Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 02-08-2008, 10:10
Grafika e |MuSL!M1|
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 28-07-2008
Lokacioni: ╚ Mitrovice ╝
Postimet: 45
All-llahu tė shpėrbleftė: 50
Falėnderuar 13 herė nė 10 Postime
Rep Fuqia: 0
|MuSL!M1| ėshtė nė rrugė tė mirė
Musnedi i Ebu Hanifes (pjesa e I)

TĖ VEPRUARIT E VEPRAVE TĖ MIRA


Veprat vlerėsohen sipas qėllimit

Transmeton Ebu Hanife nga Jahja, nga Muhamed ibn Ibrahim et-Tejmija nga Alkame ibn Vekas el-Lejsi nga Omer ibn Hattabi r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas qėllimit, secilit i takon ajo ēka ka pasur pėr qėllim, kush bėn hixhret pėr Allahun dhe tė Dėrguarin ė Tij, hixhreti i tij ėshtė pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ndėrsa hixhreti i cili bėhet pėr shkak tė nevojave tė kėsaj bote apo pėr shkak tė martesės me ndonjė grua, hixhreti i tij ėshtė pėr atė ēka ka pasur pėr qėllim.”

Ai i cili udhėzon pėr nė punė tė mirė ėshtė sikurse ai qė e bėn atė

Transmeton Ebu Hanife nga Enes ibn Maliku r.a.,[1] se i Dėrguari Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Ai i cili udhėzon nė kryerjen e ndonjė pune tė mirė, shpėrblim e ka sikurse ai qė e bėn atė vepėr.”

Transmeton Ebu Hanife nga Alkame ibn Burejde, e ky nga babai tij, d.m.th., Burejde el-Eslemij r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Ai i cili udhėzon pėr nė punė tė mirė ėshtė sikurse ai qė e ka bėrė atė.”

Personat, veprat e te cilėve nuk do tė llogariten
Transmeton Ebu Hanife nga Hamadi, nga Ibrahim en-Neha’i, nga el-Esvedi, nga Ajsheja r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk i shkruhen mėkatet fėmijės deri sa te ritet, tė sėmurit mental deri sa tė shėrohet dhe atij qė fle deri sa te zgjohet.”

Ne transmetimin e dytė nga Hbu Hanife, nga Hamadi, nga Huzejfe r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Tre personave veprat nuk u shkruhen. Atij qė fle deri sa tė zgjohet, tė sėmurit mental deri sa tė shėrohet dhe fėmijės deri sa tė hi nė moshėn madhore.”

Veprat paraqiten ēdo tė enjte dhe tė premte
Transmeton Ebu Hanife, nga Kajsi, nga Tariku, nga Ibn Mesu’udi r.a., se i Dėrguari Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk ka asnjė natė nė prag tė sė premtes e qė Allahu xh.sh., tė mos shikoj tri herė[2] nė krijesat e Tij dhe t’ua fal mėkatet tė gjithė atyre qė nuk i pėrshkruajnė asgjė si shok.[3]

Ēdo punė e mirė ėshtė sadaka
Transmeton Ebu Hanife nga Ata’i, nga Xhabiri r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Ēdo punė tė mirė qė ia bėn ndonjė tė pasuri dhe tė varfri, llogaritet sadaka.”

Vepruesi i mėkatit tė madh nuk del nga feja
Transmeton Ebu Hanife nga Abdul Kerim ibn Ebi el- Meharika, nga Tavusi i cili thotė: “Erdhi njė njeri te Ibn Omeri r.a., dhe e pyeti: - O Ebu Abdurahman, ēka mendon mbi ata tė cilėt i thyen drinat, hapin dyert, rrėnojnė shtėpitė, vjedhin pasurin tonė, a janė ata pabesimtarė? Ai iu pėrgjigj: - Jo nuk janė. - Ēka mendon pėr kėta qė shtrembėrojnė fjalėn tonė dhe derdhin gjakun tonė[4], a janė kėta pabesimtarė. Ai u pėrgjigj: Jo nuk janė, pėrderisa Allahut nuk i pėrshkruajnė diē si rival. Tavusi thotė: -Dhe sikur qė shoh nė gishtin tregues tė ngritur tė Ibni Omerit sesi me tė u tregon[5] dhe thotė: -Kjo u ėshtė sunet nga i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s.

Ky hadith, i shėnuar nė kėtė mėnyrė, duket sikur thėnie e Ibn Omerit, r.a., (d.m.th., mevkuf), por autorėt e pėrmbledhjeve tė njohura tė haditheve e kanė shėnuar si thėnie tė Muhamedit a.s (merfu’u).

Transmetojnė Ebu Hanife dhe Su’udi nga Jezidi se ka thėnė: “Unė kam pėrfaqėsuar mendimin e Harixhitėve[6] dhe pėr kėtė kam pyetur njė nga shokėt e Muhamedit, a.s., dhe ai mė ka lajmėruar se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka pėrfaqėsuar mendim tė kundėrt me timin, dhe kėshtu Allahu mė shpėtoi nga kjo.”

Vlera e shehadetit (nė prag tė vdekjes)
Transmeton Ebu Hanife nga Alkame, nga ibn Burejde, e ky nga babai i tij, r.a., i cili thotė: “Nė njė rast ishim ulur te i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., kur ai tha: ‘Ejani ta vizitojmė fqinjin tonė ēifut’. Kur i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., hyri tek ai e gjeti nė prag tė vdekjes dhe Pejgamberi, a.s., e pyeti: -A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij? Djaloshi shikoi nė babanė e tij por ai nuk i tha gjė. Atėherė, pėrsėri Pejgamberi, a.s., e pyeti: -A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij? Djaloshi shikoi babanė ndėrsa ai i tha: Dėshmoja! Atėherė djaloshi tha: ‘Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Atėherė i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., tha: -Falėnderimi i takon Allahut i cili e shpėtoi kėtė person nga zjarri i xhehenemit.”

Nė transmetimin e dytė qėndron se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., njė ditė u tha sahabėve: “Ejani ta vizitojmė fqinjin tonė ēifut. Atė e gjeti nė prag tė vdekjes dhe e pyeti: A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut? Djaloshi u pėrgjigj: Po dėshmoj! I Dėrguari, a.s., pyeti: A dėshmon se unė jam i Dėrguar i Allahut? Atėherė djaloshi shikoi babanė e tij. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ia pėrsėriti kėtė (dhe e citoi hadithin e lartpėrmendur) gjersa babai i tij nuk i tha: Dėshmoja! Atėherė djaloshi tha: ‘Dėshmoj se ti je i Dėrguar i Zotit’. Pastaj Pejgamberi a.s., tha: -Falėnderimi i takon Allahut, xh.sh., i Cili me pjesėmarrjen time e shpėtoi njė person nga zjarri i xhehenemit.”


Secilit i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar

Transmeton Hamad ibn Ebi Hanife nga babai i tij (Ebu Hanife r.a.), nga Abdul Aziz ibn Ruf’eja, nga Mus’abi, nga Seadi, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk ka asnjė person e qė Allahu tė mos ia kishte shkruar nėnshtrimin dhe gabimin[7] dhe atė qė do t’i ndodhė[8]. Dikush tha: Pse atėherė tė bėjmė vepra, o i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. Pejgamberi, a.s., tha: -Punoni, sepse secilit i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar. Kush ėshtė xhenetli, do t’i lehtėsohen veprat tė cilat ēojnė pėr nė Xhennet, ndėrsa kush ėshtė xhehenemli, do t’i lehtėsohen veprat tė cilat ēojnė pėr nė Xhehennem.” Njė prej Ensarėve tha: “Tani e kam tė qartė pse duhet tė punojmė.”


Tė gjitha veprat regjistrohen
Transmeton Ebu Hanife nga Nafiu, nga Ibn Omeri, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Bamirėsia nuk do tė humb, ndėrsa mėkati nuk do tė harrohet.[9]
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Musnedi i Ebu Hanifes (pjesa e II) |MuSL!M1| Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 02-08-2008 10:14
nje dialog ne mes te imam ebu hanifes dhe pabesimtareve stafi Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 26-11-2006 12:50
Xhihadi nė Algjeri - Pjesa 1 dhe Pjesa 2 abdalmalek Tjera 0 18-05-2006 02:11
Video Xhihad 12-2005 Pjesa 4 ebu abdullah Afghanistan 0 09-04-2006 11:27
Dallimi mes Shiitėve dhe EHLI SUNNET kujto vdekjen Rafiditė (shiat) 26 12-09-2004 03:58


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 21:38.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.