Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Haxhxhi

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 14-02-2008, 00:31
Anėtarė i Ri
 
Data e Anėtarėsimit: 19-01-2008
Postimet: 5
All-llahu tė shpėrbleftė: 4
Falėnderuar 6 herė nė 5 Postime
Rep Fuqia: 0
femi nuk ka vlerėsime momentalisht
Post Ajete dhe hadithe rreth Haxhit

Haxhi

Falėnderimi i takon Allahut Zotit tė botėrave, ndėrsa paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi tė dėrguarin e Tij Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij si dhe shokėt e tij.

Vėlla musliman, falenderoju Allahut [subhanehu ve teala], i Cili ta zgjati jetėn qė tė dėshmosh kalimin e ditėve dhe muajve. Pra, nėse ke mundėsi, merr iniciativė pėr vizitėn e shtėpisė sė Allahut [subhanehu ve teala] qoftė ky obligim apo vepėr vullnetare.

Allahu [subhanehu ve teala] thotė:
"Aty ka shenja tė qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn nė te, ai i sigurt, Pėr hirė tė All-llahut, vizita eshtėpisė (Qabes) ėsht obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit." [Ali Imran, 97]
Poashtu Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Dhe kryeni Haxhin dhe Umrėn pėr hirė tė Allahut
" [El-Bekare, 196]

"Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta." [El-Haxh, 27]

Vėlla musliman, Haxhi ėshtė njė shtyllė prej pesė shtyllave tė Islamit. I Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Islami ndėrtohet mbi pesė shtylla: dėshmia se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, vizita e Qabės si dhe agjėrimi i Ramazanit." [Muttefekun alejhi]

I obligohet ēdo muslimani qė ta kryej Haxhin nėse ka mundėsi para se tė merr mėkat. Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Shpejtone Haxhin ngase askush prej jush nuk e din se ēfarė do t'i paraqitet atij" (prej pengesave)." [transmeton Ahmedi]

Ndėrsa transmetohet nga Abdurrahaman Sabit: "Kush vdes e nuk e ka kryer Haxhin, dhe nga kjo nuk e ka ndalur ndonjė sėmundje izoluese, apo mbret i padrejtė, apo ndonjė nevojė e dukshme, atėherė lė tė vdes nė cilėndo gjėndje: Jehudi apo krishterė!"

Kurse Omeri [radijallahu anhu] ka thėnė: Kam dashur qė t'i dėrgoj disa njerėz tek kėto qytete qė tė shiqojnė ēdonjėrin, i cili ka pasuri dhe nuk e kryen Haxhin, qė t'ua caktojnė Xhezjen (tatimin) sepse ata nuk janė muslimanė... nuk janė musliman!" [transmeton Bajhekiu]

Pra, ėshtė obligim pėr ty vėlla musliman iniciativa dhe shpejtimi pėr kryerjen e kėtij obligimi tė rėndėsishėm, sepse ēėshtja ėshtė e lehtė, e pėr kėtė falėnderimi i takon Allahut. Mos tė tė habisin ty shpresat. Pyete vetėn: Deri kur kėshtu duke e shtyer Haxhin pėr vitin tjetėr? A thua, kush e di ku je ti nė vitin tjetėr, pėrmbi dhe apo nėn dhe?! Mendo pak nė gjendjen e gjyshėrve se si e kryenin Haxhin nė kėmbė, e kėshtu ata udhėtonin muaj dhe netė tė tėra pėr tė arritur deri te shtėpia e lashtė (Qabja)!

Disa njerėz i pengon shejtani me disa arsye tė dobėta. Kėshtu e sheh atė duke e shtyrė vit pas viti duke u arsyetuar me nxehtėsinė e madhe si dhe me turmen e madhe qė bėhėt. E nėse ėshtė kėshtu pra thuaj: Kur ėshtė ditur ndonjėherė pėr ditėt e Haxhit, tė jetė e kundėrta e kėsaj?!
Vėlla musliman, vėrtetė rėndėsia e Haxhit ėshtė e madhe si dhe shpėrblimi i tij ėshtė i begatshėm. Tek ai bashkohet adhurimi me trup dhe pasuri. E para ėshtė: Lodhja, mundimi, largimi nga familja, e dyta: Tė hollat tė cilat i shpenzon haxhiu pėr kėtė.

Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush kryen Haxhin dhe nė kėtė kohė nuk i afrohet gruas e as nuk merr shkelė dispozitat e Sheriatit, kthehet (nga Haxhi) sikur ditėn qė e ka lindur nėna e tij." [Muttefekun alejhi]

Eshtė pyetur Pejgambri [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se cila ėshtė vepra me e mirė? Ai tha: Besimi nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, pastaj cila? Tha: Xhihadi nė rrugėn e Allahut: Pastaj cila? Tha: Haxhi i pranuar." [transmeton Buhariu]

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur nė shtimin e punėve tė mira dhe vijimin e Haxhit dhe Umrės. Ka thėnė: "Vijoni ndėrmjet Haxhit dhe Umrės, sepse ato dyja ndalojnė varfėrinė dhe mėkatet siē largon gjyryku i farkėtarit tė kėqijat e hekurit, arit dhe argjendit, dhe pėr haxhin e pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrpos xhennetit." [transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]

Gjithashtu ka thėnė: "Prej kryerjes sė Umres deri te Umreja tjetėr ėshtė shlyese e mėkateve qė janė mes tyre. Kurse pėr Haxhin e pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrpos xhennetit." [transmeton Muslimi]

O ti i cili ke vendosur tė kryesh Haxhin, tė pėrgėzoj me njė ditė tė madhe, nė tė cilėn shuhen gabimet dhe falėn mėkatet. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Nuk ka ditė, tė cilėn Allahu e shpėton robin mė sė shumti nga zjarri se sa dita e Arafatit." [transmeton Muslimi]

Pra, uroje vetėn tėnde, rehatohu dhe pėrgaditu pėr takimin me Allahun [subhanehu ve teala], dhe shfrytėzoje kohėn tėnde nė dobinė e sė cilės tė kthehet nė botėn tjetėr. Mu ajo do tė gėzojė ty ditėn kur nuk bėnė dobi pasuria e as tė afėrmit… ditėn kur shpėrndahen librat, e dridhen dhe ndryshohen zemrat, e i sheh njerėzit tė dehur e ata nuk janė tė dehur por dėnimi i Allahut ėshtė i rėndė. Ndėrsa disa tė tjerė -me keqardhje- udhėtojnė nė kėto ditė dhe shpenzojnė pasuri, durojnė mundimet e kėsaj shėtitje ose pėr turizėm dhe kėshtu e ndalon vetėn nga kryerja e Haxhit dhe shpėrblimi i tij.

Vėlla musliman, puno pėr kėtė botė nė pėrmasė tė qėndrimit tėnd nė tė, e edhe pėr botėn tjetėr gjithashtu! Mos jeto nė shpresa, sepse vdekja ėshtė para teje, sėmundja po tė troket kurse angazhimet tė pasojnė gjithnjė. Mirėpo, largė nga e gjithė kjo, kėrko ndihmė prej Allahut dhe mbėshtetju Atij dhe bėhu prej atyre, tė cilėt nė kėtė vit thonė: Lebbejke Allahumme lebbejke - Tė pėrgjigjemi o Zoti ynė tė pėrgjigjemi.

Ndėrsa kujt nuk i mundėdohet Haxhi ai ėshtė siē ka thėnė njėri prej selefėve: Kujt i ka kaluar qėndrimi nė Arafat kėtė vit, le tė qėndrojė pėr Allahun nė hakun e Tij, tė cilin e njeh atė. Kush nuk ka mundur qė tė flej nė Muzdelife, sajoje vendosmėrinė tėnde pėr punė tė mira. Kush nuk mundet tė arrijė nė Mina, le tė pres epshin e tij kėtu. Kush nuk mund tė arrijė te Qabeja ngase ai ėshtė larg prej atij le t'i drejtohet Zotit tė Qabes sepse Ai ėshtė mė afėr atij qė i lutet se sa damari i qafės.

O Allah ndihmona nė pėrmendjen, falėnderimin dhe adhurimin Tėnd. Ndihmoju haxhive dhe atyre qė kryejnė Umren, dhe na mundėso qė tė marrim pjesė nė punėt e mira!

Sė fundi pėrshėndetjet qofshin mbi tė Dėrguarin tonė, Muhamidin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen dhe shokėt e tij.

Abdul Kasim El-Melik
Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Haxhxhi


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Jeta dhe vepra e Imam el-Buharit (rahimahullah) firdeuse Sira & Historia Islame & Dijetarėt 0 07-07-2007 19:58
Kush ėshtė Sheikh Albani, dhe librat e tij ku bazohen ? ZARKAVI Pyetje-Pėrgjigje 16 28-11-2006 16:35
Dy fjale rreth dawahs sunnih Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 16-10-2006 18:50
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35
Tefsiri i Kur“anit nė kohėn e Resulullahut SalAll-llahu Alejhi ve Selem Muhammed AbdulMalik Kur“an dhe Tefsir 0 15-02-2005 19:14


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 12:53.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.