Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 13-09-2005, 17:42
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,487
Falėnderuar 2,296 herė nė 801 Postime
Rep Fuqia: 917
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Hadithi pas Kur’anit Burim themelor i Islamit

Hadithi pas Kur’anit Burim themelor i Islamit


Kur’ani ėshtė fjalė e All-llahut xh.sh. qė pėrmes melekut Xhibril i ėshtė shpallur Pejgamberit tė Tij, Muhammedit a.s. nė kohėzgjatje prej 23 vjetėsh. Hadithi , ndėrkaq ėshtė gjithqka qė Muhammedi a.s. ka folur, ka vepruar dhe ka pėlqyer. Me fjalė tė tjera, pėrmes hadithit shprehet e tėrė jeta dhe veprimtaria e Pejgamberit a.s. Nga kjo shihet qartė se Kur’ani dhe Hadithi janė burimet themelore tė Isalmit. Prandaj nuk ėshtė pėr t’u habitur fare pse interesimi pėr njohjen sa mė tė thellė tė Kur’anit dhe Hadithit nga ana e dijetarėve islamė, por edhe mė gjėrė, prej kohesh ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes.
Meqenėse Hadithi ėshtė njė fushė e gjėrė, bile do tė thonim shumė e gjėrė, do tė japim vetėm disa njohuri tė rėndėsishme, me shpresė se do tė jenė nė dobi tė lexuesit.
1. Vlera dhe rėndėsia e Hadithit.
Vlerėn dhe rėndėsinė e madhe tė Hadithit e vė nė dukje nė radhė tė parė vetė Kur’ani. Sa pėr ilustrim po i pėrmendim vetėm disa ajete tė Kur’anit famėlartė qė flasin drejtpėrdrejt pėr kėtė qėllim:
“Ai (Muhammedi)nuk flet sipas dėshirės sė vet”.(en-Nexhm, 3)

“ O ju qė keni besuar ! Pėruluni All-llahut dhe pėruluni Pejgamberit…”(en Nisā’ , 59)

“E kush i nėnshtrohet All-llahut dhe Pejgamberit tė Tij, do tė jetė me ata tė cilėve All-llahu u ka dhėnė shumė begati: me Pejgamberėt, me tė drejtėt, me dėshmorėt (shehidėt) dhe me njerėzit tjerė tė mirė. Ata janė shokė tė mrekullueshėm!”(en Nisā, 69)

“Me tė vėrtetė ju e keni shembull tė mrekullueshėm Pejgamberin e All-lahut…”
(el Ahzāb, 21)

“Thuaj (o Muhammed): nėse ju e doni All-llahun, mė pasoni mua (ndiqeni rrugėn time) e All-llahu do t’ju dojė juve dhe do t’ua falė gabimet (gjynahet) tuaja. All-llahu ėshtė falės dhe mėshirues i madh”.(Ali Imrān, 31)

“…atė qė ua jep Pejgamberi, atė merreni, atė qė ua ndalon lėreni…”(el Hashr, 7)

Vlera dhe rėndėsia e Hadithit mund tė shihet edhe nė sa vijon:
Ē’donjėri qė e lexon Kur’anin me vėmendje, do tė vėrejė se nė tė pėr disa qėshtje flitet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, d.m.th. pa hyrė nė hollėsi tė problemit pėrkatės. Pėr shembull, sado qė nė shumė ajete tė Kur’anit urdhėrohet falja e namazit, askund nuk shpjegohet mėnyra e faljes e as nuk jepen hollėsi tė tjera. Edhe dhėnja e zeqatit urdhėrohet nė shumė ajete por, megjithatė, pėrveē pėrcaktimit se kush duhet ta japė zeqatin dhe kujt duhet t’i jepet ai, nė asnjė ajet nuk thuhet mė konkretisht se cila pasuri i nėnshtrohet zeqatit dhe sa duhet ndarė nga pasuria e cila arrinė shkallėn e duhur (nisabin). Ka edhe shembuj tė tjerė. Zbėrthimin dhe stėrhollimin e dispozitave tė kėtilla tė Kur’anit dhe mėnyrėn e zbėrthimit tė tyre praktik, nė pėrputhje me mėsimet dhe dėtyrėn qė i ishte dhėnė nga ana e All-llahut xh.sh., nė mėnyrė tė pėrpiktė e bėri Muhammedi a.s. Kjo do tė thotė se pa shpjegimin e hollėsishėm tė ēėshtjeve tė caktuara nga ana e tij, shumė gjėra nuk do tė kishin mundur tė kuptohen drejt e aq mė pak tė zbatohen nė jetėn praktike. Pra, roli dhe detyra e Muhammedit a.s. si pejgamber ka qenė, nė radhė tė parė, tė shpjegojė Shpalljen e All-llahut xh.sh. qė shihet qartė nė ajetin e Kur’anit:

“…dhe Net a kemi dėrguar ty shpalljen (Kur’anin) qė t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur…”(en Nahl, 44)

ose ajeti tjetėr
“…atė qė ua jep Pejgamberi, atė merreni, atė qė ua ndalon atė lėreni…”
(el Hashr, 7)

Po qė se kėtyre ajeteve ua shtojmė edhe ajetin:
“Ai (Muhammedi) nuk flet sipas dėshirės sė vet”.
(en Nexhm, 3)

Mund tė themi me bindje tė thellė se Muhammedi a.s., pėrveq qė ėshtė shpjegues i parė i Kur’anit, ai ka dhėnė edhe disa zgjidhje qė nuk gjenden nė Kur’an, por kėto zgjidhje mund tė kuptohen vetem atėherė kur ėshtė dashur tė shpjegohen ato qėshtje tė pėrgjithshme tė Kur’anit. Megjithatė kjo duhet tė kuptohet se Hadithi gjithnjė ėshtė nė lidhshmėri tė ngaushtė dhe tė plotė me Kur’anin.
Shembuj tipik qė flasin pėr vlerėn dhe rėndėsinė e Hadithit, respektivisht qė tregojnė se Hadithi, pas Kur’anit, ėshtė burim themelorė i Islamit, janė edhe fjalėt e Muhammedit a.s., qė me rastin e Haxhit Lamtumirės, para masės, ndėr tė tjera, ka thėnė edhe kėto fjalė: “ Ua kam lėnė atė qė ju do t’i pėrmbaheni, qė asnjėherė tė mos hutoheni e tė mos humbeni, pra, ua kam lėnė librin e All-llahut (Kur’anin) dhe fjalėt e pejgamberit tė Tij (Hadithin)”, ose rasti i Muadh b Xhebelit, tė cilin vetė Muhammedi a.s. e ka caktuar pėr mėsues tė Fesė islame nė Jemen. Mirėpo, pėr ta marrė mendimin e tij Muhammedi a.s. sikur e vlerėsoi atė, duke i thėnė: “Ku do tė mbėshtetesh pėr ndonjė ēėshtje kontestuese?” ”Nė Kur’an” i qe pėrgjigjur ai. “Po nėse nuk gjendet nė Kur’an?” qe pyetja tjetėr. “Nė Hadith” qe pėrgjigjur ai… .
Nga sa u tha mė lart, shihet qartė se muslimanėt janė tė detyruar t’u nėnshtrohen urdhėrave tė All-llahut xh.sh.dhe tė shkojnė rrugės sė mėsimeve tė Muhammedit a.s., spse ai gjatė mėsimeve tė tij si Pejgamber, ka qenė nė lidhje tė drejtėpėrdrejtė mė Shpalljen.
2. Mėnyra e transmetimit tė Hadithit dhe pėrmbledhjet e tij.
Tė parėt qė i kan transmetuar Hadithet e Muhammedit a.s. janė As-habėt-shokėt e Muhammedit a.s. Kėta madje janė burimi mė i sigurt i Hadithit, sepse jo se vetėm i kanė ndėgjuar drejtpėrdrejt fjalėt e Muhammedit a.s., por ata kan pasė rast ta pėrcjellin edhe punėn e tij praktike. Pas tyre transmetimin e Hadithit e kanė bėrė Tabi’inėt-brezi i parė pas Muhammedit a.s., tė cilėt i kan marrė hadithet drejtpėrdrejtė nga Ash-abėt, pėt tė vazhduar pastaj Tebei-t-Tabi’inėt-brezi i dytė pas Muhammedit a.s., tė cilėt janė njoftuar drejtpėrdrejt nga Tabi’inėt. Kėshtu pra ka vazhduar ky zingjir i transmetimit tė Hadithit.
Hadithi qė nė krye tė herės ėshtė transmetuar mjėkohėsisht nė dy mėnyra: gojarisht dhe nėpėrmes tė shkrimit. Pra,As-habėt, pėrvėē qė i kanė mėsuar hadithet pėrmendėsh, por edhe i kanė shkruar. Kėtė konstatim e theksojnė tė gjitha burimet islame. Sipas shėnimeve qė i gjejmė nė “Sahihun” e Buhariut , mėnyra e transmetimit dhe e mėsimit tė hadithit ka shkuar nė kėtė mėnyrė: muhaddithi, ose thėnė ndryshe, mėsuesi i hadithit, gjatė mėsimit, qe a i organizuar, ose nė mėnyrė individuale, ua ka treguar hadithin nxėnėsve tė tij, tė cilėt, pėrveē qė e kanė mėsuar pėrmendėsh, ata edhe e kan shkruar atė. Patsaj, ndonjė nga nxėnėsit e citonte ose e lexonte hadithin para mėsuesit (para muhaddithit), e nė rast tė ndryshimit mė tė vogėl, mėsuesi e pėrmirėsonte atė, pikėrisht ashtu si e kishte dėgjuar nga Muhammedit a.s. Pasi tė ishte vėrtetuar plotėsisht saktėsia e hadithit, muhaddithi, jepte leje pėr transmetimin e mėtutjeshėm tė tij.
Derisa te As-habėt ishte e mjaftueshme dhe e arsyeshme qė gjatė transmetimit tė hadithit ta pėrmendnin vetėm emrin e Pejgamberit a.s., pėr transmetuesit e brezave tė mėvonshėm, pėr shkak tė largėsisė (distancės) kohore, kjo nuk mjaftonte, prandaj filluan tė pėrmendin jo vetėm emrin e Pejgamberit a.s., por edhe emrat e atyre prej tė cilėve e kishin zėnė hadithin, d.m.th. tėrė senedin - emrat e tė gjithė transmetuesve sipas radhitjes sė tyre. Qė transmetimi i haithit tė shkonte mė tutje, transmetuesi i fundit, pėr shembull, e paraqiste hadithin me tėrė senedin e tij, deri te burimi - te Pejgamberi a.s., shpeshherė edhe me ndonjė shėnim, duke i pėrdorur shprehjet: “Mė (ose na) ka treguar…”, mė (na) ka njoftuar…”,Mė (na) ka lajmėruar…”, kam dėgjuar nga…”, ose shkurt “nga…” . Ēdo transmetues, gjatė transmetimit tė hadithit, duhej patjetėr ta pėrdorte ndonjėrėn nga kėto shprehje, qė, sipas muhaddithėve, secila nga kėto shprehje ka vlerė tė njejtė pėr transmetimin e hadithit. Me kėto shprehje, natyrisht bėhet me dije se transmetuesit e hadithit janė takuar, kanė biseduar dhe nė atė rast e kan dėgjuar hadithin pėrkatės nga njėri - tjetri.
Se Hadithi ka filluar tė shkruhėt qysh nė kohėn e Muhammedit a.s. flasin burimet themelore islame, por megjithatė, hadithi qė e transmeton Ebu Sei’d el-Hudriu, qė pėrfshihet nė “Sahihun” e Muslimit : “Mos shkruani nga unė asgjė pėrveē Kur’anit. Kush ka shkruar nga unė diēka pėrveq Kur’anit, le ta fshijė atė. Transmetoni nga unė (gojarisht), sepse pėr kėtė nuk ka gjynah. Dhe kush mė shpif mua duke mė bėrė gėnjeshtarė (kush thotė diēka kinse unė e kam thėnė), ai do ta gjejė vendin e vet nė Xhehennem”, u ka dhėnė shkas dijetarėve pėr tė diskutuar lidhur me kėtė ēėshtje. Edhe pse ky hadith flet nė mėnyrė mjaft tė pėrgjithshme pėr ndalimin e shkrimit tė Hadithit, pjesa dėrmuese e dijetarėve, duke komentuar hadithin nė fjalė, janė tė mendimit se ndalimi i shkrimit tė Hadithit i pėrket vetėm ditėve tė para tė Shpalljes, sepse Muhammedit a.s. - thonė dijetarėt - , duke i njohur mirė rrethanat e pėrgjithshme tė kohės, por edhe pėrgatitjen dhe aftėsitė e njerėzve, ka pasė frikė qė fjalėt e tij tė mos pėrzihen me tekstin e Kur’anit. Mendojmė se lidhur me kėtė ēėshtje pėrkufizimin mė tė qėlluar e ka dhėnė islamologu mė i mirėnjohur bashkėkohor prof. Muhammed Hamidullahu. Duke e komentuar hadithin e lartėpėrmendur ky thotė se pėr tė gjetur njė zgjidhje mė tė mirė, sa i pėrket ndalimit tė shkrimit tė Hadithit, duhet patur parasyshse: ndalesa ka qenė individuale, qė ka tė bėjė me ata qė sapo kanė mėsuar tė shkruajnė, ose me ata qė sapo e kanė pranuar Islamin,qė nuk kanė qenė nė gjendje dhe nuk kanė qenė nė tė aftė tė bėjnė dallimin nė mes Kur’anit dhe Hadithit. Pėr kėta individė - vazhdon Hamidullahu - ėshtė hequr ndalesa pasi kanė pėrparuar nė dituri; ndalesa ka pasė pėr qėllim tė pengojė shkruarjen e Hadithit nė kopjet e Kur’anit, qė tė largohet pėrzierja e tekstit tė Kur’anit me atė tė Hadithit; ndalesa - thotė Hamidullahu - ndoshta kishte tė bėnte me ndonjė fjalim tė caktuar. Shpresoj se nuk do tė gabonim po qė se kėtyre pikave do t’ua shtonim edhe faktin se Muhammedi a.s. me kėtė, qė nė fillim ka pasė pėr qėllim tė tregojė se Kur’ani ėshtė Fjala e All-llahut xh.sh. dhe pėr nga fuqia qė ka, asgjė nuk mund tė krahasohet me tė, prandaj as fjalėt e tij.
Pėr tė vėrtetuar qėndrimin se Hadithi ka filluar tė shkruhet qė pėr sė gjalli tė Muhammedi a.s., nga rastet e shumta po i shkėpusim disa:
-Nė vitin e ēlirimit tė Mekkes, Pejgamberi a.s. ka mbajtur njė fjalim tė gjatė para masės. Pasi e mbaroi fjalimin e tij, i qe afruar njė person nga Jemeni, duke kėrkuar nga Pejagamberi a.s. qė atė fjalim t’ia japė me shkrim, me ē’rast Pejgamberi a.s. e urdhėroi njėrin nga As-habėt, duke i thėnė: “Shkruajani filanit!”.
-Ebu Hurejre nė njė rast ka thėnė: “Asnjė nga As-habėt e Pejgamberit a.s. nuk ka tubuar mė shumė hadithe se unė, pėrveē Abdullah b. Amr b. el-Asit, sepse ai ka shkruar, kurse unė nuk i kam shkruar”.
-Nė “Sunenin” e Ebu Davudit qėndron tregimi i Abdullah b. Amr b. el-Asit: “Kam shkruar ēdo gjė qė kam dėgjuar nga Pejgamberi a.s. Kėtė deshėn tė ma ndalojnė kurejshitėt, duke mė thėnė se tip o shkruan ēdo gjė, por dije se Pejgamberi ėshtė njeri dhe flet edhe kur ėshtė i gėzuar, edhe kur ėshtė i hidhėruar. Pėr kėtė arsye, unė pėr njė kohė hoqa dorė nga tė shkruarit e haditheve. Mė vonė ia tregova rastin Pejgamberit a.s. Ai, duke sinjalizuar mė gisht (nga goja e vet) tha: “Shkruaj se po betohem nė All-llahun se nga kjo (d.m.th. nga goja ime) nuk del asgjė, pėrveē tė vėrtetės”.
Abdullah b. Amr b. el-Asit nga shėnimet e mbledhura tė haditheve mė vonė bėri njė pėrmbledhje tė cilėn e quajti “Sahife Sadika”.
-Nė “Sunnein” e Tirmidhiut ėshtė pėrfshirė hadithi qė transmetohet nga Ebu Hurejre, i cili tregon se njė person nga Ensarėt kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe i ishte ankuar, duke i thėnė: “ O Resulullah! Unė prej teje dėgjoj shumė gjėra, por kot, sepse nuk mund t’i mbaj nė mend tė gjitha”. Pejgamberi a.s. i qe pėrgjigjur: “Shėrbehu me dorėn tėnde tė djathtė”.
Gjurmimi, tubimi, ruajtja, tė mėsuarit pėrmendsh dhe tė shkruarit e haditheve vazhdoi edhe pas vdekjes sė Muhammedit a.s., bile me njė hov tė shtuar. Kėtė punė intensive dhe tė rėndėsishme e kėrkonin rrethanat e ndryshme tė kohės: pakėsimi i numrit tė As-habėve qė i dinin hadithet pėrmendsh, zgjerimi i kufijve tė shtetit islam, shpėrndarja e dijetarėve nėpėr qendra tė ndryshme, luftat e shpeshta etj. Dijetarėt nuk kursenin pėr kėtė qėllim asgjė. Kėshtu p.sh., Xhabir b. Abdullahu pėr ta mėsuar vetėm njė hadith ka udhėtuar nė kėmbė plotė njė muaj.
Por jo vetėm kaq. Me kalimin e kohės lindi nėvoja qė hadithet tė pėrfshihen nė pėrmbledhje tė veēanta. Ē’ėshtė e vėrteta kėtė punė kishin filluar tė bėnin As-habėt, tė cilėt jetuan edhe pas vdekjes sė Muhammedit a.s. si “Aliu , Xhabir b. Abdullah Ensariu, Ebu Hurejre, Abdullah b. Abbasi etj.
Megjithatė, nevojėn e madhe pėr mbledhjen dhe pėr pėrfshirjen e haditheve, nė vėllime tė veēanta e hetuan brezi i Tab’inėve dhe Tebei-t-Tabi’inėve.
Vlen tė theksohet posaēėrisht se kėtė ēėshtje e kishte ngritur, nėse mund tė themi kėshtu, nė shkallė institucionale halifja Emevit Umer b. Abdu-l-Azizi, i cili sipas shėnimeve qė i jep Buhariu i kishte shkruar letėr kadiut dhe valiut tė Medines, Ebu Bekr b. Hazmit (120/737) mė kėtė pėrmbajtje: “Shiko dhe gjurmo ! A ka ndonjė hadith tjetėr tė Pejgamberit a.s. (nėse ka) shkruaje, sepse frikohem se ajo dituri mos po zhduket, e dijetarėt mos po shkojnė (vdesin). Pranoi vetėm hadithet e Pejgamberit a.s. Le tė pėrhapet dijenia dhe tė ligjerohet ajo vazhdimisht, qė tė mėsohet edhe ai qė nuk di, sepse dijenia nuk do tė shkatėrrohet derisa ajo nuk do tė jetė e fshehtė”.
Mirėpo kėtė punė tė nxitur nga halifja Umer, Ebu Bekr b. Hazmi nuk kishte arritur ta bėnte, poe me insistimin (kėshillimin) e tij, kėtė punė do tė vazhdojė ta bėjė nxėnėsi i tij Muhammed b. Muslim b. Shihab ez-Zuhriu (124/741) . Prej kėsaj kohe e deri nė fillim tė vitit 200/815 hartohet njė varg pėrmbledhjesh tė haditheve nėpėr tė gjitha qendrat e shtetit islam: nė Mekke, nė Medine, nė Basra, nė Damask, nė Kufe etj, prej tė cilave mė e njohura ėshtė “Muvatta” e Malik b. Enes Asbahiut (179/795), e cila pėr njė kohė pas Kur’anit ishte vepra mė e ēmueshme islame.
Disa vjet mė vonė, ose thėnė mė drejt, pas vitit 200/815, muhaddithinėt vazhduan tė bėjnė pėrmbledhje hadithesh, port ash me njė metodologji tjetėr, pra duke i radhitur hadithet sipas rendit alfabetik tė senedit tė tyre. Prandaj pėrmbledhjet e kėtilla, u quajten “Musned”. Pėr njė kohė tė shkurtėr u hartuan shumė “Musnede”, por mė i njohuri ndėr ta ėshtė a i Imam Ahmed b. Hambel esh-Shejbaniut (241/855).
Tė flasish pėr transmetimin e hadithit, respektivisht pėr pėrhapjen e diturisė, e tė mos pėrmendėsh dy hadithe, qė sipas mendimit tonė kanė rėndėsi dhe peshė tė posaēme edhe nė ditėt e sotme, mendojmė se kjo ēėshtje do tė mbetej disi e paplotėsuar.
E Para: Muhammedi as. duke e ditur rėnsdėsinė e diturisė dhe domosdoshmėrinė e pėrhapjes sė saj, nė shumė raste i ka porositur As-habėt qė tė mėsojnė dhe t’i mėsojnė tė tjerėt, e nė fund tė fjalimit tė tij qė e mbajti me rastin e Haxhit Lamtumirės, kur merrnin pjesė rreth njėqind e dyzetmijė haxhillarė ndėr tė tjera ka thėnė edhe kėtė: “…Ēdo njėri qė ėshtė i pranishėm kėtu le ta njoftojė atė qė nuk ėshtė i pranishėm, sepse mund tė ndodhė qė ai, qė nuk ėshtė i pranishėm kėtu ta kuptoj mė mirė se ai qė ia kumton”.
E dyta: Pejgamberi a.s., pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen njerėzve, qė fjalėt e tij tė mos keqpėrdoren, por tė thuhėn nė mėnyrė besnike dhe tė shpjegohen drejt, ka thėnė hadithin: “Kush mė bėn mua shpifje duke mė bėrė gėnjeshtar (thotė diēka kinse unė kam thėnė) do ta gjejė vendin e vet nė Xhehennem”. Ky hadith ėshtėpėrfshirė nė “Sahihun” e Buhariut dhe transmetohet nga disa senede.
Mund tė themi se kėta dy hadithe janė nė lidhshmėri tė plotė me njėri-tjetrin. Me hadithin e parė tregohet se pėrhapja e diturisė ėshtė detyrim islam (farz), kurse me tė dytin vihet nė dukje fakti se hadithi, respektivisht dituria duhet tė pėrcillet dhe tė shpjegohet nė mėnyrė tė pėrpiktė e tė saktė, e jo sipas interesave pesonale, partiake, kohore etj. Disa As-habė, sidomos ata tė gjeneratės sė parė si: Ebu Bekri, Zubejr b.el-Avvani, Ebu Ubejde b.el-Xherrahe, por edhe disa tė mėvonshėm si: si Enes b. Maliku, Ebu Hurejre etj., duke u mbėshtetur nė kėtė hadith nė fillim, kanė qenė shumė tė matur dhe tė rezervuar nė transmetimin e tepėrt tė haditheve, duke u frikuar nga ndonjė gabim i mundshėm. Kjo, megithatė, duhet kuptuar si vėrejtje pėr gjeneratat e mėvonshme, sepse edhe kėta kanė transmetuar mjaft hadithe, bile Ebu Hurejre ėshtė As-habi qė ka transmetuar mė sė shumti hadithe.
Mirėpo, mė vonė, gjatė dy-tri shekujve tė parė pas vdekjes sė Muhammedit a.s. nėn ndikimin e faktorėve tė ndryshėm, filluan tė qarkullojnė edhe “hadithe” tė improvizuar dhe tė rrejshėm. Rrugėt mėnyrat dhe arsyet e krijimit tė “haditheve” tė kėtillė janė tė ndryshme. Pėr shembull, dikush, duke dashur tė theksojė mė tepėr ndonjė vepėr tė mirė, ose tė mohojė ndonjė vepėr tė keqe, pra, pėr t’i bėrė mė bindėse ato, i ka ndėrlidhur aty edhe fjalėt e veta, e qė pastaj ia ka pėrshkruar Pejgamberit a.s., ose pėr shembull, nė luftat frakcioniste, pėr tė argumentuar qėllimet e veta, secila anė i ka marrė si argument vetėm pjesėt e hadithit qė do tė ishin interest ė parties sė vet. Pastaj, dolėn nė qarkullimedhe shumė tregime tė ashtuquajtur “israilijat” dhe “nasranijat” etj. Prandaj, para dijetarėve islamė, sidomos p[ara muhddithėve, pėr t’i ndarė hadithet e vėrtetė nga tregimet e trilluar dhe tė rrejshėm, qe shtruar njė detyrė sa e vėshtirė aq edhe e rėndėsishme. Qė kjo punė tė arrinte suksesin e duhur, pėr ulemanė ishte e qartė se ēėshtjet duhej analizuar rrėnjėsisht: senedi i hadithit, d.m.th. personat qė e transmetojnė hadithin, nga njėra anė dhe metni, d.m.th. teksti i hadithit, nga ana tjetėr. Kėshtu lindi njė degė e re nė kuadėr tė hadithit qė quhej “Nakdu-r-Rixhal” (Vėshtrimi kritik i transmetuesve). Duhej njohur jo vetėm emrat e transmetuesve tė Hadithit dhe rrethanat e tyre jetėsore: ku ka jetuar, si ka jetuar etj., por ka qenė e rėndėsishme tė vėrtetohej, nė radhė tė parė, besushmėria e ēdo transmetuesi, sinēeriteti i tyre, vetėdija fetare e morale, fuqia intelektuale, karakteri i tyre, pastaj raporti nė mes tyre d.m.th. duhej vėrtetuar se a kan pasė rast dhe mundėsi qė transmetuesit tė mėsojnė nga njėri-tjetri. Lidhur me kėtė u hartuan aq vepra biografike qė, siē do tė thoshte Sami Frashėri nė parathėnien e Kamus el A’lamit, pot ė pėrmenden vetėm titujt e tyre do tė bėheshin katalogje tė shumtė.
Nga ky pėrshkrim kronologjik qė u tha mė lart, tregohet qartė se hadithet kanė filluar tė shkruhen qė nė kohen e Muhammedit a.s. Nė fillim ata vetėm janė shkruar nga As-habėt , mė vonė filluan tė pėrfshihen nė pėrmbledhje tė veēanta, sė pari nė formė broshurash, pėr t’u pėrfshirė pastaj edhe nė pėrmbledhje mė tė mėdha. Kėto pėrmbledhje kanė rėndėsi tė veqantė, sepse hadithet kėshtu kanė mundur tė ruhen nė mėnyrė mė besnike dhe kėshtu tė shėrbejnė si mbėshtetje kryesore pėr kompilimin e pėrmbledhjeve mė tė kompletuara. Nė tė vėrtetė pėrmbledhjet e deritashme tė haditheve, pėrveē tė metave metodologjike tė pėrgatitjes sė tyre, nė to, sikurse u tha mė lart, kanė mundur lehtė tė dėpėrtojnė edhe “hadithe” tė improvizuar tė rrejshėm aq mė tepėr kur dihet se kjo ka qenė punė individuale.
Nė shekullin e tretė hixhri (d.m.th. nė shek. 9) qenė krijuar tė gjitha kushtet pėr kompilimin e pėrmbledhjeve mė tė kompletuara tė hadithit. Tani filluan tė bėhen pėrmbledhje tė haditheve tė radhitura jo sipas rendit alfabetik ose nė nonjė mėnyrė tjetėr tė papėrshtatshme tė senedit, por sipas tematikės sė tyre. Kjo ishte metoda mė aplikative dhe mė e pėrshtatshme qė njė ēėshtje, e trajtuar nga shumė anė, tė marrė formė ligjore dhe tė pranohet nga tė gjitha qarqet.
Pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme, mė tė plotfuqishme dhe mė tė pranuara nga tė gjitha qarqet islame, sidomos nga muhaddithėt, tė cilėt janė mė kompetentėt pėr vlerėsime nė kėtė fushė, janė gjashtė librat, tė njohura me emrin e pėrbashkėt “El-Kutubu-s-Sitte”,por, njihen edhe me emrin “Sihahu-s-Sitte”, d.m.th. gjashtė pėrmbledhjet mė tė sakta dhe mė tė vėrteta tė Haditht, tė cilat, pas Kur’anit, janė burimet kryesore tė Islamit. Ato janė:
1. “Sahihu” i Buhariut, i njohur me emrin “Sahihu-l-Buhari” (194-256/810-870).
2. “Sahihu” i Muslim b. el Haxhxhaxh el-kushejriut (204-261/819-874).
3. “Suneni” i Ebu Davud Sulejman b. el-Esh’as es-Sixhistaniut (202-275/817-888).
4. “Suneni” i Ebu Isa Muhammed b. Isa Et-Tirmidhiut (209-279/824-892)
5. “Suneni” i Ebu Abdu-r-Rahman Ahmed b. Shu’ajb en-Nesaiut (216-304/831-916).
6. “Suneni” i Ebu Abdullah b. Maxhes (209-273/824-886).
“Sahihu” i Buhariut dhe “Sahihu” i Muslimit njihen me emrin e pėrbashkėt “Sahihajn”, ose “Sahihan”, d.m.th. “Dy Sahihėt”.
Katėr pėrmbledhjet tjera quhen “Sunen” meqė kryesisht pėrmbajnė hadithe qė flasin pėr sunnetin (traditėn) e Muhammedit a.s. dhe pėr normat e sheriatit islam, pra pėr norma juridike islame.
Vlen tė theksohet se edhe nė mes kėtyre gjashtė pėrmbledhjeve ka njė nuansė dallimi. Sipas vlerėsime tė deritashme, “Sahihu” i Buhariut e zė kryet e vendit. Pėr kėtė do tė bėjmė fjalė veēanarisht.
3. Kategoria e haditheve
Nga detyrat parėsore tė dijetarėve islamė, nė radhė tė parė tė muhaddithėve ishte qė ēėshtjes sė Hadithit t’i qasen edhe nga njė aspekt tjetėr; tė bėjnė klasifikimin e haditheve, meqė, sikurse u tha mė lart, nė rrethana tė ndryshme kishin dalė nė qarkullim edhe “hadithe” me qėllime tendencioze, tė trilluar dhe tė rrejshėm.
Kategorizimi i haditheve ėshtė ēėshtje shumė e rėndėsishme, madje e domosdoshme nė shkencėn e Hadithit, sepse ndarja e haditheve nė kategori, vetvetiu do tė nėnkuptonte shkallėn e besueshmėrisė dhe tė saktėsisė sė haditheve, e me kėtė,natyrisht, do tė dihej qartė se cili hadith do tė ishte i pranueshėm plotėsisht, cili do tė pranohej me ndonjė rezervė dhe cili do tė refuzohej tėrėsisht.
Nė mbėshtetje tė literaturės qė kemi, kemi vėnė re se muhaddithėt, pėr tė bėrė kategorizimin e haditheve, kanė pasur pėr bazė disa kritere:
a. nė ēfarė shkalle ėshtė cilėsia e transmetuesve (rāvive)?
b. numri i transmetuesve (tė besueshėm) ėshtė i shumtė ose i paktė?
c. a ka mosndėrprerje, respektivisht ndėrprerje tė hallkave tė zinxhirit tė senedit (ose isnadit)?
Nė vazhdim do tė ndalemi nė secilin nga kėto pika, por pa pretendim se do ta trajtojmė hollėsisht kėtė ēėshtje.
A. Duke pasur parasysh cilėsinė e transmetuesve, d.m.th. shkallėn e besueshmėrisė sė tyre, ose, duke pasur parasysh mosndėrprerjen, respektivisht ndėrprerjen e hallkave tė zingjirit tė senedit, hadithet ndahėn nė: Sahih, hasen, dhe da’if (zaif).
Hadithi Sahih: ėshtė hadithi i cili ėshtė transmetuar nga senedi i pakėputur, i pa ndėrprerė, qė transmetuesi me transmetuesin tė jenė nė lidhshmėri tė plotė me njėri-tjetrin prej fillimit deri nė fund, por me kusht qė tė gjithė transmetuesit tė jenė shumė tė besueshėm, nė mes tyre tė mos ketė asnjė transmetuar qė nė besueshmėrinė e tij tė ketė sadopak dyshim. Prandaj, pėr tė qenė njė hadith sahih (plotėsisht i vėrtetė) duhet t’i plotėsojė kėto kushte:
- Hadithi duhet tė jetė i transmetuar mė senedin e pakėputur. Tė gjithė personat qė transmetojnė hadithin duhet tė jenė tė pėrmendur dhe tė njohur, nė radhė tė parė si muhaddithė.
- Tė gjithė transmetuesit qė e trnsmetojnė hadithin pėrkatės, pa kurrfarė pėrjashtimi duhet tė jenė tė besueshėm, tė drejtė, tė sinqertė dhe sit ė tillė tė jenė shumė tė njohur nga tė tjerėt, pra askush tė mos dyshojė nė sinqeritetin e tyre. Ata qė nuk i kanė kėto karakteristika dhe kėto cilėsi, nuk mund tė konsiderohen si njerėz tė besueshėm.
- Tė gjithė transmetuesit duhet ta transmetojnė hadithin nė mėnyrė tė besueshme, pa ndryshimin edhe mė tė vogėl tė tekstit (metnit), pra ashtu si e ka thėnė Pejgamberi a.s. Ēdo ndryshim i vogėl i hadithit, do t’ia humbte karakterin e hadithit sahih.
- Tė jetė i pranueshėm si sahih nga tė gjitha qarqet islame.
Hadithi Hasen: ėshtė hadith ibesueshėm, i sigurt, por natyrisht, jo i nivelit tė hadithit sahih, sepse nė mes transmetuesve mund tė gjendet ndonjė element papajtushmėrie edhe nėse ai element ėshtė shumė i vogėl, i parėndėsishėm. Kėtė dallim bile mund ta vėrejė vetėm syri i muhaddithit. Edhe hadithi hasen ėshtė kategori e besueshme e Hadithit dhe ėshtė shumė i pėrhapur prandaj edhe i pranueshėm.
Hadith da’if (zaif): ėshtė hadithi qė nuk i pėrmban karakteristikat e hadithit sahih dhe tė hadithit hasen. Me fjalė tė tjera, hadithet da’if janė hadithet, besueshmėria e tė cilėve seriozisht mund tė vihet nė dyshim, si nė metnin (tekstin) sin ė senedin e tij. Nė grupin e hadithit da’if bėjnė pjesė hadithet: mudraxh, metruk, mevdu’ etj. Hadithit da’if sikurse u tha , janė paraqitur nė mėnyra tė ndryshme. Kur transmetuesi nė mes fjalėve tė Pejgamberit a.s. ka future edhe fjalėt e veta pėr tė vėrtetuar mė bindshėm ndonjė vepėr tė mirė ose pėr ta mohuar ndonjė vepėr tė keqe, ose kur tėrė thėnijen e vetė ia pėrshkruan Pejgamberit a.s. quhet mevdu’. Kur transmetuesi transmeton hadithin me njė sened tė ndryshueshėm, duke mos shkuar sipas rradhitjes ose ndryshon tekstin (metnin) e hadithit, duke e nxjerrė njė pjesė para tjetrės quhet mudrexh. Nuk e shohim tė udhės tė flasim pėr hadithet tjerė tė kėsaj kategorie.
B. Sipas numrit tė transmetuesve qė marrin pjesė nė transmetimin e Hadithit, respektivisht, sipas rrugėve (turuk) dallohen:
Hadithi Mutevatir: ėshtė hadithi qė transmetohet nga shumė anė, nga shumė senede dhe nga transmetuesit mė tė besueshėm. Ky lloj i haditheve ėshtė mė i besueshėm, prandaj ēdo hadith mutevatir ėshtė sahih. Sipas mendimit tė disave, mohimi ihadithit mutevatir e nxjerr personin nga Islami.
Meshhur: sipas muhaddithėve, meshhur ėshtė hadithi i cili transmetohet nga mė sė paku tre senede, transmetuesit e tė cilit janė shumė tė besueshėm. Sipas disave, transmetuesi i parė, pra As-habi nė tė tri senedet ėshtė i njejti person. I afėrt me tė ėshtė hadithi mustefiz.
Aziz: ėshtė hadithi qė transmetohet sė paku nga dy transmetues.
Ahad (ose Vahid): quhet hadithi qė transmetohet vetėm nga njė person, nė brezin e Tabiinėve.
Garib: ėshtė hadithi i cili transmetohet nga njė person, pavarėsisht se nė cilin brez. Hadithit garib i thonė edhe ferd, qė mund tė jetė mutlak dhe nisbi.
Meqė transmetohen nga njerėzit mė tė besueshėm tė gjithė hadithet e kėsaj kategorie janė hadithe sahih.
C. Nė bazė tė asaj se kujt i referohet hadithi, pėrkatėsisht ku mbėshtetet senedi, hadithet ndahėn nė:
Merfū’: ėuhet hadithi, senedi it ė cilit mbėshtetet te Pejgamberi a.s. drejtpėrdrejt, respektivisht, kur As-habi nė mėnyrė tė qartė thotė (si pėr fjalė si pėr vepėr si pėr pėlqim); “E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė…”, “Na ka treguar Pejgamberi s.a.v.s. kėtė…”, “Ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s….kėshtu”, “nga Pejgamberi s.a.v.s….”ose, “E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke punuar kėtė…”, “Vėrtet, Pejgamberi s.a.v.s. vepronte kėshtu…”;ose, “Nė praninė e Pejgamberit s.a.v.s. filani ka vepruar kėshtu…” etj. Pra vargu i transmetuesve shkon deri te Pejgamberi s.a.v.s.
Mevkūf: ėshtė hadithi qė senedi i tij ndalet te fjala, te vepra ose te porosia e Tabi’inėve ose te Tebei-t-Tani’inėt.
Ē. Nė bazė tė mosndėrprerjes, respektivisht tė ndėrprerjes sė senedit, hadithret ndahėn nė:
Muttasil: ėshtė hadithi, senedi it ė cilit ėshtė i plotė dhe i pakėputur, i pandėrprerė,d.m.th. ėshtė hadithi tė cilin e transmeton muhaddithi duke i pėrmendur njė nga njė me rradhė tė gjithė transmetuesit e hadithit deri te Pejgamberi s.a.v.s ose deri te As-habėt, ose edhe deri te Tabi’inėt. Quhet edhe Mevsul.
Ali: ėshtė hadithi, senedi i tė cilit ėshtė i plotė, por i shkurtėr.
Mu’an’an: quhet, hadithi, senedi i tė cilit lidhet me parafjalėn “an”(d.m.th. “nga,prej”).
Mursel: hadithi qė transmeton ndonjėri nga Tabi’inėt drejtpėrdrejte nga Pejgamberi s.a.v.s pa e pėrmendur emrin e As-habit, quhet Mursel
Munkati’:ėshtė hadithi, senedi i tė cilit nuk ėshtė i plotė, pėrkatėsisht mungon transmetuesi nė brezin e Tebei-t-Tabi’inėve.
Mu’dal: ėshtė hadithi qė i mungojnė dy ose mė shumė transmetues nė mes tė senedit.
Mubham: quhet hadithi kur transmetuesit nuk pėrmenden me emra nė sened, por me “nga filani, e ky. nga filani”.
Pėr ta rrumbullakuar kėt qėshtje, vlen tė theksohet se pėr kategorizimin e Hadithit janė bėrė vepra tė veēanta, qė do tė thotė se kjo lėmi ėshtė shumė e gjėrė. Madje edhe pėr definicionet e tyre, dijetarėt islamė nuk kanė mendime tė njejta.
Pėrgjigje me Citat
  #2 (permalink)  
Vjetėr 13-09-2005, 17:43
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,487
Falėnderuar 2,296 herė nė 801 Postime
Rep Fuqia: 917
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
vazhdim..


Buhariu dhe Sahihu i tij

Ebu Abdullah Muhammed b. Ismail b. Ibrahim b. el-Mugire b. el-Xhu’fi el-Buhariu. Biografinė e tė cilit e shėnon edhe Sami Frashėri nė Kamus al-A’lam , u lind nė Buhara nė vitin 194/810. Pas ii mori mėsimet e para dhe pasi u pajis me dije solide, Buhariu qė nė moshėn fėmijėrore, me tėrė qenijen e vet, u dha pas mėsimit tė diturive islame, sidomos pas Hadithit. Ai qė nė moshen 10 vjeēare qe bėrė hafiz i Kur’anit, kurse nė moshėn 16 vjeēare, sipas biografėve i dinte pėrmendėsh 60 mijė hadithe. Nė pyetjen e njėrit, a ii qe pėrgjigjur: “Di edhe mė tepėr se kaq, bile nėse mė pyet edhe pėr As-habėet edhe Tabi’inėt qė i transmetojnė hadithet, pėr secilinprej tyre mund tė tė pėrgjigjem se kur kan lindur, kur kan vdekur, prej nga rrjedhin, sa kan qenė tė besueshėm dhe marėdhėnjet e tyre me njėri tjetrin”. Kjo do tė thotė se tė mbajturit mend ishte veēori e tij e jashtėzakonshme. Nė moshėn 16 vjeēare shkoi nė Mekke dhe nė Medine, ku pat rast ta mėsojė hadithin nga dijetarėt mė nė zė tė kėsaj fushe. Mirėpo, pėr tė hulumtuar dhe pėr t’u spėcializuar edhe mė kėtė fushė islame a i shėtiti edhe kryeqendrat e tjera tė shtetit islam. Pasi qėndroi njė kohė tė gjatė nė Horasan, Irak, Sham, Haixhaz, Misir etj., edhe pasi mėsoi dhe pasi shfrytėzoi pėrvojen e muhaddithėve tė famshėm, numri i tė cilėve e kalonte njėmishin, nė mesin e tė cilėve ishin edhe Ahmed b. Hambeli, Ebu Nu’ajm Isafihaniu, el-Humejdiu, Ebu-l-Jemane, Ibni Rāhuje, Ibnu Ebi Shjbe etj., u kthye nė Bagdat. Zgjuarėsinė, zotėsinė dhe njohurinė qė e kishte pėr Hadithin ia pranuan tė gjithė bashkėkohanikėt e tij, sa qė kishte tė tillė qė thonin se “Hadithi qė nuk e di Buhariu nuk ėshtė hadith”. Kah fund i jetės sė vet u kthye nė vendlindje, nė Buhara, mirėpo, meqenėse nuk u pajtua me valiun e Buharasė, Halid b. Ahmedin, i cili e detyronte qė t’i mėsojė vetem fėmijėt e tij, Buhariu, duke mbrojtur qėndrimin se nė islam tė gjithė janė tė barabartė, qe i shtrėnguar ta lėshojė Buharanė. Shkoi nė fshatin Hertenk tė rrethines sė Samarkandit dhe aty, natėn e Fitr-Bajramit nė vitin 256/870, nė moshėn 62 vjeēare, vdiē.
Buhariu shkroi shumė vepra tė njohura pėr Hadithin, pėr historinė pėr biografinė e As-habėve, Tabi’inėve, respektivisht pėrq pėr transmetuesit e Hadithit etj., qė mund tė shihen nė sa vijon: “El Edebu-l-Mufred”, “Kitabu esmā-i Sahabe”. “Kitabu ef’ali-l-ibād”, “Kitabu bed’i-l-mahlukat”. “Tarihu-l-Buhara”, “Kitabu-l-kiraeti halfel-Iman”, “Kitabu-th-Thelathijat”, “el-Xhami’u-l-Kebir”, “el-Xhami’u-s-Sagir”, Tarīhu-th-Thikāti ve-d-Du’afāi min ruvāt-i-Hadīthi” etj.
Megjithatė, vepra e tij mė e vlefshme dhe mė e rėndėsishme, vepra qė e bėri Buhariun tė pavdekshėm, vepra pėr tė cilėn Buhariu shpenzoi mė sė shumti kohė (16 vjet), vepra e cila, pas Kur’anit, ėshtė burim themelor i Islamit, vepra qė pėrfshin hadithet sahih, ėshtė pėrmbledhja e haditheve “el-Xhami’u-Sahih”, e njohur sot me emrin “Sahihu-l-Buhari”, apo e njohur ndėr besimtarėt shqiptarė si “Buhari Sherifi”.
Megjithėse deri nė kohėn e Buhariut, sikurse u tha mė lart, ishin bėrė njė mori pėrmbledhjesh tė haditheve, prapėseprapė, hetohej nevoja e madhe pėr hartimin e njė pėrmledje vetėm tė haditheve sahih. Idenė pėr hartimin e njė pėrmbledhjeje tė tillė e kishte dhėnė Is-hak b. Rāhūje, mėsues i Buhariut. Kur njė ditė pran tij ishin disa muhaddithė, nė mesin e tė cilėve edhe unė - thotė Buhariu - ai tha: “Ah sikur t’i tubonit nė njė libėr vetėm hadithet e Pejgamberit a.s., d.m.th. vetėm hadithet sahih !” kėto fjalė tė tij ndikuan thellė te unė, thotė Buhariu, prandaj ia fillova punės menjėherė. Nga 600.000 hadithe qė i kasha mbledhur, duke e analizuar secilin prej tyre nė mėnyrė tė veēantė, i ndava vetėm hadithėt sahih. Asnjė hadith nuk e kam rradhitur nė kėtė pėrmbledhje - vazhdon Buhariu - pa marrė abdest e pa falur dy reqate namaz-nafile duke e lutur All-llahun xh.sh. tė mė frymėzojė e tė mė ndihmojė nė zgjedhjen e haditheve sahih. Pėr pėrgatitjen e kėsaj pėrmbledhje kam shpenzuar 16 vjet dhe krahas tekstit tė hadithit e kam shėnuar edhe senedin e tij, d.m.th. emrat e tė gjithė transmetuesve, numri i tė cilėve arrin nė mbi 1000, thotė Buhariu.
Buhariu e ka ndrė Sahihun e vet sipas tematikės nė 97 libra, siē i quan ai kitabe, qė flasin pėr fillimin e Shpalljes, besimin (imanin), diturinė,abdestin, namazin, haxhxhin, shitblerjen, komentimin e disa ajeteve tė Kur’anit, pėr kadanė dhe kaderin, pėr trashėgiminė, pėr respektin ndaj njėri-tjetrit, pėr marrėdhėnjet nė familje etj., me njė fjalė tema nga tėrė jeta e njeriut. Librat (kitabet) janė tė ndarė nė njėsi (bāb-e) dhe tėrė pėrmbledhja pėrfshinė 3450 njėsi (bābe). Bāb-i mund tė ketė njė ose mė shumė hadithe. Ēdo bāb ėshtė i titulluar, mirėpo ka edhe pėrjashtime. Sipas shėnimeve qė i gjejmė te “Fet-hu-l-bāri…” tė Ibni Haxher el-Askalanit, nė Sahihun e Buhariut janė pėrfshirė rreth 8000 hadithe, prej tyre 2761 janė tė papėrsėritur. Sipas disa muhaddithėve, ndėrkaq, tė papėrsėritur janė rreth 4000 hadithe. Nė kėtė pėrmbledhje Buhariu ka dhėnė edhe disa shpjegime tė nevojshme gjuhėsore.
Me ndarjen e haditheve sipas tematikės sė tyre Buhariu i vuri themelet e shkencės sė Hadithit, rrugėn e tė cilit e ndoqi edhe Muslimi, i cili e la pas vetes pėrmbledhjen e haditheve me emrin Sahihu-l-Muslim. Tė dyja kėto pėrmbledhje u quajtėn me njė emėr “Sahihajn” (Dy Sahihėt), Buhariu nė zgjedhjen e haditheve sahih, kishte kritere shumė tė rrepta. Ai, sipas fjalėve tė Hazimit dhe Ismailit, ėshtė shprehur kėshtu: “Hadithet sahih tė cilat nuk i kam pėrfshir nė librin tim janė mė shumė se ata qė i kam pėrfshirė kėtu”, ose nė njė rast tjetėr thotė: “ Nė kėtė libėr nuk kam shkruar hadith tjetėr pėrveē haditheve sahih. Edhe hadithet sahih tė cilat nuk i kam shkruar janė mė shumė se ata qė i kam shkruar kėtu. Ata i kam lėnė me qėllim qė tė mos e zgjeroj (ngarkoj) pėr sė tepėrmi kėtė libėr”. Pėr kėtė arsye pra, hadithet sahih tė cilat nuk janė pėrfshirė nė Sahihun e Buhariut dhe tė Muslimit, do tė pėrfshihen nė Sunenet e Ebu Davudit, Tirmidhiut, Nesaiut dhe tė Ibni Maxhes.
Vlen tė theksohet se merita e Buhariut dhe e hartuesėve tė Sahihėve tė tjerė nuk qėndron aq shumė nė atė se ata pėr herė tė parė bėnė ndarjen e hditheve qė ishin nė qarkullim, se cilėt nga ai numėr ishin tė vėrtetė e cilėt jot ė vėrtetė, san ė atė se ata i kanė mbledhur tė gjithė ata hadithe tė cilėt deri nė atė kohė pėrgjithėsisht dhe plotėsisht kanė qenė tė pranuar sit ė besueshėm nga tė gjitha shkollat burimore islame.
Duke pasė parasyshė kohėn, gjuhėn dhe stilin e haditheve, e me qėllim qė ata tė kuptohen mė mirė dhe mė drejtė, pėr Sahihun e Buhariut (dhe pėr tė tjerėt) janė bėrė studime dhe komente tė shumta dhe tė gjithanshėm nga ana e muhaddithėve. Natyrisht, secili koment dhe studim ka vlerėn dhe peshėn e vet, por komenti mė i plotė, mė gjithėpėrfshirės, sipas vlerėsimeve tė dijetarėve islam, pa dyshim ėshtė “Fet-hu-l Bāri bisherhi-l Buhari” i Ahmed b. Ali b. Haxher el-Askalaniut tė cilėn e kemi nė dorė ėshtė pėrfshirė nė 13 vėllime, duke mos e llogaritur vėllimin e veēantė tė hyrjes. Hyrjen e kėtij komenti Askalaniu e ka shkruar mė 1411, kurse komentin ka filluar ta shkruaj 1414 pėr ta pėrfunduar mė 1438.
Sahihu-l Buhari ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė, ndonėse ende jo nė tėrėsi.
Nė gjuhėn turke, krahas pėrkthimit tė1646 haditheve tė zgjedhura nga Sahihu-l Buhari nga ana e Konjali Mehmed Vehbiut, tė pėrfshirė nė katėr vėllime me titull “Sahih-i Buhari Tercidi Sarihi Muhtasari” tė botuar mė 1966, ėshtė edhe verzioni i zgjeruar me titull “Sahih-i Buhari Muhtasari Tercidi Sarih Tercemesi ve Sehri”, pėrkthyer nga Ahmed Naimi dhe Kāmil Mirasi. Ky version pėrbėn 13 vėllime, ku janė tė pėrfshirė 2189 hadithe. Vėllimi i 13-tė pėrfshin indeksin tė pėrgatitur nga Muxhteba Ugur dhe M. Xhemal Sofuoglu. Ėshtė botuar nė Ankara dhe ka pėrjetuar disa ribotime. Ne e kemi nė dorė botimin e vitit 1984 (botimi i gjashtė). Nė vėllimin e parė pėrfshihet njė studim i thellė pėr shkencėn dhe Hadithit qė kap rreth 500 faqe, pėrkthyer nga gjuha Arabe nga ana e Ahdmed Naimit. Pėrveq pėrkthimit tė tekstit tė hadithit jepen edhe shpjėgimet e nevojshme.
Interesimi pėr mėsimin dhe studimin e Sahihu-l Buhariut te boshnjakėt ėshtė i kahmotshėm, qė para luftės sė parė botėrore. Megjithatė, punėn mė tė madhe nė kėtė gjuhė e bėri Hasan ef. Shkapuri i cili arriti ti pėrkthejė gati gjysmėn e Sahihut tė Buhariut qė e pėrfshiu nė katėr libra me njė koment shumė tė vlefshėm. Mjerisht kėtė punė tė vlefshme ef. Shkapuri nuk arriti ta pėrfundojė plotėsisht sepse e ndėrpreu vdekja.
Nė gjuhėn shqipe, ndėrkaq, deri mė tash, sa jemi nė dijeni, nuk ėshtė bėrė ndonjė pėrpjekje qė Sahihu-l Buhari, kjo vepėr madhėshtore, tė pėrkthehet nė tėrėsi. Nevoja e pėrkthimit tė kėsaj pėrmbledhje tė famshme tė haditheve sahih nė gjuhėn shqipe, pa dyshim, ėshtė e madhe, sidomos kėto vitet e fundit, kun ė qarkullim, pėr arsye tė ndryshme, po dalin lloj-lloj broshurash tė pėrkthyera. Pėrkthimi i burimeve themelore tė islamit: i Kur’anit ( pėr fat tė mirė tani kemi disa pėrkthime nė gjuhėn shqipe) dhe i Hadithit do t’ia mundėsonte shqiptarėve muslimanė qė Islamin ta mėsojnė dhe ta kuptojnė nga rrėnja, aq mė teper kur dihet se numri i lexuesėve fatmirėsisht, ėshtė nė rritje. Duke e hetuar kėtė zbrazėti, grupi punues i pėrbėrė prej shtatė vetėve i hyri ralizimit tė kėtij projekti - pėrkthimit tė Sahihu-l Buhariut - dhe nė fazėn e parė, sipas ndarjes qė e kemi bėrė priten tė dalin nga shtypi 8 libra, qė krahas tekstit original nė gjuhėn arabe do ta kenė edhe pėrkthimin. Rradhitja e tyre ėshtė:
Libri1, Mehdi Polisi; Libri 2. Abdullah Hamidi; Libri 3. dhe 4. Feti Mehdiu; Libri 5. Ismail Ahmedi; Libri 6. Ruzhdi Lata; Libri 7. Isa Memishi; Libri 8. Bahei Aliu.
Sa ėshtė i vlefshėm pėrkthimi dhe mėsimi i Sahihu-l Buhariut mjafton tė theksohen fjalėt tė fakihut tė mirėnjohur boshnjak, Husein Gjozo: “Mendoj, thotė ai, se nė ēdo shtėpi tonė, krahas pėrkthimit tė Kur’anit duhet tė qėndrojė edhe pėrkthimi i Sahihu
-l Buhariut. Kjo do tė ishte mirėnjohje e vėrtetė dhe ndihmė e parė”.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Islami dhe provokimi global Keshille Lajme nga Bota Islame 0 05-08-2008 22:34
"40 hadithet kudsij" Enisi Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 25-05-2006 14:15
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 20:22.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.