Lartesimi Shpirteror
Shkruan: Dr.Ali ILJAZI
DREJTĖSIA ISLAME (...Allahu i do ata qė e mbajnė drejtėsinė... (60-8)
All-llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:
"Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten. E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten."
(Esh Shems, 9-10)
Ėshtė e pamundur qė tėrė njerzit tė bėhen shkencėtar, mjekė apo inxhinier tė shkėlqyer, ose zanatli tė pėrkryer. Por, ekziston njė e vėrtetė qė tėrė njerėzit nėse dėshirojnė mund tė arrijnė qėllimit mė tė lartė mė tė madh, tė lartėsimit shpirtėror. Ngadalė me trimėri, kurajo dhe pa ndėrprerė mund tė pushtojnė mbretėrinė e shpirtit tė tyre dhe ky ėshtė vėrtetė qėllimi i ardhjes nė kėtė botė. Andaj pėrpjekja pėr dritėn shpirtėrore ėshtė gjėja mė e lartė dhe qėllimi mė fisnik.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:
"E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonė, Ne, me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu ėshtė nė krahun e besimtarėve."
(El Ankebutė, 69)
Jeta e atij i cili qė nga ditėt e hershme rinore ka arritur ti sundoj hapėsirat shpirtėrore ėshtė pėrplot lumturi, ngase shpirtin e lartėsuar e pret shpėrblimi i All-llahut tė madhėrishėm.
Ebu Hamid Muhammed El-Gazali ka thėnė:
"O djalosh mundohu qė shpirti yt tė lartėsohet dhe fisnikėrohet. Mos lejo qė epshi tė ngadhnjejė mbi ty, por ti tė mbizotėrosh epshin tėnd. Trupi yt ėshtė varri yt. Mos lejo tė vish nė varrin tėnd pa furnizimin e duhur."
Xhelaludin Rumin thoshte: "Djali im, edukimi i shpirtit tėnd dhe qenjes sate ėshtė rruga e vėrtetė. Nga edukimi i bukur ky univers noton nė dritė, ndėrsa melekėt fituan pastėrtinė dhe virgjirinė. Iblisi pėr shkak tė kryelartėsisė u shporrė nga duartė e Mėshirės"
Mos harro o djalosh se asgjė madhore nuk arrihet nė jetė me lehtėsi. Por fitorja e cila vie pas punės me mund ėshtė me qindra herė mė e ėmbėl dhe mė e dashur se ajo pa mund.
Ne vėrejmė pėr ēdo ditė se si njerėzit luftojnė pėr para. Me mund dhe bindje punojnė prej mengjesit deri nė mbrėmje jo vetėm pėr nevojat elementare tė jetės por shpesh edhe pėr gjėra luksoze, pėr arė, argjent apo para qė kanė vlerė tė pėrkohshme dhe kaluese. Por ēfarė duhet tė jetė puna pėr vlera tė pėrhershme siē ėshtė pastrimi, dhe fisnikėrimi i shpirtit? Pėr kėtė punė nuk duhet tė ndihet lodhja, apo ndėrprerja e mundit.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Ai i cili ka tė vetmen brengė dunjanė, All-llahu do ti jepė varfėri para syve, shqetėsim (qthurje) dhe nga dynjaja nuk do t'i vie asgjė pėrveē asaj qė iu ėshtė pėrcaktuar".
Pra qartė ėshtė se pjesa e parė e barazpeshės d.m.th. qė dunjaja tė jetė brenga kryesore e njeriut ndėrsa pjesa e dytė qė All-llahu do tė dėnojė e tri dėnime bile nė kėtė botė. E kėto janė shqetėsimi i pėrherė, frika nga varfėria (ndėnja e varfėris) dhe mos realizimi i asaj qė dėshiron nga dynjaja.
Ēfarė do tė thotė frikė nga varfėria?
Kjo ėshtė kur mjetet e dynjasė, tė cilat All-llahu i ka krijuar pėr njeriun pėr ta ndihmuar nė arritjen e qėllimit, njeriu i bėnė qėllime kryesore (primar) nė jetėn e tij.
Ai jeton, lufton, shoqėrohet, dashuron, miqėsohet, hidhėrohet, gėzohet vetėm pėr shkak tė dynjasė dhe atė e ka preokupim kryesorė , ndėrsa pėr ahiret nuk jepė asgjė pėrveē njė momenti tė shkurtėr (nė xhami shkon pėr Bajram), ose tėrėsisht e fshinė ahiretin nga jeta e tij duke e lėrė namazin, agjėrimin dhe obligimet tjera bile edhe duke u tallur me ata qė i kryejnė kėto obligime.
Ka disa qė pėr ahiret japin njė pjesė tė vogėl tė kohės. Kėta janė dietarė tė dynjasė dhe injorantė tė ahiretit.
Pėr kėtė Muhammedi a.s. ėshtė lutur:
"O Zot mos na bėn dynjanė brengėn tonė kryesore dhe nivel tė diturisė sonė".
Kėshtu Pejgamberi s.a.v.s. pėr atė i cili brengė kryesore e ka dynjanė e ka pėrshkruar nė mėnyrė precize. I ka pėrshkruar si ata qė All-llahu i madhėrishėm i urren.
Nė hadithin tė cilin e transmeton Bejhekiu nga Ebu Hrejre, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Vėrtetė All-llahu e urren secilin qė ėshtė mendjemadh, kryelartė, i cili bėrtetė nėpėr ēarshi, i cili ėshtė coftinar natėn ndėrsa gomar ditėn ai i cili ėshtė dietar i dynjas ndėrsa injorant i ahiretit"
Shpesh lexojmė nė revista pėr sportistėt se si pėrgatiten pėr gara.
Janė pėrgatitje dhe treningje tė mundimshme.
Meshkujt dhe femrat nuk kursejnė fuqi dhe djersė pėr tė arritur sekses duke zbukuruar gjoksin e tyre me medalje tė bronzit, argjentit apo tė arit.
Mund tė pyesim: Pėrse mos tė harxhojmė mund mė tė madh pėr arritjen mė tė madhe fisnikėrimin e shpirtit tonė? Shpėrblimin pėr kėtė arritje e jep Krijuesi madhėshtor, All-llahu i dashur, ndėrsa ky shpėrblim ėshtė qetėsia dhe lumturia e pėrhershme.
All-llahu xh.sh. nga ne kėrkon mund pėr tė arritur qėllimet mė tė larta. Ai kėrkon qė rruga e besimtarit tė jetė e mbushur me dashuri ndaj Islamit dhe asaj qė ėshtė fisnike. Me mund , vepra nė rrugėn e All-llahut sigurohet besimi i sinqertė. E vėrteta ėshtė e pamohushme dhe e kėshilluar:
"Ai (njeri) ka pėrcjellės njė pas njė, para tij dhe prapa tij, qė me urdhėrin e All-llahut e ruajnė atė. All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndėshkojė njė popull, atė nuk ka kush qė ta zbrapsė. Ata. (njerėzit) nuk kanė mbrojtės tjetėr pos Tij."
(Er Rra'd, 11)
All-llahu i madhėrishėm dėshiron qė njerzit tė ngriten nė arritjen maksimale me pėrpjekjen e tyre, me punėn e tyre, me durimin e tyre, me aftėsin e tyre nė menjanimin e cilėsive tė ulta, shtazarake nga trupi i tyre nga jeta e tyre.
All-llahu xh.sh. nė kėtė rrugė ka paraqitur sprova, provime tė besimit:
"A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė All-llahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn do t'i dallojė dhe gėnjeshtarėt."
(El Ankebutė, 2-3)
Rruga e All-llahut nuk realizohet vetėm me lexim, nėse njeriu nuk ka dėshirė tė sinqertė pėr ta ndryshuar vetėn e tij. Kėsaj dėshire besimtari duhet t'ia nėnshtroj tėrė qenien e tij, tėrė fuqinė e tij. Fitoren njeriu e arrin nė luftėn kundėr cilėsive negative qė bartė nė vete, e tė cilat janė nė kundėrshtim me dispozitat e All-llahut.
Pra ngadhnjimi nė luftėn pėr lartėsimin shpirtėror varet nga fuqia e dėshirės sė tij pėr tė realizuar kėtė qėllim sublim. Islami e njeh mirė natyrėn dhe mundėsit e njeriut dhe i qaset ashtu si urdhėron All-llahu xh.sh.. Kjo ėshtė rruga e vėrtetė rruga e All-llahut xh.sh.
Rruga e lartėsimit shpirtėror ėshtė e gjerė e trasuar dhe e ndriquar por ėshtė pėrplot pengesa dhe gjemba tė cilėt duhet menjanuar.
Sė pari njeriun e presin kundėrthėnie tė mėdha tė brendshme, kundėrthėnie nė mes tė mirės dhe tė keqės, andaj nevoitet fuqi e madhe dhe durim. Por kjo betejė pėr fitoren e tė mirės kundruall tė keqes, pėr stazėn e fuqishme jetėsore me ndihmen e All-llahut do tė jetė frytėdhėnėse, fuqizim i fuqive shpirtėrore, duke hapur horizonte tė gjera fetare pėr tė cilat njeriu as qė mund tė ėndėrroj.
Kėto horizonte shpirtėrore tė dhuruar besimtzrėve tė sinqertė asnjėherė nuk do tu jepen atyre qė nuk lėvizin dhe nuk tregojnė vullnet pėr betejė nė shpirtin e tyre.
Mu sikur pema, pėrplot lulėzim qė pėrhap aromėn e saj, ashtu edhe tė jetuarit sipas Islamit pėrhap aromėn e bukurisė nė shpirtėrat njerėzor. Jeta sipas Islamit ėshtė nė shenjėn e Dashurisė dhe Mėshirės sė All-llahut.
Rromakėt e vjetėr kanė thėnė: Nėpėrmes gjembave kah yjet, ndėrsa mu'mini do tė thotė: "Nėpėrmes gjembave kah shkėlqimi dhe pėrsosmėria shpirtėrore!"
Muhammedi s.a.v.s. e ka lutur All-llahun pėr 4 gjėra: "All-llahume inni eudhu bike min ilmin la jnefa; ve kalbin ja jahsha; ve du'ain la jesmea; ve nefsin la teshbea; eudhu bike min ha'ulai il erbea".
"O Zoti im, kėrkoj mbrojtje nga Ti, nga dituria qė nuk ka dobi, nga zemra qė nuk ėshtė e pėrulur, nga lutja qė nuk pranohet, nga nefsi i pangopur dhe kėrkoj mbrojtje nga Ti prej kėtyre katėr gjėrave".
(hadithin e shėnon Ebu Davudi, Nesai, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh)