70 000 persona do te hyjn ne xhenet pa u llogaritur (hadithi i plote)
Transmetohet nga Husein Ibn Adburrahman se tha:
-Isha tek seid ibn xhubbeiri dhe pyeti:
-Kush prej jush e pa ylli mbreme qe ra?
-(ibn abdurrahmani) Une, por nuk isha ne namaz sepse me pickoi nje akrep.
-(seid ibn xhubbeiri) C'fare bere?
-(ibn abdurrahmani) U fryva (i lexova vetes kur'an)
-(seid ibn xhubbeiri) Po kush te shtyu qe te veprosh keshtu?
-(ibn abdurrahmani) Nje hadith qe na e transmetoi Shaabi
-(seid ibn xhubbeiri) C'fare u foli?
-(ibn abdurrahmani) Na foli nga Bureidete Ibn Huseib (sahab) se ka thene i derguari sel All-llahu alejhi we selam:
"Nuk ka fryrje vetem prej syrit prej pickimit te gjallesave helmuese"
-(seid ibn xhubbeiri) Sa mire eshte qe te veprosh me hadithin por na ka folur Abdullah ibn Abbasi se profeti sel All-llahu alejhi we selam ka thene:
" Mu shfaqen mua popujt , dhe pashe profet qe kishin 3-9 pasues, dhe pash profet qe pasuesit e tij ishin 1 - 2 persona, dhe profet qe me te nuk kishte asnje pasues.
Papritmas mu shfaq nje turm njerezish e madhe (e zeze) dhe mendova se keta jane prej umetit tim.
Mu tha mua:" Ky eshte Musa me ndjekesit e tij dhe pastaj pash nje turm akoma me te madhe njerezish, dhe me thane se keta jane ndjekesit e tu, dhe ne mes tyre do te jene 70 000 njerez qe do te hyjne ne xhennet pa u llogaritur dhe pa u denuar.
Pastaj u ēua profeti sel All-llahu alejhi we selam dhe hyri ne shtepi dhe sahabet filluan te djalogonin per keta 70000 njerez, thane disa prej tyre: mos ndoshta jane ata qe e shoqeruan profetin sel All-llahu alejhi we selam? dhe disa te tjere thane, mbase jane ata qe linden me islam dhe nuk i shoqeruan All-llahut asgje ne adhurim.dhe permenden edhe gjera te tjeram, dhe kur doli profeti sel All-llahu alejhi we selam e pyeten se kush do te jene keta njerez, dhe tha profeti sel All-llahu alejhi we selma:
"Ata jane ata te cilet nuk kerkojn te fryhen,
dhe nuk i mjekojn plaget e tyre me zjarr,
dhe as nuk behen pesimist me shikimin e zogut,
DHE ATA MBESHTETEN TEK ZOIT I TYRE.
Tha ukashja, Lute All-llahun qe une te jem prej tyre,
I thoe profeti sel All-llahu alejhi we selam:
"Ti je prej tyre".
Pastaj u ēua nje person tjeter dhe tha O i derguar i All-llahut lute te me bej mua prej tyre, Tha profeti sel All-llahu alejhi we selam, ta kaloi ne te Ukashja.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Komentimi per paqartesi te mundshme.
------------------------------------------
"Ata jane ata te cilet nuk kerkojn te fryhen"
C'fare do te thote me kete profeti sel All-llahu alejhi we selam?
Do te thote se keta persona, e kane aq te plotesuar teuhidin ne zemren e tyre, saqe kerkojn vetem prej All-llahut, edhe ne momentet me te veshtira kur eshte hajr per te kerkuar edhe prej krijesave te TIJ.
Pra keta persona kane bere pastrimin e zemres se tyre, dhe e kane lidhur ate vetem me All-llahun dhe asgje tjeter.
"Dhe nuk i mjekojn plaget e tyre me zjarr, (djegje)"
Nese i hedhim nje veshtrim periudhes kohore, tek arabet ne ate kohe ka qene e perhapur mjekimi i plageve me hekur te nxeht duke e djegur plagen per ta dizinfektuar dhe per ta mbyllur, por kete zakonisht e benin ngaqe nuk duronin dot dhimbjet.
Perfitoj ketu te permend rastin e nje personi i cili ne luft ngaqe nuk duroi dot plaget e marra u vetvra, dhe profeti sel All-llahu alejhi we selam tha per te se do te hyj ne zjarr.
Pra cilesia e dyte eshte se keta 70000 persona do te jene shume te durueshem.
"Dhe nuk behen pesimist me shikimin e zogut"
Arabet ne ate kohe kishin nje tradit joislame e bazuar ne astrologji dhe besime te kota, dhe ka qene "shikimi i zogut"..
Sa here qe do te merrnin ndonje udhetim te gjate, dilnin ne fillim nga shtepia e tyre dhe prisnin kalimin e ndonje zogu.
Nese zogu kthehej djathtas atehere per ata do te thoshte se "rruga do te shkoj mire", nese zogu kthehej majtas ateher do te thoshte "rruga do te shkoj keq" dhe nuk e ndermerrnin udhetimin.
Pra ne fjale te tjera per keta 70'000 persona thote se ata nuk ndikohen nga "shikimi i zogut" ose ne fjale te tjera nga ē'do lloj bestytni e kot dhe e pavlere.
"Dhe ata mbeshteten tek ZOTI i tyre"
Pra keta persona jane personat e mbeshtetur tek All-llahu.
__________________
Esh-heduenne La Ilahe Il All-llah, we Eshheduenne Muhammeden Abduhu, we resuluhu.
O All-llah, me bej mua dhe ata qe e lexojn kete prej atyre qe e thone ne momentin e kjametit te vogel.
|