|
Shtatė personat nėn Hijen e Arshit tė Allahut tė Plotfuqishėm
Shtatė personat nėn Hijen e Arshit tė Allahut tė Plotfuqishėm
Dy njerėz qė duhen pėr hir tė Allahut, takohen dhe ndahen pėr shkak tė kėsaj
Allahu i Plotfuqishėm thotė: Ska dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe kini frikė Allahun, qė tė jeni tė mėshiruar (nga Zoti). Huxhurat, 10.
Tė pasurit dashuri tė pėrbashkėt pėr hir tė Allahut, ėshtė njė nga portat e mėdha qė tė udhėheq nė mirėsinė e botės sė pėrtejme dhe shkak pėr shijimin e ėmbėlsisė sė besimit nė kėtė botė. Tė duhesh me njeri-tjetrin pėr hir tė Allahut do tė thotė qė muslimani nuk do dikė tjetėr vetėm se nė fenė e tij. Kėshtu qė nuk ka rėndėsi se si duket personi, ēfarė vesh, sa i pasur apo i varfėr ėshtė, nga vjen e ēfarė ngjyre ka origjinėn e tij.
Ndoshta ju nuk pėlqeni asgjė nga ai, por e doni atė, pėr besimin e tij nė Allahun. Kjo ėshtė tė duhesh pėr hir tė Allahut. Allahu i Madhėrishėm ka thėnė nė njė hadith kudsij: "Ata qė duhen pėr hir Tim do tė kenė mirare drite dhe do ti kenė zili profetėt dhe shehidėt." Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Imagjino tė tė kenė zili profetėt e zgjedhur nga Allahu dhe ata qė ranė nė rrugėn e Tij. Ky ėshtė shpėrblimi pėr ata qė duhen pėr hir tė Allahut.
Njė burrė qė ftohet dhe joshet nga njė grua e bukur dhe me pozitė dhe ai thotė: Unė i frikėsohem Allahut.
Allahu thotė: Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe. Isra, 32.
Kjo botė ėshtė plot tundime qė tė ēojnė nė zjarr dhe midis tyre ėshtė edhe femra. Shumė njerėz janė shkatėrruar pėr shkak tė joshjes sė femrave dhe pėr kėtė gjė Profeti -alejhi selam- e paralajmėroi popullin e tij nė veēanti. Ai ka thėnė: Kjo botė ėshtė e ėmbėl dhe plot gjallėri. Allahu do tju bėjė pasardhės qė tė shikojė se si veproni. Kėshtu qė shmanguni joshjes sė grave. Vėrtet, sprova e parė qė u edhi bijėve tė Israelit ishte nga gruaja. Muslimi.
Dispozita mė e rėndėsishme qė na nevojitet pėr tė mbrojtur veten nga ky dhe ēdo tundim tjetėr nė jetė ėshtė tė kesh frikė Allahun. Ky fakt paraqitet nė ajetet e mėposhtme: E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xheneti ėshtė vendi i tij. Naziat, 40-41.
Personi qė jep lėmoshė dhe e fsheh atė saqė dora e majtė nuk e di se ēfarė dha e djathta
Kjo pėrshkruan atė lloj personi i cili e ruan veten e tij nga syefaqėsia nė adhurim. Tė bėsh diēka pėr tu dukur do tė thotė ta bėsh atė qė tė tė vlerėsojnė dhe tė tė njohin tė tjerėt. Ky gjynah shkatėrron ēdo pėrfitim qė do tė sillte kjo vepėr dhe e ēon personin qė e kryen atė nė njė dėnim tė rreptė. Kjo ėshtė veēanėrisht e rrezikshme sepse ėshtė nė natyrėn e njeriut qė i gėzohet vlerėsimit nga tė tjerėt.
Kėshtu, duhet tė bėhet kujdes i madh, nė mėnyrė qė ēdokush tė ketė qėllim tė pastėr nga fillimi nė mbarim, kurdo qė bėjmė vepra tė mira, p.sh.: bamirėsia. Allahu thotė: O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim, siē bėn ai qė e jep pasurinė e vet sa par sy e faqe tė njerėzve, e nuk e beson Allahun dhe as botėn tjetėr. Bekare, 264.
Personi qė kujton Allahun nė vetmi dhe sytė e tij lotojnė
Profeti -alejhi selam- na njofton: Nėse ju do tė dinit atė qė di unė , do tė qeshnit pak e do tė qanit shumė. Buhariu.
Profeti -alejhi selam- qė ishte krijesa mė e mirė, qante ashtu siē qanin edhe sahabėt. Lotėt shprehin frikė ndaj dėnimit tė Allahut dhe dashurinė tonė tė sinqertė pėr Tė.
Por, sa shpesh e kujtojmė ne Allahun nė vetmi duke u pėrlotur?!
Sa shumė qajmė dhe sa pak lotojmė! Profeti -alejhi selam- ka thėnė: Asgjė nuk ėshtė mė e dashur tek Allahu se sa dy pika dhe dy shenja: loti qė rrjedh nga frika e Allahut dhe pika e gjakut qė derdhet nė rrugėn e Allahut. Ndėrsa, pėr sa i pėrket dy shenjave, ėshtė shenja qė shkaktohet nė rrugėn e Allahut dhe shenja qė shkaktohet nga pėrmbushja e obligimeve ndaj Allahut. Tirmidhiu.
Sė fundi, nėpėrmjet kėtyre shtatė kategori njerėzish, tė pėrmendur nė transmetimin e hadithit, ne na ėshtė dhėnė njė drejtim i qartė pėr mėnyrėn se si ta fitojmė kėnaqėsinė e Allahut. Le tė pėrkushtohemi pėr tu bėrė njė nga kėta shtatė persona tė cilėve u ėshtė siguruar hija e Arshit tė Allahut, ditėn kur nuk ka hije tjetėr pėrveē hijes sė Tij.
Pėrktheu: M. Tafa
Burimi Jetes
|