|
Nė lidhje me hadithin "Kush largohet nga Suneti im"
Pyetje: Cila ėshtė domethėnia e hadithit:"Kush qė largohet nga Suneti im, nuk ėshtė i imi". A bie personi nė kėtė kategori, kur nuk fal namazet sunet, tė cilat vijnė pėrpara dhe pas namazeve tė obligueshme?
Pėrgjigje: Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Kush qė largohet nga Suneti im, nuk ėshtė i imi" [el-Buhari nr.5063 dhe Muslim nr.1401]
Kjo do tė thotė qė kush tėrhiqet nga rruga ime qė unė ndjek, s'ėshtė i imi. Kjo, ngaqė ata kanė zgjedhur rrugė tjetėr, pėrveē rrugės sė tė dėrguarit, salallahu alejhi ue selam. Namazet vullnetare nuk kanė tė bėjnė me kėtė hadith. Moskryerja e tyre nuk bėhet me synimin pėr t'u larguar nga Suneti i tė dėrguarit, salallahu alejhi ue selam. Por, meqė kėto akte janė vullnetare e jo tė detyrueshme, Allahu ua lejon njerėzve qė t'i mos kryejnė. Pra, ka dallim mes atij qė lė udhėzimin e pejgamberėt, salallahu alejhi ue selam, duke u tėrhequr nga ai, dhe atij qė nuk e ndjek, pėr shkak tė pėrtacisė, apo pėr shkak se Allahu i plotfuqishėm ia ka lejuar kėtė.
Shejh Muhamed bin Salih el-Uthejmin
"Fetaua Islamije", vėll.7, faqe 168
__________________
Dhe Fitneja ėshtė mė e keqe se vrasja. (El Bekare 191)
|