Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 29-07-2008, 16:35
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 28-07-2008
Postimet: 12
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 8 herė nė 7 Postime
Rep Fuqia: 0
Kadr01 ėshtė nė rrugė tė mirė
Hadithet qė flasin pėr afrimin e Kijametit ?

Selamun Alejkum vllezer dhe motra Desha te kerkoj ketu hadithet qe flasin per aferimin e kijametit shenjat e vogla dhe ato te medha nese dikush mund te me tregon ku ti gjej hadithet ose le ti postoj dikush ketu nese ka mundsi Inshallah Selam Alejkum
Pėrgjigje me Citat
  #2 (permalink)  
Vjetėr 29-07-2008, 23:52
Grafika e Sufjani
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 24-11-2007
Postimet: 74
All-llahu tė shpėrbleftė: 21
Falėnderuar 126 herė nė 55 Postime
Rep Fuqia: 62
Sufjani is just really niceSufjani is just really nice
Re: Hadithet qė flasin pėr afrimin e Kijametit ?

Citat:
Postuar fillimisht nga Kadr01 Shiko Postimin
Selamun Alejkum vllezer dhe motra Desha te kerkoj ketu hadithet qe flasin per aferimin e kijametit shenjat e vogla dhe ato te medha nese dikush mund te me tregon ku ti gjej hadithet ose le ti postoj dikush ketu nese ka mundsi Inshallah Selam Alejkum
We alejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu

Vėlla i dashur nė vijim doti shėnoj disa hadithe rreth "Kijametit".

° I Dėrguari s.a.v.s thotė “Jam dėrguar une dhe kijameti si kėta dy-dhe bėri me shenjė me dy gishtat” (Sahihul Buhari,Kitabu rekaik,babu kavlin nebijji : buithtu ena we saatu kehatejni,nga sehli r.a (11/347)

° Pejgamberi s.a.v.s thotė: “Afati i juaj nga afati i popujve qė kanė kaluar, ėshtė sikur koha nė mes namazit tė Ikindisė dhe perėndimit tė diellit” (Sahihul Buhari,Kitabu Ehadithil enbijai,babu ma dhukire an beni israil (6/495-meal fet-h).

° I Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] thotė:“ jam Dėrguar nė fillimin e Kijametit”( thotė Albani e transmeton Ed-Dulabijj. Nė librin (El-Kuna) 1/23 dhe ibn Munedih nė librin El-Marifeh 2/234/2 dhe zingjiri ėshtė i saktė (shiko mė gjėrėsisht silsiletus-sahiha 2/467 (808)). Transmeton ibn Umeri r.a dhe thotė : ishim ulur me Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ndėrsa dielli kishte rėnė mbi kodrėn Kuajkiam (kodėr nė anėn jugore tė Mekkes pėr 12 mila) pas namazit tė Ikindisė, Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: “ Jeta e juaj nė krahasim me jetėn e atyre qė kanė kaluar ėshtė sikurse ajo qė ka mbetur nga dita dhe ajo qė ka kaluar” - (Transmeton Ahmedi nė Musnedin e tij (8/176) Ahmed Shakiri thotė: zingjiri ėshtė i saktė).

° Nė hadithin qė e transmeton Ebu Musa El-Esharijj se i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: “Para kijametit do tė paraqiten fitnet sikur nata e errėt, gdhihet njeriu besimtar ndėrsa nė mbrėmje bėhet jobesimtar, ose nė mbrėmje ėshtė besimtar ndėrsa gdhihet jobesimtar, ai qė nuk pėrzihet ėshtė mė i mirė se ai qė fillon, ai i cili e fillon ėshtė mė i mirė se ai qė e vazhdon (ecė), ai qė ecė ėshtė mė i mirė se ai qė ngutet nė atė, andaj theni harqet e juaja, kėputni litarėt, dhe goditni gurėt me shpatat tuaja, e nėse hynė te dikush nga ju, le tė jetė si biri mė i mirė nga dy bijtė e Ademit a.s. (transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi, ibn Mexheh dhe Hakimi nė Mustedrekin e tij)

° nga Ebi Hurejre se i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: “Nxitoni nė vepra tė mira para se tė paraqiten fitnet sikur nata e errėt gdhihet njeriu besimtarė, ndėrsa nė mbrėmje bėhet jobesimtar, ose nė mbrėmje ėshtė besimtar e gdhihet jobesimtar, e shet fenė e tij pėr diē (njė kėnaqėsi) tė kėsaj bote. (shih:sahihu muslim-kitabul iman –babul hath alal mubadereti bil eamal kable tedhahuril fiteni (2/133-mea sherh En-Nevevi)

PS: Kėto jan vetėm disa hadithe qė flasin rreth ksaj dite...
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Isa (30-07-2008)
  #3 (permalink)  
Vjetėr 30-07-2008, 12:52
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 28-07-2008
Postimet: 12
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 8 herė nė 7 Postime
Rep Fuqia: 0
Kadr01 ėshtė nė rrugė tė mirė
Re: Hadithet qė flasin pėr afrimin e Kijametit ?

Allahu te shperbleft si e kan komentu ket hadith dijetart se nuk po e kuptoj mir qfar dmth ka " gdhihet njeriu besimtar ndėrsa nė mbrėmje bėhet jobesimtar, ose nė mbrėmje ėshtė besimtar ndėrsa gdhihet jobesimtar"
Pėrgjigje me Citat
  #4 (permalink)  
Vjetėr 22-08-2008, 17:59
Grafika e Sufjani
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 24-11-2007
Postimet: 74
All-llahu tė shpėrbleftė: 21
Falėnderuar 126 herė nė 55 Postime
Rep Fuqia: 62
Sufjani is just really niceSufjani is just really nice
Re: Hadithet qė flasin pėr afrimin e Kijametit ?

Citat:
Postuar fillimisht nga Kadr01 Shiko Postimin
Allahu te shperbleft si e kan komentu ket hadith dijetart se nuk po e kuptoj mir qfar dmth ka " gdhihet njeriu besimtar ndėrsa nė mbrėmje bėhet jobesimtar, ose nė mbrėmje ėshtė besimtar ndėrsa gdhihet jobesimtar"
Selamun alejkum

Vella i dashur e njeta pyetje ju eshte ber edhe hoxhes 'Alaudin Abazi'. ne vijim dota shenoj pergjigjen e hoxhes rreth pyetjes ne fjal.

Pyetja:

Selam alejkum!
Pyetja ime ėshtė kėshtu. Si e kanė komentuar dijetarėt e Ehli Sunetit hadithin nė vijim: "Para kiametit do tė paraqiten fitnet sikur nata e errėt, gdhihet njeriu besimtar ndėrsa nė mbrėmje bėhet jobesimtar, ose nė mbrėmje ėshtė besimtar ndėrsa gdhihet jobesimtar"
Allahu jua shpėrbleftė!
Selam alejkum!

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ekzistojnė disa hadithe nė tė cilat ceket ky citat pėr tė cilin ju bėni pyetje. Prandaj, pėr ta kuptuar mė qartė atė qė aludon ky citat, do tė sjellim disa nga kėto hadithe:

- Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė) thotė: “Nxitoni nė vepra (tė mira) para se tė paraqiten fitnet sikur nata e errėt, gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar (kafir), ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar. Do ta shesė ndonjėri prej jush fenė e tij pėr njė kotėsi tė kėsaj bote.” Shėnon Muslimi, Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Dhe thotė: “Para vetės keni fitne sikur nata e errėt, gdhihet njeriu besimtar e ngryset jobesimtar ose ngryset besimtar e gdhihet jobesimtar. I uluri nga ato fitne (ai qė nuk merr pjesė) ėshtė mė i mirė se ai qė ėshtė nė kėmbė, ai qė ėshtė nė kėmbė ėshtė mė i mirė se ai qė nxiton nė tė (ato fitne).” Ata qė ishin tė pranishėm e pyetėn: “O i Dėrguar i Allahut, ēfarė po na urdhėron tė veprojmė?” Ai u tha: “Ngjituni pėr shtėpitė tuaja.” Shėnon Ebu Davudi.
Porosia “Ngjituni pėr shtėpitė tuaja” nėnkupton qė nė asnjė mėnyrė tė mos jemi pjesėmarrės tė atyre trazirave.

Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Para kiametit do tė paraqiten fitne sikur nata e errėt, gdhihet njeriu besimtar ndėrsa ngryset jobesimtar, ose ngryset besimtar e gdhihet jobesimtar. Ai qė ėshtė i ulur nga ato fitne (nuk merr pjesė) ėshtė mė i mirė se ai qė ėshtė nė kėmbė, ai qė ėshtė nė kėmbė ėshtė mė i mirė se ai qė ecėn (shkon nė ato fitne, merr pjesė), ai qė ecėn ėshtė mė i mirė se ai qė nxiton nė tė, andaj thyeni harqet (armėt) tuaja, kėputni litarėt (e harqeve) dhe me shpatat tuaja goditni gurėt. E, nėse dikujt i hyn dikush nė shtėpinė e tij, atėherė le tė jetė si biri mė i mirė nga dy bijtė e Ademit (Kabili e Habili).” Shėnon Imam Ahmedi, Ebu Davudi, ibn Mexheh dhe Hakimi nė Mustedrekin e tij.


Koment i shkurtėr rreth kėtyre haditheve

Kėto dhe hadithe tė tjera tė ngjashme paralajmėrojnė fitnet e njėpasnjėshme me tė cilat do tė ballafaqohen muslimanėt para ardhjes sė kiametit. Hadithet qė flasin pėr paraqitjen e kėtyre fitneve njoftojnė se fundin e kėtij umeti do ta godasin sprova e fitne shumė tė mėdha dhe tė rėnda, ashtu si thuhet nė kėto hadithe: “...sikur nata e errėt”, pra ėshtė njė krahasim se sa shumė do tė jenė tė rėnda kėto fitne pėr njeriun dhe se e vėrteta do tė pėrzihet shumė me tė kotėn, saqė njeriu nuk do tė arrijė t`i dalloj kėto, ashtu siē hutohet nė natėn e errėt dhe nuk di se ēfarė ka para vetes.

Ndėrsa pjesa:“...gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar (kafir), ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar”, nėnkupton se nga ato pėrzierje tė shumta tė fitnes dhe tė sprovave shumė lehtė njeriu mund tė dalė nga feja, madje edhe pa e vėrejtur ai kėtė. Ndodh ta veprojė njė punė qė nga padituria mendon se nuk ėshtė aq e madhe, kurse ai veprim nė fakt e nxjerr nga feja atė. Allahu na ruajttė nga fitnet e dukshme dhe ato tė padukshme!

Shejh Aburrahman Berrak gjatė komentimit tė kėsaj pjese tė hadithit thotė: “Nė thėnien: “...gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar” ėshtė e mundur, Allahu e di mė sė miri, se thėnia: “ngryset jobesimtar” ka pėr qėllim kufrin e madh (i cili tė nxjerr nga feja). Me fjalė tėtjera, kėto fitne i bėhen shkaktarė atij qė tė dezertojė nga feja, tė dalė nga Islami. Pra, tė jetė besimtar (gjatė ditės) dhe (nė mbrėmje) tė dezertojė dhe tė bėhet kafir. Por gjithashtu ka mundėsi qė qėllimi tė jetė kufri i vogėl (i cili nuk tė nxjerrė nga feja). Pra, hadithi mund tė ketė pėr kuptim edhe kėtė (kufirin e vogėl) edhe atė (kufirin e madh).

Pra, do tė ketė nga njerėzit tė cilėve do t`u bėhen sebep kėto fitne qė do ta nxjerrin atė nga feja, sikurse tė lejojė diēka nga gjėrat tė cilat i ka bėrė haram Allahu, etj. Do tė ketė edhe disa njerėz tė tjerė tė cilėve kėto fitne do t`u bėhen sebep qė tė bėjnė mėkate tė ndryshme, tė cilat llogariten nga llojet e kufrit tė vogėl.1” Ky ėshtė komenti i kėsaj pjese tė hadithit, Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
22.8.2008

1 “Sherhu Ehadith el Fiten vel Havadith”, Shejh Abdurrahman Berrak.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Hadithi qė flet rreth njė sheje tė Kijametit ku do tė flasin lidhėsat e kėpucėve ? enisa Pyetje-Pėrgjigje 11 14-02-2008 23:00
Ajetet qė flasin pėr ndodhin e Kijametit Muslimin Live Pėrmbajtje 0 23-04-2007 17:31
Hadithi pas Kur’anit Burim themelor i Islamit Muhammed AbdulMalik Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 1 13-09-2005 17:43


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 19:23.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.