Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 10-09-2008, 17:27
Grafika e Abdurrezak
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 08-08-2008
Postimet: 423
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,581
Falėnderuar 811 herė nė 375 Postime
Rep Fuqia: 233
Abdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond reputeAbdurrezak has a reputation beyond repute
Hadithe rreth veshjes

Bismillahir-Rrahmanir-Rrahim



Disa hadithe marur nga libri Rijadus-Salihin rreth veshjes d.m.th rrobave.


All-llahu i Madhėruar thotė:
“O djemtė e Ademit! Ju kemi dhėnė rroba qė t'i mbuloni vendet tuaja tė turpshme dhe veshje pėr zbukurim, mirėpo rrobat e devotshmėrisė janė mė tė mirat. Ato janė disa argumente tė All-llahut qė ndoshta tė mblidhni mend”. (el-A'raf:26)
All-llahu i Madhėruar prapė thotė:
“U jap edhe veshje qė ju mbron nga tė nxehtit, ju jap parzmore qė t'ju mbrojnė nė luftė”. (en-Nahl:81)

428. Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Veshuni me rroba tė bardha, sepse ato janė veshja mė e pastėr dhe mė e mirė e juaja dhe nė to (veshjen e bardhė) mbėshtillni tė vdekurit tuaj”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thotė: hadith hasen sahih)

430. Ebu Remthe Rifaatut-Tejmijje thotė: “Unė e kam parė tė Dėrguarin e All-llahut tė veshur me dy rroba tė gjelbra”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

435. Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotė: “Mėngėt e kėmishės sė Pejgamberit s.a.v.s. ishin tė gjata deri ke nyjat”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonė: hadith hasen)

436. Ebu Hurejre r.a. thotė: “Ēka ėshtė nėn zogthin e kėmbės prej veshjeve e ka vendin nė zjarr”. (Buhariu)

437. Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Treve All-llahu xh.sh. nuk do t'u flasė Ditėn e Gjykimit, as qė do t'i shikojė, e as nuk do t'i falė, por do t'i dėnojė shumė ashpėr”. Tha: ”Kėtė i Dėrguari i All-llahut e ka pėrsėritur tri herė”, e Ebu Dherri ka thėnė: “Kanė dėshtuar dhe kanė pėsuar ata, e kush janė ata, o i Dėrguari i All-llahut?” Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: “Zgjatėsi i teshės sė tij, pėrcjellėsi i fjalėve fyese dhe ai qė e shet pasurinė e vet duke u betuar rrejshėm”. (Muslimi)
Sqarim: Masa aristokrate dhe tė lirėt pėr t'u dalluar nga tė varfėrit dhe robėrit i zgjatnin rrobat e tyre nėn zogjėt e kėmbėve. Njė veprim tė kėtillė me kėtė qėllim Pejgamberi alejhisselam e urrejti dhe e ndaloi. (Shėnim i krahasuesit)

438. Ebu Xhurejj, Xhabir ibni Sulejm r.a. thotė: “Kam parė njė njeri, nga i cili njerėzit nuk e largonin shikimin e tyre, dhe ēdo gjė qė ai thoshte ata e pranonin me zemėr”. Pyeta: “Kush ėshtė ky?” Ata mė thanė: “I Dėrguari i All-llahut!” Unė atėherė i thashė dy herė: “Alejkes-selamu ja Resulull-llah!” (Nė ty qoftė paqja, o i Dėrguari i All-llahut!), e ai mė tha: “Mos thuaj: 'Alejkes-selamu', sepse 'alejkes-selamu' ėshtė pėrshėndetje e tė vdekurve, por thuaj: 'Es-selamu alejke'”. Transmetuesi pastaj vazhdon e thotė: “Unė atėherė i thashė: “A je ti i Dėrguari i All-llahut?” Ai mė tha: “Unė jam i Dėrguari i All-llahut, i cili nėse tė ndodhė ndonjė fatkeqėsi dhe ti e thėrret nė ndihmė, Ai do ta largojė ty atė fatkeqėsi, e nėse tė ndodhė e keqja e vitit, dhe ti e thėrret nė ndihmė, Ai do ta bėjė vitin tė begatshėm, nėse ti gjendesh nė ndonjė mal apo shkretėtirė dhe e humb kafshėn tėnde, nėse e thėrret Atė nė ndihmė, Ai do ta kthejė”. Transmetuesi tregon: “Unė pastaj i thashė: “Mė obligo me diēka!” Ai mė tha: “Mos e fyej askėnd!”, dhe vėrtet pas kėsaj askėnd nuk e kam fyer, qoftė i lirė apo rob, qoftė deve apo dele. “Mos e nėnēmo asnjė tė mirė, tė flasėsh fytyrėqeshur me vėllain tėnd, sepse edhe ajo ėshtė prej gjėrave tė mira. Ngrite izarin tėnd deri nė kėrēik, e nėse kėtė nuk e don, atėherė deri nė zogth tė kėmbės. Ruaju nga veshja tejet e gjatė, sepse ajo ėshtė shenjė e mendjemadhėsisė, ndėrsa All-llahu nuk i do mendjemėdhenjtė. Nėse dikush tė fyen dhe tė turpėron me atė qė e di te ti, ti mos e turpėro me atė qė e di te ai. Vėrtet turpi do tė bie mbi tė”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me isnad tė vėrtetė, ndėrsa Tirmidhiu thotė: hadith hasen sahih)

439. Muadh ibni Enes r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush e lė stolisjen me rroba pėr shkak tė modestisė ndaj All-llahut, edhe pse ka mundėsi pėr tė, All-llahu do ta thėrrasė Ditėn e Gjykimit para gjithė krijesave dhe do t'i ofrojė tė zgjedhė ēfarėdo rroba tė imanit pėr t'i veshur”. (Tirmidhiu, hadith hasen)
Mustehab ėshtė qė nė veshje tė ndiqet mesatarja, tė mos kalohet nė ekstrem, i cili vie nė kundėrshtim me zakonet dhe traditat, apo tė cilat nuk pėrputhen me mėsimet e sheriatit.

441. Umer bin Hattabi r.a. thotė: “E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: “Vėrtet, mėndafshin e vesh ai qė nuk ka fat”. (Muttefekun alejhi)
Nė njė rivajet tė Buhariut thuhet: “Ai qė nuk ka fat nė ahiret”.

442. Enesi r.a. thotė: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush e ka veshur mėndafshin nė kėtė botė, nuk do ta veshė atė nė botėn e ardhshme (ahiret)”. (Muttefekun alejhi)

443. Nga Aliu r.a. i cili ka thėnė: E kam parė Tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. i cili kishte marrė nė tė djathtėn e tij njė copė mėndafshi e nė tė majtėn e tij njė copė ari e pastaj tha: “Kėto dyja janė haram pėr meshkujt e ummetit tim”. (Transmeton Ebu Davudi me sened hasen)

443. a) Ebu Musa el-Esh'ariu r.a. thotė se: Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Veshja e mėndafshit dhe e arit ėshtė e ndaluar pėr meshkujt e ummetit tim, ndėrsa u lejohet femrave.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotė hadith hasen sahih)
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
AbdulVehab (13-09-2008), Ervala (10-09-2008), sunna (10-09-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Kur“ani prin rrugen drejt shkences Abdurrezak Kur“an dhe Tefsir 0 27-08-2008 01:06
Jeta dhe vepra e Imam el-Buharit (rahimahullah) firdeuse Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 07-07-2007 19:58
Dy fjale rreth dawahs sunnih Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 16-10-2006 18:50
A janė tė lejuara Operacionet Shehide ? ebu_dahdah Feja dhe Shoqėria 57 20-05-2006 07:45
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 23:48.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.