Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Hadithi dhe Shkencat e Hadithit

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 25-09-2005, 23:05
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,493
Falėnderuar 2,302 herė nė 802 Postime
Rep Fuqia: 918
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
Sahih“ ul “Buhari - Libri 1

Sahih“ ul “Buhari

Shqip

Pėrmbledhje e Haditheve tė tė Dėrguarit [SalAllahu Alejhi ve Selem], nga ana e Imam Buhariut, pėrmbledhje kjo e cila konsoderohet si burimi dytė pas Kur“anit, nė Islam.

Me Emrin e Allahut, Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit


1. Na ka treguar Humejd Abdullah b. Zubejri, kėtij Sufjani, kėtij Jahja b. Se’id Ensariu, e kėtė e kishte njoftuar Muhammed b. Ibrahim Tejmiu se e ka dėgjuar Alkame b. Vekkas Lejthiun duke thėnė: E kam dėgjuar Omer b. Hattabin r.a. kur nė minber tha se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
"Veprat ēmohen vetėm sipas qėllimeve. Ēdonjėrit i takon vetėm ajo pėr tė cilėn ka menduar (ka pėr qėllim). Kush shpėrngulet me qėllim qė tė arrijė tė mira nė kėtė botė, ose pėr shkak tė femrės me tė cilėn do tė martohej, shpėrngulja e tij do tė jetė ajo pėr tė cilėn edhe ėshtė shpėrngulur."
------------------------------------------------------------------------------------------------
2. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"O Resulullah, si tė vjen ty Shpallja (Vahji)?’
Pejgamberi s.a.v.s. i qe pėrgjigjur:
‘Herė-herė mė vjen si tingujt e ziles. Kjo pėr mua ėshtė mėnyra mė e vėshtirė e Shpalljes, e mė ndėrpritet pasi ta kem mbajtur nė mend atė qė mė ėshtė thėnė. Dhe, herė-herė meleku (Xhibril) mė paraqitet nė formė njeriu. Ai mė flet dhe unė e mbaj nė mend atė qė mė thotė.’
Aishah r.a. ėshtė shprehur kėshtu:
’E kam parė atė (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja nė ditėt shumė tė ftohta dhe kur i ndėrpritej (Shpallja), vėrtet, ballin ende e kishte qull me djersė’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
3. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, kėtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thėnė:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. pėr herė tė parė ka filluar ta marrė Shpalljen, ishin ato ėndrra tė mira qė i pėrjetonte nė gjumė. Nuk ka pasur ndonjė ėndėrr qė nuk do t’i dilte qartė si agimi i mėngjesit. Pastaj ai u dashurua nė vetmi. Vetmohej nė shpellėn Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net tė tėra, para se tė zbriste te familja e tij qė tė furnizohej me ushqim pėr kėtė qėllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si mė parė. (Kėshtu veproi) derisa i erdhi E VĖRTETA kur ai ndodhej nė shpellėn Hira.
I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mėso!’
’Nuk di tė lexoj’ – iu pėrgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
’Mė mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe mė shtrėngoi aq sa mė kaploi mundimi, e pastaj mė lėshoi dhe mė tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mėso!’
’Nuk di tė lexoj,’ – ’i thashė, e ai (Xhibrili) mė mori edhe pėr herė tė dytė mė shtrėngoi derisa mė kapi mundimi, pastaj mė lėshoi dhe mė tha:
"Lexo! Me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (ēdo gjė). Ka krijuar njeriun nga Alak (copė gjaku e mpiksur nė mitrėn e nėnės). Lexo! Dhe Zoti yt ėshtė mė i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3).
Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. tė cilės i tha: ‘Mė mbuloni! Mė mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinė Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndėrkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, pėr Zotin, kurrsesi! Allahu nuk tė turpėron dhe nuk tė lėshon ty asnjėherė, sepse ti i viziton tė afėrmit, po u ndihmon jetimėve dhe atyre qė nuk janė tė aftė, u jep tė varfėrve, je mikpritės dhe po u ndihmon atyre tė cilėt e mbrojnė tė vėrtetėn.’
Atėherė Hatixheja e ēoi te djali i mixhės sė vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin nė kohėn e xhahilijetit. E dinte mirė shkrim-leximin hebrej dhe pėrshkruante (transkriptonte) nga Inxhili nė gjuhėn hebreje, atė qė Allahu xh.sh. donte tė shkruhej. Ishte plak i kėputur (shumė i moshuar) dhe, vėrtet, ishte verbuar.
Hatixheja i tha (Verekės):
‘O djal i xhaxhait, dėgjo diē nga djali i vėllait tėnd!’
Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
‘O djal i vėllait tim, ē’ėshtė ajo qė ke parė?’
Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekės ndodhinė qė e kishte pėrjetuar, e Vereka i tha:
‘Ai ėshtė Namusi, tė cilin Allahu ia dėrgoi Musait. Ah, ta kisha fatin tė isha i ri nė ditėt e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin tė isha gjallė kur populli yt do tė dėbojė.’
‘A thua do tė mė dėbojė? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjėherė askush nuk ka sjellur diē t ngjashme si ti, e qė nuk ėshtė sulmuar. Po tė jem gjallė, do tė ndihmoj ty sa tė mundem.’
Nuk kaloi shumė pas kėsaj e Vereka vdiē. Edhe Shpallja pėr njė kohė pushoi.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
4. Ka thėnė Shihabi: Mė ka njoftuar Ebu Seleme b. Abdurrahmani, se me tė vėrtetė, Xhabir b. Abdullahu Ensariu ka thėnė: Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) nė njė fjalim tė tij, duke folur pėr pushimin (ndėrprerjen e pėrkohshme) e Shpalljes, ndėr tė tjera tha:
"Unė duke ecur (njė ditė), dėgjova njė zė nga qielli. E ngrita shikimin lart dhe pashė tė njėjtin melek i cili mė vinte nė shpellėn Hira; rrinte ulur njė nė pozitė nė mes qiellit dhe tokės. U ktheva (nė shtėpi) dhe ashtu i frikėsuar, thashė: ’Mė mbuloni!’
Pėr kėtė shkak, Allahu i Madhėruar shpalli ajetet e Kur’anit:
"O ti (Muhammed) i mbėshtjellur nė rroba! Ngrihu dhe kėshillo! Dhe madhėroje Zotin tėnd! Dhe rrobat e tua i pastro! Dhe larg nga Er-Ruxhz (idhujt) qėndro!" (El Muddethir: 1-5).
Prej kėtij momenti, Shpallja vazhdoi t’i arrijė rregullisht.
(Vargu tjetėr i transmetuesve pėr hadithin e lartėpėrmendur) ėshtė: Jahjain e ndjek Abdullah b. Jusufi dhe Ebu Salihu, kėta i ndjek Hilal b. Reddadi duke transmetuar nga Zuhriu. Ndėrkaq, Junusi dhe Ma’meri kanė thėnė: ’I janė dridhur nėnsqetullat’."
5. Na ka treguar Musa b. Ismaili, kėtij i ka treguar Ebu Avane, kėtij Musa b. Ebi Aishe, kėtij Se’id b. Xhubejri nga Ibni Abbasi r.a., i cili pėr Fjalėn e Allahut tė Madhėruar: " (O Muhammed) mos e shqipto me gjuhėn tėnde kur e kėndon atė (Kur’anin), pėr ta pėrvetėsuar me tė shpejtė! (El Kijameh: 16), tha:
"Pejgamberi s.a.v.s. shumė pėrpiqej pėr ta mbajtur nė mend Shpalljen dhe pėr kėtė shkak i lėvizte buzėt gjithnjė.’ Duke e thėnė kėtė, Ibni Abbasi vazhdoi:
‘Edhe unė po i lėviz buzėt para jush, ashtu siē i lėvizte Pejgamberi s.a.v.s., kurse Se’idi i ka thėnė (Musait):
‘Ja, edhe unė po i lėviz buzėt ashtu siē e kam parė Ibni Abbasin duke i lėvizur.’
Allahu i Madhėruar lidhur me kėtė, e ka shpallur ajetin e Kur’anit:
"(O Muhammed) mos e shqipto me gjuhėn tėnde kur e kėndon atė (Kur’anin), pėr ta pėrvetėsuar me tė shpejtė! Ėshtė pėr Ne ta mbledhim atė dhe tė tė japim ty aftėsinė pėr ta kėnduar atė (Kur’anin). (El Kijameh: 16, 17).
Ibni Abbasi (kėtė ajet) e ka shpjeguar:
’Tė ėshtė tubuar (Kur’ani) nė gjoksin tėnd dhe ti me lehtėsi do ta lexosh atė.’ Pastaj ajetin:
"Dhe kur Ne ta lexojmė atė ty (me anė tė Xhibrilit), atėherė ti pėrcille leximin e tij." (El Kijameh: 18).
Ibni Abbasi e komenton: ’Dėgjo dhe hesht!’ Ndėrkaq ajetin:
"Dhe pastaj ėshtė detyrė e Jona qė ta bėjmė atė ty tė qartė." (El Kijameh: 19).
(Ibni Abbasi) e komenton:
’Vėrtet, detyra jonė ėshtė qė ti pastaj me lehtėsi ta mėsosh atė.’
Pas kėsaj, sa herė qė vinte Xhibrili, Pejgamberi s.a.v.s. vetėm do ta dėgjonte, e kur shkonte ai, Pejgamberi s.a.v.s. i pėrsėriste (ajetet e Kur’anit) pikėrisht ashtu siē i kishte lexuar Xhibrili."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
6. Na ka treguar Abdani, kėtij Abdullahu, kėtij Junusi, i cili ka transmetuar nga Zuhriu, kurse sipas njė vargu tjetėr tė transmetuesve, qėndron: Na ka treguar Bishr b. Muhammedi, kėtij Abdullahu qė ka thėnė se e ka njoftuar Junusi dhe Ma’meri, duke transmetuar nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. Abdullahu, ky nga Ibni Abbasi r.a., i cili ka thėnė:
"Pejgamberi s.a.v.s. ishte njeriu mė shpirtgjerė e mė bujarė, e mė shpirtgjerė ishte nė Ramazan, kur i vinte Xhibrili, e Xhibrili i vinte ēdo mbrėmje tė muajit Ramazan dhe ia mėsonte Kur’anin. Pejgamberi s.a.v.s. pėr punė tė mira, ishte mė zemėrgjerė se era e dėrguar."
7. Na ka treguar Ebu-l-Jeman Hakem b. Nafiu duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, kėtij i ka thėnė Abdullah b. Abbasi se e ka njoftuar Ebu Sufjan b. Harbi se Herakleu ka dėrguar pas tij (Ebu Sufjanit) pėrfaqėsues te njė karvan i kurejshitėve, tė cilėt kishin ardhur si tregtarė nė Sham (Damask) mu nė kohėn kur Pejgamberi s.a.v.s. kishte lidhur marrėveshje paqėsore me Ebu Sufjanin dhe me pabesimtarėt tjerė tė fisit Kurejsh. Ata (Ebu Sufjani me shokėt e vet) erdhėn nė Jerusalem. Herakleu i thirri nė rezidencėn e tij, e tek ai ishin edhe krerėt (paria) bizantine. Kur Herakleu i thirri ata, e thirri edhe pėrkthyesin e vet dhe (pėrmes tij) pyeti:
"Cili njeri ėshtė mė i afėrt pėr nga origjina me atė njeri qė vėrteton pėr vete se ėshtė Pejgamber?’
‘Unė, i thashė, jam mė i afėrt me tė pėr nga afria farefisnore’, tha Ebu Sufjani.
‘Ma afroni, tha ai (Herakleu), edhe shokėt e tij afroni, por rradhitni pas tij!’
Pastaj Herakleu iu drejtua pėrkthyesit tė vet: ‘Thuaju atyre se unė do ta pyes kėtė (duke menduar nė Ebu Sufjanin) pėr atė njeri (pėr Muhammedin a.s.) dhe ēka tė mė gėnjejė, ju tregoni se po gėnjen!’
(Ebu Sufjani) tha: ‘Pėr Zotin, po tė mos turpėrohesha se do tė mund tė mė zbulonin (shokėt e mi) se gėnjej, unė pėr tė edhe do tė gėnjeja diēka.’ Pyetja e parė qė ma shtroi ishte:
’Si ēmohet origjina e tij nė mesin tuaj?’
’Ndėr ne ai njifet se ka origjinė tė ndershme’ – i thashė.
‘A ka folur ndonjė prej jush para tij ndonjėherė kėshtu?’ – pyeti.
‘Jo, nuk ka folur.’ – u pėrgjigja.
‘A ka qenė mbret ndonjė nga tė parėt e tij?’ – pyeti (Herakleu).
‘Jo, nuk ka qenė’ – i thashė.
‘A e pėrkrahin atė njerėzit e lartė apo masat e gjera?’ – pyeti ai.
’Masat e gjera, gjithsesi’ – i thashė.
’Numri i tyre rritet apo pakėsohet?’ – pyeti.
‘Nuk pakėsohet, por pėrkundrazi, rritet’ – i thashė.
‘A e lėshon fenė e tij ndonjė pasi ta ketė pranuar, duke e urrejtur atė?’ – pyeti.
’Jo’ – thashė.
’A e keni fajėsuar pėr rrenė, para se tė fillojė tė shpall atė qė po shpall tash?’ – pyeti.
’Jo’ – u pėrgjigja.
’A e then fjalėn e dhėnė?’ – pyeti.
‘Jo, por tash jemi nė njė marrėveshje paqėsore me tė, e nuk dimė se si do tė veprojė’ – u pėrgjigja.
Ebu Sufjani pastaj tha (thotė transmetuesi): ‘Pėrveē kėtyre fjalėve qė i thashė, asnjė pėrgjigje nuk mė dha mundėsi qė pėr tė tė hedh ēfarėdo lloj dyshimi.’
Herakleu vazhdoi tė pyes:
‘A keni luftuar kundėr tij?’
’Po’ – i thashė.
’Si ka qenė rezultati i luftės me tė?’ – pyeti.
‘Lufta mes nesh dhe atij ka qenė me pėrfundime tė ndryshme, nganjėherė fitonte ai, e nganjėherė fitonim ne’ – i thashė.
‘Ēka ju urdhėron?’ – pyeti Herakleu.
‘Na urdhėron’ – i thashė: ‘Adhuroni vetėm Allahun, mos i bėni shok Atij, lėreni atė qė u thonė prindėrit tuaj; na urdhėron namazin, sinqeritetin, virtytet e larta morale dhe bashkimin.’
Pasi i bėri tė gjitha kėto pyetje, (Herakleu) i tha pėrkthyesit tė vet: Thuaj kėtij (Ebu Sufjanit):
‘Tė pyeta pėr origjinėn e tij, e ti mė the se ai nė mesin tuaj njihet se ka prejardhje tė ndershme. Ajo ėshtė dukuri te tė gjithė Pejgamberėt; ata paraqiten nga familja mė e lartė e popullit tė tyre.
Tė pyeta se a ka folur diēka tė ngjashme ndonjėherė para tij ndokush prej jush, e ti u shprehe se jo, nuk ka folur. Po tė them se po tė kishte folur dikush diēka tė ngjashme para tij, do tė thoja se ėshtė njeri qė lakmon fjalėt e thėna pėrpara tij.
Tė pyeta se a ka qenė mbret ndonjė nga tė parėt e tij; mė the se nuk ka qenė, e unė po tė them se po tė kishte qenė mbret ndonjė nga tė parėt e tij, do tė mendoja se ai ėshtė njeri, i cili kėrkon pushtetin e babait tė vet.
Tė pyeta: a keni dyshuar se gėnjen para se ka filluar tė flasė atė qė flet tash. U pėrgjigje, jo. Kam bindje tė fortė se kur nuk e ka gėnjyer popullin, si do tė mund tė gėnjejė Allahun!
Pastaj, tė pyeta: a e pėrkrahin njerėzit e lartė, apo masat popullore, e ti m’u pėrgjigje se e pėrkrahin masat e gjera. Po tė them se pjesa dėrrmuese e tyre kanė qenė pėrkrahės tė Pejgamberėve.
Tė pyeta: Numri i tyre shtohet, apo pakėsohet. Ti mė pėrmende se numri i tyri shtohet. Ashtu ėshtė ēėshtja e fesė dhe e besimit, derisa ajo tė bėhet e plotė.
Pastaj tė pyeta: a e ka lėshuar ndonjė fenė e tij (Islamin), duke e urrejtur atė, pasi ta ketė pranuar njė herė. Ti u pergjigje jo, nuk e ka lėshuar. Po tė them se ashtu ėshtė besimi (imani) kur dashamirėsia e tij pėrzihet dhe mbizotėron zemrat e besimtarėve.
Tė pyeta: a e then fjalėn e dhėnė. Mė the, nuk e then. Tė tillė janė Pejgamberėt, ata nuk e thyejnė fjalėn.
Tė pyeta: ēka ju urdhėron, e ti u pėrgjigje se ju urdhėron ta adhuroni Allahun dhe Atij tė mos i bėni shok; ju ndalon t’i adhuroni idhujt dhe ju urdhėron namazin, sinqeritetin dhe vetitė e larta morale. Prandaj, nėse kėto qė i the janė tė vėrteta, ai sė shpejti do tė zotėrojė tokėn nėn kėto kėmbėt e mia. Unė, vėrtet, e kam ditur se ėshtė paraqitur (Pejgamber), por nuk kam menduar (nuk kam besuar) se pikėrisht ėshtė nga mesi juaj. Po ta di se, me tė vėrtetė do tė jem i pranuar nga ai,
do tė pėrpiqesha qė tė takohem me tė. E, po tė isha pranė tij, do t’ia kisha larė edhe kėmbėt.
Pastaj, Herakleu e kėrkoi letrėn e Pejgamberit s.a.v.s qė ia kishte dėrguar kryetarit tė Busrės nėpėrmjet Dihjes, i cili tashmė ia kishte dėrguar Herakleut.
Herakleu e lexoi letrėn nė tė cilėn shkruante:
Bismi-l-Lahi-r-Rahmani-r-Rahim!
Nga Muhamemedi, rob i Allahut dhe Pejgamber i Tij,
Herakleut, mbretiz tė Bizantit.
"Shpėtimi i takon atij qė ndjek rrugėn e drejė. Po tė ftoj me ftesė islame: pranoje Islamin, do tė jesh i lumtur dhe i shpėtuar! Allahu do tė japė ty shpėrblim tė dyfishtė, e nėse nuk e pranon kėtė ftesė, do tė mbash nė qafėn tėnde gjynahun e bujqve (tė varfėrve) tė tu".
(Letra vazhdon me ajetin e poshtėshėnuar):
"Thuaj (O Muhammed): "O ithtarė tė Librave tė Parė! (jehudi e tė krishterė): Ejani te njė fjalė qė ėshtė e drejtė dhe e pėrbashkėt mes nesh dhe jush: qė tė mos adhurojmė askėnd pėrveē Allahut, qė tė mos i vėmė shokė Atij nė adhurim, dhe qė asnjė prej nesh tė mos marrė tė tjerė pėr zot pėrveē Vetėm Allahut." Pastaj nė qoftė se ata largohen, thuaju: "Dėshmoni pėr ne se jemi muslimanė (besimdrejtė)." (Al Imran: 64)
Ebu Sufjani vazhdoi tė tregojė: Kur Herakleu tha atė qė kishte pėr tė thėnė dhe kur mbaroi leximin e letrės, filloi zhurma rreth tij dhe u ngrit tensioni. Ne na nxorėn nga ai tubim. (Kur mbeta vetėm me shokėt e mi) u thashė atyre: ’Fama e Ibni Ebu Kebshes (Muhammedit a.s.) me tė vėrtetė ėshtė rritur, e ja, i frikohet edhe mbreti i rasės sė verdhė – Bizantit (Beni Asfar – emėrtim i arabėve pėr bizantinėt).
Prej kėtij ēasti kam pasur bindjen e thellė se ai, me tė vėrtetė do tė ngadhnjejė. Allahu edhe mua mė bėri ta pranoj Islamin,’ – tha Ebu Sufjani.
Ibni-n-Naturi, mėkėmbės i Jerusalemit (Ilijės), mik i Herakleut dhe peshkop i tė krishterėve tė Sirisė, ka thėnė: Kur arriti Herakleu, ishte i mėrzitur, prandaj disa nga patrikėt i thanė: ’Tė shohim paksa tė mėrzitur.’
Herakleu, tha ibni-n-Naturi, ishte astrolog dhe i vėrente yjet. Kur e pyetėn (ēka shikon), u pėrgjigj: ’Kur i shikoja yjet njė natė, kam vėnė re se mbreti i popullit, qė bėhet synet, po korr fitore. E kush bėhet synet?’ – pyeti.
’Askush nuk bėhet synet pėrveē hebrenjve. Mos tė tė brengos pozita e tyre. Shpalle nėpėr qytetet e mbretėrisė sate qė tė gjithė hebrenjtė tė vriten’, i thanė ata.
Derisa ata ende ishin duke biseduar, Herakleut ia sollėn njeriun tė cilin e kishte dėrguar mbreti i Gassanės tė lajmėrojė pėr Pejgamberin s.a.v.s. Kur Herakleu e pranoi atė nė bisedė, tha: ’Shkoni dhe shikoni se a ėshtė bėrė synet apo jo?’ Ata e shikuan dhe e lajmėruan Herakleun se ėshtė bėrė synet. Ai vazhdoi ta pyes edhe mė pėr arabėt, e njeriu u pėrgjigj: ’Ata bėhen synet’. Atėherė Herakleu tha: ’Ai (Muhammedi a.s.) ėshtė mbreti i kėtij populli, pikėrisht ėshtė paraqitur.’
Pastaj Herakleu i shkroi letėr njė miku tė tij nė Romė, i cili nė dijeni ishte i barabartė me tė, e pastaj u nis pėr nė qytetin Hims. Derisa Herakleu ishte ende nė Hims, i erdhi letėr nga miku i tij, pėrmbajtja e sė cilės pajtohej me mendimin e Herakleut lidhur me paraqitjen e Pejgamberit s.a.v.s. dhe se ai, me tė vėrtetė ėshtė Pejgamber i Allahut. Herakleu prandaj, i thirri nė rezidencėn e tij nė Hims autoritetet e Bizantit dhe urdhėroi qė sė pari t’i mbyllin dyert. Doli para masės dhe tha:
‘O popull i Bizantit! A dėshironi shpėtim!? A dėshironi rrugė tė drejtė!? A dėshironi pushtet tuajin tė gjatė!? (Nėse pajtoheni) atėherė bėhuni ithtarė tė kėtij Pejgamberi!’
Kur i dėgjuan kėto fjalė, ata u vėrsulėn kah dera si gomarė tė egėr. Mirėpo, dyert ishin tė mbyllura. Kur Herakleu shikoi mllefin e tyre pėr kėtė besim, tha:
‘Kthehuni nga unė!’ e pastaj vazhdoi: ’Pak mė parė e mbajta fjalimin tim pėr tė vėrtetuar qėndrueshmėrinė dhe besnikėrinė tuaj ndaj fesė suaj dhe, ja, tash jam i bindur.’ Ata kur i dėgjuan kėto fjalė, u pėrulėn dhe u pajtuan me tė.
Ky ishte fundi i rastit tė Herakleut." Kėtė e transmetojnė Salih b. Kajseni, Jusufi dhe Ma’meri nga Zuhriu.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KREU – 2.
Besimi (Imani)
8. Na ka treguar Ubejdullah b. Musa, kėtij Handhale b. Ebu Sufjani, ky nga Ikrime b. Halidi, ky nga Ibni Omeri r.a., i cili ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Islami ndėrtohet nė pesė shtylla: dėshmia se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se, vėrtet, Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij; falja e namazit; dhėnia e zekatit; haxhxhi dhe agjėrimi i Ramazanit."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
9. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, kėtij Ebu Amir Akadiu, kėtė e kishte njoftuar Sulejman b. Bilali nga Abdullah b. Dinari, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Besimi i pėrkryer pėrbėhet nga gjashtėdhjetė e sa degė (pjesė). Edhe turpi ėshtė pjesė e besimit (imanit)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
10. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, kėta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Musliman i vėrtetė ėshtė ai, qė nga gjuha dhe dora e tij janė tė qetė muslimanėt e tjerė, kurse shpėrngulės (muhaxhir) i vėrtetė ėshtė ai, i cili e largon atė qė Allahu xh.sh. e ka ndaluar."
Ebu Abdullahu (Buhariu) pėr hadithin e lartėpėrmendur jep edhe kėtė varg tė transmetuesve: Na ka treguar Ebu Muaviu, duke thėnė se na ka treguar Davudi duke transmetuar nga Amiri, i cili ka thėnė se e ka dėgjuar Abdullahun se transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.; kurse Ebul-l-A’lai transmeton nga Davudi, ky nga Amiri, ky nga Abdullahu, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
11. Na ka treguar Se’id b. Jahja b. Se’id Kurejshiu, kėtij babai i tij, kėtij Ebu Burde b. Abdullah b. Ebu Burde, ky nga Ebu Burde, ky nga Ebu Musai r.a., i cili ka thėnė se e kanė pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"O Resulullah, cili ėshtė muslimani mė i vlefshėm?’ Ai ėshtė pėrgjigjur: ’Ai, qė nga gjuha dhe dora e tij janė tė qetė muslimanėt e tjerė’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
12. Na ka treguar Omer b. Halidi, kėtij i kishte thėnė Lejthi, duke transmetuar nga Jezidi, ky nga Ebu-l-Hajri, ky nga Abdullah b. Amri r.a. se njė njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Ēka ėshtė mė sė miri tė punohet sipas Islamit?’ Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: ‘Ta ushqesh tė uriturin dhe t’i japėsh selam atij qė e njeh dhe qė nuk e njeh’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
13. Na ka treguar Museddedi, kėtij i ka treguar Jahjai, ky nga Shu’be, ku nga Katade, ky nga Enesi r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., ose: nga Husejni, ky nga Katade, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s i cili ka thėnė:
"Asnjėri nga ju nuk do tė jetė besimtar i mirė derisa nuk ia dėshiron vėllait tė vet atė qė e dėshiron pėr vete".
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
14. Na ka treguar Ebu-l-Jemane, kėtij i ka treguar Shu’ajbi, kėtij Ebu-z-Zinadi, ky transmeton nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė:
"Betohem nė Atė, nė duart e tė Cilit ėshtė jeta ime, se asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė, derisa unė nuk do tė jem mė i dashur se prindėrit dhe fėmijėt e tij".
15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, kėtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas njė senedi tjetėr): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė:
"Asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar (i mirė) derisa unė nuk do tė jem mė i dashur te ai se prindėt e tij, fėmija i tij dhe njerėzia pėrgjithėsisht".
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
16. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, kėtij i ka treguar Abdu-l-Vehhab Thekafiu, kėtij Ejjubi, duke transmetuar nga Ebu Kilabe, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Ai qė i ka tri cilėsi, e pėrjeton kėnaqėsinė e besimit (imanit): qė Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi i Tij tė jenė te ai mė tė dashur se ēdo gjė tjetėr; tė dojė ēdokėnd, por vetėm nė Emėr tė Allahut; tė urrejė kthyerjen nė mosbesim (kufėr), ashtu siē urren tė hudhet nė zjarr."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
17. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Abdullah b. Xhebri qė ka thėnė se e kam dėgjuar Enesin kur ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., kėtė:
"Dashuria ndaj Ensarėve ėshtė shenjė e besimit, ndėrsa shenja e hipokrizisė (dyfytyrėsisė) ėshtė urrejtja ndaj Ensarėve."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
18. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, i cili tha se e ka njoftuar Shu’ajbi nga Zuhriu, kėtė e kishte njoftuar Ebu Idris Aidhullah b. Abdullahu se Ubade b. Samiti r.a., i cili kishte marrė pjesė nė luftėn e Bedrit dhe ėshtė njėri nga paria e fisit tė vet qė kishte marrė pjesė nė bisedimet e natės sė Akabes, ka treguar se:
"Kur njė grup i sahabeve ishte rreth Pejgamberit s.a.v.s., ai (Pejgamberi s.a.v.s.) kishte thėnė:
‘Zotohuni se nuk do t’i bėni shok Allahut, se nuk do tė vidhni, se nuk do tė bėni zina (prostitucion), se nuk do t’i mbytni fėmijėt tuaj, se nuk do t’i bėni shpifje tjetrit me ndonjė gėnjeshtėr pėr ta dobėsuar (nėnēmuar) para jush dhe se nuk do t’i kundėrshtoni (gjėrat) qė janė plotėsisht tė njohura (urdhėrat e Allahut). Ai qė i kryen detyrimet, do tė shpėrblehet te Allahu xh.sh., ndėrsa ai qė nuk e plotėson ndonjė nga kėto pika, do tė dėnohet nė kėtė botė (sipas sheriatit). Dhe, dėnim pėr tė ėshtė mosbesimi. Ai qė diēka nuk respekton nga kjo, e Allahu ia mbulon, ajo ėshtė dėshirė e Allahut, nėse dėshiron e fal, e nėse dėshiron e dėnon.’
Edhe ne nė kėtė u zotuam (u betuam)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
19. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, kėtij Maliku, ky nga Abdurrahman b. Abdullah b. Abdurrahaman b. Ebu Sa’sa, ky nga babai i vet, e ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thėnė:
Ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s.: "Ndoshta pasuria mė e mirė e muslimanit do tė jetė bagėtia, me tė cilėn ai do tė shkojė nėpėr majat e maleve dhe vendet ku mblidhet uji, duke ikur me fenė e tij nga ngatėrresat."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
20. Na ka treguar Muhammed b. Selami, kėtij i ka treguar Abde, kėtij Hishami, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thėnė:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. u ka urdhėruar diēka shokėve tė tij, ua ka urdhėruar vetėm atė qė kanė mundur ta mbajnė (ta realizojnė).
‘O Pejgamber i Allahut, ne nuk jemi sikur ti! – i kanė thėnė. Allahu ty t’i ka falė gabimet e mėparshme, por edhe ato tė mėvonshmet.’
Ai pėr kėtė u zemėrua, sa qė zemėrimi vėrehej nė fytyrėn e tij, e pastaj tha: ‘Unė jam mė i devotshėm (takva) dhe di mė shumė se ju pėr Allahun’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
21. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, ky nga Shu’be, ky nga Katade, ky nga Enesi r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Te ai qė ka tri gjėra, do tė ndiqet kėnaqėsia e besimit: te ai i cili nuk ka mė tė dashur se Allahun dhe Pejgamberin e Tij, te ai i cili e do tjetrin vetėm pėr hir tė Allahut dhe, te ai i cili urren tė kthehet nė mosbesim, pasi e shpėtoi Allahu, ashtu siē urren tė hudhet nė zjarr."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
22. Na ka treguar Ismaili, duke transmetuar nga Maliku, ky nga Amr b. Jahja el-Maziniu, ky nga babai i vet, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Nė Xhennet do tė hyjnė besimtarėt, kurse nė Xhehenem pabesimtarėt.’
Pastaj Allahu i Madhėrueshėm do tė thotė:
"Nxirreni (nga zjarri-Xhehenemi) tė gjithė ata, nė zemrat e tė cilėve ka pasur besim tė peshės sė njė thelbi tė hardelit (bizele).’
Dhe kur tė jenė nxirė nė tėrėsi, do tė nxirren nga aty (nga zjarri) dhe do tė hidhen nė lumin e turpit, ose nė lumin e jetės – dyshon Maliku. Pastaj do tė mbijnė sikur fara nė bregun e lumit. A nuk e ke parė se ajo, me tė vėrtetė del e verdhė dhe e pėrdredhur?"
Vuhejbi ka thėnė: "Na ka treguar Amri: ‘…el-hajati", d.m.th. "…nė lumin e jetės" dhe vazhdoi: "hardelin min hajrin", d.m.th. "tė bėjė mirė sa pesha e njė hardeli."
23. Na ka treguar Muhammed b. Ubejdullahu, kėtij Ibrahimi b. Sa’di, ky nga Salihu, ky nga Ibni Shihabi, e ky nga Ebu Umame b. Sehli, i cili ka dėgjuar nga Ebu Se’id el-Hudriu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kam parė nė ėndėrr disa njerėz. Ata mė janė paraqitur qartė. Kishin veshur kėmisha, disave u vinin deri nė gjoks (gji), e disave nėn gjoks. M’u paraqit edhe Omer b. Hattabi. Ai e kishte kėmishėn e cila i shkonte pėr toke.’
’O Resulullah, si e shpjegon ti kėtė?’ – e pyetėn tė pranishmit.
’Me fe (sipas shkallės sė besimit),’ – u pėrgjigj."
24. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, kėtij Malik b. Enesi, kėtij Ibėn Shihabi, kėtij Salim b. Abdullahu, kėtij babai i tij se Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar pranė njė ensariu, i cili e kėshillonte dhe e qortonte vėllain e vet pėr turpin. Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
"Lėre, mos e nga! Turpi, vėrtet ėshtė pjesė e besimit."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
25. Na ka treguar Abdullah b. Muhammed Musnediu, kėtij Ebu Revh Haremijj b. Umare, kėtij Shu’be, kėtij Vakid b. Muhammedi, i cili ka thėnė: E dėgjova babain tim kur e transmetonte hadithin nga Omeri, duke thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Mė ėshtė urdhėruar qė tė luftojė kundėr njerėzve derisa ata tė dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr pėrveē allahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij; derisa tė fillojnė tė falin namazin e tė japin zekatin. Kur ta bėjnė kėtė, do t’ua garantoj jetėn e tyre dhe pasuritė e tyre, por vetėm sipas sė drejtės islame. Ndėrkaq, llogaria pėrfundimtare i pėrket Allahut xh.sh."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
26. Na ka treguar Ahmed b. Junusi dhe Musab b. Ismaili, kėtyre u kishte treguar Ibraimi b. Sa’di, kėtij i kishte thhėnė Shihabi, kėtij Se’id b. Musejbi, ka nga Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s e kanė pyetur:
"Cila punė ėshtė mė e vlefshme?
‘Besimi nė Allahun dhe nė Pejgamberin e Tij’ – ėshtė pėrgjigjur.



Mandej i ėshtė thėnė: ‘E ēka pastaj?’
‘Lufta nė rrugėn e Allahut’ – ėshtė pėrgjigjur.
Pėrsėri e kanė pyetur: ’E tjetėr?’
’Haxhillėku - qė pėr shkak tė pėrkushtimit ndaj tij, bėhet pa gabime’ – ėshtė pėrgjigjur Pejgamberi a.s.v.s."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
27. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, kėtij i ka thėnė Shu’ajbi nga Zuhriu, kėtij Amir b. Sa’d b. Ebu Vekkasi, ky nga Sa’di r.a., i cili ka treguar:
"Pejgamberi s.a.v.s. u ka ndarė lėmoshė (sadaka) disa njerėzve. Aty kishte ndodhur edhe Sa’di. Pejgamberi s.a.v.s. e la njėrin (pa i dhėnė sadaka). Ai pėr mua (thotė Sa’di) ishte mė i dashur (nė atė grup), prandaj i thashė:
’O Resulullah, ē’ėshtė puna me filanin? Pėr Zotin, unė atė e di si besimtar!’
’Mos thuaj ashtu, (thuaj) edhe musliman,’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.).
Unė heshta pak, por nuk u durova sepse e njihja atė, prandaj e pėrsėrita fjalėn:
’O Resulullah, ē’ėshtė puna me filanin? Pėr Zotin, unė e njoh atė pėr besimtar!’
‘Mos thuaj ashtu, (thuaj) edhe musliman.’ – tha.
Unė heshta pak, por nuk munda tė pėrmbahem sepse i dija cilėsitė e tij, prandaj pėrsėri e pyeta:
‘O Resulullah, ē’ėshtė puna me filanin? Pėr Zotin, unė e di atė besimtar!’
’(Thuaj) edhe musliman,’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.).
Pėrsėri heshta, por ajo qė dija pėr tė, mė shtyu tė pėrsėris tė njėjtėn pyetje. Edhe Pejgamberi s.a.v.s. e pėrsėriti tė njėjtėn pėrgjigje. Pejgamberi s.a.v.s. pastaj tha:
‘O Sa’d, unė i ndava sadaka atij njeriu, ndonėse tjetri mė ishte mė i dashur, duke u frikėsuar qė Allahu tė mos e hedh nė zjarr’."
Ky hadith transmetohet edhe nga: Junusi, Salihu, Ma’meri, nga djali i vėllait tim, Zuhriu, transmetuar nga Zuhriu.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
28. Na ka treguar Kutejbe, i cili thotė se na ka njoftuar Lejthi, kėtij Jezid b. Ebu Habibi, ky nga Ebu-l-Hajri, ky nga Abdullah b. Amri se njė njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Ēka ėshtė mė sė miri tė veprohet sipas Islamit?’
Pejgamberi s.a.v.s. i ėshtė pėrgjigjur:
‘Ta ushqesh tė uriturin, tė pėrsėndesėsh (t’i japish selam) atė qė e njeh dhe qė nuk e njeh’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
29. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, ky nga Maliku, ky nga Zejd b. Eslemi, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ibėn Abbasi r.a., i cili ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Mė ėshtė paraqitur zjarri (Xhehenemi) dhe kam parė nė tė se shumica ishin gra. Ato kishin bėrė kufėr (kishin mbuluar tė vėrtetėn).’
‘A kanė bėrė kufėr ndaj Allahut?’ – ėshtė pyetur.
‘Ato kanė bėrė kufėr ndaj bashkėshortėve tė tyre, kanė bėrė kufėr ndaj mirėsisė. Kur ndonjėrės prej tyre, gjithė jetėn i bėn mirė, e mė vonė nė ty vėren diēka qė nuk i pėlqen, do tė thotė: ‘Nuk kam parė prej teje asnjėherė ndonjė tė mirė’ – ėshtė pėrgjigjur."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
30. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, kėtij i ka treguar Shu’be, kėtij Vasėll el-Ahdedi, kėtė e kishte njoftuar Ma’muri, i cili ka thėnė:
"E takova rastėsisht Ebu Dherrin. Ai dhe fėmiu i tij, kishin veshur tesha tė njėjta. E pyeta pėr kėtė, e ai u pėrgjigj:
’(Njė herė) jam fjalosur me njė njeri, e unė e ofendova dhe e turpėrova atė nė nėnėn, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. mė tha:
’O Ebu Dherr, a e turpėrove dhe e ofendove nė nėnėn? Ti je njeri me shprehi tė xhahilijetit (injorancės). Robėrit tuaj, vėllezėrit tuaj, Allahu i ka vėnė nėn pushtetin tuaj dhe kushdo qė tė ketė tė tillė nėn pushtetin e tij, le ta ushqejė ashtu si ushqehet vetė dhe le ta veshė ashtu siē vishet vetė. Mos i ngarkoni deri nė rraskapitje, e nėse i ngarkoni, ndihmojuni’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
31. Na ka treguar Abdurrahman b. Mubareku, kėtij i kishte treguar Hammad b. Zejdi, kėtij Ejjubi dhe Junusi nga Hasani, kėtė e ka lajmėruar Ahnef b. Kajsi i cili ka thėnė:
"Shkova t’i ndihmoj kėtij njeriu, por mė takoi Ebu Bekre dhe mė tha:
‘Kah ia ke mėsyer kėshtu?’
‘T’i ndihmoj kėtij njeriu,’ – i thashė.
‘Kthehu! – tha Ebu Bekre. Me tė vėrtetė kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
‘Kur pėrleshen dy muslimanė tė armatosur me shpata, nė zjarr (Xhehenem) do tė hyjė edhe vrasėsi edhe i vrari.’
‘O Resulullah, vrasėsi po, por pse edhe i vrari?’ – i thashė.
‘Pėr shkak se edhe ai ka lakmuar ta vrasė vėllain e vet musliman.’ – u pėrgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
32. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, kėtij Shu’be, e sipas vargut tjetėr tė transmetuesve: Mė ka treguar Bishri, kėtij i ka treguar Muhammedi, kėtij Shu’be, ky nga Sulejmani, ky nga Ibrahimi, ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, se kur ėshtė shpallur ajeti:
"…ata qė besojnė (nė Njėsinė e Allahut dhe nuk adhurojnė tjetėr pėrveē Atij) dhe nuk e pėrziejnė besimin e tyre me Dhulm (me tė gabuarėn)…" (En Aam: 82).
Sahabėt e pyetėn Pejgamberin s.a.v.s.:
’E, cili nga ne nuk ka bėrė dhulm (nuk ka gabuar)?’
Allahu i Madhėruar (lidhur me dhulmin – gabimin mė tė madh) dėrgoi kėtė ajet:
"Vėrtet qė bashkimi i tė tjerėve nė adhurim me Allahun ėshtė Dhulm (padrejtėsi, gabim) i madh (mė i madhi)." (Lukman: 13).
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
33. Na ka treguar Sulejman Ebu Rebiu dhe ka thėnė se atij i kishte treguar Ismail b. Xha’feri, kėtij Nafi’ b. Malik b. Ebu Amir Ebu Suhejli, ky nga babai i vet, ky nga Ebu Hurejre r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Shenjat e dyfytyrėshit (munafikut) janė tri: kur flet, gėnjen; kur premton, nuk e mban fjalėn dhe kur diēka i besohet, tradhton."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
34. Na ka treguar Kabisa b. Ukbe, ky ka dėgjuar nga Sufjani, ky nga A’meshi, ky nga Abdullah b. Murre, ky nga Mesruku, ky nga Abdullah b. Amri se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Do tė jetė dyfytyrėsh (munafik) i vėrtetė ai qė ka katėr karakteristika, ndėrsa ai qė ka vetėm njė nga kėto karakteristika, do tė konsiderohet dyfytyrėsh pėrderisa nuk e largon atė: kur i besohet diēka – tradhton, kur flet – gėnjen, kur premton diēka – nuk e realizon, e kur hasmohet – e kalon kufirin."
Kėshtu e transmeton kėtė (kėtė hadith) edhe Shu’beja nga A’meshi.
35. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, kėtė e kishte njoftuar Shu’ajbi, kėtė Ebu Zinadi, kėtė A’rexhi, e kėtė Ebu Hurejre, i cili ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kush e kalon Natėn e Kadrit duke bėrė ibadet dhe duke llogaritur (vetėm nė shpėrblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bėra mė parė."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
36. Na ka treguar Harem b. Hafsi, kėtė e ka njoftuar Abdu-l-Vahidi, kėtė Umarja, kėtė Ebu Zur’a b. Amr b. Xheriri, i cili ka thėnė se e ka dėgjuar nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. duke thėnė:
"Allahu me kėnaqėsi do t’ia plotėsojė dėshirėn atij qė niset (nė luftė) nė Emėr tė Allahut: - atė e ka shtyer tė niset nė luftė, vetėm duke mė besuar Mua dhe Pejgamberėt e Mi – dhe se nuk do ta kthej nė shtėpi pa dhuratė, ose pa pasuri lufte tė cilėn e ka merituar, ose do ta fus nė Xhennet.
Dhe po tė mos i ngarkoja pasardhėsit e mi me vėshtirėsi, nuk do tė ndahesha nga asnjė front dhe do tė doja tė vdes nė Rrugėn e Allahut, pastaj tė jetoj njė kohė e tė vdes, e pastaj pėrsėri tė jetoj njė kohė e tė vdes."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
37. Na ka treguar Ismaili, kėtė e kishte njoftuar Maliku, kėtė Ibėn Shihabi, kėtė Humejd b. Abdurrahmani, kėtė Ebu Hurejra se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kush e kalon muajin e Ramazanit nė ibadet pėr shkak tė besimit (duke e besuar Allahun) dhe duke llogaritur vetėm nė shpėrblimin e Tij, do t’i falen gabimet e mėparshme."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
38. Na ka treguar Ibėn Selami, kėtė e ka njoftuar Muhammed b. Fudajli, kėtij i ka treguar Jahja b. Se’idi, ky nga Ebu Seleme, ky nga Ebu Hurejra i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kush e agjėron muajin e Ramazanit duke besuar dhe duke llogaritur (vetėm nė shpėrblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bėra mė parė."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
39. Na ka treguar Abdu-s-Selam b. Mutahhari, ky nga Omer b. Aliu, ky nga Ma’n b. Muhammed el-Xhifariu, ky nga Se’id b. Ebu Se’id el-Makburiu, ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Feja Islame ėshtė fe e lehtė. Nė kėtė fe, asnjė nuk duhet tė pėrpiqet tepėr, e qė nuk do tė ngadhnjejė nė tė. Bėhuni tė matur dhe mos e teproni. Gėzohuni dhe kėrkoni ndihmėn e Allahut xh.sh. nė mėngjes, nė mbrėmje dhe pak para natės."
40. Na ka treguar Amr b. Halidi, kėtė e kishte njoftuar Zuhejri, kėtė Ebu Is-haku, duke transmetuar nga Berai:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. erdhi nė Medine, sė pari qėndroi te gjyshėrit ose te dajallarėt e tij Ensarė, siē thotė Ebu Is-haku, dhe gjashtėmbėdhjetė apo shtatėmbėdhjetė muaj e fali namazin duke u drejtuar kah Bejtul-Mukaddesi (nė Jerusalem), por duke dėshiruar gjithnjė qė Kibla tė jetė kah Kaba. Namazi i parė qė e fali nė drejtim tė Kabės, ishte namazi i ikindisė. Me tė u falėn disa njerėz. Njėri nga ata qė faleshin me tė, doli dhe kaloi pranė njė xhamie. Derisa ata ishin duke u falur dhe qėndronin nė ruku, bėrtiti: ‘Betohem nė Allahun, tash jam falur me Pejgamberin s.a.v.s. i kthyer kah Mekka.’
Atėherė edhe kėta, pa e prishur namazin, u kthyen kah Kaba, sikur edhe ata mė parė. Hebrenjtė dhe ithtarėt e tjerė tė Librit, u entuziazmuan pse ata u kthyen kah Bejtul-Mukaddesi, e kur u kthyen kah Kaba, nuk e pėlqyen kėtė."
Zuhejri ka thėnė:
Na ka treguar Ebu Is’haku, ky nga Berai, i cili nė familjen e tij ka thėnė edhe kėtė:
"Para se tė ndryshojė Kibla, (i pari) qė ėshtė kthyer kah ajo, ka vdekur (duke falur namazin). Kishte edhe disa tė tjerė qė ishin vrarė. Nuk kemi ditur ē’tė themi pėr ta.
Pastaj Allahu i Madhėruar ka shpallur kėtė ajet tė Kur’anit:
"Dhe Allahu kurrė nuk do t’ua humbasė besimin." (El Bekareh: 143).
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
41. Maliku ka thėnė se e ka njoftuar Zejd b. Eslemi, kėtė A’ta b. Jesari, kėtė e ka njoftuar Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thėnė se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
"Kur njeriu e pranon Islamin dhe kur detyrimin Islam e kryen nė mėnyrė tė sinqertė, Allahu xh.sh. do t’ia falė tė gjitha veprat e kėqia tė cilat i ka punuar, e pastaj do ta shpėrblejė me shpėrblimin pėrkatės. Veprat e mira shpėrblehen me dhjetė shpėrblime, e bile edhe deri nė shtatėqind herė, kurse vepra e keqe dėnohet vetėm aq sa i pėrgjigjet, po qe se Allahu edhe atė nuk e falė."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
42. Na ka treguar Is-hak b. Mensuri, kėtij i kishte treguar Abdurrezaku, kėtij Ma’meri, ky nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejre, i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kur ndonjė nga ju i kryen detyrat e veta islame nė mėnyrė tė drejtė, ēdo vepėr e mirė tė cilėn e kryen, shėnohet me dhjeta (dhjetėfishohet), bile deri nė shtatėqindfish dhe ēdo punė e keqe qė e ka bėrė, i shėnohet aq sa ka bėrė."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
43. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, ky nga Jahjai, ky nga Hishami, i cili ka thėnė se e ka njoftuar babai i vet, e kėtė Aisha r.a. se me tė vėrtetė Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrė te ajo kur aty kishte qėlluar njė grua dhe e kishte pyetur:
"Kush ėshtė kjo?’
‘Ėshtė filanja’ – tha Aisha. Tregon diēka rreth namazit tė saj.
‘Lėrini (kėto fjalė), bėni ato punė qė u shkojnė pėr dore. Pėr Zotin! Allahu nuk mėrzitet (nuk brengoset), pėrderisa ju nuk brengoseni (pėr punėn tuaj)’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘Te Ai vepra mė e dashur ėshtė ajo qė njeriu vazhdimisht e bėn nė Emėr tė Tij’."
44. Na ka treguar Muslim b. Ibrahimi, kėtij i kishte treguar Hishami, kėtij Katade, ky nga Enesi, i cili thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Do tė dalė nga zjarri (Xhehenemi) ai qė dėshmon: ‘Nuk ka zot pėrveē Allahut’ dhe nė zemrėn e tė cilit ka vepra tė mira sa pesha e njė kokrre tė elbit. Do tė dalė nga zjarri ai qė dėshmon: ‘Nuk ka zot pėrveē Allahut’ dhe nė zemrėn e tė cilit ka vepra tė mira sa pesha e njė kokrre tė grurit. Do tė dalė nga zjarri ai i cili dėshmon: ‘Nuk ka zot pėrveē Allahut’ dhe nė zemrėn e tė cilit ka vepra tė mira sa pesha e njė atomi."
Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton se Ebani ka thėnė, kėtij i kishte thėnė Katade, ky nga Enesi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "fjala ‘tė mira’, pėrdoret me kuptim ‘besim-iman’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
45. Na ka treguar Hasan b. Sabbahu se ka dėgjuar nga Xha’fer b. Avni, i cili ka thėnė se i ka treguar Ebu-l-Umejsi, kėtij ia transmeton Kajs b. Muslimi, kėtij Tarik b. Shihabi, e ky nga Omer b. Hattabi r.a. se njė hebre i ka thėnė (Omerit):
"O kryetar i besimtarėve! Nė Librin tuaj (nė Kur’an) ka njė ajet tė cilin ju e lexoni. Po tė na ishte shpallur ai ajet neve, hebrenjve, ne atė ditė do ta shpallnim ditė feste.’
‘Cili ėshtė ai ajet’ – e pyeti Omeri.
"...Kėtė ditė Unė e pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova Mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin fe..." (El Maideh: 3). – u pėrgjigj ai.
’Ne, vėrtet e dimė edhe ditėn edhe vendin kur i ėshtė shpallur Pejgamberit s.a.v.s., e ajo ėshtė dita e premte, derisa qėndronte nė Arafat.’ – tha Omeri."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
46. Na ka treguar Ismaili, kėtij i ka treguar Malik b. Enesi, kėtij xhaxhai i vet Ebu Suhejl b. Maliku, kėtij babai i vet, i cili e ka dėgjuar Talha b. Ubejdullahun duke thėnė:
"Pejgamberit s.a.v.s. i erdh njė njeri nga Nexhdi me qėllim hakmarrjeje. Dėgjohej zhurma e zėrit tė tij, por nuk kuptohej se ē’fliste, derisa u afrua. E kur pyeti pėr Islamin, Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj:
’Pesė kohė tė namazit brėnda ditės dhe natės.’
’E, diēka tjetėr pėr mua pėrveē tij (pėrveē pesė kohėve tė namazit)?’ – pyeti ai.
’Jo, vetėm nėse do vullnetarisht,’ – iu pėrgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: ’Agjėrimi i muajit tė Ramazanit.’
‘Diēka tjetėr pėrveē tij?’ – pyeti ai.
‘Jo, vetėm nėse do vullnetarisht,’ – u pėrgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. ia pėrmendi edhe zekatin (tha transmetuesi).
‘Diēka tjetėr pėrveē tij?’ – pyeti ai.
‘Jo, vetėm nėse do vullnetarisht.’ – u pėrgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Atėherė u kthye njeriu, - thotė transmetuesi – dhe tha:
‘Pėr Zotin, nuk kam as ēka tė shtoj, e as ēka tė pakėsoj.’
Pejgamberi s.a.v.s. (pasi e dėgjoi) u shpreh me kėto fjalė:
‘Nėse e ka thėnė tė vėrtetėn, ka shpėtuar’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
47. Na ka treguar Ahmed b. Abdullah b. Ali el-Menxhufiu, kėtij i ka treguar Revhu, kėtij Avfi, ky nga Hasani dhe nga Muhammedi, kėta nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kush e pėrcjell muslimanin e vdekur pėr shkak tė besimit tė tij tė fortė (duke besuar sinqerisht) dhe, duke llogaritur (vetėm nė shpėrblimin e Allahut) do tė jetė me tė derisa tė falet namazi i xhenazez dhe tė mbarojė varrimi i tij, me tė vėrtetė ai do tė kthehet me shpėrblimin prej dy kirateve (masė pėr matjen e sevapeve, sasinė e saj e di vetėm Allahu xh.sh.). Secili prej kėtyre kirateve ka peshėn e malit Uhud. Kush ia fal xhenazen tė vdekurit, por kthehet para se ai tė varroset, do tė kthehet me njė kirat."
Nė senedin e dytė Revhu transmeton nga Uthmani, ky nga Muedhini, ky nga Avfi, ky nga Muhammedi, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
48. Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, kėtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thėnė:
"E kam pyetur Ebu Vailin pėr murxhitė, e ai tha: Mė ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
‘Ta turpėrosh (ofendosh) muslimanin ėshtė mėkat, ndėrsa ta mbysėsh atė ėshtė mosbesim (kufėr)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
49. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, kėtij Ismail b. Xha’feri, kėtij Humejdi, kėtij Enesi, e kėtė e kishte njoftuar Ubade b. Samiti se:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalė t’i njoftojė Sahabėt pėr Natėn e Kadrit (Lejletu-i-Kadr), kur atje grindeshin dy muslimanė. Pėr kėtė shkak Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
‘Kam dalur t’ju njoftoj pėr Natėn e Kadrit, e pasiqė grindeshin filani e filani, ajo ėshtė grindur. Ndoshta kjo do tė jetė mė mirė pėr ju. Tashmė kėrkojeni ju atė (Natėn e Kadrit) nė tė shtatėn, nė tė nėntėn ose nė tė pestėn (pas natės sė njėzetė tė Ramazanit)’."
50. Na ka treguar Museddedi, kėtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, kėtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:
"Njė ditė Pejgamberi s.a.v.s. doli nė mesin e njerėzve; iu afrua atij njė njeri dhe e pyeti:
‘Ēka ėshtė besimi (imani)?’
’Besim (iman) ėshtė tė besosh Allahun, melekėt e Tij, takimin me Tė (nė Ditėn e Kijametit), tė besosh pejgamberėt e Tij dhe ringjalljen.’ – u pėrgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
’Po, ēka ėshtė Islami?’ – pyeti ai.
‘Islami ėshtė ta adhurosh Allahun, tė mos i pėrshkruash shok Atij, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin dhe tė agjėrosh Ramazanin.’ – u pėrgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po, ēka ėshtė mirėsia (ihsani)?’ – pyeti ai.
‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atė. Nėse ti nuk e sheh Atė, Ai padyshim tė sheh ty.’ – u pėrgjigj.
‘Kur do tė jetė Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.
Lidhur me kėtė pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘I pyeturi nuk ėshtė nė dijeni mė tė madhe pėr kėtė ēėshtje se pyetėsi. Vetėm po tė tregoj ty pėr shenjat e tij: kur robėresha tė lind pronarin (d.m.th. zotėriun) e saj; kur barinjtė e deveve zeshkane me mburrje do tė shtyhen nė ndėrtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) ėshtė njė nga pesė fshehtėsitė qė nuk i askush, pėrveē Allahut xh.sh.’
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:
"Vėrtet qė Allahu! Vetėm tek Ai ėshtė dija e Orės (e Ēastit tė Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).
Pastaj njeriu u nis tė shkojė, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
’Kthejeni atė!’
Meqė ata nuk e panė mė atė (sepse u flak para syve tė tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:
’Ai ėshtė Xhibrili a.s., ka ardhė t’ua mėsojė njerėzve fenė e tyre’."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thėnė: "E gjithė kjo ėshtė pjesė e besimit (imanit)."


vazhdon....
__________________
Jakub el-Makfufi ka thėnė: "Person i sinqertė ėshtė ai i cili i fsheh veprat e tij tė mira sikurse qė i fsheh veprat e tij tė liga."
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
Ed-hem (14-12-2008)
  #2 (permalink)  
Vjetėr 25-09-2005, 23:08
Grafika e Muhammed AbdulMalik
Moderator Mbikqyrės
 
Data e Anėtarėsimit: 28-01-2005
Postimet: 1,340
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,493
Falėnderuar 2,302 herė nė 802 Postime
Rep Fuqia: 918
Muhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond reputeMuhammed AbdulMalik has a reputation beyond repute
vazhdim prej hadithit nr: 50

51. Na ka treguar Ibrahim b. Hamza, kėtij Ibrahim b. Sa’di, kėtij Salihu, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullahu se Abdullah b. Abbasi i ka thėnė:
"Mė ka thėnė Ebu Sufjani se Herakleu i ka thėnė:
’Tė kam pyetur se numri i muslimanėve shtohet apo pakėsohet? E ti u pėrgjigje: shtohet. Ashtu vazhdon tė shtohet besimi derisa tė plotėsohet. Tė kam pyetur se a e lėshon ndokush fenė, pasi ta ketė pranuar njėherė, duke e urrejtur atė? U pėrgjigje: jo. Ashtu ėshtė edhe besimi (imani) kur mirėsia e tij pėrzihet me shpirtin, atė mė askush nuk e urren’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
52. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, kėtij ia ka transmetuar Zekerijai, kėtij Amri, kėtij Nu’man b. Beshiri, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Hallalli ėshtė i qartė, edhe harami ėshtė i qartė. Nė mes tyre ka gjėra tė dyshimta, tė cilat nuk i dinė shumė njerėz. Kush ruhet nga punėt e dyshimta, e ruan pastėrtinė e fesė sė vet dhe nderin e tij, e kush bie nė punė tė dyshimta, ėshtė i njėjtė me bariun i cili e ruan bagėtinė e vet pėrreth vendit tė ndaluar nė tė cilin ajo mund tė hyjė nė ēdo ēast. Dijeni se ēdo mbret e ka ndalesėn e vet, e kini kujdes, se ndalesa e Allahut nė tokėn e tij ėshtė ēėshtje tė cilėn Ai e ka ndaluar. Poashtu, dijeni se ēdo trup ka pjesė mishi, e kur ėshtė e sėmurė (ajo pjesė), i sėmurė ėshtė krejt trupi. Ja, ajo (pjesė mishi) ėshtė zemra!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
53. Na ka treguar Ali b. Xha’di, ky nga Shu’be, ky nga Ebu Xhemre, i cili ka thėnė:
"Kam ndenjur me Ibni Abbasin i cili mė uli nė shtratin e vet dhe mė tha:
’Rri tek unė derisa tė tė jap ty njė pjesė tė pasurisė sime!’
Pasi qėndrova me tė dy muaj, mė tha: ’Kur Pejgamberit s.a.v.s. i erdh delegacioni i Abdu-l-Kajsit (njė fis), ai i pyeti:
’Cili popull jeni ju’ – respektivisht – ’cili delegacion?’
’Jemi nga (fisi) Rebi’a’ – u pėrgjigjėn ata.
’Mirė se keni ardhur o njerėz – ose delegacion (dyshim i transmetuesit) – pa tė meta dhe pa nevojė pendimi’ – u tha Pejgamberi s.a.v.s.
’O Resulullah, ne mund tė vijmė te ti, vetėm nė ndonjė muaj tė shenjtė, sepse nė mes nesh dhe teje ėshtė lagja e pabesimtarėve Mudar. Prandaj, na urdhėro neve me njė urdhėr tė prerė tė cilin do t’ia pėrcjellim atyre qė kanė mbetur pas nesh dhe i cili do tė na ēojė nė Xhennet’ – i thanė Pejgamberit s.a.v.s.
E pyetėn edhe pėr pijen.
Pejgamberi s.a.v.s. i urdhėroi pėr katėr gjėra dhe ua ndaloi katėr gjėra. I urdhėroi tė besojnė nė Njė tė Vetmin Allah dhe i pyeti: ‘A e dini ēka ėshtė besimi nė Allahun?’
’Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinė mė sė miri’ – thanė ata.
‘Tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin, tė agjėrosh muajin e Ramazanit dhe tė japėsh njė tė pestėn e pasurisė sė zėnė nė luftė’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Ndėrkaq, nga katėr gjėrat qė ua ndaloi atyre, janė pijet (qė rrijnė) nė testi, nė kungull tė ujit, nė pagur (matare), nė varell ose nė koritėn e lyer me rrėshirė ose – sikur thotė ndonjėherė transmetuesi – nė koritėn e katranosur.
‘Mbani nė mend kėto dhe tregojuni atyre qė janė pas jush’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
54. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, kėtij Maliku, kėtij Jahja b. Sa’di, kėtij Muhammed b. Ibrahimi, kėtij Alkame b. Vekkasi, ky nga Omeri r.a. i cili ka dklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Veprat vlerėsohen sipas qėllimit dhe ēdo njeriu i pėrket ajo pėr tė cilėn mendon (ka pėr qėllim). Kush ėshtė shpėrngulur pėr Allahun dhe pėr Pejgamberin e Tij, shpėrngulja e tij ėshtė nė Emėr tė Allahut dhe tė Pejgamberit tė Tij, ndėrkaq, ai qė ėshtė shpėrngulur pėr shkaqe tė mira (interesa) tė kėsaj bote, ose pėr shkak tė ndonjė gruaje me tė cilėn do tė martohej, shpėrngulja e tij ėshtė nė emėr tė asaj qė ėshtė shpėrngulur."
55. Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhaili, kėtij Shu’be, kėtij Adi b. Thabiti, ky kishte dėgjuar nga Abdullah b. Jezidi, ky nga Ebu Mes’udi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Kur njeriu pėrpiqet ta furnizojė familjen e vet (duke llogaritur nė shpėrblimin e Allahut), ajo punė ėshtė mirėsi pėr tė (sadaka)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
56. Na ka treguar Hakem b. Nafiu, kėtij i ka treguar Shu’ajbi nga Zuhriu, i cili ka thėnė se i ka treguar Amir b. Sa’d b. Ebu Vekkasi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Me tė vėrtetė nuk bėn asnjė shpenzim, kur me tė kėrkon kėnaqėsinė e Allahut. Pėrkundrazi, pėr kėtė vetėm do tė shpėrblehesh. Bile (do tė shpėrblehesh) edhe pėr kafshatėn qė ia shtie nė gojė gruas sate."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
57. Na ka treguar Museddedi, kėtij i kishte treguar Jahjai, kėtij Ismaili, kėtij Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Xherir b. Abdullahu, i cili ka thėnė:
"Ia kam dhėnė betimin Pejgamberit s.a.v.s. se do tė fal namaz, do tė jap zekat dhe, sinqerisht do t’ia mendoj tė mirėn ēdo muslimani."
58. Na ka treguar Ebu-n-Nu’mani, kėtij i ka treguar Ebu Avane, ky nga Zijad b. Ilaka, i cili ka thėnė:
"E kam dėgjuar Xherir b. Abdullahun nė ditėn kur vdiq Mugire b. Shu’be. Sė pari u ngrit dhe e falėnderoi Allahun xh.sh., e pastaj tha:
‘Kini frikė vetėm Allahun, i Cili nuk ka shok, bėhuni krenarė dhe tė qetė, derisa tė vijė njė komandant. Ai do tė ju vijė sė shpejti.’ Pastaj tha:
‘Kėrkoni falje (lutuni) pėr komandantin tuaj, sepse Allahu xh.sh. dėshiron tė falė! E tash – vazhdon ai – njė herė kam shkuar te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i kam thėnė:
‘Ty tė betohem nė Islam,’ kurse ai mė kushtėzoi:
‘Edhe t’ia mendosh sinqerisht tė mirėn ēdo muslimani.’
Unė edhe nė atė u zotova. Me tė vėrtetė ua mendoj tė mirėn juve!’
Pastaj kėrkoi falje dhe u ul."
KREU – 3.
Dituria
59. Na ka treguar Muhammed b. Sinani, kėtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas njė vargu tjetėr tė transmetuesve, mė ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, kėtij Muhammed b. Fulejhu, kėtij babai i vet, kėtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thėnė:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. nė njė rast ishte duke folur para popullit, erdh njė beduin dhe pyeti:
‘Kur do tė jetė Ēasti i Kijametit?’
Pejgamberi s.a.v.s., megjithatė, vazhdoi tė flasė. Disa njerėz (tė pranishėm aty) thanė se Pejgamberi s.a.v.s. e dėgjoi se ēka e pyeti ai, por nuk i pėlqeu ajo qė e pyeti, kurse disa tė tjerė thanė se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dėgjoi fare.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:
‘Ku ėshtė ai qė, mendoj se pyeti pėr Ēastin e Kijametit?’
‘Ja, unė o Resulullah’ – u pėrgjigj beduini.
‘Momentin e Kijametit prite, kur tė zhduket siguria’ – u pėrgjigj.
‘Si do tė shkatėrrohet?’ – ishte pyetja tjetėr.
‘Kur t’i besohet detyra atij qė nuk ėshtė pėr tė i aftė dhe kompetent, prite Ditėn e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
60. Na ka treguar Ebu-n-Nu’man Arim b. Fadili, kėtij i kishte treguar Avane, ky nga Ebu Bishri, ky nga Jusuf b. Maheku, ky nga Abdullah b. Amri, i cili ka thėnė:
"Nė njė udhėtim qė e patėm, Pejgamberi s.a.v.s. mbeti pas nesh. Na mbėrrini, kur koha pėr faljen e namazit ishte kah mbarimi. Ne morėm abdes dhe filluam t’u japim mes-h kėmbėve (filluam t’i lajmė kėmbėt me shumė pak ujė), prandaj, (Pejgamberi s.a.v.s.) me njė zė tė lartė, bėrtiti dy a tri herė:
’Mjerė thembrat nga zjarri i Xhehenemit’!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
61. Na ka treguar Kutejbe, kėtij Ismail b. Xha’feri, ky nga Abdullah b. Dinari, ky nga (Abdullah) Ibni Omeri r.a., i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Ėshtė njė pemė tė cilės nuk i bien gjethet. Ėshtė e njėjtė me muslimanin. Mė thuani se cila ėshtė ajo?’
Njerėzit menduan pėr ndonjė pemė tė shkretėtirės.
Abdullahu tha: ‘Unė kam menduar se ajo pemė, ėshtė hurma, por kam pasur turp ta them.’
Pastaj tė pranishmit thanė: ‘O Pejgamber i Allahut, na thuaj cila ėshtė ajo pemė?’
Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj:
‘Ajo pemė ėshtė hurma’."
62. Na ka treguar Halid b. Mahledi, kėtij Sulejmani, kėtij Abdullah b. Dinari, ky nga Ibni Omeri r.a., i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Ėshtė njė pemė, gjethet e sė cilės nuk bien; ajo i ngjan muslimanit. Mė tregoni cila ėshtė ajo?’
Abdullahu ka thėnė: ‘Njerėzit menduan pėr ndonjė pemė tė shkretėtirės, kurse mua mė shkoi mendja se ajo ėshtė hurma.’
Pastaj tė pranishmit pyetėn:
‘O Resulullah, na thuaj cila ėshtė ajo?’
Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj:
‘Ajo pemė ėshtė hurma’."
-------------------------------------------------------------------------------------------------
63. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, kėtė e kishte njoftuar Lejthi, kėtė Se’id Makburiu, kėtė Sherik b. Abdullah b. Ebu Nemiri, i cili e kishte dėgjuar Enes b. Malikun, duke thėnė:
"Derisa rrinim me Pejgamberin s.a.v.s. nė xhami, erdh njė njeri hypur nė deve. E ndali aty dhe e lidhi, e pastaj u drejtua kah ne dhe pyeti:
’Cili nga ju ėshtė Muhammedi?’
Pejgamberi s.a.v.s. qėndronte i mbėshtetur nė mesin e tyre, prandaj ne u pėrgjigjėm:
‘Ky njeri i bardhė, i mbėshtetur!’
Pastaj, njeriu iu drejtua (Pejgamberit s.a.v.s.):
‘O djali i Abdu-l-Muttalibit!’
‘Tė pėrgjigjem’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Ai vazhdoi: ‘Do tė pyes ty dhe, nė ēdo pyetje do tė jem i ashpėr, por mos m’u hidhėro!’
‘Pyet ē’tė duash!’ – i tha Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po tė pyes, pėr Zotin tėnd dhe Zotin e atyre para teje (thuaj): A tė ka dėrguar ty Allahu pėr gjithė botėn (njerėzimin)?’
‘Po, padyshim.’ – iu pėrgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
‘Pėr Allahun, a tė ka urdhėruar Allahu tė falim pesė kohėt e namazit gjatė njė dite dhe njė nate?’ – pyeti ai.
‘Po, pėr Zotin’ – u pėrgjigj.
‘Pėr Allahun’ – tha pėrsėri njeriu – ‘A tė ka urdhėruar Allahu tė agjėrojmė muajin e Ramazanit pėr ēdo vit?’
‘Po, padyshim.’ – u pėrgjigj.
‘Pėr Allahun, a tė ka urdhėruar Allahu qė nga pasanikėt tanė tė marrėsh kėtė sadaka (zekat) dhe t’ua ndash tė varfėrve tanė?’ – pyeti.
‘Po, pėr Zotin,’ – iu pėrgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Pastaj njeriu tha: ‘Besoj nė gjithė atė qė e ke sjellė (nga Allahu xh.sh.). Unė jam Dimam b. Tha’lebe, vėllai i Beni Sa’d b. Bekrit, pėrfaqėsues i popullit tim, i cili ka mbetur pas meje’."
Kėtė hadith kėshtu e ka transmetuar edhe Musai dhe Ali b. Abdu-l-Hamidi nga Sulejmani, ky nga Thabiti, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
64. Na ka treguar Ismail b. Abdullahu, kėtij i kishte treguar Ibrahim b. Sa’di, kėtij Salihu, kėtij Ibni Shihabi, kėtij Ubejdullah b. Utbe b. Mes’udi se Abdullah b. Abbasi e kishte lajmėruar kėtė se:
"Pejgamberi s.a.v.s. e kishte dėrguar njė njeri me letrėn e tij dhe e kishte urdhėruar qė (letėrn) t’ia dorėzojė mėkėmbėsit tė Bahrejnit, e qė ky t’ia dėrgojė mbretit tė Persisė. Ky (mbreti) pasiqė e lexoi, e grisi.
(Ibni Shihabi, i cili ishte njėri nga transmetuesit) tha: Mendoj se e kam dėgjuar nga Ibni Musejjebi, duke thėnė:
’Pejgamberi s.a.v.s. i mallkoi qė edhe ata tė jenė plotėsisht tė shkatėrruar’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
65. Na ka treguar Muhammed b. Mukatil Ebu-l-Hasani, kėtij Abdullahu, kėtij Shu’be, kėtij Katade, kėtij Enes b. Maliku, i cili ka thėnė:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka shkruar letėr, ose ka dashur tė shkruajė, por i ėshtė thėnė se ata do ta lexojnė vetėm nėse ėshtė e vulosur. Atėherė e ka marrė unazėn e argjendtė nė tė cilėn ishte gdhendur: ’Muhammedi, Pejgamber i Allahut.’ Mė vjen sikur po e shoh unazėn nė dorėn e tij.
Pastaj e kam pyetur Kataden, tha Shu’be:
’Kush ka thėnė se nė unazė qėndronte: ’Muhammedi, Pejgamber i Allahut.’
’Ai, Enesi,’ – u pėrgjigj (Katade)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
66. Na ka treguar Ismaili, ky nga Maliku, ky nga Is’hak b. Abdullah b. Ebu Talhai, ky nga Ebu Murre, rob i liruar i Akil b. Ebu Talibit, ky nga Ebu Vakid el-Lejthiu, i cili ka thėnė:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ende rrinte nė xhami me njerėzit, erdhėn tre persona: dy nga ata u drejtuan kah Pejgamberi s.a.v.s., kurse njėri shkoi. Transmetuesi tha se ata (tė dy) u ndalėn para Pejgamberit s.a.v.s. Njėri prej tyre vėrejti njė vend tė zbrazėt nė mesin e dėgjuesve dhe aty u ul, tjetri u ul pas tyre. Sa i pėrket tė tretit, ai e ktheu shpinėn dhe shkoi.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. e pėrfundoi fjalimin, tha:
‘Dėgjoni, do t’ju tregoj pėr gjendjen e kėtyre tre personave: I pari i fshehet (ruhet) Allahut dhe Allahu e vendos atė nė strehimore (nė vend tė sigurt); i dyti, pėrmbahet nga turpi, e edhe Allahu ėshtė i pėrmbajtur (nga dėnimi i tij). Sa i pėrket tė tretit qė e ktheu shpinėn, edhe Allahu ia kthen shpinėn’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
67. Na ka treguar Museddedi, kėtij Bishri, ky nga Ibni Avni, ky nga Ibni Sirini, ky nga Abdurrahman b. Ebu Bekre, e ky nga babai i vet, i cili ka thėnė:
"Pejgamberi s.a.v.s. kishte hipur nė deve (gjatė Haxhxhit lamtumirės). Kapistrėn e deves ia mbante njė njeri. Pas pak pyeti:
‘Cila ditė ėshtė kjo?’
Ne heshtėm, duke menduar se do ta quante me njė emėr tjetėr e jo me emrin e saj.
‘A nuk ėshtė kjo dita e thejrjes sė kurbanit?’ – pyeti.
‘Po, pa dyshim.’ – thamė .
‘Cili muaj ėshtė ky?’ – pyeti.
Ne pėrsėri heshtėm dhe menduam se do ta quante me njė emėr tjetėr.
‘A nuk ėshtė Dhu-l-hixhxhe?’ – tha ai.
‘Po,’ – thamė.



Pastaj tha:
’Gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, janė tė shenjta dhe tė paprekshme, sikurse qė ėshtė
e shenjtė kjo ditė e juaj, nė kėtė qytetin tuaj, nė kėtė vendin tuaj. Ēdonjėri qė ėshtė i pranishėm, le ta njoftojė atė qė nuk ėshtė kėtu (i pranishėm), sepse mund tė ndodhė qė ai i cili nuk ėshtė i pranishėm, ta kuptojė mė mirė se ai qė ia kumton’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
68. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, kėtij Sufjani, ky nga A’meshi, ky nga Ebu Vaili, ky nga Ibėn Mes’udi, i cili ka thėnė:
"Pejgamberi s.a.v.s. na pajiste me kėshilla (ligjerata) gjatė ditėve, duke mos na lėnė asnjėherė tė mėrzitemi."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
69. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, kėtij i kishte treguar Jahja b. Se’idi, ky nga Shu’be, ky nga Ebu Tejjahu, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Lehtėsoni dhe mos vėshtirėsoni! Gėzoni dhe mos shpėrndani (duani dhe mos urreni)."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
70. Na ka treguar Uthman b. Ebu Shejbe, kėtij Xheriri, kėtij Mensuri, ky nga Ebu Vaili, i cili ka thėnė:
"Abdullahu i mėsonte njerėzit ēdo tė enjte, prandaj njė person i tha atij:
‘O Ebu Abdurrahman, me tė vėrtetė do tė doja tė na mėsoje pėr ēdo ditė.’
Ai u pėrgjigj:
‘Ajo qė ma ndalon kėtė ėshtė se nuk kam dėshirė qė t’ua bėj tė mėrzitshėm (mėsimin). Unė ju pajis me dituri, ashtu siē na pajiste neve Pejgamberi s.a.v.s. Ai frikėsohej se mos na kalon (mėsimi) nė monotoni’."
71. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, kėtij Ibėn Vehbi, kėtij Junusi, ky nga Ibėn Shihabi, ky nga Humejd b. Abdurrahmani, i cili ka thėnė se e ka dėgjuar Muaviun duke thėnė, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Atij qė Allahu ia do tė mirėn, e udhėzon t’i kuptojė parimet e fesė. Unė vetėm shpėrndaj (dituri), kurse Allahu e jep atė. Ky popull le tė vazhdojė tė mbesė nė rrugėn e Allahut, e nuk do tė mund ta dėmtojnė ata qė e kundėrshtojnė, pėrderisa nuk vjen urdhėri i Allahut’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
72. Na ka treguar Aliu, kėtij Sufjani, kėtij Ibėn Ebu Nexhihu, duke transmetuar nga Muxhahidi, i cili ka thėnė:
"E kam shoqėruar Ibėn Omerin deri nė Medine. Nuk e kam dėgjuar atė tė thotė diēka mė tepėr nga Pejgamberi s.a.v.s., pėrveē njė hadithi:
’Ishim te Pejgamberi s.a.v.s., kur atij i kishin sjellur njė palcė me hurma. Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
‘Nė mesin e pemėve, ka njė pemė e cila shumė i ngjan muslimanit.’
Kam dashur tė them se ajo pemė ėshtė hurma, mirėpo, meqė isha mė i riu nga tė pranishmit, heshta.
‘Ajo ėshtė hurma’ – tha Pejgamberi s.a.v.s."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
73. Na ka treguar Humejdiu, kėtij Sufjani, kėtij Ismail b. Ebu Halidi, kurse Zuhriu ka thėnė se e ka dėgjuar nga Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Abdullah b. Mes’udi, i cili ka thėnė se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
"Mund tė kesh zili nė dy raste: ndaj njeriut tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri dhe atė e shpenzon nė rrugė tė drejtė dhe ndaj njeriut, tė cilit Allahu i ka dhėnė dituri, qė gjykon sipas saj dhe i mėson edhe tė tjerėt."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
74. Na ka treguar Muhammed b. Gurejr ez-Zuhriu, kėtij i kishte treguar Jakub b. Ibrahimi, kėtij babai i vet, kėtij Salihu, ky nga Ibėn Shihabi, i cili ka treguar se Ubejdullah b. Abdullahu ka treguar, duke transmetuar nga Ibėn Abbasi, se ai dhe Hurr b. Kajs b. Hisn Fezariu kanė diskutuar pėr rastin e Musait dhe shokut tė tij, pėr tė cilin Ibėn Abbasi, me bindje tė thellė, tha se ėshtė Hidri. Nė atė moment, pranė tyre kaloi Ubej b. Ka’bi, e Ibėn Abbasi e thirri dhe i tha:
"Unė dhe ky shoku im po diskutojmė pėr shokun e Musait. Musai a.s. ka pyetur dhe ka kėrkuar mėnyrėn qė tė takohet me tė. E, ti a e ke dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. ndonjėherė qė tė flasė diēka pėr kėtė ēėshtje?’
’Po, e kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur thoshte:
"Derisa Musai a.s. ishte tek njė i parė i Beni Israilėve, i ka ardhur njė njeri dhe e ka pyetur:
’A di ndonjė mė tė ditur se ti?’
‘Jo’ – ka thėnė Musai a.s.
Atėherė, Allahu xh.sh. i shpalli Musait: "Po, padyshim ėshtė robi Ynė, Hidri."
Pastaj, Musai kėrkoi rrugė dhe mėnyrė qė tė shkojė te ai, e Allahu i Madhėruar ia bėri peshkun shenjė dhe i ėshtė thėnė: "Kur ta humbėsh peshkun, kthehu prapa dhe, sigurisht do ta takosh atė!" Ai e vėzhgonte me kujdes nėpėr det peshkun, pėr tė cilin i ishte thėnė. Mė pastaj, Musait i tha pėrcjellėsi i tij:
"Ai (djaloshi - Jushaė bin Nun) i tha: "A tė kujtohet kur arritėm te shkėmbi? Unė e harrova peshkun; askush veēse shejtani mė bėri qė tė mos e kujtoj…" (El Kehf: 63).
"(Musai) i tha: "Kjo ėshtė ajo qė po kėrkonim." Kėshtu ata u kthyen prapė duke ndjekur gjurmėt e tyre tė para." (El Kehf: 64).
Dhe, kėshtu e gjetėn Hidrin. Ky ėshtė rasti i Musait me Hidrin, pėr tė cilin Allahu i Madhėruar tregon nė Librin e Tij (nė Kur’an)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
75. Na ka treguar Ebu Ma’meri, kėtij Abdu-l-Varithi, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, e ky nga Ibėn Abbasi r.a., i cili ka thėnė:
"Pejgamberi s.a.v.s. mė pėrqafoi dhe mė shtrėngoi, duke thėnė:
‘O Zot, mėsoja Librin (diturinė)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
76. Na ka treguar Ismail b. Ebu Uvejsi, kėtij i kishte treguar Maliku, kėtij Ibėn Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, e ky nga Abdullah b. Abbasi, i cili ka thėnė:
"Jam nisur me njė kafshė samari (gomar). Gati isha i moshės madhore. Pejgamberi s.a.v.s. falej nė Mine jashtė mureve (nė hapėsirė). Kalova pėrballė njė safi (rreshti). E lėshova kafshėn tė kulloste dhe hyra nė saf. (Pėr kėtė veprim qė e bėra) asnjė nuk ma zuri pėr tė madhe."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
77. Mė ka treguar Muhamed b. Jusufi, ky nga Ebu Mus-hiri, ky nga Muhammed b. Harbi, ky nga Zubejdi, ky nga Zuhuriu, ky nga Muhammed b. Rebiu, i cili ka thėnė:
"Kur i kisha pesė vjet, mė kujtohet se Pejgamberi s.a.v.s. njė herė mori ujė (nė gojė) nga kova dhe mė stėrpiku nė fytyrė."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
78. Na ka treguar Ebu-l-Kasim Halid b. Halijj, kėtij Muhammed b. Harbi se Evzaiu ka thėnė: Na ka njoftuar Zuhriu, duke transmetuar nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, ky nga Ibėn Abbasi se ai dhe Hurr b. Kajsi b. Hisn Fezariu kanė biseduar pėr bashkudhėtarin e Musait, e pranė tyre, rastėsisht, ka kaluar Ubejj b. Ka’bi, tė cilin Ibėn Abbasi e ka thirrė dhe i ka thėnė: "Ja, unė dhe shoku im po diskutojmė rreth bashkudhėtarit tė Musait, e qė Musai ka kėrkuar mėnyrėn tė takohet me tė. Po ti, a e ke dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. ta ketė pėrmendur kėtė rast?’
‘Po’, - tha Ubeji, - ‘e kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:



‘Derisa Musai ishte te njėri nga tė parėt e Beni Israilėve, i ka ardhur njė njeri dhe e ka pyetur: A di ndonjė njeri mė tė ditur se ti?"
‘Jo’, - i ėshtė pėrgjigjur Musai.
Pastaj Allahu i Madhėruar e ka frymėzuar Musain:
‘Po gjithsesi, ėshtė robi ynė, Hidri.’
Pėr kėtė arsye, Musai filloi tė gjejė mėnyrėn qė tė takohet me tė dhe, Allahu xh. sh., ia bėri peshkun shenjė (argument), duke i thėnė (Musait):
‘Kur ta humbėsh peshkun, kthehu prapa dhe me siguri do ta takosh atė.’
Musai e pėrcjelli me kujdes nėpėr det gjurmėn e peshkut. Pėrcjellėsi (shoku) i tha Musait:
"Ai (djaloshi - Jushaė bin Nun) i tha: "A tė kujtohet kur arritėm te shkėmbi? Unė e harrova peshkun; askush veēse shejtani mė bėri qė tė mos e kujtoj…" (El Kehf: 63).
E, Musai tha:
"(Musai) i tha: "Kjo ėshtė ajo qė po kėrkonim." Kėshtu ata u kthyen prapė duke ndjekur gjurmėt e tyre tė para." (El Kehf: 64).
Kėshtu, e gjetėn Hidrin. Ky ėshtė rasti i Musait a.s. me Hidrin pėr tė cilin Allahu i Madhėruar tregon nė Librin e Tij’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
79. Na ka treguar Muhammed b. Alai, kėtij Hammad b. Usame, ky nga Burejd b. Abdullahu, ky nga Ebu Burde, ky nga Ebu Musai, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili thotė:
"Udhėzimi (Kur’ani) dhe dituria me tė cilat Allahu i Madhėruar mė ka dėrguar, janė si shiu i madh i cili bie nė tokė. Toka pjellore e pranon dhe prodhon barin, e edhe shumė gjelbėrime tė tjera, kurse toka jopjellore e mban nė vete ujin. (Prej kėsaj toke) Allahu bėn qė njerėzit ta shfrytėzojnė atė: tė pijnė, t’u japin kafshėve tė pinė dhe tė mbjellin; (shiu) bie, ndėrkaq edhe nėpėr vende tė tjera: nėpėr shkretėtira, tė cilat nuk pranojnė e as qė mbajnė ujė nė vete dhe nuk prodhojnė kurrfarė bari (bereqeti).
Ky ėshtė shembull pėr atė qė e ka njohur ligjin e Allahut dhe e shfrytėzon atė (Kur’anin) tė cilin Allahu ma ka dėrguar mua, prandaj, mėso dhe tė tjerėt mėsoi. Ėshtė shembull poashtu, pėr atė, qė pėr kėtė nuk e ka qarė kokėn fare, e as qė e ka pranuar udhėzimin e Allahut me tė cilin jam dėrguar."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
80. Na ka treguar Imran b. Mejsere, kėtij Abdu-l-Varithi, kėtij Ebu Tejjahu, ky nga Enesi i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Shenjat e Kijametit janė: ērrėnjosja e diturisė, jetėsimi i mosdijes, pirja e alkoolit dhe prostitucioni (zinaja)."
81. Na ka treguar Museddedi, kėtij Jahjai, kėtij Shu’be, kėtij Katade, e kėtij Enesi, i cili ka thėnė:
"Do t’ju tregoj njė hadith, tė cilin pėrveē meje, askush nuk do t’ua tregojė. E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
’Shenjat e Ēastit (Kijametit) janė: ērrėnjosja e diturisė, paraqitja e mosdijes, prostitucioni dhe shtimi i tepėrt i grave dhe pakėsimi i meshkujve, pėr aq, sa njė burrė tė jetė pėr pesėdhjetė gra’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
82. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, kėtij Lejthi, kėtij Ukajli, kėtij Ibėn Shihabi, ky nga Hamza b. Abdullah b. Omeri se Ibėn Omeri r.a. ka thėnė:
"E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:
’Derisa po flija, mė kanė sjellur njė gotė qumėsht. Aq kam pirė sa qė kam hetuar se mė ėshtė shuar etja; sikur ajo (etja) mė dilte nga thonjtė. Atė qė mė mbeti, ia dhash Omer b. Hattabit.’
‘O Resulullah, si e shpjegon ti kėtė?’ – i thanė.
‘Me shkencė’ – tha Pejgamberi s.a.v.s."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
83. Na ka treguar Ismaili, kėtij Maliku, ky nga Ibėn Shihabi, ky nga Isa b. Talha b. Ubejdullahu, ky nga Abdullah b. Amr b. el-Asi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. gjatė Haxhxhit lamtumirės, ka mbetur nė Mine pėr shkak tė njerėzve tė cilėt i kanė parashtruar pyetje. Ndėr tė tjerė, njė njeri iu afrua dhe e pyeti:
"Meqė nuk kam ditur, jam rruar para se tė ther (kurban)!?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj:
’Nuk ka gabim (gjynah), ther kurban tash.’
Pastaj iu afrua njė njeri tjetėr dhe e pyeti:
’Meqė nuk kam ditur, kam prerė (kurban) para se tė hedhi guralecat (nė Mine)!?’
(Pejgamberi s.a.v.s.) iu pėrgjigj:
’Nuk ka gabim (gjynah), hidh (tash).’
Pejgamberi s.a.v.s. nuk ėshtė pyetur pėr asgjė qė ėshtė bėrė mė vonė, nė vend qė tė bėhej mė herėt, e tė mos jetė pėrgjigjur:
------- ’Bėre tash, nuk ka dėm’."----------------------------------------------------------
84. Na ka treguar Musa b. Ismaili, kėtij Vuhejbi, kėtij Ejjubi, ky nga Ikrime, e ky nga Ibėn Abbasi, i cili ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. nė Haxhxhin lamtumirės ėshtė pyetur nga dikush:
"Kam prerė kurban para se tė hedh guralecat!?’
Ai pastaj sinjalizoi me dorė dhe tha:
‘Nuk ka dėm (gabim).’
Njė tjetėr pyeti:
‘Kam rruar kokėn para se tė pres kurban!?’
Pejgamberi s.a.v.s., pėrsėri sinjalizoi me dorė dhe tha:
’Nuk ka gabim (gjynah)’."
85. Na ka treguar Mekkijj b. Ibrahimi, ky nga Handhale b. Sufjani, ky nga Salimi, ky nga Ebu Hurejre r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Do tė bie interesimi pėr dituri, do tė paraqitet mosdija dhe ngatėrresat. Edhe ērregullimi (herxhi) do tė shumėfishohet.’
‘O Resulullah, ēka ėshtė herxhi?’ – pyeti dikush.
‘Kėshtu’ – e lėvizi dorėn, bile e pėrmbysi, sikur tė kishte pėr qėllim therje (prerje)’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
86. Na ka treguar Musa b. Ismaili, kėtij Vuhejbi, kėtij Hishami, ky nga Fatimja, e kjo nga Esmaja, e cila tregon:
"Erdha tek Aisha, e cila ishte duke u falur dhe e pyeta:
’Ē’farė ngjet me kėtė popull (nga ēka frikėsohet)?’



Ajo sinjalizoi me kokė kah qielli. Tė gjithė qėndruan nė namaz, ajo (Aisha) tha: ‘Subhanallah!’
‘A ėshtė kjo ndonjė shenjė?’ – e pyeta. Ajo mė sinjalizoi me kokė ‘po’. Pėr kėtė shkak edhe unė qėndrova (nė namaz). Qėndrova derisa mė ra tė fikėt. Fillova ta lag kokėn me ujė.
(Pas namazit) Pejgamberi s.a.v.s. e falėnderoi Allahun e Madhėruar dhe tha:
‘Nuk ka asgjė qė nuk mė ėshtė treguar dhe qė nuk e kam parė duke qenė nė kėtė pozitė, bile (i kam parė) Xhennetin dhe Xhehenemin.
Mė ėshtė shpallur (jam frymėzuar) se nė varret tuaj do tė sprovoheni sikurse, ose sė shpejti – nuk e di se cilėn shprehje e ka pėrdorur Esmaja, thotė transmetuesi – me provėn e Dexhallit. Do tė pyetet (ndonjėri nė varr):
‘Ēka di pėr atė njeri (d.m.th. pėr Pejgamberin s.a.v.s.)?’
Sa i pėrket besimtarit, pėrkatėsisht atij qė ėshtė i bindur nė besim – nuk e di se cilėn nga kėto dy shprehje i ka pėrdorur Esmaja, dyshon transmetuesi – do tė pėrgjigjet: ‘Ai ėshtė Muhammedi, Pejgamber i Allahut, i cili na ka sjellur neve argumente dhe udhėzime tė qarta. Ne i jemi pėrgjigjur thirrjes sė tij dhe e ndjekim rrugėn e tij. Ai ėshtė Muhammedi!’, do tė thotė tri herė.
Atėherė do t’i thuhet atij: ‘Fli i qetė! E kemi ditur se me bindje tė thellė e ke besuar atė.’
Dyfytyrėshi (munafiku) ndėrkaq, ose ai i cili ka dyshuar nė Shpallje – nuk e di se cilėn shprehje e pėrdori Esmaja – do tė shprehet kėshtu: ’Nuk di. Kam dėgjuar se njerėzit diēka flisnin pėr tė (pėr Muhammedin), po edhe unė kam folur ashtu pėr tė’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
87. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, kėtij Gunderi, kėtij Shu’be, e kėtij Ebu Xhumre, i cili ka thėnė:
"Kam qenė pėrkthyes nė mes Ibėn Abbasit dhe palės tjetėr dhe vazhdoi:
Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi delegacioni i fisit tė Abdu-l-Kajsit, tė cilit i tha:
‘Delegacion i cilit fis, ose i cilit popull jeni?’
Ata u pėrgjigjėn: ‘I (fisit) Rebi’a.’
Pejgamberi s.a.v.s. tha: ‘Mirė se keni ardhur! Popull, ose delegacion i cili s’ka pse tė turpėrohet e as tė pendohet!’
Ata thanė: ‘Ne kemi ardhur nga njė vend i largėt. Nė mes nesh dhe teje ėshtė fisi pabesimtar Mudar, prandaj, ne mund tė vijmė vetėm nė ndonjė muaj tė shenjtė. Na urdhėro ēka t’i njoftojmė ata pas nesh dhe ēka do tė na ndihmojė pėr tė hyrė nė Xhennet.’
(Pejgamberi s.a.v.s.) i urdhėroi pėr katėr detyra, ndėrsa ua ndaloi katėr vese. I urdhėroi tė besojnė Njė tė Vetmin Allah, duke i pyetur:
‘A dini si shprehet besimi nė Allahun?’
Ata u pėrgjigjėn:
‘Kėtė mė sė miri e di Allahu dhe Pejgamberi i Tij.’
Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. u tha:
‘Me dėshminė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Njė, Allahut dhe se Muhammedi, me tė vėrtetė ėshtė Pejgamber i Tij; me faljen e namazit; me dhėnien e zekatit; me agjėrimin e muajit tė Ramazanit dhe me dhėnien e njė tė pestės sė pasurisė sė zėnė nė luftė.’
Ua ndaloi: (lėngjet e prishura nga tė ndenjurit) nė kungullin e ujit, nė testi nė bardak tė lyer me katran (rrėshirė).
Sipas Shu’bes, nganjėherė ka thėnė ‘nė koritė’ e nganjėherė ‘nė fuēinė e katranosur.’
Nė fund u tha:
‘Mbajeni nė mend kėtė dhe ua transmetoni atyre pas jush’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
88. Na ka treguar Muhammed b. Mukatil Ebu Hasani, kėtij Abdullahu, kėtij Omer b. Se’id b. Ebu Husejni, kėtij Abdullah b. Mulejke, kėtij Ukbe b. Harithi se ky ishte martuar me vajzėn e Ebu Ihab b. Azizit. Pėr kėtė arsye, te ky erdh njė grua e cila i tha:
"Unė i kam dhėnė gji Ukbes dhe asaj me tė cilėn ėshtė martuar.’
‘Nuk e di se mė ke dhėnė gji, e as qė mė ke lajmėruar pėr kėtė.’ – i tha Ukbe.
Ai atėherė, ia mėsyu udhėtimit. I hipi deves dhe u nis pėr nė Medine te Pejgamberi s.a.v.s. E pyeti pėr rastin. Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj:
‘Si mund tė ndodhė kjo (tė martohesh me tė), e flitet se e ke motėr (nga gjiri)?!’
Ukbe menjėherė u nda nga ajo. Edhe ajo u martua me njė burrė tjetėr."
89. Na ka treguar Ebu Jemani, kėtij ia kishte transmetuar Shu’ajbi, kėtij Zuhriu, e sipas njė vargu tjetėr tė transmetuesve, Ebu Abdullahu (Buhariu) thotė se Ibėn Vehbi ka deklaruar se atij ia ka transmetuar Junusi, kėtij Ibėn Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Ebu Thevri, ky nga Abdullah b. Abbasi, e ky nga Omeri r.a. i cili ka thėnė:
"Unė dhe fqiu im ensar (nga ensarėt) kemi banuar nė vendin Beni Umejje b. Zejd. Ky vend ishte nė Avali tė Medines (Avali ishte katund nė Medine), prandaj zbritnim te Pejgamberi s.a.v.s. herė njėri e herė tjetri. Ai zbriste njė ditė, e tė dytėn unė. Kur zbritja unė, atė ditė sillja lajme pėr Shpalljen e Allahut xh.sh. dhe pėr tė tjerat. Edhe ai kur zbriste, e bėnte tė njėjtėn. Njė ditė, sipas radhės, shkoi shoku im ensar. (Kur u kthye) trokiti rreptė te dera ime, duke thėnė:
’Ai (duke menduar nė mua) a ėshtė kėtu?’
Unė u frikova dhe dola para tij. Mė tha:
‘Ka ndodhur njė gjė e madhe! Hyra te Hafsa, e ajo qante!’
E pyeta:
’Ju ka lėshuar juve Pejgamberi s.a.v.s.?’
’Nuk e di’ – tha.
Pastaj hyra te Pejgamberi s.a.v.s. dhe, duke qėndruar nė kėmbė e pyeta:
’A i ke lėshuar gratė e tua.’
‘Jo’ – tha.
Pastaj thashė:
‘Allahu ėshtė mė i madhi’."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
90. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, kėtij Sufjani, kėtij Ibėn Ebu Halidi, ky nga Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Ebu Mes’ud el-Ensariu, i cili ka thėnė se njė njeri i ka thėnė Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, filani aq na zgjat namazin, sa qė shpesh mė vjen ta lė atė (namazin).’
Asnjėherė nuk e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. mė tė zemėruar nė fjalimin e tij sa atė ēast kur tha:
‘O ju njerėz! Ju me tė vėrtetė jeni shkapėrderdhės (tė xhematit). Kush e fal namazin para njerėzve (kush bėhet imam), le ta lehtėsojė atė, sepse nė mes tyre (xhematit) ka ndonjė tė sėmurė, shėndetlig dhe nevojtar!"
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
91. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, kėtij Ebu Amiri, kėtij Sulejman b. Bilal el-Mediniu, ky nga Rebi’a b. Ebu Abdurrahmani, ky nga Jezidi, rob i liruar i el-Munbeithit, ky nga Jezid b. Halid Xhuhejniu se njė njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. pėr njė gjė tė gjetur. Pejgamberi s.a.v.s. i ėshtė pėrgjigjur atij:
"Mbaje nė mend rrypin e saj ose kutinė e saj dhe strajcėn e saj dhe shpalle atė (publikisht) njė vit, pastaj shėrbehu me tė, e nėse vjen zotėriu i saj, ti jepja!’
‘E devja e humbur?’ – pyeti njeriu.
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) aq u zemėrua, sa qė faqet iu skuqėn, ose, si tha transmetuesi, fytyra iu skuq dhe tha:
’Ēka ke ti me tė! Ajo ka me vete lugun e vet tė ujit (rezervoarin) dhe mbathjen e vet; vjen te uji dhe bren drunjtė, prandaj, lėre atė derisa ta gjejė zotėriu i saj!’
‘E, bagėtia e humbur?’ – pyeti pėrsėri njeriu.
’Ajo ėshtė e ytja, e shokut tėnd ose e ujkut.’ – u pėrgjigj."
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
92. Na