Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për vdekjen e papritur dhe ka thënë: “Rehati për besimtarin, ndërsa shkatërrim për mëkatarin.” (Ahmedi)
Për këtë shkak, imam Ahmedi nuk e urrente vdekjen e papritur, ashtu siç përmendet në njërën prej dy transmetimeve të tij. Transmetohet se edhe e ka urrejtur. Në “Musnedin” e tij përmendet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka kaluar përskaj një muri të lakuar dhe i shpejtoi hapat, ndërsa dikush e pyeti se pse po ngutet. I Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Me të vërtetë e urrej vdekjen e papritur.”
Nuk ka kundërthënie ndërmjet këtyre dy haditheve
U ngrit në këmbë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur përskaj ti kaloi një xhenaze e një hebreu dhe e pyetën për këtë, ndërsa ai u tha: “Vdekja me të vërtetë është një ngjarje e trishtueshme. Kur të shihni xhenaze, ngrihuni.”
I është thënë të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për gruan e cila ka porositur që në emër të saj të lirohet një rob besimtar. E thirrën robëreshën ndërsa Pejgamberi e pyeti: “Kush është Zoti i yt?” “Allahu”. “Ndërsa kush jam unë?” “I Dërguari i Allahut” Tha: “Liroje, ajo me të vërtetë është besimtare.” (Ebu Davudi)
I pyetur për vuajtjet në varr, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Po, vuajtja në varr është e vërtetë.”

Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije