, kush shpėrngulet (bėn hixhret) pėr hir tė All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, shpėrngulja (hixhreti) e tij ėshtė pėr All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Ndėrkaq, shpėrngulja e tė cilit ėshtė tė fitojė disa tė mira tė kėsaj bote, ose tė martohet me ndonjė femėr, i atilli nuk do tė fitojė tjetėr pėrveē ēka ka pasur pėr qėllim'."

Kėtė hadith nė dy sahihet e tyre e transmetojnė dy imamėt e muhaddithinėve: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn El Mugrieh ibn Berdizbe El-Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn El-Haxhaxh ibn Muslim El-Kushejrij En-Nisaburi. Dy sahihat, konsiderohen si dy pėrmblehjet mė tė sakta tė shkruara tė haditheve.

Buhariu kėtė hadith e ka transmetuar nė fillim tė Sahihut tė vetė, nė pjesėn El-Iman (babu:ma xhae ennel-e'male binnijjetil-haseneti ve likulimriin ma neva). Ndėrsa Muslimi nė temėn El-Imara (babu: thėnia e Muhammedit (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem): Innemel-e'malu binnijjeti), nr.1907.



Transmetuesi i Hadithit: Omer ibnul-Hattabi

Ai ėshtė Emirul-Mu'minine, Omer inul-Hattab El-Kureshij El Adevij, Ebu Hafsi. I dyti prej hulefairr-rrashidinėve. Nė fillim tė shpalljes ishte i ashpėr ndaj muslimanėve, mandej pranoi Islamin. Abdullah Ibn Mesudi thotė: "Nuk kishim mundėsi tė faleshim nė Qa'be, deri atėher kur Omeri e pranoj Islamin". Islamin e pranoj pas 40 burrav dhe 11 grave, nė vitin e gjashtė tė hixhretit. Ishte pjesėmarrės nė tė gjitha luftėrat me Muhammedin (salAll-llahu alejhi ve sel-lem). Diten e vdekjes sė Ebu Bekrit u caktua pėr halife tė muslimanėve nė vitin e 13.h. Nė kohėn e tij ėshtė qliruar Shami, Iraku, Palestina me Kudusin, Egjipti dhe i tėrė Gadishulli Arabik. Vdiq Shehid, nė vitin 23 h. pasi qė Ebu Li'lue el-Mexhusi e kishte shpėrthyer me thikė, nė kohė kur ishte duke e fal Namazin e sabahut. Pas kėtij sulmi jetoi tri netė. All-llahu e mėshiroftė. (Amiiiiiiiiin)


Rėndėsia e hadithit:


Ky hadith konsiderohet njė ndėr hadithet mė tė rėndėsishėm sepse ėshtė bazė e Islamit dhe rreth tij shtjellohen tė gjitha dispozitat islame. Kjo shihet qartė nga fjalėt e dijetarėve : Ebu Davudi thotė :" Ky hadith ėshtė gjysma e Islamit, sepse feja pėrbėhet prej gjėrave tė dukshme qė janė veprat dhe ato tė brendshme siē ėshtė nijeti".
Ahmedi dhe Shafiu thonė: "Nė kėtė hadith pėrfshihen 1/3 e diturisė, arsyeja nė atė se veprat e njeriut realizohen me zemėr, me gojė dhe me gjymtyrė, pra nijeti me zemer ėshtė njėra prej kėtyre tri pjesėve".
Pėr kėtė arsye, dijetarėt e kan parė tė arsyeshme qė librat ose pėrmbledhjet e tyre tė fillohen me kėtė hadith. Buhariu, kėtė hadith e ka paraqitur nė fillim tė Sahihut tė tij. Me kėtė hadith, imam Neveviu i ka filluar tri veprat e veta: "Radijus-Salihin", "Edh-Dhikr" dhe "El-Erbeine hadithen En-Nevevje".
Dobia e kėtij fillimi ėshtė qė ky t'ia tėrheq vėmendjen Ønxėnėsit dhe studiusit, qė ai tė ketė nijetin e pastėr pėr All-llahun e Madhėrishėm, gjat studimit dhe kryesjes sė veprave tė mira.


Shkaku i paraqitjės sė kėtij hadithi:

Transmeton Teberaniu nė "El-Mu'xhemul-Kebir" me isnad, nė tė cilin tė gjithė transmetuesit janė tė besueshėm, nga Ibn Mesudi (radijAll-llahu anhu), i cili ka thėnė: "Nė mesin tonė ishte njė njeri i cili ishte fejuar me njė femėr, e cila quhej Ummi Kaj. Kjo femėr kishte refuzuar qėtė martohet me tė, derisa ai tė emigrojė. Mė vonė ai emigroj dhe ishte martuar me tė. Ne e quanim atė, emigruesi i Ummi Kajsit.


Kuptimi i Hadithit dhe udhėzimet e tij:


1.Kushtėzimi i nijetit: Tė gjithė dijetarėt islam janė tė mendimit se veprat e besimtarėve janė pa vlerė dhe se nuk meritojnėØshpėrblim, pėrpos me nijet. Nijeti nė gjitha ibadetet, siē janė: Namazi, Haxhi, Agjėrimi etj., ėshtė kusht kryesor, qė do tė thotė se, pa nijet vepra e tillė ėshtė e pavlefshme. Ndėrsanė badetet qė konsiderohen si mjete, siē ėshtė abdesi ose pastrimi, hanefitė thonė: Nijeti ėshtė kusht pėr plotėsimin dhe pėr pėrfitimin e sevapit, ndėrsa shafiitė dhe tė tjerėt thonė se ėshtė kusht pėr pranimin e tij.

2.Koha dhe vendi i nijetit: Koha e nijetit ėshtė nė fillim tė ēdo ibadeti, siē ėshtė tekbiretul-ihram nė fillim tė gjdo namazi dhe ihrami nė haxh. Vendi i nijetit ėshtė zemra qė do tė thotė se nuk ėshtė farz qė nijeti tė shqiptohet, por ėshtė mustehab. Ėshtė kusht qė nijeti tė pėrcaktohet dhe tė dallohet, do tė thotė se nuk mjafton tė bėhet nijeti vetėm pėr faljen e namazit p.sh., por duhet tė pėrcaktohet pėr cilin namaz, drek ose ikindi e kėshtu me radhė.

3. Hadithi na mėson se pėrsoni, i cili ka bėrė nijet pėr ta kryer ndonjė vepėr tė mirė, mirpo ėshtė penguar nga ndonjė pengesė qoft sėmundje, vdekje ose diē tjetėr, ai do tė shpėrblehet pėr tė.

4. Hadithi na udhėzon qė tė jemi tė sinqert nė vepra dhe ibadete, pėr tė arritur sevape e shpėrblime nė ahiret dhe shpetim e suksese nė kėtė botė.

5. Cdo punė e dobishe, me nijet tė pastėr dhe sinqeritet, duke kėrkuar pėlqimiin e All-llahut tė Madhėrishėm konsiderohet ibadet.

Fundi i Hadithit tė Parė

Sė fundi pėrpunuar nga Abdullah_Mehmeti : mė 21-02-2006 19:27.
Pėrgjigje me Citat
  #3 (permalink)  
Vjetėr 15-11-2005, 00:27
Grafika e Abdullah_Mehmeti
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 23-11-2004
Postimet: 34
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 10 herė nė 9 Postime
Rep Fuqia: 0
Abdullah_Mehmeti ėshtė nė rrugė tė mirė
Hadithi i dytė

ISLAMI, IMANI DHE IHSANI

Nga Omeri (radijAll-llahu anhu), gjithashtu, transmetohet se ka thėnė: "Njė ditė derisa ishim ulur tek i Dėrguari i All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), rastėsisht u shfaq njė njeri, me rroba shumė tė bardha me flokė shumė tė zeza. Nuk shiheshin nė tė shenja tė udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte. U ul pranė tė Dėrguarit (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), duke i mbėshtetur gjunjėt e vet nė gjunjet e tij, i vendosi duart e veta nė kofshėn e tij dhe tha: "O Muhammed mė trego ē'ėshtė Islami? I Dėrguari (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), i tha: "Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk a zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i All-llahut, ta kryesh Namazin, ta japėsh zekatin, ta agjėrosh Ramazanin, ta kryesh haxhin nėse ke mundėsi ta bėshė kėtė". Ai tha:"Tė vėrtetėn e the". Ne u ēuditėm po e pyet dhe po ia vėrteton. Ai tha: "Mė trego ē'ėshtė imani? (Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) tha: 'Ta besosh All-llahun, Melekėt e Tij, Librat e Tij, tė Dėrguarin e Tij, Ditėn e fundit dhe tė besosh nė caktimin e Tij tė tė mirės dhe tė keqės (kaderin)'. Tha: ' Tė vėrtetėn e the'. Tha: 'Mė trego ē'ėshtė Ihsani? (Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) tha: Ta adhurosh All-llahun sikur e sheh Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai vėrtet tė sheh ty'. Tha: 'Mė trego kur ėshtė ēasti i fundit (Dita e Kijametit)? (Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) tha: 'Pėr kėtė i pyeturi nuk di mė shum nga ai, i cili pyet'. Tha: 'Mė trego pėr shenjat e tij? (Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) tha: Kur robėresha tė lind zonjushen e vet, kur tė shihen barinjtė kėmbėzbathur, tė zhveshur e tė mjerė se si garojn nė ndėrtimin e godinave tė mėdha'. Pastaj shkoi. Unė qėndrova pėr njė kohė, pastaj (Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) tha: 'O Omer: A e din se kush ishte pyetėsi? Thashė: All-llahu dhe i Dėrguari i Tij mė sė miri e dinė. Tha: 'Ky ishte Xhibrili, erdhi t'ua mėson juve fenė tuaj".

Transmeton Muslimi nė fillim tė Kitabul-Iman, nr.8

Rėndėsia e hadithit:

Ibn Dekik El-Ijd ka thėnė: Ky hadith ėshtė njė hadith madhėshtor, i cili ka pėrfshirė tė gjitha qė shihen dhe qė nuk shihen. Tė gjitha shkencat elementare dhe sekondare tė sheriatit burojnė prej tij, ngase ka pėrfshirė shkencėn e Sunnetit. Ky hadith ėshtė nėna e Sunnetit, ashtu siē ėshtė emėrtuar surja "El-Fatiha", ummul-Kur'an (nėna e Kur'an-it ngase kjo sure i pėrfshin t'gjitha kuptimet e Kur'an-nit".


Kuptimi i hadithit dhe ushėzimet e tij:

Nga ky hadith mund tė nxjerrim udhėzime shumė tė rėndėsishme, ndėr tė cilat mė me rėndėsi janė:

1- Zbukurimi i rrobave dhe pamjes sė jashtme: Preferohet veshja e rrobave tė pastra dhe parfumosja me erėra tė kėndshme pėr tė hyrė nė xhami dhe gjatė prezantimit tė ligjeratės fetare-shkencore, si dhe mexhlise tė ndryshme. Po ashtu preferohet sjellja e mirė dhe korrekte nė mexhlise shkencore dhe me dijetarėt, sepse Xhibrili (alejhis-selam), siē e paraqet hadithi, erdhi pėr t'ua mėsuar njerėzve si duhet tė sillen ata nė raste konkrete.

2- C'ėshtė Islami? Islami nė aspektin etimologjik do tė thotė nėnshtrim dhe dorėzim i plotė ndaj All-llahut tė Madhėrishėm. Ndėrsa nė aspektin terminologjik do tė thotė: fe, e cila ngrihet mbi pesė shtyllat: dėshmia se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i All-llahut, falja e Namazit nė kohė tė caktuar, duke pėrfshirė tė gjitha ruknet, kushtet, sunnetet dhe rregullat e ndryshme, dhėnia e zekatit, agjėrimi i muajit tė Ramazanit, kryerja e obligimit tė haxhit njė herė nė jetė pėr atė qė ka mundėsi dhe ka pasuri pėr udhėtim, pėr t'u furnizuar me ushqim pėr vete dhe pėr fėmijėt e tij.

3- C'ėshtė imani? Imani nė aspektin etimologjik do tė thotė besim dhe bindje. Ndėrsa nė aspektin terminologjik do tė thotė: Bindje e fortė dhe e paluhatur nė ekzistimin e All-llahut tė madhėrishėm, Krijues, dhe se Ai ėshtė Njė, i pashoq.

-Bindje dhe besim nė ekzistimin e disa krijesave tė All-llahut tė njohura me emrin "Melaike". Ata janė krijesa tė ndershme, nuk refuzojn urdhėrat e All-llahut dhe veprojn ashtu siē urdhėrohen. All-llahu i ka krijuar prej drite. Nuk hanė, e as nuk pinė. Nuk i takojn as gjinisė mashkullore e as asaj femėrore si dhe nuk martohen. Numrin e tyre nuk e di askush tjetėr pėrveē All-llahut tė Madhėrishėm.

-Bindje dhe besim nė librat hyjnore tė zbritura nga ana e All-llahut tė Madhėrishėm, dhe se ato kanė qenė sheriati i All-llahut para falsifikimit dhe ndryshimit tė tyre.

-Bindje dhe besim nė gjithė Pejgamberėt, tė cilėt i ka zgjedhur All-llahu pėr udhėzimin e robėrve tė Tij, dhe se All-llahu u ka zbritur atyre libra hyjnore. Po ashtu duhet pasur besim tė paluhatshėm se pejgamberėt janė njerėz tė pagabuar.

-Bindje nė Ditėn e fundit dhe se All-llahu i Madhėrishėm tė gjith njerėzit do t'i ringjallė prej varreve tė tyre, i Cili do t'i llogaritė veprat e tyre dhe do t'i shpėrbej pėr veprat e mira, ndėrkaq do t'i dėnon pėr veprat e kėqija.

-Bindje se ēdo gjė qė ndodh nė kėtė jetė ėstė me caktimin dhe dėshirėn e All-llahut tė Madhėrishėm.

Kėto janė konditat e imanit. Kush i beson do tė shpėtoj dhe do tė fitojė, ndėrsa ai qė i mohon do tė devijojė dhe do tė humbė. All-llahu i Madhėrishėm thotė: "O ju qė besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, tė Dėrguarit tė Tij, librit qė gradualisht ia shpalli tė Dėrguarit tė Tij dhe librit qė e patė zbritur mė parė. Kush nuk i beson All-llahut, engjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė dėrguarve tė Tij dhe botės tjetėr, ai ka humbur tepėr larg". (En-Nisa':136)

4-Islami dhe Imani: Nga ajo qė u theksua mė lartė shihet qartė se Islami dhe Imani janė dy tė vėrteta tė ndryshme nė aspektin etimologjik dhe atė terminoligjik. Mirpo, shpeshherė nė sheriat, pėrdoret njėra nė vend tė tjetrės. Duhet ditur se nuk mund tė paramendohet imani i plotė pa Islam si dhe nuk mund tė paramendohet Islami pa iman, sepse qė tė dyja janė tė lidhura mes vete. C'ėshtė patjetėr qė tė egzistoj imani (bindja) me zemeėr dhe veprimi me gjymtyrė.

5-C'ėshtė ihsani (bamirėsia)? Ihsani do tė thotė sinqeritet dhe kryerje e obligimit nė formėn mė tė pėrsosur. D.m.th njeriu gjat kryerjės sė ndonjė ibadeti duhet tė jetė i sinqertė, ta kryej atė vepėr vetėm pėr All-llahun duke zbatuar nė formėn mė tė pėrsosur, sikur tė jetė duke e parė Atė. Po nėse tė pamurit e All-llahut ėshtė e pamundur atėher duhet tė jetė i bindur se All-llahu e sheh atė dhe i sheh veprat e tij qofshin tė mėdha ose tė vogla.

6-Dita e Kijametit dhe shenjat e saj: Koha se kur ėshtė Dita e Kijametit ėshtėėshtė prej gjėrave qė i di vetėm All-llahu i Madhėrishėm. All-llahu kėtė gjė nuk ia ka treguar askujt prej robėrve tė Vet, qofshin melek ose pejgamber. Pėr kėtė Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) iu pėrgjigj Xhibrilit (alejhis-selam)) i tha: "Pėr kėtė i pyeturi nuk di mė shumė nga ai i cili pyet". Mirėpo Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem), i theksoi disa shenja tė asaj dite tė cilat paralajmrojnė se ajo ėshtė afėr, ndėr ato shenja ka theksuar:
a) Prishja e moralit. Do tė pėrhapet shumė mosrrespektimi i prindėrve, dhe se fėmijėt do tė sillen me prinderit e tyre sikur qė sillet zotriu me robėrit e vet.
b) Pėrzierja e gjėrave, kėshtu qė njerėzit mė tė poshtėr do tė bėhen mbretėr dhe kryetar tė popujve. Gjėrat do t'i marrin nė duart e tyra ata qė nuk u takojnė. Do tė shtohet pasuria nė duart e njerėzve si dhe do tė bėhen harxhime tė panevojshme. Njerėzit do tė garojnė mes vete se kush do tė ndėrtojė godina mė tė mėdha dhe kush do tė posedojė mė shumė mjete luksoze. Njerėzit do t'i udhėheqin ata tė cilėt ishin tė varfėr dhe tė mjerė, tė cilėt jetonin nga ndihmat e tė tjerėve.

7-Pyatja pėr tė pėrfitauar dituri:Muslimani duhet tė pyes rreth gjėrave qė i sjellin dobi nė kėtė botė dhe botėn tjetėr. Ai nuk duhet tė pyes pėr gjėrat qė nuk kanė dobi. Ai pėrson, i cili prezanton nė ndonjė ligjeratė ose mexhlis tė ilmit dhe heton se tė pranishmit kan nevoj pėr ndonjė mes'ele (ēėshtje) pėr tė cilėn nuk ka pyetur askush, duhet tė pyes edhe nėse vetė ai e di pėrgjigjėn e saj, me qėllim qė ti sjell dobi tė pranishmive. Nėse pyet dikush pėr diēka qė nuk di, e ka pėr obligim qė tė thotė: Nuk di. Ky ėshtė njė argument se ky njeri ėshtė i sinqertė, i devotshėm dhe posedon njohuri tė sakta.


FUNDI I HADITHIT TĖ DYTĖ



Sė fundi pėrpunuar nga Abdullah_Mehmeti : mė 21-02-2006 19:40.
Pėrgjigje me Citat
  #4 (permalink)  
Vjetėr 21-02-2006, 20:54
Grafika e Abdullah_Mehmeti
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 23-11-2004
Postimet: 34
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 10 herė nė 9 Postime
Rep Fuqia: 0
Abdullah_Mehmeti ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: Komenti I Dyzet Haditheve tė Imam Neveviut

Hadithi i tretė

KONDITAT E ISLAMIT DHE SHTYLLAT MADHĖSHTORE TĖ TIJ

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Omer ibnul-Hattab, [radijall-llahu anhu], Trasmetohet tė ketė thėnė: "E kam dėgjuar te Derguarin e All-llahut, [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem], duke thėnė:

"Islami ngrihet mbi pesė ( shtylla ): ne te deshmuarit se nuk ka zot tjetėr, perveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i All-llahut, ne kryerjen e namazit, ne dhenien e zekatit, ne te vizituarit e Qa'bes dhe ne argjerimin e Ramadanit '."



Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi

Kėtė hadith e ka transmetuar Buhariu nė temen El-Iman(babu:el-imanu dhe thėnia e Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Islami ngritet mbi pesė (shtylla)", nr.8. Ndėrsa Muslimi nė El-Iman (babu: bejan erkanil-islam ve deamihil idham), nr. 16.

Transmetuesi i hadithit:Abdullah ibn Omeri

Ebu Abdurrahman, Abdullah ibn Omeri ibnul-Hattab. ėshtė sahabij i Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Ka lindur pas shpalljes dhe qysh i ri ka pranuar Islamin. Nuk kishte marrė pjesė nė luftėn e Bedrit dhe atė tė Uhudit pėr shkak se ishte i ri, ndėrsa nė tė gjitha luftėrat e tjera ka qenė pjesėmarrės. Me qė vazhdimisht ishte me Muhammedin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem], ai kishte pėrfituar shumė dituri. Ka qenė njė ndėr hafizėt e Kur'anit. Ka transmetuar 1630 hadithe.
Nė lidhje me tė Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: " Abdullahu ėshtė njeri i mirė".
Ka vdekur nė Mekė, nė vitin 73h., nė moshėn 84 vjeēare.

Rėndėsia e Hadithit


Hadithi qė trajton " Konditat e Islamit" ėshtė hadith madhėshtorė.
Ky ėshtė njė nga bazat themelore tė Islamit. Hadithi nė vete pėrfshinė gjitha dispozitat. Hadithi trajton njohjėn e plotė tė fesė, pėrfshinė gjėra tė dobishme si dhe tėrėsinė e konditave. I ka pėrfshirė tė njejtat kondita qė i ka pėrshkruar dhe Kur'ani Famėlartė.


Kuptimi i hadithit dhe udhėzimet e tij

1- Konstruksioni i Islamit: Me kėtė hadith Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]e pėrshkruanin konstruksionin e Islamit me tė cilin ai ishte dėrguar prej anės sė All-llahut tė Madhėrishėm. Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] me anė tė kėtij hadithi e pėrshkruan Islamin si njė ndėrtes e cila ėshtė e pėrqendruar mbi pesė shtylla tė forta e tė sigurta. kėto kondita, nėse njeriu i reslizon nė jetėn e tij, do tė shpėtojė nga mosbesimi dhe meriton tė hyjė nė Xhennet.

Ato kondita mbi tė cilat ėshtė ngritur Islami dhe qė ėshtė plotėsuar me to, janė:

a) Shehadeti: Dėshmia se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut Njė dhe se Muhamemdi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė i Dėrguari i All-llahut. D.m.th tė konfirmuarit pėr ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm dhe tė njohurit e Tij tė vetėm. Tė vėrtetuarit e pejgamberisė sė Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shpalljes sė tij. Nga ky aspekt kjo konditė ėshtė bazė e konditave tjera...Nė lidhje me shehadetin Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: " Jam urdhėruar t'i luftoj njerėzit, derisa tė dėshmojnė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se vėrtetė i Dėrguari i Tij".(Transmetojn Buhariu dhe Muslimi) Nė njė hadith tjetėr Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Kush thotė La ilahe il-lall-llah me sinqeritet e bindje tė plotė do tė hyjė nė Xhennet". (El-Bezzari, hadith Sahih)

b)Falja e Namazit:Me kėtė synohet zbatimi i plotė mė kushte dhe kondita gjegjės duke pasur nė konsideratė rregullat dhe sunnetet e namazit, respektivisht tė falurit e tij nė kohė tė vetė. Kėshtu qė Namazi tė jep frytin e duhur nė shpirtin e muslimanit, duke u shmangur nga veprat e shėmtuara dhe tė irituara.
Nė lidhje me kėtė All-llahu i Madhėrishėm thotė:
"Dhe falė namazin, vėrtetė namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat".(El-Ankebut:45)
Namazi ėshtė simboli i cili dallon muslimanin nga tė tjerėt. Kėtė qartė e pėrshkruan ky hadith i Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ku thotė: "Mes njeriut (muslimanit dhe shirkut e kufrit ėshtė lėnia (mosfalja) e namazit"? (Ebu Neimi, hadithi hasen.)

c)Dhėnia e zekatit: Kjo do tė thotė se ai, i cili e posedon "nisabin" dhe kushtet tjera tė cilat obligojnė dhėnien e tij, duhet tė jepė njė sasi tė caktuar nga pasuria pėr tė varfėrit nevojtarėt. Bėsimtarėt e vėrtet, All-llahu i Madhėrishėm i ka cilėsuar duke thėnė:
"Dhe ata tė cilėt rregullisht e japin zekatin".(El-Mu'minun:4)
Nė ajetin tjetėr All-llahu i Madhėrishėm thotė:
"Dhe ata qė nė pasurinė e vet kanė ndarė njė pjesė tė caktuar. Pėr lypėsin dhe pėr nevojtarin qė nuk lype".(El-Mearixh: 24-25)
Zekati ėshtė adhurim, i cili realizohet pėrmes aspektit material. Pėrmes zbatimit tė tij, arrihet solidariteti shoqėror, luftohet varfėria dhe skamja, kėshtu qė mbisundon dashuria dhe respekti i ndėrsjellė mes muslimanėve.

ē) Haxhi: Fjala haxhxh do tė thotė tė mėsyerit Shtėpis sė Shenjtė, Qa'bės, nė muajin e caktuar pėr Haxhxh. Ato janė: Shevval, Dhulka'de dhe dhejtė ditėt e para tė Dhul-Hixhės.
Haxhxhi zbatohet duke i realizuar porositė e Muhammedit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] qė i ka thėnė nė lidhje me haxhxhin. Haxhxhi ėshtė adhurim, i cili kryhet fizikisht dhe materialisht, nėpėrmes tė cilit arrihen dobi tė shumta si pėr individin ashtu eshe pėr shoqėrinė. Mbi tė gjitha, haxhxhi ėshtė kongres i madh islam, i cili i tubon tė gjithė muslimanėt nga mbarė bota. Nė anėn tjetėr, ėshtė moment shumė i volitshėm, i cili iu mundėson muslimanėve qė tė njoftohen mes vete, me vėllezėrit e tyre tė tė gjitha vendeve tė botės.
Nė lidhje me Haxhxhin All-llahi i Madhėrishėm thotė:
Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.
(Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin.(El-Haxhxh 27-28)


Pėr atė se Haxhxhi ėshtė adhurim i rėndė, prandaj dhe spėrblimi pėr tė ėshtė i madh. Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Pėr haxhxhin e prenuar nuk ka shpėrblim tjetėr pos Xhennetit" (Transmeton Buhariu)
Haxhxhi ėshtė bėrė Obligim nė vitin e dytė tė hixhretit, me kėtė fjalė tė All-llahut Madhėrishėm ku thotė:
Pėr hirė tė Axhll-llahut, vizita e shtėpisė (Qabės) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo". (Ali Imran:97)

d)Agjėrimi i Ramazanit: Ramazani ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė tė hixhretit me anė tė kėtij ajeti, nė tė cilin All-llahu i Madhėrishėm thotė: "Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra), E kush pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėroj". (El-Bekare:185)
Agjėrimi ėshtė adhurimi qė pastron shpirtin e njeriut, ngritė lartė edhe ėshtė shėndet pėr organizimin. Ai qė e kryen kėtė obligim me ndėrgjegje dhe pėr hirė tė All-llahut, do ti falen mekatėt dhe do tė hyjė nė xhennet, Muhammedi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: Ai qė e agjėron Ramazanin meė beson mue me besim tė pėrkryer dhe pėr hirė tė All-llahut, do ti falen mekatėt e mėparshme".
Pėrgjigje me Citat
  #5 (permalink)  
Vjetėr 17-03-2006, 22:52
Grafika e Abdullah_Mehmeti
Moderator
 
Data e Anėtarėsimit: 23-11-2004
Postimet: 34
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 10 herė nė 9 Postime
Rep Fuqia: 0
Abdullah_Mehmeti ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: Komenti I Dyzet Haditheve tė Imam Neveviut

Hadithi i katėrt

ETAPAT E KRIJIMIT TĖ NJERIUT DHE FUNDI I JETĖS SĖ TIJ

Transmetohet nga AbduRrahmani, Abdullah Ibn Mes’udi[radijAll-llahu anhu] ka thėnė: N ka treguar i Dėrguari i All-llahut[salAllahu alejhi ve selem] i cili gjithnjė fliste drejt dhe besoheshin fjalėt e tij, se:

“Secili prej jush formohet nė barkun (mitrėn) e nėnės dyzet ditė si ‘nutfe’ (pikė), pastaj shėndėrrohet nė ‘alaka’ (gjak i ngjizur), nė njė periudhė tė afėrt me tė parėn, pastaj transformohet nė ‘mudga’ (copė mishi), nė njė periudhė tė afėrt me tė parėn. Pastaj Allahu dėrgon njė engjėll, i cili fryn nė tė shpirtin dhe urdhėrohet tė shkruaj katėr gjėra: riskun e tij, sa do tė jetojė, punėt qė do tė kryejė dhe a do tė jetė i lumtur apo i mjerė. Betohem nė Allahun, pėrveē tė Cilit nuk ka Zot tjetėr, dikush prej jush do tė punojė prej punėve tė njerėzve tė Xhennetit, derisa tė mbetet mes tij dhe Xhennetit vetėm njė pėllėmbė, por pastaj ndodh ajo qė ėshtė caktuar mė parė nė libėr dhe ai punon prej punėve tė banorėve tė Zjarrit, ndaj dhe futet nė tė. Dikush tjetėr do tė punojė prej punėve tė banorėve tė Zjarrit, derisa tė mbetet mes tij dhe Zjarrit vetėm njė pėllėmbė, por pastaj ndodh ajo qė ėshtė caktuar mė parė nė libėr, dhe ai punon prej punėve tė njerėzve tė Xhennetit, ndaj dhe futet nė tė”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Rėndėsia e hadithit

Ky hadith ka njė rėndėsi tė veēantė, sepse shpjegon fazat, nė tė cilat kalon embrioni nė barkun e nėnės, pra nė mėnyrėn se si krijohet njeriu, krijesa mė e nderuar dhe mė e lartė. Gjithashtu, nė hadith flitet edhe pėr caktimin e Allahut, besimi nė tė cilin ėshtė shtylla e gjashtė e besimit, ndaj dhe besimi i muslimanit nuk plotėsohet pa tė.

Fazat e krijimit tė njeriut

Fazat e krijimit tė njeriut nė barkun e nėnės, siē shpjegohen nė hadith, janė si mė poshtė:

1.Nutfe – pikė: Kjo ėshtė faza e parė, nėpėr tė cilėn kalon embrioni nė barkun e nėnės, pas bashkimit tė qelizės mashkullore, spermatozoidit dhe qelizės femėrore, vezės. Kuptimi original i fjalės ‘nutfe’ ėshtė ‘ujė i pastėr’, ndėrsa nė hadith ka kuptimin ‘spermė’. Kjo fazė, ashtu siē thotė dhe Profeti [salAllahu alejhi ve selem] zgjat dyzet ditė.

2.Aleka – gjak i trashė i mpiksur: Kjo ėshtė faza e dytė, nėpėr tė cilėn kalon embrioni nė barkun e nėnės. Edhe kjo fazė zgjat dyzet ditė, siē pėrmendet dhe nė hadith.

3. Mudga – copė mishi nė madhėesinė e kafshatės: Kjo ėshtė faza e tretė, nėpėr tė cilėn kalon embrioni nė barkun e nėnės. Kjo fazė ėshtė quajtur me kėtė emėr, pasi embrioni nė kėtė kohė ka madhėsinė e njė kafshate. Edhe kjo periudhė zgjat dyzet ditė.

4. Fryerja e shpirtit.

Ne nuk jemi nė gjendje tė pėrcaktojmė me ekzaktėsi se ē’ėshtė shpirti, por mund tė themi qė shpirti ėshtė ajo gjė qė i jep jetė njeriut. Allahu nė Kur`an thotė:

“Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj, shpirti ėshtė prej ēėshtjeve qė i pėrkasin vetėm Zotit tim, ndėsa juve nuk u ėshtė dhėnė veēse njė pjesė fare e vogėl e dijes”. (El Isra, 85)

Besimi nė Caktimin e Allahut

“…dhe urdhėrohet tė shkruajė katėr gjėra: riskun e tij, sa do tė jetojė, punėt qė do tė kryejė dhe a do tė jetė i lumtur apo i mjerė…”

Nė kėtė pjesė tė hadithit pėrmenden disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me Caktimin e Allahut. Duhet tė kemi parasysh se kjo gjė ka lidhje me dijen e plotė dhe tė pakufizuar tė Allahut, i Cili e di se ē’ka ndodhur nė tė shkuarėn dhe se ē’do tė ndodhė nė tė ardhmen. Duke u bazuar nė dijen e Tij tė plotė, Allahu i Lartėsuar ka shkruar nė Libėr 1, ēdo gjė qė do t’i ndodhė njeriut. Por shkrimi i kėsaj gjėje nuk do tė thotė se njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė zgjedhė me vullnetin e tij tė lirė, pasi dija e Allahut nuk e pengon njeriun qė tė zgjedh atė qė dėshiron. Nga ana tjetėr, argumentet qė vėrtetojnė faktin se njeriu mund tė zgjedhė me vullnetin e tij tė lirė, janė tė shumta sin ė Kur`an ashtu edhe nė Sunnet.

Punėt janė nė varėsi tė pėrfundimit

Veprat qė kryejnė njerėzit nė kėtė botė, duhet tė jenė patjetėr nė pėrputhje tė plotė me atė qė ka shkruar mė parė Allahu nė Librin qė e pėrmendėm mė parė:

- njeriu, pėr tė cilin ėshtė shkruar nė libėr se ėshtė prej banorėve tė Xhennetit, do tė mundėsohet qė tė kryejė prej atyre veprave qė e fusin nė Xhennet, edhe nėse gjatė njė periudhe tė jetės sė tij kryen vepra tė banorėve tė Xhehennemit.

- Nė tė njejtėn mėnyrė, njeriu, pėr tė cilin ėshtė shkruar nė libėr se ėshtė prej banorėve tė Xhehennemit, do tė mundėsohet qė tė kryejė prej atyre vepra qė e fusin nė Xhehennem, edhe nėse gjatė njė periudhe tė jetės sė tij kryen vepra tė banorėve tė Xhennetit.

Ēfarė mėsojmė nga ky hadith?!

1. Muslimani duhet t’i lutet gjithmonė Allahut qė t’ia forcojė besimin dhe ta ndihmojė nė vazhdimin e rrugės sė Imanit deri nė vdekje. Profeti [salAllahu alejhi ve selem] gjithmonė ka pasur zakon qė tė bėnte kėtė dua:

“O Zoti im! Ti je Ai qė i ndryshon zemrat e robėrve tė Tu. Forcoi zemrat tona nė fenė Tėnde”. Transmeton Hakimi2

2. Punėt qė kryen njeriu janė shkaku i hyrjes nė Xennet apo nė Xhehennem.

3. Njeriu duhet ta falenderoj Krijuesin e tij, i Cili e krijoi nga asgjėja e pėrsosi, duke zbatuar urdhėrat e Tij e duke u larguar nga ato vepra tė kėqija qė na ka ndaluar Ai.

4.
Mjerimin dhe lumturinė nuk mund t’i dijė kush pėrveē Allahut.

5. Muslimanit i lejohet qė tė betohet pėr t’i vėrtetuar dikujt njė lajm tė vėrtetė.

6. Njeriu duhet tė jetė i bindur plotėsisht qė furnizimi ėshtė nė dorėn e Allahut. Ai duhet tė pėrpiqet qė ta fitojė atė duke pėrdorur mjetet dhe mėnyrat e lejuara pa e tejkaluar kufirin siē veprojnė ata njerėz, tė cilėt janė gati tė sheshin fenė, nderin dhe familjen pėr pėrfitime materiale, sado tė vogla qofshin, pasi Islami e hedh poshtė thėnien: ‘Qėllimi justifikon mjetin’.

7. Jeta e njeriut ėshtė nė dorėn e Allahut. Njeriu nuk mund tė vdesė para se tė plotėsohet mosha e caktuar nga Allahu, pastaj ai s’duhet tė frikėsohet nga askush dhe duhet tė jetė i guximshėm.

8. Nuk ka dyshim se Allahu do t’i ringjallė njerėzit, pasi Ai qė i krijoi ata pėr herė tė parė ėshtė nė gjendje qė t’i krijojė pėr sė dyti.

9. Tė bazuar nė kėtė hadith, disa dijetarė kanė thėnė se nėse gruaja dėshton pasi kanė kaluar katėr muaj nga fillimi i shtatėzanisė, ėshtė e lejuar qė t’i falet namazi i xhenazes foshnjės sė vdekur.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Hadithet e dobėta nė dyzet hadithet e Neveviut Muhammed AbdulMalik Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 31-07-2008 21:38
Jeta dhe vepra e Imam el-Buharit (rahimahullah) firdeuse Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 07-07-2007 19:58
Argumentimi me hadithe tė dobėta Muhammed AbdulMalik Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 07-05-2006 22:48


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 19:57.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.