Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 04-08-2008, 01:03
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 01-12-2007
Postimet: 2
All-llahu tė shpėrbleftė: 0
Falėnderuar 2 herė nė 2 Postime
Rep Fuqia: 0
albasree nuk ka vlerėsime momentalisht
Parimet e Muhadithit - Sipas Buhariut

Gjerat me kater kendveshtrime te Imam Buhariut – Parimet e Muhadithit

Biseda mes Imam Buhariut dhe Abul Abbas Walid ibn Ibrahim

Wali tregon ndodhin duke thene,

“Kur u rrita, dhe kur me ishte zhvilluar pasioni ndaj shkences se hadithit, shkova tek Imam Buhariu (Allahu qofte I kenaqur me te) dhe I’a tregova atij qellimet e mija.”

Ai me keshilloi keshtu, “Bir, para se te nisesh te ndjek ndonje fushe, sigurohu se I vendos themelet e shendosha me kerkesat dhe kushtet paraprake te saj. Dhe mbaje ne mend se nje person nuk mund te behet dijetar I persosur ne shkencen e hadithit (muhadith), perderisa dhe veq nese I shkruan kater gjera me kater gjera tjera, te cilat jane te nevojshme si kater gjera, te cilat I perngjajn kater gjerave te tjera. (Ai duhet ti shkruan keto gjera) ne kater kohe, me kater kushte, ne kater vende, mbi kater gjera,nga kater lloje te njerzve, dhe per kater synime. Te gjitha keto gjerat me kater kendveshtrime mund te arrihen vetem me kater gjera tjera te lidhura me kater te tjera. Kur te gjitha keto te arrihen, kater gjera do te behen te pa rendesishme para tij, dhe ai do te sprovohet me kater gjera tjera. Nese ai tregon durim ne keto kater sprova, Allahu (swt) do ta nderon ate me kater gjera ne kete bote dhe do ta shperblen me kater gjera ne boten tjeter.”


Une I thashe:, "Allahu (swt) te meshirofte. Te lutem mi spjego keto gjerat me kater kendveshtrime per mua.”

Ai tha, "Sigurisht, kater gjera te cilat duhet t’I shkruaje jane:

(1) Theniet dhe urdherat e te Derguarit te Allahut (saws).
(2) Theniet e Sahabeve (r.a) dhe kategorive te peraferta te tyre,
(3) Theniet e Tabeinve dhe kategorive te tyre (i.e Kush nga ta eshte I besueshem e kush jo), dhe
(4) Kushtet e te gjithe transmetuesve te cilet transmetojn hadithe.

Keto (kater pjese te informacionit) duhet te shkruhen bashke me kater gjerat vijuese:

(1) emrat e vertete te transmetuesve
(2) titujt e tyre (kunjat)
(3) vendet e vendqendrimit te tyre, dhe
(4) data e tyre te lindjes dhe vdekjes (qe te dihet nese transmetuesi ka takuar personin prej te cilit transmeton).

(Keto jane te nevojshme per te) sikurse (kater gjera jane te domosdoshme me kater gjera tjera

(1) sikurse lavderimet (tahmidi) e Allahut swt (qe jane te domosdoshme) me hytbe
(2) sikurse salavatet (qe jane te domosdoshme) me permendjen e emrit te Pejgamberi saws,
(3) sikurse (recitimi i) bismillahu (qe eshte I nevojshem) me sure te Kur’anit, dhe
(4) sikurse takbiri (qe eshte I nevojshem) me namaz

Keto perngjajne kater gjera tjera (te cilat jane emrat e kater kategorive te hadithit) :

(1) musnadati (transmitet qe arrijne tek Pejgamberi saws)
(2) mursalati (transmetimet te transmetuara nga Tabeinet prej Pejgamberit saws direkt, pa sahabe ne mes)
(3) muwakufat (transmetimet qe arrijne vetem deri tek Sahabiu r.a), dhe
(4) mektu’at (transmetimet qe arrijne vetem deri tek Tabeini).

(Keto kater gjera duhen te gjitha te shkruhen) ne kater kohe:

(1) ne femijeri,
(2) ne kohen afer pubertetit,
(3) ne rini,
(4) ne pleqeri.

(Me fjale te tjera, ai duhet te vazhdon te merr hadithe ne gjitha kohet gjate periudhave te jetes se tij. Ato duhet te shkruhen) nder kater kushte:

(1) perderisa eshte I nxene,
(2) perderisa eshte I lire,
(3) ne varferi, dhe
(4) ne begati.

(Me fjale te tjera, ai duhet te ndjek diturine te ketyre gjerave pa marre parasysh qfar eshte gjendja e tij. Kjo behet) ne kater vende:

(1) ne terene malore,
(2) ne detėra,
(3) ne qytete, dhe
(4) ne pjeset rurale.

(Me fjale te tjera, ai duhet te perpiqet te ndjek kete shkence nga mesuesi I duhur, pa marre parasysh ku gjindet mesuesi I tij. Ai shkruan qfare ka marrur) mbi kater gjera:

(1) mbi gure,
(2) mbi levozhga,
(3) mbi lekura, dhe
(4) mbi eshtra.

(Me fjale te tjera, edhe nese nuk gjen leter ai do te vazhdoje ti shkruaj ato dikun) perderisa gjen leter qe ti ruaje ato. (Ai e merr kete nga kater lloje te njerzve :

(1) Nga te moshuarit
(2) Nga te rinjte,
(3) nga homologu I tij, dhe
(4) nga librat e babait te tij, nese eshte I sigurte qe keto jane me te vertete librat e babait te tij.
(Me fjale te tjera, ai perpiqet te ndjek kete shkence ne qdo menyre te mundshme duke mos u ndjere I turperuar te merr ate bile edhe nga me te rinjte. Ai ka kater qellime per berjen e ketyre gjerave

(1) ta meson (kete shkence) vetem per kenaqesi te Allahut swt.
(2) ti praktikon hadithet te cilat jane konform ajeteve Kur’anore,
(3) ta perhap (kete shkence) per ate te cilet e kerkojne, dhe
(4) ta shkruan ate ashtu qe te jete burim I udhezimit per ata te cilet vijne pas tij.

Pas kesaj, kater gjerat e lartpermendura nuk mund te mirren (perderisa nuk ka marre se pari) kater gjera te tjera te cilat jane pjese e pervetesimit te njeriut:

(1) dituria e shkrim leximit,
(2) leksikografia dhe fjalori
(3) morfologjia dhe,
(4) sintaksa,

Bashke me kater gjera tjera te cilat nuk jane pjese e pervetsimit te njeriut, por ato dhurohen nga Allahut swt:

(1) shendeti
(2) mundesia,
(3) deshire te flakte per mesim, dhe
(4) memorie te forte.

Kur njeherit te gjitha gjerat me kater kendveshtrime te lartpermendura te realizohen nga ai, atehere kater gjera do te behen te parendesishme per te:

(1) familja e tij,
(2) femijet e tij,
(3) pasuria e tij, dhe
(4) vendlindja e tij.

Ai do te godiet me kater gjera:

(1) armiku I tij do te gezohet per fatekeqsit qe I ndodhin atij,
(2) shoket e tij do ta qortojn,
(3) injorantet do te tallen me te, dhe
(4) dijetaret do ta xhelozojne.

Kur njeherit te tregon durim ne keto sprova, Allahu swt do ta nderon me kater gjera ne kete bote:

(1) nderi I kenaqesise me situaten e tij te jetes [kana'a],
(2) Bindje te lidhur me frike dhe dinjitet,
(3) kenaqesine e diturise se shenjte (limit), dhe
(4) jete te perjetshme

(Mbi te) Allahu swt do ta shperblen ate me kater gjera ne boten tjeter:


(1) nderi I ndermjetsimit per ke te don,
(2) hijen e Arshit te Allahut swt ne dite kur nuk do te kete hije tjeter perveq hijes se Arshit te TIJ,
(3) privilegji qe ti jep uj qdokujt qe do nga bazeni I Muhamedit saws (el-Keuther),
(4) afersi me Pejgamberet ne vendin me te larte prej me te lartit [a`le `illijjin].

Keshtu qe tani, biri im, te kam treguar qfare kam degjuar nga mesuesit e mi (mashaikh). Tani ke zgjidhjen qe ose te ndjekesh kete fushe apo ta lesh ate.”.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|MuSL!M1| (04-08-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Nė ēka bazohet krishterimi Ebu_Enes Tė krishterėt 0 12-03-2008 09:23
Sanksionet penale nė sheriatin Islam Esselamu_Alejkum Fikh 3 19-02-2008 11:21
Dy fjale rreth Imanit sunnih Akide 0 12-09-2006 22:37
Gruaja nė Islam valeriana89 Literaturė Islame 29 12-09-2006 11:49
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 18:02.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.