Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 02-08-2008, 10:14
Grafika e |MuSL!M1|
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 28-07-2008
Lokacioni: Mitrovice
Postimet: 38
All-llahu tė shpėrbleftė: 33
Falėnderuar 13 herė nė 10 Postime
Rep Fuqia: 0
|MuSL!M1| ėshtė nė rrugė tė mirė
Musnedi i Ebu Hanifes (pjesa e II)

MĖSHIRA E ALLAHUT, XH. SH.

Falja e mėkateve
Transmeton Ebu Hanife, nga Ismaili, nga Ebu Salihi, nga Ummi Hane, r. anha, e cila transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Kush ėshtė i bindur se Allahu, xh.sh., do ta falė, atij do t’i falen mėkatet.”[1]

Transmeton Ebu Hanife, nga Hamadi, e ai nga Ibrahim en-Naha’i, e ky nga Alkame se Abdullah Ibn Mes’udi., r.a., ka thėnė: “Erdhi njė njeri te i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., dhe e pyeti: “O i Dėrguari i Allahut, a do tė mbetet ndonjė nė xhehenem nga ata tė cilėt kanė adhuruar Allahun, tė Vetmin? I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., u pėrgjigj: Po! Do tė mbetet njė njeri nė fund tė Xhehenemit, i cili me zė do ta thirr Allahun, xh.sh.: - O Hannanu, o Mennanu! (O Bujari, o Bamirėsi). Atė do ta dėgjoj Xhibrili, a.s., dhe do tė habitet nga gjendja e tij, e do tė thotė: sa habi e ēuditshme! Xhibrili, a.s., nuk do tė mund tė duroj gjersa tė del para Arshit tė Allahut, xh.sh., dhe do tė bie nė sexhde. Atėherė Allahu i Lartėsuar do t’i thotė: Ngrije kokėn, o Xhibril, dhe trego se ē’pa ashtu tė ēuditshme, ndėrsa Allahu, xh.sh., mė sė miri e di se ē’pa ai. Atėherė Xhibrili, a.s., tha: O Zot, dėgjova njė zė nga fundi i xhehennemit i cili thėrret: - O Hannanu, o Mennanu!, dhe jam habitur me atė zė. Atėherė, Allahu xh.sh., i tha Xhibrilit, a.s., shko te Maliku (Ruajtėsi i xhehennemit) dhe thuaj qė ta nxjerr robin Tim i cili thėrret: - O Hannanu, o Mennanu! Xhibrili, a.s., do tė shkoj deri te njėra nga dyert e xhehennemit dhe do tė trokas, atij do t’i pėrgjigjet Maliku dhe do t’i dal. Atėherė Xhibrili, a.s., do ti thotė: Allahu i Lartėsuar ka urdhėruar: - Nxire nga xhehenemi robin Tim i cili thėrret: - O Hannanu, o Mennanu! Atėherė Maliku do tė hyj dhe do tė kėrkoj atė njeri por nuk do ta gjej, pavarėsisht se Maliku i njeh xhehenemlinjtė mė mirė se sa qė i njeh nėna fėmijėt e saj. Atėherė Maliku do ti thotė Xhibrilit: Zjarri ėshtė ndezur e nuk mundi tė dalloj gurin nga hekuri e as hekurin nga njerėzit. Atėherė Xhibrili, a.s., pėrsėri do tė kthehet dhe do tė bie nė sexhde para Arshit tė Allahut. Allahu i Lartėsuar do ti thotė: - Ngrije kokėn o Xhibril, pėrse nuk e solle robin Tim? Xhibrili do t’i pėrgjigjet: O Zot, Maliku, duke kėrkuar ndjesė, mė tha qė zjarri ėshtė ndezur aq shumė sa qė nuk ka mundur tė dalloj gurin nga hekuri, e as hekurin nga njerėzit. Atėherė, Allahu, xh.sh., do tė thotė: - Thuaj Malikut se robi Im gjendet nė atė dhe nė atė fund, nė kėndin e fshehur. Kur Xhibrili e lajmėroi Malikun pėr kėtė, ai hyri dhe e gjeti nė vendin e pėrshkruar. Maja e ballit tė tij ishte e lidhur pėr thembrat e tij, ndėrsa duart e lidhura pėr qafe. Ishte i rrethuar me gjarpėrinj dhe akrepa( shkorpiona). Maliku menjėherė e tėrhoqi, pastaj edhe njėherė e tėrhoqi duke i zgjidhur zinxhirėt dhe nijet me tė cilat ishte i lidhur. Mė pas e nxori nga zjarri e pėrtėriu dhe ia dorėzoi Xhibrilit i cili e mori. Para ēdo grupi melekėsh qė do tė kalojnė ata do tė thonė: - Mjerė ky rob. Kur arriti para Arshit tė Allahut ra nė sexhde. Atėherė, Allahu, xh.sh., do t’i thotė: - Ngrije kokėn o Xhibril.[2] Atėherė Allahu, xh.sh., do t’i thotė kėtij njeriu: - Robi im, a nuk tė krijova nė formėn mė tė bukur, a nuk tė dėrgova pejgamber, a nuk ta ka lexuar ai librin tim, a nuk tė ka urdhėruar nė vepra tė mira dhe tė largohesh nga veprat e kėqija? Kur ai njeri t’i pranoj tė gjitha mėkatet e tij, Allahu, xh.sh., do ta pyes: - Pse e bėre kėtė dhe kėtė? Njeriu do ti thotė: - O Zot, unė ndaj vetes sime kam bėrė padrejtėsi dhe mė pas jam hedhur nė zjarr kaq e kaq vite, por asnjėherė nuk e kam humbur shpresėn nė mėshirėn Tėnde duke thėnė:- O Hannanu, o Mennanu!, e me mirėsinė Tėnde mė nxore nga shtėpia e poshtėrimit, andaj dhe tė lutem qė tė mė mėshirosh. Atėherė, Allahu i Lartėsuar do tė thotė: - O ju melekėt e Mi, jini dėshmitarė se e kam mėshiruar atė.


Transmeton Ebu Hanife nga Muhamed ibn Abdurrahman et- Tusteri, nga Jahja ibn Seidi, nga Abdullah ibn Amiri, nga babi i tij i cili transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s, ka thėnė: “Kur vdes njė njeri, pėr tė cilin Allahu, xh.sh., di diēka keq pėr tė, kurse njerėzit flasin mirė pėr tė, atėherė Allahu, xh.sh., u thotė melekėve: Kam pranuar dėshmi tė lavdėruara tė robėrve tė Mi pėr robin Tim dhe ia kam falur atė ēka di nga veprat e kėqija tė tij.[3]


Ummetit tė Muhamedit do t’i tregohet mėshirė

Transmeton Ebu Hanife, nga Ebi Burdete, nga babi i tij, i cili thotė se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., ka thėnė: “Me tė vėrtet ummeti im ėshtė njė popull tė cilit do t’i tregohet mėshirė, kurse ndėshkimi i tyre nė kėtė botė do tė jetė ndėshkimi nė grindje midis njėri tjetrit nė kėtė botė.

Nė transmetimin e dytė shtohet fjala: “...vrasja reciproke nė kėtė botė.”[4]


Allahu xh.sh ėshtė mė prioritari pėr tė falur
Transmeton Hamade ibn ebi Hanife, nga babi i tij, nga Ebu Malik ibn Esxhe’i, thotė se i ka treguar Rib’i ibn Hirash nga Huzejfe r.a., i cili thotė: “Do tė sillet robi i Allahut nė Ditėn e Gjykimit dhe do tė thotė: - O Zot, atė qė e kam bėrė (tė mira), me tė kam dashur tė arrij kėnaqėsinė Tėnde, atij qė nuk ishte nė situatė tė vėshtirė ia kam lehtėsuar, ndėrsa kush ishte nė situatė tė rėndė ia kam falur borxhin. Atėherė Allahu, xh.sh., do t’i thotė: Unė jam mė me prioritet pėr ta bėrė kėtė. Faljani kėtė robit tim.”

Ebu Mes’ud el-Ensari thotė se Huzejfe r.a., e ka dėgjuar kėtė hadith nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.


TĖ PĖRMENDURIT E ALLAHUT, XH.SH.

Transmeton Ebu Hanife nga Ali ibn el-Akmeri se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., kaloi pranė njerėzve tė cilėt pėrmendnin Allahun, xh.sh., dhe tha: “Ju jeni prej atyre me tė cilėt mė ėshtė urdhėruar tė jem i durueshėm.[5] Asnjėri prej jush nuk do tė ulet e ta pėrmend Allahun xh.sh., dhe tė mos e rrethojnė melekėt me pendėt e tyre, t’i mbuloj mėshira e Allahut, kurse Allahu, xh.sh., do t’i pėrmend nė grupin e zgjedhur.”

Nuk lejohet tė kėrkuarit e sprovave

Transmeton Ebu Hanife, nga Abdullahi, nga Ibn Omeri, r.a, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk i lejohet muslimanit qė ta poshtėroj vetveten. Dikush pyeti: - E si bėhet qė muslimani ta poshtėroj vetveten? I Dėrguari, s.a.v.s., u pėrgjigj: - Iu ekspozohet sprovave, tė cilave nuk mund t’iu bėj ball.”

Istigėfari dhe sadaka e shumtė

Transmeton Ebu Hanife nga Xhabir ibn Abdullahi,[6] r.a., se njė Ensarij erdhi te i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., dhe i tha: - “O i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., unė asnjėherė nuk kam mundur tė kem fėmijė, (kam gruan qė nuk lind)? Atėherė i Dėrguari e pyeti: - A bėn shumė istigfarė dhe a ndanė shumė sadaka, sepse me tė do tė jesh i furnizuar!? Xhabiri thotė: Ai njeri filloi tė bėj istigfarė dhe tė ndaj shumė sadaka, dhe mė vonė pati nėntė djem.”

Ēka lexohet nė mėngjes dhe nė mbrėmje

Transmeton Ebu Hanife, nga el- Hejsemi, nga Ebu Salihi, nga Ebu Hurejre, r.a, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Kur tė agojė, kush thotė tri herė: eudhu bi kelimatil-lahit-tammati[7] (Mbėshtetem nė fjalėt gjithėpėrfshirėse tė Allahut... ), nuk do ta dėmtoj as njė akrep deri sa tė errėsohet e kush kėtė e thotė kur errėsohet nuk do ta dėmtoj as njė akrep deri sa tė agojė.

Nė transmetimin tjetėr thuhet: “Kush thotė: eudhu bi kelimatil-lahit-tammati (Mbėshtetem nė fjalėt gjithėpėrfshirėse tė Allahut... ), kur tė agojė, para lindjes sė diellit, nuk do ta dėmtoj akrepi atė ditė, e kush kėtė e thotė kur errėsohet, nuk do ta dėmtoj akrepi atė natė.”

Duaja e tė Dėrguarit, s.a.v.s., pėr shėrim

Transmeton Ebu Hanife, nga Muslimi, nga Ibrahim en-Neha’i, nga Mesruki, nga Aishja, r.a., e cila thotė: “Kur tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s, i binin ndonjė tė sėmurė ai e lexonte kėtė dua: “Largoje vėshtirėsinė o Zoti i njerėzimit, dhe shėroje sepse Ti je Ai i cili shėron, nuk ka ilaē pos ilaēit Tėnd, dhe ky ėshtė shėrim i cili nuk len asnjė sėmundje.”
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Musnedi i Ebu Hanifes (pjesa e I) |MuSL!M1| Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 0 02-08-2008 10:10
nje dialog ne mes te imam ebu hanifes dhe pabesimtareve stafi Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 26-11-2006 12:50
Xhihadi nė Algjeri - Pjesa 1 dhe Pjesa 2 abdalmalek Tjera 0 18-05-2006 02:11
Video Xhihad 12-2005 Pjesa 4 ebu abdullah Afghanistan 0 09-04-2006 11:27
Dallimi mes Shiitėve dhe EHLI SUNNET kujto vdekjen Rafiditė (shiat) 26 12-09-2004 03:58


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 15:12.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.